Kiromancia - Leximi i Dorës
4 posters
Faqja 1 e 1
Kiromancia - Leximi i Dorës
Kiromancia - Leximi i Dorës
Për çfarë shërben Kiromancia?
Kiromancia është një art që lidhet me përftimin e të dhënave mbi personalitetin dhe të ardhmen e një individi nëpërmjet leximit të dorës. Këtu poshtë do paraqesim disa të dhëna mbi elementët bazë që përbëjnë dorën, nëpërmjet të cilëve do njiheni ose do rinjiheni me karakterin, personalitetin, përbërjen fizike, fatin, dashurinë, të kaluarën por edhe të ardhmen.
Por jo vetëm kaq! Mund të mësoheni të lexoni edhe duart e të tjerëve, ato të miqve, pjestarëve të familjes apo ndonjë njeriu të dashur. Mund të vlerësoni dijen, vullnetin, aftësinë e të dashuruarit, altruizmin, guximin, shkurt pra, përmes leximit të dorës mund të shqyrtoni dhe të përshkruani në mënyrë të përkryer personin që mund të ndodhet para jush.
Shkrimet e shenjta mbi Kiromancinë
Deri edhe në Shkrimet e Shenjta gjejmë të dhëna mbi vijat e dorës; në “Libri i Jobit” mund të lexojmë: “Zoti shënoi me vulën e tij dorën e të gjithë njerëzve, ashtuqë të gjithë të mund të shohin veprat e Tij dhe vizatimet e tij “. Ndërsa Moisiu thotë: “Ligji i Zotit është shkruar edhe në ballin edhe në duart e tua.”
Historia
Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi, siç e thamë, ishte njohja e karakterit të individit, dhe fati i tij i mundshëm. Mendohet që kiromancia të jetë praktikuar qysh tek Asirasit, Babilonasit, Kaldeasit dhe Egjiptianët.
Me kiromanci janë marrë Anaksagora, Artemidori, Demokriti, Galeni, Paracelsi dhe filozofë të tjerë të shkëlqyer të botës antike. Aristoteli, në veprën e tij “Coeli et Mundi Causa”, pohon se “vijat e dorës së njeriut nuk janë krijuar pa arsye, ato janë formësuar mbi të gjitha nga ndikimi i qiellit dhe nga individualiteti njerëzor.”.
Mesa dihet, i pari që u muar me kiromanci në Kinën e lashtë, ishte perandori Fu Hsi, por studiuesi më i famshëm ishte Duka Wen, themeluesi i dinastisë Chow, i cili mbretëroi rreth vitit 1122 Para Krishtit. Duket qartë se të gjitha qytetërimet kanë patur kultivuesit e këtij arti që ka arritur deri tek ne i kodifikuar nga shkolla të ndryshme si: hindu, anglosaksone, franceze, gjermane dhe çeke. Megjithatë, vetëm falë kirozofit francez Desbarrolles e mandej studiuesit D’Arpentigny, aty nga viti 1900 kiromancia u vendos në një nivel dinjitoz dhe u studiua në mënyrën më të mundshme shkencore.
Përgjithësisht vërehet dallim me kirologjisë së dhe kiromancisë së vërtetë: Kirologjia vendos marrëdhënie mes shenjave të dorës dhe karakteristikave psikologjike të personit e kushteve të përgjithshme që lidhen me shëndetin e tij, ndërsa kiromancia nëpërmjet shenjave të tilla arrin të parathotë fatin e individit. Pra, mund të themi se kirologu lexon karakterin, ndërsa kiromanti lexon të ardhmen.
Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Një guidë për të lexuar fatin në pëllëmbën e dorës
Si të lexoni dorën
Kay Packard, themeluese e Akademisë Amerikane të Analizës së Dorës në Kaliforni, tregon hiletë e fallxhoreve.
Filimisht zgjidhni dorën, por zgjedhja s’duhet të jetë e rastësishme. Për të lexuar mbi punën apo mënyrën si i prezantoheni botës, zgjidhni dorën që përdorni më shumë. Ndërsa për lidhjet, ëndërrat ose problemet emocionale, shihni dorën tjetër. Nesë nuk i dalloni mirë vijat e dorës, mbylleni pakëz pëllëmbën dhe shiheni nën dritë të fortë. Mbani mend se nëse një vijë është më pak e dukshme, do të thotë se ka nevojë për veprim në atë fushë të jetës. Ndërkohë një vijë e thellë, do të thotë se karakteristikat e lidhura me të janë të forta dhe të zhvilluara mirë.
Vija e kokës (The Head Line)
Nëse keni një:
Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Tregon se jeni mendimtar i shpejtë dhe që arrini në përfundime pa e zgjatur shumë.
Vijë të gjatë e të drejtë (që zgjatet përgjatë pëllëmbës drejt gishtit të vogël)-Analizoni shumë. Shpesh e gjeni veten duke menduar e stërmenduar të njëjtën gjë para se të merrni një vendim.
Vijë që ndahet në dy pjesë-I ndjeshëm ndaj të tjerëve. Mund t’a ndryshoni shpesh mendjen.
Vijë të gjatë dhe e harkuar (që zbret drejt këndit të poshtëm të pëllëmbës)-Jeni mendimtar kreativ që që mund të mendoni shumë zgjidhje të mundshme për një situatë.
Vija e zëmrës (The Heart Line)
Nëse keni një:
Vijë të gjatë e të drejtë (që mbaron poshtë gishtit tregues si në figurë)-Jeni racionalë dhe analizues, që i merrni gjithnjë në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe njerëzit ju vlerësojnë për këtë.
Vijë të shkurtër e të drejtë (që mbaron midis gishtit të mesit dhe atij tregues)-Ju keni nevojë për lirinë tuaj. E tregoni dashurinë më shumë nëpërmjet veprimeve sesa fjalëve.
Vijë e gjatë e harkuar (harkohet lart drejt bazës së gishtit të mesit)-ju drejtojnë pasionet dhe dëshirat tuaja, dhe nuk ju intereson kush e di këtë.
Vijë e shkurtër e harkuar (harkohet lart gati 1cm nën bazën e gishtit të mesit)-jeni të rezervuar dhe preferoni grupet e vogla ndaj atyre të mëdha. Mund të hapeni nëse jeni vetëm me një person tjetër.
Vijë me dy ose më shumë X-e në pjesën dalëse të pëllëmbës-Keni përjetuar një tradhëti të madhe.
Vijë që ndahet në dy pjesë-Keni zakon t’i anashkaloni emocionet tuaja duke i kushtuar më shumë rëndësi nevojave të të tjerëve.
Vija e jetës (The Life Line)
Nëse keni një:
Vijë të gjatë (që harkohet rreth muskulit të gishtit të madh dhe përfundon në bazën e pëllëmbës si në figurë)-jeni një shkëmb i fortë ku njerëzit mbështeten në situata të vështira.
Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Kur gjërat bëhen të vështira, të qëndruarit i zënë me punë ju bën të ndiheni të sigurt e të mbrojtur.
Vijë e zbehtë-Ju duhet të qetësoheni herë pas here. Joga, meditimi, ecja ose edhe lojrat do t’ju bëjnë mirë.
Vijë e thyer-Çdo thyerje në vijë përfaqëson një eksperiencë traumatike që ka ndikuar edhe në vendimmarrjen tuaj.
Burimi: Real Simple

Zattoo- 600
Re: Kiromancia - Leximi i Dorës
disa thone qe fati nuk eshte i percaktuar ne njeren ane , dhe ne anen tjeter thone qe ne vija te dores shihet e ardhmja.
Ka njerez qe me te vertete te thone per disa gjera qe do te ndodhin ne te ardhmen e afert ne baze te shikimit te dores, gjera qe as ti vet nuk i beson deri sa te ndodhin.
ketu fillon konfuziteti, a eshte apo jo e percaktuar e ardhmja ?
hajde te shkembejme mendime...

bojko- "Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s
33
Re: Kiromancia - Leximi i Dorës
E ardhmja përcaktohet nga e tashmja, sepse e ardhmja nuk ekziston ashtu sikur e kaluara.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Falli i dorës
» Leximi i Pëllëmbës së Dorës
» Leximi i dorës, sa i vërtetë është ?
» Rruga e dorës së majtë dhe rruga e dorës së djathtë
» Leximi i fytyres

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi