Oruell dhe realiteti totalitar
Faqja 1 e 1
Oruell dhe realiteti totalitar
Sëmundja e vërtetë e Xhorxh Oruell ishte politika, madje edhe para zbulimit të dobësisë polmonare që do ta vriste në janar 1950. Kuptohet jo politikë partie, siç do të thoshin ne në kohën e triumfit të anti-politikës populiste planetare por, të militantizmit civil si një kryqëzim i besimit individual, të përgjegjësisë personale dhe konjukturave historike. Një sëmundje e cila e kishte infektuar përpara se ai të bëhej Oruell.
Ndërsa nënshkruante ende me emrin e tij të vërtetë, Eric Arthur Blair.Blair bëhet Oruell, në momentin kur ai vendos të braktisë jetën luksoze në moshën 25 vjeçare. Meqenëse ishte djali i një zyrtari mesatar të Perandorisë Britanike ai ishte i destinuar të ndiqte gjurmët e karrierës së babait të tij pas studimet në kolegjin Eton. Dhe u dërgua në Birmani aty ku punoi disa vjet si mbikëqyrës ligjor dhe administrativ, megjithëse është po në këtë vend që Blair-Oruell kupton se diçka nuk funksionon prandaj zhvishet nga veshja perandorake dhe kthehet në Britani për t'ju përkushtuar narracionit politik.
Ai thotë “Isha në dijeni të një sensi të madh faji që doja me çdo kusht ta pastroja – duke shkruar disa vjet më vonë - ndjeja se duhesha të zbrisja nga jo vetëm imperializmi mendor dhe social por, çdo forme sundimi të njeriut nga njeriu. dëshiroja të zhytesha poshtë në mes të të shtypurve, të isha një prej tyre dhe të vendosesha në anën e tyre kundër mizorive të tyre”.
Ishte bërthama e një ndjenjë primitive që gjatë viteve nuk do ta lëshonte kurrë më duke e shtyrë atë drejt vendimeve e qasjeve radikale aty dhe ku do të lindte përkushtimi i një shkrimtari civil: bile ai bë pjatalarës dhe endacak për të treguar jetën e përditshme të padrejtësive në Francë dhe Angli (Pa asnjë lek në Paris dhe në Londër), dëshmitar midis minatorëve britanikë në krizë (Rruga e Vigan Pier), luftëtar anti-fashist në kujtim të Katalonjës dhe anti-stalinist në Fermën e Kafshëve, deri në rolin e arkitektit anti-totalitarist të romanit të famshëm 1984. Oruell në librin “1984″, përshkruan një regjim të tmerrshëm totalitar, në të cilin gjithë informacioni kontrollohet nga një Ministri e së Vërtetës, kurse disidentët përndiqen nga një Polici Politike. Lajmet kontrolloheshin. Pse lajmet ishin kështjella e fundit duke marrë me vete faje dhe merita të pakundërshtueshme.
Domethënë kalaja e informacionit ra shumë kohë me parë, përpara Ministrisë së Vërtetës. Ndoshta që nga zbatimi i teknikës së Linkoln. Çfarë shpiku Linkoln gjatë luftës civile amerikane? Një teori të thjeshtë, matematike. Nëse ti reporter do një lajm, nuk është më e nevojshme që të shkosh edhe ta verifikosh. Lajmin ta jap unë, dhe ti mund ta shkruash i qetë. E perfeksionuar me disa rregullime gjeniale, kjo teori bën që: a) zyra e shtypit i jep lajmin gazetarit b) gazetari nuk e verifikon dhe ta jep ty ashtu siç e ka marrë c) ti as nuk e verifikon dhe as nuk e përpunon dhe e merr ashtu siç është d) gazetari bëhet drejtor. e) reklama, mos i harroni këto te fundit, janë të rëndësishme! Dhe është kaq e përpunuar dhe vajosur kjo teknika saqë tashmë askush nuk kujton më se si ishin lajmet apo se si duhet të jenë. Është një teknikë që ka funksionuar të paktën që nga lufta e Parë Botërore, dhe tani është akoma në formë shumë të mirë.
Oruell duke reflektuar mbi këtë mekanizëm shkroi se historia ka vdekur në 1936, pas saj ka vetëm propagandë. Një provokim gjenial që për rrjedhojë vetiu gjeneron një provokim tjetër duke hequr një paralele me të sotmen, nëse imagjinojnë se kemi të bëjmë me një shkrimtar të indinjuar, dhe nëse do të ishte parashutuar nga bota e përtejme në Shqipërinë e 2009 a do të ishte Oruell shpirtërisht a fizikisht bashkë-grevist i Edi Ramës apo një nga firmatarët e peticionit kundra bllokimit të Bulevardit?
Pra me intelektualin klasik të angazhuar që është gati të bëhet partizan i tifozerisë politike? Thjesht kjo është pamundur. Dhe jo se pse Oruell predikonte një largësi bi-partizan ndaj pasioneve të botës, në të cilat ai vetë u zhyt vetë.Arsyeja e vërtetë pse Oruell do të gjendej i pavend dhe pa qejf në rastin e mësipërm është se kishte një mospërfillje ndaj konvencionit të përhapur të “krye-intelektualit publik ose të intelektualëve publikë”, që e rrethonin atë. Pikërisht është se Oruell duke qenë mirëfilli një intelektual, i dedikoj species së tij një përkushtim sarkastik me shumë energji destruktive. Ndërsa ai ishte i bindur se sëmundjet e kohës së tij, dhe në vend të parë ishin komunizmi dhe fashizmi mendor pse ishin helmi vdekjeprurës kur mbizotëronte heshtja apo pjesëmarrja fajtore e intelektualëve.
Derrat e fermave, për shembull, janë natyrisht krerët e komunizmit stalinist sovjetik. Por para së gjithash janë “Punëtorët e mendjes” siç shpjegon shkëlqyeshëm derri Fyell se: “Ne derrat punojmë me tru, e gjithë menaxhimi dhe organizimi i kësaj ferme varet nga ne. Ditë e natë ne ruajmë mirëqenien tuaj”.
Protagonistët e vërtetë të ndryshimit autoritar të revolucionit të kafshëve, intelektualët e Oruell–it janë edhe ata që “kundërshtuan Hitlerin vetëm se po shkonin në shtrat me Stalinit”, siç do të shkruante në 1943, sepse “shumica e tyre janë plotësisht të gatshëm për metoda diktatoriale, të policisë sekrete, të falsifikimit sistematik të historisë, e kështu me radhë. Dhe shtiret vetëm pse mendojnë se janë në “anën” tonë.
Por ata janë gjithashtu “poet-kopër” (nancy-poets) që “blejnë pjata dhe gotat e tyre në Paris kurse mendimet e tyre në Moskë”, ose “ oportunistët të tërhequr me shumicë nga era e progresit si miza që fluturojnë tek një mace e ngordhur”. Galeria e imazheve përbuzëse që Oruell anti-intelektual u ka dedikuar kolegëve të tij është e pakufizueshme në këto pak radhë dhe shpesh irrituese për shijen e bashkëkohësve tepër politikisht korrekt.
Megjithatë, shumë mund të shkruante Oruell për “intelektualët publikë" shqiptarë të 2010-s. Sepse material ka me bollëk. Duken sheshazi ata që janë bërë tribunë pa leje të lirisë dhe të moralit publik duke thirrur poshtë: “Tirani”, “Autoritari”, “Bisha”, “i Korruptuari” të marrin Kështjellën - pa marrë parasysh nëse janë Berishistë apo anti-Berishistë – duke dështuar me peshën rëndë të strajcës së tyre që nuk zhvendos as një grimë në bilancin konsensusit real të shqiptarëve dhe sidomos pa vënë në diskutim privilegjet e tyre.
Publiku shqiptar para dhe pas grevës iu nënshtrua shumë lehtë provokimeve, që shkaktuan manipulimin e së vërtetës, të cilat gjithmonë e më tepër po mbizotëron në diskurin politik të vendit. Në të vërtet, një rrjet i tërë publikimesh, disa prej të cilave menaxhohen për t’u shpallur si media udhëheqëse, i janë përkushtuar kësaj detyre për manipulim.
Ndoshta këtyre Oruell do t’u shfaqej i veshur si një guerilier anti-frankist, me tipare paksa qesharake siç iu duk miku i tij Philip Mairet para se të nisej për në Barcelonën Republikane: “po shkoj në Spanjë. Sepse dikush fashizmin duhet ta ndalojë!”. Por nuk është Oruell me çantë shpine dhe flamur në dorë që na duket më afër por, shkrimtari ose intelektuali civil i zemëruar dhe i pafuqishëm për kohën e tij që kundërshton kuptimin natyror të drejtësisë që njihte në njerëzit normalë. Ishte “mirësjellja” popullore dhe jo qytetare, në të cilën ai besonte fort, bile edhe momentet e zhgënjimit të madh, sepse siç shkruante “shpresa ime kryesore për të ardhmen është se njerëzit e thjeshtë nuk do të ndahen kurrë nga kodin e tyre moral”.
Dhe mbi këtë shpresë ai ndërtoi anën pozitive dhe pro-aktive të të shkruarit të tij civil. Duke kërkuar për shembull tek “njerëzit e thjeshtë” si burim kryesor i moralit të kombit britanik që u la e vetme përballë agresionit nazist, kur Udhëheqjet kombëtare Europiane ishin diskredituar keqazi sepse nuk kishin ditur të përmbanin projektin e Hitlerit.Dhe kur burimi për një patriotizmi të ri duhej gjetur – siç shkruan tek “Luani dhe Njëbrirëshi” – në fibrën morale të atij populli – që Napoleon Bonaparti e konsideroi si një “popull dyqanxhinjsh” – të paaftë për të luftuar. Pse Anglia e Oruellin ishte “një familje ku komandojnë anëtarët e gabuar”, por, edhe një komb që përballë luftës mund të “marrë formën e tij më të vërtetë, atë që gjendet poshtë sipërfaqes së shkëlqyer ”.
Prandaj duke u nisur nga këto reflektime kuptohet edhe pjesëmarrja e tij entuziaste në Gardë “Home Guard”, një milici popullore që do të luftonte rrugë më rruga nëse do të kishte një pushtim të mundshëm nga ana gjermane: “Home Guard - shkruante në 1941 - mund të ekzistojë vetëm në një vend ku njerëzit ndjehen të lirë. Shtetet totalitare mund të bëjnë gjëra të mëdha por, një gjë nuk mund t’ua lejojnë qytetarëve: t’u japin një armë punëtorëve dhe t’u thonë mbajeni në shtëpi”. Sepse kjo pushkë e varur në murin e banesës së buxhetori ose në shtëpinë e një fshatari do të ishte simbol i demokracisë. Është pikërisht detyra jonë që pushka të qëndrojë në duart tona”.
Në vend të një përfundimi.
Ju ka lindur pyetja pse ka shkruar një shkrim për Xhorxh Oruell?
Përgjigja është pothuajse e thjeshtë Oruell ka shkruar për një realitet totalitar të cilin shqiptarët mund ta kuptojnë më shpejt dhe më lehtë se cilido tjetër, pasi ngjarjet e shkruara në librat e denoncues të të këtij realitet të deformuar janë mishëruar me besnikëri të plotë për gjysmë shekulli totalitarizëm komunist shqiptar, çka ende sot po vuajnë nga vragat që ka lënë pas kjo përvojë tejet e hidhur. Sistemi shqiptar, ashtu siç e ka shkruar Oruell në romanin” 1984”, u bë në fund një sistem, që jetonte nga një propagande e vazhdueshme e paranojës dhe e ksenofobisë, nga vizioni i një vendi në rrethim, rrethuar nga armiq, që vetëm prisnin që të shkatërronin Shqipërinë. Ndërkohë që ishin ata vetë që po e shkatërroni.
Njerëzve iu transmetua një imazh për botën e për gjërat, që ishte aq në kundërshtim me realitetin, saqë kur ky sistem u rrezua, shkarkimi i këtij tensioni emocional për të vërtetën dhe kthehet në të kundërtën e saj.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi