EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teknologjia dhe pushteti

Shko poshtë

Teknologjia dhe pushteti Empty Teknologjia dhe pushteti

Mesazh  Odin 20.07.13 22:22

Teknologjia dhe pushteti

Teknologjia dhe pushteti Teknologji

Interneti është një instrument clirimi apo shtypjeje? Deri në zbulimet e Eduard Snoudenit, kemi mundur të jetojmë në iluzionin e bekuar që interneti dhe rrjetet social u jepnin njerëzve një aftësi organizimi dhe veprimi praktikisht të pakufizuar.

Rrjetet socialë, na thoshin, nuk do të na ofronin vetëm mundësinë të zgjeronim marrëdhëniet sociale, por do të vinin në dispozicionin tonë edhe një instrument shumë të fuqishëm politik.

Twitter dhe Facebook, të bashkuar me aftësinë e Google për të përhapur në kohë reale një sasi të pabesueshme informacionesh nga një cep i planetit në tjetrin, do të bëheshin armët e reja me të cilat qytetarët do të mundeshin të kontrollonin pushtetin dhe ndoshta edhe t’i rezistonin tiranisë.

Sic kishin bërë në kohën e tyre shtypi, radio dhe TV, sot interneti u ofronte qytetarëve mundësinë që t’i kundërviheshin cdo lloj forme pushteti politik autoritar.

Ki ishte, në vija të përgjithshme, ai që mund ta quajmë vizioni horizontal, apo libertar, i teknologjisë. Dhe ndonëse ndonjëherë mund të tingëllonte i ekzagjeruar, si për shembull në rastin e revolucioneve të supozuar në Tunizi dhe Egjipt, që nuk ishin asnjëherë të tillë, ky vizion përmbante elementë mjaftueshëm solidë për të ushqyer shpresën e arsyeshme që demokracia dhe teknologjia mund të ishin aleate.

Por pas zbulimeve të Snouden jemi të detyruar të konsiderojmë më të mundshëm versionin e kundërt, që mund ta quajmë autoritar apo vertikal. Sepse, sado që dyshonim edhe më parë (e mbani mend zbulimin e rrjetit Echelon?) tani e dimë me siguri që, ndërkohë që miliona qytetarë përdorin në mënyrë të shkujdesur internetin dhe rrjetet socialë, një numër i caktuar shtetesh ka fituar aftësinë që të kontrollojë vertikalisht rrjetin dhe përmbajtjen e tij.

Linja e mbrojtjes e autoriteteve amerikanë ka konsistuar, në krye të herës, në premtimin që aftësia e dëgjimit e sistemit të tyre është e kufizuar tek të ashtuquajturat metadata, domethënë nuk kontrollon përmbajtjen por vetëm fluksin.

Së dyti, përmbajtja e plotë e informacioneve vetëm në raste të vecantë mund të kalojë nën kontrollin e rreptë të autoriteteve gjyqësorë, sic ndodh zakonisht me përgjimet telefonikë. Dhe së treti, edhe pse pjesës më të madhe të ne europianëve pak na intereson, që objekt i këtij kontrolli nuk kanë qenë asnjëherë shtetasit amerikanë që jetojnë në SHBA.

José Ignacio Torreblanca
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi