Komunkimi përmes mendimeve
Faqja 1 e 1
Komunkimi përmes mendimeve
“Telepatinë Sintetike” - komunkimi përmes mendimeve
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thojnë ndonjë fjalë.
Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në lëximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.
Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D’Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë “Unë mendoj se kjo do të bëhët vetëm një mënyrë tjetër e komunikimit”.
Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diçka e re. Në vitet 1960ta, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij, dhe më pak ushtrime, ai arriti të shkruaj kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit.
Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Univeristetin e Kalifornisë, Irivine, Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.
Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siç e quan D’Zmura “atë zërin e vogël në kokën tuaj.”
Kurse objektivi i dytë, është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (p.sh.. tek një radio), poashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lëxohet si tekst apo mesazh zanor.
Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D’Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjej zbatim të gjërë në fushat tjera civile.
Një prej fushave të para ku mund të gjej përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë.
Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milion dollaresh Universitetit te Irvine ne Kaliforni, për te zhvilluar atë qe me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit te forcave te armatosura ne territor armik.
Një sistem i quajtur “telepati sintetike” do të zhvillohet për ti lejuar ushtareve ne front te dergojne mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerre asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i perbere nga një nderfaqe neurale e cila do të kape disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e te cilave do të shfaqet tek marresi qoftë ne version teksti, qoftë ne version mesazhi zanor.
Ne vitet 60 kerkuesi Edmund Dewan kishte arritur te modulonte frekuencat e valeve te tij alfa për te shkruar një mesazh ne alfabet mors, por metoda qe do të përdoret nga kerkuesit do të jetë shumë me e sofistikuar.
Si fillim do të klasifikohen aktivitet e ndryshme te trurit, për te zbuluar ne mënyrë te pagabueshme sinjalet e dërguara sidomos ato me te rendesishmet dhe antonime si për shembull sinjal për “PO” dhe “JO” (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe). Me pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet ne mënyrë qe te krijohet një kaske e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral.
Ja një shembull i procedures qe është imagjinuar. I tregohen pacientit te mbuluar me një kaske special (kaske e tipit EEG) shkronjat “Y” për “yes” dhe “N” për “NO”. Një ose dy sekonda me vonë i kërkohet te mendoje “yes” ose “no”, dhe regjistrohen valet e gjithë procesit.
Eksperimenti përsëritet me dhjetra here, derisa te mund te percaktohen ne mënyrë optimale valet qe shfaqen ne trurin e pacientit në rast te një pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet një kohe mjaft e gjatë për te krijuar një fjalor te mjaftueshem për te komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshem.
Kaska e veçantë nuk do të sherbeje vetëm si kapese dhe krijuese valesh. Valet cerebrale lejojne gjithashtu percaktimin e personit te cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund te dije kujt dhe ku duhet te dërgoje mesazhin e kapur.
Normalisht pasi te jetë kualifkuar dhe perdorur teresisht ne aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund te përdoret edhe ne fusha te tjera duke filluar qe nga lojrat kompiuterike deri tek edukimi ne distance.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Fati përmes monedhës
» Njohja e vetës përmes shkronjës së emrit
» Mrekullite e Universit permes teleskopit Hubble
» Zbulojeni se kush jeni permes orës së lindjes
» Zbuloni sa vite do të jetoni përmes këmbëve tuaja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi