Drejt një kryengritje Evropiane?
+2
Estilen
Odin
6 posters
Faqja 1 e 1
Drejt një kryengritje Evropiane?
Drejt një kryengritje Evropiane?
Që prej muajsh, të gjitha masat e rrepta shtrënguese të përcaktuara në vendet e Europës Perëndimore për të reduktuar deficitin buxhetor kanë hasur në kundërshti të vogla apo të mëdha nga njerëzit që e kanë shprehur këtë pakënaqësi, në shumë raste edhe me protesta të mëdha.
Si përfundim kemi rënie shumë të ndjeshme të popullaritetit të krerëve qeveritarë në këto vende, performancë shumë negative të partive të tyre, apo koalicioneve si dhe greva dhe protesta të përmasave të mëdha.
Sa për të përmendur këtu Greqinë, Britaninë e Madhe, Spanjën së fundi, Portugalinë.
Pakënaqësia me këtë rast shprehet përmes modalitete shumë të njohura në demokraci: mungesë vlerësimi dhe mbështetje për liderin që qeveris vendin, mosvotime në zgjedhje dhe veprime të organizuara e aktive në formë proteste.
Por këtij skenari, protestat e fundit spanjolle pa dyshim që i shtojnë një element të ri. Pikësëpari sepse janë krijuar nga lidhje të krijuara përmes internetit dhe jo njohje të mëparshme dhe organizime të mirëfillta.
Lëvizja e “Indignados” përfaqëson karakteristika tradicionale dhe njëherazi edhe karakteristika novative, që kanë ndikim përtej Gadishullit Iberik, në të cilin janë farkëtuar. Spanjollët nuk janë të vetmit që kanë dalë në protestë kundër situatës së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të saj progresiv.
Interneti dhe rrjetet sociale i kanë bërë bashkë njerëzit nga anë të ndryshme të vendit, të bashkohen në një orë dhe vend të caktuar për të protestuar për gjëra që për ta janë shumë shqetësuese.
Pra për çështje të një interesi të përbashkët. Së dyti, sepse shumica e demonstruesve përbëhet nga të rinj, disa prej tyre edhe fare të rinj.
Kjo kategori e popullsisë është edhe ajo që duket se ndjen më shumë se të tjerat lakun në fyt, për shkak të numrit të madh të të papunëve në radhët e saj, pagesave shumë të vogla dhe pamundësisë për t’u shprehur dhe për të fituar denjësisht në një profesion me të cilin janë shumë të kualifikuar.
Këta të rinj jo vetëm të Spanjës, por edhe të Britanisë së Madhe, të Greqisë dhe vendeve të tjera që i thërrasin me zhargonin “mijë eurosha”, për shkak se kaq është paga maksimale që mund të marrin për aftësitë e tyre kur punësohen, mblidhen për të shprehur tërbimin, pakënaqësitë dhe të gjithë inatin që kanë ndaj një situate të tillë dhe ndaj shkaktarëve të tyre, politikanëve, pra klasës qeverisëse.
Problemi i madh që kanë është se janë shumë të kualifikuar. Kanë diploma të shkëlqyera, mastera, grada shkencore, kurse mbi kurse por nuk arrijnë që të gjejnë punë dhe kur e gjejnë, janë gjithmonë të keqpaguar.
Në Spanjë, për shembull, përqindja e papunësisë është 20% te të rinjtë, një shifër shumë e lartë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, që krijon me të vërtetë probleme të mëdha në shoqëri, si dhe përplasje sociale.
Ky është një brez që për shkak të pamundësisë familjare, e ka shumë të vështirë që të mbledhë mendjen dhe të krijojë familje. Për këtë quhet edhe brezi i “baby-losers”. Por ndërkohë, për sa i përket lëvizjes spanjolle ajo ka edhe një aspekt tjetër të veçantë krahasuar me lëvizjet e tjera të të njëjtit lloj.
Bëhet fjalë për aspektin e indinjatës. Edhe libri i famshëm i Dtefan Hesel, shumë i njohur edhe në Europë, quhet pikërisht “Indinjohuni”. Kjo lëvizje mban këtë emër. Që një lëvizje, ose mobilizim të lindë për motive morale dhe nën shtysën e emocioneve nuk ka asgjë të çuditshme.
Deri këtu gjithçka është në rregull. Në Sicili, pas atentateve të përgjakshme kundër gjeneralit Della Chiesa, në vitin 1982 dhe kundër gjykatësve Borselino dhe Falcone në vitin 1992, një pjesë e shoqërisë civile u ngrit kundër mafies.
Në Francë, avancimi i Frontit Kombëtar në vitin 1984 shkaktoi një lëvizje të të rinjve francezë kundër racizmit dhe njerëzit dolën në rrugë me parullën: “Mos e prek mikun tim”. Këto dy shembuj ilustrojë dallimin me veprimet të cilat po i asistojmë aktualisht.
Lufta kundër mafies në Sicili dhe lufta kundër racizmit në Francë u instrumentalizuan në mënyrë të menjëhershme nga forca të ndryshme politike në Itali nga Rrjeti i Leoluka Orlandit dhe Partia Komuniste Italiane dhe në Francë nga Partia Socialiste e Presidentit Miteran.
Indinjata në vetvete nuk mjafton në bërjen e një politike. Të rinjtë spanjollë janë të ndërgjegjshëm për një fakt të tillë dhe në fakt, kanë një lidhje interesante me politikën.
Ngrihen kundër qeverisë, por nga ana tjetër nuk është se bëhen njësh me forcat e opozitës dhe mbi të gjitha, i druhen dhe kanë frikë çdo lloj instrumentalizimi të lëvizjes dhe protestës së tyre të pakënaqësisë dhe indinjatës.
Njëherazi përpunojnë reformat e ligjit elektoral, të Senatit dhe të sistemit të partive. Në këto rrethana ta quash lëvizjen e tyre si një lëvizje, që nuk ka të bëjë fare me politikën, do të ishte një gabim i madh. Në të kundërtën, ekzistenca e tyre flet për një Europë që është e përfshirë nga procese kontradiktore.
Nga njëra anë, shohim avancimin spektakolar të partive populiste që akuzojnë “elitat” e supozuara për krijimin e një blloku uniform, stigmatizojnë partitë në pushtet, e bëjnë popullin si të vetmin burim të së drejtës dhe të drejtësisë, luftojnë kundër emigracionit, shfrytëzojnë të gjitha llojet e pakënaqësive, frikërave, vendosin një kryesim në sferat lokale, apo nacionale, kërkojnë një demokraci që të bazohet mbi referendume dhe joshin të gjitha shtresat e mundshme të pakënaqura që u dalin përpara.
Nga ana tjetër është duke u zhvilluar një mobilizim i një lloji tjetër që, duke u nisur nga çështje shumë materiale, shndërrohet në një çështje me karakter më të përgjithshëm, duke u shndërruar në një hapësirë publike çlirimi, që nuk është ajo e televizioneve, kërkojnë transparencë, kërkojnë që të kontrollojnë qeveritë, duan që të dëgjohen dhe t’u vihet veshi, propozojnë se e dinë në ç’mënyrë mund të përmirësohen sistemet politike, janë të hapur ndaj botës dhe krijojnë një demokraci me pjesëmarrje, një demokraci në të cilën të njihen përfaqësuesit e shtresave të mesme.
Sigurisht kjo tendencë e dytë është ende e pakristalizuar, tepër e brishtë dhe e paformuar deri në detaje dhe mund të dështojë veçanërisht nëse dështon edhe përpjekja e protestuesve spanjollë për të kushtëzuar në politikat publike. Kjo ka ndodhur deri më tani me mobilizimet e etërve të tyre.
Kjo lëvizje siç ka ndodhur gjithmonë mund të jetë objekt manipulimesh nga ana e grupeve të vogla politike apo me drejtim politik apo grupeve të militantëve.
Megjithatë është një lëvizje që lançon një sfidë reale ndaj të gjithë personave të përgjegjshëm, atë të thellimit të kërkimit me të gjitha mënyrat të një vote më të mirë për të jetuar së bashku dhe të një demokracie të rinovuar.
Nëse elitat dhe partitë politike do të bëjnë veshin e shurdhër ndaj këtyre thirrjeve dhe sinjaleve shumë të forta, atëherë nëse do të kënaqen vetëm duke bërë ndryshime vetëm sipërfaqësore, atëherë apo vonë do të përballen me fundin e tyre.

Odin- 513
Re: Drejt një kryengritje Evropiane?
Kriza Europiane s'ka perfunduar,ajo mund te vazhdoje gjate
Kriza evropiane e borxheve është “larg fundit” dhe ka të ngjarë të prodhojë lidhje më të ngushta fiskale mes vendeve anëtare, teksa zyrtarët kërkojnë ta forcojnë rajonin ndaj katastrofave të ardhshme, thonë analistët e bankës zvicerane UBS. “Masat e gjera të politikave në eurozonë, të shpallura dhe të vëna në jetë muajt e kaluar, kanë krijuar tashmë mekanizma fiskale transfertash,” shprehen analistët e UBS Justin Knight dhe Andrew Rowan në Londër, në një raport.
Propozimet për një Fond Monetar Evropian dhe sanksione më formale për thyesit e rregullave mbi buxhetin “sugjerojnë se Evropa të paktën duket, në mos po edhe po lëviz, në udhën e bashkimit fiskal,” shkruan raporti. BE mblodhi 750 mld € në një paketë të përbashkët me FMN, të projektuar për të luftuar krizën e borxhit që shkaktoi gati dështimi i Greqisë në pagimin e borxheve.
Kjo paketë, që i ndihmoi tregjet të qetësohen, përfshinte zotimin e qeverive të bllokut për të përshpejtuar planet për të reduktuar deficitet buxhetore. Zyrtarët e BE kanë propozuar gjithashtu një koordinim më të mirë të hartimit të buxheteve kombëtare.
UBS ka marrë në shqyrtim skenarët, ku ndodh rikthimi i besimit të investitorëve tek bonot evropiane, si dhe rastin e prishjes së bashkimit 16-anëtarësh. Analistët thonë se rikthimi i besimit është produkt “tek i cili ne kemi besimin më të ulët.”
E ndërsa nuk ka të ngjarë që ky bashkim të çahet, mundësia për këtë gjë “nuk është e vogël,” thonë ata. “Bashkimi fiskal është i vetmi skenar i mundshëm, në terma afatgjatë, i vetmi përfundim i qëndrueshëm,” shprehen analistët.
Ky bashkim do të ndihmonte në ngushtimin e shtrirjes së normave të fitimit mes bonove gjermane – që janë bençmarku evropian – dhe atyre të vendeve periferike të eurozonës, si Greqia, Spanja dhe Portugalia, thotë raporti i UBS.
Estilen- 713
Re: Drejt një kryengritje Evropiane?
Ka per te plasur lufta civile ne Evrope po vazhdoi keshtu....E ka paralajmeruar edhe Julian Assange
filan fisteku- 1
Re: Drejt një kryengritje Evropiane?
O te gjithe jane te njejt edhe ne Kosove kisha pas deshire mu qu te gjithe si ne Egjipt por faqtkeqsisht kush hyn ne pozite te gjithe te njejte jane ske kend ta votosh, sepse kjo jete eshte genjeshter per kete besoj ne zot.
gjinkalla2- 9
Re: Drejt një kryengritje Evropiane?
Madrid, 20 qershor – Në shenjë proteste kundër qeverisë dhe gjendjes së tensionuar ekonomike, në Spanjë përsëri mijëra njerëz kanë dalë në rrugë duke demonstruar.
Sipas të dhënave zyrtare, në Madrid kanë demonstruar gati 40.000 njerëz, në Barcelonë 20.000 dhe në Granda rreth 18.000. Tubime protestuese ka pasur në gati 60 qytetet e vendit.
Pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë për papunësinë e lartë në Spanjë dhe për menaxhimin e krizës nga politikanët dhe institucionet fiannciare. Sipas të dhënave të policisë të gjitha demonstrimet u zhvilluan në mënyrë paqësore.
DV

Protesta të sinkronizuara në 82 shtete kundër krizës
Londër, Romë, New York..., 15 tetor
Protestues në disa prej kryeqendrave më të rëndësishme të botës kanë dalë në rrugë, për të demonstruar kundër shkurtimeve qeveritare dhe marrëveshjeve të paligjshme midis koorporatave.
Organizuesit e fushatës “Pushtimi” informuan se protesta e tyre do të marrë jetë në 951 qytete, në 82 shtete të ndryshme nga Azia, Afrika, Europa, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut.
Disa qindra persona dolën në protestë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me orën shqiptare, në qytetet australiane dhe në disa pjesë të Azisë Lindore.
Një përhapje e tilë përbën një zgjerim të mëtejshëm të protestave që nisën më parë gjatë javës në “Wall Street”, New York.
”Jemi të bashkuar në një zë, për t’i bërë politikanët dhe elitat financiare të cilave u shërbejnë, të kuptojnë se jemi ne, njerëzit e zakonshëm, ata që vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, shkruhej në faqen e internetit të lëvizjes, raporton Top Channel.
Pas pjesëmarrjes së disa mijëra personave në Melburn, Sidnei, Okland dhe Tokio, organizatorët presin të shohin një pjesëmarrje masive dhe në disa qendra kryesore të Europës, si Londër, Madrid, Romë dhe Athinë.
Itali: Zjarr e përleshje në Romë
Protesta e të indinjuarve në Romë, e nisur në mënyrë paqësore, ka degraduar në akte të rënda dhune dhe përleshjeje me policinë.
Një grup protestuesish të veshur me të zeza kanë thyer vitrinat e dyqaneve dhe u kanë vënë zjarrin disa makinave në një nga qendrat kryesore të qytetit.
Gjithashtu, ata kanë hedhur shishe ndaj forcave të rendit, të cilat janë detyruar të reagojnë me gaz lotsjellës. Në këtë moment, tepistët janë larguar dhe janë fshehur prapa barrikadave në flakë.
Por përveç policisë, ndaj tyre kanë dalë edhe vetë të indinjuarit, të cilët u kanë bërtitur: “Largohuni që këtej! Nuk e duam dhunën tuaj!”.
Një grup protestuesish nga korteu i madh largoi në një kryqëzim protestuesit e veshur me të zeza dhe me kapuçë në kokë, që i përdornin si maska.
Këta të fundit mbanin në duar edhe shishe prej xhami, shkopinj dhe cekicë, bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve.
Mes dy grupeve ka pasur shkëmbime fjalësh si dhe konfrontifme fizike. Një prej të indinjuarve, që po largonte njerëzit nga makinat në zjarr, është goditur me shishe në kokë.
Londër: Assange ngre në këmbë turmën
Në zemër të manifestimet të të indinjuarve në Londër është shfaqur papritur Julian Assange, themelues i Wikileaks.
Pjesëmarrësit në manifestim kanë brohoritur nga gëzimi dhe ai është ngjitur menjëherë në podiumin e katedrales St Paul për të mbajtur një fjalim.
“Kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e ligjit”, i është drejtuar turmës themeluesi i Wikileaks përmes një megafoni.
“Unë e pata të vështirë po aq sa dhe ju për të ardhur në këtë shesh dhe ka ende shumë persona që nuk kanë arritur të hyjnë. Shpresoj që dita të mbarojë me gjunjëzimin e taktikave shtypëse të policisë”, ka deklaruar Assange.
Çdo frazë e tij është përsëritur nga protestuesit e mbledhur në shesh dhe shefi i Wikileaks ka vazhduar fjalimin e tij.
“Sot kemi të bëjmë me një kombinim ëndrrash që do të realizohen, që shumë popuj në të gjithë botën, nga Kajro në Londër, kanë punuar që ato të bëhen realitet”, ka thënë Assange.
“Ajo të cilës i jemi nënshtruar është shkatërrimi i shtetit të së drejtës. Kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e tij”, ka shtuar themeluesi i Wikileaks, i rrethuar nga truprojet e tij.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Drejt një kryengritje Evropiane?
Protestuesit i “vënë flakën” Romës
Mediat italiane raportojnë për një gjendje terrori që ka shpërthyer në Romë.
Ajo që duhet të ishte një protest paqësore kundër reformave ekonomike është kthyer në një “luftë” të dhunshme mes protestuesve dhe institucioneve shtetërore.
Protestuesit kanë sulmuar forcat e rendit dhe institucionet shtetërore duke vënë zjarr në disa prej tyre.
Sot në protestën e zhvilluar në Romë kanë marr pjesë me qindra italian të indinjuar dhe të zemëruar me çdo formë shtetërore në vend: “T`ju vijë turp|, kjo është parulla më e përdorur nga protestuesit.
Mediat italiane raportojnë se i është vënë flaka ministrisë së Mbrojtjes.

hahhaahhahahah kryengritje ne europe nuk behet por behen protesta dhe demostrata plot sepse kjo eshte europa nje kontinent i zhvilluar qe ka perhapur kulturen dhe qyteterimin ne kater anet e botes ,duke themeluar shtetet me te fuqishme qe jane sot si amerika ,australia e shume te tjera .vetem ne lindjen e mesme behen kryengritja atje u injoranca mbizoteron dhe ska qyteterim te mirefillte por skllaverim , lerjani anglise lindjen e mesme per 50 vjet dhe shikoni ndryshimin ,per 50 vitet e ardhshme do ket aritur nivelet me te larta ,do jete pak a shume si greqia sot dhe per 100 vjet do jete si shba sot
maqomaqo3- 96
Similar topics
» CIA - Central Intelligence Agency
» Bota drejt një rendi të ri?
» Sekreti drejt Ndriçimit
» Bota drejt barbarizmit?
» Udhetim drejt se panjohures
» Bota drejt një rendi të ri?
» Sekreti drejt Ndriçimit
» Bota drejt barbarizmit?
» Udhetim drejt se panjohures
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi