Shërimi yjor
Faqja 1 e 1
Shërimi yjor
SHËRIMI YJOR
lIN BRANSON
Ndërsa kemi pranuar se planete si Dielli, Hëna, Mërkuri, Venusi dhe të tjerët mund të ushtrojnë një ndikim mbi jetët tona, pak kemi dëgjuar mbi një ndikim tjetër më pak të njohur, atë të yjeve dhe të rolit që ata mund të luajnë mbi ndërgjegjen tonë vetiake dhe kolektive.
Ekzistenca e këtij ndikimi bazohet në mesazhet e orientuara të marra nga Xhon C. Foks gjatë mesit të viteve 80-të, kur një entitet me emrin Hilarion kumtoi informacione mbi energjinë e yjeve. Hilarion shpjegoi se si mund të akordohemi me vibrimet individuale të yjeve dhe se si, në qoftë se një teleskop fokuson një yll mbi një sipëfaqe uji, disa nga cilësitë vibruese të atij ylli do t'i transmetoheshin ujit. Vibrimet në ujë çlirohen në sistem, duke ja dhënë marrësit natyrën e vibrimit. Në vitet në vazhdim, orientimi i mëtejshëm çoi në formimin e eliksireve yjore, që zotërohen tashmë në shkallë botërore.
Për vite e vite me radhë njeriu ka kthyer sytë nga yjet. Drita dhe prania e tyre duket se na inkurajon dhe frymëzon. E kush nuk pëlqen të vështrojë nga yjet në një natë të kthjellët dhe të mrekullohet me vezullimin e tyre? Yjet të japin gjithashtu ndjenjën e pranisë kolektive: duke ditur që dikush prej jush, nga i cili ju mund të jeni ndarë ose të cilin ju akoma nuk e keni takuar ndonjëherë, është duke vështruar lart dhe duke parë të njëjtin formacion yjor njëkohësisht. Lemurianët dhe Atlantidasit e moçëm ishin të ndërgjegjshëm mbi yjet dhe kërkonin esencën e tyre shpirtërore si edhe kërkonin përdorimin e energjive të tyre, ashtu siç bënin Egjiptianët, Majanët, Aztekët dhe shumë qytetërime të tjera të hershme.
Energjia e yjeve rrjedh poshtë, drejt nesh, vazhdimisht, megjithëse ne jemi, kryesisht, të pandërgjegjshëm për këtë gjë. Këto energji sjellin ndryshime vibracionale në një nivel të konsiderueshëm mbi çdo gjë të gjallë mbi Tokë. Yjet dhe konstelacionet, brenda të cilëve ato shfaqen, jo vetëm që kanë rëndësi zodiake, legjendare dhe simbolike, por mund të ofrojnë gjithashtu energji unike shërimi (kurimi) si në nivel të brendshëm ashtu edhe në nivel të jashtëm. Ashtu si planetet dhe interpretimet e tyre astrologjike, edhe yjet mund të ofrojnë drejtim, aftësi depërtuese dhe mirëkuptim.
Ka disa mënyra për t'u akorduar me një yll: meditimi, eliksiri ose thjesht njohja e të hapurit ndaj energjisë së tij si një përbërës jetësor në jetën tuaj. Vibrimi i dritës nga një yll i përdorur në një eliksir ose në një formë meditimi vepron brenda sistemit të gjendrave dhe, duke u akorduar me një vibracion që është në harmoni me vibracionin tonë, krijon një zgjim të energjive më të thella dhe jetësore brenda nesh.
Në meditim, mendja qetësohet në një pikë të tillë që lejon përqëndrimin mbi disa aspekte të yllit, ndoshta duke dëgjuar një tingull ose duke rikrijuar vizionin e yllit brenda vetes tonë. Pastaj duhet të qëndroni për pak kohë duke medituar në heshtje të plotë mbi ndihmën ose ndriçimin që kërkohet, duke përfytyruar qëllimin tuaj të dëshiruar. Eliksiret mund të përdoren si vajra për masazh ose për banjo ose të merren me pika si në rastin e serumit. Gjatë këtij proçesi ju duhet të jeni i përqëndruar mbi yllin dhe ndihmën që kërkoni prej tij.
Ka shumë yje të cilëve mund t'u drejtoheni për ndihmë, me të cilët mund të punoni, në varësi të nevojës dhe në atë kohë. Më poshtë po japim disa nga më të dobishmet.
VEGA (Alpha Lyrae) - Energjia e VEGES lidhet me shprehjet muzikore dhe prandaj është e dobishme në pastrimin e blloqeve krijuese për ata që punojnë në fushën muzikore. Ajo pastron gjithashtu kanalet për komunikim dhe lidhje më të mirë në nivelet shpirtërore.
ALTAIR (Alpha Aquilae) - Altair karakterizon të kuptuarit, rezistencën dhe rrjedhjen e energjisë. Ai bën që të kuptohen më mirë situatat ku kanë dalë blloqe (pengesa), për të bërë të mundur që personi t'i shohi çështjet me një dritë të re dhe të kuptojë pse janë ato (pengesat) atje dhe si mund të kalohen.
SPICA (Alpha Virginis) - Ky është një yll i mirë për ata që merren me çështje spiritualiste sepse ndihmon në zhvillimin e aftësive psiqike. Ky yll ndihmon edhe ata që kanë probleme fizike lidhur me shtyllën kurrizore çervike (në qafë ose në shpatulla).
FORMALHAUT (Alpha Piscis Austrini) - Formalhaut mund të ndihmojë shumë mirë ata që vuajnë nga të dhënit pas diçkaje që nga pirja, droga, duhani dhe deri marrëdhëniet e ndryshme.
ADHARA (Epsilon Canis Majoris) - Adhara ndihmon në funksionimin normal të sistemit tretës duke përfshirë edhe përthithjen e mineraleve të ndryshme, vitaminave dhe oksigjenit dhe çlirimin e substancave toksike.
ALIOTH ( Epsilon Ursae Majoris) - Ata që punojnë në fushën e shëndetit mjeksor, me pacientë me vështirësi mendore dhe me gjëndje të çrregulluar psikologjike mund t'i rrisin aftësitë e tyre të komunikimit në një mënyrë sa më efektive me ndihmën e këtij ylli. Ky yll ndihmon gjithashtu aftësinë metabolizuese të sheqerit dhe të të kuptuarit subkonshient të ëmbëlsisë. Prandaj mund të jetë me shumë vlerë për këdo që ka çrregullime në ngrënie.
ALPHARD (Alpha Hydrae) - Ky yll është veçanërisht i dobishëm për emocionet, sidomos në manipulimin e inatit, burimit të tij dhe transformimin e tij në dashuri, pasion dhe unitet.
MIRACH (Beta Andromedae) - Mirach simbolizon lidhjen me sensin fizik dhe tingullin. Ndihmon në hapjen e root chakra, një balancim i brendshëm i gjendrave tiroide dhe i atyre endokrine dhe një lidhje më e ngushtë me tingujt e natyrës dhe Tokës.
CAPH (Beta Cassiopeiae) – Shkrimtarët, dhe ata që merren me sfera të tjera krijuese, do të gjejnë një akordim më të thellë me fuqinë e tyre të brendshme krijuese të Caph. Blloqet (pengesat) do të shkrihen dhe idetë do të çlirohen.
WEI (Epsilon Scorpii) - Ky yll do të ndihmojë së tepërmi të gjithë ata që merren me shërimin e të tjerëve. Ai i akordon, gjithashtu, njerëzit me jetët e tyre të shkuara, të lidhura me shërimin dhe mund të ndodhin rikthime të forta të kujtesës mbi jetën e mëparshme, kur ata kanë qënë marrë me shërimin e njerëzve. Ky yll sjell ndriçimin e brendshëm lidhur me atë se pse ata ndjehen të motivuar për t'u bërë shëronjës në këtë jetë.
ALUDRA (Mu Canis Majoris) - Aludra stimulon energjinë e zemrës dhe është e mirë për këdo që ka sëmundje të lidhura me zemrën. Ky yll bën që të përmirësohet shprehja e ndërgjegjshme e dashurisë dhe lidhja më e thellë midis syrit të tretë dhe chakras së parë, të dytë dhe të tretë për projektimin e energjisë së kësaj dashurie në sferat mendore.
ALRISHA (Alpha Piscium) – Në epokën teknologjike, në të cilën jetojmë, shumë veta kanë një frikë të thellë nga shpikjet e reja si kompjuterat dhe videot, psh. Meqë Alrisha ka linja të forta metalike, duke përdorur këtë yll, ju ndihmoheni në drejtim të të kuptuarit dhe të përdorurit më mirë të këtyre pajisjeve. Alrisha mund të përmirësojë gjithashtu përdorimin më mirë të kolinës (vitamin B kompleks - esenciale për funksionimin e mëlçisë) në tru, pra mund të jetë me efekte me vlera të mëdha në shërimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Elizza- 195
Similar topics
» Fisi afrikan Dogon dhe sistemi yjor Sirius
» Shërimi Okult
» Sherimi i bindjeve
» Rrugë të shumta shërimi
» NDIKIMI I MUZIKËS
» Shërimi Okult
» Sherimi i bindjeve
» Rrugë të shumta shërimi
» NDIKIMI I MUZIKËS
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi