Falli i dorës
5 posters
Faqja 1 e 1
Leximi i dorës
Leximi i dorës
Si mund ta pershkruajme leximin e dores...
Sic mund te lexohet nje liber duke shpjeguar karakteret e alfabetit per te kuptuar informacionin e saj, keshtu duke lexuar doren interpretohen shenjat, i prezanton, per te njohur aspektet e jetes se nje njeriu, te cilit i perket dora.
Procesi nuk eshte po kaq i lehte sa leximi i nje libri, per kete aresye mund te themi se leximi i dores eshte nje art.
Ndersa leximi i dores eshte nje shprehje e pergjithshme, kirologjia e kiromancia jane shprehje me specifike.
Kirologjia, ka ardhur nga greqishtja, nga fjala kheir - dore dhe logos - studim, eshte studimi i dores per te njohur karakterin, zakonet dhe gadishmerine.
Kiromancia, ka ardhur nga greqishtja gjithashtu, nga fjala kheir - dore dhe manteia – hyjnore, eshte studimi i dores per te nxjerre te dhena per te ardhmen.
Kirologjia nuk pretendon si Kiromancia per te njohur te ardhmen, por per te njohur ne menyre unike dhe me te thelle disa aspekte te karakterit.
Kirologjia studion doren ne te njejten menyre si grafologjia studion shkrimin, nuk ka asgje okultike ose ezoterike, leximi i dores bazohet totlisht mbi nje vezhgim te hollesishem.
Ne sektorin e kirologjise, pervec linjave studiohet edhe forma e dores, permasat e pellembes dhe te gishtave, ajo qe quhet chirognomia.
Nje aspekt tjeter studiohet me thellesisht: vezhgohet vazhdimesia e dermatoglif (vijezimit mbi lekuren e dores), si dhe majat e gishterinjve qe ne gjuhen shkencore quhen shenjat e gishterinjve.
Si perfundim eshte e rendesishme edhe studimi i thonjve, e cila quhet edhe onicologjia.

Jon- 1159
Leximi i vijave te dores
LEXIMI I VIJAVE TE DORES
Si të lexojmë vijat e dorës. Një udhërrëfyes praktik nga profesionistë të fushës.
“Leximi” i tre vijave kryesore të dorës dhe lidhja e tyre simbolike me mënyrën tonë të jetesës
E dinit që sa herë jemi të zemëruara ose të shqetësuar, duart skuqen, ndërsa kur jemi të trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo. Për shumë nga ne duart janë thjesht “mjete pune”, për të tjerë, jo. Denis Fairchild, një astrolog profesionist, di se çfarë të na thotë për pëllëmbën e dorës.
Duar me shumë pak vija? Flasin më shumë për një shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj zhgënjimeve. Gjithsesi, shumë vija të bukura, tregojnë nervozizëm dhe energji të shpërndarë.
Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.
Vijat në dorën tuaj kanë formën e zinxhirit, të pendëve , ose janë të thyera? Kjo tregon se keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë agresive ose të vendosur.
Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore.
Tri vijat kryesore quhen Vija e Jetës, Vija e Kokës dhe Vija e Zemrës
VIJA E JETËS
Vija e jetës nuk tregon sa gjatë do të jetoni, por tregon për entuziazmin dhe vullnetin për ta shijuar jetën, si dhe për përpjekjet për të arritur ato që doni.
Nëse vija e jetës është e qartë dhe e thellë, pa shkëputje, tregon se do të keni një jetë të shëndetshme dhe të mirë. Gjithashtu tregon se jeni plot energji të pashtershme, që përqafoni çdo sfidë dhe mundësi që ju paraqitet. Duke qenë se jeni shumë i/e dashur dhe e shprehni këtë, ju pëlqen gjithçka. Dalloheni për kurajën, energjinë dhe dëshirën për të jetuar.
Ndërprerje ose humbje të vijës së jetës gjatë rrugës, tregon se jeni tip që shqetësoheni shumë dhe i lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Jeni shumë xheloz, posesiv dhe shumë emotiv. Lidhjet tuaja janë të destinuara të jenë plot dramë dhe ndryshime emocionale. Asgjë s’është e lehtë për ju.
Kur vija e jetës merr një kthesë të gjerë në dorë, tregon se jeni njeri shpirtgjerë, pozitiv dhe shumë bujar (ndonëse pak dramatik). Krijoni lidhje të mira me fëmijët dhe ju pëlqen të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Për ju, të luash rolin e viktimës nuk është zgjidhja e duhur. Ju pëlqen kur ju dëgjojnë, kur ju respektojnë, kur ju duan dhe kur ju shohin si një person të fortë dhe të besueshëm. Jeni bujar me kohën dhe paratë tuaja. I gëzoni çdo ditë dhe doni të zbuloni horizonte pafund e të përqafoni ide te reja.
Nëse vija e jetës suaj fillon mjaft poshtë gishtit tregues kjo tregon se keni nevojë për njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot që dikush t’ju thotë çfarë apo si ta kryeni diçka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E megjithatë nuk ju mungojnë problemet me disiplinën dhe përqendrimin. Ju pëlqejnë lëvdatat dhe është pothuajse e pamundur që t’i pranoni gabimet tuaja.
Kur vija e jetës mbaron pranë gishtit të madh, do të thotë se rrallëherë ngrini zërin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni më rehat kur qëndroni në një qoshe, sesa kur jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët dhe t’ju përgjigjeni nevojave të tyre. Zakonisht mendoni më shumë për ta sesa për veten tuaj. Ndonëse ju mungon vullneti për ta ngritur zërin për veten tuaj, e bëni shpesh këtë për të tjerët. Duke qenë se keni më shumë aftësi mendore sesa fizike, nuk jeni shumë energjikë dhe kërkoni shumë pushim kur jeni sëmurë.
VIJA E KOKËS
Ndonëse aftësitë tuaja nuk dalin shumë në pah, aftësitë tuaja mendore dhe dëshira juaj për dije shfaqet më së miri në vijën e kokës. Ajo fillon në pjesën e gishtit të madh, në zonën poshtë gishtit tregues dhe vijës së jetës dhe kalon nëpër dorë drejt gishtit të vogël.
Zakonisht, një vijë koke e shkurtër që nuk kalon përmes dorës, tregon një njeri jo largpamës, të cilit i mungon perceptimi i gjërave të reja. Jeni të fiksuar pas rregullit, jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni vetëm për vete. Çështjet e pushtetit dhe të kontrollit luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. E merrni lehtë pushtetin dhe ndiheni mirë në rolin e vendimmarrësit.
Sa më e gjatë të jetë vija e kokës, aq më i madh është qëllimi i perceptimeve tuaja dhe këmbëngulja për të mësuar. Keni respekt për njohuritë, barazinë dhe të drejtat e njeriut. Si kokëfortë që jeni, nuk lodheni kurrë duke mësuar gjëra të reja. Ju pëlqen shoqëria dhe ndoshta keni dhe shumë miq. E mbivlerësoni veten. Vullneti juaj për të mësuar dhe shkathtësia e të menduarit ju çon larg. Të shkruarit, mësimdhënia, marrëdhëniet publike ose fjalimet mund të jenë profesione të mira për ju.
Kur vija e kokës është e zbehtë ose e thyer, ose ngjan me një zinxhir, do të thotë se nuk jeni tip i organizuar, keni mendime të shpërndara dhe e keni të vështirë të përqendroheni. Ju mungon organizimi dhe këmbëngulja për t’i parë projektet deri në realizimin e plotë të tyre. E megjithatë i mirëprisni idetë e reja. Këmbëngulni t’i kryeni gjërat sipas mendjes suaj. Zakonisht veçoheni nga miqtë ose kolegët tuaj.
Sa më e thellë të jetë vija e kokës, aq më shumë e shfrytëzoni mençurinë dhe aftësitë tuaja. Jeni optimist dhe idealist. Gjithmonë mendoni se gjërat do të kenë rezultat pozitiv.
Nëse vija juaj e kokës kalon poshtë pëllëmbës së dorës, do të thotë se bazoheni mbi fakte dhe jeni shumë i logjikshëm. Parapëlqeni të flisni vetëm me ata që i njihni mirë. Në përgjithësi u qëndroni besnik vendimeve tuaja, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeni praktik dhe i kujdesshëm. Motoja juaj është “Për një mendje të shëndoshë”. Jeni serioz, ndonjëherë pesimist dhe mund të bëheni shumë kritik ndaj ideve abstrakte ose revolucionare.
Kur vija juaj e kokës merr një kthesë drejt gishtit të vogël, tregon se ju e përdorni mençurinë tuaj për të fituar para. Rrallë ndodh të thoni diçka dhe më pas të pendoheni. Për ju koha është shumë e shenjtë. U përkisni atyre njerëzve që u pëlqen të veprojnë, teksa të tjerët ëndërrojnë. Kjo sjellje ju ndihmon në çdo fushë. Kur vija e kokës merr kthesë drejt kyçit të dorës, tregon se ju keni mjaft imagjinatë. Nuk keni interes për gjërat e përditshme. Mendja juaj duket se është gjithnjë e zënë me diçka tjetër. Mos i lini fantazitë tuaja t’ju përfshijnë të tërin.
Një vijë koke që kthehet e tëra drejt kyçit të dorës. Në një kthesë të fortë, është shenjë arratie dhe ose depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshëm, por shumë dyshues ndaj historive fatkeqe. Gënjeheni lehtë. Egoja juaj nuk është e fortë, madje shpesh i ndihmoni të tjerët edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes të veçantë në vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumë idealist. Të jetoni në botën fizike dhe të përballeni me realitetet të ashpra, është mjaft e vështirë për ju.
Kur vija e kokës dhe ajo e jetës bashkohen pranë gishtit të madh, tregon se jeni njeri i kujdesshëm, i matur dhe i përqendruar. Burimi kryesor i sigurisë suaj është të jeni i lumtur dhe i plotësuar në punën tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshëm. Dhuntia juaj më e madhe është struktura dhe qëndrueshmëria që i siguron familjes dhe kolegëve tuaj.
Kur vija e kokës përfundon në formë piruni, që njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni dhunti, jeni kureshtarë dhe krijues. Sa më i gjerë të jetë piruni, aq më i përshtatshëm dhe krijues jeni. Madje keni aftësi të sillni shkëndija zgjidhjeje edhe në situatat më të ndera.
VIJA E ZEMRËS
Vija e zemrës është barometri juaj emocional dhe tregon dashurinë jo vetëm për të dashurit tuaj, por edhe për njerëzit e tjerë. Ajo fillon në zonën poshtë gishtit të vogël dhe lëviz drejt pjesës së sipërme të dorës, duke përfunduar poshtë bazës së gishtit tregues, të mesit ose të gishtit të unazës.
Nëse vija juaj e zemrës është shumë e thellë, tregon se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtësit. Edhe pse nuk keni ndonjë talent të veçantë, ju pëlqejnë arti dhe format e tij. I kushtoni shumë rëndësi shtëpisë dhe familjes. Pavarësisht nëse eksperiencat me familjarët tuaj kanë qenë të mira ose jo, jeni shumë të lidhur me ta. Gjithçka që thuhet e merrni si personale dhe shumë mendime ndaj jush i interpretoni si sulme dhe kritika. Dëshira juaj është që të gjithë të mirëkuptohen.
Një vijë e zemrës e dobët dhe e zbehtë, do të thotë se ju kërkoni vëmendje të veçantë dhe ju pëlqen t´ju llastojnë. Ju drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Të gjitha idetë dhe mendimet tuaja kanë ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju pëlqen të jeni vetëm dhe jepni më të mirën tuaj kur jeni në shoqëri. Doni që të gjitha lidhjet tuaja të shkojnë mirë, gjatë gjithë kohës së zgjatjes së tyre. Nuk e pranoni zemërimin ose zënkat.
Një hapësirë e gjerë midis vijës së zemrës dhe asaj të kokës, tregon se jeni i pavarur dhe veproni me kokën tuaj. E doni jetën, por jeni disi agresivë, madje merrni dhe iniciativa që shumë të tjerë nuk do të guxonin t´i merrnin. Nuk ju pëlqejnë njerëzit dembelë, të dobët dhe ata që të ngjiten e s´të shqiten. Sa më e gjerë të jetë kjo hapësirë, aq më e madhe është nevoja juaj për liri dhe individualitet.
Vija e zemrës quhet e gjatë kur ajo përfundon poshtë gishtit tregues. Të gjithë ju që keni këtë veçori jeni romantikë. Ju jeni njerëz që i mbroni, i mbështesni dhe që u përkushtoheni miqve dhe të dashurve tuaj. Nuk ju pëlqen vetmia. Ju i kushtoni shumë kohë ndjekjes dhe ruajtjes së miqësive të ndryshme. Keni prirje të idealizoni çdo lidhje dashurie dhe zakonisht mendoni se partneri/ja juaj është më i/e mirë nga të gjithë.
Një vijë e shkurtër zemre mbërrin deri në mes të dorës. Kjo do të thotë se askush më shumë se ju, nuk i merr seriozisht dashurinë, seksin dhe lidhjet e dashurisë. Jeni plot pasion, jeni lozonjarë, të ndjeshëm por edhe me logjikë. Nuk jeni nga ata që dashuroni verbërisht. Megjithatë kur bini në dashuri, synimi juaj është të bashkoheni përjetësisht me të dashurin tuaj.
Kur vija juaj e zemrës është në formën e një zinxhiri ose e shkëputur, tregon se jeni tip i paqëndrueshëm ose të prirë për të patur dashuri të ndryshme. Shumë nga lidhjet tuaja dallohen për ndryshimet e tyre emocionale. Ju pëlqen më shumë të keni histori kalimtare, sesa bashkime të vërteta.
Kur vija e zemrës kalon drejt, si një vizore nëpër dorë në vend që të marrë ndonjë kthesë të vogël, tregon se nuk ju intereson aspak ajo që mendojnë të tjerët për ju. Romanca për ju kalon në vend të dytë, pasi në çdo lidhje bëni pyetjen: “Çfarë fitoj unë nga kjo?”.
Për ju dashuria është si një marrëveshje e duhur biznesi. Jeni shumë sipërfaqësorë dhe i ëmbël në çështjet e dashurisë. Nëse vijën e zemrës dhe të kokës i ndan një hapësirë e gjerë, do të thotë se ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur; e keni mjaft të vështirë të përkushtoheni emocionalisht. Jeni shumë individualistë, kështu nuk duroni dot që të tjerët t´ju drejtojnë. Jeni shumë i shoqërueshëm, ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj dhe shpreheni shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kur vija e zemrës dhe ajo e kokës bashkohen në një të vetme, që quhet vija e Simianit, do të thotë se e keni të vështirë të merrni vendime. Jeni shumë të vëmendshëm dhe keni shumë interesa, ndaj shpesh nisni të kryeni shumë gjëra njëherësh, por nuk çoni në fund asnjë prej tyre.
Gjithashtu, ndodh që të premtoni më shumë nga ç’keni mundësi të bëni. Shqetësoheni menjëherë dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që i shihni si armiq. Zakonisht, kaloni menjëherë në mbrojtje kur mendoni se dikush kërkon t´ju sfidojë. Kërkoni t´ju mbajnë gjithnjë me të mira. Nuk i refuzoni këshillat e miqve, të të dashurit dhe të familjarëve, që vlejnë për t´jua ngritur moralin.

Admin- 1132
Re: Falli i dorës
Paj falltor mo...
Pika e parë falli është haram.
Falltorët mashtrojnë dhe sado që na duket se "ia qëllon", prapë nuk është ashtu.
Ta marrin shikimin e filxhanit:
Kushdo që e rrotullon patjetër se do të dal diqka, do të krijohet ndonjë figurë për ta komentuar....ose nëse i hedhim kokrrat e fasulës, apo dominot, pastaj letrat, sferat e qelqit a qkado qoft - do te ketë diqka për të thënë...Kur i hedhim dominot patjetër se do të bije një numër, ose letrat - do të terhekum një letër..
Nese një vajzë e re shkon të shikojë filgjan patjer se do t'i thotë "që dikush interesohet per ju,... ju ka dal një rrugë që do ta merrni së shpejti... keni disa fjalë të kqija...ose shoqja (shoku) me të cilin shoqëroheni ju ka zili...."
Falltori e njeh psikologjinë e njeriut patjeter se dikush interesohet,,,,
kur rrotullohet filgjani mbesin vragët e tij qe i marrin si rrugë, dhe s'ka asgjë të re këtu, dinamika e jetës të bën të marresh rrugë,,,
pastaj secili njeri ka fjalë që fliten për të, nuk është e thënë të na duan të gjithë, ose ka ndonjë shoqe që në ndonjë aspekt nuk pajtohet me të...
Falltori mundohet të jetë bindës dhe njëkohësisht e përcjell edhe mimikën e personit qe shikon filgjan, zakonisht bebëzat e syve kur dëgjojmë diqka që na pëlqen - zgjerohen, ose edhe fytyra ndryshon herë pas here. Pastaj kur sheh se po ngryset fytyra e personit e ndërron qështjen, i flet për diqka tjeter...
flet në mënyrë të pergjithshme
Ashtu edhe falli i dorës, ne të gjithë kemi tri vija themelore: vijen e zemrës, të kokës dhe të jetës. Nëse vija e jetës ndërpritet diku ose është e shkurtër nuk përcakton jetëgjatësinë tonë, ose vija e zemrës është e ngatërruar apo jo e rregullt - nuk do të thotë se kemi probleme...
E realizohen ato në të cilat koncentojmë më shumë energji.
Ne jemi të prirur t'i besojmë asaj që duam dhe asaj që ia kemi frikën.
Kur thotë:" ti do të marrësh një udhetim.... do të martohesh,,,, do të kesh djalë apo vajzë...do të vdesësh së shpejti...etj." e na realizohen këto NUK DO TË THOTË SE IA KA QËLLUAR shikueai i fatit, por se ne kemi besuar atë QKA KEMI PAS FRIKË TË NDODHË OSE ATË QË KEMI DASHUR TË NA NDODHË !!!

Elizza- 195
Re: Falli i dorës
Dora e djathë dhe dora e majtë
Dora e majtë: paraqet atë me çka jemi lindur; se çfarë ndodh me ne; anën e brendshme të vetës sonë
Dora e djathtë: Çfarë të bëjmë me jetën tonë, veprimet qe duhet marrë; anën e jashtme të vetës.
E majta (ose dora e dobët) tregon më shumë ngjarjet e kaluara, atë që trashëgojmë në aspektin e shëndetësisë, të asaj që ndodh tek ne, se çfarë veprimesh marrim dhe për atë që shkon më shumë në jetën tonë private dhe në ato fusha në të cilat ne nuk kemi shumë kontroll.
E djathta (ose dora e fortë) tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen tonë nëse nuk i bëjmë ndryshimet e nevojshme, se si bota na sheh, nëse ne kemi vullnetin për të bërë ndonjë ndryshim për të mirë, dhe gjithashtu tregon për ambicjet që ne mund të kemi.

Falli i dores mendoj qe eshte nje mashtrim nuk ekziston kinse parashikim me ane te shuplakes se dore, e as me ane te filxhanit te kafes.
Kujdesuni sepse keto gjera mund tju sjellin ngarkim ne koken tuaj, nese nje falltor te thote se do te te ndodh diçka e keqe.
Atehere ti do jesh ne pritje te asaj te keqeje qe do te te ngulitet ne koken tuaj.
Mos harro se truri yt eshte edhe shkaktues i ngjarjeve tua, kujto metoden e autosugjestionit, falli mund ta ngulit kete metode ne koke pastaj ndodh qe te behte e vertet ajo cfare te ka thene falltori.
Ja nje shembull te rela qe i ka ndodh nje te afermi tim:
Ishte duke levruar aren ne token e vet, ishte i martuar dhe kishte femije, papritmas i kishte ardh afer nje falltore e i kishte thene, o djalosh pa ta shikoj pak fallin qenke i ri dhe jeta eshte e gjate.
Ne fillim e kishte mohuar gjersa dikur ishte lodhur e i kishte dhene lejen t'ia lexon dore.
Burri i kishte thene oj falltore jam mbi 30 vjec dhe spo mund te gjej grua a mund te me ndihmosh e kishte genjyer.
Falltorja si zakonisht kishte filluar ato gjerat e veta, ty te kan bere magji, nen rroba ne shtepi ke gjilpera bla bla bla.... dhe derisa ti gjesh ato gjilpera kurre nuk do martohesh.
Burri kishte kap nje dru ne dore e i kishte thene ik sa nuk te kam zhdep dru, falltore e dreqit une jam i martuar dhe kam femije.
"Me e mire eshte ajo gjeja spontante qe te ndodh se ajo alarmante"

Fikrro- 484
Similar topics
» Falli i Dorës - Pikepamje Evangjeliste
» Leximi i Pëllëmbës së Dorës
» Falli
» Falli me pasqyrë
» Lexoni ardhmërinë nga pëllëmba e dorës
» Leximi i Pëllëmbës së Dorës
» Falli
» Falli me pasqyrë
» Lexoni ardhmërinë nga pëllëmba e dorës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi