Kafkat politike shqiptare
+19
Fakiri
Niko_
Alien & Ufo
Dode Progni
Ufo
bledi1
Cimi Elezi
Odin
Zattoo
Berti69
resuli
ILIRA
Fikrro
yasmin
ushtaridardan
2 Pac
Neo
Estilen
Jon
23 posters
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Re: Kafkat politike shqiptare
Si duket t'i paske dhene lamjet kryetari i opozites,apo kastriot mytaraj....te pakten mos keq informo publikun....
Policia shtetit eshte treguar mjaft toelerante sot,me ata vandale,kete e kane thene si mediat shqiptare dhe ato te huaja. Ai qe ngazellen nga gezimi i jeteve te marra dhe tymit te Tiranes,eshte vete kryetari i qenerve qe i shkojne prapa...
A nuk jane djem nenash edhe policet ne krye te detyres dhe qe perfunduan ne spital,per shkak te marrezise se politikaneve,po sikur te ishe ti vete polic aty,po sikur te ishte nje i afermi yt apo nje femije i yti polic ne krye te detyres ne perballje me keta vandale anti-shqiptar,cfare do te thoje??? Apo ty te pelqen te tregosh vetem baracaleta me police???
Si nuk te vjen turp nga vetja te flasesh per germalla shteti te rena nga vandalizmat??
Epo nisu edhe ti pra,bashke me ato politikane qe mbron dhe rrenoni shtetin te cilin te tjeret derdhen gjakun per ta themeluar...
Nuk po zgjatem me se nuk ia vlen te merrem,shko e merru ne mbrojtje te atyre qe i vene flaken sot vendit,,ose shko merru me shkrimet e k.mytarajt apo mbertheckat qe zberthen ilir meta...

yasmin- 159
Re: Kafkat politike shqiptare
Te falenderoj fikrro per keqardhjen tende sepse tani e pashe,por ndersa ty te t'u renqeth trupi,mua po me luan mendja...
yasmin- 159
Re: Kafkat politike shqiptare
yasmin shkruajti:Si duket t'i paske dhene lamjet kryetari i opozites,apo kastriot mytaraj....te pakten mos keq informo publikun....
Me vjen keq qe po shprehem keshtu, por per here te fundit po te paralajmeroi Yasmina,qe here tjeter mos u merrr me personin tim ne forum,ndryshe je e detyruar qe te durosh edhe ''anen e erret'' te personit tim.....Te lutem anashkalo komentet e mia.
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
EPse tregove ane te ndritur sot,kur genjeve paturpesisht mbi ate qe po ndodh ne Tirane?? Po sigurisht,admiruesit e te cmendurit rama,vetem paralajmerime dine te japin,se argumente nuk kane....nderkohe qe ti fyen forcat e rendit publik,dhe perkrah politikanet tuaj te preferuar qe i vune flaken sot kryqytetit dhe sollen viktima,dhe mbushen spitalin me police te plagosur,mua nuk me behet vone per paralajmerimet e tua ordinere..
Edituar për herë të fundit nga yasmin në 25.01.11 20:56, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Kafkat politike shqiptare
Yasmin ke kujdes te lutem ne fjalor dhe nese ke diçka personale me dike mos te te jehoj ne teme per ate jane mesazhet private.
Po e riperseris komentet qe nuk kane te bejne me temen ose jane ofenduese per tjetrin fshihen.
Faleminderit per mirekuptim.
Po e riperseris komentet qe nuk kane te bejne me temen ose jane ofenduese per tjetrin fshihen.
Faleminderit per mirekuptim.
Fikrro- 484
Re: Kafkat politike shqiptare
2 Pac mesazhi eshte fshire,ju lutem mos ofendoni te tjeret,e di qe po kalojme ne nje gjendje te veshtire por keni kujdes ne fjalor.
Fikrro- 484
Re: Kafkat politike shqiptare
O Fikrro te flm per paralajmerimin,por vihu pak ne vendin tim.. Me vlon shpirti tek shoh se si perdoret populli per te arritur interesat meskine te politikaneve skizofrene;shqiptari kunder shqiptarit(se shqiptare jane edhe policet qe mbrojne intitucionet kushtetuese dhe qe u sulmuan barabarisht kot se koti) U vrane tre vete sot,dhe per cfare? Per edi ramen,per interesa te ndyra politike. Ishim ne, qe me voten e lire zgjodhem qeverine, dhe kjo qeveri perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve,dhe pjesa tjeter nuk ka asnje te drejte te sulmoje barbarisht me grusht shteti ate qe vete zgjodhem ne!
Me vlon shpirti akoma, kur nje anetar genju mbi ate qe ndodhi sot,vetem per shkak te preferencave te tia politike dhe me kercenon me paralajmerime. Si do te veproje ti Fikrro ne vendin tim? Ne sapo morem vizat,dhe sulemi kundra vetes si bisha vetem per interesat e politikaneve te degjeneruar...si do te dukej ty ne vendin tim kjo???
Ju kosovaret qe enderroni bashkimin kombetar me ne,me keta shqiptare qe i vene flaken kryeqytetit te tyre per te rrezuar ilegalisht, institucionet shteterore,doni ju te bashkoheni???

Jon shkruajti:Kafkat politike shqiptare
Realiteti ku jetojne shqiptaret
Pushteti sot në Shqipëri sundohet nga një pakicë e korruptuar. Bosët e rinj të parasë ndihen kërcënueshëm, duke kaluar nga një karrige tek tjetra, pa u hyrë gjemb në këmbë.
Këta përfaqësues tipikë mafiozë nuk mund të jenë kurrësesi produkt i institucioneve shqiptare, por “rastësia” ramiziste i nxori në krye të turmave, atëhere kur është dashur të ndodhte ndryshe.
Sot ata janë kapur me thonj pas karrigeve të pushtetit deri në marrëzi. “Boshllëku” shpirtëror që i karakterizon këto monstra të periudhës djeshme e të sotme, duke justifikuar me paturpësi revanshin e tyre të pandalshëm, vazhdojnë të dhunojnë gjithçka në jetën social politike të shqiptarëve.
Një e vërtetë e hidhur: përveç kulturës dhe emancipimit shoqëror të munguar, të cilat nuk ua lanë dot paraardhësit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnë me injorancë sistemin shoqëror të rilindur në Shqipëri.
Ky, me sa duket nuk është caku i fundit i përversitetit social – psikologjik dhe politik, rrjedhojë e atij përversiteti bizantin të ngjizur në varfërinë e jetës vulgare që kanë bërë në të shkuarën e largët, të frikës së dikurëshme prej normave staliniste të saj.
Ndokush mund të ketë provuar edhe “thesin në kokë” dhe më pas, një grusht parash. Kjo situatë e mbarsur me agresivitet dhe dinakëri të sofistikuar, po tenton të ndikojë negativisht tek rinia jonë, e cila me dhunë e diktat po detyrohet të orientohet drejt konceptit të maksimizimit të jetës, të marri maksimumin prej saj në një kohë sa më të shkurtër, kur këto mundësi nuk janë, pra, me pak mundim.
Kjo filozofi e mbrapshtë antikombëtare po i kundërvihet në çdo hap filozofisë së jetës sonë, duke e kërcënuar çdo ditë atë me rrezikun e determinizmit të saj në të gjitha qelizat e shoqërisë.
Duke ndjekur rrugën e përçarjes, hakmarrjes, dhunimit të vlerave kombëtare, në këto 20 vjet kjo falangë separatistësh politikë pothuajse ja kanë dalë të atrofizojnë idealizmin e natyrshëm tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ndihet kërcënues pesimizmi në angazhimin e brezit të ri për ta bërë Shqipërinë, duke e injoruar atë dhe duke i hequr dëshirën për t’u kthyer në promotorë të politikave të zhvillimit të jetës shqiptare.
Kjo situatë ka gjetur mbështetjen tek faktori ndërkombëtar, i cili qëllimshëm bën sehir ndaj krizave politike në vend dhe i ushqen ato, duke goditur nëpërmjet këtyre “rrypave të trasmesionit” çështjen kombëtare, veçanërisht idealizmin shqiptar.
Pasojat e këtij fenomeni diskriminues e vrasës kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë rëndom problem Shqipërinë dhe shqiptarët në opinionin ndërkombëtar, duke e vendosur në fund të listave për çështje të ndryshme integrale, mbi baën e “ leksioneve” mbi demokracinë dhe mësime qesharake deri “si milet lopa”.
Ata na mbështetën pa dëshirë në antarësimin në NATO, për shkak të gjeostrategjisë dhe interesave afatgjata amerikane në rajon, duke ruajtur kombinacionet e tyre politike.
Më e keqja është se kjo klasë politike e degraduar ka shkuar më larg se sa mendohet. Me lider tipik, ata nuk dëshirojnë ta kuptojnë dhe të pranojnë, se të gjitha të këqiat vijnë nga “kolona e pestë” që vepron brenda politikës në shërbimin tradicional të UDB-së dhe të ASFALI-së, të cilët kanë punuar në këto 20 vjet për ta dematerializuar, për ta shpërbërë deri në materie Kombin Shqiptar.
Vëreni, duke i rreshtuar ngjarjet në kompleks.
Djegiet, vrasjet, shkatërrrimet dhe situata kaotike në vitet 90-92, vrasjet në postën kufitare të Peshkëpisë në vitin 1994, grabitja e parave në firmat piramidale, vrasja e jugut të Shqipërisë në 97-tën, grushti i shtetit në 98-tën, hapja e dyerve pa kriter të kapitalit grek në dy mandatet socialiste, mbytja e veriut të Shqipërisë, shkatërrimi i elementëve të Sigurisë Kombëtare,blerjet dhe shitjet e energjisë nga Serbia në të njëjtën kohë që digat mbysin Shkodrën, dhurimi i hapësirave ujore territoriale shtetit grek, keqtrajtimi i pasurive kombëtare, regjistrimi etniko fetar për ta bërë Shqipërinë artificialisht një shtet “multietnik” me efekte prapavepruese, drejt autonomisë së “vorioepirit” dhe pjesmarrjes në pushtetin qëndror, njohja e Maqedonisë pa kushte kur brenda saj jetojnë mbi 1 milion shqiptarë të diskriminuar, blerja e aseteve të ekonomisë shqiptare nga Fazlliçët & CO, lëshimet e turpshme me varreza e memorial kockash, vjedhje votash e mashtrim elektoral, ngacmime për të hedhur në erë tolerancën fetare tek shqiptarët, degdisja e trurit jashtë duke lënë vetëm kafkën politike, pra të gjitha këto veprimet dhe mjaft të tjera në hije e kulisa të ndyra politike, bëhen duke mos dhënë kurrë llogari, të gjitha bëhen për të sulmuar deri në shfarosje vlerat e identitetit tonë kombëtar.
Politikat preferenciale të “njësh-it” në çdo rast dalin pa kokëçarje mbi politikat standardive, duke dhunuar interesat kombëtare, pa i dhënë llogari askujt.
Dr. S.Abazi
Qe para 9 muajsh ky artikull i Dr Sulejman Abazit i postuar nga Jon, ka qene nje paralajmerim ogurzi per politiken e mbrapesht te ''NJESHIT''te sotem,ku dhe gjaku i pafajshem nuk ja qetesoi shpirtin,por si nje vampire, kercenoi per gjakderdhje te reja...
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
...........
Edituar për herë të fundit nga yasmin në 25.01.11 20:45, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Kafkat politike shqiptare
Oktopdi qe ka zene per gryke Shqiperine
Jeni ju pa jam unë" - ishte një shprehje populiste e ish-diktatorit Enver Hoxha, që përsëritej shpesh kur udhëheqësi takonte masat, apo ulej gju më gju me popullin. Pas 20 vjetesh te rënies së regjimit komunist në vend, shprehja është pikë për pikë për udhëheqësin e Shqipërisë, kryeministrin Sali Berisha.
SALI BERISHA
Ai nuk mund ta thotë për popullin shprehjen e famshme të Hoxhës, sepse vota e tij e kishte rrëzuar në 1997-ën dhe në 2009-ën, por falë makinacioneve politike ka mbetur në pushtet. "Populli" i tij është qarku i ngushtë i njerëzve që kanë ngritur rrjetin qeverisës në vend, i cili kontrollon politikën dhe ekonominë e vendit.
Ka thënë se do të jetë në krye të vendit sa ta lejojë ai atje LART. 66-vjeçari Sali Berisha, pasi mori fitoren e zgjedhjeve në 3 korrik 2005, u rikthye në pushtet, pasi ishte rrëzuar dhunshëm dhe turpshëm pas revoltave të marsit 1997, që i shkaktuan vendit rrënim total, mbi 3000 të vrarë dhe mijra te tjere të plagosur si dhe një administrim ushtarak ndërkombëtar deri në ardhjen e qeverisë së majtë, pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997.
Pas vitit 97,per tetë vjet bëri një opozitë të dhunshme, duke kundërshtuar çdo rezultat zgjedhjesh. Pas çdo sfide elektorale, ku dilte humbës akuzonte Fatos Nanon, apo Ilir Metën si vjedhës së zgjedhjeve.
Ne vitin 1998 beri dhunshem nje grusht shteti,duke marre te gjitha institucionet qendrore te shtetit shqiptare,si Kryeministrine,Radio-televizionin,Parlamentin etj,por fale nderhyrjes se ashper te faktorit nderkombetare,u terhoq si nje 'bajloz' i plagosur.
Në 2005-ën, do të ndryshonte taktikë, duke u bërë gjithëpërfshirës, sepse pranoi ata që kishte flakur prej vitit 1992, u bë edhe populist, sepse premtoi se do të bënte gjithçka që të kapte trenin e humbur europian të vendit, i cili është sërish ndër më të fundit në rajon. Por pas ardhjes në pushtet, ndryshoi gjithçka, duke treguar se imazhi i ri ishte fasada për të rimarrë pushtetin.
Sot në vitin e gjashtë të qenies në kolltukun e kryeministrit ai ka arritur të realizojë misionin që la përgjysmë kur ishte president në vitet 1992-1997.
Ai ka nën kontroll të gjitha pushtetet. Falë presioneve ka futur nën sqetull institucionet e pavarura kushtetuese, Prokurorinë, gjykatat. Njerëzit e tij kontrollojnë jetën ekonomike dhe politike të vendit. Pa këto lidhje, askush nuk mund të jetë pjesëmarrës dhe përfitues në fondet publike.
Duke zgjeruar bazën e taksimit për individët dhe bizneset, qeveria e tij mbledh shumë më tepër para se qeverisjet e mëparshme, por ato nuk e kanë shtuar mirëqenien e qytetarëve. Rritja e rrogave dhe pensioneve është zeruar nga rritja galopante e çmimeve të shërbimeve kryesore dhe çmimeve të artikujve bazë.
Për shumë shqiptarë sigurimi i jetesës është bërë i papërballueshëm,sidomos për shtresën e mbi 540 mijë pensionistëve. Qeveria e drejtuar prej tij ka marrë borxhe më shumë se çdo kabinet qeveritar, borxhe që do të paguhen nga brezat e ardhshëm.
Por dështimi më i madh i politikanit Sali Berisha është mosmarrja e ftesës së anëtarësim në BE. Liberalizimi i vizave ishte një dhuratë e BE-së për sakrificat e popullit shqiptar, për gati dy dekada, por mosarritja e standardeve politike dhereformat e pakryera i kushtuan vendit sërish mbetjen jashtë agjendës së zgjerimit të BEsë.
Ashtu si në 26 maj 1996-ës, edhe në 28 qershor 2009-ës, z. Berisha arriti të njolloste zgjedhjet e shqiptarëve. Duke vënë në shërbim të mbajtjes së pushtetit buxhetin e shtetit, ai çoi vendin në kaos politik, i cili vazhdon edhe pas paralajmërimeve të aktorit ndërkombëtar.
Prej një viti e gjysmë ai arriti me sukses ta zvarriste kërkesën e opozitës së majtë për transparencën e votimeve të 28 qershorit. Me një numër minimal në Kuvend, që i siguron shumicën e thjeshtë për kalimin e ligjeve, kryeministri po hyn në vitin e gjashtë e pushtetit, i rrethuar nga njerëz, që nga opozita quhet shkurt dhe me kuptim "Familja".
Është rrjeti i tij i ngushtë në pushtet,ata që kanë pushtetin politik dhe ekonomik. Ish armiq që e kanë luftuar ndër vite, ish bashkëpunëtorë të dëbuar që janë rikthyer sërish në PD, sekserë të huaj që kanë bërë punët e pista në Ballkan, apo biznesmenë që kontrollojnë punët e "familjes" së tij.
Në sytë e botës, ai është kryeministri që anëtarësoi vendin në NATO, që liberalizoi vizat. Për shqiptarët është kryeministri i Gërdecit, i përmbytjeve, i trafikut të influencës,miku i ngushtë i sekserëve të punëve të pista, armiku më i egër i fjalës së lirë,blerësi dhe ndëshkuesi i mediave kritike, "sulltani" i sotëm i shqiptarëve, siç e cilëson një konstitucionalist.Ai e ka kthyer republikën parlamentare në një sulltanat.
ILIR META
Zv.kryeministër dhe kryetar i LSI Ilir Meta, 42 vjeç, prej 16 shtatorit 2010 është në postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dheEnergjetikës, ndërsa prej shtatorit 2009 ishte Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Ai dhe katër deputetët që ai arriti të marrë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 janë "baza" e bashkëqeverisjes së LSI-së me PD-në e Sali Berishës. Falë bashkimit të partisë së tij ultra të majtë me partinë e djathtë të Berishës, qeveria ka votat e mjaftueshme në Kuvend për të votuar ligjet që duan shumicë të thjeshtë.
Meta është prej dy dekadash në politikë dhe prej vitit 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në korrik 2003 dha dorëheqjen e parevokueshme nga qeveria e Fatos Nanos, të cilit i kishte liruar vendin e kryeministrit në shkurt 2002.
"Njoftoj largimin tim të parevokueshëm nga kjo tavolinë që drejtoni ju, duke mos pranuar që të vazhdoj të bëhem pjesë e falsitetit dhe hipokrizisë tënde qeverisëse" - i drejtohej Nanos ai më se 7 vite më parë.Por "kurrë mos thuaj kurrë!".
Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, Ilir Meta dhe Fatos Nano do të shiheshin bashkë, në përpjekje për të "bindur" Edi Ramën që të bashkëpunonteme ta që të fitonin për të marrë pushtetin. Pasditen e 29 qershorit 2009, Ilir Meta do të ishte pjesë e qeverisjes së re, me atë që kishte kundërshtuar dhe anatemuar aq shumë në publik prej vitit 2005, Sali Berishën.
Ndërsa pak javë para zgjedhjeve kishte dalë me parullën "Berisha ik!", pas zgjedhjeve të kontestuara, ai do të ndante pushtetin me të. Mori tri "llokma të bollshme", ministrinë e Shëndetësisë, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Jashtme. Plus një armatë të pafund pushtetarësh të niveleve të dyta, prefektë, drejtorë dhe 20 për qind të totalit të punonjësve buxhetorë
Skandalet më të mëdha të pas shtatorit 2009 lidhen me të dhe figurat që ai ngriti në qeverisje. Në shëndetësi edhe pse buxheti i shtetit nuk është kursyer, nuk ka nivel minimal trajtimi njerëzor spitalor,ilaçet janë shumë herë më shtrenjtë se një vit më parë dhe opozita thotë se ato sillen nga njerëz të afërt me ministrin e shëndetësisë.
Dritan Prifti ishte ministër i propozuar prej tij, kur në janar 2010 ultësira veriperëndimore u përmbyt dhe mijëra hektarë tokë dhe banesa u shkatërruan.Ministri ishte per 'piknik' në Turqi dhe nuk pranoi të jepte dorëheqjen.
Ai do të shkarkohej me ceremoni në shtator për t'u zëvendësuar nga kryetari i partisë, pra vetë Meta. Dy muaj më pas Nënshkodra do të përmbytej sërish me pasoja edhe më të rënda. Ministri sërish nuk ndodhej në Shqipëri. Sipas dokumenteve të publikuar në shtyp ishte në Çeki, në një vizitë private dhe flinte në një hotel ku kushtonte një natë mbi 100 euro.
Pas përmbytjeve të nëntor-dhjetorit 2010, mijëra familje të Shkodrës dhe më gjerë kanë humbur gjithçka, por qeveria ka fajësuar motin. Meta është, sipas "Mjaft",një ndër deputetët më të pasur me rreth 440 milionë lekë të reja pasuri, por opozita thotë se është shumë të tepër, duke renditur dhjetëra biznese që menaxhohen nën emra të të tjerëve.
Sipas skemës aktuale të qeverisjes me Berishën, Ilir Meta kontrollon ministritë që kanë në duar tenderët më të mëdhenj nga buxheti i shtetit, përfaqësimin e Shqipërisë në botë me anë të Ministrisë së Jashtme dhe nuk ka shanse që ai të ndëshkohet, sepse një tekë e tij, i kushton pushtetin kryeministrit Berisha.
FATOS NANO
Politikani dhe biznesmeni 58-vjeçar Fatos Nano është "një elektron i lirë".
Duket në Shqipëri herë-pas herë për të goditur opozitën dhe për t'i dhënë mbështetjen koalicionit qeverisës Berisha-Meta. Në 17 tetor 2010 darkonte me ish-rivalin brenda partisë, Meta dhe shprehej: "Unë jam shoferi i Ilir Metës".
Jeton në Baden, afër kryeqytetit austriak, Vjenë, por nuk mungon në Shqipëri. Njerëzit e tij janë futur në skemën e pushtetit. Ai vetë ka parapëlqyer të jetë pak larg për momentin, pas disfatës që provoi në korrik 2007 për t'u zgjedhur president, por nuk e ka përjashtuar rikandidimin.
Ndërkohë, bën biznes. Pak kohë më parë, media maqedonase raportonte se ish-kryeministri shqiptar planifikonte disa biznese në Shkup, ku synonte të blinte një hotel në vendin ku posedon edhe dy banesa në kompleksin elitar "Akua Blu" afër fshatit Peshtan, në Ohër.
Fakti se ai dhe bashkëshortja Xhoana Nano kanë si synim biznesin,nuk është gjë e re. Por ai pas ikjes nga pushteti e ka përdorur politikën për të rritur biznesin e tij privat.I komentuar nga Sali Berisha, me qindra herë si mafioz, kleptokrat, "padrino",drejtues i bizneseve që kontrollojnë me qindra milionë dollarë brenda dhe jashtë Shqipëri, Fatos Nano është pjesë e marrëveshjeje të heshtur, për të mbështetur qeverinë dhe nga ana tjetër të lihet i qetë në bizneset e veta, aq shumë të përfolura.
Në fakt ai i është gjendur kryeministrit Sali Berisha në ditët më të vështira të tij.Në 2007 ai erdhi në Shqipëri për t'iu bashkuar Berishës, duke garantuar bashkëpunim me të për çështje "kombëtare".
Erdhi sërish para zgjedhjeve të qershorit 2009, për t'i dhënë mesazhin popullit që të mos votonte PS-së e drejtuar nga Edi Rama, e cila sipas tij ishte humbur "memorien" se ishte ndarë nga e majta dhe gjithë këto akuza bëheshin sepse Rama e kishte lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë.
Erdhi edhe pak ditë para ditës së zgjedhjeve dhe bëri diversion, duke i kërkuar po kësaj partie që kish sharë javë më parë, që të bënte koalicion me LSI-në dhe njerëzit e drejtuar prej tij.
Erdhi sërish pas dhe do të vijë sërish, sepse ka premtuar se do të rihyjë në garë për kreun e shtetit në 2012, kur mbaron mandati presidentit aktual, Topi, duke besuar se i ka dhënë aq pushtetit të Berishës, sa t'i besojë postin e numrit një të vendit.
DAMIR FAZLLIC
Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç është serbo-boshnjaku më i njohur në Shqipëri. Miku personal i kryeministrit Sali Berisha e "zbuloi" Shqipërinë para se Berisha të rimerrte pushtetin, sepse loboi pranë një firme amerikane që menaxhoi fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut.
Ai është pika lidhëse mes krimit të ish-Jugosllavisë dhe bizneseve të paligjshme që janë bërë në Shqipëri prej vitit 2005. Në aferat e tij nuk mungoi as emri i vajzës së kryeministrit.
Argita Malltezi Berisha në krye të studios ligjore, kundrejt 3 përqindëshit do të jepte tokën e falur nga qeveria Berisha për shtetasin Fazlliç për të ndërtuar një park energjetik.
Damir Fazlliç e kishte blerë këtë tokë në Porto Romano të Durrësit në korrik të vitit 2007 kundrejt një çmimi qesharak. Tokën prej 16 hektarësh, Fazlliç e bleu tokën pak kohë përpara se ajo të bëhej me vlerë për shkak të projektit për park energjetik.
Megjithëse kishte mjaft implikume, Prokuroria e Përgjithshëm nuk arriti të hetojë mbi to. Fazlliç akuzohej për pastrim parash dhe trafik influence dhe punët e tij fitimprurëse shtirheshin nga importi i energjisë elektrike deri te trafiku i armëve. Ai "shiti" firma si "Croun Acquisitions" dhe minimalisht duhej të paguante tatimin mbi fitimin e shitjes, rreth 170 mijë euro.
Fazlliç deklaronte se firma blerëse qipriote "Altaria Research Limited" ishte e tij, dhe ajo në nëntor 2007 themeloi në nëntor 2007 në Zagreb kompaninë "Rudnap Energija d.o.o", pjesë e grupit "Rudnap".
Nga të dhënat zyrtare rezulton se grupi "Rudnap" ka përfituar rreth 33 milionë euro nga taksat e shqiptarëve si pasojë e energjisë që i ka shitur KESH-it(kuptohet nga Sali Berisha) me prokurim të drejtpërdrejtë.
Në prokurën e firmës qipriote "Ataria Research Limited" kishte nënshkruar edhe një përfaqësuese e firmës "Skysec Secretarial Limited". Firma ishte listuar nga Amnesty International dhe nga OKB-ja si një furnizuese me armë e disa konflikteve në Afrikë.
Fazlliç përdori edhe lidhjet e tij me vajzën e kryeministrit për trafik influence në firma karburantesh, që falimentonin për të mos paguar borxhet e vjetra shtetit shqiptar sic ishte rasti i firmës "Rompetrol Group", të cilës iu falën rreth 1 milion euro borxhe ndaj shtetit shqiptar.
"Rompetrol Grup" kishte blerë që në janar të vitit 2005 disa hektarë tokë në Porto Romano, ndërsa fill pas bashkimit me firmën "Kelena", ku Damir Fazlliç ishte pronar, ndërsa kjo e fundit është 40 për qind aksionare e parkut
energjetik në Porto Romano.
Sikurse "Altaria Research Limited", edhe "Kelena" ishte krijuar në Qipro nga Fazlliçi në dhjetor të vitit 2005. Sipas dokumenteve, Damir Fazlliç, dhe Eduard Roxhers, pronar i firmës "Barbour Griffith & Rogers" (BG&R), nënshkruan së bashku për të marrë pjesë me 40 për qind në firmën "Rompetrol Albania" në Porto Romano.
Ishte "Barbour Griffith & Rogers" që mbështeti dhe asistoi në 2005 Partinë Demokratike që kjo të fitonte pushtetin. Damir Fazlliç do të ndalohej në Sarajevë në vitin 2008, bashkë me komandantin mysliman në Srebrenicë Naser Oriç, i cili akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte, të akuzuar për mashtrime.
Sipas medias serbe, Fazlliç ishte një biznesmen, i lidhur me një numër skandalesh jo vetëm në Bosnje Hercegovinë por edhe në Serbi dhe Kroaci, dhe Shqipëri. Pas tragjedisë së Gërdecit në 15 mars 2008, emri i Fazlliç u përmend edhe si ndërmjetësi mes MEICO-s dhe shoqërisë së Diverolit për tregtinë e fishekëve në Afganistan.
RRAHMAN SELMANLLARI
Biznesmen Emri i Rrahman Selmanllarit del i lidhur ngushtë me atë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit Sali Berisha. Ai del te pallatet e Liqenit në Tiranë, te tokat në Orikum, te tragjedia e Gërdecit dhe kudo ku djali i kryeministrit ka bërë sekserin, siç edhe deklarohet publikisht.
Akuza e kishte si dëshmitar kryesor për tragjedinë e Gerdecit. "Rafi", siç thirret shkurt, do të pyetej për rolin e tij në ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec, lidhjet me të pandehurit e dosjes, si Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, përfaqësuesit e kompanisë amerikane SAC si dhe lidhjet me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe zyrtarët e tjerë.
Gërdeci ishte skandali më i madh vdekjeprurës në kohë paqeje për Shqipërinë, sepse mesditën e 15 marsit 2008, shpërtheu punishtja u demontoheshin municionet e ushtrisë shqiptare dhe ishin magazinuar mijëra ton barut.
Aty humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën dhe qindra shtëpi e biznese u shkatërruan. Prokuroria shprehej se Selmanllari ishte marre në pyetje nga hetuesit, duke i mohuar lidhjet me punishten e demontimit në Gërdec.
Por ishin gjetur prova dhe materiale që provonin se miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, "Rafi" ishte përfaqësues i kompanisë amerikane SAC-i për të ndjekur demonstrimin e parë të demontimit të municioneve të kalibrit të vogël në fabrikën e Gërdecit.
Dyshohej se "Rafi" ishte i pranishëm në negociatat mes Efraim Diverolit, president i kompanisë AEY, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgjit për trafikun fishekëve. Ai nuk e mohonte miqësinë me Shkëlzen Berishën, duke u përgjigjur: "Jemi miq të mirë prej më shumë se dhjetë vitesh.
Sa herë që ai ndodhet në Shqipëri, kalojmë shumë kohë bashkë". Emri i mikut të djalit të kryeministrit Berisha, Rrahman Selmanllari, u përmend edhe pas skandalit të tokave në Orikum të Vlorës dhe ndërhyrjes së policisë, në rolin e pronarit të tokave në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës.
Edhe pse nuk kishte lidhje me Vlorën, Rafi kishte pronësinë e tokës ku ndërtoheshin pallatet. Banorët që kanë pronësinë e tokës, ishin habitur kur mes pronarëve të tokës, i shtati ishte emri i Rrahman Selmanllarit.
GENC RULI
Ministër i Buqësisë 16 vite më parë ishte pranë burgut, i akuzuar për një skandal të quajtur "Druri iarrës". E akuzonte vetë presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, por shumica në Kuvend vendosi që të mos i hiqej imuniteti i deputetit. Sot, Genc Ruli është për të dytën herë ministër i kabinetit "Berisha".
Për katër vite ishte ministër i METE, ku edhe pse ka ikur prej shtatorit 2009, skandalet e drejtimit të tij në ministri po dalin njëri pas tjetrit.
Më e fundit është ajo e koncesionit të një firme që menaxhonte biznesin fitimprurës të nxjerrjes së kromit në Bulqizë, të cilës i falte mbi 1.5 milionë euro detyrime ndaj shtetit, duke vendosur dhe në emër të Kuvendit dhe Ministrisë së Financave. Në shtator 2010, opozita e majtë e akuzonte të përfshirë në privatizimin abuziv të ish-Ekspozitës "Shqipëria Sot", ish-ministrin e Energjetikës, Genc Ruli, si dhe njerëz afër kryeministrit Berisha.
Për këtë privatizim ishin prishur arbitrarisht kontratat me subjektet që kishin marr ligjërisht ambientet e kësaj godine me qira, dhe subjekte si televizioni kombëtar "Top Channel", u vu nën presionin për të dalë jashtë pavarësisht se kishte qenë me kontratë të rregullt shumëvjeçare me shtetin. Gjatë qenies së tij ministër në METE u krye privatizimi i dyshimtë i kompanisë shtetërore të naftës ARMO dhe u përshpejtua likuidimi i kompanisë "Alpetrol", që të mos kishte vlerë të lartë para privatizimit të mundshëm.
Pak ditë më parë, opozita e bashkuar akuzoi sërish Ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, për aferë korruptive me koncesionet minerare, dhënë kur ishte ministër në METE. Ruli, në mënyrë të paligjshme duke injoruar krejtësisht Kuvendin, kishte ndryshuar kushtet e kontratës koncesionare duke e shtyrë detyrimin e një kompanie për të investuar miliona euro, veçanërisht për përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në minierë.
Ruli nuk është mjaftuar me kaq, por me një gjest bujarie korruptive të pashembullt vendosi t'i falë kësaj kompanie edhe borxhin prej 1.6 milionë euro duke e lidhur atë me rimbursimin e TVSH-së, duke shkelur kompetencat e ministrisë së Financave.
Ruli është mbrojtur me alibinë se kompania ishte në gjendje të vështirë financiare dhe atë kohë kur mori vendimin Parlamenti ishte shpërndarë. Firma e ish-ministrit Ruli është edhe në dokumentet e kompanisë "STREM OIL",
subjekt që mori nga Sali Berisha 4 nga 6 vendburimet kombëtare të naftës e gazit.
Gjatë mandatit të tij si ministër i Bujqësisë, Genc Ruli ka "përballuar" me sukses dy përmbytje që u bënë në zonën Nënshkodrës në janar dhe dhjetor 2010. Dhjetëra projekte fantazma për argjinaturat, digat, kanalet kulluese dhe infrastrukturën mbetën në letër, duke çuar në rrënimin e këtyre zonave.
LULZIM BASHA.
Ministër i Brendshëm Sekseri i serbo-boshnjakut, Damir Fazlliç,është mik i ngushtë dhe partner në biznese me Lulzim Bashën, 36-vjeçarin që llogaritetsi bashkëpunëtori më i afërt i Sali Berishës.
Basha vinte pas një përvoje 6-vjeçare me UNMIK-un në Kosovë, ku bashkëpunoi edhe me vajzën e Berishës dhe bënte raporte kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.Ishte kjo lidhja që e katapultoi në krye të njerëzve më të afërt të kryeministrit të ardhshëm.
Me emrin e tij janë lidhur skandalet më të mëdha të kryera nga qeveria e kryeministrit Berisha. Në vitin 2006 ishte ekzekutori i skandalit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, një investim që sot llogaritet të shkojë rreth 1.3 miliardë euro.
Shumica e zërit të buxhetit për investime publike ka shkuar për këtë rrugë, duke lënë në gjendje të mjeruar segmentet e tjera vitale të vendit me infrastrukturën më të shkatërruar në rajon dhe që i duhet të paguajë borxhe të mëdha për të paguar korrupsionin shtetëror.
Lulzim Basha është fytyra e re që kishte premtuar Sali Berisha për të hapur PD-në dhe për ta bërë atë moderne. Por politika që ka ndjekur është imitimi i primitivitetit të Sali Berishës. Në nëntor 2005, do të niste luftën politike kundër figurës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Ministria e Transporteve që ai drejtonte ishte në krye të aksioneve politike për të shkatërruar apo penguar investimet publike në Tiranë, siç ishte rasti famëkeq i mbi-nënkalimit te "Zogu i Zi". Tirana do ta vuante shumë dorën e zgjatur të Sali Berishës, Lulzim Bashën mbi projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Nën drejtimin e tij skandaloz krye të MPTT-së, vendi mbeti pa kontroll territori, ndërtimet pa leje vijuan të zaptonin edhe ato zona bregdetare, apo të gjelbra që kishin mbetur, tenderët për ndërtimin e infrastrukturës së vendit i fituan firma fantazma që nuk kishin as mjetet as përvojën për projekte të tilla.
Ndërtimi i rrugëve, apo planifikimi i tyre u bë sipas ndikimeve partiake dhe krahinore. Gradimi i tij, ministër i Brendshëm, pas rrëmbimit të mandatit të dytë qeverisës nga Berisha, u pasua dhe vazhdon me një shtim të frikshëm të numrit të krimeve kundër shtetasve, pronës, pasurisë, vjedhjeve dhe grabitjeve.
Statistikat flasin për rritje të kurbës së të gjitha krimeve, apo aksidenteve, përdorim të policisë së shtetit në nisma proqeveritare dhe kundër opozitës apo fjalës së lirë.
Pompimi i figurës së Bashës, vepër kryesore e Berishës, duke e bërë atë edhe pretendent për të fituar bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit 2011, është treguesi i lidhjes mes tij dhe familjes që e mban dhe përdor politikisht,deri ne ate mase sa te urdheroi goditjen me arme zjarri mbi protestuesit ne bulevardin e te gjithe qytetareve dhe jo ne ''oborrin e qeveritareve''
Jane keto ''figura te njohura'' dhe shume te tjere te panjohur nga publiku qe ju jane errur syte nga pasuria dhe jeta kuksoze,qe per te mbrojtur pushtetin dhe pasurine e familjes se tyre personale dhe familjes se madhe politike,te qellojne mbi demonstruesit e pafajshem duke ju marrur jeten 3 prej tyre dhe duke derdhur gjakun e mbi 80 te plagosurve si nga punonjesite e rendit ashtu dhe te demonstrueseve...

Pershendetje
Kam vetem nje mendim ne forme pyetjeje per Estilenin ne lidhje me demostraten e dt 21 ne Tirane.
Sllogani i demostrates ishte " Sali dorezo bllokun" pyetja ime eshte ... Kujt??? dhe nese ke ndonje emer a mos ndoshta duhet ta shtosh ne listen tende estilen??? sepse ketu jetojme te gjithe dhe nuk ka mundesi te kete dy ose me shume te verteta ajo eshte vetem nje.

ILIRA- 137
Re: Kafkat politike shqiptare
Edhe une duke pasur nje mendim ne forme pohimi them qe Saliu nuk e dorezon bllokun,se blolku i tij ka plot persona te implikuara ne shume afera qe kane dale ne drite te diellit,eshte veshtire...shume veshtire.
Dhe ne se nje dite vertete do i mbushet mendja per ta bere nje akt te tille,ai pervec Damir Fazllicit askujt tjeter nuk mund t'ja besoi ate bllok,per kete te jeni e bindur,se e ka amanet nga Slloboja.Per te fshehur kete (amanet fakt) edhe sot e kesaj dite nuk i dihet vendi (se varr nuk ka)se ku i prehen kockat te ndjerit Remzi Hoxha
Dhe ne se nje dite vertete do i mbushet mendja per ta bere nje akt te tille,ai pervec Damir Fazllicit askujt tjeter nuk mund t'ja besoi ate bllok,per kete te jeni e bindur,se e ka amanet nga Slloboja.Per te fshehur kete (amanet fakt) edhe sot e kesaj dite nuk i dihet vendi (se varr nuk ka)se ku i prehen kockat te ndjerit Remzi Hoxha
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Nuk eshte pergjigje,
une do te thosha se ata qe kerkuan marrjen e bllokut ne dorezim sigurisht qe nuk e donin per ata qe po "luftonin"
Gjithe te mirat Estilen
une do te thosha se ata qe kerkuan marrjen e bllokut ne dorezim sigurisht qe nuk e donin per ata qe po "luftonin"
Gjithe te mirat Estilen
ILIRA- 137
Re: Kafkat politike shqiptare
Vetem tek ne ndodh, qe te tjeret te shprehen per kryeministrin; Saliu!!! Akoma nuk e kane kuptuar ,qe kryeministria eshte intitucioni me i larte ekzekutiv, ne nje republike parlamentare, dhe si pasoje e kesaj mungese kulture shprehen Saliu....Me pas ankohen per mungese kulture ne te shprehur nga kryeministri, kur per vete nuk tregojne kulture dhe respekt per institucionet....
Si duket ,ndoshta kryeministri nuk perdor etike ne te shprehur, sepse e ka kuptuar shume mire qe masa nuk kupton gjuhe tjeter, perderisa nuk flet vete me kulture...
Si duket ,ndoshta kryeministri nuk perdor etike ne te shprehur, sepse e ka kuptuar shume mire qe masa nuk kupton gjuhe tjeter, perderisa nuk flet vete me kulture...
yasmin- 159
Re: Kafkat politike shqiptare
ILIRA shkruajti:Nuk eshte pergjigje,
une do te thosha se ata qe kerkuan marrjen e bllokut ne dorezim sigurisht qe nuk e donin per ata qe po "luftonin"
Kuptohet Ilira,se te gjithe politikanet per te ardhur ne pushtet, flasin ne emrin tim,tendin dhe ne emrin e te gjithe popullit.Pastaj zene e livadhisin dhe e gatuajne corben jo me sipas shijes se popullit,por sipas gustos se tavolines se oborrit te tyre.
Ne se sot analizoi e bej koment per te nxjerre ne pah difektet serioze te kesaj mazhorance,dije se dhe neser po te njenjten gje do bej,ne se rrotacoini politik do sjelli nje force tjeter ne pushtet.
Populli eshte gjithmone ne opozite me qeverine,se gjithmone kontraten midis njeri tjetrit(populll-qeveri) e prish qeveria qe nuk mban as 30 perqind te premtimeve te bera ne nje fushate...
Ilira ...! kjo eshte nje teme shume e gjere,por e keqja eshte se ne shqiptaret sundohemi shume shpejt nga preferenca partiake dhe harrojme se ata te medhenjt e poltikes tone e njohin dhe perdorin fuqishem teorine e vjeter----PERCA E SUNDO---
Edhe ne jemi kaq te percare sa qe nuk e shohim te vetrteten e zeze, neodiktaturen 20 vjecare te kamufluar aq bukur dhe e lare me floririn e demokracise,qe ka mberthyer shtetin tone,nje neodiktature me te dyja tentakulat e saja si nga e djathta po ashtu dhe nga e majta,per te zoteruar me cdo cmim pasurite e ketij kombi...
Megjithate te falenderoi per impulsin qe i dhe kesaj teme per te sqaruar dicka me teper per pozicionimet personale ndaj kesaj situate,qe ne te vertete nuk duhet te merren si te kunderta te pariparueshme,ne jemi e do te jemi gjithmone ne token tone,sa do qe ta lehtesojne apo veshtiresojne ata lart ekzistencen tone ne trojet tona.
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
perca e sundo apo rregull nga kaosi??!!! nejse situata politike eshte shume e qarte 50 me 50 plus minus 3, le tja leme atyre ta gjejne zgjidhjen dhe nderkohe mos i fryni zjarrit qe me se shumti do digjte me fukarenjte.
ILIRA- 137
Re: Kafkat politike shqiptare
ILIRA shkruajti:perca e sundo apo rregull nga kaosi??!!! nejse situata politike eshte shume e qarte 50 me 50 plus minus 3, le tja leme atyre ta gjejne zgjidhjen dhe nderkohe mos i fryni zjarrit qe me se shumti do digjte me fukarenjte.
ILIRA....Nuk te kuptoi per cfare shkruan...,e para ..thashe PERCA E SUNDO (e jo rregull nga kaosi.)..nje devize aq e vjeter qe kur ka lindur shoqerizimi ne klasa i njerzimit dhe se dyti..... une do ti fryj atij zjarri( ne se vertete do mundesha ta kryeja ate akt qytetarie) qe do te shkulmoje e te djegi nga rrenjet te gjithe ata qe jane brende kesaj vatre nga aktet e zullumet e tyre,ne se ky zjarr vertete do rrezikonte te digjte ndokend nga ata qe kane ne Bankat e Zvicres te depozituar gjakun e djersen e vjedhur te ketyre fukarenjve,per te cilet ti shqetsohesh se mund te digjen,se atyre s'ka se c'tu digjet me asgje,por se edhe dinjeteti i tyre po shkelet me thundra te hekurta nga barbaret te ardhur ne pushtet me votat e ketyre fukarenjeve.
Nje mendim ne forme pyetje me lind edhe mua per ty...Mos valle edhe ti je pjese e ketyre zullumqareve...?????!!!!!
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Ilira, parimi "rregull nga kaosi" nuk mund te zbatohet apo vihet ne jete nga politikane shqiptare, sepse nuk kane kapacitet per ta bere ate pune...
"Rregull nga kaosi" eshte parim i Atyre te medhenjve qe bene revolucionin francez e shume te tjera, qe po te erdhen Ata, e dashur Ilira, mori fund livadhisja e politikaneve tane, bashke edhe me livadhsijen tone duke mos respektu ligjet dhe normat qytetare....
Mua me lindi fillimisht, dyshimi i Atyre te "rregull nga kaosi" qe nga videoja e skandalit, qe u vu ne dispozicion nga ai qe ka kryer studimet ne Havard, i cili nuk eshte as i Metes,as i Fatosit dhe as i kryeministrit, por eshte "zholi" i Atyre ku ai eshte arsimuar...
Prandaj edhe vura bastin ,qe crrenjosja nga reliket e vjetra ka filluar, dhe ke per te pare figurat e reja kur do dalin ne skene, dhe ke per t'u habitur....e kur te dalin Ata....harroje livadhisjen qe ka mbreteruar deri me tani ne kete vend...
Ata ta shtrengojne mire rripin e dashur...

JA ku dalim te pozicionimi... jo estilen nuk bej pjese ne asnje barrikade zullumqaresh, ne kete rast po flisja jo shkruaja duke e konsideruar veten time pjese te popullit por nuk po flisja ne emer te tij sic beni ju te tjeret.
respekte
respekte
ILIRA- 137
Re: Kafkat politike shqiptare
Per Jasminen
Me fal nuk jam aq optimiste sa ty ne lidhje me ATA te medhenjte ndoshta ngaqe nuk kam shume informacion rreth tyre
Me fal nuk jam aq optimiste sa ty ne lidhje me ATA te medhenjte ndoshta ngaqe nuk kam shume informacion rreth tyre
ILIRA- 137
Re: Kafkat politike shqiptare
Hakerrim
Poezia "Hakerrim" e Ali Asllanit e cila eshte fatkeqesisht aktuale per kohen ku jetojme.
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, poshtëëë ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Sali sistemi...ku ''besniket'' nuk e leshojne kapon e tyre
Njeriu i ri i kohës sonë nuk ka moshë, ai mund të jetë plak, por edhe i ri, sepse mosha e tij matet me kohën që militon në parti dhe qeveri dhe sidomos me përkushtimin ndaj kryetarit, duke dhënë përditë, pa asnjë skrupull e pa pikë turpi prova verbërie e besnikërie, tamam si shërbëtorët e oborrit të faraonëve, të cilët e dinin se po të vdiste faraoni, do të varroseshin së gjalli bashkë me të!...
Gjuha e njeriut të ri të sotëm është gjuha e zëdhënësve të partive! Vini re p.sh, në këto ditë si gjuha e zëdhënëseve partiake përsëritet pa u përtypur në të gjithë hierarkinë partiake e mediatike, nga lart poshtë, me të njëjtin fjalor e të njëjtin yrysh!
Kështu, nëse hedhja në erë e Gërdecit, përmbytjet në Shkodër,ngritja stratosferike te cmimeve,shtypja me ''sukses'' e grushtit te shtetit trajtohen, si “sukses i menaxhimit të mrekullueshëm të qeverisë”, të gjithë “njerëzit e rinj” të partisë, edhe kur përmbyten e vriten vete, do të dalin të thonë se atyre më shumë u bën përshtypje Saliu qe thirri horr e lavire Presidentin e vendit dhe K/Prokuroren se sa përmbytja e mijërave vetëve,apo vrasja e 4 shqiptareve!...
Sepse sukses për ta quhet kur qeveria zvendeson prokurorine me grupe hetimore !...Shpëlarja e kësollojshme e truve kërkon të na bindë: Berisha bashkë me ministrat jane shpetimtaret e shqiptarve...! Ç’kërkoni pra nga Saliu e nga qeveria e tij, o njerëz,qe Saliu te leje pushtetin dhe ju ta pesoni nga diktatori Rama e pucistet e tjere si Presidenti,Prokuroria apo Sherbimi Sekret...?
Duhet pranuar se Berisha për 20 vjet është udhëheqësi i vetëm që ka mundur të krijojë një radhë besnikësh e qëndrestarësh, të cilët janë lidhur me fatin e tij politik në mënyrë të pazgjidhshme, sigurisht jo nëpërmjet idealeve e bindjeve, antikomunizmit apo frymës së djathtë, respektit ndaj ligjit e vlerave të demokracisë, po nëpërmjet interesit dhe përfitimit vetiak.
Berisha është lideri i vetëm në Ballkan që edhe në ditët e tij më të këqija ka ditur të ketë aq ndjekës, jo vetëm në veri po edhe në jug, sa të pushtojë kryeqytetin, sic ka pas thënë dhe vetë, duke sulmuar me tanke dhe antitanke Kryeministrinë e RTSH-në, edhe kur është në opozitë...
Ai ka dëshmuar se nuk të braktis e nuk të harron kurrë po i qëndrove besnik e po i shërbeve, madje edhe nëse ke probleme me ligjin e ndiqesh penalisht(ashtu sic veproi me 6 gardistet). Të gjithë ata që u përfshinë në grushtin e shtetit në vitin 1998 sot janë në poste të larta drejtuese, duke përfshirë këtu edhe shembujt që dha me Sefgjinin apo me të ndjerin Gazidede...apo dhe me ata te larguar e etiketuar si gjeneralet e zinj si Arben Imami qe sot e ka minister mbrojtje...
Uniteti i çeliktë i këtyre “njerëzve të rinj” që emrin e Enverit në këngën ku ai “e mprehu shpatën për situatën” e kanë zëvendësuar tashmë me emrin e Saliut; por uniteti i tyre nuk është dhe aq me partinë, po direkt me Berishën.
Në një darkë të një institucioni qendror për Vitin e Ri dikush kërkoi të këndohej kënga për Sali Berishën...Të gjithë nëpunësit, pa dallim, u detyruan të kërcejnë të ngazëllyer, duke dorovitur madje edhe orkestrën! Cili nëpunës do të guxonte të bënte të kundërtën?
Ë pra, jo vetëm në administratë, por tashmë të gjithë të shpërngulurit e më pas të legalizuarit, të ikur nga malet, ku nuk ka më punë, po dimër të vetmisë së madhe, që kanë zbritur në kryeqytet e në zonat bregdetare, ia dinë për nder Berishës dhe jo sistemit, as pluralizmit, as demokracisë!
Të bërë pronarë, me vila e me toka, me grada e poste, qoftë edhe policë trafiku apo faturues dritash, atyre nuk u bën përshtypje as Gërdeci dhe as përmbytjet as vrasjet e 21 janarit, pasi e dinë që, po të kishin mbetur në male, do të kishin vdekur edhe për bukën e gojës!...
Në vitet 92-97 të gjitha agjencitë e privatizimit nëpër Shqipëri ishin përbërë nga “borde”me drejtorë drejtorish ku “karrigen” kryesore e zinte kryetari i SHIK-ut...Ndaj privatizimet sigurisht që do t’i merrnin militantët ë PD-së, d.m.th, “njerëzit tanë”...
Këta tani janë bërë biznesmenë! A mund ta harrojnë ata nderin “historik” që u bëri Saliu duke i nxjerrë nga hiçnaja?!A e degjuat mbreme te nderuaren qeveri te Saliut,qe brenda 2011 do i japi te gjithe luftetareve te tij si shperblim per ''thyerjen'e grushtit te shtetit,1280 prona te shqiptareve,gjoja me ankand..?
Për këto arsye, Saliu më shumë se një parti elektorale, ka krijuar një parti me ushtarë, me mercenarë, me “njerëz të rinj”, me militantë, të cilët nuk kanë nevojë të urdhërohen, as të komandohen, sepse e dinë tashmë që vetëm me Berishën, si në një bixhoz, ose do të fitojnë, ose do t’i humbin të gjitha...
Tashmë Berisha e ka çimentuar veten në të gjitha nivelet e administratës me besnikë të tij të bindur shumë më “profesionalisht “se kur ishte President!Këtë të vërtetë e kuptuan edhe “karrigethyerit”, të cilët njëri pas tjetrit u kthyen në prehrin e Berishës si një provë tjetër e fuqisë së tij!
Për këto arsye sistemi që ka ngritur Berisha në këto 20 vjet duket hë-për-hë i pathyeshëm e i papërballueshëm me vota e me demonstrata a po protesta te dhuneshme a paqesore.! Ja përse ai ka deklaruar se do të jetë në pushtet edhe për 30 vjet! Ja përse ka ende njerëz që, edhe kur përmbyten plagosen e vriten, nuk durojnë dot t’i bëhet as edhe një vërejtje Saliut!
Jo, këta votues nuk janë dele që shkojnë pas dashit të kopesë, por janë njerëz që kanë dalë nga mjerimi e tash i japin të drejtë vetes të mos vënë asgjë para interesit vetjak, para mbijetesës, para sigurisë së familjes, ndaj duan të mbrojnë me çdo kusht favoret, duke përfituar mundësisht ndere, pasuri, poste, ofiqe dhe prona të pamerituara nga pushteti i pakufizuar i Berishës...
Ky është sistemi që ka ngritur Berisha! Ja përse askush nuk e di e nuk mund të parashikojë se si, me mjete “demokratike”mund të çmontohet nesër ky lloj sistemi që nuk mund të quhet as diktaturë, as demokraci,as monarki, por një Sali-Sistem, ku “qëndrestarët” nuk do të pranojnë të lëshojnë kapon, edhe sikur ky të doje ...
Sali Sistemi eshte nje lloj sistemi i krijuar nga plehra ordinere, i perbere nga po keto plehra, qe mbajne njera tjetren fort. S'ka asgje te perbashket me demokracine, perkundrazi eshte antipodi i saj. Njerezit qe jane pjese e ketij sistemi kane nje nivel evolucioni ( mendor e shpirteror ) te barabarte ose me te ulet se ai i pjestareve te tribuve te humbura te Afrikes.
Izolimi i gjate shume shekullor neper male dhe shpella, me deshiren e tyre, i ka futur ne gjak, ne mendje, ne shpirt, mbylljen, nga e cila derivojne te gjitha veprimete qendrimet e tyre kundrejt realitetit. Ky mentalitet i mbylljes, per tu sheruar, do po aq shekuj sa i jane dashur per tu krijuar.
I mbyllur, mbyllje, ne Greqine e lashte i thonin "idios", nga ku derivon fjala e sotme "idiot". Sali Sistemi eshte pra sistemi i shume "idiosve" qe mbahen fort me njeri tjetrin, duke perdorur çdo lloj mjeti, legal apo ilegal, paqesor apo te dhunshem.
Ne France, ne fillimet e votimeve te lira, shekuj me pare, vota e qytetarit ishte 3 fish e vlefshme ne krahasim me ate te nje fshatari. Une nuk e di se c'fare sistem votimi duhet te aplikohet ne Shqiperi, per tu pasqyruar realisht tek te zgjedhurit, niveli i zgjedhesve, por ky aktuali eshte jo funksional.
Rezultati eshte se kemi qeveri te paafta per te perballuar sfida te ndryshme ( sociale, ekonomike, natyrore etj.) dhe te afta per skandale, katastrofa, tragjedi, korrupsion, vjedhje dhe vrasje pa fre etj.Ndonese kane kaluar shume vite, fitojne gjithmone e me shume kuptim, fjalet lapidar te te ndjerit Namik Hoti.
Estilen- 713
PERGJIGJE
I nderuar Estilen !
Kam menduar se nje intelektual i vertete nuk duhet te kete bindje partiake te ketij niveli . Une nuk jam anetar i asnje partie politike. Dhe as qe kam ndermend te jem ndonjehere antar i nje partie politike . Por persa i perket kesaj qe keni shkruar , mendoj se nuk jeni aspak i besueshem . Ne qofte se do te benit nje analize qe te ishit i besueshem , duhej qe te nxirrni ne pah dhe te metat e gabimet dhe te krahut tjeter politik . Sot ne kete dite populli eshte aq i informuar , saqe me duket naivitet qe te shkruhen gjera te tilla. Mendoj se ky shkrim nuk i sherben aspak frymes se paqes dhe mirkuptimit, qe duhet te jete mesazhi i intelektualeve dhe atdhedashesve shqiptar .Mendoj se duhet ta shohesh nga nje kendveshtrim tjeter , dhe te kontribosh per bashkimin dhe jo per ndarjen ,per mirkuptimin dhe jo per keqkuptimin ,te kontribosh per dashurine dhe jo per urrejtjn. Te pershendes!

resuli- 5
Re: Kafkat politike shqiptare
Korça dhe jugu i Shqiperise eshte duke u greqizuar kurse PS dhe PD grushtohen per pushtet ne parlament.
Te dy lideret e ketyre partive jane marioneta e te huajve, njeri eshte vegel e grekut, tjetri vegel e serbit.
Te dy lideret e ketyre partive jane marioneta e te huajve, njeri eshte vegel e grekut, tjetri vegel e serbit.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Kafkat politike shqiptare
resuli shkruajti:I nderuar Estilen !
Kam menduar se nje intelektual i vertete nuk duhet te kete bindje partiake te ketij niveli . Une nuk jam anetar i asnje partie politike. Dhe as qe kam ndermend te jem ndonjehere antar i nje partie politike . Por persa i perket kesaj qe keni shkruar , mendoj se nuk jeni aspak i besueshem . Ne qofte se do te benit nje analize qe te ishit i besueshem , duhej qe te nxirrni ne pah dhe te metat e gabimet dhe te krahut tjeter politik . Sot ne kete dite populli eshte aq i informuar , saqe me duket naivitet qe te shkruhen gjera te tilla. Mendoj se ky shkrim nuk i sherben aspak frymes se paqes dhe mirkuptimit, qe duhet te jete mesazhi i intelektualeve dhe atdhedashesve shqiptar .Mendoj se duhet ta shohesh nga nje kendveshtrim tjeter , dhe te kontribosh per bashkimin dhe jo per ndarjen ,per mirkuptimin dhe jo per keqkuptimin ,te kontribosh per dashurine dhe jo per urrejtjn. Te pershendes!
Dakort jam me ty Resul qe duhet analizuar dhe opozita me te mirat dhe te keqiat e saj,por mos harro miku im se sot ajo ka vetem 'celsat e kashtes '' ne qeverisjen qendrore,por nje pyetje lind... ato qe shkruhen me lart a ka ndonje te vertete sikur edhe 5 %.....?
Sa per fryme paqesore,besoi miku im se nuk ka per te pasur per shume kohe,deri sa te gjithe ata qe kane rrembyer padrejtesisht pronat,pasurine gjakun dhe djersen e popullit,te dalin para drejtesise,kushdo qofte ai,i majte i djathte apo dhe i qendres.A do ishe i qete tij,ne se pronen tende ta gezonte dikush tjeter i qete dhe pa ju gervishtur ndergjegja aspak...?
Estilen- 713
pergjigje
I nderuar Estilen !
Per sa i perket mashtruesve ,hajduteve e batakcinjve ,edhe une jam i vendosur qe pa perjashtim kushdo qofshin ata duhet te perfundojne pas hekurave .Per kete prokuroria dhe gjygjesori duhet te kishin punuar me shume .Por jam i mendimit se dhe drejtesia jone eshte vete shume e korruptuar.
Ndersa per sa i perket opozites nuk jam dakort qe ka vetem celsat e kulles. Mendoj se opozita aktuale ka ne dore me shume nga cmendon shumica prej nesh.
Ne ralle te pare opozita shqiptare drejton bashkite kryesore te vendit, dhe ne vecanti bashkine e Tiranes ,qe eshte te thuash sa 1/3 e Shqiperise per nga rendesia.
Se dyti opozita shqiptare,ka te thuash ndikim apsolut mbi nje pjese te mire te medias se shkruar dhe asaj vizive. Te cilat jo ne pak raste kan abuzuar ne manipulimin e opinionit publik ,ashtu sic kan vepruar dhe mediat pro qeveritare ne anen tjeter.
Se treti opozita shqiptare ka luajtur nje rol mjaft destruktiv ne parlament.
Opozita duhej te kishte punuar me shume ne parlament ,duke dere detyren qe i takon si opozite ,dhe jo duke i vene shkopinj nen rrota qeverise ne ato dy-tre pune te mira qe ne te vertete ishin ne te mire te te gjith shqiptareve.
Se katerti kjo opozite po tregon qe jo vetem eshte e pa pjekur akoma per te ardhur ne pushtet .Por po gabon akoma me rende duke larguar prej radheve te saje aktore te rendesishem dhe kontribues me vlera qe kan bere historine e partise socialiste .Dhe po afron ne radhet e saje disa individe qe pervec pasurive milionshe po tregojne dhe aftesite si boksiere. Vertet per te ardhur keq.
Do te doja te rreshtoja dhe te tjera ne kete linje por nuk ja vlen. Tashme keto jane gjera qe te gjithe i dine . Populli yne eshte mjaft inteligjent .Dhe mendoj se ia ka tejkaluar ne arsyetim ketyre pseudopolitikaneve .Qe duan te na konsiderojne si bageti.Dhe te na marrin neper kembe .Respekte !

Po Resul,i ketij mendimi jam dhe une,e gjithe shtylla e drejtesise eshte o e korruptuar,ose e politizuar.Rasti i fundit i deshtimit te dosjes'Gerdeci''tregon me mire kete opsion.resuli shkruajti:I nderuar Estilen !
Per sa i perket mashtruesve ,hajduteve e batakcinjve ,edhe une jam i vendosur qe pa perjashtim kushdo qofshin ata duhet te perfundojne pas hekurave .Per kete prokuroria dhe gjygjesori duhet te kishin punuar me shume .Por jam i mendimit se dhe drejtesia jone eshte vete shume e korruptuar.
Thashe ne pushtetin qendror ka celsat e kashtes,sepse vertete ka Bashkine e Tiranes,por kur qe rasti per te hedhur ne ''ere'' 1milion Euro,tek Zogu i Zi,ishte Kryeministri ai qe vendosi dhe jo Bashkia...A e di ti Resul se per domonimin e lejeve te ndertimit,Qeveria qendrore ka mbi nje vit qe nuk e lejon Bashkine e Tiranes,te japi sheshe ndertimi...?qe ti kete Luli kur te behet (ne se do behet)kryetar i B.Tiranes..resuli shkruajti:Ndersa per sa i perket opozites nuk jam dakort qe ka vetem celsat e kulles. Mendoj se opozita aktuale ka ne dore me shume nga cmendon shumica prej nesh.
Ne ralle te pare opozita shqiptare drejton bashkite kryesore te vendit, dhe ne vecanti bashkine e Tiranes ,qe eshte te thuash sa 1/3 e Shqiperise per nga rendesia.
Vertete ka pushtetin vendor opozita,por sistemin fiskal e vendos qeveria qendrore...Besoi se e dini qe nje liter nafte blihet ne tregjet nderkombetare me nje cmim 67-70 lek,kurse ti dhe une e blejme ate me 160 lek/litri,si rezultat e taksimit te trefishte qe i behet ketij produkti nga qeveria jone e nderuar,se e ka Buxhetin e saj troke.
Le te mos flasim ende per cmimet e shportes qe kane vajtur ne qiell,apo energjia elektrike qe eshte 2 here me larte se ajo e rajonit...Per te ardhur keq qe nuk i shtjelloni keto momente Resul.
Ne se vertete quan manipulim te opinionit nga mediat kunder qeveris,kur cdo fakt i mire apo negativ duket ne drite diellit,atehere nuk eshte faji i medias,por i keq drejtimit te shtetit nga kjo shpurre e pangopur per pasuri.resuli shkruajti:Se dyti opozita shqiptare,ka te thuash ndikim apsolut mbi nje pjese te mire te medias se shkruar dhe asaj vizive. Te cilat jo ne pak raste kan abuzuar ne manipulimin e opinionit publik ,ashtu sic kan vepruar dhe mediat pro qeveritare ne anen tjeter.
resuli shkruajti:Se treti opozita shqiptare ka luajtur nje rol mjaft destruktiv ne parlament.
Opozita duhej te kishte punuar me shume ne parlament ,duke dere detyren qe i takon si opozite ,dhe jo duke i vene shkopinj nen rrota qeverise ne ato dy-tre pune te mira qe ne te vertete ishin ne te mire te te gjith shqiptareve.
Nuk e di se c'rol mund te luaj nje opozite ne parlament kur shahet,denigrohet,shperfillet.A e vute re se sa shpejt u ngrit komisioni hetimor per 21 janarin,kurse per hetimin e zgjedhjeve,asaj ju dhunua dhe e drejta me elementare...Edhe ne Kosove u numeruan kete vit mbi 40% e kutive te votimit...
resuli shkruajti:Se katerti kjo opozite po tregon qe jo vetem eshte e pa pjekur akoma per te ardhur ne pushtet .Por po gabon akoma me rende duke larguar prej radheve te saje aktore te rendesishem dhe kontribues me vlera qe kan bere historine e partise socialiste .Dhe po afron ne radhet e saje disa individe qe pervec pasurive milionshe po tregojne dhe aftesite si boksiere. Vertet per te ardhur keq.
Do te doja te rreshtoja dhe te tjera ne kete linje por nuk ja vlen. Tashme keto jane gjera qe te gjithe i dine . Populli yne eshte mjaft inteligjent .Dhe mendoj se ia ka tejkaluar ne arsyetim ketyre pseudopolitikaneve .Qe duan te na konsiderojne si bageti.Dhe te na marrin neper kembe .Respekte !
Pse qenka e papjekur kjo opozite per te ardhur ne pushtet,valle mos duhen burra me mjeker, bajraktare e diktatore per te ber zap kete popull..?Dhe sa per ata qe po largohen nga P.S.ja,besoi se i ke pare se ku kane perfunduar,te gjithe ne corben qeveritare jane,me 'luge e garuzhde ne brez''kush e kush te gelltise nga nje luge corbe qeveritare.Rasti me i fundit i Ylli Manjanit flet qarte per keta hipokrite e te babezitur....Te lutem mos me kujto Tosin,se ai ashte me te vertete padrinoja e mafies,tamam ashtu sic e ka percaktuar z.Sali
Respekte dhe nga une.
Estilen- 713
pergjigje
I nderuar Estilen !
Po te shkruaj dhe nje here,dhe nuk kam deshire te harxhoj kohe dhe energji per politike.Estilen sa per cmimet mos shpreso se do ti ule ndonje qeveri kushdo qofte ajo e majte e djathte apo e qendres .Nje pjese e mire e cmimeve dihet qe kuotohet ne burse .Pjesa tjeter eshte abuzimi i te ashtuquajturve biznesmeneve shqiptar.Te cileve u duhet te fitojne nga 200-300% sepse shumat ju duhen per te financuar partite ku aderojn dhe kane interesa qe dihen .Gjithcka eshte biznes. Mos mba shume shprese te partia aktuale socialiste .Riantaresimi i Priftit ne kete parti e tregoj moralin e saj .Une jam per protesta mbar popullore , por frytet e saj ne asnje menyre nuk duhen ti shfrytezoje ps .Per sa kohe qe ps pa te drejte do te mundohet ti shfrytezoje protestat e pakenaqesite popullore per interesa te ngushta karrikesh e interesash financiare ,ne do te shkojme ne regres .Te gjithe ne protesta edhe kunder kesaj drejtesie qe vetem drejtesi nuk eshte. por nje grupim njerzish me imunitet ,te cilet paguhen me taksat tona dhe dhjamosen me aferat korruptive duke i dhene te drejte ne shumicen e rasteve padrejtesise.Te pershendes Estilen !

Ndaj te njejtin mendim e shqetesim me ju,per cfare shkruan me siper
Shendet e gjith te mirat miku im...
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Himara''permbytet'' nga parrulla antishqiptare.Qeveria hesht...
Qarqet greke janë hedhur sërish në sulm, parulla shoveniste kundër Çamërisë dhe shqiptarëve janë shkruajtur dje në rrugët e Himarës, duke e quajtur Greqi.
Kjo në kuadër të fushatës elektorale dhe si reagim për vdekjen e Aristotel Gumës. Krahas posterave të kandidatëve të cilët garojnë për bashkinë e Himarës në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, të bihen në sy shumë shkrime të shkruara në gjuhën greke ku shahen shqiptarët dhe kryesisht çamët.
Disa nga mbishkrimet janë anti-çame, ndërkohë që fjalët në greqisht ishin të një domethënieje tjetër, si "Himara është greke", "Vorioepiri tokë greke", "Himara baraz Greqi", "Himara është pjesë e Greqisë" etj.
Në qytetin e Himarës këto shkrime janë të përhapura jo vetëm në të gjitha rrugët por dhe në aksin nacional Vlorë-Himarë-Sarandë. Shkrimet nisnin që në hyrje të Dhërmiut e deri në brendësi të qytetit të Himarës.
Krahas shkrimeve greke ndodhej edhe flamuri grek. Ngjarje të tilla janë zhvilluar gjithmonë në prag fushatash të zgjedhjeve, si vendore ashtu dhe qëndrore. Disa qytetarë shprehen se ato janë shkruar gjatë natës duke gdhirë e mërkurë dhe se më parë nuk kishte shkrime të tilla.
Asnëj prononcim nga autoritetet shtetërore..Ministri i Jashtëm z.Haxhinasto në gjendje letargjie politike,zgjohet vetëm kur opozita shqiptare ''pickon'' Ilir Metën,thuajse ajo është e keqja absolute e vendit.
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Thyhen kafkat e politikes se erret.
Maratona gjashtëditore e numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës ka përfunduar me fitoren e Edi Ramës. Me një diferencë prej 10 votash, Rama rikonfirmohet në krye të Bashkisë së Tiranës në mandatin e katërt,njekohesisht dhe fitues i zgjedhjeve vendore 8 maj 2011
Kujtojmë se diferenca mes dy kandidatëve erdhi duke u zvogëluar kuti pas kutie gjatë numërimit të sotëm në njësinë nr 5, deri në kalimin në avantazh të tij në kutinë e fundit.
Sipas procesverbalit të KZAZ nr 49, Edi Rama mori 66 vota më shumë se Basha në kutinë e fundit, ndërkohë që nga rezultati i deriatëhershëm i shpallur nga KQZ-ja, duheshin 56 vota që dy kandidatët të barazoheshin në numër votash. Kjo e bën Edi Ramën kryetar të Bashkisë së Tiranës me 10 vota më shumë se rivali Basha.
Ndërkohë, festa ka filluar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, por edhe simpatizantë të Partisë Demokratike pretendojnë fitoren e kandidatit të tyre.
Balkanweb
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Pushoni, për emrin e Zotit!
Dhe në vend që të mblidhemi të gjithë tok dhe si një trup të bashkojmë punërat dhe mendimet tona për të mirën dhe për përparimin e Saj, në vend që të punojmë secilido prej nesh me zemërkthjellësi dhe me ballën lart për Atë dhe të mirën e Saj, duke mbytur çdo sentiment egoistik, që për fat të keq e kemi në natyrën tonë si shqipëtarë, ne, përkundrazi, vumë tërë fuqinë e mendimit dhe të energjisë sonë për të rrëmyer njëri varrin e tjetrit, për të përmbushur tërë inatet dhe egoizmat tona personale, duke shpifur, duke kundërshtuar, duke sharë, duke goditur, duke shojtur adversarët tanë personalë, për të mirën e egoizmit tonë personal dhe kundër Atdheut tonë, kundër Shqipërisë.
Dhe tërë këto i bëjmë sheshazi pa asnjë turp dhe shumë herë në emrin e atdheut!
I mjeri atdhe!
Tani e kuptoi ai se tërë flaga e enthuziazmës sonë s'ish gjë tjetër veçse një pamje e rremë e dëshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriotë të flaktë vetëm sa kohë shpresojmë në një shpërblim për patriotizmin tonë. Tani e kupton ai se nëpër zemrat tona është rrënjosur më thellë dashuria për interesin tonë vetjak, sesa ajo e interesit të Tij.
Tani e kuptoi ai se, posa që na ciket interesi ynë vetjak, humbet ndër ne çdo sentiment atdhetarizmi dhe zëmë godasim, shajmë, shpifim, rrëmijmë varret e patriotëve të tjerë, duke shpresuar se me varimin e me çnderimin e tyre do të rilindet triumfi i egoizmës dhe i interesit tonë vetjak dhe pa u menduar se ç'nderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe çnderimin pjesor të Shqipërisë.
U mësuam si Qeveri të punojmë kundër opizicies: si opozicie tymos kemi tjetër qëllim veçse rrëzimin e Qeverisë dhe hipjen në kryen e Shtetit: si prefektër, të punojmë me hatër dhe, si adversarë të prefektëve, të sosim tërë energjinë tonë kundër atyre. U mësuam të punojmë në emrin e atdhetarizmit, kundër Atdheut, pa asnjë turp.
Se interesi i Shqipërisë sot është të jemi që të gjithë të bashkuar nën një qëllim: Përparimi i Shtetit tonë.
Dhe, kur të arrijë në radhën e shteteve të tjera të qytetëruara dhe të përparuara, atëherë le të pyesim dhe Egon tonë dhe le të ndahemi në partira, po jo në çeta pa asnjë program.
Jemi aq të paktë dhe aq të dobët në mësim, sa vetëm të bashkuar që të gjithë do të mundim t'i sjellim dobi Atdheut, i cili sot më tepër se kurdoherë ka nevojë për bashkimin tonë.
Për emrin e Zotit!
Pushoni grindjet, inatet, shpifjet në mes tuaj dhe afrojuni t'i japim me zemër të kthjellët dorën njëri-tjetrit, për shpëtimin e Shqipërisë. Afrojuni të bashkohemi dhe të punojmë të gjithë tok si një rreth i çelniktë, me një qëllim të përbashkët.
Le të bashkohemi dhe le të mbytim secilido egoizmën e vetes së tij. Kjo është m'e madhja theori që na kërkon Atdheu tonë. Le të harrojmë dhe le të shuajmë ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetëm kështu do të mundim t'i shërbejmë me dobi Atdheut.
Ata që janë jashtë Qeverisë, le t'u japin tërë konkursin e tyre të sinqertë qeveritarëve. Në vend të shajnë dhe të shpifin, në vend t'i madhësojnë veprat e liga dhe t'i vogëlsojnë veprat mira të qeveritarëve, në vend të kritikojnë me hatër, do të bëjnë më mirë t'u tregojnë udhën e mirë, t'i këshillojnë vëllazërisht dhe ngadonjëherë dhe të ndjejnë lajthimet e tyre.
Dhe vetëm atëherë kur prova të gjalla na thonë se një prej tyre punon kundër idealit ose kundër interesit të përgjithshëm, atëherë le t'i biem kokës, atëherë le ta shfarosim.
Ata që mbajnë fuqinë në dorë, le të kuptojnë se vetëm duke pasur konkursin e shumicës do të mundin të punojnë. Dhe për t'u dhënë konkursin dhe besimin, shumica u kërkon të zhvishen prej rrobës së egoizmit dhe të ambicies, u kërkon të lënë mënjanë aksiomën e famshme "ashtu dua unë" dhe të dëgjojnë herë-herë zërin e opinionit publik.
Deputetët tanë le të pushojnë së ëndërruari ministre dhe madhërira dhe, në vend që ta vrasin mendjen e tyre për intriga me qëllime vetjake, le të mendohen më mirë se në tërë këto kohë asgjë s'na treguan dhe asnjë përmirësim s'vepruan. Ata që s'janë të zotërit për tjetër gjë, veçse për intriga, le të japin dorëheqjen. Është shërbimi m'i madh që i mundin t'i sjellin Atdheut.
Për emrin e Zotit!
Pushoni një herë! Sprasuni prej udhës që keni marrë dhe e cila po na shpie në katastrofë. Bashkohuni, se "Fuqia në bashkim" gjendet.
GJERGJ BUBANI
(Botuar më 1921)
Zattoo- 600
Re: Kafkat politike shqiptare
Kasapet e Shqiperise
Besoj se nuk ka Shqiptar qe nuk ka ndjere zemerim e indinjate te thelle duke pare imazhet e vazhdueshme te dhunes se 21 Janarit, 3 te vdekur e dhjetra te plagosur, nje shoqeri e shokuar me imazhet tronditese, nderkohe qe pronaret e popullit qendronin ngrohte sa ne kafene e sa ne zyra perballe ekraneve televizive.
Asnjeri nuk u habit nga ajo qe ndodhi, çdo reagim dukej krejtesisht I paramenduar, dhuna e fjalorit ne foltoren e parlamentit doli jashte saj u derdh si nje llave e nxehte e u materializua ne rruge! Vetem se tashme viktimat ishin vete populli kasapet po perdornin hanxharet e tyre.
Kush jeni ju qe keni marre peng kete popull! Kush jeni ju qe na e keni shpifur ekranin e televizionit me deklaratat personale! Ju pronaret e partive! Ju pronaret e pushtetit! Si eshte e mundur qe dy individe bashke me kopete e tyre te zedhensave te bllokojne e te vrasin nje popull. A mund te flasim tani me se jetojme ne nje mutacion tjeter te fjales diktature ! Tani nuk kemi nje por dy diktatore qe funksionojne ne menyre paralele!
Po ku jeni o intelektuale, ku jeni ju politikanet e moderuar ku jeni ju idealistet qe e doni kete vend , ku ishit ju qindra OJQ’ra qe nuk dhate as dhe nje sinjal te vetem paqeje ndaj asaj qe po ndodhte me ore te tera . Po ju analistet e partive qe vetem i hodhet gaz zjarrit te konfliktit politik duke mos bere analiza por duke u bere zedhenesat ne media te partive qe ju paguajne!
Po ti president perse u vonove kaq shume me deklaraten tende! Çfare tjeter duhet te ndodhe qe ti te reagoje, perse duhet te vriteshin njerez perpara se te jepje nje deklarate ! Valle ne ngushtimin e kopetencave te paskan hequr dhe te drejten e deklarimit ne shtyp ! ç eshte ky profil i ulet !
Heshtja makabre e atyre qe ne besonim se legjitimisht na perfaqesonin krijoi viktima, etja per mbajtje pushteti krijoi viktima, etja per ardhje ne pushtet krijoi viktima, por viktimat nuk jane 3 as 4 viktimat tashme jemi te gjithe ne por nese do vijojme te heshtim perpara ketyre kasapeve fajtore do te jemi vete ne! Eshte koha qe te krijohet nje grupim i ri ne kete shoqeri nje grupim anti Berisha e anti Rama por mbi te gjitha Pro Shqiperise!

Odin- 513
Re: Kafkat politike shqiptare
Berisha flet me vete në Bruksel
Kryeministri shqiptar ka shkuar në Bruksel në një takim të Partive Popullore. Për nga rëndësia e pjesëmarrësve shkuarja në takime të tilla është një rast i artë për të takuar shumicën e kryeministrave të Evropës.
Edhe pse nuk ka rëndësi shtetërore si vizitë, për një vend që aspiron Evropën seriozisht, është fat që kryeministri të jetë pjesë qoftë dhe formale e atyre takimeve. Pikërisht këtu kryeministrit tonë i ka ndodhur një dramë e madhe.
Së pari asnjë kryeministër i rëndësishëm i Evropës nuk ka pranuar të ekspozohet me Berishën dhe të bëjë deklarata që ai mund t’i përdorë në Shqipëri.
Përveç takimit me një azerbajxhanas, me të cilin më shumë kanë diskutuar për një mik të përbashkët, të arrestuar në Spanjë disa ditë më parë si pastrues parash i Mubarakut dhe dorë e fshehtë e pagesës së një prej privatizimeve strategjike në Shqipëri, nuk kanë pasur ç’të bisedojnë tjetër.
Zaten me një azerbajxhanas nuk ke çfarë bisedon veç pastrimit të pareve dhe ndonjë borxhi të fshehtë. Të jesh mes gjithë atyre kryeministrave perëndimorë dhe të përfundosh me një lider autoritar të një republike kampion korrupsioni, do të thotë që të shkosh në Bruksel për të gjetur homologët e tu lindorë.
Së dyti Berisha u refuzua me delikatesë në udhëtimin e tij drejt Brukselit nga zyrtarët e rëndësishëm të Brukselit që po merren me krizën shqiptare. Kabineti i Komisionerit Fyle gjysëm me cinizëm dhe gjysëm me naivitet u përgjigj se nuk e dinte që Berisha qenkësh në Bruksel.
Ambasada jonë në Bruksel ka së paku tri javë që ka njoftuar udhëtimin e kryeministrit, dhe deklarata e kabinetit të Komisonerit Fyle është përgjigja diplomatike për të treguar se nuk kanë çfarë bisedojnë me kryeministrin tonë.
Nuk ka pak ditë që ai u ka çuar atje një dërgatë njerëzish të klonuar me idetë e veta për demokracinë në Shqipëri dhe ata janë tashmë të shokuar, që në vend të përgjigjeve për krizën e lindjes së demokracisë shqiptare të dëgjojnë nga “lenkaçukot” e Saliut krizën e lindjes apo moslindjes së Griseldës.
Por vizita e dështuar e Berishës në Bruksel ka dhe anën e saj komike. Pasi ishte në burim dhe nuk piu dot ujë, e gjeti një zgjidhje. Thirri dy- tri kamera të vetat dhe u shpjegoi shqiptarëve gjithë ato që kishte në mendje tu thoshte evropianëve.
Në raportin thuajse gazetaresk të Berishës për kamerat e Klanit apo televizionit azerbajxhanas të Tiranës, Berisha foli në përgjithësi se ka qenë në një sallë ku është përshëndetur me Merkelin, Barroson, etj, etj, dhe u ka thënë atyre: “Zgjedhjet në Shqipëri ishin një sukses, harta e demokratëve u zgjerua, Tirana po gdhihet blu, ishte një provë e shtetit ligjor” dhe broçkulla të tjera.
Ana komike e këtij raporti gazetaresk të Berishës nga Brukseli është se ajo mbahet për shqiptarët dhe jo për perëndimorët. Për të kuptuar sa nerva kanë perëndimorët të dëgjojnë broçkulla të tilla mjafton të sjellim në mendje humbjen e durimit të Komisionerit Fyle për të dëgjuar Albana Vokshin, një recituese e neveritshme e marrëzive të tij.
Edhe më komik raportin e Berishës gazetar nga Bruksel e bën fakti që ai nuk citon dot asnjë fjalë se çfarë i kanë thënë perëndimorë. Në këto raste shumë vetë mendojnë se do t’i kenë thënë ndonjë gjë të rëndë. Dikush hamendëson se kanë qortuar për futjen e duarve në zgjedhje apo për zgjatjen e krizës politike.
Të tjerë hamendësojnë se i kanë folur ashpër për korrupsionin apo përdhosjen e institucioneve. Të tjerë hamendësojnë lirinë e shtypit apo korrupsionin familjar. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Atij nuk i flet askush me gojë.
Është i izoluar dhe i vetmuar dhe e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë është të flasë me vete nga Brukseli për t’i bindur shqiptarët që është akoma në lojë. S’di nëse i bind dot duke folur me vete dhe duke bërë sikur flet me Perëndimin, por di më e pakta ata që flasin me vete këtu merren ose si njerëz të çmendur, ose si njerëz në hall. I qoftë e lehtë.
voa
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
FITORJA E GRABITUR ËSHTË HUMBJE POSHTËRUESE
1. “Të analizuarit” e pushtetit…
Një nga “të analizuarit” e shumtë të pushtetit aktual e të të gjithë pushteteve, po komentonte dje gjithë zell e hare pushtetare “fitoren e ndershme e të ligjshme” të kandidatit të pushtetit për Bashkinë e Tiranës, edhe pse e di mirë si ai dhe punëdhënësit e tij, se ajo fitore e grabitur në tryezën e “levave të partisë” ishte më e paligjshmja dhe më e pandershmja “fitore” e këtyre dy dekadave të lodhshme të viteve të inercisë së diktaturës së perënduar.
“Si nuk e kupton kjo opozitë destruktive që nuk ka asnjë bazë ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, vetëm e vetëm për një mospërputhje numrash, si pasojë e gabimeve të pafajshme njerëzore?”… Jo vetëm çuditej aq shumë me opozitën “i analizuari” nga të gjithë pushtetet, por u kërkonte dhe mbarë qytetarëve të këtij vendi që të ndanin me të tok gëzimin e asaj “fitoreje të ndershme e të ligjshme”, tani që “si pushteti qendror dhe ai vendor në Tiranë kanë rënë në të njëjtën dorë të sigurt” dhe kjo na qenkej “në të mirë të demokracisë e të të gjithë qytetarëve” (!)… Duket se “i analizuari” në fjalë nga të gjitha pushtetet, mezi përmbahej për të mos e thënë dhe publikisht nga ekrani i vogël atë parullën e vjetër bolshevike: “I gjithë pushteti sovjetëve!”…
Është e drejta e tij, edhe si “i analizuar” i të gjitha pushteteve, që ta dëshirojë edhe emrin e Republikës së Shqipërisë të kthyer në: “Republika Sovjetike e Shqipërisë”, por ç’kusur kanë qytetarët e Tiranës, që votuan kandidatin e opozitës dhe pushteti pas dy muajsh u nxjerr një tjetër fitues për bashkinë e kryeqytetit?
Ç’kusur kanë votat e qytetarëve të numërohen sovjetikçe nga shërbëtorët e pushtetit, kur janë numëruar një herë edhe nga ambasadorët e aleatëve tanë të mëdhenj dhe faqe tërë botës? Ç’kusur paska zëri i qytetarëve të mbytet aq keq nga ngjirjet e kusarëve?
E më në fund, ç’kusur kanë qytetarët e lodhur nga mashtrimet 20-vjeçare të misionarëve besnikë të diktaturës së Partisë së Punës, që të fyhen aq rëndë publikisht nga kjo specie “të analizuarish” të të gjitha pushteteve, pushtete e pushtetarë që kanë parakaluar në këtë Tiranën tonë bujare herë me uniforma cariste, pasi carizmi qe rrëzuar, herë me uniforma fashiste pasi fashizmi qe shpartalluar e herë me kapardinat e murrme të Sigurimit të diktaturës komuniste, pasi diktatura komuniste kishte kapitulluar?...
2. - Majmuni i kapur vetë në qypin me arra…
Pushteti aktual nuk la gur pa lëvizur për dy vjet të tërë, në mënyrë që të hidhte në dorë me çdo mjet Bashkinë e Tiranës. U përdorën të gjitha marifetet, nga votuesit ambulantë brenda e jashtë kufijve shtetërorë e te votuesit e shumëfishtë. Dhe këta u përdorën në një shkallë aq të gjerë e aq të hapët, sa të dukej se pushteti demokratikas po zbatonte për këto zgjedhje vendore atë parullën e famshme të Mao Ce Dunit: “Fshati të rrethojë qytetin!”…
U përdorën lista zgjedhore të manipuluara e karta identiteti të falsifikuara, u përdorën shtimet e vendeve të punës nëpër ndërmarrjet shtetërore vetëm për kohën e votimeve. U përdorën si “banesa me qira” edhe garazhet e makinave e depot e veglave, madje dhe institucionet arsimore me nxënës e me studentë brenda.
U përdorën jo vetëm votuesit e periferisë së Tiranës, por edhe votues nga rrethet, pasi kishin votuar një herë nëpër qendrat e tyre. U përdorën shkeljet flagrante të ligjit zgjedhor, duke e zgjatur orarin e votimit deri pas mesit të natës e duke ndaluar me polici edhe deputetët e opozitës që të mos shikonin se kush po votonte nëpër errësirë…
Çfarë nuk përdori pushteti për të hedhur në dorë me çdo kusht e me çdo mjet Bashkinë e Tiranës? Dhe përsëri, më datën 14 maj, në prani të ambasadorëve të aleatëve tanë të mëdhenj, ambasadorë aq të nderuar që u kthyen në numërues të duruar të votave tona, populli ia dha fitoren kandidatit të opozitës.
Kur e pa pushteti se edhe dy vjet përpjekje të ethshme për të marrë Bashkinë e Tiranës i shkuan kot e i dështuan përballë frymës popullore, atëherë kaloi në “planin B” dhe u dha urdhri i prerë: Të mos dalë rezultati paraprak sipas ligjit! Të “rregullohen” e pastaj të hapen aq kuti sa na duhen për të fituar në tryezë atë që humbëm me vota!...
Pastaj e pamë të gjithë, me shqiptarë e me ndërkombëtarë, atë shfaqje të turpshme të ndryshimit të rregullave në mbarim të lojës nga ana e KQZ-së e nga ana e KZ-së bashkë me të. Një shfaqje e turpshme që zgjati dy muaj të tërë dhe nuk turpëroi vetëm organizatorët e aktorët e saj, por edhe vetë emrin e Shqipërisë.
Një shfaqje e turpshme për të gënjyer veten pushtetarët e pavotuar nga populli dhe për të gënjyer veten të gjithë ata që besonin deri më sot se dhe ne paskemi institucione zgjedhore të pavarura e të paanshme, paçka se shohim përditë tek vihen në rresht edhe institucionet gjyqësore të këtij vendi me kokën e kthyer sipas komandës: “Nga pushteti, ndero!”…
Por ajo shfaqje e turpshme është poshtëruese jo vetëm për ata që grabitën fitoren me anën e “levave të Partisë”. Është poshtëruese për të gjitha përpjekjet shqiptare drejt BE-së, por është poshtëruese edhe për ambasadorët e nderuar të akredituar në Tiranë, që e shtynë opozitën të shkonte në zgjedhje pa asnjë garanci ligjore minimale, sepse premtuan që garancia më e mirë do të ishin vetë ata ambasadorë të nderuar të demokracive të mëdha.
E bukur garanci për zgjedhje të ndershme e të lira, zotërinj ambasadorë! Tani dhe ambasadorët e aleatëve tanë të mëdhenj janë po aq të poshtëruar nga manipulimi transparent i zgjedhjeve të 8 majit në sytë e tyre e të mbarë botës. Dhe këta ambasadorë aq të nderuar kanë prapë sy e faqe t’i thonë sot opozitës dhe mbarë këtij populli: “Zbatoni ligjin dhe vendimin e gjykatës!” Cilin ligj, z. ambasador i OSBE-së, atë që shkeli pushteti në sy të të gjithëve dhe shkeljet i keni dhe ju me shkrim e me CD, sepse jua dorëzoi në kohë opozita, pikërisht që të mos shkelej ligji nga gjykata zgjedhore?
Kësaj i thonë më tepër: “Zbatoni shkeljen e ligjit!”… Për të shkelur ligjin, ne kemi shembullin e pushtetit e nuk ka nevojë të na porosisni, veçse shqiptarët nuk e marrin vesh më se cili do të ishte shembulli juaj, si përfaqësues të botës së shtetit të së drejtës, të demokracisë e të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Këtë kemi nevojë të dëgjojmë sot nga miqtë tanë ambasadorë të botës demokratike. Pse turpëroheni aq shumë t’i thoni dhe pushtetit tonë të zbatojë ligjin?...
Pas një talljeje me votën e popullit, me intelektin e me ëndrrat e tij për demokraci e për t’iu bashkuar Europës së popujve të lirë, kjo shfaqje e shëmtuar pushtetarësh të verbuar nga ethet për të sunduar, mbase pati dhe diçka të dobishme…
Mbase pati të dobishme atë sjelljen e njohur të majmunit, kur e kapin në xhungël me dorë të ngecur në qypin e arrave… Me tamahun e madh të majmunit për arra, pushtetarët tanë këtë herë e bënë vjedhjen jo fshehtazi, si gjithnjë në këto dy dekada tranzicioni, por haptazi e të pasqyruar në të gjitha ekranet e vendit e të mbarë botës.
Kur majmuni i xhunglës fut dorën në qypin me arra, e mbush dorën shumë dhe mbetet i mbërthyer pas qypit, duke vënë ulërimën, pas së cilës e kapin gjahtarët. Veçse majmuni i gjorë nuk ulëret se “po i vjedhin arrat” sikundër bërtet pushteti aktual se “opozita po sulmon institucionet e pavarura!
”… Majmuni i zënë në qyp nga që nuk e hap dorën të lëshojë arrat, bërtet nga dhimbja, kurse pushtetarët tanë bërtasin për të mbrojtur “levat e partisë” nga ndonjë e papritur se mos u shkon mendja dhe atyre për të zbatuar ligjin e për të mos dëgjuar komandën e pushtetit për ta kthyer humbësin në fitues e fituesin në humbës…
Pati jo vetëm vjedhjen e hapur të votës së popullit faqe tërë botës kjo shfaqje e turpshme pushtetare, por pati dhe një rreshtim po aq të hapur të krejt taborit të misionarëve besnikë të diktaturës, që kësaj here frika nga vota popullore i detyroi të harronin dhe ngjyrat e fanellave dhe të bëhen bashkë kundër votës së lirë e kundër demokracisë, kundër vullnetit të popullit e kundër ëndrrës së shqiptarëve për t’u bashkuar me familjen e popujve të lirë të Europës.
Kjo shfaqje e shëmtuar pushtetare tregoi sheshit këtë herë se cila është porosia që kanë marrë pushtetarët tanë kur i punësoi në politikë Partia mëmë…
Kjo fitore e grabitur në tryezën e ligjit dhe faqe popullit e mbarë botës, nuk tregoi vetëm që drejtësia jonë e tranzicionit ka mbetur dhe sot e këtë ditë një “levë e Partisë” si dikur, por i tregoi popullit dhe përfaqësuesve të demokracive të mëdha të botës, u tregoi dhe vetë pushtetarëve tanë të sëmurë nga zullumet e veta në kurriz të popullit e të ligjit, se grabitja e fitores në tryezën e ligjit, nuk është fitore por është një humbje poshtëruese.
Na tregoi të gjithëve tok se urdhri i pushtetit për kthimin e humbësit në fitues e të fituesit në humbës, është shfaqja më e shëmtuar e kalbëzimit të një pushteti të paligjshëm. Na tregoi se sundimi i gjatë i pushtetit të paligjshëm, lodhet nga teatri bajat demokratikas dhe përpiqet t’i japë fund tranzicionit të shpifur, jo më duke kryer reformat e domosdoshme për të kaluar nga diktatura në demokraci, por për të kaluar në një lloj sulltanati sui generis me bazë ideologjike bolshevizmin primitiv, me metoda sundimi një lloj përzierje komunisto-naziste, me fundamentalizmin partiak si mjet për të festuar dhe humbjet si fitore e për të tribalizuar mbarë shoqërinë dhe me tradhtinë kombëtare si monedhë për të blerë mbështetjen e fqinjëve për pushtetin.
Kjo grabitje e fitores së ligjshme të opozitës me anën e shkeljes së ligjeve nga vetë gjykata, u tregoi dhe vetë miqve të paguar të pushtetit kudo që janë, se tallja me votën e popullit fukara, nuk mund të hedhë kurrë themele të qëndrueshme për asnjë karrierë politike, sado e naurisur që të jetë ajo brenda e jashtë vendit.
3. - Kush fitoi më 8 maj?
Më në fund, gjithkush ka të drejtën e robit e të Zotit të pyesë: “Kush fitoi nga kjo shfaqje e shëmtuar e kalbëzimit të pushtetit, që rropatet kot ta fshehë paligjshmërinë e vet duke shkelur përherë e më keq ligjet dhe Kushtetutën e vendit?
”… Fryma popullore kundër këtij lloj pushteti, ajo frymë zgjimi e demonstruar aq qartë në zgjedhjet vendore të 8 majit, ka shkrirë më në fund ato maskat prej dylli demokratikas të pushtetarëve të tranzicionit tonë 20-vjeçar.
Pas zgjedhjeve të 8 majit, ato maskat prej dylli demokratikas të pushtetarëve tanë besnikë të diktaturës, kanë rënë për tokë e janë bërë njësh me llurbën e zullumeve pushtetare dhe populli tanimë ka parë fytyrën e tyre të vërtetë. As fytyrën e tyre të vërtetë dhe as zullumet e tyre të panumërta, nuk ua fsheh dot këtyre pushtetarëve të paskrupuj asnjë grabitje mandati popullor, me anën e ca gjykatave paraushtarake të partisë në pushtet.
Se tanimë ka perënduar koha e diktaturave dhe pushtetarët tanë çitakë nuk ua imponojnë dot më shqiptarëve diktaturën e antiligjit, në një epokë kur demokracia po shtrihet vrullshëm në mbarë botën.
Daut Gumeni
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Keto jan ato monstra qe kan ndjekur historin e shqiptareve nder shekuj.Pse mos kujton se Europa na ka dashur ndonjehere?Per ceshtjen shqiptare gjithmon Europa me falni per shprehjen ka lozur rolin e KURVES.A nuk ishte edhe kjo nje shfaqje kurverie e pozites dhe te ashtuquajtureve ambasadore ne ekranet televizive????????
Cimi Elezi- 108
Re: Kafkat politike shqiptare
politikanet shqiptare jane plera.. ata qe na kane udhehequr qe nga 1912 e deri tani kane qene e keqja e kombit me disa prejashtime te vogla sic ka qene i madhi fan noli ose ismail qemali .. nuk na e ka fajin europa por ne.. ( udheheqesit tane te dashur ..) nese shikojme historin shqiptare nder shekuj vetem njeher ne mesjet shqiptaret u bashkuan me te madhi skenderbe dhe kjo u be me force dhe dinakeri nga nje udheheqes qe nuk ka per ti ardhur ndonjeher shqiptareve.. MUNDEM USHTRIN ME MODERNE DHE ME TE FUQISHME TE KOHES.. nje popull qe gjene me te shtrenjt qe ka eshte besen dhe nderin..
cfar po ndoth me ne?????????
nga 1990 e deri tani kemi pasur shpres tek politikanet tane por na kane zhgenjyer sepse shesin gjene me te shtrenjt qe kemi si komb ...................
NDERIN
cfar po ndoth me ne?????????
nga 1990 e deri tani kemi pasur shpres tek politikanet tane por na kane zhgenjyer sepse shesin gjene me te shtrenjt qe kemi si komb ...................
NDERIN
bledi1- 3
Re: Kafkat politike shqiptare
Berisha-Pollo,binomi i kollones se peste te shqiptareve
Kryeministri i vendit Sali Berisha,sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi se regjistrimi i popullsisë përbën një akt të rëndësishëm për të njohur të vërteta thelbësore të individit.
“Sot është regjistrimi i popullatës dhe pasurive të qytetarëve shqiptarëve përbën një akt madhor, por të rëndësishëm për të njohur të vertëta më thelbësore të individit, shoqërisë, kombit dhe vendit në momentin kohor në të cilin realizohet”, - theksoi Berisha.
Me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka reaguar ndaj kundërshtuesve të këtij ligji, duke i etiketuar ateistë, që kanë frikë nga zoti dhe njerëz pa flamur dhe identitet.
“Vetëm flamur nuk kanë ata. Të njëjtën gjë bënë një pjesë e tyre për kartat e identitetit dhe tani na thonë se nëse shqiptarët do kenë mundësi të shprehen për besimin dhe etninë do shpërbëhet qenia jonë, janë të shpërbërë ata, nuk kanë përmbajtje asgjë me identitetin e kësaj shoqërie” - tha Berisha.
Kryeministri Berisha, sqaroi se zgjedhjet lokale të 8 majit ishin shkaku se pse regjistrimi i popullsisë u shty për në vjeshtë, pasi në këtë proces sic tha si do të ketë një rol kryesor edhe pushteti lokal.
“Shaku pse u shty sensusi ka qënë fushata zgjedhore lokale, sepse qeveritë vendore kanë përgjegjësinë e tyre në këtë akt madhor që Shqipëria do dëshmohet si një vend që ecën, si vend i zhvilluar me të ardhura të mesme të larta”,- nënvizoi Berisha.
Duke i’u përgjigjur atyre që e kundërshtojnë këtë proces, kreu i qeverisë tha se qytetarët shqiptar do të kenë mundësinë të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe fetare me vullnet të lirë dhe nëse e mendojnë se nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë, janë të lirë të mos i shënojnë këto të dhëna.
“Shqiptarët do regjistrohen si qytetarë të lirë, të tregojnë pronat, pasuritë, besimin dhe përkatësinë pa asnjë detyrim dhe me vullnet të lirë. Ai që i konsideron si cëshjte private është i lirë të mos shënojë asnjë cështje. Unë do t’i shënoj për vetë se jam kreanar për identitetin tim”,- deklaroi kreu i ekzekutivit.
Berisha theksoi se asnjë qytetar nuk do të ndihet i cënuar nga deklarimi i përkatësisë etnike dhe fetare, pasi sic sqaroi kreu i ekzekutivit, ato do të përdoren vetëm si një e dhënë e caktuar e periudhës në të cilën bëhet ky regjistrim, ndërkohë që qeveria do ti përdorë këto të dhëna vetëm për strategji të ndryshme zhvillimi.
“Regjistrimi është një e dhënë e caktuar e vjeshtës së vitit 2011, i cili pasqyron një tregues demokrafik të vjeshtës së vitit 20011, nuk pasqyrohet as në gjendje civile, por përdoret nga qeveria në politikat e zhvillimit, për shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, e cila bazohet në disa tregues njëri prej të cilëve është popullata. E përdor për strategji zhvillimi, për një seri qëllimesh të politikbërjes, por nuk ka asnjë lidhje me gjendjen civile.”,- theksoi kryeministri.
(e.m/BalkanWeb)
Gjithe keto kohera qe debatohej pro a kunder rregjistrimit etnik e fetar,zoti Berisha asnjeher nuk ishte prononcuar per kete fakt,sot ai del hapur ne mbrojtje te tij,.Kjo mbrojtje qe i ben ligjit per regjistrimin e nxjerr ate si ideator dhe bashkeautor me Pollon per te realizuar deshiren e qarqeve reaksionare greke.Ju lumte o kafka te politikes dhe shtetit shqiptare,se cdo gjeme mund te beni, per asnjeher per shqiptaret nuk punuat.
Estilen- 713
Kafkat politike shqiptare
Ndërsa ne po shkatërrojmë Piramidën, gjermanët, pas 20 vitesh po nisin të rindërtojnë Murin e Berlinit, kosto që ka vajtur deri tani 27 milionë euro. Jo vetëm për motive turistike, por, “simbolet” e së shkuarës duhet të mbahen të paprekura, para syve, që të mos përsëritet!
Asnjë mur si ai i Berlinit nuk ka arritur të mishërojë në mënyrë kaq unike konceptin e izolimit dhe ndarjes në gjithë historinë e kohës tonë. Këtë nëntor mbushen plot 22 vjet nga rënia e tij, e megjithatë, a ka mjaftuar kaq kohë për të mbyllur plagët, në mos, për t’i shëruar disi ato?!
Nga Berlini Neraida Sula
Rruga më e famshme në Berlinit lidhur me murin, quhet Bernauer Straße, në Berlin Mitte, një pjesë që mban veshur gjithë historinë e 28 viteve izolim nga perëndimi. Duke ecur përgjatë saj kupton se koha këtu nuk ka ngecur, por ka ecur me hapa tmerrësisht të ngadaltë. Nëse doni të shikoni si ka qenë Berlini gjatë ndarjes, shkoni në Bernauer Strasse. Nuk është habi që mes banorëve të vjetër të të kapë syri dhjetra grupe turistësh të impresionuar nga fryma tipike lindore e kësaj lagjeje me rrugë të asfaltuara pas luftës, me trotuarë dekoruar me pllaka tipike të realizmit socialist e pallate banimi 5 katëshe. Diku afër ka dhe një treg me gjëra të përdorura. Gjthçka të tregon se je në lindje. Kur Berlini u nda në dy pjesë, Bernauer Strasse do të kthehej në skenën e arratisjeve më të dhimbshme të gjithë historisë së Murit. Shumë prej dritareve të banesave që ishin rrethuar nga muri, binin në anën tjetër të rrugës, në zonën që i përkiste perëndimit, ndaj hedhja nga dritarja për t’i shpëtuar lindjes e për t’u futur në perëndim, u bë zgjedhja e shumë banorëve të kësaj rruge. Shumë prej tyre e paguan me jetë këtë arrati. Kuptohet që shumë shpejt dritaret u murosën dhe më pas këto ndërtesa u shembën. Megjithatë kaq mjaftoi që kjo rrugë të humbiste anonimatin mes toponimeve të shumta berlineze.
Gjatë shëtitjes në Bernauer Strasse e ke të pamundur të mos mendosh se teksa në Tiranë po duan të zhdukin nga kujtimet tona Piramidën, gjermanët po rindërtojnë plagën e tyre më të madhe pas kampeve të përqëndrimit, Murin e Berlinit. Dhe kjo po ndodh pikërisht në këtë rrugë, ku që prej tetorit të kaluar u mor vendimi për ringritjen e murit. Ideja fillestare ishte të rindërtonin një pjesë shumë të vogël të murit në versionin e tij të parë, vendim që u kontestua ashpër nga opozita dhe opinoni publik. Tani që prej dhjetorit, qindra shufra alumini vazhdojnë të ngrihen pikërisht aty ku më parë rëndonin blloqe betoni të murit origjinal. Vargu i cili tani ka arritur gjatësinë e 1.2 km, i ka kushtuar qeverisë gjermane afro 27 milionë euro.
Megjithse gjithçka është gati për përurimin e tij më datë 13 gusht, shumë prej banorëve të qytetit rrudhin ende buzët për këtë shpenzim stratosferik. Një zonjë e moshë e cila sheh mendueshëm pjesën e rikonstruktuar thotë: “Nuk e kuptoj pse duhet ta rindërtojnë, vetëm ata që e kanë jetuar vetë mund ta kuptojnë rëndësinë e tij. Unë personalisht nuk dua ta shoh më, qoftë edhe kështu artistikisht me shufra hekuri”. Ndërsa një turiste e pytur për arsyen e vizitës shprehet: “Kam ardhur këtu t’i tregoj fëmijëve të mi historinë që ka jetuar populli im, meqënëse jam me origjinë gjermane. Sot këta thjesht habiten, por kur të rriten do ta vlerësojnë vizitën e murit”.
E megjithatë kjo pjesë e murit numëron afro 500 mijë vizitorë në vit, kjo ngase këtu ruhen ende me shumë kujdes 212 metra nga muri origjnal.
Por çfarë i shtyn këta qindra mijëra vizitorë që të shohin e të fotografojnë vetë objekte që i përkasin një të shkuare të dhimbshme. Kësaj pyetjeje i përgjigjet dr. Julia Obertreis, profesoreshë e Departamentit të Historisë në Universitetin e Freiburgut në Gjermani. – “Mendoj se kemi vërtetë shumë kujtime nga Muri i Berlinit, kujtime që siç e shihni ruhen ende gjallë. Tashmë edhe historia ka rënë pre e komercializimit, megjithatë këtu nuk ka asgjë të keqe. Ajo çka i shtyn njerëzit të shohin apo të prekin nga afër këto objekte është nevoja për t’u përballur personalisht me të kaluarën. Vetëm kështu ne e përtypim të kaluarën tonë dhe e zhveshim disi atë nga rëndesa dhe serioziteti që mund të ketë pasur.“
Muri ka rënë prej 22 vjetësh, por në një farë mënyre vazhdon të jetë ende aty. Arsyeja që i mban ende ngritur këto pjesë dhe që e shtyu qeverinë ta rindërtonte atë, është mëse e qartë… gjermanët nuk duan dhe nuk munden kurrsesi të harrojnë!
Asnjë mur si ai i Berlinit nuk ka arritur të mishëroje në mënyrë kaq unike konceptin e izolimit dhe ndarjes në gjithë historinë e kohës tonë. Këtë nëntor mbushen plot 22 vjet nga rënia e tij, e megjithatë, a ka mjaftuar kaq kohë për të mbyllur plagët, në mos, për t’i shëruar disi ato?!
50 vjet Berlinermauer
… Pasditen e 12 gushtit të 1961, në orën 16.00, Walter Ulbricht, udhëheqësi i Gjermanisë Lindore urdhëron mbylljen e kufirit. Të dielën në mesnatë ushtria, policia dhe forcat luftarake i japin udhë të ashtuquajturit “plan-izolimi” të qytetit. Ishte nata kur ata do të nisnin ndërtimin e një muri i cili do të ndante Berlinin në dy pjesë për më shumë se 28 vjet.
Rrugët, hekurudhat, linjat e tramvajit dhe stacionet e metrosë pushuan së punuari. Madje me këtë rast nuk u kursyen as varrezat…
Deri mbrëmjen e 9 nëntorit të 1989, banorët e lindjes do të harronin sesi dukej pjesa tjetër e të njëjtit qytet… e qytetit të tyre, Berlinit.
Berlini i ndarë, para murit
Me përfundimin e Luftës së II-të Botërore, Berlini e pa veten të ndarë në katër zona nga fuqitë aleate. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca zotëruan pjesën perëndimore të qytetit ndërsa Bashkimi Sovjetik mori pjesën lindore të tij, në të cilën do të themelonte Republikën Demokratike Gjermane, një emërtim tejet ironk për një regjim totalitar komunist.
Ndryshimi mes dy republikave gjermane ishte i dukshëm si drita e diellit. 2 doktrina brenda të njëjtit qytet, njëra anë si qendra e kapitalizmit e tjetra si shembull ideal i socializmit. Kufiri zyrtar me dy Gjermanive u vu në 1952, e megjithatë kjo nuk i ndaloi qindra qytetarë të lindjes ta kalonin çdo ditë këtë kufi, të zhgënjyer e të pashpresë nga standardi i jetës, mungesa e lirisë dhe shtypja e regjimit. Emigrimi masiv që ndodhi deri në 1961 bëri që Gjermania Lindore të humbiste më shumë se 2.5 milionë prej qytetarëve të saj. Mes tyre shumë personalitete, artistë e shkrimtarë të cilët në dëshëpërim braktisnin vendin e tyre nga pamundësia për të bërë kompromis me sistemin.
Gjetur ngushtë në këto rrethana, me qytetitn që boshatisej dita-ditës, Bashkimi Sovjetik vendosi që jeta e qytetarve të RDGJ-së të ndryshonte brenda një nate.
Duke u gdhirë 13 gushti i 1961-it, kamionë plot me ushtarë dhe punëtorë ndërtimi do të pushtonin Berlinin Lindor. Teksa i gjithë qyteti flinte, ekipet e punës nisën bllokimin e të gjitha rrugëve që të lidhnin me Berlinin Perëndimor. Do të hapeshin menjëherë gropa ku do të pozicionoheshin blloqe betoni dhe kulla të larta vrojtimi. Një mur teli me gjemba do të ishte kufiri provizor i të ashtuqujturit “Muri i turpit” apo “Perdja e hekurt”që do të ndante Lindjen nga Perëndimi gjatë Luftës së Ftohtë.
Mëngjesin e ditës tjetër, berlinezët do të zgjoheshin në një qytet të izoluar. Linjat e telefonit ishin këputur. Kufiri virtual tani ishte ngurtësuar. Ata i përkisnin Lindjes, Perëndimi për ta ishte i ndaluar.
Ata nuk do të mund ta kalonin më kufirin për të parë opera, teatër apo ndonjë ndeshje futbolli në Perëndim. Por ajo çka rëndoi më shumë ishte fakti se 600 mijë punonjës hoqën dorë nga puna e tyre në pjesën tjetër të qytetit. Familje, miq e të afërt nuk do të mund ta takonin më njëri-tjetrin. Kushdo që natën e 13 gushtit fjeti në atë anë të Berlinit, do të ngecte aty për më shumë se 2 dekada.
Muri i madh i Berlinit
Muri i Berlinit në përfundim të tij do të shtrihej në një gjatësi prej më shumë se 160 km. Ai kalonte përmes qendrës, duke mbështjellë pjesën perëndimore e duke veçuar totalisht atë lindore. Megjithatë, përgjatë historisë së tij 28 vjeçare, Muri i Berlinit pësoi ndryshime të mëdha. Në fillmi nisi si një mur ndërtuar nga shtylla betoni dhe një rrjetë teli me gjemba. Kjo zgjati vetëm për pak ditë pasi menjëherë do të shfaqeshin blloqe të rënda betoni të cilat veç kufirit, tashmë izolonin edhe pamjen.
Dy variantet e para të murit (teli me gjemba dhe blloqet e betonit) do të zëvendësoheshin nga një i tretë në 1965. Ky version përbëhej nga mure të larta betoni përforcuar me shufra të trasha hekuri.
Verisoni i katërt dhe ai final i Murit të Berlinit u ndërtua mes 1975-ës dhe 1980-ës. Ishte padyshim shumë i sofistikuar dhe i sigurtë. Pllaka e betonit tani ishin 3.6 m të larta dhe 1.2 m të gjera. Veç kësaj edhe i gjithë sistemi i sigurisë u perfeksionua. U ndërtuan mure brenda murit ekzistues, veç rojeve të zakonshme muri patrullohej nga ushtarë me qen kufiri. Terreni rrotull tij u shtrua me rërë që të dalloheshin gjurmët e këmbëve kur kishte lëvizje, muri u vesh me tela tensioni të lartë, u rrit numri i kullave të vrojtimit, sikurse u ndërtuan dhe dhjetra bunkerë. Së fundmi territori rreth kufirit u kthye në një fushë të minuar.
Checkpoint Charlie
Pas gjithë këtyre përforcimeve e masave parandaluese ishte totalisht e pamundur kapërcimi i murit. Megjithatë ndërtimi i pikave zyrtare të kalimit, ishte i pashmangshëm. Këto pika kalimi kufitar të quajtura “Checkpoints” ishin e vetmja rrugë lidhëse e komunikimi mes dy anëve të qytetit. Vizitat zyrtare apo ato turistike do të kalonin nëpër këto pika kontrolli me një leje të posaçme.
Mes 8 pikave kufitare, më e famshmja ishte “Checkpoint Charlie” vendosur në kufirin që ndante lindjen dhe perëndimin në rrugën Friedrichstrasse. Checkpoint Charlie u bë pikëkalimi kryesor i forcave aleate, diplomatëve apo vizitorëve të huaj që shkonin në pjesën tjetër të qytetit. Pas shembjes së murit, Checkpoint Charlie u kthye në simbolin e Luftës së Ftohtë e njëkohësisht edhe në një prej atraksioneve më të medha turistike të Berlinit. Sot në këtë zonë gjendet “Museum Haus am Checkpoint Charlie”, Muzeu i Murit, ku pika e mërparshme kufitare është rindërtuar gati në verisonin e saj origjinal.
SHIFRA Viktima të Murit
100,000 qytetarë të RDGJ u përpoqën të kalonin kufirin mes 1961 dhe 1988.
600 prej tyre u vranë nga rojet kufitare apo vdiqën gjatë përpjekjeve për t’u arratisur. Shumë u mbytën, pësuan aksidente fatale apo u vetëvranë pasi nuk arritën ta kalonin murin.
136 prej viktimave janë qëlluar në mur.
18 vjeçari Peter Fechter u qëllua brenda gardhit të murit në 17 gushtin e vitit 1962 dhe u la aty për mëse një orë, në pamundësi për t’u ndihmuar nga njeri, pasi ish goditur në tokën e askujt. Vetëm pasi i riu dha shpirt nën sytë e të gjithëve, forcat sovjetike vendosën të tërhiqnin trupin e pajetë.
1065 kryqe gjenden sotpranë pikës kufitare Checkpoint Charlie, të cilët përfaqësojnë viktimat e rëna gjatë periudhës se Murit. Mes tyre lexohet edhe emri i Peter Fechter.
Muri në numra
Gjatësia e kufirit me Berlinin Perëndimor 155 km
Kufiri brenda qytetit 43 km
Kufiri mes Berlinin Perëndimor dhe RDGJ (unaza e jashtme) 112 km
Pika kufitare 8
Kulla vrojtimi 302
Bunkerë 20
Patrulla me qen kufiri 259
Fortesa kundër automjeteve 105,5 km
Kabllo tensioni të lartë dhe sinjalizues 127,5 km
''Shekulli''[img] [/img]

Edituar për herë të fundit nga Ufo në 13.08.11 10:21, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : .)
Ufo- 135
Re: Kafkat politike shqiptare
Dritehijet e politikes shqiptare nder vite..
“Prodhon më shumë histori dhe konsumon fare pak”- Kështu shprehej kryeministri legjendar britanik Uinston Churchill për gadishullin e Ballkanit. Profecia e tij ende përmbushet çdo ditë në këtë pjesë toke ku jetojmë dhe ne shqiptarët. Edhe pas ndryshimeve të hartës gjeopolitike të rajonit me luftrat e famshme në ish Jugosllavi, kjo tokë nuk mund të rrijë dot e heshtur, por njerzit e saj si krater i një vullkani që (s’)fle shpërthejnë dhe nuk përmbahen.
Rekordin si zakonisht e mban Shqipëria, e cila veçanërisht 21 vitet e fundit ka shkruar më shumë histori se të 12 vendet ballkanike të marra së bashku.Disa fakte krejtesisht te ''hidhura''per nje komb qe su be komb ndonjehere
Konvertimi masiv në myslimanizëm
Mjaft historianë të vjetër e të rinj,këtej dhe andej anëve të kufirit tonë të përbashkët, e justifikojnë konvertimin e shqiptarëve me një lloj pragmatizmi që “karakterizon racën tonë”. Ndryshe nga fqinjët apo vende të tjera të Ballkanit, vetëm sllavët e Bosnjëes dhe shqiptarët bënë një konvertim gradual masiv nga kristianizmi (katolikë dhe ortodoksë) në muslimanizëm (sunitë a bektashinj).
Aspak tradicionalë,nacionalistë dhe largpamës paraardhësit tanë kapitulluan pa kushte veçanërisht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe deri në fillim të shekullit XIX kur perandoria Osmane po jepte shpirt asnjëherë nuk tentuan një rikthim gradual në kristianizëm pavarësisht se po shihej qartë triumfi i oksidentit dhe qytetërimit të tij.
Ndjeshmëria jonë fetare dihet botërisht që ka si mbulesë një lëkurë me qeliza të vdekura të cilën politika apo massmedia e vlerësojnë si tolerancë të mrekullueshme.
Të jesh një komb me përqindje të lartë popullsie muslimane nuk është turp as mëkat por ec e mbushu mendjen burokratëve të Brukselit që i kanë dhënë detyrë shtëpie Berishës regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare e ashtu si KQZ-ja e famshme të përmbysë e balancojë rezultatet që do të dalin pas atij censusi për ta nxjerrë Shqipërinë jo më një vend me 75% të popullsisë muslimane.
Shpallja e nxituar e pavarësisë
Si zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane vlonjati Ismail Beu,po shikonte degradimin gradual final të Stambollit dhe me nuhatjen e një diplomati oriental plak u nis për të ndihmuar në shkëputjen e trojeve shqiptare nga varësia osmane.
Bashkë me atdhedashurinë e ndryshkur kishte në mendjen e tij edhe të vazhduarit e karierës por kësaj here si kryetar shteti e jo më si një zyrtar i rëndomtë i perandorisë gjigande. Përpjekjet e Ismail Qemalit natyrisht ishin kolosale por padurimi i tij bëri që indipendenca e shpallur në Vlorë të pavarësonte një Shqipëri të tkurrur.
Katër vilajetet shqiptare të kohës: Janina,Shkodra,Manastiri dhe Shkupi nuk mundën ti bashkoheshin totalisht shtetit të ri të pavarur. Dëshira,nxitimi dhe loja e dyfishtë me francezët që bënte plaku Ismail prodhuan një Shqipëri të sakatuar e cila ende edhe sot ka mbetur e hapërdarë si në vjeshtën e parë të 1912-ës.
Emigrimet e iluministëve
“Shqipëri të kam dhjerë,s’më kuptove asnjëherë”!- Kështu thonë gojëdhënat se i këndoi Faik Bej Konica Shqipërisë ditën e largimit për në Amerikë. Iku dhe nuk u kthye kurrë përveçse më 1995 kur e sollën me një arkivol të vogël dhe e varrosën nga kodrat e liqenit në krah të vëllezërve Frashëri.
Edhe këta si korifenj të Rilindjes kombëtare shkruanin e botonin larg Shqipërisë. Një tjetër personalitet i mendimit kombëtar Fan S.Noli braktisi vendin dhe nuk u kthye më.
Branko Merxhani iluminist i publicistikës dhe avangardës shqiptare pas përpjekjeve dhe sakrificave në evropianizimin e Shqiperisë së viteve ’30 u largua përfundimisht nga vendi ynë e nuk u bë më as i gjallë e as i vdekur. Edhe pas luftës së II Botërore pati një eksod të inteligjencës shqiptare e cila pas lodhjeve të kota vendosi që ti largohet këtij vendi si në kohë kolere.
Lëvizja haxhiqamiliste
Sapo pavarësia e sakatuar dhe e brishtë e Shqipërisë kishte filluar të jepte frytet e veta,sapo fuqitë e mëdha dukej se po ujdisnin lindjen e shtëtit të ri, atëherë kur mendohej se do të kapej koha e humbur ia plasi. Dum Babën! çirreshin nëpër kënetat plot malarje të Shqipërisë së mesme.
Një ushtri e tërë kopukësh lafshëprerë me në krye monstrën injorante Haxhi Qamili çkurdisën orën e re të Shqipërisë. Lanë pezull kohën që vendi të mos ecte drejt progresit modest por kërkonin të ishim ende vasalë të Stambollit. Kërkonin të ktheheshim edhe njëherë nga kishim dalë pas 500 vjetësh.
Lavdi zotit lëvizja haxhiqamiliste zgjati vetëm në vitet 1914-1915 se përndryshe ky stanjacion do të na kishte marrë më qafë si vend e si popull. Më pëlqen tua citoj çfarë Kadare shkruan për haxhiqamilët e kohëve moderne : “Siç shihet, Haxhi Qamilët e sotëm janë të palodhur. Ndryshe nga banditi i dikurshëm analfabet, këta të sotmit, që dinë shkrim e këndim, janë edhe më të rrezikshëm.”
Instalimi i regjimit komunist
Tallona për të tërë,bukë për të tërë,burg për të tërë…Besuam ne të gjorët shqipëtarë se bashkë me luftën partizane dhe çlirimin e vendit Partia Komuniste që e kishim dhuratë nga jugosllavët do e kthente këtë vend në një Eden të paqtë ku të gjithë do të punonim e jetonim normalisht.
Pavarësisht se lideri Hoxha kishte jetuar vite të tëra në Francë e Belgjikë nuk mundi të zbuste paksa stalinizmin e instaluar me kujdes dhe dhunë në Shqipëri. Gjakatar,anti human,brutal,grotesk regjimi komunist i Tiranës deformoi jo vetëm doktrinat majtiste por edhe një racë dhe komb të tërë. Pasojat ende i vuajmë edhe sot,ne bijtë e atij revolucioni makabër.
Dyndjet pa kriter të popullsisë së veriut,ndërtimet masive pa leje dhe shkatërrimi i bregdetit (ende edhe sot)
Gjatë mbretërimit të Zogut kur monarkia kishte vërtetë rregulla dhe ligje strikte patëm dyndjen e dibranëve drejt Tiranës por duke respektuar çdo lëvizje demografike të kontrolluar u bë sistemimi urban i tyre në mënyrë koherente dhe ligjore.
Krahasojeni zhvendosjen e dibranëve të viteve 1912-1935 me dyndjen e malësorëve 1993-2009, njëkohësisht hiqni një paralele me ndërtimet në bregdetin që nga Velipoja deri në Ksamil 1997-2011. A nuk duket Shqipëria si getot periferike në Lagos të Nigerisë dhe Rio de Janeiro të Brazilit ???
Skemat piramidale dhe praglufta civile e 1997-ës
Më jep 100 dollarë të të jap 150 dollarë. Je pensionist? Më jep 100 dollarë të të jap 180 dollarë. -Paske interes të ulët ti Vehbi,po iki nga Sudja. Hajdeni më mirë nga Populli ose nga Xhaferri…
Na ka marrë malli për gallatat me fajde,me miliona,me bollëkun,me kallashët,me plaçkitjet,me maskat,me kaosin…E mbani mend çfarë marrëzie kolektive kaploi këtë vend e këtë popull?
Por më e çuditshmja vazhdon, të njëjtët njerëz që e gatuan qeverisin ende edhe sot por ndryshe nga 1997-a tani na vjedhin e grabisin më me edukatë me faturat e energjisë,ujit,telefonit,internetit. Na e kanë marrë lirinë e nuk na i japin as përqindje…
Ndryshimet e shpeshta dhe sharlatanizmi i Kushtetutës
Deri më 1998 nuk kishim kushtetutë fare. Atë komunisten e nxorrëm jashtëligjit. Partia Socialiste e ardhur në pushtet më 1997 na premtoi që do të na bënte me kushtetutë dhe e mbajti fjalën.
Aktori Arben Imami dhe politikani me gjimnaz ish partizani Sabri Godo pa pikë lidhje me konstitucionalizmin dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve na prodhuan këtë kushtetutë që kemi sot e cila sa herë nuk u pëlqen Berishës dhe Ramës pëson ndryshime.
Nga inati Ilir Meta rri pa ngrënë dhe si hakmarrje koalicionon qeveritë për të përfituar nga pushteti. Priten ndryshime të tjera në kushtetutë sepse nuk dënojmë dot Arben Ristanin për vjedhje. Mirësevini në Sudan,Burundi,Mali,Kongo dhe Shqipëri natyrisht.
Vjedhja publike e votave dhe degjenerimi i sitemit të drejtësisë
E pamë bardhë e zi dhe me ngjyra, e ndoqëm me zë dhe figurë. Nga Konispoli në Ëashington,nga Dukagjini në Bruksel,nga Dropulli në Beograd,nga Bajram Curri në Athinë, nga Kisha e Laçit në Mekë,nga ura e Tabakëve në Vatikan kudo ku kap valë televizori,radioja,celulari dhe interneti u pa nën dritën e diellit rrumpalla më e madhe hsitorike post elektorale.
Pas zgjedhjeve me kokrra misri qe bëri Enver Hoxha më 1945 këto të sivjetshmet treguan edhe njëherë se deri ku kemi progresuar si hajdutë duke ia ngritur siparin show-t të radhës, degjenerimit të sistemit të drejtësisë.
Sikur të çelësh sot një muzeum për sharlatanizmin e zgjedhjeve dhe kalbjen e sistemit të drejtësisë as krushku i Berishës historiani Luan Malltezi nuk mund të përballonte dot rolin e ciceronit prej ngarkesës së madhe të vizitorëve të huaj dhe shqiptarë që mund të ketë ky lloj muzeumi.
D.V
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Imami i Elbasanit: Ligji regjistrimit interesa jo kombetare
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Ra kjo mortje dhe i pamë
1./Luani (Hoxha) me frikën e lepurit
Nuk dua ta di fare nëse ka apo jo nen të veçantë në Kodin Penal të Republikës që më dënon nëse mallkoj një ose më shumë individë. Aq më tepër kur këtë mallkim do t’ua lëshoj atyre të gjashtëve, atyre zyrtarëve xxxëpambukë për të cilët paguan taksa i madh e i vogël, atyre që në vend të bëjnë detyrën kushtetuese ndaj publikut shkojnë e qurraviten si fëmijë të bezdisur kopshtesh dhe ankohen se jeta e tyre qenka në rrezik.
Unë sot do të konvertohem në plak hebre, thjesht për disa minuta do të kopjoj magjistarët e frikshëm Kabalah dhe do të marr guximin të mallkoj për herë të parë në jetën time. Dua t’ua nxij turpshëm fytyrat njerëzve që u pëlqen pushteti dhe profitet e tij por mungesën e përgjegjësisë e justifikojnë me terrorin e mafias qeverisëse.
Besoj e kuptuat për kë po shkruaj sot, e nuhatët kë po anatemoj dhe mbushur plot me revoltë u ftoj që së bashku me mua të tallim mallkueshëm pushtetarët tanë të cilët kabllogramet e Wickileaks-it i zhveshën nudo para syve tanë dhe e morëm vesh që shumë prej tyre janë spiunë të shokëve, frikacakë dhjaksa, hajdutë orientalë, kurva në karakter dhe njerëzit më të poshtër të këtij vendi.
Unë personalisht nuk e besoj se frika dhe terrori që u janë kanosur eminentëve të pushtetit në këtë vend i kanë penguar këta të gjorë në ushtrimin e detyrës. Besoj se edhe Withers si ish diplomat i rafinuar dhe dhelpërak thjesht sa i ka mikluar këta sharlatanë me kollare dhe grada.
Ka bërë sikur i ka besuar dhe thjesht ka raportuar ironikisht drejt Washingtonit për t’i treguar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në këtë planet me emrin Tokë ekziston një Republikë Spurdhjakësh që veçse i futin pas shpine thikën njeri-tjetrit!
Si mund të ndjehet i frikësuar dhe i kërcënuar Komandanti i Forcave të Armatosura të një Republike në mes të Evropës, një President që ruhet nga Garda Republikane 24 orë në ditë, zyrtari dhe qytetari Numër 1 i Shqipërisë i cili fantazon se do e sulmojnë me gurë militantët e Sali Berishës?
Gabohet Bamir Topi se demokratët e vërtetë nuk njohin gurë dhe pllaka trotuaresh, demokratët rrëmbejnë tanke, mitraloza dhe bëjnë grushte shteti. Militantët qëllojnë mbi njerëz me armët e gardës. Bamiri i njeh taktikat e tyre më mirë se Withers por nëse do të ndjehej shtetar i vërtetë do ti kish thirrur edhe pesë të kërcënuarit e tjerë e së bashku me ta “Live” si Fatos Nano në KPD-në e famshme mes kamerash e mikrofonash të na flisnin hapur rreth këtyre kërcënimeve.
Aty nga zyra e tij të na shfaqej në krah të Ina Ramës, Bahri Shaqirit, Hysni Burgajt, Kreshnik Spahiut,Luan Hoxhës dhe së bashku të shfrytëzonin kompetencat dhe imunitetin që u jep ligji, të bëheshin grusht dhe t’ju gjuanin me grusht kërcënimeve të Berishës a të djalit të tij.
Unë nuk u besoj këtyre historive por si qaramanë aspak produktivë në postet e tyre këta zyrtarë kujtojnë se shpërndajnë përgjegjësinë duke e deleguar diku tjetër. Ndjehen të frikësuar njerëzit që drejtojnë ushtrinë me armët e saj, njerëzit që kontrollojnë organin e akuzës dhe policinë.
Ndjehet i frikësuar nënkryetari i KLD-së dhe shefi i Aleancës Kuqezi. Kreshniku që do të bashkojë Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Çamëri paska frikë. Nuk ka frikë as nga serbët,as nga grekët por ka frikë nga një shqiptar i vetëm me pak pushtet.
Kur paskan frikë këta të gjashtë me bodyguard-ë,makina,shoferë e gardistë pas xxx po unë që edhe këtë muaj nuk bleva dot abone autobuzi çfarë duhet të bëj? Shumë thjesht për tu kuptuar, me justifikimin e frikës kamuflojnë bizneset e tyre dhe paralelisht i zgjasin jetën qeverisë së koalicionit Tropojë-Skrapar-Çamëri-Dropull!
2./ Van Dammi me karate, Bruce Lee me kung fu, Florenc Hoxha me dhunën blu
Duhet të ketë bërë ndonjë pakt të fshehtë Ramiz Alia me Sali Berishën në marsin e largët të 1992. Kur ndërruan qetësisht pushtetet ky i fundit do t’i ketë premtuar Alisë se kultura e dhunës bolshevike do të vazhdonte edhe pas zëvendësimit të Hekuran Isait. Malësori doktor e mbajti fjalën me suksesorët dhe aksesorët e regjimeve të tij.
E nisi me shikun dhe shiksat leshpalarë të Gazidedes dhe po e vazhdon edhe sot dhunën në moshën e internetit me Florencin pa lesh në kokë të policisë Lul Bash(a)kiake.
E patë atë farë lloj burri që dhunon gra në detyrë mes kolegëve? Më rezulton se kjo specie me kokë në formë çiftelie, paska qenë shef i Rajonit 3 të Policisë në Tiranë.
Mes zyrash administrate dhe i filmuar zotëria dhunonte pa pikë turpi, imagjinoni çfarë mund të ketë bërë me qytetarët e thjeshtë nëpër qelitë e ndyra pa dritë të rajonit? Unë e njoh këtë racë të ndyrë policash si ky burracaku i bashkisë.
I njoh sepse kam goxha eksperienca me ta dhe janë egërsira përsa kohë kanë pushtetin dhe gradat mbi supe por kur i largojnë me ceremoni nga puna këta tipa fshihen si lepuj dhe i sheh të dalin vetëm te kafja poshtë shtëpisë. Nuk çuditem me sjelljen e këtij Florenci që u bë polic sepse e kanë tallur dhe dhunuar shokët e lagjes qysh në fëmijëri.
Kërkon të mbushë me hakmarrje defiçensat e krijuara nga personaliteti i deformuar që ka dhe si shpagim dhunon gra, dhunon gra se fuqia e tij nuk mund të përballet me potencën e një mashkulli. Dhunon gra se edhe eprorin që drejton bashkinë e ka porsi grua pemë(krah)thyme.
Ky Florenci nuk më çudit, por tu them të drejtën ditën e incidentit mbeta i zhgënjyer kur i pashë vetëm pa përkrahje gratë e bashkisë. Mendova se pasi është informuar Jozefina Topalli do të kishte marrë në telefon Arta Daden, Majlinda Bregun, Rajmonda Bulkun, Valentina Leskajn, Albana Vokshin, Olta Xhaçkën dhe do të ishin gjendur atje.
Elsa Ballauri e Diana Çuli bashkë me aktivistet e tjera të të drejtave të njeriut do kishin njoftuar edhe gratë e tjera te Avokati i Popullit dhe do të lëshoheshin me vrap për solidarizim. Edhe Sonila Meço me Rudina Xhungën, Ilva Taren, Arbana Osmanin mendoja se do i shikoja mes protestueseve.
Kujtoja kur para 3 vjetësh doli Withers në konferencë urgjente shtypi pse deputeti Tom Doshi dhunoi një gazetar (që nuk e kishte filmuar askush) dhe mendoja se të njëjtën gjë do të bënte zëvendës ambasadorja amerikane Deborah Jones, por u gabova…
Më falni por mua më duket se më ka rrjedhur truri fare. Thotë mirë Dr. Tritan Shehu që eliksiri i Detit Mesdhe më ka dalldisur këtë behar. Unë kërkoj qiqra në hell dhe harroj se Liljana Arapit i preu kokë, këmbë e krahë Gaqo Dumka dhe opinioni publik klithte frikshëm : Mirë ia bëri se ishte kurvë!!!
3./ Dy shënime të rëndësishme
-Të hënën më 12 shtator fillon shkolla edhe në qytezën e Bulqizës. Fëmijët naivë si engjëj barktharë do të ulen në banka me çantat bosh pa libra,pa rroba të reja,me fytyrat e djegura nga dielli. Në pushimin e madh nuk do të hanë ato çokollatat turke 10 lekëshe sepse baballarët e tyre minatorë kanë një muaj që protestojnë dhe nuk marrin rrogat.
Janë të rraskapitur edhe këta fëmijë si prindërit por ndjehen krenarë. Me rezistencën e tyre sollën në shinat e duhura sindikalizmin shqiptar dhe së bashku me Kol Nikollën e detyruan sipërmarrjen private shqiptare a të huaj të dijë si të respektojë punëmarrësit. Jemi në nëntokën e Shqipërisë,jo të Kongos.
-Më 1997 ish politikania italiane Irene Pivetti na mallkoi dhe shqiptarët i hodhën në det. 14 vjet më pas si skuthe shkoi te vendi i krimit dhe shtangu kur një grua vlonjate e brejtur nga vdekja e 4 njerëzve të dashur ia plasi fytyrës:
““Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona. Vetëm tri ditë para se të mbytej Katëri i Radës ti kërkove të mbyten shqiptarët dhe ne sot kërkojmë të paktën t’i përgjigjesh pyetjes ‘pse i urren kaq shumë shqiptarët?’. Ne i nderojmë miqtë, kemi miq italianë, por ty jo.
Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e të afërmve të mbytur”
Irena e Berluskonit dhjeu prej frikës duke provuar se shpagimet në këtë jetë janë të pashmangshme ndërsa deti në Vlorë dallgosi fuqishëm bregun atë ditë. Ishte shpirti i të mbyturve… u lehtësuan disi…
Nga Bledi Mane
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
[b]Tema"Kafkat e politikes shqiptare" per mendimin tim e perçudnon kete forum.Me vjen keq qe midis gjerave kaq te bukura,shkencore,interesante eshte futur "si pyke" dhe ky militantizem politik i cili perfaqeson kryesisht antiberishizmin. Ndihem i deshperuar qe u hasa me kete teme.
Dode Progni- 3
Re: Kafkat politike shqiptare
O Dod shko futu te tema e sales dhe salaserave te tjere,majtas e djathtas.
Cimi Elezi- 108
Re: Kafkat politike shqiptare
Dode Progni shkruajti:Tema"Kafkat e politikes shqiptare" per mendimin tim e perçudnon kete forum.Me vjen keq qe midis gjerave kaq te bukura,shkencore,interesante eshte futur "si pyke" dhe ky militantizem politik i cili perfaqeson kryesisht antiberishizmin. Ndihem i deshperuar qe u hasa me kete teme.
Si i ri qe qenke ne kete forum them qe do mesohesh edhe me te kunderta te shijeve tende,por si fillim te rekomandoi te mos merresh me tema te veshtira,ne se nuk ke ''zemer''...
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Pershendetje Estilen! Ju falenderoj per keshillen. Une shpreha keqardhjen qe ne kete forum ka dhe militante politike qe bejne punen e PARTISE. Dhe per ta kryer sa me mire ate mjaft sishe kan penetruar ne shumicen e forumev.Pra,ne nje fare menyre u zhgenjeva kur pash qe as ky forum nuk i paska shpetuar "virusit"te militantizmit politik.Ndersa lidhur me rekomandimin tend,desha te shtoj: Mos u shqeteso fare per mua,pasi per fatin e mire,edhe mua,si te gjithe shqiptareve me eshte forcuar "zemra",dhe ndihem krejt i lire te zgjedh per te lexuar ato qe me shijojne mua dhe jo ato qe kan deshire te tjeret. Per rrjedhoje edhe ndeshja apo mos ndeshja ime me tema "te veshtira" eshte ne doren time dhe jo ne doren tende.Mjafton nje "klik" per t'u ndare nga tema te tilla te "veshtira" qe munde te na "ligeshtojne zemren". Besoj se u kuptuam bashke dhe nuk eshte e nevojshme te zgjatem me teper. Ju uroj gjithe te mirat!
Dode Progni- 3
Re: Kafkat politike shqiptare
''Ne jemi te paret'',per te qene te fundit...
Të shëtitësh trotuareve të pista për të shijuar trokitjen e vjeshtës nëpër Shqiperi, është një mënyrë e mirë për të provokuar së brendshmi një frymëzim të ri, të zi, të përzier me mllef.
Të meditosh për ndërrimin e stinëve ndërsa shkel nëpër plehra, urinë qensh dhe gëlbaza pensionistësh, të synosh të çlirosh romantizëm ndërsa ndjen në fytyrë shijen alergjike të tymit të zi të makinave; të ecësh, të soditësh, të këqyrësh, të konstatosh peizazhin e shëmtuar të kryeqytetit me shpirtin e tkurrur prej zemërimit dhe ajrit të keq, të protestosh vetëm në heshtje ndaj këtij realiteti, pasi ke kuptuar se imazhi i Shqiperise është si një pikturë bodrumi e pashitur e Pikasos, të gjitha këto përbëjnë një arsye të për të ulërirë…së brendshmi sepse ky shtet, s’eshtë gjë tjetër veçse ajo gjë që zakonisht nënkupton shprehja vulgare e pesimizmit shqiptar: “Vari leshtë!”
Të nxitosh të kalosh kryqëzimet e rrugeve te qyteteve me mushkërinë e tharë dhe buzën e plasur prej ndotjes së ndotur këtej realitetit edhe andej,ketej edhe matanë, larg edhe afër, midis plehrave të gëzuara të qyteteve që digjen anembanë dhe sehirxhinjve viktima vërdallë (dashnorë nëpër stola që puthen mundimshëm, se rëra e ajrit ju kërcet nëpër dhëmbë, fëmijë të venitur prej teprisë së fosforit, dhe policë kryqëzimesh që helmosen dhe nxihen); të ndihesh viktimë e pafuqisë tënde për të ëndërruar ajër të pastër, që ashtu si dëshirat e mira, mungon në këtë shtet të përbindshëm, të pushtuar nga pisllëku, nga makthi dhe horrllëku, do të thotë të jesh dëshmitar i një absurdi të shëmtuar publik, përmbi të cilin, si një vegim kobzi, regëtin kobshëm dështimi i hershëm i Qeverisë.
Si vegimet në lindje, dështimi i qeveris zë fill nëpër rrugët me pluhur dhe plehra që kutërbojnë erë kërmë gjithandej. Shëndetit të Tiranës dhe gjithe Shqiperise i mungon siguria, njëlloj si oksigjeni qe ju mungon peshqve që janë duke ngordhur si mëkatarë në liqenin artificial te Tiranes.
Shumëkush e di se vështirë të gjendet një vend i paprekur prej terrorit ekologjik, ku të mund të mbushesh me frymë. Të lumtur janë duhanxhinjtë. Cinizmi i tyre është koherent. Nikotina e cigareve në kraharorët e tyre është pikë uji përpara blozës së muftë që prodhon ditë e natë ky qytet për të gjithë.
Pyje dhe pllaja te shkaterruara ngjajne me një peizazh ironie; sarkazma është fare pranë. Midis makinave helmuese me shtëllungat e tymit të zi, midis mjegullës së lënë pas, që do (po) qarkullojnë sërish në qendrat e qyteteve, (nën kujdesin e kryministrit), nënat shëtisin fëmijët e vegjël verdhacukë me karroca të pluhurosura.
Në cdo qender qyteti, pensionistët kanë fytyra të lodhura prej ngushëllimeve të kota që sjellin kujtimet. Atje vijnë vërdallë të papunët e shtuar, edhe këta me fytyra të lodhura nga terrori i ditës që vjen, në të cilën do jenë sërish të papunë. Të gjithë ngjajnë si personazhe të luftës së parë botërore, dëshmitarë të rrezikuar gjithnjë, të kotë, të asgjëje dhe të gjithçkaje.
Kjo është Shqiperia sot. E bukura! Shpresa! E para!
Në Shgqiperi, gjithkush është i dënuar të dëgjojë përnatë mashtrimet e pacipa të kryeministrit, dhe gënjeshtrat lavire të ministrave,ketyre shshunjave pa vrime anale. Në Shqiperi gjithkush është i mirëpritur të thithë ajrin e tejndotur, por edhe të pijë ujë të rrezikshëm.
Por njëlloj, jashtë çdo norme higjiene, jashtë çdo respekti për etikën civile, jashtë çdo perceptimi normal, nëpër ambiente të paimagjinueshme, ku mbretërojnë insektet dhe plehrat, tregtohen edhe produktet ushqimore jetike, qumështi, mishi dhe frutat me çmime të çmendura.
E rrokur me një të parë, ky është imazhi vizual i Shqiperise tone, në të cilin, “qytetari është i pari”, Ky është realiteti ynë që përfaqëson në njëfarë mënyre shkallën e civilizimit tonë. Kjo është hapësira e taksuar për të jetuar. Kjo është mbrojtja e premtuar e konsumatorit e “Saliu që tha shumë në fushatë, por tani nuk qesh por vetem flet”. Kjo është siguria e premtuar dhe amshuar.
Shtëpi e një komuniteti pa koeficiente të larta ndjeshmërie dhe përgjegjshmërie, Shqiperia është një shtet i braktisur nga politika e ditës. Ky lajm, edhe pse i vërtetë, vjen erë kurvëri.Vete Tirana të kujton atë burrin e grindur që rruan përditë fytyrën e parfumosur, por morrat i ka në kokë dhe çorapet e palara i kutërbojnë.
Si gjithmonë, vështirë të ketë “bir kurve”, në kuptimin harbor, që të marrë përsipër të ndalojë tatëpjetën. Aq me këta ulërimsat edhe tani. Nga ana e tyre, edhe njerëzit, si të jenë UFO mes popujve të tjerë, kanë bërë paqe me pisllëkun dhe me ironinë e fatit të fëmijëve të tyre.
Nuk ka shpresë të zbresë ndonjëherë në këtë tokë ''Jezu Krishti shqiptar,apo All-Ahu i madherishem'', prandaj të hamë e të pimë e të durojmë sa të mundim. Në përgjithësi, ekologjia e shtetit duket e braktisur jo vetëm nga politika e mjerë e dhjerë e këtij vendi. Atë e ka braktisur edhe intelekti, arti, kapitali dhe institucionet e besimit. Është një solidaritet i shëmtuar me të keqen. Nganjëherë flet Sazan Guri, që ngjan si një murg i vetmuar mes statujash, por askush nuk ka veshë të dëgjojë.
Sigurisht që Shqiperia e ndotur është një faj i të gjithëve. Edhe pse klasa politike është gjithashtu “varri leshtë”, për t’ju varur diçka në qafë janë gjithë ata që marrin frymë në këtë tokë.
Njerëzit heshtin në mes të pisllëkut, durojnë në mes të pisllëkut, votojnë symbyllur në mes të rrezikut dhe në mes të pisllëkut, hanë edhe pinë edhe dhjesin edhe bëjnë sehir gjithashtu në mes të pisllëkut.
Bëjnë sehir se si kryeqyteti i tyre dhe vendi i tyre shndërrohet përditë e më shumë në një zhele endacaku që nuk ndjell përfytyrime. Natyrisht që përgjegjësia nuk është vetëm e politikanëve bythacë, jargamanë, idiotë e e militantë e servile, që qeverisin si fiset “fitra butra” këtë vend.
Përgjegjësia nuk është as vetëm e kryetareve te rinj te zgjedhur se fundmi. E kotë dhe e pabesë t’ju drejtosh gishtin vetëm atyre, që mision dhe pasion dhe vizion të vetëm kanë të shkatërrojnë këtë vend, përgjithmonë. Ka edhe një pasion negativ në frymën e njerëzve të thjeshtë, që s’e kanë për gjë të jetojnë, të gëzojnë, të vuajnë, të dhjesin dhe të vdesin në mes të pisllëkut.
Se kanë për gjë të rrisin fëmijët e tyre në mes të pisllëkut. Ky interferim pasionesh, përbën një ngjarje shumë të gjatë e të rrallë në kontinentin tonë. Si një nga tregueset e civilizimit, higjiena, apo mungesa e saj, përbën sot një kambanë alarmi, mes korit të gjëmimeve të fatalitetit që jehojnë në këtë vend.
Në këtë vend, në këtë trup pa kokë, pa këmbë, pa mëlçi, pa mushkëri, askush nuk shqetësohet për asgjë, aq më pak për shëndetin, për ambientin, për gjelbërimin. Komunitetit në përgjithësi i mungojnë reflekset e kundërshtisë.
Ne shqiptarët qenkërkemi kaq gjakftohtë e tolerantë, sa ndërsa jemi dëshmitarë të sigurt të katastrofës ambientaliste që ndodh në jetën tone mes pisllëkut dhe kërmërisë, dhe ndërsa jemi gjithashtu kaq koshientë për rrezikun e ardhshëm të shëndetit tonë dhe fëmijëve, qeshim, nënqeshim, hamë edhe pimë, ose rrimë në pritje, në heshtje, në absurditet..
Shumëkush mund të thotë se është e çuditshme, por edhe e pafalshme heshtja shqiptare përballë çdo situate të tillë, që në fund të fundit i ndëshkon ekstremisht vetë ata. Ashtu si kollaj mund të kujtojë dikush se në Shqipëri kriza është ulur këmbëkryq, në kuvendin e burrave të këtij vendi, në krah të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit.
Njerëzit heshtin. Besojnë Jozefinën ose jo, ata heshtin, bëjnë sehir dhe shijojnë idiotësitë dhe poshtërsitë e Saliut, Jozefinës dhe këlyshëve qimendritur që ju vijnë vërdallë.
Pranojnë dhe shijojnë shkëlqimin e tyre, ashtu si shijojnë pa u ndjerë orgazmat qentë që çiftohen rrugëve në Shkurt e në Mars. Ne jemi një brez që as nuk dimë të gjallërojmë imagjinatën e lodhur të europianëve. Si gjallesa të rraskapitura, shqiptarët bëjnë sehir se si pasi ju thith palcë e gjak, pushteti ju vret dhe ju helmon fëmijët e tyre, edhe me tymnajat vullkanike, me plehrat kombëtare dhe me plehrat ndërkombëtare që po(do) udhëtojnë me të shpejtë drejt mëmëdheut.
Të huajt habiten me ne. “Këta shqiptarët qenkan popull shpatore. Popull i vrazhdë. Kaq fodullë dhe kaq barbarë të sillen këta njerëz me veten e tyre? Në vend që turma të sundojë dhe ushtrojë pushtetin e saj kundër pushtetit, për të mirën e turmës, për më shumë drejtësi, për më shumë pastërti dhe mirëqenie, turma hesht, nguron, harron, bën sehir orgazmat e pushtetit dhe ndjen urinën e tij në shpinë”.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në 08.10.11 21:44, edituar 1 herë gjithsej
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
''Lahuta e malësisë'',qe po cmend djepin e shqiptarisë
Shqiptari, për të cilin do të bëjmë fjalë, është i pari në “listën” e shqiptarëve, për nga “lista organike”, i fundit, për nga alfabeti, dhe jashtë “liste” për nga “huqet” që ka. Ashtu si edhe njerëzit e kombeve të tjera, edhe shqiptarët, kanë të mirat e të metat e tyre.
Tek thënia “O sa mirë me qenë shqiptar”. kemi parasysh disa cilësi, që ndoshta janë më të spikatura nga të tjerët... Këto janë burrëria, trimëria, toleranca, falja kur është për të falur, mbajtja e fjalës së dhënë, dashuria për vatanin etj., etj. Këto cilësi të tij, kanë spikatur gjatë gjithë kohërave, qysh nga lashtësia.
Rend kudo si një “Maratonomak” Kryeministri ynë,fshat më fshat e Komunë më Komunë (ku e gjen kohën xhanëm), jo për të dhënë një fije shprese e një llaf të mirë, por vetëm për të sharë kundërshtarët, e për të mburrur vehten me ato që nuk i ka realizuar. Ky nuk pranon as opozitë, as alternative dhe as ta kundërshtojnë.
Për këtë ka gjetur një mënyrë ideale, të shkojë fshatrave e komunave duke gjetur edhe sebepin, për të prerë ndonjë shirit rrugice., Në vazhdën e të gjithë aktivitetit të tij janë edhe këto të fundit në Gjinar të Elbasanit apo në Koritë të Korçës. “Menyja” e ligjëratës së tij është e njëjtë, sharje për opozitën që nuk voton ligjet, dhe Kryetarin e opozitës...
I bën këto nëpër fshatra, sepse atje nuk e kundërshton njeri, vetëm atje, vetë flet(bërtet) e vetë dëgjon. E ku e kanë mendjen ata hallexhinj ta kundërshtojnë? Ç’të bëjnë tjetër? E duartrokasin… Ai, rrëmben me vehte dekorin ‘Shqipëria po ndryshon” dhe fillon e ligjëron...
Auditori, janë disa fshatarë, që rastësisht janë ndodhur aty, disa nxënës shkollash, me urdhër të mësuesve, dhe shumica shoqërues të tij dhe truproja. Ta dëgjojmë:- “Edi Rama, e përdori bojkotin si parzmore”… Përse vallë ata e duartrokasin?. Për këto gjëra të mençura që thotë? Për këtë “nder” që ai i bën Komunës me një rrugë që në sfond duket vetëm disa metra e asfaltuar? Ç’hyn në këtë mes Edi Rama?.
Nëqoftëse Edi Rama do të kish dashur ta “sabotonte” këtë rrugicë,, dhe ky “shpëtimtar” u tregua vigjilent, është tjetër punë. Por ky e ka fjalën për bojkotin që Edi Rama i ka bërë Parlamentit. Atëhere, gjeti këta “fakirë” që ky ti ankohet për Edi Ramën?. Pjesëmarrësit nuk e duartrokitën, se ky tha gjëra të mençura, as se ata e kanë idenë për bojkotin e Edi Ramës, dhe as se e morën vesh se çfarë është parzmorja!.
Ata e duartrokitën thjesht se ai është Kryeministër, dhe çfarëdo “broçkulla” që ai të këputi, ata përsëri do e duartrokasin... Këtë ka në mëndje edhe ai vetë. “Çfarëdo që unë të flas, ata do të më duartrokasin, mbasi unë jam kryeministër”. Po të mendonte ndryshe, do të përgatitej të thoshte dy fjalë të mençura... Do ishte shumë herë më e ndershme, sikur ky t’u thoshte pjesëmarrësve: “Unë, dhashë urdhër të asfaltonin këtë rrugicën tuaj, dhe erdha për ta inauguruar. Në këtë rast, ata, me të vërtetë do ta duartrokisnin me kënaqësi..
Sikur kjo, “cikërrimë’ të ishte e rastit, do t’ja falnim. por ai “lajthit” orë e çast. Këto, janë aq të shumta sa nuk i nxë sikur të shkruhet një libër edhe më i trashë nga ai i përgjigjeve të pyetësorit prej treqind e tetëdhjetë e ca pyetjeve të KE, që vetë ky mezi e mbante në dorë!
Edhe në Korçë, të njëjtën gjë. Por, ka edhe të drejtë. Ku dhemb dhëmbi vete gjuha. “Dertin” ai e ka tek votimet. Por kësaj i vjen rrotull, Nuk u thotë atyre troç; Unë e bëra këtë rrugë, prandaj në vitin 2013 më jepni mua votën!...
Shkojmë pak më tutje. Kur para disa kohëve,gazetari e pyet se a kanë cilësi të përbashkëta,Obama dhe Edi Rama? Ky, menjëherë kërcen përpjetë, dhe pa u menduar fare, përgjigjet: “Ç’thua more! A mund të krahasohet e pakrahasueshmja! Edi Rama, nxin, ai është më i zi edhe se vetë zia!”.
Shiko, ti shqiptar, se me çfarë “dashurie” flet shqiptari për shqiptarin... Edhe Obama, po të mos kish karrigen e Presidentit, do të ishte, njësoj si të gjithë amerikanët e tjerë... Edhe vetë z. Obama sikur ta dëgjonte, me siguri do ti përgjigjej: “Edhe unë, nuk pretendoj se di më shumë nga juve z.Sali, apo nga z. Edi...” dhe me të drejtë do t’ju bënte edhe një vërejtje: “Përpara se të keni respekt për mua, duhet të keni për z. Edi më parë, dhe unë do të kënaqesha që më parë se të bënit një fotografi me mua, më parë duhet të bëni me z. Edi, dhe unë nuk besoj, se më doni kaq shumë, kur juve urreni atë që pavarësisht nga bindjet politike ju bashkojnë interesat e Kombit dhe që juve nuk “begenisni’ ti jepni atij as dorën...”.
Por z. Obama, nuk është aq i “ngeshëm” sa juve, që ndenjët një javë për të bërë një fotografi…Një baba i mirë që nuk do fëmijët e tij, por që do komshiun, ky i fundit me të drejtë do ti thotë:”Si mund të më duash mua ti kur nuk do fëmijët e tu’? Me të dejtë, edhe z.Obama, do t’u a thoshte këtë, sepse shqiptari kështu e ka, më përpara do të dojë e do të respektojë mikun e vëllain e një gjaku, pastaj të huajin, mbasi po nuk respektove njeriun që lufton për të njëjtin ideal, edhe i huaji, pavarësisht nga “elozhet” që ju i bëni, dyshon në se e ke seriozisht apo jo.
Shqiptari nuk e ka zakon të mburret, siç bëni juve, sa herë që ktheheni nga jashtë, se bëra fotografi me këtë, e bëra me atë, ftova për vizitë këtë apo atë personalitet. Kështu keni filluar që nga z. Lalymier e z. Kamdesy, në shekullin e kaluar, deri tek fotografia e fundit me z. Obama që u lodhët aq shumë.. Nuk i hyn fare në punë shqiptarëve fotografia me z. Obama, që ju e reklamoni aq shumë, përveç Shkëlzenit, për t’u mburrur me shokët e tij që t’u thotë: “Ja babai im në fotografi, me Presidentin Obama!”
Shkojmë edhe më tej. Shqiptari e ka zakon që të paktën fjalën që thotë, e mban. Juve, nuk mbahet mënd qoftë edhe një rast i vetëm që të bëni realitet atë ç’ka thoni. Keni më shumë se 3 vjet që thoni se do të zhduk varfërinë ekstreme. Varfëria ekstreme, nuk është “gogol” që ju do t’i “prisni” kokën me një të rënë të shpatës.
As juve, e as vartësit tuaj, nuk na kanë thënë se cili është kufiri i varfërisë ekstreme.. Nuk keni nevojë të lodheni shumë të shihni kudo në Shqipëri. Shikoni vetëm Metropolin e zhvilluar, ku pranë çdo kazani plehrash, me dhjetra janë ata që zënë rradhë, për të mbledhur kanaçe, mbasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër... Por sa familje të tilla janë në të gjithë Shqipërinë? A mund ti përgjigjeni juve si Kryeministër?
Sa dollarë, apo lekë (me të rejat, se ju e keni zakon që kur jepni, flisni me të vjetra, kur merrni, i llogarisni me të reja) në ditë, i duhen një të varfëri ekstrem që të mbijetojë, e sa një të mesmi, pa, sa për të pasurit, nuk u a qajmë hallin. Mburravecllëqet tuaja shkojnë deri në mashtrim, siç janë ato për rritjen ekonomike. Më e pakta, për këtë juve duhet të ndëshkoheni..
Por ti “gjen shesh e bën përshesh!” Shqiptari ta thotë të vërtetën në sy e jo të mashtrojë... Asnjëherë, juve nuk i keni zënë në gojë çmimet, që rriten çdo muaj. Juve i bëtë shqiptarët me stres duke ju thënë se kemi rritur rrogat e pensionet..Edhe para 2 ditëve, ju u mburrët se janë ulur çmimet e ilaçeve, por, po këtë ditë INSTAT-i u a hodhi poshtë si të pa bazë dhe se ato, vetëm janë rritur çdo muaj, të paktën për vitin 2011.
Nuk po flasim për çmimet e ushqimeve etj., etj. Të kuptohemi, nuk janë të gjitha në dorën tuaj, juve bëni aq sa bëni, si Kryeministër i Vendit, por të paktën, mos mashtroni, sepse shqiptarët e ndershëm janë shumë të ndjeshëm, sidomos ndaj atyre që i prekin çdo ditë.. Shqiptarët e vërtetë nuk janë si puna juaj që trilloni, shpifni e akuzoni deri ku nuk mban më për kolegët tuaj.
Kur realizoni qëllimin, ato pastaj i quani “portokallada, kur nuk e realizoni atë, shkoni edhe më tej në akuza e veprime nga më brutalet. Përderisa keni pranuar të jeni Kryeministër, duhet të mbani, më shumë nga të tjerët, dhe të duroni më shumë nga të tjerët,mbasi edhe të tjerët mësojnë nga ju. Po ç’të mësojnë ata nga juve?... Po të ishte kaq e lehtë detyra e Kryeministrit, mund ta bënte atë kushdo, por ja që janë të pakët ata që e bëjnë me hir apo me pahir!
Juve shkoni tek të moshuarit në azil, dhe u tregoni përralla se sa e keni rritur buxhetin e pensioneve në një kohë që ata janë ‘sot për nesër” dhe kanë nevojë për pak kujdesje. U thoni atyre,se ata janë më të lumtur se shokët e tyre që janë në shtëpitë e tyre, mbasi ata e kanë mendjen tek fëmijët që i kanë jashtë!.. Ke mundësi ti o Kryeministër që t’ja sjellësh fëmijët këtu, e ti krijosh kushte për punë?. S’ke!, Qepe, dhe mos ja “lëndoni” plagët!. Të paktën me këta mos flisni përçart!...
Më lart e thamë se shqiptari, di edhe të falë kur është nevoja. Por, asnjë shqiptar, nuk ka dëgjuar nga goja juaj, qoftë edhe një “më falni” për gafat e shumta që keni bërë jo si Kryeministër, por si shqiptar i thjeshtë. Juve qejfi u a ka, por nuk do të jeni tërë jetën Kryeministër,shumicën e jetës do të jeni një Sali i thjeshtë, si gjithë “Salinjtë” e tjerë.
Juve shani me “rrënjë e me degë” deputetët, përfaqësuesit e popullit... Ju, i quani ata “legenë”, “horra” “rrugecxër”. “lavire”, i kërkoni të “zhvishen lakuriq” etj., etj ku të gjithë shqiptarët e ndershëm, indinjohen, vetëm njëra entuziazmohet dhe duartroket duke thirrur “lakuriç”, “lakuriç”. Kjo është Jozefina.
Me fjalë thoni se “opozita do të ketë respektin më të madh nga ana jonë” dhe nga ana tjetër, sa nuk e godisni me grusht deputetin e opozitës. në foltoren e Parlamentit, Juve kot që lodheni me premtime dhe garantimet që i bëni opozitës dhe shqiptarëve, mbasi nuk ju beson më njeri..jo për gjë,por se pse ju nuk i thatë shiptarëve se deri ku qëndron faji juaj dhe deri ku është ai i opozitës, mbas refuzimit të bërë nga K.E. për statusin e antarsimit.Juve e bëtë kopilin dhe e hodhët me vrap jashte djepit tuaj
Edhe mund të gabojë shqiptari, bile edhe kur ky është Kryeministër, por më e pakta, ky, ka kurajon e kërkon falje, por ju, nuk e bëni një gjë të tillë. Deri kur shqiptarët do të vazhdojnë të urrejnë shqiptarët?. Deri kur ne shqiptarët, si puna juaj do ta mbajmë “maçokun” në bark, për t’ja “ndërsyer” shqiptarëve?.Deri kur ne shqiptarët do të bashkohemi për interesat e kombit, siç kanë bërë të parët tanë,pavarësisht nga bindjet politike?...
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Nënë Tereza s’është hidrocentral
Nënë Tereza është,
Shpirt’i fukarenjve,
Sot s’mund të jetë kurrë,
Ditë e maskarenjve!
Ajo çdo gjë kishte,
Të tjerëve ua ndau,
Ndërsa dora juaj,
Dhe tonat përlau!
Ajo i dha botës,
Shpirt e dashuri,
Ndërsa ju prodhuat,
Pleh e varfëri!
Ajo është thesari,
Që ka Shqipëria,
Me këtë thesar,
S’ka punë qeveria!
Ajo një e vetme,
Bëri mrekullira,
Ju kaq burra bashkë,
S’bëtë dot dy të mira!
Ndaj s’i mbeti emri,
Vetëm në Kalkutë,
Po s’ka asnjë lidhje,
Me ju o makutë!
Veç për fukarenjtë,
Atë Zoti ngjizi,
Ndaj s’ka punë aspak,
Me ca minj gjirizi!
Ajo qe një engjëll,
Ju jini vampirë,
Se as borgjezia,
S’ka këtë fytyrë!
Ajo ndrin si ylli,
Në natën me re,
S’është me ju Tereza,
More të pafe!
Ju vodhët e vratë,
Dhe nuk patët frikë,
Ndaj dhe Nënë Tereza,
Nuk ju shton dot pikë!
Ndaj me Nën’ Terezën,
Kot mos u mundoni,
S’është hidrocentral,
Ta privatizoni!
Arben Duka
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Ndaj me Nën’ Terezën,
Kot mos u mundoni,
S’është hidrocentral,
Ta privatizoni!
Mirë shkruan Beni
Shkruan dhe mirë bën
Po ashtu postimet dhe ti Estilen
Po kujt t'ja thuash..
Makutëve Të gjorë
Që Shqipërisë s'onë
Po i japin një dorë.
E zhveshën, zbathën, plaçkitën
ja morën frymën..
Dita ditës më shumë, në derë t'gijotinës
S'ka mbetur për besë, asgjë me vlerë
Mjerë populli i shkretë, i mbetën në derë
Por do vijë dita, si një uragan
Pisllëqet dhe zhulin, shpejt i përlan.!

Alien & Ufo- 13
Re: Kafkat politike shqiptare
yasmin shkruajti: Ishim ne, qe me voten e lire zgjodhem qeverine, dhe kjo qeveri perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve,dhe pjesa tjeter nuk ka asnje te drejte te sulmoje barbarisht me grusht shteti ate qe vete zgjodhem ne!
Shqipëria është i vetmi vend që nuk duhet marrë si shembull për votimet e lira që kryen. Vetëm aty nuk mund të flitet për votë të lirë dhe të pa'manipuluar.
Niko_- 57
Re: Kafkat politike shqiptare
A mundemi ne shqiptaret...?
NenkryetarI i Keshillit per Marredhenie me serbet jashte Serbise shprehimisht ka deklaruar «do te kerkoj nga kuvendi dhe qeveria shqiptare qe te mbeshtese kerkesen e pakicave per shtyrjen e regjistrimit te popullsise». Serbet kane filluar te interesohen per nje komunitet serb ne rrethin e Shkodres dhe te bejne emisione per ta ne televizione duke theksuar idene se atje kane jetuar shume serbe, por me presion ne kohen e komunizmit kane ndryshuar emrat e tyre.
Ndjej mllef e neveri dhe cuditerisht kesaj radhe nuk kerkoj ndjese nga askush! Turp i pashoq! Situate delikate! Heshtje popullore! Servilizem krupendjelles! Mendje te ngushta e zemra te liga! Symbyllur dhe spordhjake! Xhahila dhe fodulla! Sahanlepiresa dhe brekeshkyer! Hajdute dhe me keq, xhepista! Baballare «pusht», me falni pushtetar, qe neser apo pasneser bijve te tyre nuk kane cfare modeli edukativ t'i japin.
Furgona me analiste televizionesh, te cilet per para mohojne e pohojne cdo gje! Editoriale te imponuara! Gazeta partiake pro regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, kunder interesave kombetare.
Minoritete qe lehin per kinse te drejten e tyre per t'u vetedeklaruar dhe kundershtimin e artikullit 20 te ligjit per regjistrim, i cili parashikon, sipas tij, gjobe prej 1000 dollaresh per dhenien e te dhenave te pasakta! Nje tufe idiotesh, te cilet kane uzurpuar karriget dhe mezi c'prisin te dilinin ne terren per te intervistuar shqiptaret, tashme nje pjese e tyre te blere nga «shkjau» serb e «shovinizmi» grek...
Sot, kjo eshte nje pjese e pasqyres se realitetit ne Shqiperi! Ky eshte kabllogrami me serioz dhe i rrezikshem i pathene ne faqen e Wikileaks, e jo humbja e vemendjes nga disa gjera te tjera te rendomta, qe fundja nuk eshte se ne shqiptaret nuk i kemi ditur.
Sinqerisht, me kohe pandehja se shume norma morale, por edhe disa zakone po humbisnin mes shqiptareve. Edhe pse shume shqiptare jane bere pjese, kunder regjistrimit te popullsise, permes nenshkrimit te peticionit te hartuar nga Aleanca «Kuq e Zi», perseri eshte shume pak, thjesht nuk mjafton vetem ky reagim qytetar.
O mjerane, pa kujtoni pakez ato shqiptare te se premtes se «zeze» te 21 janarit 2011 qe sulmuan kryeministrine! I pyesni te gjithe pse protestuat! Me siguri nje pjese kish vajtur qorrazi pas turmes, nje pjese per gjendjen e veshtire ekonomike e sociale, nje pjese per ate e per kete etj.
Ndersa regjistrimi i popullsise eshte shumefish me i rrezikshem se perballja aktuale me situatat e perditshme qe ka cdo familje shqiptare. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte nje rrezik historik, rrezik social, rrezik kombetar, rrezik territorial, rrezik asimilues, rrezik nenshtrues, rrezik konflikti ne te ardhmen, por edhe rrezik ekonomik, fundja nje «armik brenda ne shtepi».
A ju kujtohet se cfare presioni beri Greqia per paktin detar! I tha troc vendit tone, Shqiperise sone te dashur duke i derguar te fala nepermjet «dulecave» me shoke: «Mirupafshim MSA, nese nuk nenshkruani paktin detar», pra shitjen e detit. Fatmiresisht, gjykata Kushtetuese e hodhi poshte.
Mos kujto ti o sylesh qe virresh, cirresh e perdridhesh e me nxjerr gjoksin e fryhesh si nje dordolec, duke pretenduar se paktin detar e anullove ti me shoke! Jo dhe jo, nuk ishim ne dhe as TI, ishte nje njeri i cili u gjend ne kohen e duhur ne vendin e duhur per te treguar shitjen e detit ne diten me diell.
E ne, ne te heshtur po merrnim pakez rreze dielli... Besoni se nese ne Shqiperi rritet artificialisht numri i minoritetit grek dhe atij serb nuk do te na bejne presion te vazhdueshem?! Eh, madje, ato do te perpiqen te nderhyjne kudo dhe per cdo gje, si me qene ne toke te tyre. Obobooooooo!
Nejse, une jam i ndergjegjshem se ka edhe shqiptare te mire dhe te devotshem. Te gjithe ato qe jane pro interesave kombetare, zeri rinor i mijera studenteve qe kane nenshkruar kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, sigurisht me kenaq e me ngroh pa mase.
Edhe nje pjese e medias po solidarizohet me situaten ne fjale. Ato e kuptojne rrezikun e asimilimit. Ato e kuptojne se me kalimin e viteve jugu i Shqiperise do te kete me shume shkolla greke se sa shqiptare. Keto qytetare te denje e dine mire se «gjuha amtare eshte dinjitet, ndersa gjuha e huaj eshte kulture».
E nese jugu fillon e greqizohet, e sipas ketij «surratdhelpres» Aleksandar Cotoric, Shkodra do te na flasin serbisht, atehere me plot gojen ne kemi humbur identitetin tone kombetar.Shkodra ka shume familje te vjetra qytetare,midis tyre dhe shume te afert te mij, por po te diskutohet me secilen prej tyre te tregojne se sa serbe na paska Shkodra qe heret e deri ne ditet e sotme.
Tundu e shkundu o shqipetar! Jo nga muzika, jo nga moda e jo nga gjerat qe ti ke qejf cdo dite te besh. Tundu e shkundu se e ardhmja nuk premton per ty. Te ardhmen tende, ti nuk po e mbron. Femijet e tu nga heshtja jote, nga rreziku i bukes dhe i karriges qe mban, nuk jane asgje se sa kur ai te vihet ne gare me fqinjet e tij ballkanik apo edhe bashkemoshataret e tij europian e te ndihet koketul e mjerane, pasi nuk di c'te thote, vec pelpelit mjerueshem duke thene: «kemi qene popull i varfer dhe nuk kemi mundur t'i bejme balle presioneve te huaja!».
Mjaft! Mjaft mashtrimit te perditshem! Mjaft injorances masive! Mjaft mosreagimit per fatet tona, fatin tone! Mjaft te qeshures se dalur me veshtiresi nga zorret e barkut per te pershendetur deputetin e zones! Mjaft mjerimit dhe vajtimit, pasi ndodhin ngjarjet! Ne mundemi... Te gjithe bashke jemi dakord qe regjistrimi te behet, por te mos dalin rezultate per etnine dhe fene.
Si perfundim, mua dhe shume te rinjve me gjak shqiptari na intereson atdheu yne, e jo fatet e Kreshnikut apo aleances.Joooooo, keto jane mjegulla kasten te krijuara me dashje qe shprehimisht do te thote «je me mua apo me ato?».
Ne jemi te gjithe me Shqiperine. Regjistrimi i popullsise duhet te behet qe c'ke me te, por jo mbi baza etnike dhe fetare. Ne duam nje Shqiperi europiane, por te sigurte dhe me vlera te mbartura. Kurrsesi nuk mund ta pranoj qe gjoja per hir te hyrjes ne Europe, ne shqiptaret duhet te hyme sic do Greqia apo Serbia, sic na do Nastradini me shoke pa mbathje e pa koke.
Jo dhe jo! Kjo nuk eshte Shqiperia, keta nuk jane shqiptaret. Veriu dhe Shqiperia kane aq pak serbe e pak me shume greke edhe sec na merr mendja neve. Prandaj, ketyre zerave zyrtar me prapavije strategjike duhet t'i themi ndal qytetarisht, por edhe politikisht.
Ne mundemi! PO, ne mundemi te ndalojme qe Serbet te peshkojne «krap» e «ngjala» me thase ne Dejlan. Nese te vjetrit heshtin, rinia duhet te ndeze. Fqinjesi te mire me te gjithe, por une ne shtepine time dhe ti tenden o serb dhe grek..
Edituar për herë të fundit nga Estilen në 21.10.11 20:51, edituar 1 herë gjithsej
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
..por s' din Shkjau me mbajtë miq'sí !...
Serbi vëlla do ta humbasë,
Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanë ky i ditë pa sy,
Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye,
Se kshtu ecte në shekull lodra,
Ulu maje e çohu kodra...
Gjergj Fishta
Me këtë kryeministër jo vetëm Shkodra por edhe Durrësi (ah Durrësi ëndrra e Serbis) mund të serbizohet pa farre problemi i ka miq ky derziu (vëllëzër të Sllobodankës) E ka bërë Shqipërin si të ishte Çifligu i tij.........

Fakiri- 486
Re: Kafkat politike shqiptare
Në zgjedhje blen votat, tani blen haletë
Me zgjedhjet lokale
Po vazhdon estrada,
U luajt në Vlorë
Krye-maskarada!
Nderi i së majtës
Aty ra në tokë,
U blenë si bag’tia
Trembëdhjetë kokë!
U blenë të pacipët
Si qillo patate,
Dhe jo dokudo
Po koka vlonjate!
E i gjithë mileti
I çuditur ngeli,
Dhe harroi i shkreti
Se nga ësht’ Xhuveli!
Xhuve tradhtisë
Nuk iu hoq kurora,
Trembëdhjetë “yje”
Ju shtuan nga Vlora!
Tradhtarë e majta
Nxori ca si shumë,
Tani pyes veten:
Pse voton o lumë?
Pse voton o lumë
Pyes unë i ziu,
Shkërdhata merr votën
Dhe shkon te Saliu!
Kanë dalë sekserët
Si qentë me erë,
Ku janë haletë
I gjejnë menjëherë!
S’e ndal kurrë pisllëkun
Ky palo pushtet,
në zgjedhje blen votat
Tani blen haletë!
Arben Duka
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
Edhe nga kto punë, mësimin e nxori
dhe Edi Rama = kryehori
E bëri Ps-në, pronë të babait
Sillet me të, si qehajai agait
Mjaft të shikosh, delegatët e zgjedhur
të ngrenë ata kartonin, për Kryetarin e rrjedhur
Nuk ka oponencë, ta shtypim me furi
unë bëj kryeminstrin, s'ma merr dot njeri
2013-ta po vjen, s'është larg
Humbja e radhës, po troket në prag
shkruaj këto radhë, jo o mik nga qejfi
U bë dhe PS-ja, parti krushqi-kongresi
Populli ynë ka një fjalë të urtë
''Për inat të vjehrres, fle me mullixhinë''
Se lshon Edvin Rama, së gjalli partinë
E ka mësim nga kryehanxhiu
Vëllam i Berishës, na doli ky i ziu..?
Alien & Ufo- 13
Re: Kafkat politike shqiptare
Alien-Ufo mire ke shkruar
gjithe derrat nje lloi jane
vete i rrisim me ''therrime'
me gjithe rrobe,po na hane
Edi,Meta,Sala dhe Fatosi
e njenjta gjelle,ajo guzhine
turli sade, tave kosi
keto lavire,shqyen Shqiperine
Estilen- 713
Re: Kafkat politike shqiptare
E akuzoi se kishte të dashur Kadarenë, Bulku padi Kastriot Myftarajt
Aktorja e njohur Rajmonda Bulku dhe njëkohësisht deputete e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, ka depozituar dje në Prokurori një padi civile për shpifje ndaj Kastriot Myftarajt.
Padia e Bulkut vjen pas deklaratave të gazetarit Kastriot Myftaraj për lidhjet e shkrimtarit Ismail Kadare, pas publikimit të librit nga bashkëshortja e këtij të fundit.
Sipas deputetes Bulku deklaratat e Myftarajt për një lidhje të mundshme mes saj dhe Ismail Kadaresë, nuk janë gjë tjetër veçse shpifje. Në shkrimet, apo edhe në daljet vizive, Myftaraj e ka përforcuar këtë deklaratë edhe me një tjetër pasazh në të cilin shprehet:
“Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”.
Kjo tregon që Kastriot Myftaraj përveç të lehurave të tij ai bënë vetëm thashetheme,a ia vlen të vlerësohet një njeri i tillë?
Androo- 250
Re: Kafkat politike shqiptare
Pakti detar, skandali i fshehur në nenin 53 të ligjit të 2008-s
Kush mendon se e keqja ka një kufi, apo se kjo klasë politike ia ka bërë tashmë të gjitha Shqipërisë, duhet të korrigjojë sërish mendim: Shqipërisë i janë hequr kufijtë zyrtarë me një ligj të vitit 2008 dhe ka dyshime të forta që kjo është bërë për ti hapur rrugë pretendimeve të Greqisë për “kufi të ri detar” me Shqipërinë, pra për famëkeqin Pakt Detar të qeverisë së Sali Berishës, të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Ligjet e hartuara për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001. Në ligjin e këtij viti janë përcaktuar kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë në vitin 2008 qeveria ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. Tashmë i vetmi vend ku janë përcaktuar kufijtë e shtetit tonë janë arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.
Ligji i vitit 2001
Në prill të vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për “Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, në të cilin sanksionohet se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare.
“Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Ai tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore.
Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në ligj.
Për sa i takon kufijve detarë, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.
Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.
Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore. “Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore”,- thuhet në ligjin e vitit 2001.
Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.
Ligji i vitit 2008
Ndërkohë shtatë vite më pas Kuvendi ndryshon ligjin për “Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Në nenin e parë të këtij ligji thuhet: “Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi”.
Në tërësi ligji i vitit 2008 rregullon mënyrën e funksionimit të pikave të kalimit kufitar, mënyrën se si do të ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes së shtetasve me viza etj. Por në këtë ligj nuk bëhet asnjë ndarje e kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 53 të shfuqizohet ligji i vjetër i kufijve.
“Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”,- thuhet në ligjin e vitit 2008, i cili është ende në fuqi.
Ujërat territoriale shqiptare
Ato fillojnë nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.
Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
Ujëra të brendshme janë ato të Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë
Përkufizimi i Shqipërisë në enciklopedi
Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon.
Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon
Shekulli
Estilen- 713
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë
» Skull And Bones - Kafkat dhe Kockat
» Kriza Ekonomike
» E vërteta politike e shqiptarëve të Maqedonisë
» Mafia Shqiptare
» Skull And Bones - Kafkat dhe Kockat
» Kriza Ekonomike
» E vërteta politike e shqiptarëve të Maqedonisë
» Mafia Shqiptare
Faqja 2 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi