Fisi afrikan Dogon dhe sistemi yjor Sirius
4 posters
Faqja 1 e 1
Fisi afrikan Dogon dhe sistemi yjor Sirius
Për dy milion antarët e tribusë primitive Dogon, fis në Republikën Afrikane të Malit në skaj të shkretëtirës së Saharasë, jeta ka ndryshuar shumë pak gjatë shekujve. Njerëzit e këtij fisi jetojnë në fshatra të shpërndara, në strehime të bëra prej balte dhe kashtë.
Ata mbarështrojnë tufa dhish thatanike, mbjellin dhe korrin drithëra të mekura dhe mbledhin dru zjarri në shkëmbinjtë e rrallë të rrafshnaltës Bandiagara, 300 milje në jug të Timbuktu, ku të parët e tyre janë vendosur 500 vjet të shkuara.
Ata adhurojnë zotat e tyre që ndodhen në qiell, duke treguar nderim të veçantë për dritat vezulluese të sistemit yjor të Sirius, ylli më i ndritshëm në qiellin e natës.
Edhe tribu të tjera e nderojnë fanarin e ndritshëm të Sirius, që dërgon dritën e tij nga 8.7 vjet dritë larg, një nga yjet që ndodhet më afër Tokës.
Është e kuptueshme që vëmendja e qytetërimeve të hershme të hemisferit verior të Tokës të drejtohej te Sirius, për shkak të spikatjes së tij dhe mbizotërimit të tij mbi të gjithë yjet e tjerë. Egjiptianët e lashtë e bazonin kalendarin e tyre vjetor mbi lindjen e Siriusit në kohë të caktuara të vitit, që sipas tyre lajmëronte vërshimet e lumit Nil.
Por besimi i fisit Dogon është unik. Për pesë shekuj ata kanë adhuruar jo thjesht dritën e gjallë të Sirius, por edhe yllin e tij shoqërues të bardhë e të vogël të quajtur Sirius-B, që është i padukshëm për syrin e lirë. Mahnitëse dhe e habitshme këtu është fakti se të parët e fisit Dogon njihnin, me siguri, pozicionin e Sirius B pa përdorimin e ndonjë teleskopi të fuqishëm ose të ndonjë instrumenti të saktë astronomik.
Vetëm nga mesi i shekullit të 19-të, astronomët e Evropës dhe Amerikës filluan të dyshojnë mbi ekzistencën e një ylli tjetër pranë Siriusit. Vrojtimet e hollësishme dhe të lodhshme dhe llogaritjet e çrregullësive të orbitës së tij i çuan ata në përfundimin se forca tërheqëse e shoqëruesit të vet të fshehur ndikonte fuqishëm mbi Siriusin.
Atëhere, më 1862, ndërsa po provonte një teleskop të ri, astronomi amerikan Alvan Graham Clark kapi për herë të parë konturet e shoqëruesit të vogël të bardhë dhe të dendur të Siriusit. Ai e emërtoi atë Sirius B.
Por vetëm 60 vjet më pas këtij zbulimi, shkencëtari anglez Sir Artur Edington shpjegoi pse ky Sirius B i vockël mundte të shkaktonte ato devijime të mëdha në orbitën e fqinjit të vet shumë më të madh.
Ai i botoi zbulimet e tij në 1928 ku shpjegon se Sirius B kishte qënë dikur një yll gjigand, por që ishte ngjeshur dhe zvogëluar nën trysninë e masës së vet, por duke ruajtur dhe ushtruar një tërheqje të fuqishme mbi fqinjin e vet.
Më në fund, nga vitet 1970, me lindjen e epokës hapësinore, teleskopë të ndërlikuar dhe kamera me ndjeshmëri super të lartë arritën të fiksojnë plotësisht pamjet e para të Sirius B. Ky ishte një triumf i madh për llogaritjet e sakta të astronomëve modernë.
Sidoqoftë, për fisin Dogon, të gjitha këto nuk ishin gjë tjetër veçse lajme të vjetra. Kjo gjë vetëm se konfirmoi atë që ata e dinin prej kohësh. Ata e dinin prej shekujsh se Sirius B ekzistonte atje në hapësirë. Madje ata kishin edhe një emër për të - Po Tolo. Ata e dinin që përbëhej nga material kozmik i tejngjeshur dhe se i vinte rrotull Siriusit me një orbitë eliptike çdo 50 vjet.
Ata i dinin të gjitha këto dhe, siç shpjegonin vet, i kanë ditur qysh nga fillimi i historisë së tyre të pashkruar. Ata i kishin ditur këto sepse ua kishin mësuar sekretet e yjeve dhe planeteve dhe u kishin dhënë elementet bazë të qytetërimit të tyre alienë të ardhur nga sistemi yjor i Siriusit.
E si mund t'i kishin zbuluar sekretet e sakta shkencore të galaksive dhe planeteve të largëta këto fise afrikane shumë kohë më parë se t'i zbulonte teknologjia moderne e astronomisë së sotme? Shpjegimi i tyre për vizitorët nga hapësirat ndërplanetare duket sa absurde dhe e pabesueshme. Por kjo është e vetmja përgjigje alternative për momentin.
Në 1931, shkuan në rrafshnaltën Bandiagara për të studjuar fisin Dogon dy nga antropologët më në zë të Francës, Marcel Griaule dhe Germaine Dieterlen. Ata kishin vendosur që t'i kushtonin vite të tëra pune origjinës dhe kulturës së fisit.
Duke hyrë thellë e më thellë në qytetërimin Dogon, ata në fakt jetuan atje për 21 vjet.
Kur ata mbritën atje, panë se fisi Dogon i njihte të gjitha sekretet e Siriusit. Ritualet e tyre fetare përqëndroheshin rreth Siriusit, Siriusit B dhe një ylli të tretë akoma të pazbuluar. Simbolet e sistemit yjor ishin të endura ose thurrura në dizenjot e qylymave të tyre, dizenjo që dukeshin të ishin qindra vjeçare. Këto simbole i gjeje mbi poçet e tyre prej balte, gdhëndjet prej druri dhe muret prej balte.
Zbulimi i Sirius B në 1928 nga Sir Artur Edington njihej nga vetëm pak studentë të astronomisë në Angli dhe shkuarja e dy antropologëve tek fisi Dogon ndodhi vetëm tre vjet më pas.
A është e mundur që në këtë segment të shkurtër kohe kjo popullsi gjysëm e shkolluar të ketë rënë në punimin e Sir Arturit dhe të ketë trilluar një histori fisnore, të ketë trilluar artin e poçerisë dhe veshjeve për t'u lënë përshtypje dhe për të mashtruar dy francezët tanë?
Besohet se antropologët dinin pak mbi zbulimet e fundit astronomike që t'u shkonte mendja për ndonjë hile. Marcel Griaules ju deshën 15 vjet që të fitonte besimin e të mëdhenjëve të fisit.
Vetëm pas kësaj ai u lejua të merrte pjesë në ceremonitë e tyre okulte dhe ju besuan njohuritë lidhur me vizitorin alien nga Sirius, të cilin Dogonët e quanin "Nommo". Sipas të vjetërve, Nommo ishte një krijesë amfibe e çuditshme nga kozmosi, që kishte ardhur për të përhapur qytetërimin mbi Tokë dhe që u kishte dhënë Dogonëve fillimet e kulturës së tyre unike.
Pas një eksperience 20 vjeçare në historinë e Dogonëve, antropologët botuan studimin e tyre historik në revistën prestigjioze të Shoqërisë së Kërkimeve Afrikane. Studimi, i titulluar Një Sistem Sirius Sudanez, shpjegonte me hollësi të mëdha njohuritë misterioze dhe të avancuara mbi sistemet yjore dhe planetare.
Por studimi mbyllej me kujdes kështu: "Problemi i të mësuarit se si pa instrumenta ata mësonin mbi lëvizjet dhe karakteristika të caktuara të yjeve të padukshëm akoma nuk është zgjidhur".
Për Marcel Griaule, ky ishte kulmi i punës së jetës së tij. Kur ai vdiq në 1956, në funeralin e tij në Mali vajtën për ta nderuar një çerek milioni Dogonas.
Partneri i Griaule në këtë studim të gjatë, Germaine Dieterlen, u largua nga Afrika dhe u kthye në Paris për të zënë postin e Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës për Studimet Afrikane në Muzeumin e Njerëzimit.
Pikërisht gjatë kësaj kohe ajo botoi studimin tjetër të përbashkët në 1965 për Institutin Francez Kombëtar të Etnologjisë, studim që tërhoqi vëmendjen e shkencëtarit amerikan Robert Temple.
Temple, një autoritet mbi Sanskrishten dhe studimet orientale, udhëtoi për në Paris për të bërë intervista të gjata me Dieterlen. Ai shkoi gjithashtu në Mali, i vendosur për t'i nxjerrë fundin misterit të mitologjisë së Dogonëve mbi vizitorët nga kozmosi.
Më pas, ai pohonte: "Në fillim vetëm studjoja. Isha skeptik. Kërkoja mashtrime duke menduar se nuk mund të ishin të vërteta. Por më pas fillova të zbuloj gjithmonë e më shumë pjesë që përputheshin e që mund t'i qepje sëbashku".
Njerëzit primitivë të fisit i shpjegonin me durim Temples se si Nommo, të cilin e konsideronin si 'monitorin e universit, mbrojtësin e parimeve shpirtërore, bërësin e shiut dhe mjeshtrin e ujit', kishte zbarkuar me një 'ark' ajërore në veri-lindje të vendit në një kohë të hershme të historisë së fisit.
Temple do të raportonte në 1976, në librin e tij Misteri Sirius: "Dogonët më përshkruan zhurmën kur u ul arka. Ata thonë se fjala Nommo u dëgjua të thuhej katër herë në të katër drejtimet e horizontit nga Ai ndërsa ulej mbi tokë dhe se kjo fjalë kishte jehuar si do të kishin jehuar katër shkëmbinj të mëdhenj kur goditen me gurë nga fëmijët sipas një ritmi të veçantë në një shpellë shumë të vogël.
Dogonët duhet ta kenë fjalën për një tingull vibrues bubullime. Imagjinoni të jeni në një shpellë dhe të dëgjoni një zhurmë të tillë. Ulja e arkës duhet të ketë shkaktuar zhurmën e një avioni reaktiv kur ulet në një pistë të shkurtër."
Priftërinjtë Dogon shpjegonin se si arka nga Sirius ngriti një re të madhe pluhuri ndërsa u mbështet së fundi mbi tokë. Pastaj ata i treguan Temple gjithë çfarë dinin mbi sistemin diellor, se si sipërfaqja e Hënës është 'e thatë dhe e vdekur si gjak i tharrë dhe i vdekur'.
Me vizatime primitive ata i tregonin mbi Saturnin dhe unazën rreth tij, lëvizjet e planeteve rreth Diellit, rrotullimin e Tokës rreth boshtit të vet dhe orbitën e Venusit. Ata i vizatuan me shkop mbi rërë planetin Jupiter me katër hënat e tij kryesore rrotull tij dhe pretendonin se këto të dhëna ishin shekuj më të vjetër se Galileu t'i kishte parë këto hëna me teleskopin e tij.
Për të demonstruar njohuritë e tyre mbi materialin e tejngjeshur të Sirius B, liliputit të bardhë të kondensuar, një prift Dogon mori t'i tregonte një kokër drithi.
Lënda yjore e Po Tolos, shpjegoi ai, ishte kaq e dendur apo e ngjeshur sa që edhe një kokrrizë është kaq e rëndë sa që 'të gjithë njërëzit e botës së bashku nuk mund ta ngrenë dot'. Ky ishte një përshkrim habitshëm shumë i saktë i masës së një ylli liliput, përshkrim më i saktë shkencor nuk mund të jepej.
Prifti përshkroi gjithashtu një yll të dytë liliput të padukshëm e të kuq që i sillet rrotull Siriusit. Ky yll, tha ai, nuk është aq i ngjeshur sa Sirius B ose Po Tolo (siç e quante ai) por ishte katër herë më i lehtë. Vizitori Nommo erdhi nga një planet që i sillet rrotull këtij liliputi të pazbuluar.
Për Temple dhe studjues të tjerë, misteri i njohurive të avancuara të Dogonëve është akoma i pazgjidhur. Ka mundësi që antarë të fisit të kenë marrë njohuri bazë astronomike nga akademitë koloniale franceze që kanë qënë vendosur aty rrotull nga fillimi i shekullit të 20-të ose edhe nga Universitetet Muslimane që lulëzuan në kryeqytetin provincial të Timbuktu në shekullin e 16-të.
Po të shkojmë më thellë në histori duket pothuaj e sigurtë që fisi Dogon, që e kishte origjinën nga bregu verior i Afrikës, gjatë brigjeve të Algjerisë, Libisë dhe Egjiptit, mund të ketë qënë shumë mirë në kontakt me kulturat e avancuara mesdhetare.
Dhe vërtet, miti Mesdhetar është i pasur në legjenda mbi krijesa të çuditshme amfibe. Këto legjenda shkaktuan një influencë qytetëruese mbi popujt primitivë e barbar të Lindjes.
Në legjendën e lashtë greke mësojmë mbi Telkinët misteriozë, krijesa luspore, gjysëm njeri dhe gjysëm peshk që popullonin ishullin e Rodit dhe që janë përshkruar nga historiani grek Diodorus Siculus si 'zbuluesit e disa arteve dhe shpikësit dhe përdoruesit e shumë gjërave të tjera të dobishme për jetën e njerëzimit'.
Telkinët portretizohen si vizitorë nëndetarë që vinin nga thellësia e oqeaneve, me kokë si qen dhe luspa si peshk mbi trupin e tyre.
Miti Babilonas flet për mbritjen e Annedoti, që ishin gjithashtu njerëz-peshk. Udhëheqësi i tyre ishte Oannes, që lindi nga një vezë gjigande dhe instruktoi babilonasit 'për gjithshka që zbuste sjelljet dhe bënte të njerëzishëm njerëzimin'.
Këto përshkrime greke dhe babilonase duket se përputhen me peisazhet e pikturuara nga fisi Dogon. Madje edhe ekspertë në zë të evolucionit bien dakord se në mjegullën e agimit të epokave, jeta njerëzore u zhvillua prej krijesash amfibe që filluan të zvarriteshin mbi tokën e thatë duke ardhur nga oqeanet e lashtë.
Por vetëm Dogonët këmbëngulin se krijesat prej peshku që u dhanë atyre njohuritë misterioze shkencore kishin ardhur nga kozmosi. Dhe vetëm Dogonët përcaktojnë me ekzaktësi vendin nga erdhën vizitorët e tyre, një planet i panjohur që sillet rrotull një ylli liliput të kuq të panjohur në bashkësinë rrotull Siriusit.
Është kjo thjesht një legjendë fantazie? Apo ka vërtet atje një yll të fshehur që orbiton në heshtje rreth Siriusit? A do të zbulohet kjo gjë nga teleskopët e fuqishëm brenda pak vjetësh? Dhe si do t'i përgjigjeshin shkencëtarët skeptikë njerëzve primitivë të Dogonëve kur këta të ngrinin supet dhe të thoshin: "A nuk ju thamë?!!!
Gerry Brown
Elizza- 195
Re: Fisi afrikan Dogon dhe sistemi yjor Sirius
Vulat prehistorike të indigjenëve Dogon dhe vizitorët e para 5000 vjetëve të Sirus!
Misticizmi dhe tradita e shenjtë e fisit Dogon në Afrikën Perëndimore, thotë se civilizimi tokësor është rezultat i kontakteve të popujve të Tokës me banorët e një planti që ndodhet brenda sistemit të plejadës së Sirius, 3.000 vjet para erës së re!Dogon-ët, flisnin për vizitorët e planetit Nian.
Ky planet ndodhet pranë yllit Emme Gia, në plejadën e Sirius, që ka një periudhë orbite rreth 50 vjeçare, është më i madh se Sirius B (Po Tolo) dhe katër herë më i lehtë se ai. Ylli Emme Gia, u zbulua pak vite më parë dhe u quajt zyrtarisht si Siruis C.
Tradita e shenjtë i fisit Dogon, ishte e skalitur në vulat e stërlashta të tyre, të cilat veç të thënave të sipërpërmendura, tregojnë pozicion e saktë të orbitës të Sirius dhe sistemin tresh “Po Tolo, Emme Gia, Sigi Tolo” në plejadën e Mjellmës së Madhe.
Planeti Sirius ndodhet larg Tokës, rreth 8.57 vite dritë larg. Deri në dekadën e 1990, astronomët njihnin vetëm Siruis A dhe Sirius B, të cilët janë nano të bardhë.
Ndërsa në vitin 1995 u zbulua dhe Sirius C. Autoktonët Dogon, veç Sirius ishin njohës të shkëlqyer, këtu e mijëra vjet dhe të sistemit Diellor, si deh të orbitës së planetëve rreth diellit. Dinin gjithashtu se Saturni, dispononte unaza dhe se Jupiteri ka katër Hëna. Madje, në jetën e tyre të përditshme, ata udhëhiqen nga katër kalendar, nga ai i Diellit, i Hënës, i Sirius dhe i Afërditës/Venusit.
Pra vetvetiu lind pyetja: Si ishte e mundur, që një fis primitiv afrikanë të njohë me saktësi të plotë të dhëna astronomike, të cilat shumë vonë u zbuluan nga shkencëtarët dhe teleskopët e tyre modern?
Nga ku ata i morën këto të dhëna dhe njohuri? Vetë Dogon-ët pretendojnë se këto informacione dhe të dhëna iu vijnë nga Ligjet (qenie të çuditshme amfibe të ardhura nga Sirius). Prezenca e tyre në Tokë, sipas Dogon-ve, kishte të bënte me shpëtimin e Botës, duke i prezantuar ata si shpëtimtarë dhe roje shpirtërorë.
Duke folur me hollësira, ata përshkruajnë dhe mjetin transportues të “çuditshëm” që i solli ata në Nommos në juglindje të zonës së tyre, të cilën e fshinin brenda një liqeni aty pranë.
Fisi Dogon për më shumë se 5000 vjet, jetonte i veçuar nga pjesa tjetër e civilizimit modern. Dr. Marcel Gkriol,një shkencëtar antropolog Francez, ishte i pari studiues që i vizitoi ata në vitin 1931.
Në vitin 1946 shkoi përsëri në Mali, së bashku me kolegen e tij antropologen franceze Ntiterlen Germain, të cilët studiuan dhe regjistruan hollësira rreth traditave dhe mitologjisë së indigjenëve. Raporti i tyre i 1951-it, ishte shumë befasues pasi të gjithë mbeten me gojë hapur, kur mësuan se Dogon-ët njihnin rreth yjeve që nuk shiheshin me sy hapur.
Gjatë dekadës së 1970-ës, një gjuhëtar amerikanë dhe studiues i Shoqërisë Astronomike të Mbretërisë në Londër, Robert Temple, bëri “kurban” tetë vjet për të shkruar të librin e tij të famshëm “Sirios i panjohur”, me pyeten qendrore nëse në të shkuarën, Toka priti vizitor qenie më inteligjente nga planeti Sirius.
Ndërsa, Erich von Nteniken, në veprën e tij të famshme “Fakte –Autopsi në pesë kontinente”, pasi mbështet librin e Tebal, duke thënë: “Çfarë gjëje mbresëlënëse ekziston në mitet e Mogan. Ëndrra, paragjykime fetare, fantazmagori ose njohuri të sakta, çdo 50 vjet Dogon-ët, festojnë feston e tyre të “Sigkoui”. Ceremonia Sigkoui ka si tematikë dëshirën për rinovimin e botës. Kohën e festës e përcakton Po Tolo, pra ylli i Sigkoui”.
Njohuritë astronomike, mistike të shenjta dhe të lashta i paraardhësve të fisit Dogon, rezultojnë të sakta dhe vërtetohen dita ditës nga vetë shkenca dhe astronomët modern, me një përgjigje të vetme ekzistencën e planetit Nian (i quajtur sot Xylanthia).
Elona Gjelaj

Odin- 513
Re: Fisi afrikan Dogon dhe sistemi yjor Sirius
Pamje nga vendbanimet e Dogoneve
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi