Loja e parë e fatit
Faqja 1 e 1
Loja e parë e fatit
Argëtimi me ashikë, lojërat e para të fatit
Sigurisht jo vetëm në Korçë, por edhe në këtë qytet, lojërat me ashikë kanë qenë lojërat e para të fatit. Në të vërtetë ashiku ka qenë loja e parë e fatit për njeriun. Me to mund të argëtoheshe, mund të fitoje lekë, por mbi të gjitha mund të provoje fatin se sa shanse kishte për t’u lidhur me një vajzë për të cilën të kishte ikur truri.
Ashiku ishte një lloj luledeleje ku mund të provoje: më do… s’më do… më do… s’më do… ose një lloj tërfili me katër fletë dhe që në rast se e gjeje një të tillë, atëherë me atë mund t’i bëje magji vajzës për të cilën ëndërroje dhe pas kësaj martesa me të do të ishte e sigurt. Vetë fjala ashik në turqisht do të thotë “dashuri”.
Me këtë emër, (ashik), këtë lojë e njohin edhe vende të tjera të Ballkanit. Me ashik mund të luaje së paku 30 lojëra të ndryshme. Përveç djemve, me ashik luanin edhe vajzat, të cilat ishin në kërkim të princit të tyre. Si mbërriti kjo lojë në qytetin e Korçës askush nuk mund ta thotë. Megjithatë, studiuesi Ilia Ballauri ka kënaqësinë të na tregojë diçka mbi këtë lojë kaq të hershme të njerëzimit, por mjaft të njohur edhe në Korçë.
Sipas tij, “dikur në Korçë, nuk kishte fëmijë që të mos kishte dhjetëra ashikë dhe të mos dëshironte të kishte superashikun që të ishte gjithnjë superfitimtari”. “Ashikët, na tregon Ballauri, janë një pjesë kocke që nxirren prej kafshëve të therura, kryesisht nga delja dhe dhia, por një ashik i mirë dilte prej dashit dhe viçit. Ashikët në Korçë janë luajtur nga të gjithë brezat, madje kjo lojë ka vijuar deri nga vitet ’70”.
Historia e ashikëve
Sigurisht fëmijët e Korçës nuk kishin ndonjë ide për prejardhjen e lojës, por mjaftonte që ajo i mbante gjithnjë mes tensionit për fitore dhe kënaqësisë. Ballauri sjell shpjegimin e tij: “Sipas mitologjisë, kur Zeusi kuptoi se Ganimedi (djali që i shtinte verë Kryeperëndisë, kërkonte shokë për të luajtur), i dërgoi këtij fëmijën Eros si shok, që të loznin të dy me ashikë të artë.
Sipas Sofokliut, lojën me ashik e zbuloi Palamidi, i cili ia mësoi atë një tjetri gjatë Luftës së Trojës. Ndërsa, sipas udhëtarit të lashtësisë Pavsanisë, në një tempull të Fortunës (fatit) Palamidi bëri kurbane për këtë lojë të re që kishte zbuluar. Herodoti e lidh zbulimin e lojës me ashikë me indianët gjatë zisë së urisë në kohën e mbretit Atys, kurse për Platonin loja me ashikë lidhet me perëndinë egjiptiane Toth.
Në muzeun e Napolit shihen piktura murale të gjetura në Pompei, tek jepen skena nga lojërat me ashikë. Në një pikturë të tillë paraqiten perëndeshat Latona, Niobi, Febi, Aglaia, Hiliera, ku këto dy të fundit lozin me ashikë. Ashikët kanë qenë tepër të njohur për romakët. Gjurmë të romakëve gjenden edhe në lojën e ashikëve që luhej në Korçë”.
Shansi
“Nëpërmjet ashikëve mund të provoje fatin për fitore dhe dashuri, shpjegon Ballauri, por kjo gjë nuk ishte e lehtë, sepse ashiku ka katër faqe: dy të gjera nga të cilat njëra është konkave dhe tjetra konvekse dhe dy të ngushta, nga të cilat njëra është relativisht konkave dhe tjetra relativisht konvekse.
Kur ashiku qëndronte përpjete për nga ana e ngushte me faqen e konkave poshtë dhe atë konvekse sipër, atëherë ky pozicion që nxirrte përpjetë edhe një majë të kockës së ashikut, quhej “kazë”.
Ka mundësi që kjo fjalë të jetë latine ku kazë (casa) do të thotë “shtëpi”. Në Korçë çdo fëmijë kishte së paku më shumë se 40 ashikë. Katër ashikë përbënin një “kup” ose “kub” dhe çdo kub shitej me 2 lekë të vjetra, kurse me 5 lekë mund të blije dy kube. Shitblerja ishte një pazar i vërtetë. Djemtë dëshironin të kishin ashikun më të mirë, sepse kështu edhe shanset do të ishin më të mëdha. Ashiku i preferuar ishte i fortë, i rëndë, i madh dhe i lëmuar.
Përveç ashikut të dashit edhe ai i viçit ishte një ashik i përkryer. Për një ashik të mirë djemtë bënin sakrificë ta blinin edhe me 20 lekë. Megjithatë, nuk mjaftoheshin vetëm me kaq. Që ashiku të ishte i rëndë, në pozicionin për së gjati, në dy faqet e gjera mbështillej me dy rreshta teli, ndërsa aty ku ishte e thelluara e ashikut mbushej me plumb.
Pas kësaj fëmijët mund të ëndërronin se ëndrrat e tyre mund të bëheshin realitet dhe mund të shpresonin shumë te shanset e tyre. Loja ishte bërë kaq e famshme, sa Australia në vitet ’50 filloi prodhimin plastik të ashikëve”.
Loja
“Një nga lojërat më të parapëlqyera të fëmijëve të Korçës ishte ajo që quhej “civël” ndoshta ky emërtim ka ardhur nga deformimi i fjalës “cikël”. Loja luhej nga disa djem njëherësh. Shënohej në tokë një rreth me një diametër 1.5 m dhe në qendër të tij shënohej një katërkëndësh i vogël i stërzgjatur.
Në kuadratin e vogël të gjithë lojtarët vendosnin në rresht një numër të barabartë ashikësh. Pastaj, me këmbën te vija e rrethit, lojtarët hidhnin ashikun e tyre më të mirë sa më afër “civlës”. Ai që dilte më larg qëllonte i pari.
Fitues ishte ai që nxirrte disa ashikë (ose të gjithë) nga kuadrati, të cilët i merrte për vete. Loja përfundonte me nxjerrjen e të gjithë ashikëve nga “civla”. Fituesit ishin ata që ëndërronin për një fat më të mirë për jetën e tyre Atë natë gjumi do të bëhej me ëndrrat më të bukura për fituesit dhe shumë stresante për humbësit. Loja me ashikë ishte më e bukura e asaj kohe.

Zattoo- 600
Similar topics
» Integrimi i polariteteve: “Loja Universale”
» Parashikimi i fatit me Domino
» Pllakëzat (Dominot) si interpretuese te fatit
» Parashikimi i fatit me filxhan te kafese
» Format e parashikimit te fatit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi