Leximi i fatit nga kokrrat e fasules
3 posters
Faqja 1 e 1
Leximi i fatit nga kokrrat e fasules
LEXIMI I FATIT NGA KOKRRAT E FASULES
Hedhja e kokrrave të fasules është identike me gjuajtjen e shkopinjve te Ji-Gjingu, për të cilin thuhet se ka mundësi të madhe parashikimi...
Kësaj rradhe fillojmë me parashikimin e fatit nga kokrrat e fasuleve, pasi që ky rekuizit gjendet në çdo shtëpi. Llojet e leximit të fatit nga kokrrat e fasuleve janë të shumta, por ne këtu do të merremi vetëm me njërën prej tyre.
Nga titulli sigurisht e keni paramenduar ndonjë jevge e cila nën tendën e vet, me kokrrat e fasuleve që janë zverdhur nga koha, mundohet t'ju këputë ndonjë metelik prej xhepit. Duhet thënë se hedhja e kokrrave të fasules është identike me gjuajtjen e shkopinjve te Ji-Gjingu, për të cilin thuhet se ka mundësi të madhe parashikimi.
Si hedhen "kokrrat e fatit"?
Si hedhen kokrrat e fatit Kjo nuk është aq e vështirë, së pari ju nevojitet pak kohë e më vonë më tepër imagjinatë. Ja dhe principi: Merren 49 kokrra të bardha të fasuleve, dhe më pas ju nevojitet një copë pëlhure 50 x 50 cm, kualiteti dhe ngjyra nuk është me rëndësi. Kokrrat e fasuleve i mban në grusht ai, të cilit do t'ia hapni fallin.
Personi i cili i gjuan kokrrat duhet të jetë i koncentruar në pyetjen, ashtu që të merr përgjigjen e dëshiruar.
Të gjitha kokrrat gjuhen me grusht në pëlhurën e madhësisë 50 x 50 cm. Pastaj me dorën e djathtë i tubojmë të gjitha në një grup, nga ana e djathtë në të majtë (skica 1) dhe përsëri gjuhen në pëlhurë. Kjo procedurë përsëritet tre herë.
Pastaj me të dy duart merren nga një grup kokrra (largohen anash), ashtu që të mbeten tre grupe mbi pëlhurë (skica 2), duke mos patur vëmendjen se sa kokrra mbeten në cilin grup. Tani fillon llogaritja matematikore.
Merret grupi i parë dhe ndahen 4 kokrra prej tij dhe lihen anash. dhe nëse mbesin më shumë se katër atëhere hiqen edhe katër të tjera, gjersa numri i kokrrave të mbetet nën katër. Për shembull, në grupin e parë janë gjithsejt 11 kokrra. Prej aty ndahen katër, kështu që mbesin shtatë. Përsëri hiqen katër kokrra të tjera, kështu që në fund mbeten tri.
Grupet e kokrrave të fatit Ato tri kokrra pastaj i vendosni në kolonën e pare, do të thotë në fund të kolonës. Ashtu bëni edhe me grupin e dyte dhe të tretë. Kështu keni fituar rendin e parë në horizontale (skica 3).
Kokrrat që kanë mbetur i gjuani përsëri tre herë mbi pelhurë, me dy duart formoni tre grupe e pastaj si e formuat rendin e parë horizontal. e formoni edhe të dytin. Dhe së fundi e formoni edhe rendin e tretë. Nga skica shohim renditjen ku formuan 9 grupe, 3 x 3.
Si lexohet fati? Reshtat e fatit.
- Rendi i poshtëm horizontal (Rendi I) - përfaqëson të kaluarën e juaj dhe gjithashtu është edhe kolonë që paraqet anën femërore, dhe në bazë të renditjes mund të shihni se çka i ka ndodhur mediumit në të kaluarën. P.sh. pasi që na doli rendi i pare me grupe nga 3, 2 dhe 4 kokra (shihe skicën 3), këtë mund ta deshifrojmë kështu: "dikush nga ana e femrës flet keq për ju".
- Rendi i mesëm horizontal (Rendi II) - e paraqet të tashmen, ku në bazë të renditjes mund të thoni diçka për të tashmen e mediumit, ose të tuajën, nëse keni hapur fallin për vete. Në rastin tonë kemi grupin me nga 2, 4 dhe 2 kokrra që do të thotë; "Ju pret fitim material si pasoj e punës suaj."
- Rendi i lartë horizontal (Rendi III) - na e paraqet të ardhmen, si dhe anën mashkullore. Në rastir tonë kemi 3, 3 dhe 4 që mund të themi: "fejesë, dhuratë dhe marrëveshje për martesë, të ndihmuar nga ana e ndonjë mashkulli."
Pasi i keni lexuar horizontalisht rreshtat, mund të filloni me leximin e kolonave vertikale.
Kolonat e fatit
- Kolona e parë nga e majta - ju paraqet juve dhe atë se ç'është duke ju pritur. Psh në rastin tonë si në skicë (3), në kolonën e parë vertikale me 3, 2 dhe 3 kokra, ju lajmëronë se "një person që ju nuk e njihni do t'ju thërret në takim."
- Kolona e dytë në mes- i paraqet shokët, shoqërinë, dhe gjithë ata qe ju rrethojnë, dhe nga kjo kolonë mund të shihni se si ju përjeton rrethi. Pra në rastin tone kemi 3, 4 dhe 2 kokra e që do të thotë: "mos flitni për vete e sidomos para njerëzve që nuk i njihni."
- Kolona e tretë i nga e majta - paraqet të dashurin tuaj, partnerin, dhe renditja në kolonën ju tregon se çka është duke bëre ai / ajo në këtë moment. P.sh. në rastin tonë kemi 4, 2 dhe 4 kokra, qe do të thotë se; "ai/ajo është duke menduar që të pajtohet me juve (nëse jeni të hidhëruar)."
E vërejtët se mënyra e përgjigjes në të shumtën varet edhe nga imagjinata, apo thënë më mirë nga intuita juaj.
Komentimi i grupeve të fasuleve të hedhura
GRUPI KOMENTI
1 1 1 Lajme të papritura
1 1 2 Letër apo lajm nga personi, të cilin nuk e keni parë një kohë të gjatë.
1 1 3 Vështirësi në punë (shkollë).
1 1 4 Udhëtim zyrtar.
1 2 1 Udhëtim i sigurt dhe argëtim i mirë.
1 2 2 Vizëtë nga një person i dashur
1 2 3 Ju presin ndërrime të volitshme në punë
1 2 4 Rast i mirë që të keni sukses në punë
1 3 1 Do ta merrni një ofertë të shkëlqyeshme afariste
1 3 2 Kujdes në punë, dikush mund ta keqpërdorë mirësinë tuaj
1 3 3 Lajme të mira në punë apo në shkollë
1 3 4 Fitim i papritur
1 4 1 Ju presin fjalosje dhe zënka
1 4 2 Lajme të këqija, ju presin gjëra të padëshiruara
1 4 3 Probleme jashtë shtëpisë
1 4 4 Do ta dëgjoni një lajm të vendosur
2 1 1 Do të ndjeheni keq gjat takimit me një person
2 1 2 Partneri i juaj është duke folur dhe menduar për një tjetër person
2 1 3 Kujdes, partneri po ju mashtron me tjetërkend
2 1 4 Lajme shumë të mira nga partneri
2 2 1 Keni takim me një person të uniformuar.
2 2 2 Lajme të këqia lidhur me vdekjen e një personi.
2 2 3 Së shpejti do të dashuroheni, takime dhe njoftime të reja.
2 2 4 Takim i rëndësishëm me një shok.
2 3 1 Shpresat që i keni, do t'i realizoni.
2 3 2 Partneri i juaj mendon në ju dhe dëshiron të takohet me ju.
2 3 3 Një vizitë e papritur!
2 3 4 Do ta fitoni një dhuratë të bukur
2 4 1 Do të keni probleme në punë dhe mërzi për shkak të parave.
2 4 2 Ju pret fitimi material, si pasojë e punës suaj.
2 4 3 Do tlju vizitojë një person i dashur
2 4 4 Dashuri e largët.
3 1 1 Kujdes nga peronat dyfytyrësh.
3 1 2 Para jush është një dashuri e re.
3 1 3 Vdekje e personit të afërt!
3 1 4 Ju kanoset një rrezik serioz.
3 2 1 Kujdes në trafik, është i mundshëm aksidenti i komunikacionit.
3 2 2 Personi në të cilin mendoni ju do pa masë.
3 2 3 Një person që nuk e njihni do t'ju thërret në takim.
3 2 4 Dikush flet keq për juve
3 3 1 Partneri do t'ju braktisë
3 3 2 Kujdes nga zënkat dhe fjalosjet.
3 3 3 Dashuri do të keni nga dikush që edhe ju e doni.
3 4 1 Partneri ju do.
3 4 2 Mos flitni për veten, sidomos para njerëzve që nuk i njihni.
3 4 3 Ju pret një zhgënjim.
3 4 4 Partnerin e keni besnik.
4 1 1 Para jush është një ndërrim i madhë i rërdësishëm.
4 1 2 Sëmundje e ndonjë anëtari të familjes.
4 1 3 Zënka në dashuri.
4 1 4 Nuk do ta fitoni dashurinë e personit që doni ta bëni për vete.
4 2 1 Do të dëgjoni lajme të mira për partnerin.
4 2 2 Do të kuptoni se është sëmurë një person mashkull.
4 2 3 Duhet ta merrni një vendim serioz.
4 2 4 Do të pajtoheni me partnerin.
4 3 1 Mos i humbni shpresat, problemi i juaj mund të tejkalohet.
4 3 2 Përgatituni për rrugë të largët.
4 3 3 Personin të cilin e pritni do të vij.
4 3 4 Shoqëri e madhe - argëtim në shtëpi.
4 4 1 Probleme, fjalosje në shtëpi.
4 4 2 Partneri çmendet pas juve.
4 4 3 Do t'ju lajmërohet një dashuri e vjetër.
4 4 4 Gjithmonë jeni në mendime për partneri
Nëse keni më shumë se tre grupe me nga katër kokrra, atëherë shihni se çkemi përgatitur më poshtë:
• 3 x 4 kokrra të renditura në diagonale është kombinim mjaft fatlum dhe fat i jashtëzakonshëm.
• 4 x 4 mos pritni shumë nga kjo dëshirë që e menduat.
• 5 x 4 ju pret diçka shumë e mire.
• 6 x 4 ju pret një problem shëndetësor.
• 7 x 4 do të jeni të stërkënaqur
• 8 x 4 para jush qëndrjnë probleme të mëdha.
• 9 x 4 ju pret fat i papërshkrueshëm.
Dhe së fundi, edhe nëse nuk besoni në falle, duhet të pranoni se është argëtim i mirë.

gjilanasi- 361
RE
Me falni por asgje nuk arrita te kuptoj dhe ju thoni skicat ku jane mund ta shpjegoni pak me thjeshte ju lutem qe te jete me e lehte per tu kuptuar, flm.
sergio13- 5
Re: Leximi i fatit nga kokrrat e fasules
Ja edhe skicat e shpjegimit, besoj se do te ju ndihmoje.
gjilanasi- 361
Re: Leximi i fatit nga kokrrat e fasules
Fasulet duhet te hidhen tri here - per te kaluaren, per te tashmen dhe te ardhmen.
Hidra- 33
Similar topics
» Leximi i fytyres
» Loja e parë e fatit
» Leximi i shputave
» Falli i dorës
» Kiromancia - Leximi i Dorës
» Loja e parë e fatit
» Leximi i shputave
» Falli i dorës
» Kiromancia - Leximi i Dorës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi