EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Oligarkitë dhe pushteti i tyre në fushat e jetës

Shko poshtë

Oligarkitë dhe pushteti i tyre në fushat e jetës Empty Oligarkitë dhe pushteti i tyre në fushat e jetës

Mesazh  Jon 20.05.09 15:58

Oligarkitë dhe pushteti i tyre në fushat e jetës

Që nga viti 1789, viti që shënon Revolucionin Francez, influenca e shtetit në qeverisje revolucionare ka ardhur duke u rritur, duke shkaktuar kështu rënien e shumë e shumë njerëzve nën sundimin e një shteti që bën gjithçka

Që nga viti 1789, viti që shënon Revolucionin Francez, influenca e shtetit në qeverisje revolucionare ka ardhur duke u rritur, duke shkaktuar kështu rënien e shumë e shumë njerëzve nën sundimin e një shteti që bën gjithçka. Filloi gjithashtu të kontrollonte aktivitetet kulturore si muzikën, teatrin, artin dhe guzhinën me pretekstin e subvencionimit të projekteve të vlefshme.

Përderisa shteti ka, mesa duket, burime të pafunda financiare, ai mund të ofrojë mbështetje financiare më lehtë se kushdo tjetër. Për shembull, mund të promovojë një shkollë pikture në mënyrë të tillë që të nxjerrë artistë të ngjashëm jashtë konkurimit. E njëjta gjë ndodh në shumë fusha të tjera aktivitetesh.

Në këtë mënyrë, shteti ka marrë gjithnjë e më shumë rolin e një dirigjenti orkestre, ku çdo njeri nuk është asgjë më shumë se një muzikant i thjeshtë, që performon atë që i komandohet. Vlen të themi, se ekziston një vello diktature e shtetit, me aparencën e demokracisë.

Kokat e shtetit zgjidhen me vota të lira dhe demokratike. Duke u bazuar në këto supozime, mendohet se ata që zgjidhen janë në të vërtetë përfaqësuesit e njerëzve dhe bëhet fjalë për njerëz që janë në detyrë. Kjo është baza e demokracisë: populli është sovran. Por, sa e saktë është kjo tezë?

Kush e ka veshin e popullit-sovran?

Le të supozojmë se zgjedhjet në të vërtetë janë përfaqësues të njerëzve - një tezë për t`u diskutuar. Në këtë rast, zyrtarët e zgjedhur, në të vërtetë përfaqësojnë njerëzit dhe njerëzit janë mbreti, sovrani.

Në një monarki, pushteti ushtrohet jo vetëm nga mbreti, por gjithashtu nga ata që "patën veshin" e mbretit, siç ishte zakon të thuhej. Këta ishin të vetmit me të cilët mbreti konsultohej para se të merrte një vendim.

Ata i jepnin atij raportime, informacione të reja, këshilla etj. E megjithatë, përmes tyre mbreti shihte, dëgjonte dhe fliste. Në këtë mënyrë, thuhej se ata ishin sytë, veshët dhe goja e mbretit. Sot, si aplikohet kjo për popullin-sovran?

Kush e ka veshin e këtij mbreti? Shtypi. Është tmerrësisht qesharake të mendohet se të gjithë qytetarët kanë të drejtën e votës së lirë, kur pronari i një gazete të madhe nxjerr më shumë se një milion kopje në ditë dhe qytetarët e tjerë janë individë të thjeshtë.

Aktualisht, veshi i popullit-sovran është në duart e pronarëve të gazetave, televizioneve, stacioneve radiofonike dhe mjeteve të tjera të komunikimit social.

Një njeri që publikon një artikull që lexohet nga miliona lexues, qartësisht ka influencë më të madhe dhe se një njeri me një rreth prej 10 miqsh apo pjesëtarë familje, tek të cilët ai mund të ketë ndikim. Të thuhet se ky njeri i thjeshtë vendos për të ardhmen e vendit të tij, në mënyrë të barabartë me pronarin e një prej gazetave më të mëdha apo si pronari i një stacioni televiz, është një shaka.

Ata që me të vërtetë vendosin dhe kanë pushtet të ndyshojnë rrjedhën e ngjarjeve nuk janë njerëzit e thjeshtë, nuk janë ata që votojnë dhe ata që shpresojnë në një të ardhme më të mirë. Janë pikërisht këto oligarkë, që me presionin psikologjik apo mediatik arrijnë të imponohen në mendjen e njerëzve jo vetëm për çështjet politike, por edhe për mënyrën e të menduarit, mënyrën e të jetuarit dhe mënyrën e të qenurit.

Aristokratët e vërtetë - ose më mirë oligarkët, për sa kohë oligarkia është korrupsion dhe karikaturë e aristokracisë - janë zotuesit e këtyre mjeteve shoqërore të komunikimit.

Gjithsesi, duke ditur që gazetat, televizioni dhe radio mbështeten shumë në banka, shohim se në fakt bankierët janë gjithashtu sisteme që drejtojnë popullin. Gazeta të mëdha, madje dhe më të mirëorganizuarat, kanë nevojën për përkrahjen e bankës për të operuar.

Përndryshe, kriza e shkaktuar nga rritja e rrogave apo rritje të papritura të vlerës së letrës, makinerive, pajisjeve elektronike, mund të çojnë një kompani në falimentim. Si pasojë, bankierët momentalisht kanë fjalën e fundit në atë që do t'u tregohet apo nuk do t'u tregohet popullit-sovran. Në këtë rast, shohim se në realitet demokracia nuk ekziston. Jetojmë në oligarki, të dominuar nga paratë dhe ata që komandojnë paratë.

Ky është realiteti, sado që mundohemi ta fshehim me fasada të bukura lirie dhe demokracie. Ata që kontrollojnë opinionin publik mund ta orientojnë në këtë mënyrë, apo në vetë interesin e tyre, si një shofer me makinën e tij. Shoferi i automjetit ka nevojë të dijë rregullat bazë të trafikut rrugor për të evituar aksidente; në këtë mënyrë edhe liderët e opinionit publik duhet të evitojmë aksidentet në rrugën që ata vendosin të marrin dhe kjo është e gjitha.

Mjafton që të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të matur për të drejtuar gjatë dhe pa probleme. Nuk kanë nevojë as për këshilltarë, sepse ata e dinë gjithmonë se "çfarë do populli" dhe siç thuhet në të gjithë botën apo në të gjitha shtetet demokratike, populli është sovran. Për aq kohë sa populli vazhdon të jetë lehtësisht i manipulueshëm dhe i bindur se kanë në krye një lider të denjë, ata mund të vazhdojnë rrugën e tyre të pashqetësuar.

Po, zotëruesit e shtypit kontrollojnë njerëzit sipas mënyrës së tyre, por nëse nuk ndjekin linjat e Revolucionit, bankierët nuk do t`u japin atyre paratë për të cilat kanë nevojë. Në këtë mënyrë, kohët e fundit është revolucioni që kontrollon opinionin publik. Çfarë revolucioni ka për qëllim të bëjë, ndryshon gradualisht mentalitetin e njerëzve, duke e bërë atë të kalojë nga një pikëpamje në një tjetër, komplet të ndryshme.

Imponimi artificial i artit modern

Është e vërtetë se oligarkitë nuk i hasim vetëm në fushën politike, por në të gjitha fushat e jetës. Kjo tregon qartë fuqinë që ata kanë mbi jetën njerëzore, pasi arrijnë të kontrollojnë një pjesë të mirë të saj.

Shembujt dhe gjurmët e tyre mund t'i gjejmë edhe në fushën e artit. Si arriti arti modern të pranohej, madje edhe të admirohet? Kur analizojmë punën e Velasquez, admirojmë përpjekjen e tij për të portretizuar realitetin e asaj kohe, e parë nën një dritë favorizuese.

Las Meninas tregon një dhomë të madhe në Pallatin e Madritit, të mbretit Philip IV të Spanjës dhe paraqet të rënë Infanta Margarita të rrethuar nga shërbyesët e nderit, një bodyguard, dy xhuxha dhe një qen. Mbrapa tyre, Velasquez paraqet veten, të veshur me një kryq të kuq të Urdhërit të Santiagos dhe duke punuar.

Duket qartë se arti në pikturën e Velasquez reflekton realitetin përmes një prizmi fisnik. Piktura përbën një përpjekje për perceptimin objektiv të kujtesës së një princeshe fisnike me anë të qëndrimit të saj, aq e mirë sa të lihet një pikturë dinjitoze e saj, në histori. Pra nuk ka rëndësi se sa fisnike apo e pastër ka qenë kjo princeshë.

Në këtë rast e rëndësishme është të bëhet një paraqitje dinjitoze e saj, që të mund t'i rezistojë kohës, në mënyrë që të kujtohet përgjithmonë ashtu siç përshkruhet në pikturë. Pra, në këtë rast arti ka forcë të luaj me figurat dhe me paraqitjen e njerëzve sipas dëshirës, duke i përshkruar ato ndyshe nga ç'janë në të vërtetë, duke i lartësuar ose duke i ulur.

Ekziston një shqetësim i përgjithshëm përsa i përket proporcionit, rregullit, bukurisë dhe rafinimit. Kjo pikturë legjitimisht tërheq vëmendjen tonë si një dokument i gatshëm i asaj epoke dhe zgjon kureshtjen tonë se kush ishin këta personazhe.

Tani, shikoni punën e Pikasos. Nuk kemi asnjë objektiv tjetër, përveçse të shfytyrojmë pikturën e Velasquez. Ai e mori atë pikturë të mjeshtrit spanjoll, duke e ndryshuar sa më shumë të mundej. Veprimi i tij ishte ai i një njeriu të revoltuar, i cili urrente rregullin në shtëpinë e vjetër të familjes, kështu ai hyn dhe e shkatërron atë me sa mundet.

Piktura e Pikasos është shprehja e duhur e komunistit që ai ishte. Si komunist, ai donte të shihte çdo aspekt të rendit të vjetër, të ndryshuar, për të mos thënë të asgjësuar. Idetë dhe bindjet e tij ai ka arritur t'i shprehë më së miri në art.

Edhe pse ndonjëri nuk është në dijeni që ajo pikturë është shtrembërimi i një tjetre, si është e mundur për një njeri normal të ketë sadopak admirim për pikturën e Pikasos? Figurat janë të deformuara apo të prishura; duken më shumë si përbindësha sesa si qenie njerëzore.

Nuk ka asgjë kulturalisht të shpëtuar në punën që i ofron formim mendjes së një shikuesi të paditur. Një njeri që e shikon atë, ka përshtypjen se ajo është krijuar nga një njeri i sëmurë mendërisht. Dikush me të drejtë mund të thotë se nuk ka asnjë art.

Tani, si është e mundur që Pikaso u bë boshti i artit modern, një nga artistët më popullor kontemporan? Në të vërtetë, shumë pak njerëz besojnë se kjo ndodhi për arsye se arti i tij ishte tërheqës - kështu shihej vetëm për një grup të vogël komunistësh të revoltuar, por jo për publikun e gjerë.

Ndoshta Pikaso u bë i famshëm për arsye të promovimit të Revolucionit, i cili ka për qëllim të mësojë njerëzit me të tmerrshmen. Pamë dekada të tëra të propagandës mediatike, që promovonte pikturat e tij. Ne dëshmuam punët e tij të blerë në ankande ndërkombëtare nga banka dhe muzeume në mbarë botën me çmime të tepruara.

Rezultati është se sot karikaturat e Pikasos të Las Meninas kanë një famë të ngjashme, apo ndoshta më të madhe se ato të Velasquez. Kur shikon këto dy piktura, të vjen ndër mend se zgjedhja midis Velasquezit dhe Pikasos, në një farë mënyre përsërit zgjedhjen midis Zotit dhe Barabbasit.

Mbrapa zgjedhjes për Pikason ka një promocion artificial të bërë nga oligarkët e kohës tonë, njësoj si Barabbasi ishte promovuesi i djallit në atë kohë.

Pra, ashtu si në jetën e përditshme apo në fushën politike është dikush që të imponon bindjet e tij, që të ndihmon të mendosh ashtu siç "duhet" ose, më saktë, siç do ai. Njerëzit gjitnjë e më shumë ndihen nën presionin e atyre që "drejtojnë lojën", që vendosin rregullat dhe që përcaktojnë se kush do të jetë i pari dhe kush i fundit.

Nuk është e rëndësishme se kush je dhe se si je, rëndësi ka të dish të drejtosh dhe të bësh veprimet e duhura për të qenë i adhuruari i masës. Nuk është e nevojshme të jesh as mbret as president, e rëndësishme është të kesh pushtet mbi "veshin e mbretit".

Përgatiti: Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi