EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti drejt Ndriçimit

Shko poshtë

Sekreti drejt Ndriçimit Empty Sekreti drejt Ndriçimit

Mesazh  Siroco 15.12.15 19:36

Sekreti drejt Ndriçimit 34e

Qëllimi përfundimtarë i kërkesës të shpitrit është ndriçimi, këtë duam të gjithë të arrijmë.

Por përse kërkojmë ndriçimin?

Ndoshta sepse në të tanishmen, ndjejmë se nuk jemi akoma ato që duhet të jemi, nuk jemi ndriçuar akoma.

Cila mund të jetë arsyeja e kësaj përshtypjeje? Në vitet e para të jetës nuk ka ndodhur ndonjëherë që të kërkojmë të ndryshojmë, të kërkojmë të bëhemi dikush tjetër, të ishim në kërkim të ndriçimit. Më pas, në rrugëtimin e jetës sonë zgjohet kjo nevojë.

Është shumë e rëndësishme të analizojmë rrethanat dhe arsyjet se përse u shfaq ky emocion tek ne.

Ndriçimi nuk është një gjendje e thjeshtë koshience që duhet të arrijmë në një të ardhme, por është zemra e natyrës sonë. Sidoqoftë, kërkesa e shpirtit e devijon vëmendjen në atë imagjinare, në gjendjen e ardhme të koshiencës që besojmë se do jetë ndriçimi. Në këtë mënyrë, kërkesa e shpirtit na ndan dhe devijon nga natyra jonë e vërtetë, ndriçimi. Kështu që do ta kemi të pamundur të arrijmë ndriçimin përmes kërkesës së shpirtit.

Ndriçimi, është natyra jonë e brendshme, e vërtetë. Por çfarë ka në natyrën tonë të vërtetë, të brendshme? Fatkeqësisht, gjatë kërkimit shpirtërorë, ne tjetërsohemi nga ajo. Ajo është gjithmonë prezente në jetën tonë, por ne thjeshtë, e shpërfillim. Vëmendja është gjithmonë e angazhuar nga diçka, nga diçka me të cilën duhet të dakortësohemi, kështu që rrallë e marrim mundimin të shohim brenda nesh.

Nëse do mundemi ta përqendrojmë vëmendjen në veten tonë, ai moment i shkurtër vigjilence do jetë mëse i mjaftueshëm për ne që të kuptojë se vigjilenca e ndërgjegjes, pa emocione dhe mendime, është natyra jonë e vërtetë, e brendshme. Tani jemi të ndriçuar.

Tani ngrihet pyetja, a u zhduk nga jeta jonë ky moment alarmi? Fëmijë, duke luajtur pa menduar për probleme, jetojmë momentin në gjendjen e vigjilencës së koshiencës (kështu që nëse duam të takojmë një qenie të ndriçuar, thjeshtë duhet të shkojmë tek këndi më i afërt i lojërave).

Më pas, lojërat e lumtura zëvendësohen nga gjëra më serioze në jenë tonë. Mësojmë nga prindërit kush jemi dhe cili është misioni ynë në jetë. Na mësuan që jemi duke u rritur, jemi në proçesin zhvillimit dhe zhdërvjellësimit, dhe se rruga për t'u rritur është e vështirë.

Lojërat e shkujdesura gradualisht zëvendësohen nga puna e orientuar në qëllim, në jetën tonë. Prindërit dhe mësuesit na mësojnë si të vemë objektivat, si të bëjmë plane, dhe shumë shpejt mësojmë se e ardhmja është më e rëndësishme për ne, se momenti i tanishëm. Më pas ne e përqendruam vëmendjen tonë, nga gjallëria e së tashmes drejt imazhit që prindërit dhe mësuesit krijuan mbi ne, në imazhin që duhet të bëhemi një ditë. Nëkohësisht me këtë proçes, përshtypja që nuk jemi çfarë duhet të ishim, zhvillohet gradualisht në mendjen tonë.

Si fëmijë nuk kishim zgjidhje për të bërë, duhet të pranonim proçesin, duhet të identifikojmë imazhin e ri. Kështu që lëvizim nga natyra jonë e vërtetë, drejtë një joshjeje hipnotizuese të një qëllimi në të ardhmen, që duhet të arrihet më vonë. Është e kuptueshme se përse e shohim ndriçimin si një qëllim që duhet të arrihet në të ardhmen.

Të shtyrë nga ambiciet, ne ndjekim qëllime të ndryshme gjatë gjithë jetës sonë. E gjithë jeta jonë është "nxitim". Ndjekim dëshirat dhe ëndërrat e parrealizuara. Joshemi nga paratë, fuqia, prestigji, dobishmëria, jeta e lumtur. Gjatë gjithë kohës aspirojmë për diçka, duam gjithmonë të arrijmë diçka. Ky vrull që nuk pushon nxitet nga frika jonë se nuk jemi akoma, ata që duam të jemi. Asnjëherë nuk jemi të kënaqur, duam gjithmonë diçka tjetër, duam të jemi më të mirë, më të bukur, më të pasur seç jemi në këtë moment.

Gjithkush ushqen një imazh të ideologjizuar se si duhet të jetë. Mendja e projekton këtë imazh të ideologjizuar në të ardhmen, dhe zbulon rrugën që të çon atje. Por ky imazh kërkon nxitim të vazhdueshëm, stres, ankth dhe shqetësime në jetën tonë. Derisa asgjë s'është falas, duhet të luftojmë për të arritur qëllimet tona.

Por kjo nuk është tragjedia jonë personale, por e gjithë njerëzimit. Gjeneratë pas gjenerate është kushtëzuar nga ky qëndrim. Është një rreth vicioz, dhe dalja nga ky rreth është thuajse e pamundur.

Gjatë rrugës sonë shpirtërore duhet ta njohim këtë proçes, dhe të kuptojmë se nuk është më e nevojshme të bëhemi diçka e re, pasi posedojmë të gjitha cilësitë që kemi ndjekur deri tani në ëndërrat tona.

Duhet të përpiqemi të jemi prezent në çdo moment të jetës sonë. Kjo prezencë do e sjellë sërish vizjilencën e koshiencës në jetën tonë. Në gjendjen e vigjilencës së koshiencës, mendiemt nuk do ta mbajmë më peng vëmendjen, dhe mund të përjetojmë qetësinë. Në vigjilencën e qetësisë ne kuptojmë se është vetja jonë, është natyra jonë e brendshme, e vërteta. Ndriçimi jemi ne, ne, vetja jonë.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi