EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi shpirtin dhe Zotin

Shko poshtë

Mbi shpirtin dhe Zotin Empty Mbi shpirtin dhe Zotin

Mesazh  Neo 24.05.12 20:40

Mbi shpirtin dhe Zotin

Mbi shpirtin dhe Zotin 207567_447214585334650_283654328_n

Asnjë nuk e njeh përnjëmend vetveten, derisa ta gjejë atë në Unitetin e Gjithësisë.. Shpirtrat e njerëzve, marrë të gjithë së bashku, janë si një shpirt i vetëm, sepse ata janë bijuar po nga një shpirt i vetëm. Shpirti e ka ndarë vullnetin e tij nga vullneti i Atit dhe ka hyrë në lakminë e kësaj jete. Nuk do mund të kishte pasur ndonjë tjetër rrugë shpëtimi, nëse vullneti i pastër i Atit nuk do të kishte hyrë sërish në substancën e tij, duke e risjellë atë në pozitën që kishte më përpara, në mënyrë që vullneti i tij të drejtohej sërisht kah zemra dhe drita e Zotit.

Arsyetimi sipërfaqësor e paraqet Zotin si një qenie të pamëshirshme, dhe thotë se Ai ka derdhur zemërimin e Tij përmbi njeriun, duke e mallkuar dhe duke e dënuar me vdekje, ngaqë ai qe treguar i pabindur ndaj Tij. Nuk duhet ta besoni një gjë të tillë. Zoti është dashuri dhe mirësi, e tek Ai nuk ekziston ndonjë mendim i zemëruar. Njeriu do të ishte i lumtur, nëse nuk do ta kishte ndëshkuar vetveten.

Natyra e jashtme e kësaj bote nuk mund ta kuptojë natyrën e parajsës. Ato rrinë përballë njëra tjetrës si vdekja përballë jetës. Nuk mund t’i shohim engjëjt simbas natyrës sonë të jashtme, dhe as ata nuk mund të jenë me ne së jashtmi; por qëndrojnë në brendësinë tonë. Sa herë që ne luftojmë me djallin, ata na mbrojnë nga goditjet e tij, e kësisoj marrin nën mbrojtjen e tyre shpirtin, i cili synon atë që është e shenjtë.

Nuk ekziston ndonjë bazë tjetër për njohjen e vërtetë dhe të drejtë përpos Dijes së Zotit.

E vetmja mënyrë e vërtetë përmes së cilës Zoti mund të perceptohet në fjalën e tij, në esencën dhe në vullnetin e tij, qëndron në faktin se njeriu duhet të mbërrijë në stadin e unitetit me vetveten e që, jo vetëm me përfytyrim por edhe me vullnet, të braktisë çdo gjë që i përket unit të tij personal, pasurive dhe parave, babait dhe nënës, vëllezërve dhe motrave, bashkëshortes dhe fëmijëve, trupit dhe jetës, e që ky un të shndërrohet në hiç për të. Ai duhet të heqë dorë nga çdo gjë dhe të bëhet më i varfër se një zog fluturak, i cili zotëron çerdhen e tij.

Njeriu në këtë botë nuk duhet të ketë kurrfarë çerdheje për zemrën e tij. Kjo nuk do të thotë se njeriu duhet të braktisë shtëpinë e tij, bashkëshorten, fëmijët, pjesëtarët e familjes, nuk do të thotë se duhet të vrasë veten dhe të shesë pasuritë e veta, por duhet të vrasë dhe të asgjësojë vullnetin e tij, atë që pretendon se të gjitha gjërat i ka nën zotërim. Duhet t’ia dorëzojë të gjitha këto Krijuesit dhe, këtë duhet ta pohojë me miratimin e plotë të zemrës: Zot, gjithçka është Jotja! Unë jam i padenjë ta qeveris por, meqë Ti ma ke lejuar, do bëj detyrën time duke ta dorëzuar terësisht Ty vullnetin tim.

Vepro brënda meje ashtu siç Ti dëshiron, në mënyrë që vullneti Yt të përmbushet në çdo gjë e, kur të thirrem për të vepruar, të mund ta veproj në dobi të vëllezërve të mi, të cilëve do t’u shërbej ashtu siç Ti më urdhëron. Ai që arrin në një shkallë kaq të lartë dorëzimi, hyn në një unitet hyjnor me Krishtin, në një mënyrë që do të mund ta shohë vetë Zotin. Ai flet me Zotin dhe Zoti flet me të, e kësisoj e zbulon se ç’është Fjala, Esenca dhe Vullneti i Zotit.

Oh, sa afër është Zoti me të gjitha gjerat! Por megjithatë, askush nuk mund ta kuptojë, vetëm nëse është i qetë dhe ia dorëzon Atij vullnetin e vet. Nëse arrihet kjo, atëherë Zoti do të veprojë përmes çdo gjëje si instrument i tij, ashtu siç dielli vepron mbi mbarë botën.

Njeriu i shenjtë dhe hyjnor, i fshehur në njeriun e jashtëm, është në qiell si Zot, dhe qielli është brënda tij e zemra, ose drita e Zotit ka lindur në të. Kështu Zoti është brënda tij dhe ai është në Zotin. Zoti i qaset më afër se vetë natyra e tij.

Njeriu i vërtetë, i përtërirë është rilindur në Krishtin, nuk është në këtë botë por në parajsën e Zotit; e ndonëse është në trup, prapëseprapë është në Zot. E edhe pse trupi vdes, prapëseprapë asgjë nuk i ndodh njeriut të përtërirë, përkundrazi ai del nga vullneti kontradiktor dhe nga mundimi, për të mbërritur në vendin e tij të origjinës. Nuk i nevojitet ndonjë udhëtim drejt ndonjë vendi të largët dhe të harruar, që të mund të ofrojë më tepër dobi, sepse Zoti do t’i shfaqet atij ngado.

Jakob Bohme

Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi