E vërteta politike e shqiptarëve të Maqedonisë
Faqja 1 e 1

Zona e Rrezikut Shumë të Lartë për shqiptarët e Maqedonisë, në Shkup dhe rrethinat e tij, si dhe oferta politike shqiptare për zgjidhje
Nëse vërtetuan ndonjë gjë trazirat e fundit në Maqedoni, ku një krim krejt ordiner i kryer nga një i ri shqiptar, ndaj një të riu sllavo-maqedon, shkaktoi një guerrilje të vërtetë urbane antishqiptare, si kundërpërgjigje nga rinia sllavo-maqedone e kryeqytetit, kjo është se ky vend është federalizuar psikologjikisht si të thuash, në mënyrë të pakthyeshme, nga pikëpamja e psikologjisë së urrejtjes, mbi bazën e ndarjes etnike.
Asnjë vrasje e kryer nga një sllavo-maqedon ndaj një sllavo-maqedoni, madje edhe e disafishtë, nuk ka nxitur një reagim “qytetar” as të përafërt, jo më të ngjashëm. Trazirat e fundit në Maqedoni janë një simptomë e mendësisë dominuese te sllavo-maqedonët. Kjo është mendësia se sllavo-maqedonët mund të vrasin shqiptarë, por shqiptarët assesi nuk kanë të drejtë që ta bëjnë këtë gjë, ndaj tyre.
Kjo mendësi është krijuar nga dy partitë e mëdha sllavo-maqedone, liderët e të cilave gjatë këtyre 24 viteve qëkurse në Maqedoni mbahen zgjedhje shumëpartiake, kanë qenë në garë mes tyre se cili tregon më tepër forcë ndaj shqiptarëve, ashtu që të rrisë profilin si lider i fortë.
Dhe secili nga ata të rinjtë maqedonë të cilët morën pjesë në guerriljen urbane të ditëve të fundit në Shkup është formësuar sipas imazhit të njërit prej liderve politikë maqedonë, një pjesë të Gruevskit, dhe pjesa tjetër të rivalëve të tij socialdemokratë (ata janë ndërruar pak si shpesh vitet e fundit), të cilët ndër të tjera e kanë akuzuar këtë se është treguar i butë ndaj shqiptarëve. Ironia është se në ndërkohën mes zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni, të mbajtura në fund të prillit dhe nisjes së trazirave, edhe analistë medialë sllavo-maqedonë të cilët njihen si antigruevskianë të përbetuar, me rastin e mënyrës se si Gruevski i zhvilloi negociatat me dy partitë e mëdha shqiptare për krijimin e qeverisë, pohuan se e pranojnë që Gruevski ia shkuli kthetrat shqiponjës. Kjo është një e folme e koduar për të thënë se ai i trajtoi shqiptarët ashtu si ua do zemra sllavo-maqedonëve.
Për të fshehur federalizimin psikologjik evident shpejtuan të veprojnë organizatat e “shoqërisë civile”, siç ndodhi në Resnjë, ku një organizatë e “shoqërisë civile” e mbipaguar nga ndërkombëtarët, organizoi një grup të përzier etnik gjimnazishtësh të cilët manifestuan në rrugët e qytetit duke mbajtur flamuj të tre komuniteteve etnike të zonës, maqedonë, shqiptarë dhe turq. Le të kishin marrë edhe një flamur rom me rrotë sa për të thyer monotoninë!
Ky supozohet të jetë “realiteti” ndryshe i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Ironia është se këtë manifestim e bënë një grup të rinjsh të gjimnazit “Car Samoil”, pra të një shkolle me një emër që përgënjeshtron vetë idenë që supozohej të promovonin këta të rinj. Se Cari Samoil (Samuel) ishte një mbret bullgar i shekujve X-XI, i cili pushtoi pjesën më të madhe të Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë e sotme, pjesëm më të madhe të Greqisë së sotme, përveç Bullgarisë dhe Maqedonisë së sotme. Emrat e shkollave supozohet të kenë një simbolikë, çka supozohet të simbolizojë emri i këtij mbreti pushtues bullgar të Mesjetës së hershme si emër i një shkolle me përbërje shumëetnike? Emri i shkollës e bën krejt manifestimin të ngjajë si një shfaqje e rrejshme.
Federalizimi psikologjik, nga pikëpamja e psikologjisë së urrejtjes, herët a vonë do të çojë kah lufta etnike e përgjakshme, me synim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga ana e maqedonëve, kjo është e pashmangshme. Prandaj shqiptarët e Maqedonisë, gjenden në një situatë rreziku ekzistencial.
Meqënëse interesi parësor i SHBA dhe i Bashkimit Europian është ruajtja e stabilitetit të Shqipërisë, e gjithë media e sponsorizuar në një mënyrë ose në një tjetër nga ndërkombëtarët e shqiptarëve të Maqedonisë, gazetat, televizionet, portalet elektronike, kolumnistët dhe analistët, janë të angazhuar që ta bindin publikun shqiptar në Maqedoni se për problemet që ai ka përgjegjës janë politikanët shqiptarë në Maqedoni, të cilëve ai duhet t’ ju kërkojë llogari për to.
Në të vërtetë kjo është vetëm një mënyrë për t’ i kyçur shqiptarët e Maqedonisë në një rreth vicioz-kurth. Se liderët politikë shqiptarë në Maqedoni, të cilët gjenden në krye të partive shqiptare, nga ana e tyre janë nën presionin e madh të ndërkombëtarëve, ashtu që të vetëpërmbahen dhe të mos bëjnë asgjë që do të cënonte stabilitetin e Maqedonisë.
Dhe kështu funksionin kjo formulë djallëzore e kontrollit të shqiptarëve të Maqedonisë. Nga njëra anë, kanalizohet pakënaqësia dhe zemërimi i shqiptarëve te liderët e tyre politikë shqiptarë, në anën tjetër këta mbahen nën kontroll me anë të presionin ndërkombëtar. Prej këtej, “kryeluftëtari” Ali Ahmeti shndërrohet në version karikaturial të Nevzat Halilit, Abdurrahman Halitit, Arbën Xhaferrit, Menduh Thaçit, të cilëve dikur ua ka zënë për të madhe sjelljen si ajo e veta sot me liderët politikë maqedonë.
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të dalin nga kjo situatë-kurth, pavarësisht liderëve politikë, ose më saktë në fushatën që do të kryejnë për të dalë nga kjo situatë-kurth, do të gjejnë liderët e rinj, të sprovuar dhe të vërtetë. Lëvizja duhet të nisë nga ajo pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë më së shumti të rrezikuar dhe këta janë ata shqiptarë që banojnë në regjionin e Shkupit, në qytet dhe në rrethinat e gjëra të tij, në komuna të cilat janë të shkëputura nga trungu shqiptar i Pollogut dhe Kërçovës, prej disa komunave ku popullsia është më së shumti sllavo-maqedone. Kjo është ajo që unë e quaj Zona e Rrezikut Shumë të Lartë për shqiptarët e Maqedonisë.
Nga veriu, lindja dhe jugu, kryeqyteti maqedon është i rrethuar me një popullsi të madhe shqiptare, përveç popullsisë shqiptare që banon në qytetin e Shkupit, dhe kjo është dhe do të jetë në të ardhmen burim i tensioneve dhe konflikteve periodike. Aq më tepër që pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare që banon në kryeqytetin maqedon dhe në rrethinat e gjera të tij është e enklavuar, në kuptimin që ajo është e ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare që banon në Maqedoninë perendimore, nëpërmjet një brezi të gjerë tokësor ku pjesa më e madhe e popullsisë është maqedone.
Ky realitet demografik-territorial duhet të ndryshojë me nismën e shqiptarëve, që banojnë në këtë zonë, pra ata duhet të bëjnë përpjekje për të dalë nga ky kurth.
Ja se cila është zona-kurth: Në veri të Shkupit është komuna e Lipkovës, e cila sipas censusit të vitit 2002 ka 27.058 banorë, nga të cilët 97.4% ose 26.360 janë shqiptarë. Por, në perëndim të kësaj komune, është ajo e Çuçer-Sandevë, ku shqiptarët përbëjnë vetëm 22.9% të popullsisë prej 8493 banorë. Sado që të jetë rritur numri i shqiptarëve gjatë këtyre 12 viteve, nuk mund të këtë arritur as në 30% të popullsisë.
Prandaj Çuçer-Sandeva, me sipërfaqe 240 km², përbën një zonë ndarëse, një buffer-zone, mes Lipkovës, dhe Pollogut. Për më tepër që Çuçer-Sandeva kufizohet nga jugu me Qytetin e Shkupit ku shumësia e popullsisë është maqedone, madje pikërisht me lagjen “Gorçe Petrov”, me 85% të popullsisë maqedone, që ka qenë qendra e trazirave të ditëve të fundit. Në lindje të buffer-zone që krijojnë Çuçer-Sandeva dhe Qyteti i Shkupit gjendet komuna e Kumanovës, ku shqiptarët përbëjnë 25.8% të popullsisë prej 103. 205 banorë. Sado të jetë rritur numri i shqiptarëve, as këtu nuk mund të ketë arritur më shumë se 30%.
Në lindje të qytetit të Shkupit gjendet vetëm një komunë me shumësinë e popullsisë shqiptare që është Haraçina, ku shqiptarët përbëjnë 93.8% të popullsisë (10900 banorë), por Haraçina, me një sipërfaqe të vogël prej 31.3 km². Haraçina është praktikisht një enklavë shqiptare mes komunave me shumësi popullsie maqedone. Është e vërtetë se Haraçina kufizohet në veri me komunën e Lipkovës, por vetë kjo është e izoluar prej komunës Çuçer-Sandevës, që gjendet në perëndim të saj.
Ndonëse Lipkova kufizohet me Kosovën në veri, çka mund të shihet si një alternativë në rast të një ndarjeje eventuale të Maqedonisë, që Lipkova dhe me të edhe Haraçina, t’ i bashkohen një shteti nacional shqiptar, pjesë e të cilit do të jetë Kosova. Por kjo është një mundësi hipotetike e së ardhmes dhe në çdo rast, kufijtë e këtij shteti shqiptar nuk do të mund të depërtojnë dot si shigjetat në hartat operacionale ushtarake për të rrethuar Shkupin. Kështu që për shqiptarët e Lipkovës, Haraçinës, por edhe ata të Kumanovës, nuk ka alternativë mbijetese në trojet ku jetojnë sot.
Njëjtë edhe për shqiptarët e komunave në jug të Shkupit. Në komunën e Ilindenit, që gjendet në jug të Haraçinës, në lindje të qytetit të Shkupit, shqiptarët përbëjnë vetëm 2.2% të popullsisë (352 banorë). Në rastin më të mirë sot mund të jenë 3% e popullsisë. Në komunën e Petrovecit, në juglindje të qytetit të Shkupit, shqiptarët përbëjnë 22.9% të popullsisë (1887 banorë).
Në rastin më të mirë sot mund të jenë 25% e popullsisë. Në dy komunat të cilat e kufizojnë nga jugu qytetin e Shkupit, shqiptarët përbëjnë shumësinë e popullsisë vetëm në komunën e Studeniçanit, e cila megjithatë ndahet nga komuna më e afërt me shumësi shqiptare e Pollogut (Zhelina), nga një komunë me shumësinë e popullsisë maqedone (Sopishta).
Në çdo rast, nuk mund të imagjinohet një ndarje e ardhshme e Maqedonisë, e tillë që kufiri i Shqipërisë të kalojë përkitazi me kufirin jugor të qytetit të Shkupit. Në anën tjetër as që mund të mendohet që për shqiptarët të ketë të ardhme në komunat që rrethojnë nga jugu kryeqytetin Maqedon, Studeniçani dhe Sopishta.
Në Studeniçan shqiptarët përbëjnë 68.4% të popullsisë (11.800 banorë). Në Sopishtë, në lindje të Studeniçanit, shqiptarët përbëjnë 34.3% të popullsisë (1942 banorë). Komuna e Sopishtës i ka 222 km², çka do të thotë se ajo është në jug të kryeqytetit maqedon ekuivalenti i komunës së Çuçer-Sandevës, në veri të tij, pra një buffer zone. Të njëjtin funksion e kryen në jug të Sopishtës edhe komuna e Brodit, me një sipërfaqe të madhe, prej 889 km², ku 97% e popullsisë është maqedone, dhe nuk ka as dhjetë banorë shqiptarë. Komuna e Brodit i ndan shqiptarët e komunave në lindje të saj nga Komuna e Kërçovës, me shumësi shqiptare.
Kështu, në lindje të një linje të gjerë buffer zone, e cila nis që nga Çuçer-Sandeva vazhdon me Qytetin e Shkupit, për të përfunduar me Komunën e Brodit jetojnë të veçuar dhe të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shqiptarët e regjionit të Shkupit. Në këtë llogari duhen shtuar edhe shqiptarët e qytetit të Shkupit, me përjashtim të komunës së Sarajt, në pjesën perëndimore të qytetit të Shkupit, ku shqiptarët jo vetëm përbëjnë 91.5% të popullsisë (32408 banorë), por kjo komunë ka vazhdimësi territoriale me komunat me shumësi shqiptare të Maqedonisë perëndimore.
Në Çair, në pjesën lindore të qytetit (Shkupi i vjetër otoman) shqiptarët përbëjnë 57% të popullsisë (36921 banorë). Popullsia shqiptare e Çairit është e ndarë nga trungu shqiptar në Maqedoni, që përfundon me Sarajin, nga një buffer-zone e gjerë, nëpërmjet komunave me shumësi maqedone në qytetin e Shkupit (Qendra, Karposhi, Shutka, Butel, “Gorçe Petrov”).
ë Qendër shqiptarët janë 1465 banorë (3.2 %), në Karposh shqiptarët janë 1952 banorë (3.3 %). Në Butel shqiptarët janë 9107 banorë (25.2%). Në Shutkë shqiptarët janë 2012 banorë (11.9%). Në “Gorçe Petrov” shqiptarët janë 1597 banorë (3.8%). Për të kuptuar rëndësinë e pesë komunave buffer zone, mjafton të tregohet sipërfaqja e tyre: Qendra 7.52 km², Buteli 54.79 km², Karposhi 35.21 km², Shutka 7.48 km², “Gorçe Petrov” 66.93 km². Në lindje të buffer zone të krijuar nga këto pesë komuna të qytetit të Shkupit, gjendet, më në lindje të Çairit, komuna e Gazi Babës, ku shqiptarët përbëjnë 17.21% të popullsisë (12.512 banorë).
Në atë që mund të quhet si Zona e Rrezikut Shumë të Lartë, ku jetojnë shqiptarët e Maqedonisë, regjioni i gjerë i Shkupit, numri i shqiptarëve të ekspozuar ndaj rrezikut shumë të lartë është:
1) ”Gorçe Petrov”, Qyteti i Shkupit (1597 shqiptarë)
2) Karposh, Qyteti i Shkupit (1952 shqiptarë)
3) Qendra, Qyteti i Shkupit (1465 shqiptarë)
4) Shutkë, Qyteti i Shkupit (2012 shqiptarë)
5) Butel, Qyteti i Shkupit (9107 shqiptarë)
6) Aerodrom, Qyteti i Shkupit (2014 shqiptarë)
7) Çair, Qyteti i Shkupit (36.921 shqiptarë)
Gazi Baba (12.502 shqiptarë)
9) Komuna Haraçinë (10.879 shqiptarë)
10) Komuna Ilinden (352 shqiptarë)
11) Komuna Petrovec (1887 shqiptarë)
12) Komuna Zhelenik (1206 shqiptarë)
13) Komuna Studenicë (11.793 shqiptarë)
14)Komuna Sopishtë (1942 shqiptarë)
15) Komuna Çuçer Sandevë (1943 shqiptarë)
16) Komuna Lipkovë (26.360 shqiptarë)
17) Komuna Kumanovë (27.290 shqiptarë)
Gjithsej janë 154 mijë shqiptarë.
Në zonën e rrezikshmërisë shumë të lartë gjenden edhe shqiptarët që banojnë në komunat në jug të regjionit të Shkupit, ku shqiptarët kanë dy mangësi që e bëjnë problematike ekzistencën e tyre:
1) Ata gjenden si minorancë në komuna me shumësi maqedone.
2) Këto komuna nuk kanë vazhdimësi territoriale me ato me shumësi të popullsisë shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, prej një buffer zone të komunave me shumësi maqedone të Sopishtës dhe të Brodit. Në komunën e Zhelenikovës, që gjendet në lindje të Studenicës, shqiptarët përbëjnë 29.6% të popullsisë (2522 banorë). Në jug dhe në juglindje të komunës së Zhelenikovës gjenden dy komuna me popullsisë të madhe shqiptare, por ku shqiptarët nuk përbëjnë shumësinë, Çashka dhe Veleshi. Në komunën e Çashkës, në jug të Zhelenikovës dhe Studenicës, shqiptaët përbëjnë 32.5% të popullsisë (2703 banorë). Në komunën e Veleshit, shqiptarët përbëjnë 4.2% të popullsisë (2299 banorë). Të dy këto komuna i ndan nga komunat me shumësi shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, komuna e Brodit, me një sipërfaqe të madhe, prej 889 km² dhe ku 97% e popullsisë është maqedone dhe nuk ka as dhjetë shqiptarë. Është e qartë se edhe për shqiptarët që jetojnë në Zhelenikovë, Çashkë dhe Velezh, rreziku ekzistencial është i madh. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shqiptarët që jetojnë si pakësi etnike në komunat e Dollnenit dhe Krushevës. Në Dollnen shqiptarët përbëjnë 26.7% të popullsisë (3616 banorë), ndërsa në Krushevë përbëjnë 21.5% të popullsisë (2089 banorë).
Kështu, lista e popullsisë shqiptare që banon në Zonën e Rrezikut Shumë të Lartë, rritet me:
18)Zhelenikovë (2522 shqiptarë)
19)Çashkë (2703 shqiptarë)
20)Velesh (2299 shqiptarë)
21)Dollnen (3616 shqiptarë)
22)Krushevë (2089 shqiptarë)
Pra, janë 167.000 shqiptarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në zonën e rrezikshmërisë shumë të lartë.
Meqënëse nuk ka gjasa që shqiptarët e Maqedonisë të bashkohen politikisht në një parti të vetme, atëherë duhet që kjo pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila banon në Zonën e Rrezikut Shumë të Lartë, të vetëorganizohet në një parti politike, e cila ta përfaqësojë këtë popullsi me krejt problematikën e saj të veçantë. Kjo popullsi nuk duhet të presë që ndjeshmëritë dhe problemet e saj të perceptohen nga liderë politikë në Tetovë, jashtë Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë.
Kjo popullsi nuk duhet të presë zgjedhjet e ardhshme për t’ u përfaqësuar politikisht, por duhet t’ u apelojë deputetëve të cilët i kan nxjerrë me votën e saj, pavarësisht se me cilën parti, që të shkëputen prej partive ekzistuese dhe të krijojnë një grup të quajtur i Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë për Shqiptarët në Maqedoni, me synim të parandalimit të rrezikut. Prej këtej duhet të lindë edhe partia përkatëse.
Emri i kësaj partie duhet të jetë ekuivalenti shqiptar i VMRO. Me anë të përfaqësuesve të vet politikë, kjo popullsi duhet të bëjë me dije se do të kërkojë dhe eventualisht kryejë vetë zhvendosjen masive të saj nga Zona e Rrezikut Shumë të Lartë, për në pjesë të tjera të Maqedonisë. Kjo nuk do të thotë se kjo pjesë e popullsisë shqiptare duhet të shkojë në Pollog, Kërçovë, Gostivar, apo në Dibër.
Kjo pjesë e popullsisë shqiptare me anë të përfaqësuesve të vet politikë duhet të bëjë me dije se meqënëse tashmë është e qartë se maqedonët nuk e duan kryeqytetin e tyre dhe zonën përreth tij të banuar nga shqiptarë, atëherë popullsia shqiptare që banon atje, së bashku me popullsinë shqiptare që ka mbetur e enklavuar në Maqedoninë Lindore do t’ i ofrojë shtetit maqedon dhe popullsisë maqedone si projekt një korrektim demografik-territorial, ashtu që në këmbim të kryeqytetit dhe regjionit përreth tij pa shqiptarë, maqedonët të pranojnë që kjo popullsi shqiptare të vendoset në komunat e Resnjës, Ohrit, Bitolës (Manastirit) dhe Debarkës, në Maqedonën Jugperëndimore.
Komuna e Manastirit (Bitolës) ka një popullsi prej 95.385 banorë, nga të cilët 84.616 (88.71%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 4.134 (4.37%)
Komuna e Resnjës ka një popullsi prej 16.825 banorë, nga të cilët 12.798 janë maqedonë (76.1%). Shqiptarë janë 1536.(9.1%)
Komuna e Ohrit ka 55.749 banorë, nga të cilët 47.344 (84.9%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 2962 (5.3%)
Komuna e Debarkës ka 5507 banorë, nga të cilët 5.324 (96.7%) janë maqedonë. Shqiptarë janë 153 (2.8%).
Në këto katër komunat jetojnë 150 mijë maqedonë. Sipërfaqja e të katër komunave është 1786 km². Specifikisht: Bitola (422 km²), Resnja (550.7 km²), Ohri (389.9 km²), Debarka (425.3 km²).
Por maqedonëve nuk do t’ ju duhet që të dorëzojnë të gjithë këtë sipërfaqe dhe të largojnë të gjithë këtë popullsi, në rast të një korrektimi demografik-territorial. Për shkak të rëndësisë së madhe kulturore-religjioze që kanë për Maqedoninë qyteti i Ohrit dhe rrethinat e tij, si dhe Shën Naumi, mund të krijohet një korridor i gjerë që niset nga Komuna e Demir Hisarit, merr skajin juglindor të Komunës së Debarkës, dhe pjesën veriore të Komunës së Ohrit, ashtu që qyteti i Ohrit me rrethina të mbeten në Maqedoni. Edhe Shën Naumi mund të mbetet në Maqedoni dhe me të mund të komunikohet në rrugë ujore me anë të Liqenit të Ohrit.
Në rast të një ndarjeje eventuale të Maqedonisë, kjo gjë nuk do ta cënojë lidhjen me Shqipërinë të viseve që bëjnë pjesë në Komunat e sotme të Manastirit, Resnjës dhe as të Ohrit, se ekziston vazhdimësi tokësore mes Komunës së Resnjës dhe Shqipërisë. Por edhe transporti ujor do të marrë zhvillim tjetër kur viset në anën lindore të Liqenit të Ohrit të jenë pjesë e Shqipërisë.
Nga 47.344 banorë maqedonë sa i ka Komuna e Ohrit, 90% banojnë në qytetin e Ohrit, i cili do t’ i mbetet Maqedonisë. Qyteti i Ohrit ka 42.033 banorë nga të cilët maqedonë janë 33.791 (83.1%). Shqiptarë janë 3957 (9.4%). Në afërsi qytetit të Ohrit gjenden disa fshatra të mëdha me popullsi të madhe maqedone si Velgosht (2060 banorë), Leskoec (2595), Kozel (1369 banorë).
Kështu që 95% e popullsisë së Komunës së Ohrit do të mbetet në Maqedoni. Pra, në rast të një korrektimi demografik-territorial të Maqedonisë, duhet që të largohen vetëm rreth 110.000 maqedonë nga të katër komunat e sipërpërmendura. Kjo është një shifër për një të tretën më e vogël se shifra prej 167 mijë shqiptarë që do të largohen nga Maqedonia Lindore.
Por, duke qenë se në kuadrin e korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni do të ketë edhe lëvizje të popullsisë maqedonë nga komunat perëndimore, të dy shifrat mund të barazohen. Se nga Komuna e Strugës në këtë rast duhet të largohen 20.336 maqedonë (32% e popullsisë). Nga komuna e vogël e Vevçanit në kufirin me Shqipërinë duhet të largohen 2499 maqedonë. Nga Komuna e Zhupës Qendrore, në kufirin me Shqipëri, duhet të largohen 814 maqedonë. Nga Komuna e Dibrës duhet të largohen 3911 maqedonë (20% e popullsisë).
Nga Komuna e Kërçovës duhet të largohen 20.278 maqedonë (35.74 e popullsisë). Nga Komuna e vogël e Mavrovë-Radostushës duhet të largohen 4349 banorë (50.5% e popullsisë). Nga Komuna e Gostivarit duhet të largohen 15.877 banorë.(19.6% e popullsisë). Nga Komuna e Vrapçishtës duhet të largohen 1041 maqedonë (4.1%). Nga Komuna e Brvenicës duhet të largohen 5949 maqedonë (37.5%).
Nga Komuna e Bogovinjës duhet të largohen 37 maqedonë (0.1% të popullsisë). Nga Komuna e Tetovës duhet të largohen 20.053 maqedonë (23.2% e popullsisë). Nga Komuna e Zhelinës duhet të largohen 71 maqedonë. (0.1% e popullsisë). Nga Komuna e Jegunocit duhet të largohen 5.963 maqedonë (55.3% e popullsisë). Nga Komuna e Tërçës duhet të largohen 2739 maqedonë (12.2% e popullsisë).
Por mbeten edhe 104 mijë maqedonë të tjerë të cilët duhet të largohen nga Maqedonia Perëndimore. Këta janë sa rreth dyfishi i 57 mijë shqiptarëve të larguar nga Maqedonia Perëndimore, të cilët qenë më tepër se maqedonët e larguar nga Maqedonia Jugperëndimore. Por, në rast të një korrektimi demografik-territorial të Maqedonisë nuk ka kuptim që kryeqyteti maqedon Shkupi të jetë një qytet i ndarë.
Prandaj duhet të zhvendosen edhe 32.408 shqiptarët e Sarajit (pjesa lindore e qytetit të Shkupit). Kështu që shifra e shqiptarëve të zhvendosur nga Maqedonia Lindore, me të cilët mund të balancohet zhvendosja e 104 mijë maqedonëve rritet në rreth 90 mijë banorë.
Por duke qenë se rritja demografike e shqiptarëve është më e lartë se e maqedonëve, për çka gjatë këtyre 12 viteve qëkurse është bërë censusi me të dhënat e të cilit bëhet kjo llogari, shqiptarët janë shtuar më shumë se maqedonët, atëherë del se në çdo rast numri i shqiptarëve që do të zhvendosen, jo vetëm që do të jetë i barabartë me atë të maqedonëve, por me siguri që do të jetë më i madh.
Në total, në kuadër të korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni duhet të zhvendosen nga Maqedonia lindore 200.000 shqiptarë, sipas të dhënave të censusit te vitit 2002. Por është e sigurt se për shkak të rritjes së popullsisë, ky numër është jo më pak se 220.000-230.000 shqiptarë. Nga Maqedonia perëndimore duhet të zhvendosën, sipas të dhënave të censusit të vitit 2002, rreth 215.000 maqedonë. Duke qenë se të maqedonët rritja demografike është e ulët, në çdo rast do të zhvendosen më pak maqedonë se shqiptarë.
Në përfundim të korrektimit demografiko-territorial në Maqedoni shqiptarët do të marrin 5693 km². Nga kjo shifër duhet zbritur korridori tokësor që do të zotërojë Maqedonia për të pasur Qytetin e Ohrit dhe një brez të gjerë toke në rrethinat e tij, gjithsej rreth 200 km². Si kompensim, ashtu që shqiptarët të mund të marrin rreth 25% të sipërfaqes tokësore të Maqedonisë, maqedonët duhet të lëshojnë Komunën e Brodit, e cila ka sipërfaqe të madhe territoriale por popullsi të vogël. Kjo komunë në lindje të Gostivarit dhe Kërçovës, ka 889 km², por vetëm 7141 banorë, 97% e të cilëve janë maqedonë. Kështu, në total shqiptarët do të marrin 6382 km² tokë në Maqedoni.
Në zonën shqiptare do te jetë edhe pjesa më e madhe e 248 km² e sipërfaqes ujore të Liqenit të Ohrit, që zotëron Maqedonia, por kësaj mund t’ i mbetet rreth 20% e asaj që zotëron sot. Në pjesën shqiptare do të jetë edhe sipërfaqja ujore prej 176 km² e Liqenit të Prespës së Madhe, të cilën e zotëron Maqedonia sot.
Kështu, pjesës shqiptare do t’ i takojnë 424 km² sipërfaqe ujore liqenore, me çka do të kompensohet si largimi i shqiptarëve nga pellgu i Vardarit në zonën e Shkupit, ashtu edhe fakti që shqiptarët do të marrin më pak tokë, në raport me popullsinë. Në total, me sipërfaqe tokësore, ashtu dhe liqenore, shqiptarët do të marrin 6806 km².
Për t’ u kryer ky korrektim demografiko-territorial, shpenzimet mund të minimizohen duke duke u bërë shkëmbimi i pasurive mes banorëve shqiptarë dhe atyre maqedonë.
Modalitetet sesi do të kryhet kjo gjë do të përcaktohen nga institucione të krijuara nga komunitetet përkatëse. Meqënëse të dy palët, shqiptarë dhe maqedonë kanë pasuri të konsiderueshme të patundshme, shkëmbimi do të kryhet pa humbje për secilën palë. Nëse maqedonët do të pretendojnë se në Saraj, Çair, Haraçinë, shqiptarët nuk kanë pasuri të rëndësishme të patundshme, kjo nuk do të thotë humbje për maqedonët, se me largimin e shqiptarëve nga këto vise, maqedontë të cilët do t’ i marrin në zotërim ato, do të bëhen posedes të një pasurie me një vlerë të shumëfishuar, pasiqë këto toka do të kenë tjetër vlerë në duart e maqedonëve, për shkak se do të kenë mbështetjen e shtetit për ta zhvilluar edhe këtë pjesë të qytetit, si dhe rrethinat e tij, deri më tash të banuara nga shqiptarët.
Prandaj, shkëmbimi do të jetë me leverdi për të dy palët. Edhe shqiptarët do të marrin në këmbim prona tokësore ku nuk do të kenë pengesa shtetërore për t’ i përdorur sa më mirë ato.
Natyrisht se që ky projekt të realizohet duhet në rradhë të parë miratimi i ndërkombëtarëve, i SHBA dhe Bashkimit Europian, të cilët deri më tani e kanë bërë të qartë se janë për ruajtjen e Maqedonisë si një shtet shumëetnik. Por kur ndërkombëtarët të shohin vendosmërinë e popullsisë shqiptare të Zonës së Rrezikut Shumë të Lartë në Maqedoni, për të kapërcyer rrezikun ekzistencial me anë të një projekti të mirëpërpunuar, atëherë edhe ata do të nisin që t’ i shohin gjërat ndryshe.
Kastriot Myftaraj

Odin- 513
Similar topics
» Kafkat politike shqiptare
» Kriza Ekonomike
» Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë
» Sharon Stewart-Ivo i Vegan:Lojërat Politike
» Klubi Bohemian

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi