EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NDIKIMI I MUZIKËS

+8
Odin
Asgardian
Luli
Elizza
laureta
Fikrro
Admin
Neo
12 posters

Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Neo 11.05.08 0:49

Efekti i muzikës

Muzika eshte ne relacion me gjendjen shpirterore te ati qe e ndegjon ose e krijon ate muzike, dmth eshte nje lloj pasqyrimi i gjendjes shpirterore dhe te ndjenjave te njeriut.

Gjat kohes qe jemi duke e ndegjuar muziken qe na pelqen, krijohet ky lloj racion i cili eshte ne harmoni te plote me gjendjen tone emocionale dhe shpirterore. Perveq kti relacioni Shpirt-Muzike krijohet edhe relacioni Trup-Muzike i cili shoqerohet me levizje fizike te trupit te cilat jane ne harmoni me tungujt dhe ritmin e muzikes.

Per kete mendoj se eksistojne lloje te ndryshme te muzikes(zhanre te muzikes) njashtu siq ekzistojne lloje te ndryshme te njerezve per nga bota shpirterore dhe emocionale e tyre. Madje dhe nje person i vetem nuk e degjon te njejten muzike cdo here, por e ndryshon shijen e vete muzikore me kalimin e kohes mu pershkak te ndryshimit ose evuluimit te botes se tij shpirtrore dhe emocionale.

Muzika lind me njeriun dhe zvhillohet proporcionalisht me te.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Neo 11.05.08 1:01

Truri i njeriut eshte shume kompleks dhe nuk mund te flasim ne terma absolute por ne nje studim te kryer nga nje qender universitare angleze mbi menyren se si influencohet truri nga tingujt e jashtem dolen disa perfundime qe pak a shume ishin si me poshte:

1. Per tingujt harmonike ne tru ekziston qender e vecante interpretimi, e ndryshme nga ajo e degjimit.

2. Tingujt ne varesi te frekuences sjellin ndryshime ne perqendrimin e disa mediatoreve neurale, kjo sjell edhe ngacmimin apo inhibimin e disa ndjenjave te caktuara.

Tingujt me frekuence te larte (qe mund te preceptohen nga truri) provokojne reaksione ngacmuese qe kane si pasoje rriitjen e perqendrimit te adrenalines dhe norandrenalines gje qe sjell nje gjendje euforike, disa here edhe neurotike, tingujt me frekuence te ulet ndikojne ne rritjen e perqendrimit te katekolaminave dhe kortizolit te njejtet mediatore qe organizmi sekreton si mbrojtje ndaj stresit.

Pra truri inluencohet nga tingujt dhe kete gje e pasqyron edhe ne gjendjen shpirterore te personit ne fjale. Nje tjeter aspekt i ketij studimi perqendrohet ne menyren se si nje grup tingujsh mund te sjelle ne ndergjegje nje ngjarje te caktuar e cila mund te kete ndodhur para shume kohesh dhe mund te jete harruar.

Menyra se si ndodh kjo nuk dihet por cdo muzike sado e re dhe e padegjuar mund te jete do te permbaje disa nota te renditura ne ate forme te cilen mund ta kesh shoqeruar me ngjarjen qe ka ndodhur dikur
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Ndikimi i muzikës

Mesazh  Admin 20.05.08 2:46

Si ndikon muzika ne procesin e te menduarit dhe te mesuarit

Muzika ka nje influence teper te fuqishme mbi trupin tone, mendjen tone dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetem nje tingull dhe ai e stimulon te gjithe trupin tone ndersa nje melodi e fuqishme arrin te na bej te qajme papushim ose te gezojme dhe te shperthejme duke kercyer.

Muzika ndikon mbi njerezit ne menyra te ndryshme, madje dhe te i njejti person ndikon ndryshe ne kohe te ndryshme. Kjo ndodh per te vetmen arsye se njerezit reagojne ne menyra te ndryshme ndaj muzikes.

Muzika ka nje ndikim shume te madh ne proceset ritmike, kordinimin fizik, te menduarit kritik, ne procesin e te kujtuarit, te degjuarit dhe ne logjike. Por ndikim me te madh ajo ka ne procesin e te menduarit. Kjo vjen si rrjedhoje e faktit qe ne muzike kemi rritje te aftesive konjitive dhe menyra e larte e te menduarit eshte ne limitet e saj.

Niveli i energjise qe eshte i domosdoshem ne muzike, aftesia per te organizuar kohen, vetedisiplinimi, te menduarit abstrakt luajne nje rol pozitiv ne procesin e te menduarit.

Ne baze te studimeve te kryera studentet qe ishin te dhene mbas muzikes merrnin me shume pike ne testet e inteligjences.(RAUSCHER 1994) Aftesia e tyre per te krijuar imazhe mendore ishte shume me e larte se e studenteve qe nuk degjonin dhe nuk ishin te dhene mbas muzikes.

Gjithashtu nga te dhenat e vazhdueshme eshte zbuluar se se studentet e muzikes dhe te apasionuarit mbas saj ne menyre periodike arrine pike me te larta ne zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ne seksionin special te ushtrimeve verbale te SAT ( scholastic aptitude test). Dhe padyshim qe eksiston nje korrelacion pozitiv midis muzikes dhe procesit te menduarit. Dhe ne pyesim si ?

Sipas nje neurologu amerikan i universitetit te mjeksise ne Harvard misteri u zgjidh. Ai zbuloi se muzikantet te cilet jane gjeni ne nje fushe specifike te muzikes kane nje zone ne hemisferen e majte te trurit qe eshte me e zhvilluar se zakonisht. Kjo zone eshte quajtur planumi temporal.

Zona e trurit qe eshte pergjegjese per procesin e te menduarit dhe planiumi temporal stimulojne njera–tjetren duke shfryrezuar lidhjet qe kane qelizat e trurit ose te dyja keto zonat punojne ne te njejten kohe.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Shërimi sipas dëgjimit të muzikës

Mesazh  Fikrro 23.06.10 18:31

Me plotë gojë mund të konstatojmë se pak kush nga lexuesit ka dëgjuar për këtë terapi medicinale, pasi që, ajo tek ne në Kosovë, por nga informatat e sigurta që kam, edhe në Shqipëri, nuk është e njohur fare si metodë shëruese.

Zyrtarisht, muzikoterapia në këto vise ballkanike, për herë të parë në mënyrë institucionale, ka filluar të zbatohet më vitin 1993, në Qendrën Klinike Psikiatrike në Beograd, si një sektor i veçantë eksperimental në kuadrin e saj.

Ndërsa, në medicinën e zhvilluar bashkëkohore të shumë shteteve të perëndimit, kjo metodë shëruese jo vetëm se është tejet e aplikueshme, por ajo dita ditës përsoset me eksperiencë të re të fituar dhe pajiset me mjete teknike më të sofistikuara si fjala e fundit e teknikës digjitale bashkëkohore.

Muzikoterapia është një metodë psikiatrike shëruese dhe ajo dallon mjaft nga dëgjimi i zakonshëm i muzikës.

Krahasuar me dëgjimin e muzikës që ne e preferojmë zakonisht në shtëpi apo gjetiu, kjo metodë specifike shëruese, kërkon plotësimin edhe të disa parakushteve standarde, sikurse janë: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartë e sëmundjes nga mjeku, prezenca e përhershme e psiko-terapeutit të kualifikuar gjatë tërë kohës sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e përsosura të teknikës audio digjitale, shtrati adekuat në formë të vaske, përzgjedhja e toneve dhe ritmit të caktuar sipas frekuencës dedikuese të veprimit, etj.

Muzika në psikiatri praktikohet si një terapi e suksesshme shëruese për këto sëmundje: neurozat, fobitë (frikët), psikozat, format e ndryshme të çrregullimet të personalitetit, disa sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazën psikike) etj.

Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dëshmojnë se kjo metodë tregohet tejet efikase, edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimin e koncentrimit, senzitivitetin e të dëgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtësive të ndryshme të adaptimeve sociale.

Tek disa eksperienca më të përparuare, ka informata inkurajuese se me këtë metodë terapeutike shërohet me sukses edhe kanceri.

Si vepron kjo terapi?

Çdo individ, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, nga natyra dhe në mënyrë të lindur, disponon me identitetin e vetë specifik zanor, ndërsa, suksesi i vet terapisë, nënkupton harmonizimin e ritmit mental të pacientit me ritmin e muzikës që duhet aplikuar.

Për të pasur sukses muzikoterapia në shërim, duet që ritmet e muzikës së përzgjedhur në tërësi të përputhen me ritmin tonë të lindur individual.

Ky ritëm individual, formohet qysh sa jemi në mitrën e nënës, dhe mbështetet në tonet e zemrës, zërat e thella që krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrëve, ritmit të frymëmarrjes etj. Këto tone të ndërtuara në mënyrë natyrale, zakonisht me gjuhën e muzikës cilësohen si "skalla penta-tonike", gjegjësisht, ritme që përbëhen prej pesë toneve.

Në këtë kontest, do të jetë interesante të theksojmë se, të gjitha ninullat kudo në botë (këngë gjumi) ndërtohen nga ky ritëm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dëshmon se, këto këngë, jo rastësisht, kanë ritme qetësuese dhe relaksuese, ashtu që, me këndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e përshtatshme për gjumë.

Njëra ndër metodat tjera gjatë aplikimit të muzikoterapisë është metoda paralele e "nxitjes së fantazisë". Duke e dëgjuar muzikën, nga pacienti kërkohet të tregoj se cilës periodë të moshës së tij i përket ajo muzikë.

Me këtë metodë të nxitjes së fantazisë, nga bota mentale e pacientit, me kohë bëhet shkarkimi i ngarkesave të ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në vënien e kontaktit me ata persona, tek të cilët komunikimi verbal është i vështirësuar, ose fare i pamundshëm.

Por, muzika nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve, ajo vepron pozitivisht edhe në stimimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike tek të shëndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve në gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes dëgjimit të muzikës.

Përveç efekteve pozitive, muzika e çrregulluar mund të ndikoj edhe negativisht në gjendjen emocionale dhe në përgjithësi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmën e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative në gjendjen tonë të disponimit.

Muzikoterapia është metodë e lashtë shëruese?!

Edhe pse këtë prezantim tonë për muzikoterapinë e filluam nga aplikimi i saj bashkëkohor, realisht ndikimi i zërave dhe toneve të ndryshme në psiken e njeriut si dhe mënyrat e aplikimit të tyre praktik, për stërgjyshërit tanë, kanë qenë të njohura me mira vite më parë.

Civilizimet e lashta të shumë popujve, me të madhe e kanë praktikuar metoda të ndryshme zanore të shërimit, sikurse është muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale përmes përsëritjes (autosugjestionit), meditimin përmes vibracionit të formulave të ndryshme (përsëritja e fjalës së caktuar-MANTRA), lutjet dhe këngët fetare, etj.

Sipas psikologjisë bashkëkohore, sensacionet e të dëgjuarit ndahen në dy grupe të mëdha: në TOINE dhe në SHUSHURIMA. Tonet i përjetojmë në të dëgjuarit e muzikës, ndërsa shushurimat, siç janë krismat, fërshëllima etj. ose i përjetojmë krahas me tone ose pavarësisht prej tyre.

Të gjitha tonet dhe shushurimat që njeriu mund ti ndjej në realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima të dëgjimit prej 16-20.000 valësh në sec. Mbi këtë maksimum, janë vdekjeprurëse, ndërsa nën këtë minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e të dëgjuarit.

Sipas mësimeve të këtyre urtësive të lashta, terapia e shërimit me zëre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetëm si efekt fizik që ndjehet si sensacion përmes shqisës së të dëgjuarit, por disa tinguj që kanë intensitete dhe frekuenca më të ulëta të valëzimit, regjistrohen edhe përmes shqisave tona të brendshëm (nën 16 valë në sec) .

Sikur pjesa e jonë e vetëdijshme, ashtu edhe ndërvetëdija, disponon me shqisat e veta të caktuara, të cilat, në krahasim me shqisat fizike, edhe këto regjistrojnë ngacmime nga rrethi i jashtëm që kanë kualitete të frekuencave më të ulëta.

Çdo gjë në natyrë është harmoni. Simfoni e përsosur, që vepron sipas ritmit të caktuar. Ky ritëm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Përveç ritmit universal, çdo individ dhe gjallesë tjetër në natyrë, e ka edhe ritmin e vetë specifik individual, që do ta quajmë ndryshe si, "ritëm mikrokozmik".

Vënia e kësaj baraspeshe hyjnore duhet të jetë qëllimi i përhershëm i ekzistimit tonë si tërësi e pa ndarë e raportit individ-natyrë.

Çdo çrregullim i kësaj baraspeshe shkakton sëmundjen.

Andaj, prej shumë terapive të mundshme, si atyre bashkëkohore, ashtu edhe tradicionale, që në esencë, e kanë si synim rivënien e kësaj baraspeshe të humbur, është edhe MUZIKOTERAPIA..
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty laureta

Mesazh  laureta 26.06.10 13:35

Muzika vertet ka nje efekt emocional tek njeriu ,i pash komentet ne lidhje me kete dhe muzika ka nje lidhje dhe me anen shpirterore e njeriut me emocionin qe te zgjon tingulli i saj por njeherazi dhe me fizikun e njeriut ,pasi qe ne te njejten kohe duke degjuar muzik e shfrytzojm rastin te vallzojme ,mendoj qe secili zhaner i muzikes e ka efektin e vet emocional ka psh muzika rock te ben te ndihesh vertet nje person i sikur jeton ne qiell dhe mundohesh ta ndjesh deri ne maksimum pasi dhe vet e degjoj ket zhaner, sa i perket muzikes se leht ose thene baladave ne pergjithesi jan paska me prekse dhe i degjon me vemendje me te thell etj... mirpo do tu sugjeroja njerzve qe muzika esht dhe sheruse njeherazi muzika te heq stresin qe bart nervozen ,deshperimin e te tjera ben mir te degjosh muzik ne raste te tilla ,sepse vertet ndihesh i lumtur me veten dhe boten.... p.s Life is Music and I live for Music ....respekt
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Elizza 16.09.10 20:31

Muzikë për trupin dhe mendjen



Sipas studiuesve të shkencave, muzika i ndihmon të vegjlit të komunikojnë, nxit të mësuarin kur janë fëmijë dhe ndihmon të arrijnë më shpejt moshën madhore. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një këngë rrep të Eminemit, apo një simfoni të Bethovenit. Mjafton të shihni reagimet e një foshnje të sapolindur, për të kuptuar se ekziston një lidhje e padukshme mes njeriut dhe ritmit. Ja si zhvillohet ajo me kalimin e viteve

Shtatë notat na ndihmojnë që të rritemi të shëndetshëm

Ekziston një lidhje e fortë dhe ende misterioze që lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Përse vallë muzika mund të na shqetësojë ose të na qetësojë, të na shtyjë drejt një agresiviteti apo të na nxisë drejt një dashurie? Në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sensi i të sapolindurve për muzikën

Fëmijët lindin me një prirje muzikore, pra kanë një ndjenjë të lindur. Disa orë pas lindjes janë në gjendje të njohin tingujt, ndërkohë që muzika klasike aktivizon disa hapësira të kores dëgjimore në hemisferën e djathtë. Sensi i të sapolindurve për muzikën bëhet i dukshëm që në ditët e para të jetës, të qarat e tyre shprehen me të bërtitura dhe tingujt që riprodhojnë, sipas disa ekspertëve, janë njësoj si ato që dëgjonin kur ishin brenda barkut të nënës. Foshnjat janë të prirura ta thithin ngadalë muzikën. Ato nxjerrin tinguj dhe në këtë mënyrë komunikojnë me nënën dhe njerëzit e tjerë që i rrethojnë. Këtë fenomen psiko-biologët e quajnë “muzikalitet komunikues”.

Ndihmë për t’u rritur

Komunikimi i parë i bebes me nënën ndodh përmes një lloj këndimi, një melodi e vjetër dhe misterioze, por që është e njëjtë për të gjitha kulturat e botës. Nëna dhe fëmija lidhen me njëri-tjetrin përmes këtyre dueteve muzikore, të cilat e përgatisin trurin e bebes të ndjekë ritmet dhe gjuhën e së ëmës. E megjithatë kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Sipas psikologes Maya Gratier dhe psikiatres Gisele Apter-Danon, femrat e prekura nga çrregullimet e personalitetit ose depresioni, “mungojnë” në takimin muzikor me të vegjlit e tyre, nuk arrijnë të lidhen me ta dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht te fëmija kur të rritet.

Femrat e depresionuara u ofrojnë bebeve një meny muzikore më të larmishme, por zëri i tyre nuk është shprehës, ka ton të ulët, është pa ritëm dhe pa ngjyra. Por pavarësisht kësaj, foshnjat kanë shumë burime dhe kërkojnë ndihmë për t’u lidhur me persona të tjerë, të cilët dinë ta përmbushin këtë bashkëbisedim me këngë, që është jetësor për zhvillimin e tyre.

Të mësosh një gjuhë? Është më e lehtë me muzikë

Sipas disa studimeve, dëgjimi i muzikës nuk ju bën të zgjuar, ndërkohë që të krijuarit muzikë po. T’i biesh një vegle muzikore ndihmon në përmirësimin e lëvizjeve të trupit, arrin të dallosh më mirë notat dhe të njohësh sinjalet zanore nga zhurma; përmirëson aftësitë gramatikore (si muzika, ashtu edhe gjuha kanë një sintaksë të tyren), mësimin e gjuhëve dhe kuptimin e domethënies së fjalëve; arrin të ndash një pyetje nga një urdhër. Krijimi i muzikës zhvillon koren dëgjimore dhe zonat cerebrale të përfshira në kontrollin e lëvizjeve. Gjithashtu muzika ndihmon fëmijët që kanë probleme me gjuhën që të përmirësojnë performancën e tyre. Dëgjimi pasiv nuk zhvillon ndonjë funksion, është njësoj si të shikosh atletikë në televizor, por që vë muskuj.

Muzika në kohën e njeriut të Neandertalit

Muzika i ka rrënjët e thella. Nuk dihet ende se kur një paraardhës i yni ka kënduar melodinë e parë të historisë dhe ka prodhuar tingujt e parë, duke goditur gurët ose shkopinjtë. Por ne dimë se kur janë shpikur instrumentet e para muzikore. Më i vjetri daton para 40 mijë vjetësh. Është një flaut i bërë me kockën e një grabitqari. Muzika ka një domethënie të madhe sociale dhe kulturore. Që nga lashtësia e ka shoqëruar njeriun në ritet e shenjta, beteja e luftëra të ndryshme. Po ashtu, muzika ndihmon shamanët, të cilët komunikojnë me botën shpirtërore.

Muzika ndez “fitilin” e emocioneve

Muzika dëgjohet me veshë, por i flet shpirtit. Të gjithëve u ka ndodhur të mallëngjehen ndërsa dëgjojnë një melodi të trishtuar, të ndërhyjnë në një këngë dashurie, ose të nxehen me fqinjin që bën të dridhet pallati me muzikën e tij “heavy metal”, me volumin e ngritur deri në qiell. Përse-në na e shpjegojnë neuroshkencëtarët. Muzika nxit disa zona të ndryshme të trurit, madje është si “baruti” që ndez shumë hapësira, përfshi edhe ato përgjegjëse për emocionet, kujtesën, kontrollin motor dhe gjuhën. Asnjë stimul tjetër në botë nuk arrin ta aktivizojë trurin në këtë mënyrë. Një këngë mund të provokojë emocionin e puthjes së parë, ose kënaqësinë e një udhëtimi në një vend të largët. Muzika na nxit të kërcejmë, të këndojmë, të ndihemi mirë. Ajo është njësoj si çokollata dhe seksi.

Të shërohesh me shtatë notat

Muzika të shëron shpirtin dhe trupin. Këtë nuk e thonë vetëm poetët. Personat me Alzhajmer arrijnë të fiksojnë shpejt tekstet e këngëve. Përmes muzikës mund t’i ndihmosh të marrin informacione praktike, të vlefshme për aktivitetet e përditshme. Edhe pacientët e prekur nga iktusi (damllaja), kur dëgjonin dy orë muzikë në ditë, shfaqin rezultate të mira në testet e gjuhës dhe ishin më pak të trishtuar. Dëgjimi i muzikës para një ndërhyrjeje kirurgjikale ul ankthin e pacientëve. Pacientët që vuanin nga sëmundjet e rënda respiratore, kur i nënshtroheshin një testi muzikor, pas tetë javësh shfaqnin shenja përmirësimi.

Duke shfrytëzuar efektin e muzikës, në qendrat e rehabilitimit disa shkencëtarë po përpiqen të gjejnë terapi muzikore për të trajtuar shqetësimet e ndryshme si depresionin dhe ankthin, të shkaktuara këto nga stresi.
http://B.S.//
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Luli 22.12.11 19:59

Edhe muzika shëron

NDIKIMI I MUZIKËS Ch-85-De-la-memoire-triste-a-la-guerison-par-la-musique-a-Beni-Saf

Nuk do të duhej të befasoheshit nëse në ordinancën e mjekut tuaj një ditë të dëgjoni muzikë relaksuese. Nëse radhiten disa gjëra, nuk është larg koha kur mjeku në vend se të na përshkruajë pilula do të na rekomandojë disqe muzikore.

Hulumtimet kanë treguar se muzika thellë ndikon në trup dhe psikikë dhe e meriton një vend në trungun e mjekësisë alternative.

Ata që shërohen me melodi theksojnë se ndihmon me simptomat gjatë shërimit të kancerit, te fëmijët ndihmon në vëmendjen e çrregulluar, personave me çrregullime psikike, si dhe shumë të tjerëve.

Disa spitale në vendet perëndimore ka kohë që në korridore dëgjohet muzikë, në mënyrë që pacientëve t’u lehtësohen dhimbjet dhe depresioni.

Valët e trurit

Hulumtimet kanë treguar se muzika me ritëm të fortë mund t’i stimulojë valët e trurit për t’u sinkronizuar - ritmet sjellin përqendrim të fortë.

Hulumtimi ka treguar se dobitë nga dëgjimi i muzikës zgjasin edhe pasi t’i keni larguar kufjet.

Frymëmarrja dhe shpejtësia e ritmit të zemrës

Me ndryshimin në valët e trurit, ndryshon edhe i gjithë trupi. Funksionet që janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom si frymëmarrja dhe të rrahurat e zemrës ndryshojnë me muzikën.

Kjo do të thotë se muzika e ngadalshme do ta ngadalësojë frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës ju sjellin në gjendje relaksuese.

Dobitë tjera

Muzika e ul shtypjen e gjakut, e forcon imunitetin, e relakson edhe tensionin muskulor. Po ashtu, meloditë e lehta zbusin efektin e stresit kronik.

Me gjithë këto efekte pozitive, si në trup, e edhe në shpirt, nuk është çudi që shumica muzikën e shohin si ilaç.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Neo 18.01.12 20:24

Si e ndihmon trurin muzika

NDIKIMI I MUZIKËS Muzika10

Të bësh dhe dëgjosh muzikë mund të ketë efekte të shumëfishta dhe të dobishme shëndetësore në tru. Lexo më tutje që të mësosh se çfarë ka zbuluar hulumtimi i fundit.

Muzika mund të jetë gjë magjike. Melodia e duhur na shtyen të ngrihemi nga ulëset e të vallëzojmë ose na ndihmon të relaksohemi dhe të mbushemi energji. Të dëgjuarit e ndonjë kënge të veçantë na kthen mbrapa në të kaluarën, na mundëson të kyçemi me emocionet e strehuara thellë në brendi, apo na ndihmon të gjejmë hapësirën për të ëndërruar. Dhe përderisa hulumtuesit për një kohë të gjatë janë orvatur të mësojnë se si funksionon muzika me mendjen e njeriut, një gjë duket të jetë e vërtetë, dhe ajo është se: muzika e fut trurin në rrugë të komplikuara dhe misterioze.

Si proceson muzika ne tru

Në librin e tij This is Your Brain On Music, profesor Daniel J. Levitin shkruan se “aktiviteti muzikal involvon (fut në funksion) gati të gjithë regjionet e trurit që njohim, dhe gati secilin nënsistem neural.” Kjo do të thotë se nëse je duke krijuar një melodi me kitarën tuaj apo je duke dëgjuar orkestrën simfonike, në mënyrë virtuale gati i tërë truri juaj është i kyçur në proces. Në fakt, pjesë e asaj që e bënë aq të komplikuar për të kuptuar efektet e muzikës është se nuk ka ndonjë qendër të veçantë muzikore (në tru). Ashtu sikur edhe me të mësuarit dhe kuptimin e gjuhëve edhe muzika procesohet në mënyra të ndryshme: për shembull një pjesë e trurit dekodon tempon dhe zërin gjersa pjesët tjera futen në memorie dhe emocione. Nëse i bie ndonjë instrumenti truri juaj gjithashtu duhet të gjej se çka duhet bërë më duart tuja gjersa një pjesë tjetër e trurit përdoret për të lexuar notat në faqe.

“Unë mendojë se ka mjaft dëshmi që të themi se muzika ka fuqi të dobishme për trurin,” thotë Dr. Lola Cuddy, profesor emiretus ne Departamentin e Psikologjis në Queens University. “Por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.” Ajo e thotë këtë për shkak se ka pas mjaft pohime sensacionale rreth muzikës që tashmë janë diskredituar për shkak se nuk kanë mundur të vërtetohen shkencërisht (për shembull mendo për “Efektin e Mozartit,” i cili thuhej se të dëgjosh muzikën e Mozartit të bënë më të mençur).

Ashtu si sqaron Dr. Cuddy, ka disa dëshmi që sugjerojnë se fëmijët që marrin mësime muzike do të dalin më të mirë në disa teste – veçanërisht kur bëhet fjalë për lexim dhe koncentrim. “Po, ndoshta mësimet muzikore janë ato të cilat po mprehin ato shkathtësi” thotë ajo. “Natyrisht nëse dëshiron që fëmija juaj të përmirësohet në lexim dhe matematikë, ndoshta do të ishte më mirë t’i ndihmoje në ato lëmi, por ka ca dëshmi që tregojnë se është e dobishme t’i shtosh muzike mësimit.” Dr. Cuddy gjithashtu thotë se ka pasur hulumtime që tregojnë se njerëzit që kanë trajnim muzikor janë më të aftë të dekodimit të fjalimit në ambiente të zhurmshme.

Muzika, çmenduria dhe rehabilitimi

Është interesante por muzika mundet gjithashtu të luaj një rol të rëndësishëm në rehabilitimin e trurit dhe lëvizjes. Disa studime tregojnë se për shkak se muzika dhe kontrollet motorike ndajnë qarqe të përbashkëta në tru, muzika mund të ndihmoj në përmirësimin e lëvizjeve tek pacientët që vuajnë nga sëmunda Parkinson-it, apo të cilët kanë humbur lëvizjen si pasoj e sulmit në tru, e gjithashtu ndihmon edhe pacientët që kanë probleme në të njohur dhe folur pas sulmit.

Hulumtimi i Dr. Cuddy-t, i cili është përkrahur nga Fondacioni Grammy dhe Shoqata Alzheimer-it e Kanadës, fokusohet në pacientë që vuajnë nga çmenduria. “Ne kemi zbuluar se shumica e pacientëve me Alzheimer duken të kanë aftësi të njohin muzikën,” thotë ajo, duke përshkruar se si pacientët këndonin këngën që këndohej edhe atëherë kur nuk i njihnin të afërmit e familjes, apo kujdeset për veten. “Kjo ishte inkurajuese”, thoshte ajo, “për shkak se tregon se ne mund të përdorim muzikën jo vetëm për të pasuruar kualitetin e jetës të pacientëve por gjithashtu mund ta përdorim për t’i ndihmuar kujdestarëve të komunikojnë me pacientët e tyre. Ata mund të këndojnë së bashku apo të përdorin muzikën për t’iu qasur memories.”

Pse dëgjimi i muzikes është i mirë për ty?

Përfundimisht ajo çka dimë për trurin është vetëm maja e një ajsbergu të madh e të komplikuar pafundësisht. Me fjalë tjera dëgjimi i muzikes vë në funksion një rrjetë të madh e të komplikuar – një aset i vlefshëm kur bëhet fjalë për mirëmbajtje të shëndetshme të trurit për tërë jetën.

Nuk ka rëndësi nëse ka apo nuk ka dëshmi që muzika të bënë më të mençur pasi që është e çartë se muzika përmirëson disponimin tuaj dhe të ndihmon të relaksohesh që në anën tjetër të ulë presionin e gjakut dhe liron tensionin muskulor. “Muzika ka efekt shumë terapeutik,” thotë Dr. Cuddy. Pas sëgjithash, fundi fundit, muzika është për kënaqësi – dhe është diçka nga e cila mund të kënaqemi gjatë gjithë jetës. “Nëse dëgjon muzikë, gjersa je i ri apo në moshë të shtyrë, gjasat janë që ajo kurr më nuk të lë,” thotë Dr. Cuddy. “Njerëzit mund të brengosen rreth humbjes së memories por ne mund të them sigurt se muzika me gjithë gjasat do të mbetet përgjithmonë me ty.”
/sherohu/
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty HISTORIA E MUZIKËS

Mesazh  Asgardian 30.08.12 12:16

Muzika është një formë artistike të komunikimit të shëndoshë nëpërmjet instrumenteve muzikore që prodhojnë tinguj dhe tone.

Muzika është aq i vjetër sa njerëzimi. Të gjitha kulturat e kaluara dhe e tashmja janë muzikë. "kėngė të vjetër të njohur" daton 4000 vjet më parë dhe është shkruar në formë pyke e lashtë. Kjo nuk është e sigurt se si apo kur instrumenti i parë muzikor u shpik, megjithatë, shumica e historianëve tregojnë për flauta në fillim të bëra nga kockat e kafshëve që janë të paktën 37.000 vjet të vjetra.

Fjala "Music" vjen nga fjala greke "Mousiki" që do të thotë ''shkenca e hartimit të melodive''. 'ilm al-musiqa ishte emër të dhënë nga arabët në teorinë greke e muzikës për të dalluar atë nga' ilm al-ghinaa "e cila ishte teoria arab praktike.

Burimi i teorisë arab e muzikës ishte e vjetër semit të cilat kishin një ndikim në, në qoftë se ajo nuk kishte qenë baza e teorisë greke. "Sigurisht, arabët dhe persianët poseduar një teori të muzikës gjatë para se ata u bënë të ndikuar nga përkthimet e bëra nga greqishtja në fund të 8 dhe fillim të shekullit të 9-të."
   Nga mesi i shekullit të 9, efektet e teoritë muzikore e grekëve të lashtë në muzikë filloi të ndjerë. Ndër këto traktate janë problemet e Aristotelit dhe Anima De, comentaries e Themistius dhe Aleksandër Aphrodisiensis në këtë të fundit, dy vepra nga Aristoxenus, dy libra për muzikën e Euklidit, një tretise nga Nicomachus dhe harmoni të Ptolemeut, të cilat ishin përkthyer në arabisht siç e dimë nga Al-Farabi.

shkenca e muzikës tani u bë një nga kurset e quadrivium, dhe është studiuar nga studentët e më shumë në këtë periudhë. I pari për t'u marrë me thesaret e sapo-gjetur e "parëve" ishte Al-Kindi (d.874). Shtatë traktatet në teorinë e muzikës shfaqet nën emrin e tij. Katër prej tyre mbijetuan: tre prej tyre janë në Berlin dhe e katërta është në Musuem britanik.
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Odin 07.11.12 21:39

Muzika dhe proceset trupore

NDIKIMI I MUZIKËS Muzika-dhe-Truri

Muzika prodhon efekte në trupin tonë, origjinë e një përvojë emocionale e cila përfshin mendjen pasuron dhe ngre lart shpirtin, duke i lejuar qenieve njerëzore të sillen pandashëm më gjërat që i rrethojnë.

Në fillim të viteve njëzet janë kryer kërkime dhe studime mbi efektin e muzikës në Sistemin Nervor Autonom, nga i cili varet funksionimi dhe aktiviteti i organeve, duke përfshirë me shumë zemrën, frymëmarrjen, djersitjen, aktivitetin e stomakut, tensionin e muskujve dhe prodhimin e hormoneve.

Rezultatet e shumë studimeve kanë rënë dakord për disa pika, pikësëpari, karakteristikat muzikore të tilla si ritmi, dinamika, kolona zanore, harmonia, etj. ndikojnë në mënyra të ndryshme në proceset e trupit.

/psiconline.it/
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Zbulohen lidhjet mes muzikës dhe trurit

Mesazh  Admin 17.04.13 19:11

Zbulohen lidhjet mes muzikës dhe trurit

NDIKIMI I MUZIKËS Largea_muzika1366186762

Shkencëtarët zbulojnë misteret e dëgjimit të muzikës, reaksionin që shkakton në tru dhe arsyen e preferencave të ndryshme te çdo njeri

Studimi

Kur dëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, që në një farë mënyre na shpërblen duke na dhuruar lumturi, zbulojnë shkencëtarët.

Kërkuesit kanadezë, duke përdorur skaner të teknologjisë së fundit, zbuluan se zonat e dëgjimit në qendër të trurit aktivizoheshin kur njerëzit dëgjonin një këngë për herë të parë.

Sa më shumë të pëlqehej kënga, aq më e fortë ishte lidhja që krijohej. Pjesëmarrësit në studim dëgjuan 60 fragmente këngësh, të cilat nuk i kishin dëgjuar më parë, ndërkohë që truri i tyre skanohej nga një aparaturë e veçantë.

Më pas ata dhanë ofertat sesa para ishin të gatshëm të paguanin, nëse këngët do të shiteshin në ankand. Kërkuesit përdorën versione të shkurtra të këngëve dhe çmime të njëjta me ato të tregut.

Që studimi të ishte sa më i vërtetë dhe në mënyrë që muzika të vlerësohej objektivisht, individët do ta paguanin nga paratë e tyre muzikën që përzgjidhnin të blinin, për të vërtetuar se dëshironin realisht ta dëgjonin përsëri.

Kur pjesëmarrësit dëgjuan një fragment muzike, që nuk e kishin dëgjuar më parë, aktiviteti që ndodhte në pjesë të caktuara të trurit të tyre parashikonte nëse muzika do të pëlqehej apo të blihej prej tyre.

“Ky proces ka të bëjë me reaksionet që ndodhin në tru, prej të cilave formohen pritshmëritë për pëlqimin e një kënge”, sqaron dr. Valori Salimpur nga Instituti Spitalor i Neurologjisë në Montreal, njëkohësisht edhe drejtues i studimit.

Ndërkohë që dëgjonin muzikën dhe skanoheshin, për të kuptuar sa do ta vlerësonte truri i tyre atë këngë, kërkuesit u shprehën se ata zbuluan saktësisht arsyen përse këngët e reja i bëjnë mirë trurit.

Ajo që e bën muzikën kaq emocionalisht të fuqishme, është krijimi i pritshmërisë dhe vlerësimi që merr nga zona përkatëse e trurit.

Sa më shumë aktivitet të krijohet në këtë zonë gjatë kohës që pjesëmarrësit dëgjojnë muzikë, aq më shumë të gatshëm do të jenë ata të paguajnë për ta zotëruar atë.

Kur atyre që e kishin bërë blerjen tashmë u jepej të dëgjonin muzikë tjetër, aktiviteti që u krijohej në tru ishte i njëjtë për të gjithë, pavarësisht rrymës që kishin vendosur të blinin.

Rezultatet na ndihmojnë për të kuptuar përse njerëzit preferojnë muzikë të ndryshme nga njëri-tjetri. Çdo njeri ka një mënyrë unike të kësaj pjesëze të trurit, reagimi i së cilës formohet në varësi të tingujve dhe muzikës që kanë lidhje me jetën tonë.

Gjithashtu muzika që blejmë apo dëgjojmë, ka shumë gjasa të ketë lidhje paraprake me emocionet tona. Kërkuesit shprehen se zbulimi i tyre shpjegon reagimin emocional që kemi kur dëgjojmë një këngë të re dhe nëpërmjet kësaj ata janë në gjendje të parashikojnë nëse do ta blejmë apo jo atë.

Gjetja e dytë më e rëndësishme e kërkimit është se, qendra jonë e trurit, përgjegjëse për kënaqësinë, nuk punon e vetme, por ka lidhje edhe me korteksin e dëgjimit, një zonë e trurit që mbledh informacion rreth tingujve dhe muzikës ndaj së cilës jemi ekspozuar gjatë gjithë jetës. Sa më shumë ta vlerësojmë pjesën muzikore të dëgjuar, aq më e fortë është ndërlidhja midis këtyre zonave të trurit.

“Kjo është interesante, sepse muzika në vetvete është një vazhdimësi tingujsh, të cilat të ndara nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, por kur organizohen së bashku nxisin veprimin e vlerësimit te njeriu”, shprehet dr. Robert Zatore, një kërkues pranë Laboratorit Ndërkombëtar të Trurit, Muzikës dhe Kërkimeve mbi Tingujt.

Aktiviteti i integruar i qarqeve të trurit që përfshijnë njohjen, parashikimin dhe emocionet, na lejojnë ta vlerësojmë muzikën si dukuri intelektuale dhe estetike.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Luli 19.10.13 0:00

Pse muzika eshte e mire per ty?

NDIKIMI I MUZIKËS Muzike

Pse muzika eshte e mire per ty?

Te besh dhe degjosh muzike mund te kete efekte te shumefish te dobishme shendetesore ne tru.

Muzika mund te jete gje magjike. Melodia e duhur na shtyen te ngrihemi nga uleset e te vallezojme ose na ndihmon te relaksohemi dhe te mbushemi energji. Te degjuarit e ndonje kenge te vecante na kthen mbrapa ne te kaluaren, na mundeson te kycemi me emocionet e strehuara thelle ne brendi, apo na ndihmon te gjejme hapesiren per te enderruar.

Dhe perderisa hulumtuesit per nje kohe te gjate jane orvatur te mesojne se si funksionon muzika me mendjen e njeriut, nje gje duket te jete e vertete, dhe ajo eshte se: muzika e fut trurin ne rruge te komplikuara dhe misterioze.

Si proceson muzika ne tru

Ne librin e tij This is Your Brain On Music, profesor Daniel J. Levitin shkruan se “aktiviteti muzikal involvon (fut ne funksion) gati te gjithe regjionet e trurit qe njohim, dhe gati secilin nensistem neural.” Kjo do te thote se nese je duke krijuar nje melodi me kitaren tuaj apo je duke degjuar orkestren simfonike, ne menyre virtuale gati i tere truri juaj eshte i kycur ne proces. Ne fakt, pjese e asaj qe e bene aq te komplikuar per te kuptuar efektet e muzikes eshte se nuk ka ndonje qender te vecante muzikore (ne tru). Ashtu sikur edhe me te mesuarit dhe kuptimin e gjuheve edhe muzika procesohet ne menyra te ndryshme: per shembull nje pjese e trurit dekodon tempon dhe zerin gjersa pjeset tjera futen ne memorie dhe emocione.

Nese i bie ndonje instrumenti truri juaj gjithashtu duhet te gjej se cka duhet bere me duart tuja gjersa nje pjese tjeter e trurit perdoret per te lexuar notat ne faqe.

“Une mendoje se ka mjaft deshmi qe te themi se muzika ka fuqi te dobishme per trurin,” thote Dr. Lola Cuddy, profesor emiretus ne Departamentin e Psikologjis ne Queens University. “Por ne duhet te jemi shume te kujdesshem.” Ajo e thote kete per shkak se ka pas mjaft pohime sensacionale rreth muzikes qe tashme jane diskredituar per shkak se nuk kane mundur te vertetohen shkencerisht (per shembull mendo per “Efektin e Mozartit,” i cili thuhej se te degjosh muziken e Mozartit te bene me te mencur).

Ashtu si sqaron Dr. Cuddy, ka disa deshmi qe sugjerojne se femijet qe marrin mesime muzike do te dalin me te mire ne disa teste – vecanerisht kur behet fjale per lexim dhe koncentrim. “Po, ndoshta mesimet muzikore jane ato te cilat po mprehin ato shkathtesi” thote ajo. “Natyrisht nese deshiron qe femija juaj te permiresohet ne lexim dhe matematike, ndoshta do te ishte me mire t’i ndihmoje ne ato lemi, por ka ca deshmi qe tregojne se eshte e dobishme t’i shtosh muzike mesimit.” Dr. Cuddy gjithashtu thote se ka pasur hulumtime qe tregojne se njerezit qe kane trajnim muzikor jane me te afte te dekodimit te fjalimit ne ambiente te zhurmshme.

Muzika, cmenduria dhe rehabilitimi

Eshte interesante por muzika mundet gjithashtu te luaj nje rol te rendesishem ne rehabilitimin e trurit dhe levizjes. Disa studime tregojne se per shkak se muzika dhe kontrollet motorike ndajne qarqe te perbashketa ne tru, muzika mund te ndihmoj ne permiresimin e levizjeve tek pacientet qe vuajne nga semunda Parkinson-it, apo te cilet kane humbur levizjen si pasoj e sulmit ne tru, e gjithashtu ndihmon edhe pacientet qe kane probleme ne te njohur dhe folur pas sulmit.

Hulumtimi i Dr. Cuddy-t, i cili eshte perkrahur nga Fondacioni Grammy dhe Shoqata Alzheimer-it e Kanades, fokusohet ne paciente qe vuajne nga cmenduria. “Ne kemi zbuluar se shumica e pacienteve me Alzheimer duken te kane aftesi te njohin muziken,” thote ajo, duke pershkruar se si pacientet kendonin kengen qe kendohej edhe atehere kur nuk i njihnin te afermit e familjes, apo kujdeset per veten.

“Kjo ishte inkurajuese”, thoshte ajo, “per shkak se tregon se ne mund te perdorim muziken jo vetem per te pasuruar kualitetin e jetes te pacienteve por gjithashtu mund ta perdorim per t’i ndihmuar kujdestareve te komunikojne me pacientet e tyre. Ata mund te kendojne se bashku apo te perdorin muziken per t’iu qasur memories.”

Pse degjimi i muzikes eshte i mire per ty?

Perfundimisht ajo cka dime per trurin eshte vetem maja e nje ajsbergu te madh e te komplikuar pafundesisht. Me fjale tjera degjimi i muzikes ve ne funksion nje rrjete te madh e te komplikuar – nje aset i vlefshem kur behet fjale per mirembajtje te shendetshme te trurit per tere jeten.

Nuk ka rendesi nese ka apo nuk ka deshmi qe muzika te bene me te mencur pasi qe eshte e carte se muzika permireson disponimin tuaj dhe te ndihmon te relaksohesh qe ne anen tjeter te ule presionin e gjakut dhe liron tensionin muskulor. “Muzika ka efekt shume terapeutik,” thote Dr. Cuddy.

Pas segjithash, fundi fundit, muzika eshte per kenaqesi – dhe eshte dicka nga e cila mund te kenaqemi gjate gjithe jetes. “Nese degjon muzike, gjersa je i ri apo ne moshe te shtyre, gjasat jane qe ajo kurr me nuk te le,” thote Dr. Cuddy. “Njerezit mund te brengosen rreth humbjes se memories por ne mund te them sigurt se muzika me gjithe gjasat do te mbetet pergjithmone me ty.”

/Sherohu/
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Luli 02.12.13 21:00

Meditimi riparon sensin e dëgjimit të muzikës

Njerëzit dëgjojnë më vëmendshëm muzikën nëse para dëgjimit të ndonjë kënge kanë medituar, edhe nëse ka të bëj me një këngë që ata e kanë ndëgjuar shumë herë më parë.

Në një studim të bërë online dhe të publikuar në Psychology in Music, autori i këtij studimi ka raportuar se ka vërejtur rritje të fokusit të studentëve që kanë dëgjuar një pjesë 10 minutëshe të operës së Giacomo Puccini “La Boheme” pasi kanë dëgjuar një pjesë të prodhuar nga Duke University mbi meditimin dhe mendjen e vetëdijësuar.

Ndërgjegjësimi (mindfulness) është një teknikë antike e cila ndihmon një person të vetëdijësohet për të tashmen. Në studimin e bërë, dëgjuesit janë këshilluar të fokusohen në ndjenjat fizike ose në frymëmarrjen e tyre në rast se vëmendja e tyre është shpërqendruar.

Sipas Frank Diaz, autorit të studimit, teknikna e ndërgjegjësimit para ndëgjimit të muzikës u ka ndihmuar pjesmarrësve të hyjnë në një zonë gatishmërie për të dëgjuar muzikën të cilën e kanë dëgjuar edhe shumë herë më parë.

“Gjëja e mirë rreth ‘La Boheme’ është fakti se është përdorur edhe shumë herë të tjera nëpër studime për muzikën dhe kjo na mundëson që të bëjmë krahasime mes të kaluarës dhe të tashmes” ka shtuar ai.

“Vëmendja mund të modifikohet. Ne kemi vërejtur rritje të saj tek reagimet e pjesmarrësve tanë. Disa nga këto reagime ishin mjaft të forta. Kjo tregon që ata pjesmarrës kanë qenë ‘në zonë’”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Hagel 11.03.14 1:02

Te gjithe pelqejne nje muzik te veçante, gje qe pasqyron nivelin e vetedijes se tij dhe psikologjine e tij te veçante.
Ne mund te shohim ate qe provokon çdo muzike te ne, kjo pasqyron ate qe ne ndjejme dhe kerkojme ne jete.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  syri i art 11.03.14 9:43

muzika esht arti i qetesimit shpirteror...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Odin 18.04.14 0:48

Terapia me muzikë shëron!

NDIKIMI I MUZIKËS 602ea54202c74e4980f2186ad84a2ec4

Muzikoterapia apo terapia me muzikë ka vite që përdoret për të reduktuar stresin dhe ankthin, për uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe për reduktimin e dhimbjeve të ndryshme kronike.

Në Kinë, përdorimi i muzikës për trajtimin e problemeve fizike dhe psikologjike është i pranishëm për mijëra vite.

Në filozofinë kieneze muzika e kompozuar në notën "do" i bën mirë dhe rindërton ekuilibrin e energjisë në zemër; "re" i bën mirë mëlçisë, "mi" është për shpretkën, "so" për mushkritë dhe "la" për veshkat.

Disa psikologë e përdorin muzikën për të ndihmuar pacientët të relaksohen, në mënyrë që ata të ndjehen më të çlirët për t'u hapur dhe për të diskutuar për problemet e tyre. Muzika gjithashtu mund t'i ndihmojë njerëzit të çlirohen nga problemet me tingëllimin dhe zhurmat në vesh, sipas Dr Li Ming, otorino-laringolog në Spitalin e Shangait.

Është vlerësuar se tingëllimat (zukatjet) në vesh shqetësojnë 12-32 për qind të popullsisë botërore, sipas Dr. Li.

Muzika ndihmon për krijimin e një bote të qetë dhe përmirëson humorin. Terapi të tjera janë ato me anë të tingujve muzikorë që gjenden tek zhurma e ujit, shiut, erës, cicërimat e zogjve etj. Kjo lloj muzike përdoret sot për relaksim dhe për autosugjestion.

Është provuar shkencërisht se tingujt kanë aftësi të zbusin sëmundjet dhe të krijojnë një gjendje më relaksuese të pacientëve. Ajo shpesh herë përdoret si shoqëruese gjatë terapive të ndryshme kurative.

Sipas specialistëve terapia muzikore është një shkencë që ndërthurret me mjekësinë dhe ka patur rezultat në Francë apo në Gjermani, ku përdoret efekti Moxart.

Nëpërmjet terapisë muzikore reduktohen dhembjet e të sëmurit, i krijohet atij një gjendje më e rehatshme. Muzika ndikon në gjysmën e trurit të njeriut dhe fjala në gjysmën tjetër, prandaj gërshetohet muzika me fjalë.

Muzika e Moxartit pëdoret përgjithësisht për ata që kanë probleme kardiovaskulare.

Megjithatë, muzikoterapia nuk është e aplikueshme vetëm tek njerëzit me probleme, pasi ajo mund të përdoret edhe tek çdokush prej nesh.

Megjithatë muzika është për të gjithë, të gjithëve na përqen dhe të gjithë kemi nevojë për të.

Një studim tjetër ka vlerësuar përfitimet që sjellin tingujt e muzikës për nënat e ardhshme si dhe për foshnjat e tyre në bark.

Dëgjimi i muzikës së përshtatshme gjatë shtatzënisë kontribuon

në eleminimin e disa shqetësimeve tipike. Kjo gjë ul tensionin e lartë të gjakut, rregullon rrahjet e zemrës po ashtu organizmi prodhon endorfina, për një humor më të mirë. Në disa vende është nëna ajo që i këndon fëmijës së saj.

Nënat në shtatzëni me të folurat e lehta, me këngë etj., arrijnë të qetësojnë fetusin.

Po çfarë muzike duhet të dëgjojnë gratë shtatzëna?

Rekomandohet që gratë që presin të lindin duhet të dëgjojnë muzikë harmonike.

Kohët e fundit, muzika si terapi është bërë pjesë integrale në disa sektorë të mjekësisë.

Është vërtetuar se muzika është e domosdoshme në momentin e lindjes. Të lindësh duke dëgjuar muzikë është një nga metodat më të mira pasi gjatë këtij momenti trupi rrit prodhimin e endofinave, substanca natyrore që prodhohen nga truri për të qetësuar dhimbjet psiko-fizike gjatë lindjes.

Muzika në momentin e lindjes e ndihmon gruan ta largojë mendjen nga dhimbjet e lindjes, duke koordinuar sa më mirë të jetë e mundur ritmet e frymëmarrjes së saj.

Në sallat e lindjes preferohet dëgjimi i melodive qetësuese si ajo klasike dhe ato bashkëkohore. Po ashtu muzikë e mirë për gratë janë dhe ato nga tingujt e qetë të natyrës dhe që karakterizohen me ritëm të qetë harmonik dhe relaksues.

NDIKIMI I MUZIKËS E8a130f3ffba4707962daf0960464cc6

Arsyet pse muzika funksionon si terapi

1. Muzika është shumë e rëndësishme për trurin. Hulumtimet kanë treguar se të porsalindurit kanë aftësi të dallojnë ndryshimet në tingujt muzikorë. Që nga lashtësia e deri më sot, nënat nga të gjitha kulturat e botës kanë përdorur ninullat për të pushuari së qari bebet e tyre.

2. Truri ynë i përgjigjet ritmit. Psh. a e keni vënë re kur jeni duke ecur dhe dëgjoni një muzikë ritmike, ecni më shpejt? Apo kur dëgjoni një këngë në mëngjes ju ngelet në kokë për gjithë ditën. Disa mjekë e përdorin terapinë me muzikë për ata të cilët kanë pësuar një goditje, dhe me anë të muyikës e inkurajojnë atë të ecë dhe të zhvillojë forcën trupore.

3. Trupi reagon gjithashtu ndaj muzikës. Çdoherë që frymëmarrja juaj përshpejtohet, rriten të rrahurat e zemrës, kjo është një nga mënyrat se si trupi i përgjigjet muzikës. Muzikoterapistët e specializuar e përdorin këtë metodë për të stimuluar një person që gjendet në koma ose dhe për të relaksuar personat në stress dhe ankth.

4. Madje dhe fëmijët i përgjigjen muzikës. Çdo prind e di që është e natyrshme që fëmija i tyre të nisë të kërcejë sapo dëgjon një muzikë, po ashtu nis të këndojë e kërcejë që në moshë të re. Fëmijët mësojnë më mirë një gjuhë nëpërmjet këngëve, i ndihmon ata të mbajnë mend më mire fjalët.

5. Muzika na ndikon ke humori po ashtu, dhe kjo është mëse e vërtetë. A ju ndodh shpesh që të dëgjoni një muzikë dhe t'ju vijë për të qarë ose t'ju përmirësojë humorin? Muzika pra depërton në sistemin tonë emocional. Shumë njerëz e përdorin dëgjimin e muzikës për të ndryshuar humorin e tyre.

6. Muzika na ndihmon për të rritur përqendrimin. Nëse fëmija nuk përqëndrohet duhet të dëgjojë më shpesh muzikë.

8. Muzika nxit procesin e të mësuarit. A ju ka ndodhur të mësoni më mirë kur ka muzikë në sfond? Shumë nxënës sot në botë pranojnë se arrijnë të studiojnë më mire kur ka muzikë në sfond.

9. Muzika depërton në kujtimet tona. A ju ka ndodhur të jeni duke ngarë makinën, keni dëgjuar një këngë, dhe menjëherë ju është kujtuar një moment i jetës suaj, apo qoftë dhe një person? Muzika renditet e dyta pas aromës, për aftësinë e saj në stimulimin e memories në një mënyrë tepër të fuqishme.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Luli 29.05.14 9:26

Si lindi këndimi?

   Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë

Origjina

NDIKIMI I MUZIKËS Timthumb

Njerëzit u këndonin ndjenjave të tyre shumë më përpara sesa të ishin në gjendje të flisnin për mendimet. Por sigurisht nuk duhet të imagjinojmë se këndimi i asaj kohe ishte njëlloj me të sotmin.

Vokalizmi prehistorik

Në fillimet e saj, kënga u ngjante tingujve si cicërima e zogjve apo ulërima e kafshëve ose e qara e bebeve, pra si diçka që nuk komunikonte mesazhe.

Këndimi, prodhimi vokal i toneve muzikore, është kaq elementar për njeriun saqë origjina e tij ka humbur në antikitetin e lashtë përmes gjuhës së folur.

Zëri mendohet të jetë instrumenti origjinal muzikor dhe nuk ekziston asnjë kulturë njerëzore, pavarësisht sesa e izoluar mund të ketë qenë, që nuk këndon.

Jo vetëm që këndimi është i lashtë dhe universal, por në kulturat primitive ai kishte funksion ndërlidhës me mjedisin, individin, grupin shoqëror dhe fenë.

Njerëzit primitivë këndonin duke u bërë thirrje zotave me lutje dhe thirrje, festonin ritet e tyre me vargje këngësh dhe rikujtonin baladat historike e heroike.

Me shumë gjasa, këndimi i parë ishte individual dhe i improvizuar si imitim i thjeshtë i tingujve të dëgjuar në natyrë. Në këtë pikë, këndimi i tingujve komunikues dhe të kuptueshëm nuk mund të quhet themelor, por ishte padyshim një hap i rëndësishëm për krijimin e gjuhës.

Shumë antropologë besojnë se zhvillimi i laringut të poshtëm, pjesë shumë e rëndësishme e artikulimit të fjalëve, ishte një zhvillim i vonshëm i evolucionit njerëzor.
Nuk ka kocka në laringun njerëzor, kështu që mbetjet arkeologjike nuk ofrojnë prova fizike të drejtpërdrejta mbi aparatin zanor te njeriu prehistorik.

Pavarësisht mungesës së studimeve që lidhin karakteristikat vokale me masën e trupit, besohet se personat shtatlartë ishin këngëtarë bas, ndërsa trupat më të vegjël, siç janë mesdhetarët, prodhojnë këngëtarë të vokalit të lartë.

Bazuar në njohuritë që kemi sot në lidhje me këndimin në kohën primitive, një skenar i mundshëm është që zhvillimi muzikor të ketë filluar me disa forma të thjeshta melodike bazuar në disa tone.

Polifonia u shfaq më vonë, kur fëmijët, gratë dhe meshkujt këndonin paralelisht me anë të pyetje-përgjigjeve, që kombinonin frazat dhe tingujt. E gjitha kjo ka çuar në evoluimin e toneve dhe strukturës së sekuencës muzikore.

Kulturat madhore të hershme, që janë burime të muzikës perëndimore, kanë pasur karakteristikat muzikore të lidhura në një farë mënyre me gjuhët respektive. Ekspertët janë të mendimit se gjuha dhe shprehja muzikore e saj kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, por kjo lidhje është komplekse dhe e paqartë.

Shembulli më i zakonshëm i kësaj lidhjeje është se veglat frymore të muzikantëve francezë prodhojnë një timbër të veçantë, duke qenë se metrikat 6/8 nuk janë të pranishme në këngët hungareze dhe se teknika vokale klasike perëndimore u zhvillua prej rajoneve italishtfolëse.

Nuk dihet se kur apo ku u zhvillua arti muzikor, i ndarë nga muzika folk, por ka prova se kulturat e ndryshme mesopotamike e nxitën atë rreth 3500-500 vite para Krishtit. Kjo ishte periudha dhe vendi ku muzika u konsiderua një art dhe shkrimi i saj u la në dorë të profesionistëve muzikorë.

Kënga më e lashtë ekzistente është ajo e Himnit sumerian të Krijimit, që daton 800 vjet përpara Krishtit. Kultura egjiptiane e muzikës ekzistoi në mijëvjeçarin e katërt para Krishtit dhe muzika ishte e lidhur me jetën shoqërore dhe fetare të Mbretërisë së Vjetër.

Grekët kishin një kulturë të zhvilluar muzikore, ku dalloheshin shenja të muzikës folk vendase dhe pak influencë egjiptiane. Poezia e Safos dhe disa të tjerëve shpesh këndohej në konkurse me melodi dhe ritëm të bazuar në metrikën poetike.

Kultura judaike ka ruajtur disa melodi që datojnë 500 vite përpara erës sonë. Psalmi i Davidit dhe Kënga e Solomonit këndoheshin dhe njiheshin si prani e muzikës profesioniste. Pas shkatërrimit të Tempullit të Dytë në vitin 70 të erës sonë, muzika hebreje filloi të bëhej gjithnjë e më vokale.

Te romakët, muzika erdhi si huazim prej grekëve, por fillimisht në mënyrë instrumentale dhe në natyrë ushtarake. Seneka ka shkruar se ishte shqetësuar një natë vonë prej zërave të lartë të këngëtarëve që bënin ushtrime vokale.

Këndimi u bë një pjesë tejet e rëndësishme për fenë e krishterë, sepse u përfshi në ritualet fetare dhe muzika u përdor për t’i bashkuar njerëzit me njëri-tjetrin dhe krijuesin. Megjithatë, duhet theksuar se kjo muzikë ishte e huazuar prej feve të tjera derisa arriti të krijonte koret e famshme kishtare.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Luli 14.07.14 16:11

Ndikimet pozitive te muzikes ne jeten e perditshme

Nese keni zakon t’i gjykoni te tjeret nga shija e tyre muzikore, psikologjia ju jep te drejte, muzika thote shume per ate qe e degjon.

Studimet kane zbuluar se shijet tuaja muzikore tregojne shume rreth jush, perfshire ketu edhe bindjet politike. Gjithashtu shija muzikore, te pakten ne fillim te jetes, eshte e ndikuar nga prinderit tuaj. Ju keni nje kenge te preferuar, sepse kjo lidhet me nje eksperience emocionale teper te madhe ne jeten tuaj. Sipas studimeve, muzika qe degjoni dhe pelqeni gjate moshes 20 vjeç do te jete me shume gjasa muzika qe do te doni per te gjithe jeten.

NDIKIMI I MUZIKËS 33310

Muzika ndikon shume ne sjelljet e njeriut, pasi ne varesi te llojit te saj mund te çoje drejt konsumit me te madh te alkoolit, shpenzimeve te teperta apo sjelljes pa etike.

Sipas studimeve, fansat e muzikes rok dhe heavy metal nuk jane te prirur drejt vetevrasjes; kjo ka me shume gjasa t’u ndodhe atyre qe degjojne muzike kantri. Muzika eshte aq e fuqishme saqe eshte e mundur qe disa njerez te krijojne varesi ndaj saj.

Menyrat sesi muzika permireson jeten


1. Muzika si qetesim

Kerkimet shkencore tregojne se muzika eshte qetesuese. Nese po kerkoni pak prehje, largohuni nga muzika bashkekohore, ajo xhaz apo pop, shkoni drejt klasikes. Kjo, per shkak se muzika klasike e ul presionin e gjakut me shume se llojet e tjera.


2. Muzika e eger permireson performancen

Zemerimi perceptohet zakonisht si diçka e keqe. Por emocioni i zemerimit mund te perdoret edhe per mire, si per shembull per te kryer nje pune ne menyre te perkryer. Zemerimi na ben ta perqendrojme vemendjen ne nje vend, duke na bere te ndihemi me optimiste dhe me ne kontroll te situatave.


3. Muzika pakeson dhembjen

Sipas studimeve, muzika jone e preferuar na ben ta kalojme me mire nje dhembje. Kjo ndodh per shkak se muzika rrit tolerancen dhe na stimulon te ndihemi me te kontrolluar emocionalisht karshi dhembjes. Gjithashtu ul ankthin.


4. Muzika ndihmon ne stervitje

Nese jeni nisur per ne palester, mos harroni te merrni me vete muziken e preferuar. Kenget tuaja te parapelqyera ju ndihmojne te arrini rezultate me te mira gjate stervitjes dhe ju bejne te vazhdoni me gjate ushtrimet trupore.


5. Muzika mund t’ju ndihmoje te gjeni dashurine

Kerkoni te terhiqni vemendjen e dikujt? Muzika romantike do te beje efektin e saj. Hulumtimet tregojne se femrat kishin me shume gjasa t’u jepnin numrin e celularit meshkujve, pasi kishin degjuar kenge dashurie.


6. Muzika mund permiresoje kujtesen

Nese po kerkoni te keni nje kujtese me te mire, muzika eshte “ilaçi” i duhur. Studentet qe mesojne nen tingujt e muzikes mbajne mend me shume sesa ata qe mesojne ne qetesi.


7. Muzika ndihmon ne pune

Ështe nje çeshtje shume e debatuar nese muzika te ndihmon gjate punes apo ka efekt shperqendrues. Per shumicen e njerezve, muzika eshte teper e dobishme gjate punes, madje rrit performancen. Kjo, sepse rregullon gjendjen shpirterore duke e bere nje njeri te lumtur. Zhurma i ndihmon disa njerez te perqendrohen. Gjithashtu muzika, teksti dhe zeri na bejne me bashkepunues.


8. Muzika dhe zgjuarsia

Ekzistojne shume prova se mesimet muzikore permiresojne nivelin e inteligjences. Nje studim ka dale ne perfundimin se degjimi i muzikes klasike fuqizon trurin. Mjaftojne 15 minuta muzike klasike qe pergjigjet e dikujt te permiresohen ndjeshem per nga aspekti i zgjuarsise.


9. Muzika na ben te ndjeshem

Si mund te zbutet zemra e dikujt veçse me muzike? Degjimi dhe luajtja e muzikes i ben njerezit me te ndjeshem. Ne nje program afatgjate muzikore, femije nga 8-11 vjeç ishin me te sjellshem dhe me te lidhur me njeri-tjetrin, per shkak se ata kishin zhvilluar me shume inteligjence emocionale.

Revista “Time”
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  gjilanasi 01.11.14 16:22

A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

NDIKIMI I MUZIKËS 630-vive_la_musique

Ndërsa dëgjojmë muzikë të këndshme për veshin, efektiviteti i trurit mund të pësojë rritje. Shkencëtarët flasin për të ashtuquajturin “Efekti Mozart”. Ai haset jo vetëm në muzikën klasike, por madje edhe te heavy metal. Rëndësi ka që dëgjuesit t’i pëlqejë tingulli. Por a ka ndonjë lidhje organike mes muzikës e shkallës sonë të inteligjencës

Nën një ritëm të këndshëm e tone jo fort të larta, një muzikë e lehtë mbrëmjeje, mund të të sjellë – ndërsa përpiqesh të flesh – në shinat e duhura. “Edhe kur je duke dëgjuar pjesë të shkurtra nga Mozarti i madh gjatë pirjes së një çaji qetësues në ndonjë pasdite, kur mbase jo të gjithë do të ishin dakord me zgjedhjen tënde”, shkruajnë shkencëtarët në një studim të tyrin të fundit mbi efektet e muzikës në trurin njerëzor.

Tingujt, prej shkencëtarëve pra besohet se rrisin aftësinë për të medituar e gjykuar te njerëzit. E këtu bëhet fjalë për “Efektin Mozart”. Dhjetë minuta melodi të këndshme nga pjesët e famshme të gjeniut nga Salcburgu, i shndërrojnë njerëzit në një gjendje gatishmërie e aftësie më të madhe për të medituar. Studimet kanë treguar se ndikimet nga muzika në “shpirtin” njerëzor, janë të shumta.

Ato kanë provuar se edukimi i hershëm muzikor, mund të stimulojë aftësinë, apo rritjen e nivelit të mëvonshëm të inteligjencës te  njerëzit dhe se struktura e trurit mund të ndryshojë, pasi është mësuar të dëgjojë për një kohë të gjatë pjesë në piano. Ndërkohë, është studiuar e marrë në shqyrtim dhe ndikimi kur dëgjohen rryma moderne të muzikës, që në dukje janë shumë larg asaj klasikes, si pop apo heavy metal, të cilat gjithashtu ushtrojnë efekte të ndryshme te njeriu.
Është hetuar në detaje edhe se në ç’moshë është koha më e mirë për t’ia nisur nga mësimet në muzikë, dhe nëse të dëgjosh thjesht muzikë, pra të jesh një recipient pasiv, do të ishte e mjaftueshme, ashtu sikurse të këndosh apo të luash vetë në një vegël, pra të bësh muzikë në mënyrë aktive.

“Gjithsesi, kanë lindur shumë keqkuptime në interpretimin e rezultateve të studimit, për sa u përket efekteve të muzikës klasike mbi atë që njihet si “konjicioni human”, bëjnë të ditur shkencëtarët gjermanë në një studim më të fundit të tyrin me këtë rast.

Në vitin 1993, Gordon Shaw dhe Frances Rauscher publikuan në revistën e specializuar shkencore “Nature”, rezultatet e një testimi që kishin bërë asokohe, ku theksonin se pas dëgjimit të një pjesëze të shkurtër prej dhjetë minutash nga Mozart, disa nga studentët e tyre që kishin prirje për muzikë, mundën të zgjidhnin më saktë disa detyra që u ishin dhënë në klasë pak minuta më parë. Aftësia e tyre në përgjithësi për t’i kuptuar gjërat, tashmë dukej se ishte shtuar dhe se ata paraqiteshin shumë më mirë sesa shokët e tyre që nuk kishin prirje dhe dëshirë të dëgjonin muzikë para se të bënin detyrat.

Qysh prej asaj kohe, u pa madje dhe një lulëzim i tregut muzikor e furnizim i prindërve të fëmijëve amerikanë me produkte muzikore, për t’i përdorur si materiale ndihmëse didaktike të rekomanduara gjerësisht. Në Florida, fëmijëve u rekomandohet muzikë klasike, në shtetin e Georgia-s, ndërkohë, prindërve të çdonjërit prej të sapolindurve të këtij shteti, u bëhet dhuratë madje edhe nga një CD me muzikë klasike.

Në vitet e mëpasshme, adhuruesit e Mozartit, ashtu sikurse dhe skeptikët, kanë raportuar disa herë për efektet e muzikës mbi “konjicionin human”. Pjesërisht janë raportuar edhe disa fakte të çuditshme: kështu, shkencëtarët duan të dëshmojnë se nëse foshnjave u luhet muzikë qysh në bark të nënës, do të gjendeshin më pas në një situatë më normale, kur të dëgjonin të luhej po e njëjta muzikë. Por siç dihet, foshnjat lindin duke mos dëgjuar asgjë, pasi në trupin e nënës ato, sigurisht, nuk mund të dëgjojnë dot muzikë. Të tjerë shkencëtarë ndërkohë pohojnë se – sipas preferencës së recipientit – leximi me zë të lartë i një historie nga Stephen King për shembull, sjell të njëjtat efekte aktive si dëgjimi i një disku të Mozartit, Shubertit, Bahut apo i ndonjë pjese “Heavy Metal”.

Me një projekt të financuar nga Ministria gjermane e Arsimit, shkencëtarët kanë arritur më në fund të bëjnë të ditura rezultatet e një studimi të gjatë, ku kanë konstatuar përfundimisht se edukimi i hershëm i fëmijëve me muzikë, i bën ata të mësojnë më kollaj pastaj gjatë karrierës së tyre edukative apo dhe madje, të rrisë nivelin e përgjithshëm të inteligjencës së tyre.

Një përgjigje për pyetjen e drejtpërdrejtë “a të bën Mozarti më të zgjuar?” është marrë në shqyrtim gjithashtu prej tyre. Porse një e tillë, e mirëfilltë, nuk është arritur të jepet dot prej tyre. Profesioni i muzikantit, normalisht nuk futet tek ata me kuota më të larta inteligjence sesa të tjerët (jo muzikantët), e kjo flet më së miri për pretendimin e mëparshëm, sa për të mos gjykuarapriori.

Megjithatë, shkencëtarët po përpiqen edhe me anë studimesh të tjera, ku në teste janë marrë fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët janë vënë në kontakt në mënyra të ndryshme me muzikën (duke marrë mësime pianoje, orë kori, duke dëgjuar muzikë etj.), për të nxjerrë në pah një lidhje mes muzikës e zgjuarsisë. Ndërkohë, është bërë më se e qartë se pas dëgjimit të një muzike të mirë, aftësia “konjitive” të paktën për një afat të shkurtër, rritet.
Sidoqoftë, nuk është se në çdo rast, muzika duhet të vijë nga tingujt e notave të Mozartit. Kështu, kërkuesit në Universitetin e “Glasgow Caledonian” në Skoci, kanë mundur të tregojnë në një elektroencefalogram, se veshi apo prirja muzikore, luan gjithsesi, një rol të rëndësishëm. Të tjerë shkencëtarë dëshmojnë se ka një ndryshim mes muzikantëve profesionistë që merren në teste me njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk luajnë dot asnjë instrument dhe që nuk kanë ndonjë prirje të admirueshme ndaj muzikës.

Ekziston dhe një ndryshim gjithashtu, kur muzika bëhet vetë apo vetëm dëgjohet. Megjithatë: truri organizohet më mirë nën ndikimin intensiv të muzikës.
Për këtë, profesor Ekard Altenmyler nga shkolla e lartë e Muzikës dhe Teatrit në Hanover, rendit shumë arsye. “Muzikantët profesionistë, nisin zakonisht të mësohen e edukohen me muzikën qysh në fëmijëri, në një kohë kur truri pra, sapo po nis të organizohet”.

Përveç kësaj, muzikaliteti e jep shpejt efektin e vet dhe të ngjall një ndjenjë të fortë ngacmimi emocional. Pak tone apo nota të luajtura gabim, mund të kishin pasoja fatale gjatë një konkursi apo koncerti mbi një njeri që ka menduar se karriera e tij është muzika. Pra, muzika profesionale nuk është e lidhur vetëm me një aktivitet neural të lartë, por edhe me ngritje të pamasë të adrenalinës, dopaminës e endorfinës.
“Këto efekte me shumë gjasa, mund të t’i ngjallin ndoshta edhe 20 minuta sport”, thotë Altenmyler. “Rëndësi ka që njerëzit të përftojnë kënaqësi nga kjo”.

Që shkencëtarët dhe politikanët e arsimit kanë dashur të nxjerrin në pah me domosdo një lidhje organike mes muzikës dhe inteligjencës, kjo nuk ka shumë rëndësi. Porse shumë efekte të tjera të muzikës mbi njeriun, deri më tani, duhet pohuar se janë lënë pas dore.

“Nga ky korrelacion, ku muzikaliteti në shumë raste vihet re më shumë te fëmijët, kjo për shumë kohë nuk është trajtuar si duhet e cilësuar si një rastësi”, thekson Altenmyler. E këtu një efekt tjetër i muzikës duket më se interesant. “Ne duhet që në të ardhmen, ta zhvendosim fokusin më shumë në kërkimin e ndikimeve emocionale të muzikës”.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Zattoo 26.02.15 21:53

A mundet që muzika që ju dëgjoni të përcaktojë sa të zgjuar jeni?

NDIKIMI I MUZIKËS Musicerande_genier

Studimet psikologjike janë përpjekur të gjejnë se sa mund të tregojë shija muzikore e njeriut për personalitetin dhe intelektin e tij.

Sipas disa psikologëve njerëzit që preferojnë të dëgjojnë muzikën hyjnë në kategoritë: reflektues dhe kompleks; optimist dhe konvencional; energjik dhe ritmik; intensiv dhe rebel.

Duke pyetur mijëra student të Universitetit të Teksasit rreth asaj se çfarë muzike pëlqejnë, kanë ardhur në përfundim se tipat kundërshtues kanë tendencë të dëgjojnë muzikë me më shumë bass, ndërsa njerëzit që dëgjojnë muzikën jazz dhe klasike kanë tendencë të jenë më shumë kreativ dhe të kenë nivel më të lartë të inteligjencës.

Deri më tani është pritur kështu, ju mendoni.

Një studim i përmasave të mëdha në Universitetin e Edinburgh Heriot-Watt, kanë pyetur 36 mijë njerëz për të votuar më shumë se 100 stile muzikore dhe të flasin për personalitetin e tyre.

Këtu, kërkuesit kanë gjetur se njerëzit që pëlqejnë muzikën pop ka tendencë të jenë të sinqertë por ju mungon kreativiteti; fansat e repit kanë vetë-respekt të lartë; njerëzit që dëgjojnë heavy metal janë të butë por ju mungon besimi; fansat e muzikës indie janë të mbyllur dhe nuk punojnë shumë; ndërsa njerëzit që pëlqejnë muzikën jazz dhe klasike janë me inteligjencë të lartë dhe respektivisht me vetëbesim të plotë.

independent.co.uk
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

NDIKIMI I MUZIKËS Empty Re: NDIKIMI I MUZIKËS

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi