EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kafkat politike shqiptare

+19
Fakiri
Niko_
Alien & Ufo
Dode Progni
Ufo
bledi1
Cimi Elezi
Odin
Zattoo
Berti69
resuli
ILIRA
Fikrro
yasmin
ushtaridardan
2 Pac
Neo
Estilen
Jon
23 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Alien & Ufo 20.10.11 12:38

Ndaj me Nën’ Terezën,
Kot mos u mundoni,
S’është hidrocentral,
Ta privatizoni!


Mirë shkruan Beni
Shkruan dhe mirë bën
Po ashtu postimet dhe ti Estilen

Po kujt t'ja thuash..
Makutëve Të gjorë
Që Shqipërisë s'onë
Po i japin një dorë.

E zhveshën, zbathën, plaçkitën
ja morën frymën..
Dita ditës më shumë, në derë t'gijotinës
S'ka mbetur për besë, asgjë me vlerë
Mjerë populli i shkretë, i mbetën në derë

Por do vijë dita, si një uragan
Pisllëqet dhe zhulin, shpejt i përlan.!


Alien & Ufo

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Niko_ 20.10.11 14:40

yasmin shkruajti: Ishim ne, qe me voten e lire zgjodhem qeverine, dhe kjo qeveri perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve,dhe pjesa tjeter nuk ka asnje te drejte te sulmoje barbarisht me grusht shteti ate qe vete zgjodhem ne!

Shqipëria është i vetmi vend që nuk duhet marrë si shembull për votimet e lira që kryen. Vetëm aty nuk mund të flitet për votë të lirë dhe të pa'manipuluar.

Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 21.10.11 18:33



A mundemi ne shqiptaret...?


NenkryetarI i Keshillit per Marredhenie me serbet jashte Serbise shprehimisht ka deklaruar «do te kerkoj nga kuvendi dhe qeveria shqiptare qe te mbeshtese kerkesen e pakicave per shtyrjen e regjistrimit te popullsise». Serbet kane filluar te interesohen per nje komunitet serb ne rrethin e Shkodres dhe te bejne emisione per ta ne televizione duke theksuar idene se atje kane jetuar shume serbe, por me presion ne kohen e komunizmit kane ndryshuar emrat e tyre.

Ndjej mllef e neveri dhe cuditerisht kesaj radhe nuk kerkoj ndjese nga askush! Turp i pashoq! Situate delikate! Heshtje popullore! Servilizem krupendjelles! Mendje te ngushta e zemra te liga! Symbyllur dhe spordhjake! Xhahila dhe fodulla! Sahanlepiresa dhe brekeshkyer! Hajdute dhe me keq, xhepista! Baballare «pusht», me falni pushtetar, qe neser apo pasneser bijve te tyre nuk kane cfare modeli edukativ t'i japin.

Furgona me analiste televizionesh, te cilet per para mohojne e pohojne cdo gje! Editoriale te imponuara! Gazeta partiake pro regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, kunder interesave kombetare.

Minoritete qe lehin per kinse te drejten e tyre per t'u vetedeklaruar dhe kundershtimin e artikullit 20 te ligjit per regjistrim, i cili parashikon, sipas tij, gjobe prej 1000 dollaresh per dhenien e te dhenave te pasakta! Nje tufe idiotesh, te cilet kane uzurpuar karriget dhe mezi c'prisin te dilinin ne terren per te intervistuar shqiptaret, tashme nje pjese e tyre te blere nga «shkjau» serb e «shovinizmi» grek...

Sot, kjo eshte nje pjese e pasqyres se realitetit ne Shqiperi! Ky eshte kabllogrami me serioz dhe i rrezikshem i pathene ne faqen e Wikileaks, e jo humbja e vemendjes nga disa gjera te tjera te rendomta, qe fundja nuk eshte se ne shqiptaret nuk i kemi ditur.

Sinqerisht, me kohe pandehja se shume norma morale, por edhe disa zakone po humbisnin mes shqiptareve. Edhe pse shume shqiptare jane bere pjese, kunder regjistrimit te popullsise, permes nenshkrimit te peticionit te hartuar nga Aleanca «Kuq e Zi», perseri eshte shume pak, thjesht nuk mjafton vetem ky reagim qytetar.

O mjerane, pa kujtoni pakez ato shqiptare te se premtes se «zeze» te 21 janarit 2011 qe sulmuan kryeministrine! I pyesni te gjithe pse protestuat! Me siguri nje pjese kish vajtur qorrazi pas turmes, nje pjese per gjendjen e veshtire ekonomike e sociale, nje pjese per ate e per kete etj.

Ndersa regjistrimi i popullsise eshte shumefish me i rrezikshem se perballja aktuale me situatat e perditshme qe ka cdo familje shqiptare. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte nje rrezik historik, rrezik social, rrezik kombetar, rrezik territorial, rrezik asimilues, rrezik nenshtrues, rrezik konflikti ne te ardhmen, por edhe rrezik ekonomik, fundja nje «armik brenda ne shtepi».

A ju kujtohet se cfare presioni beri Greqia per paktin detar! I tha troc vendit tone, Shqiperise sone te dashur duke i derguar te fala nepermjet «dulecave» me shoke: «Mirupafshim MSA, nese nuk nenshkruani paktin detar», pra shitjen e detit. Fatmiresisht, gjykata Kushtetuese e hodhi poshte.

Mos kujto ti o sylesh qe virresh, cirresh e perdridhesh e me nxjerr gjoksin e fryhesh si nje dordolec, duke pretenduar se paktin detar e anullove ti me shoke! Jo dhe jo, nuk ishim ne dhe as TI, ishte nje njeri i cili u gjend ne kohen e duhur ne vendin e duhur per te treguar shitjen e detit ne diten me diell.

E ne, ne te heshtur po merrnim pakez rreze dielli... Besoni se nese ne Shqiperi rritet artificialisht numri i minoritetit grek dhe atij serb nuk do te na bejne presion te vazhdueshem?! Eh, madje, ato do te perpiqen te nderhyjne kudo dhe per cdo gje, si me qene ne toke te tyre. Obobooooooo!

Nejse, une jam i ndergjegjshem se ka edhe shqiptare te mire dhe te devotshem. Te gjithe ato qe jane pro interesave kombetare, zeri rinor i mijera studenteve qe kane nenshkruar kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, sigurisht me kenaq e me ngroh pa mase.

Edhe nje pjese e medias po solidarizohet me situaten ne fjale. Ato e kuptojne rrezikun e asimilimit. Ato e kuptojne se me kalimin e viteve jugu i Shqiperise do te kete me shume shkolla greke se sa shqiptare. Keto qytetare te denje e dine mire se «gjuha amtare eshte dinjitet, ndersa gjuha e huaj eshte kulture».

E nese jugu fillon e greqizohet, e sipas ketij «surratdhelpres» Aleksandar Cotoric, Shkodra do te na flasin serbisht, atehere me plot gojen ne kemi humbur identitetin tone kombetar.Shkodra ka shume familje te vjetra qytetare,midis tyre dhe shume te afert te mij, por po te diskutohet me secilen prej tyre te tregojne se sa serbe na paska Shkodra qe heret e deri ne ditet e sotme.

Tundu e shkundu o shqipetar! Jo nga muzika, jo nga moda e jo nga gjerat qe ti ke qejf cdo dite te besh. Tundu e shkundu se e ardhmja nuk premton per ty. Te ardhmen tende, ti nuk po e mbron. Femijet e tu nga heshtja jote, nga rreziku i bukes dhe i karriges qe mban, nuk jane asgje se sa kur ai te vihet ne gare me fqinjet e tij ballkanik apo edhe bashkemoshataret e tij europian e te ndihet koketul e mjerane, pasi nuk di c'te thote, vec pelpelit mjerueshem duke thene: «kemi qene popull i varfer dhe nuk kemi mundur t'i bejme balle presioneve te huaja!».

Mjaft! Mjaft mashtrimit te perditshem! Mjaft injorances masive! Mjaft mosreagimit per fatet tona, fatin tone! Mjaft te qeshures se dalur me veshtiresi nga zorret e barkut per te pershendetur deputetin e zones! Mjaft mjerimit dhe vajtimit, pasi ndodhin ngjarjet! Ne mundemi... Te gjithe bashke jemi dakord qe regjistrimi te behet, por te mos dalin rezultate per etnine dhe fene.

Si perfundim, mua dhe shume te rinjve me gjak shqiptari na intereson atdheu yne, e jo fatet e Kreshnikut apo aleances.Joooooo, keto jane mjegulla kasten te krijuara me dashje qe shprehimisht do te thote «je me mua apo me ato?».

Ne jemi te gjithe me Shqiperine. Regjistrimi i popullsise duhet te behet qe c'ke me te, por jo mbi baza etnike dhe fetare. Ne duam nje Shqiperi europiane, por te sigurte dhe me vlera te mbartura. Kurrsesi nuk mund ta pranoj qe gjoja per hir te hyrjes ne Europe, ne shqiptaret duhet te hyme sic do Greqia apo Serbia, sic na do Nastradini me shoke pa mbathje e pa koke.

Jo dhe jo! Kjo nuk eshte Shqiperia, keta nuk jane shqiptaret. Veriu dhe Shqiperia kane aq pak serbe e pak me shume greke edhe sec na merr mendja neve. Prandaj, ketyre zerave zyrtar me prapavije strategjike duhet t'i themi ndal qytetarisht, por edhe politikisht.

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 297189_10150319569456339_133648571338_8415359_1853076273_n


Ne mundemi! PO, ne mundemi te ndalojme qe Serbet te peshkojne «krap» e «ngjala» me thase ne Dejlan. Nese te vjetrit heshtin, rinia duhet te ndeze. Fqinjesi te mire me te gjithe, por une ne shtepine time dhe ti tenden o serb dhe grek..


Edituar për herë të fundit nga Estilen në 21.10.11 20:51, edituar 1 herë gjithsej

Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Fakiri 21.10.11 19:19

..por s' din Shkjau me mbajtë miq'sí !...
Serbi vëlla do ta humbasë,
Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanë ky i ditë pa sy,
Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye,
Se kshtu ecte në shekull lodra,
Ulu maje e çohu kodra...
Gjergj Fishta

Me këtë kryeministër jo vetëm Shkodra por edhe Durrësi (ah Durrësi ëndrra e Serbis) mund të serbizohet pa farre problemi i ka miq ky derziu (vëllëzër të Sllobodankës) E ka bërë Shqipërin si të ishte Çifligu i tij.........

Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 27.10.11 21:51


Në zgjedhje blen votat, tani blen haletë


Me zgjedhjet lokale
Po vazhdon estrada,
U luajt në Vlorë
Krye-maskarada!

Nderi i së majtës
Aty ra në tokë,
U blenë si bag’tia
Trembëdhjetë kokë!

U blenë të pacipët
Si qillo patate,
Dhe jo dokudo
Po koka vlonjate!

E i gjithë mileti

I çuditur ngeli,
Dhe harroi i shkreti
Se nga ësht’ Xhuveli!

Xhuve tradhtisë
Nuk iu hoq kurora,
Trembëdhjetë “yje”
Ju shtuan nga Vlora!

Tradhtarë e majta
Nxori ca si shumë,
Tani pyes veten:
Pse voton o lumë?

Pse voton o lumë
Pyes unë i ziu,
Shkërdhata merr votën
Dhe shkon te Saliu!

Kanë dalë sekserët
Si qentë me erë,
Ku janë haletë
I gjejnë menjëherë!

S’e ndal kurrë pisllëkun
Ky palo pushtet,
në zgjedhje blen votat
Tani blen haletë!

Arben Duka

Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Alien & Ufo 28.10.11 8:25


Edhe nga kto punë, mësimin e nxori
dhe Edi Rama = kryehori
E bëri Ps-në, pronë të babait
Sillet me të, si qehajai agait

Mjaft të shikosh, delegatët e zgjedhur
të ngrenë ata kartonin, për Kryetarin e rrjedhur
Nuk ka oponencë, ta shtypim me furi
unë bëj kryeminstrin, s'ma merr dot njeri

2013-ta po vjen, s'është larg
Humbja e radhës, po troket në prag
shkruaj këto radhë, jo o mik nga qejfi
U bë dhe PS-ja, parti krushqi-kongresi

Populli ynë ka një fjalë të urtë
''Për inat të vjehrres, fle me mullixhinë''
Se lshon Edvin Rama, së gjalli partinë
E ka mësim nga kryehanxhiu
Vëllam i Berishës, na doli ky i ziu..?








Alien & Ufo

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 28.10.11 9:00




Alien-Ufo mire ke shkruar
gjithe derrat nje lloi jane
vete i rrisim me ''therrime'
me gjithe rrobe,po na hane

Edi,Meta,Sala dhe Fatosi
e njenjta gjelle,ajo guzhine
turli sade, tave kosi
keto lavire,shqyen Shqiperine

Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Androo 08.11.11 14:24

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 08rajm1

E akuzoi se kishte të dashur Kadarenë, Bulku padi Kastriot Myftarajt

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku dhe njëkohësisht deputete e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, ka depozituar dje në Prokurori një padi civile për shpifje ndaj Kastriot Myftarajt.

Padia e Bulkut vjen pas deklaratave të gazetarit Kastriot Myftaraj për lidhjet e shkrimtarit Ismail Kadare, pas publikimit të librit nga bashkëshortja e këtij të fundit.

Sipas deputetes Bulku deklaratat e Myftarajt për një lidhje të mundshme mes saj dhe Ismail Kadaresë, nuk janë gjë tjetër veçse shpifje. Në shkrimet, apo edhe në daljet vizive, Myftaraj e ka përforcuar këtë deklaratë edhe me një tjetër pasazh në të cilin shprehet:

“Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë”.

Kjo tregon që Kastriot Myftaraj përveç të lehurave të tij ai bënë vetëm thashetheme,a ia vlen të vlerësohet një njeri i tillë?

Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 09.11.11 16:01


Pakti detar, skandali i fshehur në nenin 53 të ligjit të 2008-s


Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcQqVZMDMtd92qnT3VcpQS-NKqfA7kTEo3XiHM2cBBe1HUOnkzKHMw

Kush mendon se e keqja ka një kufi, apo se kjo klasë politike ia ka bërë tashmë të gjitha Shqipërisë, duhet të korrigjojë sërish mendim: Shqipërisë i janë hequr kufijtë zyrtarë me një ligj të vitit 2008 dhe ka dyshime të forta që kjo është bërë për ti hapur rrugë pretendimeve të Greqisë për “kufi të ri detar” me Shqipërinë, pra për famëkeqin Pakt Detar të qeverisë së Sali Berishës, të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Ligjet e hartuara për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001. Në ligjin e këtij viti janë përcaktuar kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë në vitin 2008 qeveria ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. Tashmë i vetmi vend ku janë përcaktuar kufijtë e shtetit tonë janë arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

Ligji i vitit 2001

Në prill të vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për “Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, në të cilin sanksionohet se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare.

“Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Ai tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore.

Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në ligj.

Për sa i takon kufijve detarë, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore. “Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore”,- thuhet në ligjin e vitit 2001.

Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.

Ligji i vitit 2008

Ndërkohë shtatë vite më pas Kuvendi ndryshon ligjin për “Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Në nenin e parë të këtij ligji thuhet: “Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi”.

Në tërësi ligji i vitit 2008 rregullon mënyrën e funksionimit të pikave të kalimit kufitar, mënyrën se si do të ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes së shtetasve me viza etj. Por në këtë ligj nuk bëhet asnjë ndarje e kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 53 të shfuqizohet ligji i vjetër i kufijve.

“Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”,- thuhet në ligjin e vitit 2008, i cili është ende në fuqi.

Ujërat territoriale shqiptare

Ato fillojnë nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Ujëra të brendshme janë ato të Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë

Përkufizimi i Shqipërisë në enciklopedi

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon.

Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon

Shekulli


Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 11.11.11 8:43


Ligji i ri per administraten,zyrtaret mund te bejne fushate.




Klikoni ne qender 'expand' per te hapur gazeten,klikoni tek shigjeta lart djathtas dhe lexoni ne faqen e dyte te kesaj gazeta artikullin e plote.Me roten e mausit mund ta zmadhoni


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  0011 13.11.11 13:26

Shqipëria e 52-ta në botë, ku jetohet më së miri

Shqipëria renditet e 52-ta ndër vendet ku preferohet të jetohet më mirë në botë, sipas Indeksit “Living Life 2011”. Krahasuar me dekadën e fundit, Shqipëria ka ecur shumë përpara me “Cilësinë e jetës”. Nga viti 2005, kur Shqipëria ishte e 100-ta, në një grup me vende të tilla si Zimbabve, Haiti, Republika e Afrikës Qendrore, Afganistani, Sierra Leone, Guinea Ekuatoriale, Guinea, Angola, Sudani, Jemen, Çadi, Somalia. Vetëm me një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 66-të.
Ndërkohë, në krye të listës renditen Shtetet e Bashkuara, me këto rezultate: Kostoja e jetesës 76 pikë, Kultura 87, Ekonomia 100, Mjedisi 51, Liria 100, Shëndeti 90, Infrastruktura 100, Rrezik dhe Siguri 100, Klima 85.


Me rezultati final prej 86 pikëve në renditjen e Cilësisë së Jetës, mes 190 vendeve nga e gjithë bota, Shqipëria ka shënuar këtë rezultat : Kostoja e jetesës 75, Argëtimi & Kultura 76, Ekonomia 57, Mjedisi 64, Liria 67, Shëndeti 68, Infrastruktura 36, Rrezik dhe Siguria 71, Klima 90 pikë.


Në renditje merren parasysh vendet, ku mund të jetohet më mirë, jeta më e lirë, të paguhen më pak taksa, të ketë mot më të mirë, të merren avantazhe nga mundësitë në tregjet e reja, vende ku mund të fillohet një jetë e re, një biznes apo të kalohet pensioni, ku ambienti është i ruajtur nga ndotja, klima është e mirë, infrastruktura është e mirë, argëtohesh dhe ka kulturë e art. Për të arritur në vlerësimet për secilin vend merren parasysh nëntë kategoritë e sipërpërmendura, ku secila ka maksimumin e pikëve 100.
Të dhënat, që të nxirret klasifikimi, sipas revistës “International Living” me bazë në Çikago, merren nga shumë faqe të zyrtarizuara të internetit, si adresat qeveritare, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit, Ekonomisë, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian, OKB-së e shumë institucioneve amerikane, dhe të tjera anembanë botës. Ky është si një studim vjetor në të cilin sapo merren të dhënat, ato analizohen në terren nga korrespondentët e agjencisë “International Living” për çdo vend, në mënyrë që të kuptohet se sa reale janë ato dhe ku bazohen rezultatet e tyre.


Shqipëria ka më shumë se pesë vjet që nuk shikohet më në hartë si një “njollë e zezë” për të jetuar. Shqipëria vitet e fundit ka krijuar një imazh të shkëlqyer në botë. Çka shihet qartë sipas të dhënave më të fundit, krahasuar jo më larg se me një vit më parë, ku vendi ynë ka bërë përpara për sa i përket cilësisë së jetës duke zbritur në 14 vende më poshtë. Kosto e jetës ka fituar 75 pikë, ndërkohë që një vit më parë ishte 64 pikë. Në të njëjtin nivel ka qenë edhe treguesi i lirisë me 67 pikë. Të ardhurat dhe kultura për këtë vit janë vlerësuar me 59 pikë, ndërsa një vit më parë me 65 pikë.
Ndërsa numri total i pikëve për këtë vit është 64, duke pësuar një rritje të mirë krahasuar me një vit më parë, duke lënë pas vetes gjithë vendet e Ballkanit, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Kjo eshte nje qeverisje e mir te Dott. Berishes dhe te PD-se.

0011
0011

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen 13.11.11 18:04



Varfëria e madhe,pasiguria dhe emigrimi,detyron 73% te femrave shqiptare te mos duan fëmijë të dytë.Vet
ëm ky tregues hedh Shqipërinë në vendin e 152





Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 299804_10150330230407133_292397142132_8422252_1926690052_n-0dd42da9



Është tmerr të shikosh fëmijën tënd të kërkojë qumësht dhe të mos kesh mundësi ta blesh,është tmerr të kërkojë fëmija kos dhe të mos kesh lekë ta blesh" deklarojnë nënat e reja shqiptare,të cilat kanë dëshirë për të bërë fëmijë,por varfëria e madhe dhe mjerimi që ka shkaktuar politika në vend me në krye qeverinë,bëjnë që një fëmijë të jetë "shumë".

Vitet e fundit ka një rënie drastike të numrit të lindjeve, fenomen që vërehet ndjeshëm sidomos në zonat urbane. Sociologët shpjegojnë se faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e këtij numri janë të njëjtët, konkretisht gjendja e vështirë ekonomike dhe emigrimi. Niveli total i lindshmërisë për vitet e fundit është 1,6 fëmijë për çdo grua, shifër kjo nën nivelin e zëvendësimit te mundshem te popullates, bëhet e ditur nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor.

Sociologët bëjnë edhe krahasimin e sy sistemeve, atë të komunizmit dhe demokracisë, periudha të ndryshme që për pasojë kanë referuar statistika të ndryshme edhe në shifra. Pra, sipas tyre, ndërsa Shqipëria e viteve të regjimit komunist shënonte normë të lartë të lindjeve, pas viteve ’90, me ndryshimin e sistemit dhe stilit të jetesës, ky numër nisi të ulet në mënyrë graduale.

Ata thonë se shkaqet në tërësi janë komplekse, pasi sjellja në jetë e një fëmije është problem social, ekonomik, shumë përfshirës. Ndër arsyet kryesore të uljes së lindshmërisë listohet rritja e moshës mesatare të martesës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i lartë i popullsisë në moshë riprodhuese, ndikimi i faktorëve ekonomiko-socialë, arsimorë-kulturorë e shëndetësorë dhe rritja e ndjeshme në përdorimin e metodave të kontrollit të lindjeve.

E analizuar në këndvështrimin e një sociologu, lindja e një fëmije shtyhet në kohë për shkak se është rritur mosha e martesës,ku ndikim kryesor eshte largimi i meshkujve nga vendi per te fituar nje dore para per te krijuar familje te re...

Kështu që, çiftet preferojnë paraprakisht të krijojnë një bazë ekonomike për të kaluar në një tjetër fazë të jetës, që është ajo e krijimit të familjes së qëndrueshme dhe lindjes së një fëmije. Sociologët e shohin emigracionin si një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në uljen e numrit të lindjeve në vend, pasi të dhënat tregojnë se më së shumti emigron popullsia në moshë riprodhuese.

E megjithatë, krahas këtyre faktorëve specifikë, tendencat e fundit shpjegojnë se aktualisht ka edhe nga ato familje që duan të kenë numër të lartë fëmijësh. Konkretisht, të dhënat e studimit tregojnë se ndër gratë e martuara, 73 për qind raportojnë se nuk duan një fëmijë tjetër ose janë sterilizuar, ndërsa 20 për qind duan të kenë një fëmijë t
ë dytë.

Të na rrojë PD-ja me xhaxhi Sali Doktorin për qejfin e Lirisë,se për shqiptarët kanë menduar shtetet pritëse te vëllezërve dhe baballarëve tanë,që ju kanë ofruar punë e strehim,njëkohesisht edhe shtetësinë fëmijëve te lindur ne shtetet e tyre, së bashku me shpërblimin per cdo femijë deri ne 3000 euro si ne Gjermani.

Ne sot p
ër efekt propogande na renditet Shqiperia në vendin e 52 në botë ku jetohet më së miri.Këtë mund ta besoji një banorë turk i Anadollit,a po një indian e pakistanez,por jo një shqiptar i Burrelit,i Elbasanit,Mirditës, Tiranës,Kukësit,Malësis së Madhe apo i Memaliajt.Zoti kryeministër edhe kur del për te prerë ndonji shirit,i duket Shqipëria si sfondi i tendës ''Shqipëria po ndryshon'' por nuk dëshiron të bëj një hap pas sfondit,se e di që këmba doti prekë varfëri dhe skëterrë në këtë realitet bardhë e zi...

Arritja p
ër të është ligji i Plehrave dhe denigrimi i kundërshtarëve të tij politik,dhe jo varfëria e qytetarëve qe kanë mbushur dyqanet me listat e tyre për te blerë ''parajsën'' Berishiane
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Androo 18.11.11 18:42

Frazat Envereske te Thaçit!

Kosove - Jemi i vetmi vend në botë, ku shkojmë nga keq e më keq. Jemi i vetmi vend në botë, vetëm për keq. Kreu i qeverisë thotë, herë pas herë, se ia kalojmë vendeve të rajonit, madje së shpejti edhe Gjermanisë!

Çudi si i shikuaka vetëm ai dhe nuk i shohim ne të tjerët? Kështu thoshte edhe monstra Enver në epokën e tij Jemi i vetmi vend në Ballkan, në Evropë, në Botë ku ndriçojmë, ku lulëzojmë, ku kemi vetëm rritje ekonomike, jemi i vetmi fanar ndriçues etj, etj.”

Vini re sa të ngjashme janë frazat e Thaçit me ato të Enverit, sikur kanë bërë të njëjtën shkollë, sikur kanë qenë në të njëjtën klasë e bankë, sikur kanë ndenjtur në të njëjtën shtëpi e kanë ngrënë në të njëjtën tavolinë. Siç duket, në të vërtetë kështu ka ndodhur.

Me shumë gjasa të njëjtën shkollë (në periudha të ndryshme) kanë bërë, në të njëjtën shtëpi kanë ndenjtur e pirë kafe, në të njëjtën tavolinë kanë ngrënë, pavarësisht se në tavolinën ku ka ngrënë Enveri, Thaçi dekada (gjatë viteve 90') më pas ka qenë i detyruar të hante nga ato që kanë ngelë vite më parë nga sahani i tij.

Ndaj kanë të njëjtën ideologji, ndaj e shikojnë diellin njësoj, ku ndriçon vetëm në Kosovë, si dikur në kohën e Enverit që ndriçonte vetëm në Shqipëri! Ndaj për ata ''ne jemi vendi i parë në rajon'', ku me gjasë së shpejti mund të konkurrojmë edhe me Gjermaninë apo SHBA-në.

Në të vërtet po të ishte kështu nuk do të ishte gjysma e rinisë dhe krejt Kosovës në emigracion, nuk do të shkonim më jashtë as ato dhjetëra mijëra që po ikin me lotari në Amerikë e po aq të tjerë janë gati të nisën menjëherë larg vendit.

Pse nuk vjen bota te ne, por shkojmë ne tek ajo? Çuditërisht, si ndodh kështu, kur lidershipi thotë të kundërtën!? Vetëm ai sheh ndryshe e ne të tjerët shohim ndryshe. Ka plot 5 vite që na mbush me rrena e gënjeshtra. Ja dhe rasti i fundit nga Raporti i Progresit, apo më mirë Raporti i Regresit, ku flitet zi e më zi për pushtetin në Kosovë.

Miliona euro të hedhura poshtë për papërgjegjshmërinë e politikanëve. Këto të gjitha ne i vuajmë, mbi kurrizin tonë bien. Po si shpjegohet kur për Thaçin ”ne jemi vendi i parë në rajon” e ne ndjehemi të fundit. Gjithë bota na ka për të fundit. Si arritëm në këtë ”mrekulli” me mjeshtërinë e Thaçit e të Ministrisë së Integrimit.

Për çfarë e ka këtë ministri, apo për kukull, siç mbante Gadafi amazonat për ta ruajtur majtas-djathtas! Në përfundim kemi kaq nxënës të këqij në krye të Kosovës, sa në të gjitha provimet morën “katra”.

Dinë të bëjnë jo keq, por shumë keq detyrat e shtëpisë. Të gjithë ne vuajmë e heqim të zezat e ullirit për të nxjerrë ditën e për të ushqyer fëmijët, kurse ata thonë ”jemi fanar ndriçues në Evropë e në botë”!!…Sa të pafytyrë, sa të shpëlarë!
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Politikë e papërgjegjshme!

Mesazh  Androo 03.12.11 21:59

Politikë e papërgjegjshme!

Kosova i ka të gjithë shqiptarët politikanë, që të paktën në mënyrë sipërfaqësore i plotësojnë kushtet dhe shqiptarët nuk kanë probleme të kësaj natyre për të kërkuar në mes të tyre njerëz pa moral shoqëror.

Në fund të fundit, politika nuk ka moral të tillë. Problemi qëndron në atë se populli nuk duhet të merret me politikë dhe aq më shumë të tregohet militant i kësaj apo asaj partie. Por kultura jonë e rrudhur, varfëria e tejskajshme, problemet shoqërore në përgjithësi, shkollimi etj janë transferuar në mënyrë objektive te politika.

I gjithë strumbullari i problemeve të kamufluara që ndikojnë drejtëpërdrejt dhe indirekt te një popull, është politika pa kriter, informate, siç është ajo aktuale dhe pa një moral kombëtar.

Politikanët shqiptarë aktualë, të paformuar, të pabrumosur me një kulturë që merr anët pozitive nga historia e kombit shqiptar, larg reformimit të tyre si dhe larg modernizmit të politikave të tyre mesjetare dhe shumë problemeve të këtij lloj, krijon situata absurde, një kaos politik, një degradim të menjëhershëm të moralit të shoqërisë, një degradim të kulturës shqiptare, një imponim të dhunshëm të shfaqjeve negative politike tek popullata dhe si rrjedhim, kemi dhe do kemi probleme thelbësore kombëtare që kërkojnë kohë shumë të madhe, ndoshta shumë breza të tjerë, në mënyrë që të riparohen.

Jo më kot populli kërkon zgjidhjen e problemeve të tija tek politika, sepse politika shqiptare ashtu si dhe ajo ballkanike ka të kultivuar kultin e individit, a thua se individi përdor "shkopin magjik" për të zgjidhur probleme të mprehta shoqërore dhe ekonomike. Nga njëra anë populli ka të drejtë të kërkojë aty ku "është mësuar ta kërkojë", pra ashtu siç e ka kultivuar.

Po të shohim probleme të tilla të ngjashme me popuj të ndryshëm në vendet e zhvilluara perëndimore, Individi nuk përfaqëson dhe realizon kërkesat e mprehta ekonomike, shoqërore dhe nuk ka mundësinë të realizojë disa kërkesa të tjera politike, historike, kombëtare pa mbështetjen e administratës shtetërore si dhe të popullit.

Kulti i individit është i ndërtuar dhe ndërthurur keqas vetëm te ne, në Ballkan dhe në shumë vende të botës orientale, duke lënë një popull në mëshirë të fatit, me premtime absurde, dhe shumë mashtrime të këtij lloji që janë goditje fatale për një popull që pret jo nga individi, por nga të zgjedhurit e tij që nuk janë të paktë.

Individi merr përsipër detyra që nuk i takojnë, vendos për fatet e një kombi, kërkon perspektivën, zhvillimin ekonomik në mënyrë idividuale duke rrezikuar rëndshëm çdo problem jetik për një popull.

Në botën e zhvilluar individi, drejton vendin e tij politikisht dhe vendimet i merr pasi është konsultuar me këshilltarët e tij, bën referendume dhe mendimi i shumicës së këshilltarëve është mendimi unanim i individit për ta orientuar politikën e vendit të tij, atje ku ka kushte më të përshtatshme, më shumë stabilitet etj. Kurse te ne ndodh e kundërta.

Individi nuk merr parasysh as vërejtjet e këshilltarëve të tij, përbuz opozitën, përbuz popullin që e ka votuar dhe në mënyrë të tillë individi rrezikon në mënyrë totale, ose ështe "de fakto" rreziku që ai i sjell me përbuzjen e tij, me naivitetin e tij, popullit të tij. Mendoj se politika shqiptare ka nevojë për reformim, ka nevojë për një kushtetutë që nuk lë të abuzojë jo vetëm adiministratën, kryeministrin por edhe presidentin.

Rasti i presidentes së zgjedhur nga dy-tre parti që udhëhiqen nga kulti i tepruar i liderit është një rast që implikon opozitën dhe pozitën. Atëherë, kur veprime të tilla kryhen nga vetë ata që kanë marrë përsipër përgjegjësi kombëtare, çfarë mund të presësh? Pra edhe vështrimi i këtij populli, dëshira e tij për t’u marrë me politikë dhe për të zgjidhur problemet atje ku vërtetë mbahet peng e ardhmja e tij, është rezultat i veprimtarisë të dobët të zgjedhurve të tyre, politikanë shqiptarë.

Sot të gjithë janë të përzier në afera të ndryshme, janë të pandërgjegjshëm, jo të sinqertë, jo të vullnetshëm dhe e shohin karrigen si mjet fitimi individual dhe në shumë raste përdorin ligjin për interesa të tyre.

Populli nuk ka faj që merret me politikë, ashtu sikur nuk kemi faj edhe ne analistët që shkruajmë çdo ditë diçka të vlefshme për të ardhmen tonë e cila mbahet peng nga politika jonë e papërgjegjshme e çfarë dolloj krahu qoftë ajo.

Faik Krasniqi
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  shqiptari etnik 09.07.13 17:22

Estilen shkruajti:A jemi ne shoqeri në depresion..?
.....................................................................................................................................................................................
Ruga Tirane Elbasan qe pretendon se do beje z.Berisha, a e dini se c'ineteresa permbledh per familjen e madhe te P.D se,si dhe per femijet e Berishes..?
Jo se dini,se po ta dini do krijonit nje shoqeri bamiresie,per ti ndihmuar te 'vobektit'

Para pak kohesh Argita Berisha blen nje repart ushtarak ne Gjinar te Elbasanit,si dhe disa hektare me pyll.Kryeministri,kuptohet qe kishte kohe qe e kishte 'gjuajtur' nje vend te tille piktoresk dhe turistik.

Habitem me faktin qe drejt kesaj zone,Kryeministri shqiptar ka hedhur rreth 6.5 milion euro per zgjerimin dhe asfaltimin e rruges.Valle ky eshte prioriteti i qeverise,dhe jo autostrada Fier-Vlore dhe i gjithe boshti i Jugut,qe ka vite qe nuk merr nje qindarke..?

A e keni pare ndertesen gjigande qe po ngrihet ne te dale te Tiranes,afer Lundres dhe a  keni pare ne ndonje projekt se sa ngjitur do te kaloi Autostrada Tirane -Elbasan ketij supermarketi gjigand,prone e miqve te Berishes...?dhe a po degjoni premtimet qe po ben Kryeministri per ta perfunduar kete autostrade brenda mandatit te tij..?

Kuptohet qe infrastruktura per nje supermnarket eshte primare dhe kete miqte e Kryeministrit e dine mire,mbasi perfitimet do jene kolosale,se do te kete klientele si nga Tirana, nga Elbasani,apo edhe nga Korca,se aty do kaloi 'rruga e mjaltit' ashtu sic po fillon te quhet tashme kjo autostrede.

[/i][/color][/color]A ka qene ndonjeri nga ju ne Gjirin e Lalzit ku e bija e Saliut ka ngritur nje fshat turistik,dhe sa urgjentisht Kryeministri hodhi parate per rehabilitimin dhe asfaltimin e kesaj rruge tretesore..?Ehhh sa gjera qe nuk dime dhe mire qe nuk i dime se ndryshe mund te fluturonim jo me nga nje ndertese 5 kateshe,por nga nje shkemb 500- 600 metra,ashtu sic fluturoi mbreme autobuzi i linjes se KukesIt,me gjithe ata fatkeqe qe ishin mbrenda tij,e qe shpreh ngushellimet e mia per te gjithe familjaret e viktimave.

Kuptohet,qe nuk keni pse ti shtrydhim trute me te tilla probleme,se ato i di i madhi i kombit,Skenderbeu i shekullit te XXI zoti Berisha.



Me sa shoh zoteria paska pasur pasur te drejte qe para 2 vjetesh........Pikerisht per kete korrupsion galopant te qeverise ne largim,ajo mori denimin e perjeteshem si qeveria me hajdute e ketij kombi
shqiptari etnik
shqiptari etnik

Nuk ka Zeus, as nuk ka zot,
Ferr, Lugat t'imagjinuar,
Po ka popull të paditur
Popull q'ende s'është zgjuar.

Lasgush Poradeci

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Agamemndon 21.01.14 13:30


Përkujtohet 21 Janari, Rama: Mos mendoni se e kam harruar, autorët para drejtësisë



Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 59952_407249482712110_995949096_n




Sot shënohet 3-vjetori i ngjarjeve të 21 Janarit të vitit 2011. Partia Socialiste mbajti një ceremoni përkujtimore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kryeministri Edi Rama zbuloi fillimisht pllakat përkujtimore prej bronzi, në nder të katër viktimave Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.

Përpara nisjes së ceremonisë Rama ka dhënë edhe një mesazh të fortë ndaj sistemit të drejtësisë, duke paralajmëruar një reformë të thellë dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së 4 protestuesve.

“Vetë nuk e kam harruar për asnjë çast, që nga dita që kam hipur këto shkallë se nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër, por të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. S’do ta harrojmë se, ky i yni është një mandati për t’i dhënë kuptim fjalës ‘Drejtësi”. Për të luftuar që drejtësia të bëjë drejtësi. Që e drejta të mos jetë një mall që blihet dhe shitet në dyert e Prokurorisë apo gjykatave. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por një nga gjërat që s`ka ndryshuar për Shqipërinë është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Është ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemve të vrarë. Është ferri ku treten shpresat dhe kur përqeshet një Shqipëri e tërë përpara sprovës, mes të drejtës dhe organeve të drejtësisë”, ka theksuar Rama.

Rama në fjalën e tij u shpreh se, kanë ndryshuar shumë gjera nga 21 janari, pasi qeveria e re nuk do të ngjallë më frikë te qytetarët, por do të punojë për ta.  “Kjo godinë nuk është më fasada ku dilnin tytat e armëve për të qëlluare mbi njerëzit në emër të pushtetit të vjetër, por qeveria e zgjedhur nga njerëzit punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ky bulevard nuk është kufiri i frikës, dhe qytetarët protestojnë pa frikë. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga 21 janari i 2011”.  

Ai i cilësoi ngjarjet e 21 Janarit një pushkatim pa gjyq, pa ligj pa mëshirë, në sytë ë një populli të tërë të marrë peng. Sipas Ramës, “ky popull s’është më peng i një votë të vjedhur, i një qeverie të pazgjedhur, i një pushteti që e grabit sa të mundet, që e tradhton si të mundet. Ende s’jemi çfarë meritojnë të jemi, pasi Shqipëria vuan ende varfërinë, papunësinë, borxhet e një qeverie të shkuar. Por, sot Shqipëria as rrezikon të kthehet më aty ky ishte, në 21 janarin e tre viteve më parë, as rrezikon të mbetet aty ku ishte, sot pushteti është kthyer në duart e popullit. Shumë gjëra kanë ndryshuar”, tha kryeministri Rama.

Më pas kryeministri i shoqëruar edhe nga familjarët kanë vendosur lule në 4 pllakat përkujtimore prej bronzi të katër viktimave.   Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë bashkë me kryeministrin Rama, veç deputetëve të PS-së dhe familjarëve, në bulevard kanë qenë edhe aleatët e qeverisë, deputetë dhe drejtues të LSI-së. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi se, duhet të zbardhjet ngjarja e 21 Janarit. “Kemi ardhur për të nderuar viktimat, nuk ndryshuam qëndrim,21 Janari duhet të zbardhet”, u shpreh ai.


Katër persona janë vrarë gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në 21 janar të vitit 2011. Çështja e vrasjes së katër protestuesve, aktualisht po shqyrtohet në gjykatën e Lartë, por asnjë prej përgjegjësve për këtë tragjedi nuk ndodhet aktualisht në burg.
Familjarët: Kërkojmë vepra, jo fjalë

Djali i njërit prej viktimave është shprehur i indinjuar me drejtësinë shqiptare, edhe pse kanë kaluar 3 vite, asnjë përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë për vrasjet në protesta.


Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj i vrarë në protestën e “21 janarit”, pas tre vitesh të vrasjes së babait të tij vazhdon të kërkojë drejtësi dhe fajëson ish-kryeministrin Berisha, i cili i ka mbrojtur personat që vranë katër njerëz të pafajshëm. “Berisha në momentet e fundit, ata njerëz që kanë kryer krimin, i ka mbrojtur tepër mirë, duke i larguar jashtë vendit, ndërkohë që sistemin e gjyqësorit e ka bërë si i ka dashur qefi, prandaj populli shqiptar, ashtu si dhe familja ime nuk ka pse të çuditen, kur për këto vrasje nuk ka asnjë autor”, u shpreh Renato Myrtaj për “A1 Report”.

 Djali i Faik Myrtaj thotë se beson se kryeministri Rama do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thekson se tani nuk “do më fjalë, por vepra”.

 “Tani besimi im është vetëm të kryeministri Rama. Është shpejt pasi me tre muaj nuk mund të bëhet gjë për të zbuluar autorët, pasi ai ka marrë një qeveri që ishte komplet në humnerë. Kryeministri është shprehur se kjo do të zbardhet, por boll me fjalë, dua vepra”, vijoi Renato Myrtaj.



Shekulli 21/01/2014
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Agamemndon 10.02.14 22:28

“LUFTA E FTOHTË” BRENDA SHUMICËS PARLAMENTARE, DUHET TË MARRË FUND.
Marrëveshja politike, Berisha – Rama – Meta, duhet të shkatërrohet.




Klasa politike shqiptare sot, është produkti më i keq i mbeturinave të trashëguara prej dy “arkivolëve politikë” të kohës. Ajo e ka ndotur shumë rëndë mjedisin social politik dhe ekonomik shqiptar. Kjo situatë është drejt kalbëzimit të plotë, me pak shanse për të rilinduar, apo për t’u trasformuar në një sistem politik të qëndrueshëm, me vlera humane e demokratike. 


Sot shikojmë një klasë politike dhe një përfaqësi të pushtetit politik (qeverisja) të angazhuar në një fushbetejë inproduktive, pasojë e një kundërvënie të mirëmenduar. Po vërejmë goditje me prapavijë politike, për ta kompromentuar rëndë pushtetin dhe për të rrëzuar shtetin. Kjo situatë ka shkakruar reagime dhe pështjellim në opinionin shqiptar, të pasigurtë për jetën, pronën dhe rendin publik. 


Konstatohet lehtë një qeverisje, e cila po merret shumë me formën e problemeve dhe aspak me thelbin e tyre. Shikojmë lehtë një orientim politik dhe diplomatik jo të zakontë me fqinjin jugor, Greqinë. 


I tërhequr në këtë situatë të shkurtër komplekse dhe shumë problematike, mënyra dialektike e analizës nuk lë vend për njëanshmëri. Ajo që vlen të theksohet, në seriozitetin e shtrimit të problemit, mbetet tmerri i mendimit që ekziston mbi rrezikshmërinë e lartë me pasoja shumë të rënda të ndërthurjes së rrjeteve të krimit të organizuar me mafien ekonomike e politike, dhe skajshmërisht, depërtimi i tyre në institucionet e shtetit, në të gjithë piramidën e institucioneve shqiptare, veçanërisht në Parlamentin ligjvënës. Ky orientim i frikshëm, po kthehet në një realitet të deformuar, që mbart brenda vetes rrezikun e madh kombëtar, me parametra regresiv kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar.


E thënë më drejtëpërdrejtë, njerëzve që u pëlqen joshja e pushtetit të parasë, pavarësisht nga ajo buron, rezultojnë njerëzit me karakterin më të dobët dhe pa personalitet. Aq më tepër, joshja që të ofron pushteti i inkriminuar, është në kufijtë e një kombi ogurzi dhe pa perspektivë. Në këto kushte, në deklarimet e niveleve më të larta të politikës dhe shtetit, konstatojmë mungesën e aftësisë për të arsyetuar mbi një realitet të prekshëm, të aftësisë për të perceptuar drejt gjithçka që buron nga ballafaqimi me ligjet shqiptare dhe realitetin e rënduar psikosocial, dhe mbi të gjitha, mungesën e aftësisë për të gjykuar mosveprimin, nisur nga interesa vetjake e klanore, që nuk kanë asgjë të përbashkët më aspiratat e 1 milion votuesve që ndërruan pushtetin politik në 23 qershor. Nuk ka qeverisje të pafajëshme, por nuk mund të ketë qeverisje të padënueshme, përballë shkeljes dhe abuzimit me ligjet dhe të drejtën. 


1. Aspekti psikologjik i situatës.


Duke ju përmbajtur termit filozofiko politik të fenomenologjisë, nuk mund të lë pa trajtuar çfarë dominon sot në psikologjinë e opinionit shqiptar për situatën. Kemi të bëjmë me formalizmin ose formalizimin e pushtetit. Në lojë është vënë përpunimi psikologjik i shoqërisë shqiptare. Kemi një shumicë të paaftë të bindë popullin për drejtësi, kundër fenomeneve më negative që trashëguam nga qeverisja e mëparëshme. Dosje në organin e akuzës dhe lojë arrestimesh e lëshimesh, pa kurfarë vlere. Opinion gjendet i frustuar nga dështimi i qeverisjes dhe institucioneve me mungesa të kapaciteteve dhe aftësive për të vepruar. Edhe pse është krijuar opinion për një “qeverisje të mirë”, në fakt po kërkohet me çdo kusht rezultat. Periudha kalimtare duhet të ketë fund. Një qeverisje që nuk kujdeset për institucionet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për ato të Kontrollit dhe Akuzës, duke u dorëzuar përballë luftës së papajtueshme për të nxjerrë nga bataku gjithçka të ndotur si deri tani, ajo nuk mund të ketë sukses dhe nuk mund të quhet qeverisje e mirë. Druajmë dhe parashikojmë se kjo qeverisje nuk do të ketë sukses. Ne duhet ta besojmë këtë që po ndodh, për sot dhe për të ardhmen tonë.


Limitet deri në marrjen e pushtetit, në periudhën parazgjedhore dhe deri në marrjen e drejtimit nga Qeveria Rama, përbëjnë periudhën më të poshtër, më të paskrupullt, më dëmprurëse të qeverisjes së kaluar. Sot Qeveria Rama vuan pasojat e këtij fenomeni abuziv. Nuk kam të drejtë të argumentoj se si do të jetë kjo hapësirë kundërveprimi në të ardhmen. I takon Qeverisë Rama të dëshmojë me vepra dobinë e pushtetit dhe të shtetit që ai drejton. Fenomenologjia e rrezikut (alarmit) është pjesë e çdo qeverisje kur merr pushtetin. Po përballemi në një periudhë të shkurtër, me shumë raste të ngjarjeve të bujëshme brenda sistemit të institucioneve që po ngarkojnë psikologjikisht rëndë opinionin shqiptar. Grabitje, vrasje, grupe terroriste të paguara, përdorimi i mjeteve të sofistikuara të krimit, vrasje e përdhunime brenda familjes, grupe të organizuara të krimit, asgjësime me telekomandë, arratisje të burgosurisht, hedhje e shtyllave të tensionit ne erë, atentat kundër biznesit në kushtet e konkurrencës së pandershme, grabitje të bankave, deri tek vrasje të njerëzve të pafajshëm, trafikantë të drogës etj. Rastet dhe ngjarjet janë të shumta. 


E kuptojmë shumë thjeshtë se, çdo qeverisje që merr drejtimin e vendit, nuk mund t’u shmanget ngjarjeve të tilla, të cilat kurrësesi nuk mund të merren të shkëputura. Kjo është sfida, dhe qeverisja shqiptare po të ketë këllqe, le ta përballojë për të mirën e vendit dhe të shoqërisë.


Kriza e besimit po rritet me shpejtësi. Po sëmuremi nga çdo lloj modeli me interpelanca, komisione parlamentare, evakuime, amplifikime të skajëshme mediatike, testime të opinionit me “mikrofonin e rrugës”, pa menduar saktë se përse të gjitha këto “parodi” jehojnë në një oktavë, pikërisht në këtë kohë?! Çfarë po dëshmojmë me këtë situatë? Kujt po ja dëshmojmë? Me çfarë kostoje është kjo për vendin tonë? Kujti i shërben amplifikimi i situatës së kriminalitetit deri tek frika dominuese mbi aktet terroriste me pasoja të rënda? Përballë shpjegimeve jo bindëse, sot qeverisja shqiptare po përpiqet të dëshmojë me sforco të lartë, se është e interesuar për një qeverisje të mirë. Mbase është dhe kështu dhe le ta besojmë për një moment. Kjo përpjekje po bëhet veçanërisht në Ministrinë e Brendëshme, të Mbrojtjes dhe në elementët e tjerë të Sigurisë Kombëtare (Prokurori, Gjykata, Polici Gjyqësore, Shërbim Informativ), duke pretenduar për reforma, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por pa fshehur dot tendencën për uzurpim të këtyre institucioneve, me një situatë prezente, por të përfunduar me gjakftohtësi në grirësen e letrave të zyrës së titullarëve të shtetit. 


2. Ngërçi i reformave kushtetuese.


Rezulton se akoma një pjesë e pushtetit politik në Shqipëri është në dorë të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Mjaftë nga drejtuesit institucionalë, përfshi dhe Presidentin e Republikës, rezultojnë të shfaqen partiakë dhe cënojnë në mënyrë të vetëdijëshme pavarësinë e institucioneve nga politika, duke u bërë pengesë për zbatimin e legjislacionit në vend. Rezulton se kryministri aktual, Edi Rama, është vënë përballë goditjeve frontale, të cilat nuk vijnë vetëm nga opozita, por indirekt dhe nga krahu i mazhorancës. Midis dy liderëve politikë, Rama e Meta, konstatohet një “luftë e ftohtë”, e cila po shfryn përditë fuqinë “e frikëshme” të kësaj shumice me 84 vota parlamentare.



Dalja në lojë e “Vasilit të madh”, dikur “Vasil i vogël”, të ministrave dhe deputetëve të LSI-së për kërkesa interpelance ndaj qeverisjes, pjesë e së cilës janë edhe vetë, apo dhe kritika të drejtëpëdrejta, bind këdo se midis kësaj mazhorance ka shumëçka që nuk shkon. Nga të gjithë krahët konstatohen aktivitete dhe qëndrime partiake për kredo politike, dhe aspak qëndrime institucionale efektive për përmirësimin e situatës në vend. 

Mungësa e trasparencës për shumë çështje delikate të jetës së vendit, që rrezikojnë seriozisht politikat strategjike të zhvillimit dhe mbështetjes, si në rastin e “armëve kimike” të grabitjes së ujit të lumënjve, të ngërçit kushtetues etj, nuk mund të pranojnë politika dhe vendime personale, duke injoruar trasparencën, institucionet dhe gjithçka tjetër kushtetuese. Megjithatë edhe në këtë paraqitje formale jo gjithçka shkon në ngjyrën rozë. Në emisionin e fundit tek “Zona e Lirë” në sytë e Ilir Metës vërejtën jo vetëm nuance nostalgjie, por dhe nuance lamtumire. Herët apo vonë, ajo që zjen brenda kësaj shumice “të frikëshme”, që nuk dihet se ku qëndron “frika” e saj, kazani pa valvula shkarkimi do të shpërthejë. 


Përballë dështimeve të qeverisjes, shfaqet një opozitë aspak misionare, shumë kërcënuese dhe aggressive deri në destabilitet, me thirrje për përmbysjen e pushtetit, duke pasur si qëllim në vetevete, jo interesat e shtetit dhe të popullit, por ruajtjen e perandorisë së krimit dhe të grabitjes, ruajtjen e monopoleve, pa kurfarë arësye politike të përgjegjësive të saj për keqqeverisjen e mëparëshme. Paralelisht shfaqet një President politik dhe partiak, aspak bashkëpunues për interesat e vendit. Reformat kushtetuese aq të përfolura, ende mungojnë. Atëherë ku qëndron “frikshmëria” e kësaj shumice?! Ku ishim?! Asgjëkundi!!


Jeta politike në Shqipëri po degradon. Pushteti vazhdon të gërryhet majtas e djathtas dhe mbahet peng për shkak të interesave partiake të LSI. Politikës shqiptare, si pozitës dhe opozitës, i është prishur aksi politik, për shkak të gjithpërfshirjes në zullumet e pista në kurriz të popullit. Kjo klasë politike nuk ka moral. Qëllimet, veçoritë dhe funksionet e saj nuk janë të paracaktuara nga disiplinat etike dhe shkencore, por nga amoraliteti dhe makutëria, me prapavija të dyshimta politike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nëse nuk do të shkatërrohet marrveshja parazgjedhore Berisha – Meta – Rama, askush të mos pretendojë se vërtet ky vend do të “rilindë”. Ndjenja e fajit tek kjo klasë politike nuk ekziston. Me një popull të përgjumur, jeta e tyre dhe e farës e sojit të tyre, është e garantuar në qindra vite.




Dr. Sulejman ABAZI
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kafkat politike shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi