EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shërimi Okult

2 posters

Shko poshtë

Shërimi Okult Empty Shërimi Okult

Mesazh  Neo 28.12.08 20:38

Shërimi Okult (veprimi antindikues)

Realizohet përmes rrugës së magnetizmit dhe mistikës. Duhet të shfrytëzohen shërbimet e ndonjë personi të kualifikuar, i cili është i ndershëm dhe i sprovuar.

Në njërën anë, magnetizimi dhe dëshira për shërim; në tjetrin, metoda psiko – spirituale. Ose, nëse mundimi, përdorne Do it your self (bëne vet). Shikoni bibliografinë në këto tema të ndieshme.

Pa – Kua

Sa na përket neve, vlenë e njëjta këshillë: në këtë çështje duhet punuar përmes ndihmës së ndonjë libri të mirë, e cila mbi këtë temë merret në përgjithësi, por pastaj me Exdcinin përkatës (nr. 6, tetor 1959). Pa – Kua kanë forcë të vërtetë të rrezatimit.

Forca magjike të cilën ata e kondenzojnë në vizatimet e tyre mundësojnë aplikime më të llojllojshme.

Megjithatë, kjo është e përshtatur veçanërisht për akcion në situata të përgjithshme, por nuk është e përshtatshme (ose më pak është e përshtatshme) në punët e veçanta.

Nga trigramet (të cilët i formojnë heksagramet kur të mbledhen dy + dy) mund të bëhet trigrami „Zbrazët“ (një vijë e gjatë, me dy vija krahasuese të shkurtëra nga çdo anë) për të cilin konsiderohet se vepron kundër vetmisë dhe izolomit shoqëror.

Sillet edhe trigrami i ashtuqujtur „Plot“ (dy via të gjata(nja nalt nja posht), në mes të cilave gjindet një e shkurtër e nderpreme një gjys majtas njejë gjys djathtas), i cili jep efekt të kundërt.

Ai trigram „i përze“ njerëzit nga shtëpia si: lutësit, ankuesit, hajnat, të njohurit e padëshiruar huakërkuesit etj. Prandaj, njëri tërhjekë, derisa tjetri refuzon.

Edhe një pamje e përdorimit të valëve të formës!

Neutralizimi me ndihmën e shifrave

Kjo është metodë e M.A....; e provuar në rastet e padyshimta të valëve dëmtuese, dhe ka qenë gjithashtu e suksesshme si barërat klasike.

Ja se si është kjo e çuditshme e thjeshtë. Në njehësorin e shënuar prej 0 deri 9 kërkojmë shifrën e cila do të jetë element i neutralizimit në rastin të cilin e hulumtojmë.

Supozojmë se kjo le të jetë shifra 7. Është e mjaftueshme se në vendet gjegjëse, në të cilat ne dojmë, e vendosim këtë shifër 7 (njëherë) dhe të njëjtën shifër të dyfishuar (në këtë rast 77) tri herë.

Praktikisht, 7 me ngjyrë kineze vizatohet në katror nga kartoni i bardhë të madhësisë 3 me 3 cm pranë së cilës është shifra 2 me 2, ndërsa trashësia e vijës 2 mm), e cila jep kartonin me një shifër. Pastaj bëhen tre kartona të madhësisë 4 me 4 cm, me shifër 77.

Sipas kësaj disponojnë me katër kartona; me ndihmën e lavjerrësit kërkojnë në planin sumarë të vendbanimit (përkatës) që ku është më së miri t’i vendosim. I përforcojmë në mur me gjilpër me kokë të bardhë.

Prandaj në kartonë kemi vetëm ngjyrën e zezë dhe të bardhë.

Duke marrë parasyshë se mund të ndodhë se me ndihmën e lavjerrësit të gjindet çfarëdo shifre në mes 0 dhe 9, mund të jenë dhjetë lloje të kartonëve për të gjitha rastet të cilat mund të lajmërohen.

Prandaj, në ndonjë vend të dhënun do të kemi çdoherë një numër të thjeshtë dhe një të dyfishuar ( 1 dhe 11 ose 2 dhe 22 ose 3 dhe 33 etj.). kur të vendoset kjo paisje numerike, me ndërmjetësimin e radiestezistëve ( të cilat punojnë me lavjerrës ose me tërfurqë) mund të vërtetohet se valët dëmtuese të cilat kanë ekzistuar para vendosjes së kartonëve, vërtetë më nuk janë të vërejtura. Renditja e saktë me ndihmën e lavjerrësit nuk është vendimtare.

Më së miri është që të vendosen katër kartonë, për shembull, që të fshehurit pas ndonjë pjese të mobiljeve, nën ndonjë perde ose që të vendoset mjaft lart që fëmijëve të mos u bie në mend që ti hjekin nga muri.

Zeroja praktikisht nuk preferohet asnjëherë. Në princip, shifra e thjesht në ndonjë karton (prej 1 deri 9) do të ishte e mjaftueshme që ta luaj rolin e neutralizuesit të valëve të domshme; megjithatë, me tre kartonë me shifër të ndarë arrijmë sukses se valën e dëmshme ta shëndrrojm në të dobishme.

Rrymimi i numrave në radiestezion – temë e gjërë! Por thelbësore do ta kuptojmë vetëm nëse e reduktojm nocionin tonë të shifres dhe numrit, por ky është tregim në veti (shih punimet e Zh.

Ravatenës dhe N.A.S.A.-s mbi konceptet e reja të kumulatorëve, deklaratorë dhe të numrave të bariruar apo të numrave – pasqyrë), me konceptet të cilat fare nuk janë të kuptueshëm në rrethin e gjerë të njerëzimit, deri edhe te të arsimuarit.

7-77 = 3 HERË

Metoda M.A.

Neutralizimi i valëve dëmtuese me ndihmën e shifrave.
Shembulli me shifrën 7: kartoni me shifrën 7 dhe tre

Kartonë tjerë me shifrën e dyfishuar 7 (77).

Nga Salih Basha
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shërimi Okult Empty Re: Shërimi Okult

Mesazh  Zattoo 26.01.13 12:41

Si te kuroheni ne menyre natyrale

Mjekësia alternative mund të jetë një aleat i vlefshëm i mjekësisë perëndimore, ose një metodë e shkëlqyer kuruese për dhembjen e kokës, dhembjet artikulare dhe gjendjen depresive. Le t’i zbulojmë...

Mjekësia alternative, homeopatia, agopuntura, lulet “Bach”. Të gjitha janë fjalë që tregojnë praktika kuruese ende të panjohura për pjesën më të madhe të njerëzve dhe që shpesh konsiderohen të kundërta me mjekësinë perëndimore. Nëse nga njëra anë është e vërtetë që mjekësia alternative ka bërë hapa gjigantë në shekullin e fundit, nga ana tjetër do të ishte pa vend që të injoroheshin këto metoda alternative shërimi, të cilat kanë një traditë shekullore që është përsosur nga shumë studiues. Shpesh, kësaj lloj mjekësie i shtohen barna të ndryshme për të arritur rezultate më efikase.

E përdorur prej pothuaj 5 mijë vjetësh në Lindjen e largët, prej kohësh ajo ka gjetur përdorim të gjerë edhe në Perëndim. Efektet e saj terapeutike në pjesën më të madhe të rasteve ndikojnë psikologjikisht mbi ta, gjë që sjell jo vetëm lehtësimin e dhembjeve, por në shumë raste, edhe largimin përfundimisht të tyre, edhe pse në të vërtetë, nuk ka asnjë efekt të tillë. Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë se në çfarë konsistojnë disa prej metodave kuruese më të njohura, për të shpjeguar objektivat dhe përdorimin.

Homeopatia

Është një metodë alternative terapeutike e diskutueshme, parimet teorike të së cilës janë formuluar nga mjeku gjerman Samuel Hahnemann rreth fundit të shekullit XVIII. Mjekësia homeopatike bazohet në supozimin se ilaçi i duhur për kurën e sëmundjes së një personi është ajo substancë e cila është e aftë të prodhojë te një individ simptoma të ngjashme me ato që shkaktohen nga e dhembja; doza të vogla të substancave të veçanta të mbretërisë bimore, shtazore dhe minerale që janë në bazë të këtyre barnave alternative nën formën e tabletave të vogla. Homeopatia rekomandohet veçanërisht për kurimin e dhembjeve që shkaktohen nga cikli menstrual dhe dhembja e kokës.

Agopuntura

Kjo disiplinë e lashtë bazohet në stimulimin e pjesëve të caktuara të trupit tonë, përmes përdorimit të gjilpërave. Qëllimi është rivendosja e ekuilibrit energjik të një personi dhe rikthimin e gjendjes së shëndetshme. Agopuntura është një teknikë terapeutike, përmes së cilës synohet qetësimi i dhembjeve të ndryshme në trup. Në Kinë, zbatimi i kësaj teknike është bërë që nga mijëvjeçari i tretë para Krishtit, që sipas studimeve arkeologjike datojnë me kohën e dinastisë Han.

Disa shekuj më parë, teknika u përhap në vende të Azisë dhe tani zbatohet pothuajse në të gjithë botën. Aktualisht, ajo është pjesë e mjekësisë tradicionale kineze dhe disa forma të saj janë përshkruar edhe në letërsinë e mjekësisë tradicionale koreane, që quhet “Yakchim”, njëlloj si në Indi. Në vendet perëndimore, agopuntura praktikohet kryesisht nga mjekët që e konsiderojnë atë pjesë të mjekësisë alternative.

Mjeshtërit e agopunturës i dallojnë helmet e trupit, duke ekzaminuar gjuhët e pacientëve dhe në bazë të ngjyrës, arrijnë të kuptojnë gjendjen e organeve të brendshme. Kështu ata fusin gjilpëra të holla në zona të caktuara të trupit, në mënyrë që të rigjejnë ekuilibrat e energjisë. Së fundmi agopunuta është përdorur dhe ka dhënë rezultate të mira në trajtimet e varësisë ndaj alkoolit, duhanit ose çrregullimeve ushqimore.

Lulet “Bach”

Barnat e përgatitura me lulet “Bach” janë esenca nga 38 lloje bimësh dhe lulesh, të organizuara në një sistem që synon gjetjen e një kure natyrore për çdo sëmundje specifike. Këto esenca nxisin trupin të vetëkurohet, duke vepruar mbi emocionet dhe duke shkaktuar ndjesi pozitive. Lulet “Bach” janë veçanërisht të përshtatshme për shërimin e gjendjeve të vështira emocionale, siç është depresioni, ankthi, paniku dhe pasiguria kronike.

Këto janë disa nga veçoritë e mjekësisë alternative, e cila ende nuk është shumë e përhapur nëpër botë. Ekzistojnë edhe shumë disiplina të tjera të mjekësisë alternative: cilësia e tyre kryesore është gjetja e një ilaçi specifik për sëmundjen e një personi, duke pasur parasysh të gjitha aspektet që karakterizojnë atë, si për shembull mënyra e jetesës dhe lloji i problemit.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shërimi Okult Empty Re: Shërimi Okult

Mesazh  Zattoo 26.01.13 12:43

Lulet e Bach-ut

Shërimi Okult Images

Ju kerkoni nje kujdesje per te ruajtur energjite e pushimeve dhe per te filluar ditet e reja plot energji ?
Ofrojini vetes nje kure me lulet e Bach-ut ( jane disa esenca qe jane te perbera nga disa lloje lulesh)

Dyshime, mungese energjish…. Fale ketyre cilesi pozitive, cdo esence ndihmon te vendosi ekuilibrin dhe harmonine. Ky lloj eliziri lulesh eshte per te gjithe dhe nuk ka asnje efekt dytesore.


Per te rigjetur ate energjit
Ai sjell lumturi dhe behet fjale per vullnetiin per te permbushur gjerat e reja, kur jeta e perditshme qe na duket ngjyre gri .


Per te qene mire me vetveten
Morali eshte ulur teper ? Ai ju ndihmon te mos dekurajoheni, te “pastroni” trupin dhe per te sjell imazhin me te mire te vetes.


Per te mbetur gjithmone mire
Ai ju lejon te jeni te qeta ne rast se ndiheni nervoze. Dhe ju ndalon te mos perfundoni, te konsumoni gjera pa fund.


Te rikuperoni forcat
Simbol force dhe jete, ju lejon gjithashtu te rigjeni qetesine e shpirtit. Kemi gjithmone idene qe cdo gje behet me lehte dhe thjeshte.


Per tu ndier me te forte
Ai ju favorizon te jeni me te vendosur perpara se te beheni balle nje periudhe te turbullt.


4 receta per ti bere vete


Ku mund te gjeni Lulet e Bach-ut ?
Ato mund ti gjeni ne farmaci .


Kura:
Mbushni me uje nje flakon steril (30 ml) I cili te permbaj dhe pikatore. Hidhni 4 pika nga 5 lulet e Bach-ut.
4 pika nen gjuhe, 4 here ne dite. Nje kure 3 javore


Nje vaj masazhi
Perzienni 2 pika nga 5 lulet e Bach , me pask vaj bajamesh , Per trupin, 1 ose 2 here ne jave.


Nje krem relaksues
Shtoni 4 pika nga lulja e ullirit ne nje kuti me krem per fytyren, ne mengjes.Fytyra juaj do te behet me e shtrire.


Nje banjo antistres
Hidhni 10 pika te perziera nga 5 llojet e luleve te Bach, ne vasken tuaj me uje.Relaks absolut.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shërimi Okult Empty Re: Shërimi Okult

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi