Pyetje që duhet t'i bëni vetes në fund të ditës
Faqja 1 e 1
Pyetje që duhet t'i bëni vetes në fund të ditës
Çdo ditë ne kemi një sërë pyetjesh, për bashkëpunëtorët, miqtë apo familjarët tanë. Por a i kemi bërë ndonjëherë vetes pyetje?
Më poshtë gjeni pyetje, që jo vetëm do t'ju ndihmojnë për të pasur një prespetikë pozitive në ditën tuaj, por edhe për t'u çuar të nesërmen më të suksesshëm.
Çfarë mësova sot?
Ndonëse nuk jemi më në shkollë kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalojmë të dimë më shumë për botën që na rrethon. Në fakt, studimet sygjerojnë një ndjekje të vazhdueshme të informacionit, përsa kohë që me rritjen tone kjo do të kontribuojë në një mirëqënie më të mirë. Nuk ka rëndësi nëse mësojmë fjalë të reja në një gjuhë tjetër apo sesi të përdorim fotokopjen në punë. Përfundojeni çdo ditë me më shumë njohuri sesa dje.
Si ndihem?
Ne duhet t'i japim gjithmonë më shumë rëndësi shëndetit tonë mendor. Mirëqënia juaj emocionale është po aq e rëndësishme sa ajo fizike, pavarësisht se çfarë idesh keni besuar për shëndetin mendor. "Për fat të keq, në kujdesin shëndetësor, ndonjëherë ne duhet të ndajmë mendjen nga trupi"- thotë dr.John F. Greden, drejtori ekzekutiv i "University of Michigan Comprehensive Depression Center". Kushtojini vëmendje ndryshimeve të mendimeve dhe ndjenjave tuaja, pasi kur situata përkeqësohet, kjo do të ndikojnë në sjelljen tuaj.
Si i bëra të tjerët të ndihen?
Mënyra sesi ju i trajtoni të tjerët tregon shumë për atë që ju jeni. Në fakt, studimet tregojnë se bujaria e tepërt me të tjerët, jo vetëm që përmirëson jetën tuaj, por gjithashtu ju rrit mirëqënien.
Çfarë mund të bëjë më mirë nesër?
Askush nuk është perfekt dhe të gjithë vazhdimisht bëjnë gabime të vogla ose të mëdha gjatë jetës. Është e rëndësishme të pranoni gabimet tuaja, por të vendosni qëllimet në vetvete për të ardhmen. Thënë ndryshe, dashur pa dashur ne bëjmë miq edhe përmes dështimeve.
Për çfarë jam mirënjohës/e?
Mirënjohja nuk është vetëm një koncept i paqartë shpirtëror që funksionon vetëm nëse ju e besoni atë. Studimet tregojnë se të qënit mirënjohës dhe falenderues çon në marrëdhënie më të forta, gjumë më të mirë dhe rritje të dozës së lumturisë suaj.
Sa stres kam përjetuar?
Nëse ne thjesht rrokullisim emocionet tona përditë pa pasur një sy kritik ndaj vetes, në fund mund të kuptojmë sesa e lodhim veten.
Çfarë më bëri të buzëqesh?
Sepse çdo njeri meriton ta mbyll ditën me diçka të lumtur. Thjesht mendoni sesa më mirë do të flini, nëse shkoni në krevat me mendime të lumtura.
Burimi: Huffington Post
gjilanasi- 361
Similar topics
» Njohja e vetës përmes shkronjës së emrit
» Histori me entitete
» Ne fund te Botes
» Dominimi i Botës
» Zbulohet një përbindësh i ri në fund të detit
» Histori me entitete
» Ne fund te Botes
» Dominimi i Botës
» Zbulohet një përbindësh i ri në fund të detit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi