EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, në thelb sistem njëpartiak

Shko poshtë

SHBA, në thelb sistem njëpartiak  Empty SHBA, në thelb sistem njëpartiak

Mesazh  Odin 25.11.10 7:26

Noam Çomski: SHBA, në thelb sistem njëpartiak

Linguisti dhe publicisti i njohur, Noam Çomski, shprehet prej kohësh me nota të forta kritike për imperializmin dhe konsumerizmin amerikan. Në një intervistë dhënë për revistën gjermane, "Der Spiegel", diskuton krizën aktuale të kapitalizmit, retorikën e Barak Obamës dhe nënshtrimin e shtresës intelektuale.

Profesor Çomski, katedralet e kapitalizmit u shkërmoqën, qeveria konservatore po e shpenzon energjinë në planet e shtetëzimit. Si ju bën të ndiheni diçka e tillë?


Kohët janë shumë të vështira dhe kriza shumë e rëndë. E parë në perspektivë, fakti që një krizë financiare qe në prag, ishte tërësisht i parashikueshëm, edhe natyra e saj, madje edhe përmasat. Tregjet janë gjithnjë joeficiente.


Çfarë keni parashikuar ju saktësisht?



Në industrinë e financave, ashtu si edhe në industritë e tjera, ekzistojnë rreziqe që lihen jashtë përllogaritjeve. Në rast se ju më shisni një veturë, ndoshta mbetemi të dy të kënaqur. Por ky transaksion ka efekte edhe mbi të tjerë, të cilët as që i marrim parasysh. Shtohen nivelet e ndotjes, rritet çmimi i naftës. Këto janë kostot e jashtme të transaksionit. Në rastin e institucioneve financiare këto kosto janë gjigande.


Por është në natyrën e një banke t‘u hyjë rreziqeve?



Po, por në rast se menaxhohet me kujdes, si në rastin e "Goldman Sachs", do jetë në gjendje të mbulojë rreziqet e veta dhe të përballojë humbjet. Por asnjë institucion financiar nuk është në gjendje të menaxhojë rreziqet e sistemit. Në këtë mënyrë, risku nënvleftësohet. Me triumfin e liberalizmit financiar, rreziqet e risqeve të sistemit, mundësia e një cunami financiar, shtohet rrezikshëm.


Por është e drejtë të bëhet fajtor vetëm Wall Street? Edhe Rruga Qendrore, shtresa e mesme amerikane, gjithashtu e bazon jetesën te paratë e marra hua, të cilat mund të kthehen, ashtu si edhe të mos kthehen?


Borxhi i shkaktuar nga blerësit e shtëpive është tepër i madh. Por nuk do ngulesha te përgjegjësitë personale. Kjo mani konsumi është e bazuar te fakti që jemi shoqëri e dominuar nga interesat e biznesit. Një propagandë masive i shtyn të gjithë të konsumojnë. Konsumi është i mirë për fitimet dhe për establishmentin politik.


Si përfitojnë politikanët kur popullsia lëviz shumë me makinë, ha shumë dhe psonis shumë?


Konsumi u merr mendjen njerëzve. Nuk mund ta kontrollosh popullsinë me forcë, por mund ta shpërqendrosh falë konsumit. Shtypi i biznesit ka folur tepër hapur mbi këtë parim.


Pak më parë e quajtët Amerikën "vendi më i madh në botë". Si përputhet kjo me atë që sapo thatë?


Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumë aspekte janë një vend i madh. Liria e fjalës mbrohet më shumë se kudo tjetër. Është gjithashtu shoqëri shumë e lirë. Në Amerikë profesori flet me mekanikun. Bëjnë pjesë në të njëjtën kategori.


Slogani i zgjedhjeve presidenciale të këtij viti është "ndryshimi". A vëreni shanse për ndryshime të menjëhershme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ose të përdorim shprehjen e parapëlqyer të Obamës: "Ndiheni i ndezur"?


Aspak. Reagimi evropian ndaj Obamës është zhgënjimi.


Por ai flet për gjëra që priten prej kohësh në Evropë. Flet për partneritet transatlantik, i jep prioritet diplomacisë dhe ringjalljes së shoqërisë amerikane.



Kjo është e tëra retorikë. Kujt i hyn në punë? E gjithë kjo fushatë përqendrohet te retorika e fjalëve të bukura, shpresa, ndryshimi, këto lloj gjërash, por jo te problemet e vërteta.


Mos parapëlqeni skuadrën e anës tjetër: veteranin 72-vjeçar të Vietnamit dhe Sara Peilin, ish-mbretëreshën e bukurisë së Alaskës?


Fenomeni Sara Peilin ngjall shumë kureshtje. Po të na shihte ndokush nga Marsi, do kuptonte se ky vend është marrosur.


Duket se janë ngjallur konservatorët dhe votuesit religjiozë.


Duhet mbajtur parasysh se ky vend është themeluar nga fanatikët religjiozë. Që nga koha e Xhimi Karterit, fondamentalistët fetarë luajnë rol të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve. Ishte i pari President që luajti kartën e të krishterit të ringjallur. Kjo ndezi një dritë të vogël në mendjet e organizatorëve të fushatave: hiqu si besimtar fanatik dhe në çast ke në dorë një të tretën e votave. Askush nuk pyeti nëse Lindon Xhonsoni shkonte çdo ditë në kishë. Bill Klinton mund të jetë po aq besimtar sa edhe unë, pra zero, por menaxherët e fushatës së tij çdo ditë e shfaqnin duke kënduar psalme në një kishë baptiste.


Nuk ka asgjë që ju pëlqen te MekKeini?



Në një aspekt është më i ndershëm se rivali. Deklaron në mënyrë eksplicite se kjo fushatë nuk po kryhet mbi çështjet e rëndësishme, por mbi personalitetet. Demokratët nuk janë kaq të ndershëm, megjithëse janë të të njëjtit mendim.


Pra, për ju, republikanët dhe demokratët përfaqësojnë variacione të parëndësishme të së njëjtës platformë?


Sigurish që ka dallime, por nuk janë thelbësore. Askush nuk duhet të ketë iluzione. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në thelb funksionon sistemi politik njëpartiak dhe partia në pushtet është partia e biznesit.


Po e ekzagjeroni. Në thuajse të gjitha çështjet vitale - nga taksat e të pasurve deri tek energjia nukleare - dy partitë kanë pozicionime të ndryshme. Të paktën në çështjen e luftës e të paqes, të dyja partitë dallojnë së tepërmi. Republikanët duan të luftojnë në Irak deri ditën e fitores. Për MekKeinin duhet vepruar kështu edhe po të duhen 100 vjet. Demokratët flasin për një plan tërheqjeje.


Le t‘i këqyrim më nga afër këto "dallime" dhe të kuptojmë sa cinikë janë.

Skifterët thonë se po të vazhdojmë mund të fitojmë.
Pëllumbat thonë që po na kushton shumë.

Por gjeni një politikan që të thotë hapur se ky agresion përbën krim: dhe problemi i vërtetë nuk është se duhet fituar apo jo, as edhe në kushton apo jo shumë. E mbani mend pushtimin rus të Afganistanit? A i hymë ndonjëherë debatit nëse rusët mund ta fitonin apo jo, a nëse kushton apo jo shumë? Ky debat mund të zhvillohej në Kremlin ose në faqet e "Pravdës". Por është ai lloj debati që zhvillohet në një shoqëri autoritare. Në se gjenerali Petraus do arrijë të fitojë në Irak atë që arriti Putini në Çeçeni, do kurorëzohej mbret. Pyetja e vërtetë është: A marrim parasysh vetë ato standarde që kërkojmë te të tjerët?
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi