EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Banorët jashtëtokësorë që na kanë vizituar në shekuj

Shko poshtë

Banorët jashtëtokësorë që na kanë vizituar në shekuj Empty Banorët jashtëtokësorë që na kanë vizituar në shekuj

Mesazh  Admin 19.05.08 19:02

Banorët jashtëtokësorë që na kanë vizituar në shekuj

Dimë që në tokë banojnë afro 6 miliardë njerëz, por nuk dimë sa banorë jetojnë në planetë e galaktika të tjera.

Jo vetëm shkencëtarët, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur gjithnjë kuriozitet për të ditur rreth "homologëve", të cilët nuk kanë bërë pak vizita në tokë, sipas raporteve të ndryshme jo zyrtare. Por, si përpara 200 viteve ashtu edhe tani janë disa pyetje që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

A ekzistojnë me të vërtetë jashtëtokësorët?

Çfarë zhvillimi kanë ata? A e kanë vizituar në të vërtetë tokën? A kanë ngjashmëri me njerëzit, dhe ajo më e rëndësishmja, kur do të ndodhë takimi "zyrtar" mes një banori të tokës dhe një jashtëtokësori?

Do sjellim gjithë rastet më misterioze, sipas të cilave jashtëtokësorët na kanë bërë vizitë.

Historia

Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë.

Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh.

Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik.

Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.

Projekti i Hitlerit dhe nazistëve për diskun fluturues

Për dekada me radhë kanë ekzistuar hipoteza të ndryshme në lidhje me pretendimin se inxhinierët nazistë po krijonin në mënyrë sekrete një pajisje fluturuese në formë disku super të sofistikuar.

Por sipas studiuesve Hans J. Ebert dhe Hans Justus Maier, krijuesi i vërtetë i "Diskut fluturues të nazistëve" ishte një fermer nga Leipzig, Arthur Sack dhe që kishte interes të madh për modelet e aeroplanëve. Sipas Ebert dhe Maier, në vitin 1938 Sack mori pjesë në një konkurs të quajtur "Konkurs i Rajhut të Parë për Mode le Fluturuese të Motorizuara" në Leipzig.

Objekti që ai paraqiti në konkurs ishte një objekt i caktuar me një krah në formë disku. Sack dhe modeli i tij mund të ishin zhdukur në errësirë nëse një prej figurave më të rëndësishme në forcat ajrore gjermane, s'do të kishte qenë i pranishëm në konkurs, Ernst Udet.

Ai u impresionua menjëherë nga modeli i Sack. Sipas Maier dhe Ebert ai në mënyrë jozyrtare e bindi Sack që të vazhdonte me projektin e tij. Sidoqoftë, të dhënat ekzistojnë të hartuara nga individë e studiues të ndryshëm dhe jo në mënyrë zyrtare.

Si mendohet të jenë alienët:

1. Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.

2. Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.

3. Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.

4. Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.

5. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

6. Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.

7. Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.

8. Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.

9. Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.

10. Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

Incidenti "Roswell", autopsia e nje alieni

Incidenti "Roswell" përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosuell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet.

Ekzistojnë hipote za të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA -së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top -sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO.

Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Rosuell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO -t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën "autopsia e alienit", kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Rosuell.

Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një
audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediav e, studiues UFO -sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.

Filmimet u shfaqën në shumë vende të botës por, televizioni amerikan FOX, më vonë, pasi i shfaqi ato, deklaroi në një program tjetër se xhirimet ishin false.

1985, SHBA

Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe shkruan për eksperiencën e tij në romanin që u kthye në një best -seller në SHBA, "Communion".

Në vitin 1996 në një intervistë tek Larry King, Strieber e mohoi që ai të ishte rrëmbyer duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ai aktualisht drejton një program radiofonik me emër "Dreamland".

1986, Brazil

Në "Natën Zyrtare të UFO-ve" më shumë se 20 Objekte Fluturuese të Paidentifikuara u kapën në radar në pjesë të ndryshme të vendit.

Koloneli Oz ires Silva, i cili në ato momente po fluturonte afër vendit merr informacion dhe niset për të ndjekur UFO -t.

Ai më vonë deklaroi, "Dritat shfaqeshin në radar si një objekt konkret". Pasi u shfaqën dritat për disa kohë në radar ato u zhdukën.

1970, SHBA

Sherif Barry A. Delong në Mein, SHBA, dëshmoi se kishte parë një UFO. "Ata po lundronin në ajër disa metra sipër automjetit tim, natën vonë. Objekti kishte drita të fiksuara të cilat fikeshin e ndizeshin.

Ishte një objekt i madh me formë ovale. E kuptova men jëherë se nuk ishte një avion luftarak. Avash-avash filloi të largohej dhe pas një kohë filloi të lëvizte me shpejtësi të paimagjinueshme.

1980, SHBA

Një seri të rasteve të UFO-ve u shfaqën sidomos gjatë viteve '80 dhe '90. Kjo rezultoi në mijëra raporte nga njerëz që thanë se kishin parë objekte të këtij lloji, të gjitha në një formë.

Rasti i parë u raportua nga një polic në pension në Kent, Nju Jork, pak para Vitit të Ri 1981. "Incidenti në Indian Point", në një uzinë bërthamore në vitin 1984 ishte një p rej këtyre rasteve.

2000, Lindje e Mesme

Banorët në pjesën perëndimore të Pakistanit dhe atë lindore të Afganistanit, pretenduan se kanë parë drita të çuditshme në qiell. Regjim

i i atëhershëm taleban dyshoi se SHBA po vinin në shënjestër kampet e stërvitjes së Al-Kaedës ose se Pakistani po kryente testim të raketave të reja.

Ky dyshim u zhduk kur dritat u panë duke u tërhequr lart në qiell. Të njëjtat drita u panë sërish brenda dy javësh.

2006, SHBA

Një grup punonjësish të aeroportit në Çikago, SHBA, ku dhe pilotë deklaruan se kishin parë një objekt misterioz në formë disku, i cili nuk kishte drita dhe që qëndronte pezull mbi terminalin e aeroportit "Chicago O'Hare" përpara se të zhdukej nëpër re. Këto deklarata u mohuan nga organet, në të cilat punonjësit dhanë dëshmi.

2007, Angli

John Gregory dalloi një UFO pas orës dhjetë të darkës dhe u shpreh, "Unë po shihja lart në qiell kur pikasa këtë objekt. Në fakt ma zuri syri ngaqë shkëlqente shumë.

Në fillim mendova se ishte yll por tani jam i sigurt se nuk ishte i tillë. Ishte shumë i pazakonshëm dhe isha shumë i habitur që e pashë. Imazhi qëndroi në qiell për rreth 20 minuta dhe pastaj u zhduk".

2007, SHBA

Rosemary Lyons dhe një kolege e saj po pinin një cigare jashtë punës në orën 22.40 të mbrëmjes në Ohajo kur ato panë një UFO.

Sipas tyre, objekti kishte një diametër prej 18 metrash. Lyons e shpjegoi këtë rast kështu, "Ne e pamë për rreth 20 sekonda. Ishte rrethor dhe me shkëlqim.

Nuk ishte aeroplan, as helikopter, as objekt zbulimi dhe nuk ishte balo në. Nuk lëshonte asnjë tingull".

Nga Blendina Cara
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi