Bota drejt barbarizmit?
Faqja 1 e 1
Bota drejt barbarizmit?
BOTA DREJT BARBARIZMIT?
Anthony North
Në librin e tij, Roli i Ndërgjegjes në Shpërbërjen e Mendjes Dykamerale, Julian Jaines shtron hipotezën se njeriu, në periudhën e lindjes së qytetërimit, ishte pa ndërgjegjen me të cilin e njohim sot.
Duke iu referuar veprave të Homerit dhe epikave si ai i Gilgameshit, ai argumenton se ato janë shkruajtur në një mënyrë të tillë që të sugjerojnë se format e ndërgjegjeve u përkisnin zotrave të cilëve u shërbenin njerëzit. Veprimet e njeriut nuk ishin veçse përgjigje ndaj trilleve të zotrave.
Teoritë e Jaines bazoheshin kryesisht në mundësitë e konceptit shumë të lavdëruar të truve të ndara, ku instruksionet dukej se vinin nga qënie më të larta nëpërmjet mekanizmit të Trurit të Drejtë. Unë do të doja ta shihja procesin nga një anë tjetër.
Unë do të këmbëngulja që mungesa e dukshme e ndërgjegjes personale në këto kohëra i atribuohet simpative psikologjike me mungesën e ndërgjegjes kolektive Jungiane, ku zotat ishin imazhe arkeotipike të mbajtura gjallë me anë të kulturës dhe që akoma janë mbizotëruese në mitet, ëndërrat dhe folklorin tonë sot.
Për më tepër, do të thosha se imazhi arkeotipik i shoqëruar me një mungesë të tillë ndërgjegjeje, është një anomali evolucionare në atë që, në kohët e hershme, hominidet, që u kthyen në njeriun modern, ishin pjesë e një ndërgjegjeje kolektive që akoma është mbizotërues te speciet e tjera dhe është mënyra e influencës, nëpërmjet të cilit manifestohet instikti.
Anomalia, sugjeroj unë, u bë e dukshme kur njeriu filloi të formulojë një ndërgjegje personale që lejoi lindjen e mendimit abstrakt. Në këtë proces, komandat e instiktit fituan autoritet nëpërmjet krijimit të zotave të ngjashme me njeriun ose të arkeotipeve kulturore.
Le të përmbledhim çfarë thamë më lart. Ajo që Jungu e identifikon si mungesë ndërgjegjeje raciale kolektive ka qënë, në kohët e qytetërimit të hershëm, një ndërgjegje kolektive dhe, në kohët e njeriut para-modern, ka qënë ligji instiktiv i xhunglës. Duke formuluar ndërgjegjen personale, njeriu ju largua kësaj simpatije ndaj natyrës për t'u bërë ai që është sot. Por, në qoftë se është kështu, në ç'mënyrë u transformua ndërgjegja kolektive në mungesë ndërgjegjeje?
Mendja jonë, që njohim sot, është një model i thjeshtë me ndërgjegje dhe pandërgjegje. Shumicën e kohës këta dy elemente janë të palidhura, por nganjëherë duket se ato shkrihen me njëra tjetrën. Shkrirja më mbizotëruese është ajo që lidhet me gjëndjen kur njeriu sheh ëndërra me sy hapur, kur imazhe të pandërgjegjshme duket se infiltrojnë në mendimin e ndërgjegjshëm, gjë që ndodh kur je zgjuar dhe që njihet zakonisht me emrin haluçinacion.
Unë besoj se, në këtë gjëndje, mendja kthehet në modelin mendor të njeriut të hershëm dhe të para-qytetëruar. Me fjalë të tjera, kur Homeri fliste për zota, ai fliste në një kohë të tillë kur njeriu jetonte në një gjëndje të tillë mendore si të ishte duke u zgjuar nga ëndërrat. Në qoftë se është kështu, a është çudi që një mbret, pasi vdiste, bëhej zot?
Në fund të fundit, në atë gjëndje mendore ai përsëri do të shihej, dhe padyshim me frikë. Dhe është pikërisht ekzistenca e gjëndjes ëndërrimtare që na jep kyçin e të kuptuarit se si u largua njeriu nga kolektiviteti i ndërgjegjes. Sepse në ëndërra, dhe në gjëndje të tjera të tilla transformimi, njeriu i largohet nevojës së tij për t'u përqëndruar mbi informacionin e jashtëm rreth e qark tij.
Sipas shkrimtarit Kolin Uillson, njeriu i sotëm ka kaq vizion të ngushtë të realitetit sa që ai pothuaj nuk shikon "kuptimet" e disponueshme nga bota. Arsyeja e kësaj forme miopike ndërgjegjeje është, sipas tij, nevoja jonë për t'u përqëndruar. Në thelb, po të kishte njeriu mundësi të thithte të gjithë informacionin që gjëndet rreth tij, përqëndrimi do të ishte i pamundur për shkak të sasisë së madhe të informacionit që do të merrte.
Sa më lart, na jep çelësin e faktit se si u largua njeriu nga një ndërgjegje e mundshme kolektive. Ndryshimi kryesor midis nesh dhe paraardhësve tanë është se, me teknologjinë e sotme, ne kemi rritur jashtëzakonisht shumë sasinë e informacionit që na vihet në dispozicion brenda botës. Në parahistori, i vetmi informacion i disponueshëm ishte informacioni që na servirte natyra dhe reagimet tona instiktive me botën ishin të mjaftueshme për të siguruar mbijetesën e specieve.
Njeriu, pra, duke u bërë përdorues i veglave, hyri në rrugën drejt qytetërimit, por edhe filloi të rrisë marrjen e informatave. Papritur, për të manovruar veglat e tij, i duhej të përqëndrohej dhe të gjykonte për vetveten. Për këtë, i duhej të zhvillonte një mendje të vetën. Pra, hyrja e teknologjisë kërkoi një adaptim evolucionar – kërkoi ndërgjegjen personale. Kjo nuk ka ndodhur brenda një nate. Procesi ka qënë shumë i ngadalshëm.
Sa më shumë informacion që ne krijonim rreth e qark nesh aq më e vogël duhej të bëhej mendja jonë informacion-grumbulluese për të bërë të mundur filtrimin e informacionit të padëshiruar dhe për të na lejuar të përqëndroheshim. Në fakt, ky proces mund të jetë sot në vazhdim e sipër.
Ajo gjë për të cilën paranormali shpesh qeshet nga materialistët dhe një nga pengesat më të mëdha në pranimin e studimeve të tilla është fakti se paranormali duket se nuk i jep rëndësi jetës.
Megjithatë, duke patur parasysh idenë e një ndërgjegjeje të evoluar, unë do të këmbëngulja se një studim i kësaj çështjeje është po aq jetësor, në mos më shumë, sa edhe çdo sferë tjetër shkencore. Psh, mendoni gjëndjen mendore që do të kishim ne sot në dritën e teorisë së mësipërme dhe rrjetin gjigand teknologjiko-informativ (info-tekn) që ne po ndërtojmë rreth vetes.
Në qoftë se unë kam të drejtë në atë se ndërgjegja personale e njeriut zvogëlohet me rritjen e informacionit për të lejuar përqëndrimin, atëhere bota e papritur info-tekn në të cilën ndodhemi do ta ketë zvogëluar ndërgjegjen personale në atë shkallë sa që ajo po fillon të zhduket. Në qoftë se është kështu, atëhere çfarë lloj mendjeje do të kishim ne? Pa ndërgjegje personale ne do të mbeteshim edhe njëherë me ndërgjegjen kolektive. Por çdo të thotë ky koncept?
Kulm i qytetërimit thuhet se është aftësia jonë për të formuluar gjykime morale. Ky formulim është kryesisht personal dhe, prandaj, mund të thuhet se është një koncept i ndërgjegjes personale. Si rrjedhojë, po të zhdukej ndërgjegja personale do të zhdukej edhe aftësia jonë për të moralizuar.
Shihni rininë e sotme dhe shkatërrimin e dukshëm të moralit. Mund të shihet qartë se shumë nga të rinjtë tanë nuk janë më në gjëndje që të bëjnë gjykime personale lidhur me sjelljen e tyre. Ata nuk shohin asgjë të keqe te kriminaliteti dhe rebelimi në të cilat janë përshirë. Ata ndjejnë nevojën për para dhe zhyten në një imoralitet të thellë për t'i siguruar.
Tani, krahasojeni këtë veprim me një luan që ndan më dysh një kafshë tjetër për të plotësuar nevojat e veta për ushqim - një veprim që i largohet konceptit të moralitetit dhe i afrohet shumë karakteristikave instiktive.
Në këto kushte, fajtori (delinkuenti) dhe luani bashkohen në faktin se të dy mbështeten në influencat instiktive të species së tyre për të plotësuar nevojat e tyre mbizotëruese. Pra, po përsëris atë që theksova më lart, pandërgjegja kolektive e identifikuar nga Jungu mund të kishte qënë një anomali evolucionare me imazhe arkeotipike që zëvendësonte kontrollet instiktive.
Rinia jonë, e bombarduar nga një informacion konstant, po shfaq shenjat e një kthimi te kolektiviteti instiktiv i species, pa moral. Ata po e bëjnë këtë sepse informacioni që ata marrin po tkurr ndërgjegjen e tyre personale për ta zhdukur plotësisht dhe po e kthen mendjen e tyre në formatin kolektivist parahistorik të species. Kjo ide forcohet edhe nga një fakt tjetër.
Jung shënon se pandërgjegja kolektive përmban imazhe arkeotipike që duket se kontrollojnë veprimet tona. Një nga realitetet e kulturës së rinisë në botën e sotme info-tekn është mbizotërimi i krijimeve të ngjashme stereotipike, ku më të fundit mund të përmendim Super Marios dhe Sonic Hedgehogs.
Më tej, në shprehjen e 'individualitetit' të tyre, rinia jonë ndjek rrugë të tilla që në vend që të shpreh individualitet në nivel personal kthehet në një ngjashmëri kolektive. Kjo, natyrisht, është një sjellje e species.
Kjo më bën që të nxjerr konkluzionin se rrjeti ynë info-tekn i sotëm mund të mos jetë kulmi i qytetërimit siç besojmë ne sot. Duke krijuar këtë rrjet, ne kemi krijuar vet një ndërgjegje kolektive Jungiane. Një ndërgjegje kolektive që mund të na kthejë shumë mirë në barbarizëm.

Elizza- 195
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi