Njohja e vetës përmes shkronjës së emrit
Faqja 1 e 1

Njohja e vetës përmes shkronjës së parë të emrit
Lexojeni tekstin në vazhdim, nën shkronjën përkatëse me të cilën fillon emri juaj dhe do të zbuloni se kush jeni në bazë të shkronjës së parë të emrit tuaj:
A
Jeni origjinalë dhe nuk ndikoheni lehtë nga rrethi. Jeni mjaft të pavarur. Edhe të guximshëm. Nuk mund të thuhet se nuk i doni ndryshimet, jeni për to. Do të ishte e mirëseardhur të jeni më të hapur në bashkëpunim me të tjerët, dhe të jeni të gatshëm t'i merrni parasysh edhe sugjerimet e të tjerëve.
B
Jeni tipa me ndjeshmëri të theksuar, të begatë me emocione dhe të pranueshëm në aspektin shoqëror. Harmonia e marrëdhënieve është diçka esenciale për lumturinë tuaj. Duhet të insistoni t'i përshtateni kohës, gjegjësisht ndryshimeve që ndodhin me kohën, dhe të arrini një pavarësi më të madhe në të menduar dhe në sjelljen e gjykimeve për çështje të ndryshme.
C
Keni intuitë të zhvilluar, që është veti e admirueshme për secilin njeri. Lirshëm i shfaqni ndjenjat tuaja. Shprehjet i keni të lira dhe të qarta. Ju përcjell edhe sensi për humor. U takoni tipave të njerëzve spontan, por me një optimizëm që ju përshkon vazhdimisht. Keni ekstravagancë sjelljesh dhe qëndrimi.
D
Jeni tipa me autoritet të lindur. Për bga natyra jeni tipa të vendosur dhe rezistentë, të aftë për të anashkaluar pengesat e ndryshme të mundshme. Keni të zhvilluar sensin praktik. Jeni konkret, të prajshëm, të rregullt dhe sistematik.
E
Jeni tipa tejet origjinalë, dhe çdo person dhe çdo situatë jeni të pirur ta vështroni nga këndvështrime të ndryshme. Mbi të gjitha e doni lirinë personale, edhe pse jeni të përshtatshëm edhe në aspektin shoqëror. Nuk inatoseni lehtë. E justifikoni mundësinë që të martoheni më shumë se një herë.
F
Mund të jeni të sulmuar nga melankolia dhe depresioni, dhe ato të jua sjellin të zitë e ullirit. Jeni tipa shoqëror dhe të dhembshëm, me prirje të theksuar që t'iu ndihmoni të tjerëve në çdo situatë; por kujdes: mos ia lejoni vetvetes luksin që t'iu përziheni në punët e brendshme, se nuk ju bën nder. Jeni mikpritës, të dashur, të përgjegjshëm,
G
Keni prirje për t'u marrë me spiritualizëm dhe telepati. Jeni metodist i mirë, të prirur për disiplinë dhe rregull, por di të veprosh edhe shpejt kur është nevoja. Vendosmëria që keni dhe zgjuarsia e imagjinata juaj ju bëjnë që në çdo situatë të ndiheni mirë.
H
Ruajeni mirë drejtimin, pasi që të duhet kohë ta ruani atë pasi ta keni humbur njëherë. Jeni të pavarur. I besoni vetvetes, gjykimit tuaj. Ndaj, skepticizmi dhe dyshimi janë armiqtë tuaj më të mëdhenj, kurdo që të shfaqen ata, ju jeni më të vegjël. Paratë i fitoni dhe i humbni shpejt, por, megjithatë, rezultati përfundimtar në instancën e fundit fo të jetë pozitiv. Jeni krijimtar origjinal.
I
Jeni njeri i ekstremeve, por, megjithatë mundohu që të mos kalosh nga njëri ekstrem në tjetrin. Ekujlibi është gjëja më e domosdoshme. Pa një ekuilibrim të mirë, mund të përballeni me tensionet e mundshme nervore. Ke botë të pasur emotive, prirje artistike dhe shije të hollë.
J
Puno që talentet tuaja të dalin në dritë, sepse jeni të zgjuar dhe të talentuar. Përpiqu të ndikosh që edhe jetët e të tjerëve të jenë më të mira. Megjithatë, jeni të sinqertë dhe të ndershëm.
K
Jeni me tensione nervore, frikë dhe hezitim kur përballeni me ndëermarrje të mëdha. Megjithatë, jeni të shumanshëm dhe: të përndriturit, intuita e begatë, derdhaza e emocioneve janë karakteristikë e personave, emri i të cilëve fillon me këtë shkronjë.
L
Ka shumë rëndësi që ta mbani ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës. Me rastin e streseve emocionale, keni prirje t'i minimizoni incidentet. Megjithatë, jeni të ndershëm dhe të sinqertë; të prirur për lëvizje dhe udhëtime të shpeshta. Përvoja juaj është përvojë intelektuale, gjë që mund të ju bëjë të ngadaltë në marrje dhe zbatimin e vendimeve.
M
Jeni mjaft tolerantë, por duhet të keni durim edhe më të madh në raport me të tjerët. Jeni shtëpiakë dhe ju pëlqen siguria financiare. Jeni punëtor i madh dhe keni energji të madhe; por mbi të gjitha që duhet çmuar te ju është qëndrueshmëria: angazhimet tuaja japin rezultate vetëm pasi që ju nuk tërhiqeni lehtë.
N
Keni shumë dëshirë t'i leni gjurmët tuaja në jetë. Jeni sensualë, mund të jeni të përfshirë në disa histori dashurie gjatë jetës suaj. Por, nuk jeni shumë të vendosur dhe lehtë e ndryshoni mendjen, vetëm pasi ta keni diskutuar një gjë me dikë. Keni intuitë të zhvilluar, jeni kreativë dhe origjinalë.
O
I respekton rregullat. Ke një botë ndjenjash të begata; pra, jeni tejet emocionalë, por duhet të keni kujdes nga ndjenja e xhelozisë. Ke standarde morale të përcaktuar mirëfilli dhe jeni religjiozë. Jeni të matur dhe të qëndrueshëm kur vendosni për të ndërmarrë një gjë të re.
P
Jeni të rezervuar dhe mbani distancë nga njerëzit. Jeni inteligjentë dhe keni njohuri nga shumë fusha. Shpeshherë të mungon durimi, ndaj përpiqesh ta shfrytëzosh mirë kohën tënde. Në takimin e parë lë përshtypjen sikur je mendjemadh, imponues dhe ke dëshirë të dominosh, por kjo është përshtypje vetëm në shikim të parë.
Q
Dukesh i mistershëm, edhe pse ke një talent të lindur për oratori. Por, ngandonjëherë flet më shumë ngaqë duhet dhe bëheni të bezdisshëm. Keni një autoritet të natyrshëm dhe keni fuqi të ndikoni mbi të tjerët. Edhe pse rëndom të tjerët nuk ju kuptojnë mjaft. Jeni të dhënë pas parasë, por si tip nuk jeni të qëndrueshëm. Kjo shpeshherë ju shkakton humbje.
R
Keni prirje të jeni të sjellshëm, dhe iu ndihmoni të tjerëve. Jeni të gatshëm të sakrifikoni kohë dhe energji për të mirën e përgjithshme. Jeni emocionalë dhe keni fuqi të brendshme kolosale. Por, duhet të përpiqeni të jeni të ekuilibruar e të mos i lejoni vetvetes të jeni shumë kritikë, por më tepër tolerantë. Keni prirje t'i humbni sendet, meqë keni vështirësi me kujtesën.
S
Kujdes, mos reago shpejt dhe menjëherë, por gjyko më urtësisht para se të marrësh një vendim që ka një rëndësi për ty. Shamngëju emocioneve. Se je i pasionuar dhe kjo bën që nga emocionet të përjetosh shumë rënie e ngritje. Megjithatë, jeni persona karizmatikë, të ngrohtë dhe të përkushtuar. E meta juaj më e madhe që duhet korrigjuar domosdoshmërish është se reagoni shpejt dhe në mënyrë ekstreme. Provojeni të kundërtën e kësaj.
T
Dëshiron ta shtrish ndikimin tënd vazhdimisht kah të tjerët. Por, jeni tipa shumë dinamikë dhe duhet ta mësoni vetveten të jeni më të qetë. Kontrollojini emocionet, se ato mund të ju bëjnë të prekeni aq shumë, saqë ta humbni toruan, ta humbni gjykimin e drejtë. Madje, ngandonjëherë, ndoshta shpesh, dini të bëheni edhe nervozë e agresivë në marrëdhënie me të tjerët. Kujdesuni të mos ju ndodh kjo. Jini më të butë, më tolerantë.
U
Mësoni të reagoni më mirë dhe më shpejt. Është në nderin tënd të mësosh t'i vlerësosh më shpejt situatat. Mund të jeni kreativë, pasi që veç keni intuitë mjaft të zhvilluar. Jeni të përpiktë në takime. Jeni tipa tërheqës dhe gazmorë. Por, jini ca të pavendosur, të luhatshëm, ky është problemi juaji. Siç e grumbulloni një gjë, ashtu ju ikën nga dora, sidomos paraja.
V
Jeni të sinqertë, të butë, të këndshëm; por, duhet të jeni paksa më të vendosur në raport me njerëzit, sidomos me përfaqësuesit e polit të kundërt. Keni intuitë, jeni gjithnjë të frymëzuar, si profetët. Keni plane dhe ide të mëdha, edhe aftësi për t'i paraqitur ato. Por, ngandonjëherë imagjinata juaj shkon përtej realitetit të mundshëm, domethënë është më e fortë se realiteti. Andaj, në sy të botës mund të dilni ekscentrikë dhe fluturonjës.
X
Keni temperament dhe personalitet të zhvilluar. Ju pëlqejnë qejfet, ju joshin ato dhe s'përmbaheni dot para tyre. Por, nuk do të ishte në favorin tuaj të zhyteni së tepërmi në veprimet seksuale. Jeni tipa të ndjeshëm me prirje të theksuara artistike. Jeni të përgjegjshëm, gjërat i përvetësoni me lehtësi.
Y
Jeni tipa ambiciozë, të guximshëm, të pavarur. Liria ka vlerë mbi të gjitha në sytë tuaj. Nuk i duroni dot përkufizimet dhe shtrëngesat. Por, e meta juaj më e madhe është se jeni paksa të ngadalshëm në marrjen e vendimeve. Keni intuitë të zhvilluar dhe perceptim të mirë të gjërave.
Z
Jeni të sjellshëm dhe i kuptoni mirë të tjerët. Jeni optimistë dhe dinamikë. Iu përgjigjeni shpejt situatave të caktuara. Keni aftësinë që të jeni ndërmjetës në mes palësh. Por, e keni të metë të vuani nga padurimi. Reflekset tuaja funksionojnë në mënyrë të përsosur.
Nga Adnan Abrashi

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Njohja e Njeriut
» Ç"kodimi i emrit te Obames sipas numerologjise
» Njohja e drejtpërdrejtë e Zotit
» Pyetje që duhet t'i bëni vetes në fund të ditës
» Komunkimi përmes mendimeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi