EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë

Shko poshtë

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë Empty Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë

Mesazh  Zattoo 28.10.13 14:31

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë Basha-berishga184-300x171

Lulzim Basha, sot de jure është kryetar i Partisë Demokratike, ç’ka e bën të domosdoshme që rruga e tij politike të bëhet e ditur për të tjerët.

Gazetari Bedri Islami sjell një vështrim mbi personazhin e Lulzim Bashës në gazetën Dita.

“Kandidimin e tij si shef i Partisë Demokratike ai e nisi në mënyrë të pazakontë: U bë “Qytetar Nderi” i Prishtinës, si për të dashur të thotë se që andej nisi edhe rrugëtimin politik të tij. Sado paradoksale që të duket, por në të vërtetë, pikërisht nga Kosova nisi ky rrugëtim. Një fat i çuditshëm, ende i paditur, e bën atë pjesë të një grupi shqiptarësh nga Shqipëria londineze, të cilët, në shumicën e tyre juristë dhe të diplomuar mjaft mirë, do të gjenden në Kosovë, pranë UNMIK-ut, i cili, sapo ishte vendosur atje, e njëkohësisht, sapo kishte nisur të hapte dosjet për ngjarjet e luftës që porsa kishte përfunduar. Do të jenë pikërisht ditët kur UNMIK-u me shpejtësi të jashtëzakonshme do të hapte dosjet e grupit të Dukagjinit, të zonës operative të Llapit, do të ngrejë ngrehinën e dosjeve kundër Fatmir Limajt, pastaj të zonës së Drenicës. Shumë shpejt peng i dosjeve do të jenë të gjithë drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve, jo vetëm do të gjenden e sajohen dëshmitarë anonimë të rremë, por edhe do të ketë presion të pazakontë.

Një fakt tjetër i Lulzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas dëshmisë së saj, pasuria e pamasë.

Babi i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte?

Siç e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtues i komunës së Prishtinës, pra, sivëllai i tij administrativ; tashmë sivëlla i tij edhe në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës”, shkruan Bedri Islami.

Sipas tij: “Deri në vitin 2005 askush në Kosovë nuk e njihte Lulzim Bashën. Ai do të ishte ende i panjohur, nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si një nga figurat themelore të Komitetit të Orientimit të Politikave , KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha”.

Islami shkruan se: “Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politike të Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit. Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën dhe Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz, të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro. Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që e kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i ditur lajmi se daja i Fazlliçit, nuk ishte askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë dhe Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e pengoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ta kishin mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera”.

Islami shkruan se të dy liderët e PD-së kanë në fillesën e tyre rrënjë serbe.

Berisha nga vjehrra e tij Milica dhe njerëzit e saj ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë dhe Basha nga nuni i tij Fazlliç.

“Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili sado të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndaj ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq është ngritës i figurës politike të Bashës. Bordi serb në Tiranë dhe bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë lidhje të ndjeshme mes tyre”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë Empty Re: Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë

Mesazh  Zattoo 28.10.13 14:38

Askush nuk e njihte Lulin…

Si e ndihmuan serbët Lulzim Bashën që të ngrihej në politikë 28-tetor-2013-300x406

Rrëfim i paautorizuar për Lulëzim Bashën dhe bordin serb. Kështu do të mund të fillonte rrëfimi i paautorizuar i biografisë së një njeriu që është sot në majat e politikës shqiptare, duke perifrazuar një prozë, veçanërisht të dashur për shqiptarët. Nuk e njihnin as njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk kishin asgjë për të, nuk e njihte as garda e vjetër pretoriane brenda partisë ku ai shumë shpejt e papritur do të zinte një nga vendet më të dukshme. Ai do të ishte i panjohuri i madh, për të cilin, shumë shkurt, do të mund të thuhej se:

Askush deri më sot, në asnjë vend, nuk ka bërë një karrierë të tillë marramendëse politike, vetëm në sajë të fytyrës së bukur.

Të jetë vërtet kjo apo, përtej saj, ka edhe diçka tjetër, më të rëndësishme se një fytyrë që shumë shpejt do të zbehej… Nga kishte ardhur ai aq befas në politikën shqiptare? Cili kalë e solli atë si nga mesjeta e politikës, për të qenë i pranishëm në të gjithë ngjarjet që do të ndodhnin edhe 10 vite më pas, krejtësisht i mbuluar me misterin e ardhjes dhe paraqitjes së tij si në një enigmë të pazbardhur ende?
Lulëzim Basha sot, de jure, është kryetari i ri i Partisë Demokratike. I takon të jetë i pesti ose i gjashti në radhën e këtyre kryetarëve, të cilët kanë ardhur pas Azem Hajdarit dhe të cilët, pas të dytit, Sali Berishës, ishin veçse hijet e tij. Por, sidoqoftë, ai njihet tashmë si drejtues i kësaj partie dhe shefi i opozitës shqiptare dhe kjo e bën edhe më të domosdoshme, që rruga e tij politike të bëhet e ditur edhe për të tjerët. Është e rëndësishme të ndiqen gjurmët e tij në politikë, duke pasur një fillesë:

Lulzim Basha dhe Kosova

Kandidimin e tij si shef i Partisë Demokratike ai e nisi në një mënyrë të pazakontë: U bë Qytetar Nderi i Prishtinës, si për të dashur të thotë se që andej nisi edhe rrugëtimi i tij politik. Sado paradoksale që të duket, por në të vërtetë, pikërisht nga Kosova, nisi ky rrugëtim.

Një fat i çuditshëm, ende i paditur, e bën atë pjesë të një grupi shqiptarësh nga Shqipëria londineze, të cilët, në shumicën e tyre juristë dhe të diplomuar mjaft mirë, do të gjenden në Kosovë, pranë UNMIK-ut, i cili, sapo ishte vendosur atje, e njëkohësisht, sapo kishte nisur të hapte dosjet për ngjarjet e luftës që porsa kishte përfunduar. Do të jenë pikërisht ditët kur UNMIK-u, me shpejtësi të jashtëzakonshme, do të hapë dosjet e grupit të Dukagjinit, të zonës operative të Llapit, do të ngrejë ngrehinën e dosjeve kundër Fatmir Limës, pastaj të zonës së Drenicës. Shumë shpejt, peng i dosjeve, do të jenë të gjithë drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve, jo vetëm do të gjenden e sajohen dëshmitarë anonimë e të rremë, por edhe do të ketë një presion të pazakontë.

Një fakt tjetër i Lulëzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje, në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas dëshmisë së saj të mëvonshme, pasuria e pamat. Babai i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu, kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat, më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita titiste drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte? Si e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulëzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtuesi i Komunës së Prishtinës, pra, si vëllai i tij administrativ; e tashmë edhe si vëllai i tij në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës, si u bë më pas Basha vazhdues i Berishës.

Kush është Isa Mustafa? Pa droje mund të thoja se, po të kishte pasur në Kosovë një ligj lustracioni, ai nuk do të ishte në politikë. Për faktin e thjeshtë se, gjatë pushtimit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit, pikërisht kur shkelej me tanke gjithçka që ishte fituar me gjakun e 40 mijë të vrarë dhe burgosjen e 360 mijë të tjerëve, Isa Mustafa ishte, as më shumë e as më pak, por ministri i financave në qeverinë kukull, e cila, në zhargonin e politikës quhet qeveri kuislinge. Nuk them se Isa Mustafa është kuisling, por qeveria ku ai bënte pjesë, dhe që drejtohej nga “i famshmi” Rrahman Morina, ish shefi i UDB-së që u bë shefi i qeverisë së Kosovës, ishte e tillë.

Me katapultë në politikë

Deri në vitin 2005, askush në Kosovë e në viset e saj, nuk e kishte dëgjuar emrin e Lulëzim Bashës. Ai do të ishte ende i panjohur nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si njëra nga figurat themelore të Komitetit të orientimit të Politikave, KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha dhe nëse kishte pasur shpresë se kjo falangë e re do të ndryshonte nga e vjetra në mendësinë politike, kjo shumë shpejt do të ishte thellësisht e gabuar; ajo nuk do të ishte e njëjtë me gardën e vjetër as nga grykësia: do të ishin të pangishëm, deri në babëzi.

Asnjë nga liderët politikë të Kosovës nuk e kishte takuar më parë, qoftë edhe si një intelektual që më pas do të mburrej se i kishte rrënjët nga Drenica. Të kesh rrënjët nga ai truall nuk do të thotë të jesh vetvetiu atdhetar… në Drenicë kanë bërë emër njerëz të ndritur, Adem Jashari e Fehmi Lladrovci, por ka pasur e vazhdon të ketë edhe njerëz të lidhur me klanin e vëllezërve serbë xxxçi, të cilët do të ishin pjesë e genocidit mbi shqiptarët e Drenicës. “Drenicaku” Lulëzim Basha nuk do të kishte asnjë lidhje me të parët, ndërsa me të dytët, do të gjente një lidhje të fuqishme, e cilave, edhe pse dukej se nuk të çonte drejtpërsëdrejti tek “Klani xxxç” ose tek “Zemuni”, ishte përsëri e pranishme.

Damir Fazlliç i lidh të gjithë

Çdo gjë do të shfaqej pas një emri, Damir Fazlliç. Nëse Sali Berisha do të jetë ati i Bashës në politikë, nëse Argita do të jetë krushka e tij në politikë, Fazlliçi do të jetë Kumbara i fuqishëm, i cili, herë pas here, do të jetë edhe mbi të parin, edhe mbi të dytën. Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politikës së Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit.

Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën e me Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese, përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro.

Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në një mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa një përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i njohur lajmi se daja i Fazlliçit, pra vëllai i nënës së tij, nuk kishte qenë askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit, i akuzuar për krime lufte në Bosnje e sidomos në Kosovë. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë e në Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e kishte penguar Sali Berishën, e nuk do ta pengonte as “drenicakun” Lulëzim Basha, ta kishin atë mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera.

Kushdo tjetër që do të kishte ardhur në politikë përmes kësaj dere, derës së Fazlliçëve, atij do i ishte përplasur dera në Kosovë, mirëpo në Shqipëri ndodhi ndryshe: ai u bë figura më e dashur e shefit të partisë, i cili, pasi u bë kryeministër, në harkun e pak viteve, e bëri birin e tij të adoptuar politik tre herë ministër.


Një ngjashmëri që në gjenezë

Ajo që më ka bërë gjithnjë përshtypje qëndron në faktin se dy liderët e tashëm të PD-së, Berisha e Basha, kanë në fillesën e tyre një rrënjë serbe, e për më tepër një rrënjë që lidhet me zbulimin e fshehtë serb. Berisha, siç dihet, nga vjehrra e tij, Milica dhe njerëzit e saj, ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë; ndërsa Basha nga nuni i tij, Fazlliçi. Duhet të jesh tepër naiv për të besuar se kjo është rastësi. Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili, sado mund të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndër ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq, është ngritës i figurës politike të Bashës.

Bordi serb në Tiranë e bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë një lidhje të ndjeshme mes tyre. Kur Basha të lë të mendosh se zanafilla e tij politike është në Kosovë, kjo nuk është metaforë e zakonshme. Asnjëherë më parë, e as sot, ai nuk e ka bërë të ditur rolin e tij në Prishtinë, jo thjeshtë në zyrat e UNMIK-ut, të cilat, si kishin mbarësinë e tyre kishin edhe dështimet e mëdha; por edhe tej saj. Nëse do të kishte një njeri të interesuar të lidhej me këtë bord shqiptar në Prishtinë që i ishte instaluar pranë UNMIK-ut, ky njeri do të ishte pikërisht Fazlliçi, dhe jo vetëm nga lidhjet familjare, ku rrezikohej dënimi i ashpër i dajës së tij, por edhe përmes lidhjeve miqësore e mafioze që kishte krijuar. I njohur si pjesë e grupeve të ndryshme, ky njeri tepër i ri në moshë për një lidhje kaq të gjerë në skajet e politikës serbe, do të bëhej përçuesi i ideve serbe në Shqipëri, dhe një pjesë të këtyre, me dashje ose pa dashje, me shpërblim ose pa shpërblim, do i përcillte Lulëzim Basha dhe një grup i afishuar rreth tij ose së bashku me të.


Miliarderi serb dhe fillesat e Lulit

Ku u bë lidhja e parë mes Fazlliçit dhe Bashës? Në Prishtinë apo në Tiranë? Cilat ishin marrëveshjet e para mes tyre, ato që kishin lidhje me politikën apo ato që do të kenë lidhje me ekonominë? Përse ky njeri i nëntokës ishte i interesuar të kishte njërën këmbë aty ku hetoheshin krimet e luftës në Kosovë? Cilët ishin miqtë e tij të përfshirë në këto krime? Vëllezërit xxxç, mes tyre Batomir xxxç, do të jenë dora e djathtë e shefit të UDB, dajës së Fazlliçit, në Kosovë, ato do të kenë lidhjet e tyre në Drenicë, përmes të cilave do të ketë jo vetëm kundërvënie ndaj UÇK-së, por edhe vrasje në pritë të drejtuesve të luftës. Njëri nga këto vëllezër do të dënohej më pas për krime lufte, por dënimi do i jepej jo në Prishtinë apo në Hagë, ku do të ishte e arsyeshme, por në Beograd dhe kjo do të ishte një masë qesharake. Mes vëllezërve xxxç dhe shefit të UDB-së ishte një lidhje e qëndrueshme, pasi pikërisht këto do të ishin edhe dora e Millosheviçit në Kosovë.

Sfera e interesave të Fazlliçit në Kosovë do të jetë përtej politikës së zakonshme e përtej ekonomisë. Ajo do të lidhej me hetimin e krimeve të luftës, devijimin e këtyre hetimeve, fshehjen e provave e manipulimin e tyre, për të bërë të mundur asgjësimin e fakteve të vrasjeve dhe shfarosjes masive. Në zyrat e UNIK-ut u përgatitën dosjet e njohura kundër disa nga figurave të spikatura të luftës në Kosovë: kundër Ramush Haredinajt, “Smajlit” e grupit të tij, kundër Fatmir Limajt, “Çelikut” e grupit të tij, kundër Rustem Mustafës, “komandant Remit”, e grupit të Llapit, kundër Sulejman Selimit”Sylës”, e grupit të Drenicës.

Në gjykatën ndërkombëtare të Hagës do të ketë dy herë rresht hedhje poshtë të akuzave ndaj Ramush Haredinajt, Idriz Balës e Lahi Ibrahimajt. Interesant është fakti se , për të njëjtën akuzë, në gjykatën e Prishtinës, Idriz Balaj, “Togeri”, e disa të tjerë, do të dënohej me shumë vite burgim, ndërsa në Hagë do të shpallej i pafajshëm. Fshehja e të dhënave të sakta, manipulimi me dëshmitë e me dëshmitarët, përgjysmimi i dëshmive, joshja e dëshmuesve me shpërblime të jashtëzakonshme, do e bënte edhe më të vështirë gjykimin. Pas tyre, pas dhënies së pafajësisë do të hidhej në treg teza e trembjes së dëshmitarëve etj, si vazhdë e përdhosjes së vlerave të luftës.


Dëshmitarët dhe detajet që dinte Sllobo

Nëse Lulëzim Basha ka qenë pjesë e këtyre hetimeve, kjo nuk do të jetë e vështirë të mësohet, por të gjithë ata që kanë qenë në këtë kalvar, si dhe një pjesë e analistëve seriozë në Kosovë, e fajësojnë pikërisht për një të tillë. Basha nuk u është përgjigjur asnjëherë kësaj akuze, jo se nuk i ka mësuar ato, por sepse hyrja në një debat të tillë, me siguri që do të nxirrte dëshmi të reja. Në njërën nga deklaratat e para të Bashës është edhe mburrja se ka qenë pjesë në hetimin e krimeve të Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë. Është e njëjta njësi e specializuar për hetimin e krimeve në Kosovë, e cila, megjithëse me një rëndesë të dukshme ndaj shqiptarëve, kishte në shtrirjen e saj hetimin e çdo ngjarje të jashtëzakonshme.

Duke dashur të pohojë një gjysmë të vërtetë, Basha ka pohuar edhe të vërtetën tjetër se ka qenë pjesë e hetimit të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Natyrisht që dikush do e bënte një gjë të tillë, nëse jo Basha do e bënte dikush tjetër, e po ashtu, edhe strukturat më të larta drejtuese të UÇK-së, ishin të një mendje se, nëse do të kishte pasur krime lufte, nga kushdo qoftë, ata duheshin dënuar. Por dështimi i akuzave ndaj Ramush Haredinajt, Fatmir Limajt, Komandant Remit e shumë të tjerëve, apo dënimi absurd i rastit “Kiçina”, dëshmojnë se janë fabrikuar prova apo janë përgjysmuar ato kur kanë qenë të dobi të drejtuesve të luftës.

Në hetimin ndaj Millosheviçit Basha nuk ka qenë palë hetuese, por përkthyes, interpret, ai nuk ka pasur të drejtën e marrjes në pyetje, por të përgatitjes së dëshmitarëve, përkthimit të dëshmisë së tyre e ndoshta edhe të seleksionimit që u është bërë atyre. Jam takuar me shumë nga dëshmitarët shqiptarë në gjyqin e Millosheviçit. Jam takuar pas kthimit të tyre nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, e jo vetëm me personalitetet e luftës, që në shumësi ishin e janë miqtë e mi, por edhe me njerëz të zakonshëm, të cilët nuk i kisha njohur më parë. Thuajse të gjithë më kanë çuditur me një fakt shokues: ata ishin ndjerë të befasuar e të çuditur me njohuritë e shumta që kishte pasur Millosheviçi për jetën e tyre, jo vetëm për atë që ishte e shkruar në aktakuzë, por edhe për hollësi të tjera, në dukje të parëndësishme apo që ishin lënë jashtë vëmendjes.

Ata ishin ndjerë të befasuar për dijet e Millosheviçit se ku kishin qenë ato në ditët që ishte zhvilluar ngjarja e para saj; për njerëzit e tyre, ku i kishin pasur vëllezërit e motrat, nga vinin, cila ishte e kaluara e tyre, çfarë ishte biseduar me njerëz të tjerë, hollësi, të cilat, ata i kishin thënë në çastet e bisedave të lira me hetuesit e ngjarjeve; ndonjë shkonte edhe më tej, duke shprehur dyshimin se mos e gjithë kjo e kishte një prapaskenë, se mos vallë Millosheviçi kishte pasur njohuri më të gjëra nga sa ishte menduar; se stafi i organizuar pranë tij kishte sjelle hollësi të pamenduara ose, kjo ishte tronditja e tyre, dikush i kishte nxjerrë jashtë sallave të fshehtat e bisedave private. Ata njerëz të zakonshëm apo personalitete, pas pyetjeve të para nga krimineli i luftës, ishin ndjerë të tronditur, ishin munduar të merrnin veten shpejt, por tronditja nuk u kishte ikur.



Implikimi i Fazlliçit me dosjet

Edhe asaj kohe, edhe tani, kam pasur dyshimin e herë pas here edhe bindjen se, dosjet e Millosheviçit, pjesë të saj, kanë dalë edhe jashtë kornizave të lejuara. Droja ime ka qenë vazhdimisht se mos përmes Fazlliçit, përmes lidhjeve të tij, jo domosdo me Bashën, por më shumë përmes lidhjeve që i kishte dhënë daja i tij, ish shefi i shërbimit sekret, kishte arritur të krijonte një urë të tillë. Fakt është se Millosheviçi në gjyq ishte tejet i informuar, edhe për detaje që nuk gjendeshin në dosjet e tij, ai kishte gjithnjë një njohje më të gjerë nga sa ishte menduar. Të ketë pasur një rrjedhje të informacionit…?

Me siguri që ka pasur një rrjedhje të informacionit, jo detyrimisht nga zyrtarët, rrjetëzimi i UDB-së në Kosovë ka qenë tejet i fuqishëm, më tepër nga sa mund të merret me mend në Tiranë. Megjithëse nuk jam dashamirës i Bashës e as besues ndaj patriotizmit të tij, e nuk jam as dashamirës i grupit të Kosovës në PD, të cilët nuk morën asgjë nga Kosova, veç përulësisë serbe, nuk do të doja kurrë që një rrjedhje e të fshehtave nga krimet e një neonazisti serb, të kishin dalë nga shqiptarët. Një mijë herë nuk do e kisha dashur…

Vijon…
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi