Frika si instrument pushteti
3 posters
Faqja 1 e 1
Frika si instrument pushteti
FRIKA SI INSTRUMENT PUSHTETI
Na duhet një armik
"Frika. Është instrumenti më i vjetër i pushtetit". E thotë Fox Mulkder, protagonist i X-Files. Dhe nëse besoni që është vetëm një batutë televizive, provoni të shfletoni një manual të historisë: kur ka një krizë në horizont dhe shtyllat mbështetëse të një kombi apo një shteti nisin të lëkunden, frika shndërrohet në një burim që duhet mbajtur gjallë, për të mbajtur gjallë vetë kolektivitetin. Por për ta bërë këtë duhet një armik.
Identitet
"Frikërat më arkaike ishin të ndryshme nga tonat", thotë Paolo Scarpi, docent i besimeve fetare të botës klasike në Universitetin e Padovës. "Grekët e kohës së Homerit (shekulli IX-VIII para Krishtit) nuk kishin frikë nga vdekja në veçanti. Shumë më i madh ishte tmerri nga humbja e identitetit, pra të transformuarit në objekte. Për shembull, ishin të tmerruar nga ideja që mund të shndërroheshin në gurë". Që këtu ka lindur miti i vështrimit të Meduzës që "të kthen në gur". Dhe që këtu lind fjala kyç prapa të gjithë frikërave: identiteti.
Qytetet grekë e gjetën identitetin e tyre duke shpikur një armik për ta përshkruar gjithmonë si të keq e të shëmtuar, përtej realitetit të fakteve: "barbarët" (fjala onomatopeike e krijuar pikërisht nga grekët) apo më mirë njerëzit që flisnin një gjuhë të pakuptueshme. Dhe më barbarët mes barbarëve ishin persët. "Barbari përshkruhej si i ndryshëm në gjithçka: jo vetëm që nuk fliste si grekët, por as nuk hante si grekët, të cilët përcaktoheshin si "bukëngrënës". Për më tepër, persët komandoheshin nga një mbret, i cili ishte i veshur me pushtet absolut.
Një tiran të cilin Platoni e trajton si të gatshëm të shijojë gjakun e të nënshtruarve të tij dhe i gatshëm për çdo lloj dhune kundër qytetarëve të tij vetëm për të mbajtur i vetëm shkopin e komandës". Që këtu, deri në shndërrimin e persëve, pushtues të territorit grek në vitin 490 para Krishtit, në kërcënimin më të madh për identitetin helenik kaloi shumë pak kohë.
"Në teatër (ku plazmohej opinioni publik) dhe në historiografi (që ishte e destinuar për lexime publikë) kundërshtimi u bë ideologjik dhe fetar: toka e njërit (Persia monoteiste dhe absolutiste) kërcënonte atë të tjetrit (Greqia e qyteteve-shtete politeistë). Praktikat rituale, legjendat dhe e gjithë ajo që ne e quajmë fe greke mori detyrën që të çimentonte dhe lartësonte identitetin kolektiv grek".
Përveç se, kur u zbeh rreziku pers, duhej të krijohej një armik i ri, këtë herë i brendshëm: ish-aleatët spartanë që - sipas propagandës së athinasve - vinin në rrezik demokracitë greke dhe që, pothuajse nga mbrëmja në mëngjes gjendeshin në krahët e të huajve.
Pushtime apo migrime?
Barbarët ishin partnerë mësimi të politikës së frikës edhe për romakët. "Përshkruheshin si bisha që në epokën republikane", shpjegon historiani Alesandro Barbero. "Romakët mësuan shpejt, nga grekët, që të shihnin botën si një përplasje mes qytetërimeve dhe barbarive, mes arsyes greko-romake dhe pasioneve kafshërorë të të huajve, të paparashikueshëm e të pashtruar".
Koleksionit të akuzave romakët i shtuan edhe një të përdorur nga mbretëri, perandori dhe qeveri të ndodhura përballë migrimeve të mëdhenj: barbarët, përveç se të shëmtuar e të këqinj, ishin për definicion edhe të shumtë dhe të pandalshëm. "Zhvendosjet e nomadëve janë të përshkruara si një det që vjen me dallgë njëra pas tjetrës: Keltët dhe Galët në epokën republikane, popujt e lindjes në atë perandorake". Breni që poshtëron Romën duke kërcënuar "mjerë të fituarit" është një legjendë.
Por ai rrëfim, me burim një fakt historik, shërbente si paralajmërim kundër një fenomeni real: ekspansioni i keltëve nga Alpet deri në rrafshnaltë. "Kjo, ndonëse rreziku i vërtetë ndaj paqes ishin në të vërtetë romakët që imponoheshin me dhunë dhe masakra", nënvizon Barbero. "Ishin barbarët që kishin frikë nga legjionarët. Aq sa në fund të gjithë u romakëzuan dhe u integruan në perandori. Integrimi ishte një mënyrë politike për të dëbuar frikën e të ndryshmit".
E megjithatë, retorika zyrtare vazhdoi të flasë për gjoja sakrifica njerëzore të praktikuara nga të huajt edhe atëherë kur në krye të ushtrisë dhe të shumë provincave ishin tashmë shumë ish-barbarë.
Të pafe
Kur krishtërimi u bë fe e shtetit (shekulli IV) identiteti i pushtetit të ri u kompaktësua falë heretikëve. "Arianët, në mënyrë të veçantë, nga shekulli IV-V u përshkruan si monstra, pasi doktrina e tyre u konsiderua heretike. Armiku tashmë nuk përcaktohej mbi bazë etnike, por mbi bazë fetare", thotë Barbero.
Demonizimi ishte shndërruar tashmë pjesë e një loje të hapur pushteti. Jo më kot djalli, një figurë pothuajse e panjohur në shekujt e parë të krishtërimit, debutoi pikërisht në Mesjetë. Dhe bashkë me të, edhe figura të tjera frikësuese.
"Ndërmjet epokës së Karlit të Madh (shekulli IX) dhe viteve 1000, në kronika u shfaqën 'barbarë të rinj' që i kundërviheshin qytetërimit kristian", vazhdon historiani. "Emrat e tyre ishin vikingë, ungarë, saraçenë: ishin plaçkitës dhe, mbi të gjitha, paganë".
Një element propagande ky i fundit që përdorej në mënyrë shtypëse gjatë dhe pas kryqëzatave. Dhe vala e gjatë e frikërave mesjetare ka mbërritur deri tek ne. "Përveç imazhit të demonizuar të botës islamike, edhe kështjellat dhe qytetet e rrethuar me mure i kemi pikërisht për shkak të frikërave të asaj epoke", shpjegon Barbero.
"Një mbreti i kërkohej që të fortifikonte një zonë të caktuar, duke sjellë argumente sipas dokumenteve të kohës 'frikën nga paganët'. Një zgjedhje ekonomike dhe sociale afatgjatë e lindur si kundërpërgjigje ndaj frikës".
Armiku i përsosur
Kryqëzatat nuk kishin në shënjestër vetëm myslimanët. E para prej tyre ndriçohej nga pishtarët e ekspeditave ndëshkuese kundër hebrenjve. "Por ishte në periudhën mes Mesjetës dhe Rilindjes, një kohë e dominuar nga pasiguria, që paranoja kolektive kërkonte dëshpërimisht shkaqe në origjinë të ngjarjeve apokaliptike si murtaja", vijon Barbero.
Duhej një varkë shpëtimi dhe hebrenjtë dukeshin të krijuar posaçërisht. "Akuzoheshin se helmonin puset dhe rrëmbenin fëmijët, izoloheshin nga shoqëria pjesë e të cilës ishin dhe vendoseshin në geto (që më parë nuk ekzistonin), tregoheshin me gisht përmes vendosjes së shenjave dalluese (ngjyra everdhë) dhe masakroheshin si kafshë".
Një fenomen i instrumentalizuar nga kisha me një argument të fuqishëm që u sugjerohej besimtarëve: përralla e hebrenjve si popull zotvrasës.
"Shumë prej sajesave e shpifjeve kundër hebrenjve e kanë burimin që dy mijë vite më parë", thotë Yves Chevalier, historian francez, autor i një analize të thellë të antisemitizmit në shekuj.
Në Egjiptin e greqizuar të vitit 38 pas Krishtit u regjistrua në fakt sulmi i parë antisemit i historisë.
"Në të gjithë lashtësinë hebrenjtë ishin të shpërndarë në çfarëdolloj profesioni dhe në çdo shtresë të shoqërisë, dhe kjo gjë nuk kishte gjeneruar konflikte", shpjegon historiani. "Kishte ndjenja ksenofobe të përhapura (në një letër të shkruajtur nga një egjiptian anonim në shekullin I para Krishtit thuhet se në Menfi kishte njerëz të cilëve hebrenjtë u shkarkonin të vjella), por ishte kriza e identitetit e lidhur me dekadencën e kastës së fetarëve egjiptianë, me konkurrencën mes kulteve grekoromakë dhe hierarkive të krishtera që po lindnin që transformoi armiqësinë fetare në një opozicion ideologjik të parashtruar me argumente racionalë në shkrimet e intelektualëve të parë antisemitë".
Stereotipe
Në zemër të qytetërimit lindor, në Aleksandrinë e Egjiptit u lëshua pra, e para kartë e identitetit antisemit. Shenja dalluese: miqësi e pakët (rektorët aleksandrinë e quanin amixia "ndarje"), mungesë atdheu (pasojë e diasporës), papastërti e lidhur me refuzimin e perëndive, përtaci (një satirë e lidhur me pushimin e të shtunës).
Për më tepër, mbërritën edhe përgojimet për vrasjet rituale. "Popullsia u bë të besojë se hebrenjtë e kishin për zakon që të flijonin një grek në ritet e tyre, gjë që kishte për qëllim ta shndërronte çdo hebre në armik", rrëfen Chevalier. Një repertor makabër që, me pak ndryshime të temës, është përdorur edhe më vonë: që nga Kisha mesjetare deri tek Rusia cariste e duke përfunduar tek Gjermania naziste.
Mes viteve tetëqind dhe nëntëqind, kur identiteti i kombeve europiane hyri në krizë (dhe ata, në 1914 në luftë) antisemitizmi u shndërrua në një instrument propagande shumë i fuqishëm, i përforcuar nga teoritë raciste. Lindën kështu shumë fakte të rremë historikë të përgatitur në tryeza, si Protokollet e Parisë së Sionit: të shkruajtur nga një grup antisemitësh rusë të lidhur me policinë e fshehtë të carit dhe të botuar në 1903 si një tekst i konceptuar në ambient hebraik. Ata flisnin për një pushtim të botës prej një "komploti hebraik".
E amplifikuar nga gazetat e nga radio dhe më vonë edhe nga kinemaja dhe televizioni, demonizimi i armikut u transformua në manipulim të masës me dy konfliktet botërorë dhe me Luftën e Ftohtë, mes viteve '50 dhe '80. Receta në gjysmëshekullin e fundit mbeti e njëjta. Fillimisht nxitja e ndjenjës së pasigurisë.
Më pas identifikimi i objektivit të frikërave: armiq të brendshëm (ish-skllevërit e liruar pas luftës që përfunduan në duart e Ku Klux Klan; "komploti judaist-masonik" që shtyu francezët e fundit të tetëqindës që të besonin në tradhtinë e gjeneralit hebre Dreyfus; revolucioni punëtor që gjermanët e kishin aq frikë saqë votuan me shumicë absolute në 1932 për partinë e Hitlerit dhe milicinë e tij antikomuniste) apo të jashtëm (SHBA dhe BRSS, që përshkruheshin reciprokisht si armiq të paqes).
Një kopje tragjikisht gjithnjë e më e ngjashme që në vitin 1948 u përmblodh nga shkrimtari anglez Aldous Huxley: "Pushteti mbështetet në tre kolona: frika, armiku, kombi".

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
E VETMJA FRIKË ËSHTË FRIKA VETË!
Franklin D. Roosevelt pat bërë kampanjë kundër Herbert Hoover në zgjedhjet presidenciale të SHBA më 1932 duke thënë sa më pak që është e mundur se çka do të mund të bënte po të zgjedhej. Edhe në marrëdhëniet më të afërta të punës, askush nga kolegët më të afërt nuk ndiheshin se e njihnin mirë atë, me përjashtim mbase të gruas së tij, Eleanor\\'ës.
I dashuri, mendjemprehti Roosevelt e përdorte sharmin e tij për t\\'i mbajt shumicën e njerëzve në distancë. Në fjalimet e kampanjës, ai parapëlqente ton të gjallë, optimistik, të butë e atëror të aromatizuar me humor. Mirëpo adresimi i tij i parë inaugurues e pati një kualitet të pazakonshëm solemn, religjioz. Dhe për një arsye të mirë - më 1933 depresioni e pati arritur thellësinë e tij. Adresimi i parë inaugurues i Roosevelt-it e skicoi në terma të gjera se si shpresonte ai të qeverisë dhe i përkujtonte amerikanët se \\"vështirësitë e përgjithshme\\" të kombit kishin të bënin \\"vetëm me gjërat materiale.\\"
E vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është frika vetë
President Hoover, Z. Shef i Drejtësisë, miq të mi: kjo është ditë e përkushtimit kombëtar. Dhe unë jam i sigurt se në këtë ditë miqtë e mi amerikanë presin që me marrjen time të postit në presidencë, do t\\'iu drejtohem me çiltërsi dhe vendim të cilin e nxit situata e tashme e njerëzve tanë.
Tash është koha më e rëndësishme për ta folur të vërtetën, të vërtetën e plotë, sinqerisht dhe me guxim. Dhe as që kemi nevojë të tërhiqemi nga përballja në mënyrë të ndershme me kushtet në vendin tonë sot. Ky komb i madh do t\\'iu përballojë, ashtu si iu ka përballuar, do të rigjallërohet dhe do të lulëzojë. Pra, para së gjithash, më lejoni ta shpall besimin tim të prerë se e vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është frika vetë - terrori i paemër, i paarsyeshëm, i pajustifikueshëm që i paralizon përpjekjet e nevojshme për ta shndërruar zmbrapsjen në përparim. Në secilën orë të errët të jetës sonë kombëtare, një grup udhëheqës i çiltërsisë dhe i vrullit është takuar me atë mirëkuptim dhe përkrahje të vetë njerëzve, që është thelbësor për fitore. Dhe unë jam i bindur se ju përsëri do t\\'ia jepni atë përkrahje grupit udhëheqës në këto ditë kritike.
Në këtë frymë, në pjesën time dhe në tuajën ne ballafaqohemi me vështirësitë tona të përbashkëta. Ato kanë të bëjnë, falë Zotit, vetëm me gjërat materiale. Vlerat janë zvogëluar në nivele të çuditshme: taksat janë rritur; aftësia jonë për të paguar ka rënë; qeverisja e të gjitha llojeve ballafaqohet me zvogëlim serioz të të ardhurave; mjetet e shkëmbimit janë ngrirë në rrjedhat e tregtisë; gjethet e thara të ndërmarrjes industriale kanë rënë në çdo anë; bujqit nuk gjejnë tregje për prodhimet e tyre; dhe kursimet e shumë viteve në mijëra familje janë harxhuar. Edhe më e rëndësishme, një mori e qytetarëve të papunësuar ballafaqohen me problemin e ashpër të ekzistencës, dhe një numër po aq i madh rraskapiten me fitim të vogël. Vetëm një optimist i pamend mund t\\'i mohojë realitetet e errëta të momentit.
Dhe prapë ankthi ynë nuk vie nga asnjë dështim thelbësor. Nuk jemi të prekur nga asnjë mortajë e karkalecave. Krahasuar me rreziqet të cilat janë mposhtur nga stërgjyshërit tanë, sepse ata besonin dhe nuk frikësoheshin, ne kemi ende shumë përse të jemi falënderues. Natyra ende e ofron bujarinë e saj dhe përpjekjet njerëzore e kanë shumëzuar atë. Me bollëk nga ajo ka te pragu ynë, por përdorimi zemërgjerë i saj vyshket që në furnizim.
Kryesisht, kjo është sepse sundimtarët e shkëmbimit të të mirave të njerëzimit kanë dështuar, përmes kokëfortësisë së vet dhe paaftësisë së vet, e kanë pranuar gabimin e tyre, dhe kanë heqë dorë. Praktikat e shkëmbyesve të pandershëm të parave qëndrojnë të akuzuara në gjykatën e opinionit publik, të refuzuara nga zemrat dhe mendjet e burrave.
E vërtetë, ata provuan. Mirëpo përpjekjet e tyre janë shndërruar në model të një tradite të dalë mode. Të ballafaquar me dështimin e kredisë, ata kanë propozuar vetëm huazimin e më shumë parave. Të zhveshur nga joshja e përfitimit me të cilin i shtyjnë njerëzit tonë ta pasojnë udhëheqjen e tyre të rreme, ata shpresojnë në nxitje, duke u lutur të përlotur për kthim të besimit. Ata i dijnë vetëm rregullat e një gjenerate të egoistëve. Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizion njerëzit kalben.
Po, ndërruesit e parave janë zhdukur nga ulëset e tyre të larta në tempullin e civilizimit tonë. Tani mund ta ndreqim atë tempull ta kthejmë në të vërtetat e lashta. Masa e asaj ndreqjeje qëndron në nivelin në të cilin ne i zbatojmë vlerat shoqërore që janë më fisnike se sa përfitimi i thjeshtë i parave.
Lumturia nuk ndodhet në posedimin e thjeshtë të parave; ajo ndodhet në gëzimin e arritjes, në drithërimën e përpjekjes krijuese. Gëzimi, nxitja morale e punës nuk guxon të harrohet më për shkak të gjuetisë së çmendur të përfitimeve jetëshkurtra. Këto ditë të errëta, miqtë e mi, do t\\'ia vlejnë, sado që kushtojnë, nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë është jo të shërbehemi nga, por t\\'i shërbejmë vetes, njerëzve tonë miq.
Njohja e atij mashtrimi të pasurisë materiale si standard i suksesit shkon dorë më dorë bashkë me braktisjen e besimit të rremë se zyra publike dhe pozita e lartë politike vlerësohen vetëm nga standardet e krenarisë së vendit dhe të përfitimit personal; dhe duhet të jetë një fund në administrim në banka dhe në biznes që shumë shpesh ia ka dhënë besimit të shenjtë pamjen e keqbërjes së pashpirt dhe vetjake. Nuk është çudi që mirëbesimi dobësohet, meqë ai lulëzon vetëm në ndershmëri, në respekt, në shenjtërinë e obligimeve, në mbrojtjen besnike, dhe në performansën jovetjake; pa to nuk mund të jetojë.
Rimëkëmbja thërret, megjithatë, jo vetëm për ndërrime në etikë. Ky komb po kërkon veprim, dhe veprim tash.
Puna jonë më e madhe kryesore është t\\'i vendosim njerëzit të punojnë. Ky nuk është problem i pazgjidhshëm nëse ballafaqohemi me të me mençuri dhe me guxim. Mund të kryhet pjesërisht duke i angazhuar drejtpërdrejt nga vetë qeveria, duke e trajtuar detyrën ashtu si do ta trajtonim urgjencën e luftës, por në të njëjtën kohë, përmes këtij punësimi, duke i përfunduar projektet e mëdha, tepër të nevojshme për ta nxitur dhe riorganizuar përdorjen e burimeve tona të mrekullueshme natyrore.
Bashkë me këtë, duhet ta pranojmë haptas mbibalansimin e popullatës në qendrat tona industriale dhe, duke u angazhuar në shkallë kombëtare në rishpërndarje, të përpiqemi të ofrojmë përdorje më të mirë të tokës për ata që janë më së miri të pajisur për tokën.
Po, detyra mund të ndihmohet nga përpjekje të sakta për t\\'i ngritur vlerat e prodhimeve bujqësore, dhe me këtë edhe fuqinë për blerjen e prodhimit të qyteteve tona. Kjo mund të ndihmohet duke e parandaluar në mënyrë reale tragjedinë e humbjes së rritur përmes marrjes së pronës të shtëpive dhe fermave tona të vogla. Kjo mund të ndihmohet duke e bërë bashkimin e aktiviteteve lehtësuese që sot shpesh janë të shpërndara, joekonomike, të pabarabarta. Mund të ndihmohet me planifikim kombëtar dhe mbikëqyrje të të gjitha formave të transportit dhe të komunikimeve dhe të dobive tjera që definitivisht kanë karakter shoqëror.
Ka shumë mënyra në të cilat mund të ndihmohet, por kurrë nuk mund të ndihmohet thjesht vetëm duke folë për të.
Duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë shpejt. Dhe përfundimisht, në përparimin tonë drejt rifillimit të punës, kërkojmë dy mbrojtës kundër kthimit të të këqijave të rendit të vjetër. Duhet të ketë mbikëqyrje të saktë të të gjitha investimeve të bankave dhe të kredive. Duhet të ketë një fund për spekulimin me paratë e njerëzve tjerë. Dhe duhet të ketë provizion për valutë adekuate por të shëndoshë.
Këto, miqtë e mi, janë vijat e sulmit. Unë tani do ta nxis Kongresin në seancë të posaçme për masat e detalizuara për përmbushjen e tyre, dhe do ta kërkoj ndihmën e menjëhershme të 48 shteteve.
Përmes këtij programi të veprimit ne e drejtojmë veten në vënien në rend të shtëpisë tonë kombëtare dhe në rritjen e balansit të të ardhurave. Marrëdhëniet tona ndërkombëtare të tregtisë, edhe pse shumë të rëndësishme, janë në këtë moment të kohës, dhe në aspektin e nevojës, dytësore ndaj themelimit të një ekonomie të shëndoshë kombëtare. Unë e praktikoj, si politikë praktike, vendosjen e gjërave të para së pari. Nuk do ta kursej asnjë përpjekje për ta kthyer tregun botëror me rirregullim ndërkombëtar ekonomik; mirëpo urgjenca në shtëpi nuk mund ta presë atë kryerje.
Mendimi themelor që i drejton këto mënyra specifike të rimëkëmbjes kombëtare nuk është nga pikëpamja kombëtare - i ngushtë kombëtarisht. Është këmbëngulja, si konsideratë e parë, në ndërvarësinë e elementeve të ndryshme të brendshme dhe pjesëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - një njohje e shfaqjes së vjetër dhe gjithmonë të rëndësishme të shpirtit amerikan të udhëçelësit (pionierit). Është mënyra për shërim. Është mënyra e menjëhershme. Është siguria më e fortë se shërimi do të qëndrojë.
Në fushën e politikës botërore, do t\\'ia dedikoja këtë komb politikës së fqiut të mirë: fqiu që vendosmërisht e respekton vetëveten dhe, për shkak se ai bën ashtu, i respekton edhe të drejtat e të tjerëve; fqiu që i respekton obligimet e tij dhe e respekton shenjtërinë e marrëveshjeve në dhe me një botë të fqinjve.
Nëse e kam lexuar drejt karakterin e njerëzve tonë, ne tash e kuptojmë, ashtu si s\\'e kemi kuptuar kurrë më parë, ndërvarësinë tonë me njëri-tjetrin; se nuk mundemi thjesht të marrim, por duhet edhe të japim; se nëse duam të shkojmë përpara, duhet të lëvizim si një ushtri e ushtruar dhe besnike e gatshme të flijojë për të mirën e një discipline të përbashkët, sepse pa aso discipline nuk mund të bëhet asnjë përparim, asnjë grup i drejtuesve nuk bëhet efektiv.
Ne, e di, jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për t\\'ia përkushtuar jetërat dhe pronën tonë asaj discipline, sepse e bën të mundshëm një udhëheqje që e synon të mirën më të madhe. Ky, që propozoj ta ofroj, është premtim se qëllimet më të mëdha do të lidhen me ne, do të lidhen me ne si një obligim i shenjtë me bashkim të detyrës deri tash i shkaktuar vetëm në kohërat e konflikteve të armatosura. Me këtë premtim të marrur, e mendoj padyshim udhëheqjen e kësaj ushtrie të madhe të popullit tonë që i përkushtohet një sulmi të disciplinuar ndaj problemeve tona të përbashkëta.
Veprimi në këtë imazh, aksioni në këtë anë është i realizueshëm nën formën e qeverisjes që e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Kushtetuta jonë është kaq e thjeshtë, kaq praktike sa që është e mundur gjithmonë të plotësohen nevojat e jashtëzakonshme me ndërrimet në shprehje dhe mbarështim pa e humbur formën thelbësore. Kjo është pse sistemi ynë kushtetues e ka provuar veten si mekanizmi më madhështor e i qëndrueshëm politik që e ka parë ndonjëherë bota bashkëkohore.
I ka përballuar secilit tension të zgjerimit të madh të territorit, të luftërave të huaja, të konfliktit të hidhur të brendshëm, të marrëdhënieve botërore. Dhe është për t\\'u shpresuar se balansi normal i autoritetit zbatues dhe atij ligjor mund të jetë plotësisht i barabartë, plotësisht i përshtatshëm për ta përballuar detyrën e paparë para nesh. Por mund të jetë që një kërkesë e paparë dhe nevoja për veprim të pavonuar mund të thërrasë në largim të përkohshëm nga ai balans normal i procedurës publike.
Unë jam i gatshëm nën detyrën time kushtetuese t\\'i këshilloj masat që një popull i plagosur në mes të një bote të plagosur mund t\\'i kërkojë. Këto masa, apo aso masa tjera që Kongresi mund t\\'i ndërtojë nga përvoja dhe mençuria e tij, do të kërkoj, brenda autoritetit tim kushtetues, t\\'i sjell në miratim të shpejtë.
Mirëpo, në rast se Kongresi do të dështojë për t\\'u nisur në njërin nga këto dy drejtime, në rast se urgjenca kombëtare është ende kritike, unë nuk do të dredhoj nga drejtimi i qartë i detyrës që pastaj do të më dalë përballë. Do të kërkoj nga Kongresi për instrumentin e mbetur për përballimin e krizës - fuqinë e gjerë ekzekutuese për ta zhvilluar një luftë kundër urgjencës, po aq e madhe sa fuqia që do të më jepej po të pushtoheshim në të vërtetë nga një armik i huaj.
Për besimin e mbështetur në mua, unë do ta kthej guximin dhe devotshmërinë që i shkojnë kohës. Nuk mund të bëj më pak.
Ne ballafaqohemi me ditët e lodhshme që rrinë para nesh në guximin e nxehtë të bashkimit kombëtar; me vetëdije të qartë të kërkimit të vlerave të vjetra e të çmuara; me kënaqësinë e pastër që vie nga performanca e ashpër e detyrës nga të vjetrit dhe të rinjtë e njëjtë. E synojmë sigurinë e një jete të plotë, të përhershme kombëtare.
Ne nuk e kontestojmë të ardhmen e demokracisë thelbësore. Njerëzit e Shteteve të Bashkuara nuk kanë dështuar. Në kërkesën e tyre ata e kanë regjistruar një urdhër se duan veprim të drejtpërdrejtë, të fuqishëm. Ata kanë kërkuar disciplinë dhe udhëheqje nën grup drejtues. Ata më kanë bërë instrumentin e tashëm të dëshirave të tyre. Në frymën e dhuratës unë e marr.
Në këtë përkushtim - në këtë përkushtim të një kombi, ne me përulje lusim për bekimin e Zotit. E ruajttë Ai secilin nga ne. Më udhëzoftë Ai në ditët e ardhshme.
Ridvan BUNJAKU

Fikrro- 484
Re: Frika si instrument pushteti
A është frika “babai” i ne të gjithëve?
Nëqoftëse ka një spektër që u nxjerr gjumin kancelarive të Amerikës, ai nuk është komunizmi dhe nuk është Karl Marksi. Ai është Thuqididi, kronikani i Luftës 30 vjeçare Peloponeziane midis Spartës dhe Athinës që çoi në humbjen e plotë të fuqisë së parë të madhe demokratike të botës. Supozimet që sjellin shumica e amerikanëve për studimin e politikës së jashtme – se ka zgjidhje ku fitojnë të gjithë për shumicën e problemeve, se demokracia shkon drejt bërjes së një botë më paqësore, se e drejta ndërkombëtare mund të mbizotërojë dhe se forca nuk duhet të jetë arbitri final në çështjet njerëzore – e godasin Thuqididin si hipokrit broçkullaxhi.
Fatkeqësisht, ai qe një njëri shumë i zgjuar dhe shumë nga sa shkroi kanë kuptim.
Demokracitë kanë gjasa të luftojnë po sa oligarkitë dhe ndoshta edhe më shumë, thotë Thuqididi. Turma e pëlqen lavdinë po aq shumë sa çdo tiran dhe tiranët e oligarkitë nganjëherë do të ndaleshin nga aventurat e huaja për shkak se duan ta mbajnë ushtrinë në shtëpi. Më keq akoma, demokracitë nuk ka gjasa që të hyjnë në luftë, pasi sapo hyjnë në të ka gjasa që të luftojnë më brutalisht dhe në mënyrë më pak të efektshme se armiqtë e tyre. Të sunduar nga demagogë të paskrupull dhe të paaftë me asnjë kuptim të vërtetë të botës, demokracitë janë skllevër të tendencave kalimtare të momentit. Sjelljet e tyre shkojnë nga arroganca tek dëshpërimi dhe janë të paaftë që të kapen pas një strategjie koherente afatgjatë.
Dashuria amerikane për tregti dhe besimi që rritja në tregti do të kufizojë luftën nuk ka asnjë rëndësi për këtë grek pragmatist. Tregtia prodhon perandori dhe luftë, jo begati dhe paqe, gjen Thuqididi.
Pavarësisht apo ndoshta për shkak se ai përçmon atë çka shumica e amerikanëve e besojnë, Thuqididi është studiuar nga çdo brez amerikanësh të mençur nga etërit themelues deri në ditët e sotme. Kështu duhet të jetë. Amerikanët nuk duhet të kenë frikë që t’ua nënshtrojnë idetë e tyre më të dashura shqyrtimit më të rreptë intelektual që mund të bëhet. Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët amerikanë e lexonin Thuqididin saktësisht sepse frikësoheshin se mos ajo qe një ndeshje e dytë: Amerika liberale, e mendimit të lirë dhe demokratike, një fuqi tregtare dhe detare, po luftonte Bashkimin Sovjetik oligark hijerëndë. A do të mundej disiplina dhe kontrolli i hekurt spartan të përfitonte nga dobësia athinase?
Sparta mund ta ketë humbur raundin e dytë, por amerikanët akoma kanë nevojë për Thuqididin. Më shumë se 2400 vjet pas përfundimit të saj, Lufta Peloponeziane midis Athinës dhe Spartës i magjeps akoma studentët e politikave të mëdha të forcës; konflikti midis Athinës së hapur, demokratike, detare, tregtare dhe perandorake dhe Spartës hijerëndë e konservatore akoma na godet me rënien e pandalshme të saj në brutalitet. Thuqididi, një gjeneral i dështuar athinas historia e jashtëzakonshme e konfliktit e të cilit krijoi një standard të artë për të gjitha studimet e mëpasme historike në Perëndim, qe një analist gjakftohtë i tmerreve që dalin kur frika takon shpresës dhe diskutimi i tij i zymtë i forcave që mbajnë gjallë ndërveprimin e shteteve mbetet qendror në reflektimet bashkëkohore për jetën ndërkombëtare.
Nëqoftëse frika nga Zoti është fillimi i urtësisë, lexuesi i Thuqididit shpejt fillon të ndjejë se frika nga fqinji është fillimi i politikës. Bota e Greqisë së lashtë sipas tregimit të Thuqididit qe një vend terrori. Qytete të vogla anembanë Greqisë të fshehur prapa mureve të tyre, të frikësuar nga fqinjët e tyre xhelozë, skllevërit e tyre të hidhëruar, mbretëritë barbare që ngriheshin në veri e perëndim dhe Mbreti i Madh që qëndronte në horizont.
Ne pëlqejmë të mendojmë se koha jonë është epoka e frikës. Armët bërthamore, biologjike dhe kimike të shkatërrimit në masë mund ta asgjësojnë jetën nga faqja e Tokës.
Frika greke që më intime, më personale. Ne frikësohemi rreth fundit të botës. Grekqt frikësoheshin se mos shikonin qytetet e tyre të digjeshin, burrat të vriteshin, gratë dhe fëmijët të shndërruar në skllevër. Kultura e tyre, identiteti i tyre, dinjiteti i tyre, të drejtat e tyre: të ikura bashkë me erën. Frikërat tona duken të shkëputura nga jeta e përditshme; të tyret qenë pjesë e saj. Ne i shikojmë armiqtë tanë të lëshojnë kërcënime në televizor; ata i shikonin ushtritë rrethuese nga muret e qyteteve të tyre.
Sparta dhe Athina qenë dy qytetet më të mëdha të Greqisë së lashtë. Ato qenë bërë bashkë për të mundur madhështoren Perandori Persiane në det dhe në tokë, kurse tani ndesheshin me njëri tjetrin, ziliqarë, xhelozë, të frikësuar.
Sparta e shikon Athinën si një fuqi në ngjitje dhe nervoze, destabilizuese, ambicioze, që bëhet gjithnjë e më e rrezikshme nga një vit në tjetrin. Athinasit drejtuan lidhjen detare kundër persianëve që çliroi qytetet greke në gregun e Azisë, por më pas e konvertuan aleancën e tyre në një perandori që kërcënonte primatin e nderit dhe forcës të Spartës në botën greke. Më keq akoma, forca athinase bazohej në dy koncepte që e rrezikonin sigurinë e brishtë të Spartës: tregti dhe demokraci.
Si fuqi detare, Athina subvencionohej nga tregtia dhe nga ndërtimi i një ekonomie parashë. Greqia në atë kohë po bëhej më e pasur dhe luks-dashëse. Pushteti në shumë vende po kalonte nga familjet e lashta aristokratike dhe mbretërore tek ato tregtare. Forca ushtarake po kalonte nga ushtritë tokësore, ku Sparta mbretëronte supreme, tek anije. Fuqitë detare tentonin që të ishin tregtare dhe demokratike. Tregtarët athinas siguronin anijet, qytetarët e zakonshme fuqinë muskulore që i lëvizte ato nëpër dete.
Përsa i përket demokracisë, athinasit besonin se asnjë formë tjetër qeverisjeje nuk ka kuptim. Të gjithë qytetarët e kanë një peshë në vendimet që merr qyteti. Në qytetet si Sparta kjo varej në forcat tokësore, vetëm ata që mund t’i lejonin vetes armaturë të rëndë dhe shpenzimet e stërbitjes ushtarake mund t’i shërbejnë më efektivisht shtetit në luftë, ndërsa familjet e vjetra me pasuritë e tyre të mëdha stërvisin liderët dhe strategët që mund të drejtojnë vendin. Por në Athinë, forca e të cilës varej tek deti, çdo njeri që rremon jep një kontribut jetik në fuqinë e qytetit dhe në një qytet që varet tek tregtia, ata që mund të kontribuojnë më së shumti në taksa dhe dhurata për qytetin nuk janë domosdoshmnërisht familjet e vjetra pronare tokash – toka e Athinës dihet që është e varfër – ata janë tregtarët dhe biznesmenë që bëhen të pasur me intuitën e tyre.
Dhe nëqoftëse Athina promovon demokraci midis aleatëve të saj, atëhere pse duhet të ankohet Sparta? Rrjeti i aleancave athinase përgjatë Egjeut mbron të gjithë Greqinë nga Persia. Sjellja e demokracisë aleatëve të saj është një mënyrë për të ndërtuar mbështetje popullore për fuqinë athinase; aristokratë dhe oligarkë mund të ëndërrojnë për lavditë e shkuara, ndërsa demokracitë duan të përfitojnë nga mundësitë e tregtimit që ofron Athina. Çfarë i duhet Spartës sesi Athina i menaxhon punët e veta? Sparta pretendon që të mbështesë liritë e grekëve; Athina është një qytet grek, një prej më të lashtëve, më të kulturuarve dhe më prestigjiozëve. Pse duhet të orvatet Sparta që ta kontrollojë politikën politike dhe perandorake athinase në emër të lirisë? Nëqoftëse Sparta duhet të çlirojë ndokënd, atëhere pse jo hilotët e mjerë që ajo i shtyp aq rreptë?
Kjo nuk është mënyra sesi i shikojnë gjërat spartanët apo lakedaimonianët siç quhen shpesh ata. Sparta është një fuqi e modës së vjetër. Ligjet dhe institucionet e saj janë jashtëzakonisht të vjetra dhe të pandryshueshme. Sparta digjej për kohët e shkuara në Greqi, kur qytet – shtete të vogla qenë përhapur nëpër vend, me asnjë mbret barbar apo demokraci agresive tregtare që kërcënonin të prishnin rrugët e lashta. Në të kaluarën, spartanët e ndaluan paranë nga qytetet e tyre në një përpjekje për t’i mbajtur të pastër. Kjo gjë nuk funksionoi, por Sparta ndjehej si e mbetur prapa dhe e rrezikuar nga fuqia në rritje athinase. Athina kishte ndërtuar një diçka fyese dhe të re në botën e qytet – shteteve greke: një perandori.
Shiko prapa, thonin spartanët, në kohën e Homerit. Edhe atëhere, grekët jetonin në shtetet të pavarur të vegjël, secili i sunduar nga një mbret me gjak të pastër apo deri dhe hyjnor. Ata u bënë bashkë kundër një armiku të përbashkët – ndërsa grekët hynë në luftë kundër Trojës – por pas lufte çdo qytet e respektoi pavarësinë e pjesës tjetër. Athina kishte futur diçka të përbindshme dhe të rrezikshme: një qytet kërkon tani që të nënshtrojë të tjerët. Dikur qenë barbarët që kërkonin t’i nënshtronin grekët. Tani vetë grekët qenë bërë armiku i lirisë greke.
Sigurisht që spartanët qenë të ulur mbi një vullkan. Shekuj më parë stërgjyshërit e tyre nënshtruan fiset vendase teksa spartanët e vërtetë emigronin poshtë nga veriu. Në kohën e Thuqididit, hilotët i kalonin shumë në numër spartanët, ndoshta 10 me 1 apo më shumë. Ashtu si plantatorët indianoperëndimorë dhe të South Carolina gjumi i të cilëve qe prishur nga ëndërrat e kryengritjeve të skllevërve, spartanët i modeluan jetët dhe institucionet e tyre rreth nevojës për të parandaluar revoltat hilote. Disa autorë flasin masakra ligjore vjetore për t’i mbajtur poshtë numrat e hilotëve. Në një kohë kur skllavëria qe e rëndomtë, brutaliteti spartan kundër dhe frika e hilotëve të tyre u nënvizuan njëri pas tjetrit nga autorët grekë.
Çdo shkëndijë mund të ndizte revoltën e frikshme hilote. Nëqoftëse ushtria spartane qëndronte shumë larg për shumë kohë nga shtëpia; nëqoftëse pëson një humbje të plotë; nëqoftëse do të shfaqej një armik dhe u ofron hilotëve lirinë e tyre; nëqoftëse spartanët do ta humbisnin disiplinën dhe kurajën e tyre, atëhere Sparta rrezikon shkatërrim të mëtejshëm në një luftë hakmarrjeje. Spartanët janë të burgosurit e skllevërve të tyre. Siç e shpreh Thomas Jefferson dilemën e pronarit të skllevërve, spartanët janë as andej e as këtej: ata as nuk mund t’i mbajnë në mënyrë të sigurtë, as nuk mund t’i lënë të ikin.
Sparta nuk mund të përballojë ndryshim. Asgjë nuk është e sigurtë; asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Sparta duhet të jetë supreme ose armiqtë e jashtëm të saj mund të bëhen aleatë me armikun e saj në shtëpi. Fuqia në rritje e Athinës, idetë revolucionare që ajo rrezatonte jashtë, rreziku që aleatë lokalë si Korinthi do të duhej të ndesheshin me fuqinë athinase apo që armiq lokalë si Argos do t’ia dilnin me sukses në futjen e Athinës në grindjet e tyre me Spartën është shumë i madh për t’u duruar.
Por edhe Athina kishte frikë. Sparta shikon vetëm hilotët e saj, Athina shikon botën. Gjërat po ndryshojnë: tregtia po rritet, teknologjia është në zhvillim. Fuqi të reja po dalin, shumë më të mëdha sesa njihte në të kaluarën Greqia e qytet – shteteve të vogla; qytet – shteti grek nuk mundet më të rezistojë i vetëm. Nuk është thjesht se Mbreti i Madh i superfuqisë persiane ka hequr dorë ndonjëherë nga ëndërrat e tij për pushtime apo që satrapët e tij vazhdojnë të kërkojnë për dobësi midis grekëve të Azisë. Ushqimi i Athinës varej në tregtinë me mbretëritë barbare përtej Helespontit dhe kalonte Dardanelet. Dhe barbarët, mjaft frikësues për numrat dhe kurajën e tyre të egër, tregojnë shenja të organizimit të vetes në shtete të mëdhenj dhe të fuqishëm. Në veri, Maqedonia po lëviz; në perëndimin e largët Kartagjena po ndërton një perandori të madhe. Bota mesdhetare po bëhet një arenë për konkurrencë të madhe force; Athina duhet t’i përgjigjet testimit ose përndryshe do të falimentojë.
Mënyrat e vjetra greke nuk funksionojnë më. Nëqoftëse athinasit e respektonin pavarësinë e aleatëve egjeas të saj, Greqia do të ishte e pashpresë përpara madhështisë së Persisë. Në njëfarë mënyre Athina duhet të gjejë të ardhurat për të mbajtur një flotë e cila mund të mbikëqyrë Egjeun, të mbajë të qetë satrapët e Mbretit të Madh dhe të sigurojë ardhjen e sigurtë të anijeve të grurit nga Skithia larg në veri. Asnjë qytet grek nuk mund t’i realizojë këto gjëra i vetëm. Nëqoftëse grekët duan t’u rezistojnë mbretërve barbarë, ata duhet të bashkohen.
Asgjë prej këtyre nuk ka kuptim në Spartë. Gjërat nuk ndryshojnë shpejt nëq atë cep të largët të Peloponezit. Gjërat vazhdojnë të bëhen si njëherë e një kohë. Më i miri sundon, kusuri shërben dhe të gjithë janë të stërvitur për të kërkuar nderin dhe lavdinë e shtetit. Idetë athinase, tregtia athinase dhe fuqia athinase e kërcënojnë të gjitha mbijetesën e mënyrës spartane dhe çdo dobësim i institucioneve spartane, i vullnetit e disiplinës spartane dhe hilotët e trazuar do të ngrihen e do ta përmbysin qytetin e urryer dhe t’i masakrojnë banorët e tij.
Sparta nuk mund ta lejonte Athinën të vazhdonte në kursin e saj. Athina nuk mund ta pranonte të drejtën e Spartës për t’i vënë veto rritje dhe politikave të nevojshme për vetë mbijetesën e saj.
Shumë në të dyja qytetet e kuptonin nevojën për paqe midis tyre. Perikliu, qytetari kryesor i Athinës, e dinte se një luftë e gjatë dhe e mizore midis tyre vetëm do të çonte ujë në mullirin e armiqve të tyre, ai donte paqe me Spartën – vetëm nëqoftëse Sparta do t’i linte Athinës duart e lira për të ndërtuar fuqinë që mund ta mbante Greqinë të lirë. Edhe spartanë kryesorë e dinin se për një qytet që kërkon të ngrijë kohën lufta është një kurs i rrezikshëm. Humbja jashtë për Spartën apo edhe fushata tejet të gjatë mund të çojnë në katastrofa brenda vendit; shumë spartanë donin që t’i ruanin të paprekura ushtritë e tyre, në mbikëqyrje të hilotëve.
Në mënyrë të përsëritur athinasit dhe spartanët kërkuan për ndonjë formulë, ndonjë mënyrë që të bënin dhe ruanin paqen. Dështuan dhe flakët e luftës u ndezën përsëri.
Në fund, të dyja palët dështuan. Spartanët e fituan luftën, por nuk mund ta ngrinin kohën. Një luftë që Sparta shpresonte se do t’i çlironte grekët që fusnin gjithnjë e më thellë superfuqinë e tyre në çështjet greke. Së fundmi, dështimi i grekëve për t’u bashkuar, ashtu siç ndoshta do të kishin paralajmëruar athinasit – i mundësoi Filipit të Maqedonisë që t’i gllabëronte ata një e nga një.
Historia e Thuqididit, jo e plotë, që i mungonte një kuptim modern qoftë i ekonomisë apo i dinamikave të konfliktit social, e influencuar (thonë disa) nga besimi i tepruar në burime të vetëpromovuara si puna e Alqiviadhit dhe difektoze me një anësim të thellë antidemokratik ka mbetur për pothuajse 2500 vjet një guidë e pashoq për logjikën e ashpër, frustrimin, pakënaqësitë dhe brutalitetin e luftës. Pasazhe të famshme si Fjalimi Funebër i Perikliut dhe dialogu melian, që breza të panumërt nxënësish me vështirësi e kanë nxjerrë nga greqishtja e rëndë e Thuqididit, studiohen akoma sot për vlerësimet në psikologjinë dhe dinamikat e konfliktit njerëzor. Taktikat e betejave që përshkruan studiohen akoma nëpër akademi ushtarake; teoricienët e marrëdhënieve ndërkombëtare përgjithësisht dialogun melian si pikë fillimi për të përshkruar sistemin ndërkombëtar. Për të ardhur keq, rrëfenjat e zymta të Thuqididit mbesin një pjesë thelbësore e furnizimit mendor për cilindo që dëshiron të kuptojë mënyrën sesi funksionon realisht bota sot.
Strategët e mëdhenj të Bard-it dhe unë po lexojmë përzgjedhje nga Thuqididi sëbashku me “Luftën Peloponeziane” e Donald Kagan. Kjo përfaqëson një zgjedhje time strategjike. Synimi një kursi si ky nuk mund të jetë që studentët të mësojnë gjithçka që u duhet rreth strategjisë së madhe. Ai duhet t’u japë atyre një shije të saj. Synimi i vërtetë i një mësuesi duhet të jetë që t’u japë studentëve një interes të gjatë sa jeta në atë çka u mësohet atyre.
Ndjej se historia e Kagan, në pjesën më të madhe dhe pashmangshmërisht e varur tek Thuqididi për pjesën më të madhe të interesit dhe detajeve të saj, u jep lexuesve bashkëkohorë që u mungon një bekgraund në studimet klasike (përfshi pothuajse të gjithë studentët universitarë të padiplomuar, e them me turpin e thellë të brezit tim) një kuptim më koherent të ngjarjeve në luftë si një tërësi sesa Thuqididi, qoftë dhe pse Kagan e e çon historinë deri në fund. Duke menduar prapa për ditët e mia studentore dhe duke enduar disa prej diskutimeve që kam me studentët sot, ndjej fuqishëm se studentët japin maksimumin kur kanë një narrativë të qartë dhe koherente përpara se të fillojnë të analizojnë më në thellësi. Mendja njerëzore ka nevojë për histori dhe asaj i duhet kjo e fundit që të jetë e treguar në mënyrë të kuptueshme dhe sipas radhës.
Kagan e siguron këtë strukturë për studentët që i afrohen Luftës Peloponeziane për herën e parë. Nëpërmjet leximit të pasazheve të mëdha të Thuqididit, përfshi disa prej episodeve më eksituese dhe më dramatike, studentët, shpresoj unë, do të kenë një shans të mirë për ta vlerësuar madhështinë e arritjes së Thuqididit dhe për të parë diçka se çfarë ka nënkuptuar ky libër për kaq shumë njerëz në një kohë kaq të gjatë.
Walter Russell Mead është James Clarke Chace Professor of Foreign Affairs and Humanities në Bard College dhe Kryeredaktor i së përmuajshmes “The American Interest” dhe njihet si një prej studiuesve kryesorë të vendit për politikën e jashtme amerikane. Deri në vitin 2010, Mead ka qenë Henry A. Kissinger Senior Fellow for U.S. Foreign Policy në Council on Foreign Relations.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Zattoo- 600
Similar topics
» Teknologjia dhe pushteti
» Pushteti i Parase dhe ndarja e pushteteve ?
» Oligarkitë dhe pushteti i tyre në fushat e jetës
» Frika - Fobite
» Si te largohet frika?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi