EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leximi i fytyres

2 posters

Shko poshtë

Leximi i fytyres Empty Leximi i fytyres

Mesazh  Luli 24.10.11 1:50

Leximi i fytyres Ridevi10

Nëse i besojmë një studimi të ri, në fytyrë mund të na shihet se çfarë fëmijërie kemi pasur. Nëse linjat në fytyrë nuk janë simetrike, fëmijëria nuk ka qenë e lehtë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Edinburghut kanë vërejtur se simetria e fytyrës zbulon detaje në lidhje me fëmijërinë, madje edhe për statusin shoqëror-ekonomik.

Hulumtimi është bazuar në matjet e fytyrës dhe trupit dhe simetrisë së 292 participantëve të rritur, të moshave ndërmjet 83 dhe 87 vjeç. Ata janë përgjigjur në shumë pyetje rreth fëmijërisë së tyre, ndërsa shkencëtarët kanë hulumtuar rreth ambientit dhe rrethanave si janë rritur.

Kështu, është vërejtur një lidhje e madhe mes simetrisë më të vogël të linjave të fytyrës dhe rritjes në një rreth të varfër. Lidhshmëria është më e shprehur te meshkujt, sesa te femrat.

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se disa mungesa nga fëmijëria lexohen në linjat e fytyrës, që do të thotë se në fytyrën e dikujt mund të lexohet se çfarë fëmijërie ka pasur.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leximi i fytyres Empty Re: Leximi i fytyres

Mesazh  Albaniaa 13.09.13 8:26

Forma e fytyrës tregon shenjën e horoskopit !!!!!

Leximi i fytyres Foto32

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, nëse i besoni horoskopit, do të jeni në gjendje të dalloni se çfarë shenje i përkasin njerëz të ndryshëm, duke u bazuar në karakteristikat e fytyrës së tyre.

Më poshtë, po ju japin disa orientime, për ta pasur më të lehtë. Kështu, ju do të filloni të bëni testimet e para.

Dashi

Shenja e parë e Zodiakut, Dashi, udhëheq fytyrën dhe kokën.

Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, në përgjithësi kanë vija shumë të theksuara në fytyrë dhe ballë, që shtrihen nga qendra për tek anët (si brirët e dashit).

Në disa raste, kryesisht tek meshkujt, balli kërcen për nga jashtë. Të lindurit në këtë shenjë gëzojnë shëndet mjaft të mirë, janë të lëvizshëm, ndërsa mënyra sesi ecin, tregon se kanë shumë besim në vetvete.

Demi

Kjo shenjë ka si simbol pamjen e kafshës prej nga ka marrë edhe emrin.

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë marrë qafën e gjerë dhe të fortë të demit, por kjo nuk ndodh përherë, pasi në disa raste qafa e tyre është e gjatë dhe e hollë.

Por, në vija të përgjithshme, qafa është një karakteristikë e theksuar e njerëzve që i përkasin kësaj shenje.

Gjithsesi, bëhet me dije se qafa dhe të gjitha organet që fshihen brenda, lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me demin. Kështu, njerëzit e kësaj shenje kanë trup të lidhur, flokë kaçurrelë apo të valëzuar dhe sy në ngjyrë të errët.

Binjakët

Shenja e Binjakëve udhëheq sistemin e frymëmarrjes dhe të lindurit e kësaj shenje janë të këndshëm dhe të falin një valë freskie (në kuptimin figurativ).

Nëse gjykojmë nga mënyra sesi lëvizin apo sillen, për shembull gjatë eventeve të ndryshme, mund të themi se duken të gjatë, të hollë, edhe pse mund të jenë të shkurtër dhe të shëndetshëm.

Simboli i tyre janë dy fëmijë të vegjël, ndaj edhe binjakët kanë karakteristika të vogla, por shumë të ndezura, pamje shprehëse dhe sy që ndriçojnë, me qëllim që të mos u shpëtojë asgjë. Kurse ballin e kanë zakonisht të gjerë.

Gaforrja

Gaforrja është shenja që udhëheq gjoksin dhe stomakun, ndërsa ka si simbol një gaforre.

Karakteristika kryesore për të lindurit në këtë shenjë është fytyra e rrumbullakët, edhe kur ata janë shumë të bukur.

Veç kësaj, femrat e kësaj shenje kanë gjoks vërtet të bukur, pak rëndësi ka madhësia. Gjithashtu, rrezikojnë që nga shëndeti, të grumbullojnë kile në zonën rreth barkut.

Sytë gjithashtu i kanë shumë të bukura.

Luani

Njihet si mbreti i pyllit dhe të gjithë që kanë lindur në këtë shenjë, kanë një sjellje mbretërore, si dhe flokë mjaft të shëndetshëm dhe të bukur.

Lëvizjet i bëjnë të ngadalta dhe i japin rëndësi çdo veprimi të tyre. Shpatullat i kanë të gjera dhe trupin e mbajnë drejt.

Sytë e tyre kanë një shkëlqim të kadifenjtë, ndërsa fytyra zakonisht është e gjerë.

Hunda është karakteristika e tyre më e theksuar në fytyrë, ndërsa buzëqeshja është e veçantë.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës udhëheq sistemin tretës dhe përfaqësohet në mënyrë simbolike nga një vajzë.

Të lindurit në këtë shenjë, duken më të rinj në moshë nga sa ç’janë, si dhe gëzojnë shëndet të mirë.

Ata skuqen lehtë kur ndodhen në qendër të vëmendjes dhe nëse janë vetëm, kujdesen shumë për veten e tyre. Shikohen shpesh në pasqyrë dhe përpiqen që të gjejnë defektet, që më pas të thonë se nuk janë aspak të bukur.

Peshorja

Në përgjithësi, të lindurit në shenjën e Peshores dallohen për buzët dhe hundën e tyre që i kanë në forma të bukura. Ata dinë të ruajnë linja mjaft harmonike.

Por edhe në rastet kur nuk i kanë këto cilësi, ata prapë janë shumë tërheqës dhe kanë buzëqeshje të mrekullueshme dhe të qeshur karakteristike që ia përcjellin edhe të tjerëve.

Lëvizjet e tyre janë plot naze, trupin e kanë të rregullt dhe zëri i tyre është melodioz. Janë mjaft elegantë në veprimet e tyre.

Akrepi


Karakteristika kryesore e të lindurve në shenjën e Akrepit është vështrimi i tyre. Sytë, qoftë në ngjyrë të hapur apo të errët, pak rëndësi ka, kanë një shkëlqim të veçantë dhe duket sikur ngulen drejt e në shpirtin e njerëzve që kanë përballë.

Por nga ana tjetër, akrepat janë të aftë që të fshehin ndjenjat e tyre, pas një fytyre me vija karakteristike që bëhen më të dukshme falë një lëkure të zbehtë dhe gati të tejdukshme.

Shigjetari

Shigjetarin e simbolizon një qenie mitologjike që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë kalë.

Mos ndoshta për këtë arsye, të lindurit në këtë shenjë lëvizin me nxitim, me një hap që të kujton maratonën.

Përgjithësisht kanë sy të bukur dhe shprehës, trup atletik por që rrezikojnë me kalimin e viteve të shtojnë peshë, falë dashurisë së madhe që kanë për ushqimit.

Bricjapi

Me një pamje të rreptë dhe pjekuri edhe kur janë të rinj në moshë, të lindurit në shenjën e Bricjapit kanë një zë të thellë dhe të bukur.
Mund të jenë ezmerë dhe lëvizjet e tyre të jenë të matura. Ata marrin një qëndrim serioz që i shkon për shtat karakterit të tyre skeptik.

Lëkura e tyre është pika e tyre më e ndjeshme dhe shpesh vuajnë dhe nga alergjitë.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë ballë të lartë, sy në ngjyrë të çelur, pamje të shpërqendruar dhe profil të zakonshëm.

Këto janë karakteristikat kryesore për pamjen e jashtme të Ujorëve, të cilët gjithashtu kanë një çiltërsi dhe i presin njerëzit me buzëqeshje.
Trupi i tyre nuk është elegant por përkundrazi, shquhen për trup të fortë dhe të lidhur.

Peshqit

Të lindurit në shenjën e Peshqve, dallojnë për mënyrën e të ecurit, me hapa të shpejtë por elegantë.

Ata kanë gjithashtu flokë të hollë, sy të mëdhenj me vështrim të veçantë.

Mund të jenë të gjatë apo të shkurtër, por sido që të jetë gjatësia e tyre, bie në sy harmonia në sjellje dhe lëvizje
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leximi i fytyres Empty Re: Leximi i fytyres

Mesazh  Albaniaa 13.09.13 8:28

Pozita dhe forma e rrudhave zbulon karakterin e njerëzve

Leximi i fytyres F1_19linjat-fytyre-jpg1332534319
Publikuar: 19.03.2012 - 21:24

Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon edhe numër jashtëzakonisht të madh ngjarjesh dhe ndryshimesh në jetën e njeriut. Bazuar në shtatë lloje të rrudhave në ballë mund të zbulohet karakteri i njeriut.

Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders. Në bazë të studimit të vet shumëvjeçar ka përfunduar që rrudhat të cilat shfaqen në ballë kanë kuptim të madh në përcaktimin e karakteristikave të njeriut, ndërsa sipas interpretimit të këtij mistiku dhe astronomi, gjatësia, thellësia dhe forma e rrudhave në ballë po ashtu mund të ndihmojnë në parashikimin e së ardhmes së atyre që i kanë.

Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon numrin jashtëzakonisht të ndodhive dhe ndryshimeve në jetën e njeriut. Përkundër kësaj, numri shumë i vogël i rrudhave është shenjë e jetës së qetë në të gjitha fazat e jetës. Nëse rrudhat ekzistuese papritmas fillojnë të ndryshojnë, lëshohen apo ngrihen, thellohen apo zgjerohen, ose papritmas zvogëlohen apo zhduken, kjo mund të nënkuptojë që njeriu është para ndonjë ndryshimi drastik në jetë, ndërsa kualiteti i ndryshimit të ardhshëm të jetës varet prej asaj se cila rrudhë e përjeton transformimin.

7 linjat e rrudhave: Karakteri “i shkruar” në ballë


1.    Linja e Saturnit

Rrudha e vendosur në pjesën më të lartë të ballit, gati ngjitur me flokët i takon Saturnit, ndërsa shfaqet para viteve të mesme të jetës. Kur kjo rrudhë është e gjatë dhe e shprehur qartë, nënkupton karakterin të cilin e veçon fuqia e madhe e vëzhgimit, mendjemprehtësia dhe kujdesi. Kur është e shkëputur, nënkupton lakminë për para dhe prirjen e theksuar për t’u nervozuar. Nëse është e valëzuar, fytyra në të cilën gjendet i takon personit i cili është i gatshëm për të mashtruar.


2.    Linja e Jupiterit

Linja e Jupiterit gjendet menjëherë nën atë të Saturnit. Kur është e drejtë dhe e theksuar qartë tregon ndershmërinë dhe drejtësinë e personit, në ballin e të cilit gjendet. Ai që ka këtë rrudhë, sipas teorisë së Sandersit, do të përjetojë fat të madh dhe do ta ketë rastin të pasurohet në mënyrë të ndershme. Po ashtu, nëse rrudha e Jupiterit është më e gjatë se ajo e Saturnit, është shenjë e pasurisë, krenarisë së theksuar dhe religjionit të personit të caktuar.



3.    Linja e Marsit

Rrudha e tretë i takon Marsit. Personi tek i cili kjo rrudhë është e qartë, e gjatë dhe shtrihet përmes tërë ballit, është jashtëzakonisht i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të luftojë për synimet e veta. Në rastin kur rrudha është e shkëputur, fjala është për një person shumë mëdyshës, ndërsa kur është e valëzuar, pronari i saj është qejfli dhe ka sjellje të lirë.


4.    Linja e Diellit

Rrudha e katërt gjendet sipër vetullës së djathtë dhe i takon Diellit. Nëse është e theksuar qartë dhe shtrihet deri te pothuajse qendra e ballit, paraqet një individ shumë ambicioz i cili rezonon në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, kjo rrudhë tregon edhe realizimin e ambicieve dhe sukses në të gjitha planet. Nëse është e shkëputur, është simbol i egoizmit dhe i dëshirës së tepruar për para. Linja e valëzuar e Diellit, zbulon që ai person i cili e ka në ballë është i prirë për zili dhe ligësi. Kryqëzimi i kësaj rrudhe me një tjetër, është shenjë e pasurisë dhe prestigjit.



5.    Linja e Hënës

Rrudha e pestë është linjë e Hënës, ndërsa gjendet mbi vetullën e majtë. Nëse është e shprehur qartë dhe e drejtë, është shenjë që personi i cili e ka do të udhëtojë shumë në vendet e largëta. Kjo rrudhë është karakteristike për njerëzit me imagjinatë jashtëzakonisht të zhvilluar. Nëse është e shkëputur, bëhet fjalë për një person tekanjoz, ndërsa nëse është e valëzuar tregon mosrespektin e atij që e ka. E kryqëzuar me rrudhë tjetër është shenjë e lumturisë.



6.    Linja e Venerës

Linja e gjashtë i takon Venerës, ndërsa shtrihet në mes vetullave. Nëse është e qartë dhe e drejtë nënkupton emocione dhe lumturi në dashuri. Sa më e hollë është rrudha nënkupton që aq më i ndjeshëm dhe i ëmbël është ai që e ka. Nëse është e valëzuar, nënkupton sukses i cili do të arrihet me shumë përpjekje. Nëse është e ndërprerë nënkupton zhgënjim në dashuri dhe ndërrimin e shpeshtë të partnerëve.


7.    Linja e Merkurit

Linja e shtatë mban emrin e Merkurit, gjendet menjëherë mbi hundë, menjëherë nën linjën e  Venerës. Nëse është shumë e shprehur dhe kthehet në të majtë është shenjë e fatit të keq, ndërsa e përkulur në të djathtë është shenjë e fatit të mirë. Ata të cilët në vend të një rrudhe të tillë në mes syve kanë tri rrudha më të vogla e të drejta, janë spiritual dhe elokuent në karakterin e vet. Në rastin kur ekzistojnë më shumë se tri rrudha, bëhet fjalët për dikë të paqëndrueshëm dhe shpesh është i prirë ndaj dredhive dhe mosrespektit. Më shumë se tri rrudha të ndërprera në mes syve karakterizojnë llafazanin i cili pëlqen të shfrytëzojë të tjerët dhe potencialisht është i prirë ndaj aktiviteteve të paligjshme.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leximi i fytyres Empty Re: Leximi i fytyres

Mesazh  Luli 05.04.14 12:41

Leximi i fytyres Morfopsikologjia - Si të lexojmë “gjuhën” e fytyrës -

Leximi i fytyres Visage10

Shenjat të tregojnë nëse ke probleme shëndetësore…

Kur sheh një puçërr në fytyrë, në vend që të ankohesh siç bën gjithmonë është me mirë të pyesësh veten, përse pikërisht aty, sipas mjekësisë kineze çdo zonë korrespondon me një organ të trupit. Shiko ku ke më shpesh papastërti, apo lëkurë të thatë dhe do sinjalizohesh si je brenda.

Hunda

Është e skuqur? Pankreasi nuk është shumë mirë. Ndoshta ke ekzagjeruar me pijet. Lëkura anës hundës është e thatë? Atëherë është faji i kapsllëkut.

Mjekra

Puçrra të shpeshta këtu tregojnë intolerancë ndaj disa lloj ushqimesh, ose ndonjë çrregullim hormonal. Bëj një kontroll tek gjinekologu.

Buzët

Janë të thata, të skuqura, ndoshta ngaqë pi pak ujë dhe nuk e tret mirë ushqimin. Pas çdo vakti pi kamomil. Ke të çara anës buzëve? Ke mungesë të vitaminës B12, duhet të hash më shumë mish dhe të pish më shumë qumësht.

Faqet

Nëse puçrrat dalin shpesh në këtë zonë, kujdes me zorrët. Nëse ke papastërti tek mollëzat atëherë problemet janë tek tëmthi apo në mëlçi, duhet të pish sa më shumë lëngje.

Balli

Aknet dhe puçrrat në ballë sinjalizojnë probleme me tretjen e ushqimeve. Ndoshta ke ekzagjeruar me yndyrat apo me djathërat. Ndërsa shenja të ndryshe të vogla tregojnë se po konsumon shumë sheqer dhe ke marrë shumë ilaçe.

Rreth syve

Rrathët e syve janë shpesh të theksuar? Ndoshta nuk fle mirë ose vuan nga sinusiti. Një mundësi tjetër është që veshkat janë të lodhura. Nëse rrathët e syve janë të fryra do të thotë që nuk tret mirë ushqimin ose ke ndonjë alergji.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leximi i fytyres Empty Re: Leximi i fytyres

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi