EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet një planet “i ardhur” në Rrugën Qumështore

Shko poshtë

Zbulohet një planet “i ardhur” në Rrugën Qumështore  Empty Zbulohet një planet “i ardhur” në Rrugën Qumështore

Mesazh  Ruhan 19.11.10 1:40

Astronomët kanë gjetur një planet të huaj i cili ka ardhur nga një galaktikë tjetër në Rrugën Qumështore. Ylli i quajtur HIP 13044b, është një ekzoplanet që ka hyrë në Rrugën e Qumështit nga një tjetër galaktikë.

Planeti i ngjashëm me Jupiterin ka lindur në një tjetër galaktikë dhe është kapur më vonë nga Rruga e Qumështit tonë diku në mes të 6 miliardë dhe 9 miliardë vjet më parë.

Sipas studiuesve ardhja e këtij planeti në galaktikën tonë ka ndodhur si një efekt anësor i “kanibalizmit” galaktik, kur Rruga e Qumështit ka “gëlltitur” galaktikën në të cilën ishte krijuar planeti.

“Kjo është shumë emocionuese", thotë bashkë-autori i studimit Rainer Klement nga Instituti për Astronomi Maks Plank në Heidelberg, Gjermani. “Ne nuk kemi aftësinë të observojmë direkt yjet për të gjetur planetë dhe për t’i konfirmuar ata”, ka shtuar ai.

Yjet që aktualisht banojnë në galaktikat e tjera janë thjesht shumë larg, ka thënë Klement.

Zbulimi mund t’i shtyjë astronomët të rishikojnë idetë e tyre rreth formimit të planetëve dhe të mbijetesës, thonë studiuesit, pasi që planeti i parë i zbuluar nga një galaktikë tjetër sillet rreth një ylli të vjetër që është me përbërje të varfër metalike. Yjet e varfër me metale janë të mangët në mënyrë tipike për shkak të mungesës së elementeve më të rënda se sa hidrogjeni dhe heliumi.

Planeti i zbuluar, i quajtur HIP 13044b, mbijetoi gjatë fazës së kuqe të yllit gjigant, në të cilën sistemi ynë do të hyjë pas rreth 5 miliardë vjetësh. Duke e studiuar këtë planet mund të arrijmë deri te të dhënat për fatin e sistemit tonë diellor, thonë hulumtuesit.

HIP 13044b ndodhet shumë afër yllit amë. Planeti kryen rrotullim rreth yllit për vetëm 16,2 ditë, dhe ndodhet rreth 8 milionë kilometra nga ylli mëmë që paraqet vetëm 5,5 për qind e distancës mes Tokës dhe Diellit.

Planeti i zbuluar ka masë prej 25 për qind më të madhe se sa Jupiteri. Ai ndodhet rreth 2 mijë vit drite larg Tokës dhe ndodhet në plejadën e Fornaksit.

Ylli rreth të cilit sillet planeti ka masën pothuajse sa të Diellit dhe ndodhet në fund të jetë së tij. Ai ka kaluar tashmë nëpër fazën e kuqe të tij gjigante - kur diejt e ngjashëm me yjet fryhen jashtëzakonisht shumë pasi të jenë shterur karburanti i hidrogjenit në bërthamën e tyre.

Ylli po ashtu është i përbërë pothuajse tërësisht nga hidrogjeni dhe heliumi. Ai është më pak se vetëm 1 për qind i pasur me metal, duke e bërë atë yll me metal të varfër.

Ekipi hulumtues ka shqyrtuar lëvizjen e HIP 13044 duke përdorur një teleskop në Observatorin La Silla në Kili. Pas gjashtë muajsh observimi, ekipi ka zbuluar lëvizjet e vogël që u tradhtuan nga tërheqja e gravitetit të një planeti orbital.

“Për mua, kjo ishte një surprizë e madhe”, tha autori i studimit Johny Setiawan. "Nuk e prisja atë në fillim."

Setiawan, Klement dhe kolegët e tyre kanë raportuar rezultatet e tyre më 18 nëntor në revistën “Shkenca”.

Vitin e kaluar, një tjetër ekip i hulumtimit njoftoi se mund të ketë zbuluar një planet në galaktikën Andromeda. Megjithatë, zbulimi do të jetë gati i pamundur për t’u konfirmuar brenda një kohe të shkurtër.

HIP 13044, nga ana tjetër, i takon yjeve që dikur ishin pjesë e një galaktike xhuxhe aty pranë. Astronomët besojnë Rruga jonë Qumështore e ka gllabëruar këtë galaktikë para 6 deri në 9 miliardë vjetësh. Pra, HIP 13044 pothuajse me siguri ka një origjinë jashtë galaktikës sonë.

“Ne mund të jemi goxha të sigurt për këtë”, tha Klement.

Shumica e rreth 500 planetëve të huaj zbuluar deri më tani të mundshëm janë të pasur me metale. Një yll i pasur me metal është fundamental në teorinë dominuese, e cila shpjegon se si formohen planetët gjigantë.

Ky model tregon se grimcat e pluhurit dhe gazi qarkullues nga ylli i ri kapen së bashku dhe gradualisht bëhen më të mëdha, duke formuar shkëmbinj, gur dhe përfundimisht bërthamat gjigante, planetë të gazta sikurse HIP 13044b.

Për shkak se ylli i tij mëmë është aq i varfër me metal, 13044b mund të jetë formuar në një mënyrë tjetër, thonë hulumtuesit. Planeti mund të ketë lindur me anë të tërheqjes gravitacionale mes molekulave të gazit, nëpërmjet një procesi të quajtur model-disk i jostabilitetit, kështu që nuk mund të ketë një bazë shkëmbore.

"Ju jeni në gjendje të formoni planetë me gaz të pastër me këtë metodë", thotë Klement.

Fakti që një yll me metal të varfër mund të ketë planet duhet të frymëzojë astronomët për të parë në yje të tjera si ai. Astronomët nuk e kanë shqyrtuar shumë këtë pikë, kështu që ata nuk kanë trajtuar sa duhet se sa planetë mund të jenë pranë yjeve me metale të varfra.

Zbulimi gjithashtu lë të kuptohet se planetët mund të kenë ekzistuar në gjithësi nga ditët e hershme të universit - kur shumë prej yjeve ishin me përbërje të varfër të metaleve.

"Ju mund të mendoni për yjet e para të universit, apo brezit të dytë apo të tretë të gjeneratave të yjeve," tha Klement. “A kanë mundur ato të formojnë planetë? Kjo është një pyetje shumë interesante”.

Vizioni i fatit sistemit tonë diellor?

Dielli ynë është në rrugën e njëjtë yjore të evolucionit sikurse HIP 13044. Shkencëtarët parashikojnë se dielli do të shndërrohet në një gjigant të kuq pas 5 miliardë vjetësh apo më shumë. Pra, astronomët mund të jenë në gjendje për të mësuar diçka për fatin e sistemit tonë diellor duke studiuar HIP 10344b dhe yllin e tij mëmë.

Fati nuk do të jetë goxha i mirë për Tokën. HIP 13044b ka gjasa të jetë rrotulluar shumë herë më larg nga ylli i tij, por është afruar për shkak të fazës së shndërrimit të yllit në një gjigant të kuq. Çdo planet i brendshëm do të ishte shkatërruar gjatë këtij procesi.

Kur dielli ynë të hyjë në fazën e tij të kuqe, Toka ka të ngjarë të jetë e “gatuar”.

“Planetët e brendshëm, duke përfshirë Tokën, ndoshta nuk do të mbijetojnë”, thotë Setiawan. “Por, Jupiteri, Saturni dhe planetët e jashtëm mund të afrohen më pranë diellit në orbita, mu ashtu si ne e kemi zbuluar planetin në fjalë”, ka shtuar ai.

HIP 13044b është një i mbijetuar, por ai nuk do të jetojë përgjithmonë. Për shkak të zgjerimit të serishëm të yllit mëmë në fazën tjetër të evolucionit të tij yjor, planeti pothuajse me siguri do të ngulfatet.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi