EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori me entitete

+6
cObRa
pegazus
Gafurr
Hanah
Fikrro
Estilen
10 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Estilen 29.04.10 9:16

Shpirterat e dy fantazmave te mbyllura ne shishe,gati per shitje

Histori me entitete Shishe_me_fantazma_noa
Avie Woodbury tregon shishen me shpirtrat e dy fantazmave

Një lajm i pazakontë ka tronditur publikun në Zelandën e Re ne mesin e muajit mars te ketij viti. Dy shishe qelqi që përmbajnë shpirtrat e të vdekurve janë shitur në ankand në Zelandën e Re për 1.450 euro.

"Fantazmat" që i përkasin një burri dhe një vajze, janë ofruar për shitje në ankand online në faqen e internetit TradeMe nga Avie Woodbury, një grua që banon në Christchurch.

Ajo pretendon se i ka kapur fantazmat në shtëpinë e saj me ndihmën e një ekzorcisti, i cili i ka futur ato në shishe duke i mbyllur me tapa të lagur me ujë të shenjtë, një pajisje që shërben ''për të larguar energjinë e tyre".

''Shpirtrat, sipas saj,të mbyllura në shishe janë në gjumë, por në qoftë se pronari i ri do të mund të zgjojë duke e derdhur përmbajtjen e shishes në një shtëpi. Në këtë mënyrë fantazmat do të rifitojnë energjinë dhe do të lëvizin në shtëpinë e re", - ka deklaruar Avie Woodbury.

Gruaja ka vendosur të heqë qafe "dy mysafirët" sepse ishte e lodhur duke jetuar me ta.

"Ajo thotë se shpirtrat i takojnë një burri të moshuar i cili ka jetuar në atë shtëpi në vitet 1920 dhe të një vajze "shumë inatçie. Pas ekzorcizmit (largimi i shpirtit të keq) në korrik, në shtëpi nuk ka më aktivitet të keq në shtëpi, siguroi ajo", citon një zyrtar i ankandit.

Ankandi tërhoqi më shumë se 214 mijë vizitorë, si dhe dhjetëra kërkesa për sqarim, para caktimit të ofertës më të lartë, i cili kërkoi të mbetet anonim.

"Të ardhurat e shitjes do të shkojnë në ndihmë të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve" tha Avie Woodbury.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Shfaqet fantazme e Michael Jacksonit

Mesazh  Estilen 29.04.10 17:41

Shfaqet fantazme e Michael Jacksonit

Histori me entitete Fantasma-e-jackson-300x195

Fantazma e Jackson shfaqet mbi makinë Një punëtor krahu është mahnitur kur ka zbuluar imazhin e “fantazmës” së Michael Jackson mbi makinën e tij – vetëm 13 orë pas vdekjes se tij.

Babai i dy fëmijëve, Gary Sloggett (43) ka bërë disa fotografi mbi Roverin e tij për revistën që shet makina me 26 qershor.

Por kur ai ka shkarkuar fotot në kompjuterin e tij ka qenë i shokuar kur e ka parë Mbretin e Popit – i cili kishte vdekur një ditë përpara nga sulmi në zemër.

Gary nga Stafford ka thënë dje: “Kjo është diçka e pazakonshme. Është e kuptueshme ndonjë shpjegim për atë që shihet apo vetëm ka pasur ndonjë reflektim. Por, kur kam treguar fotografitë tek shumë njerëz ata kanë thënë: Ky është Jacko dhe është fantazma e tij”.

“Të jem i qartë jam paksa skeptik dhe nuk jam adhuruesi më i madh i Michael Jackson, por si e kam parë fotografinë e tij në kompjuter kam filluar të mendoj. Nuk po them se jam i prekur nga një lloj prezence e tij, por kjo është e pazakonshme. Jam shumë i mahnitur nga kjo”, ka thënë ai.
Gary, i cili është i martuar me Moira (41) dhe ka dy fëmijë të quajtur Amy (13) dhe Thomas (11) ka shtuar: “Nuk i kam shkarkuar fotografitë për disa orë por kur i kam bërë këtë ka qenë ora 10 paradite një ditën pasi kishte vdekur Michael Jackson.

“Kur i pashë fotografitë menjëherë jam kthyer kah gruaja e ime dhe i kam thënë: ‘Çfarë po bën Michael Jackson në makinën time’? Nëse e shikoni fotografinë shumë herë duket se ajo ec me erën”.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Histori me entitete

Mesazh  Fikrro 10.06.10 19:30

Histori dhe tregime rreth entiteteve

Fantazma qe kerkon sherbimin e taksit

Ka kohe qe ne ameriken latine ka taksi te cilet nuk u ofrojne sherbime naten vone klientve sidomos vajzave te reja.Kjo per shkak te nje fantazme te nje vajze te re e cila vdiqe ne nje menyre mizore.

Kjo vajze kishte vdekur para shum kohesh, kur nje nate ajo kishte dale nga ferma e saj per shetitje disa djem e kishin rrembyer jashte qytetit (vendit) e kishin dhunuar e ne fund e kishin vrare, tash fantazma e saj sipas shume taksisteve po sillej rreth fermes dhe kerkon sherbimin e taksive.

Nje taksisit tregon se naten vone nje vajze e re i kishte kerkuar qe ta qonte tek nje ferme e vjeter, ajo kishte hipur ne taksi dhe keshtu taksisit kishte udhetuar me te 7-8 kilometra.

Pas nje udhetimi te gjate vajza kishte kerkuar qe ta ndal veturen ketu sepse kishin arritur te prinderit e vet, por kur taksisiti ktheu koken ne uleset e pasme te taksit vajza ishte zhdukur.

Taksisti i hutuar sdinte c'te bente keshtu qe hyri ne shtepin e prinderve te vajzes, ai trokiti dhe i dolen nje cift i ri.

Taksisti ia spjegoi situaten ciftit te martuar dhe ata i thane se ketu vite me pare ka jetuar familja e saj dhe se tash nuk jetojn me pasi kishin vdekur.

Cifti i kishte thene taksistit se nuk eshte hera e pare qe vijne dhe u trokasin ne dera taksiste te ndryshem pasi qe kjo fantazme ka kohe qe sjelle ketu shume taksiste dhe se ishte bere normale qe naten vone tju trokas ne dere ndonje taksist.

Shkak i kesaj ngjarje shume taksiste te amerikes latine nuk ofrojn sherbime me jashte qytetit.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty "Nusja fantazme"

Mesazh  Fikrro 10.06.10 20:05

"Nusja fantazme"

Kjo ngjarje tregohet nga nje banor i Meksikes i quajtur Arturo, ai thote se :

Nje dite kisha vendosur te shkoj ne varreza ta rregulloj pak varrin e motres dhe t'ia qoj disa lule qe asaj i pelqenin me mua vinin edhe prinderit e mi.

Pasi une kisha filluar ta rregulloj varrin prinderit e mi ndenjen pak dhe shkuan,une isha habitur duke rregulluar varrin dhe kisha harruar qe koha kishte kaluar.I ulur prane varrit te se motres vendosa te shkoj ne shtepi sepse me thene drejten kisha filluar te ndjej pakez frike pasi qe kishte varre te shumta dhe po me frikesonin, por kur u ngrita ne kembe te shkoja pash nje grua me fustan te bardh e cila fshihej mbas varrezave sikur po luante me mua kukafshehthi.

U çuditia por vendos te shkoj pas saj, ajo me doli perpara me erdhi nga afer dhe me puthi, une mbeta i shtangur dhe e pyeta si quhet, ajo me tha se quhej Agripina.

Pas pak desha tia bej edhe nje pyetje por ajo u fsheh pas nje varri i shkova atij varri por kot ajo ishte zhdukur.

I habitur u afrova tek roja i varrezave dhe e pyeta, "mos e pe nje vajz me fustan te bardh duke kaluar kendej pari" jo tha ai kendej nuk kaloi askush dhe ske pse friksohesh ajo eshte nusja fantazme.

Cfare i thashe nusja fantazme dhe nuk i besova, roja fliste me bindje se ajo ishte fantzme pasi qe nuk ishte i vetmi qe e ka pare por edhe shume te tjere bile edhe ai vet, por si ka mundesi i thash ajo me puthi, roja qeshi e me tha paske pase fat qe te doli "nusja fantazme" se po te kishin dalur femijet fantazma ata te bejne dhe te sjellin deme jane te rrezikshem.

Une i tregova rojes ajo qe me ndodhi ishte e vertet bile ia tregova edhe emrin si e kishte, roja me tha qe te vertetohesha qe kishte takuar "nusen fantazme" te shkoja ne qytet ne nje lokal eshte fotografia, data dhe historia se si ka vdekur "nusja fantazme" (Agripina).

Te nesermen shkova per ta verifikuar tek ai lokal qe roja me kishte treguar te shkoja, shkova dhe fillova ta lexoj se Agripina ishte nje vajze qe kishte pasur shume lidhje me meshkujt dhe qe diten qe ishte martuar duke shkuar ne muajin e mjaltit ajo kishte pesuar akisdent dhe kishte vdekur, gjeja qe me çuditi me se shumti ishte fotoja e vendosur sepse ishte e njejta qe me kishte puthur ne varreza dhe u binda qe kisha takuar "nusen fantazme".

Keshtu qe sa here ti vizitoni varret keni shum kujdes se fantazmat mund tju dalin ne surprize tha Arturo.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Mos fleni me dritare hapur

Mesazh  Fikrro 10.06.10 20:37

Mos fleni me dritare hapur

Nje cift i ri i sapomartuar kishin vendosur ta blenin nje shtepi.

Pasi qe ishin marrevesh me shitesit e shtepise ata sot duhet te vinin per ta pare shtepine dhe erdhen trokiten ne dere dhe u doli nje vajze e vogel me kemishe nate e u tha: "hyni hyni" burri e pyeti ku e ke baban e nene, vajza i tha s'jane ketu por tash do te vijne, ejani hyni, gruaja i thote se ne kemi ardhur per ta shikuar shtepin se duam ta blejm, vajza iu kishte thene hyni se une ua tregoj shtepin se prinderit e mi vetm sa nuk kane ardhur.

Ata hyn dhe vajza po ua njoftonte shtepin, cifiti i sapomartuar ishin te kenaqur dhe thane se do e blejn shtepin, por prinderit e vajzes ende nuk kishin ardhur, vajza e vogel u kishte ofruar te uleshin dhe po u sherbente ciftit pije.

Ata priten e priten por prinderit e vajzes nuk erdhen dhe vendosen te largoheshin.U pershendeten me vajzen e vogel dhe ia dhane numrin e telefonit e adresene e shtepise e i thane kur te vijne prinderit tuaj thuaji te na telefonojn, mire u tha vajza e vogel dhe mbylli deren.

Te sapomartuarit duke dale ne oborr pane se erdhen prinderit e vajzes te cilet ishin veshur me te zeza, burri mirdita zoteri ne jemi ata qe te telefonuam dite me pare dhe jemi te interesuar ta blejme shtepine tende, babi i vajzes oh po tha tash me kujtoheni ejani tjua tregojme shtepine, gruaja jo ska nevoje e kemi pare ishte e mrekullueshme dhe vendosem ta blejm, nena e vajzes çfare si keni hyre ne shtepi, gruaja na ka treguar çdo detaj te shtepise tuaj vajza juaj e vogel.

Nena e vajzes kishte filluar te qaje kurse babi i vajzes tha ska mundesi sepse vajza jone ka vdekur mbreme dhe sot e kemi varrosur ne sapo erdhem nga varri i saj, vajza jone e vetme vdiq mbreme sepse e kishte ngrene nje gjarper dhe e gjithe kjo per faj te drites te dhomes se saj te cilien e kemi lene te hapur.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Panik ne nje autobuz

Mesazh  Estilen 11.06.10 17:30

Panik ne nje autobuz udhetaresh.

Ngjarja ka ndodhur ne fillim te marsit 2010,ora 5.00 ne autobuzin e linjes qe lidh Iquique Tocopilla Vicente Mena me plazhin e Santiagos,Kli...Nje udhetar i ulur kishte filluar te flinte dhe gerhitjet e tij shqetesonin pa mase udhetaret.


Histori me entitete Essere1
Njeri nga pasgjeret mundohet ta zgjoi,por ne moment gjumashi filloi te therriste si i cmendur, e dike treguar me dore nga dritarja e autobuzit.


Te gjithe pasagjeret kthyen koken andej dhe c'te shohin nje lemsh i zjarrte me pamjen e nje perbindeshi.Masa e zjarrte qendronte mbi reren e plazhit,me nje bukuri te rralle rreth tre metra i larte.

Disa nga udhetaret filluan te tmerroheshin me pamjen para syve te tyre dhe disa filluan fotot e filmimin me celularet e tyre.Disa te tjere qendronin ne indiference sikur asgje skish ndodhur.


Pas disa minutash situata mori tjeter rrjedhe.Lemshi i zjarrte iu afrua autobuzit hyri ne te,me pas doli dhe filloi te ece para tij ne Autostrad.Kete fenomen e shihnin vetem 8 udhetare,ndersa te tjeret jo.Duhet thene se ne autobuz kishte 33 udhetare.


Nje specialist per fenomenet atmosferike,tregonte se nga te githe vetem 8 vete kishin pare dhe ngjarjen,por dhe keta nuk ishin ne gjendje te sillnin ndermend se me cilin autobus udhetonin.

Por misteri me i madh qendron ne''zhdukjen''e shoferit te autobuzit,i cili ishte dhe autori i shume fotove dhe filmimeve.Asistenti i shoferit nuk ishte ne gjendje te thoshte se si ndodhi zhdukja,para syve te tij.


Disa deshmtaret kyc te ngjarjes nuk flasin,ata jane bere mister me vehte,ata nuk deklarojne as dhe emrin e kompanise se autobuzit me te cilet udhetonin.


"Veshtersia e hetimit nuk është vetëm për shkak të kompleksitetit të" ngjarjes apo vështirësia për të gjetur vendndodhjen e disa dëshmitarëve të tjerë, por edhe fakti, "thotë Silva,nje studiues i cili po kryen studimin," ne veshtersine e piknisjes se hetimit
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Histori fantazmash

Mesazh  Fikrro 11.06.10 20:00

Në fillim 1800, Zonja e Bardhë dhe vajza e saj kane jetuar në tokën ku Eastman Durand Park . Një ditë, e bija u zhduk. Të bindur se vajza ishte përdhunuar dhe vrarë nga një fermer lokal, nëna kontrolloi tokat ditë pas dite, duke u përpjekur për të zbuluar trupin e fëmijës së saj, ku u varros. Ajo mori me vete dy qentë e saj dhe bariun gjermane për të ndihmuar në kërkimin e saj, por ajo kurrë nuk gjeti një gjurmë të vajzës së saj. Së fundi, në pikëllimin e saj, nëna e hodhi veten jashtë një shkëmb në liqen Ontario dhe vdiq duke u hedhur keshtu se bashku me qenet e saj.

Pas vdekjes, shpirti i nënës u kthye për të vazhduar kërkimin për fëmijën e saj. Njerëzit thonë se në netët me mjegull, Zonja me te bardha ngrihet nga Liqeni i vogël dhe përballet me liqenin Ontario. Ajo është shoqëruar nga qentë e saj dhe së bashku me ata bredh përmes parkut Eastman Durand, që ende kërkojnë të vajzën e saj të humbur.

Zonja e Bardhë nuk është një frymë miqësore. Ajo burrat nuk i pëlqen dhe shpesh kërkon hakmarrje në emër të vajzës së saj ndaj meshkujve qe vizitojnë parkun . Ka pasur raporte se Zonjës me te Bardhë ka bere përpjekje për të kapur burrat në liqen, si dridhte makinat e tyre, dhe duke e bërë jetën e tyre të mjerueshme deri sa të largohen nga parkut. Ajo kurrë nuk ka prekur ndonjë femer shoqëruese.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty "Kush therret" - "Qui Apelle"

Mesazh  Fikrro 11.06.10 20:19

"Kush therret" - "Qui Apelle"

Kjo ngjarje ka ndodhur ne France sdiomos pjesa kryesore pergjate nje lumi dhe konsiderohet edhe si legjend franceze.

Ngjarja fillon gjersa nje djalosh i ri kryen punen e dites dhe niset me veture tek e dashura e tij ne nje udhetim te gjate ne nje nate te erret.I gjithe udhetimi ishte pergjate lumit.

Ai duke udhetuar kishte leshuar muzik me volum te madhe dhe per nje moment i duk sikur dikush po i pershperiste ne vesh duke e thirrur ne emer ai me shpejtesi reagoi dhe ndali volumin pushoi nje momnet te degjonte edhe nje here zerin e tha:"kush therret", pra por nuk u degjua me asgje edhe pse zeri iu duk sikur te dashures se tij.

Pas disa km ai perseri degjon pershperitjen duke e thirre ne emer dhe kete here ishte i sigurt qe ishte zeri i te dashures se tij:"Kush therret", tha ai sepse e dinte qe e dashura e priste.

Ai i frikesuar doli nga vetura dhe zeri e therriste perseri hipi ne veture qe te shkonte sa me shpejt tek e dashura e tij dhe pas nje udhetimi te gjate ai arrin ne shtepin e se dashures por kur arrin atje prinderit e se dashures se tij i tregojn qe e dashura e tij ka vdekur dhe ne momentin e vdekjes kishte thirrur emrin e tij.

Qe sot e asaj dite ai lumi ka marre emrin "Qui Apelle" ose "kush therret",dhe sipas shume raporteve ende pergjate atij lumi degjohet zeri i vajzes duke e thirrur emrin e te dashurit te vet!
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Mos me lini ketu

Mesazh  Fikrro 13.06.10 0:14

Mos me lini ketu

Kjo ngjarje i ka ndodhur nje njeriu amerikan qe pastaj ai ia kishte rrefyer djalit te tij.

Ngjarja fillon me dy shoket e tij te cilet pasi qe kishin kryer punen ata kishin shkuar ta vizitonin ate,nje nate qe sipas tyre do te ishte nate zbavitese por nuk doli ashtu.Naten vone ata para se tia nisnin defrimit kishin edhe nje pune te fundit per te bere, ishte shoku i tij qe duhet te shkonte dhe ti mbyllte dyert e garazhes poshte.

Ishin vetem ata te tre ne ate shtepi dhe ishte nje nate me hene te plote, duke mbyllur dyert shoku i tij tha pashe nje hije tek kalonte ne driten e henes, mos u brengos i thash se ndonje kafshe mund te kete kaluar dhe mbylllen garazhden kur nje ze beri si nje jehon e thelle duke thene:"mos me lini ketu",te tre u frikesuan por kishin vendosur te hynin brenda ne garazhd,njeri prej tyre aq shum ishte frikesuar sa qe kishte hipur ne makine dhe ishte shkuar ne shtepi.

Une dhe shoku im thote ai hapem dyert e garazhes per te hyre brenda, kur sapo hyrem i njejti ze perseri foli e tha:"mos me lini ketu", kete here me te vertet qe u frikesuam, hyrem ne garazh u endem ne gjithe garazhen por asgje nuk kishte njeri dolem nga garazha, e mbyllem deren e saj dhe u shperndam ne shtepite tona.

Une besoj se ai ze ishte i ndonje shpirti qe mendonte qe ishte ende gjalle, thote ai.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Ngjarje e tmerrshme

Mesazh  Fikrro 13.06.10 0:54

Ngjarje e tmerrshme

Edhe kjo ngjarje ka ndodh ne Ameriken e mesme pra Meksiken.Ishin tri shoqe ne shtepin e Lupes, kishin ardhur ne shtepin e saj per te biseduar dhe per te kaluar naten sonte tek Lupe.

Ato bisedonin per shume gjera,benin thashetheme,qeshnin dhe benin biseda femrash.Lupe nuk kishte baba ai i kishte vdekur para shum kohesh dhe jetonte vetem me nene. Njera prej tyre tha po sikur te dalim ne oborr te shetisim pak, po tha Lupe dhe dolen.

Ecen neper oborr e bisedonin per gjera te ndryshme te jetes, u be vone tash ishte koha e gjumit njera shoqe e Lupes duhet te shkonte ne shtepi ato e percollen dhe po ktheheshin brenda ne shtepi, tashme kishin mbetur vetem dy Lupa dhe shoqja e saj.

Ato hyren brenda ne shtepi dhe duke hyre ne dhomen e gjumit Lupe pa nenen e vet e pershendeti e puthi ne faqe dhe ia uroi nje nate te mire, po ashtu edhe shoqja e Lupes e pershendeti dhe shkuan ne dhomen e gjumit.

Ato ende bisedonin pa nderprer e qeshnin derisa degjuan nje zhurem ne katin e pare,qu be i tha shoqja Lupes, Lupe se di po shkoj poshte te shikoj ç'po ndodh ti me prit ketu, ne rregull i tha shoqja e vet.

Lupe doli poshte ne katin e pare dhe duke zbritur pa nenen e vet,Lupe nene qpo bene zgjuar kaq vone dhe me rroba te punes,nena e vet i tha ah bije jam shum e lodhur dhe me duhet te pushoj posa erdha nga puna bile edhe jam hidheruar me ty ende sme ke puthur per naten e mire, Lupe u çudit çfare po thua po une te pershendeta me heret para se te flije te urova nate te mire bile edhe te putha, jo se bere kete i tha nena une posa erdha prej punes, vajza u ul e shokuar ne kolltuk, a je mire i tha nena e vet.

Ne ate moment cingeroi Lupe kapi telefonin dhe nje ze misterioz i tha:LUPE SHOQJA JOTE KA VDEKUR, DO TI TREGOJ NENES TENDE, pastaj ne telefon ishte degjuar zeri i shoqes se saj duke thene:OH ZOT NDIHME.

Lupe vrapoi menjehere tek shoqja e vet lart dhe hyri ne dhomen e gjumit dhe qte shihte shoqja e vet kishte vdekur dhe afer kishte nje leter ku shkruante me te medhaja:ISHTE NENA JOTE.

Lupe u shokua pasi qe dikush sikur nena e saj qe ishin identike e njejte ia kishte vrare shoqen dhe qe sot e asaj nate Lupe ende dyshon kur e sheh nenen e vet dhe jeton me friken se mos eshte kjo nena e saj apo indentiteti tjeter i saj qe vret.

Kush ia kishte vrare shoqen kurr nuk u zbulua po dihet se dikush qe i perngjan nenes se vet ose diçka paranormale e maskuar si nena e saj.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Gjersa vdekja te na ndaje

Mesazh  Fikrro 13.06.10 1:48

Gjersa vdekja te na ndaje

Kjo histori tregohet nga vete personi qe i ka ndodhur nga Mayo e kam perkthyer nga nje gjuhe e huaj.

Ishin dy shoqe te pa ndashme dhe rrinin gjithnje bashke gjersa nje nate Mayos i kishte rene ndermend te bente diçka te pa zakonshme thirri shoqen e saj ne telefon qe te vinte i tregoi ç'kishte ndermend te bente shoqes se vet .

Mayo i tha shoqes se vet te bejme sikur ne kemi vdekur per njera tjetren dhe te mos shihemi më me nje fjale t'ia imponojme vetes kinse shoqja e ngushte ka vdekur pra ti ke vdekur per mua dhe une per ty dhe para se te vdesim ta lajmerojme njera tjetren, shoqja e saj e ngushte pranoi te veprojn keshtu.

Koha kalonte dhe ato vazhdonin ate lojen qe te mos shihnin njera tjetren, te gjithe çuditeshin qe ato nuk rrinin me bashke.

Pas dy vitesh nje shoqe tjeter e Mayos po martohej dhe ne dasem kishte ftuar shoqen e saj te ngushte me te cilen ende vazhdonte ate lojen e çuditshme qe ajo kishte vdekur per te dhe anasjelltas dhe e kishte ftuar edhe Mayon.

Mayo ate nate e kishte shtepin vetem, vellau i vinte vone ne shtepi po ashtu edhe nena vinte vone nga puna, babain e kishte jashte vendit, keshtu qe vendosi te mos shkonte e thirri ne telefon ia uroi martesen dhe i kerkoi falje qe smund ti vinte ne dasem.

Ajo ate nate u shtri ne sallon dhe po shikonte televizorin dhe duke e shikuar Tv e kishte zene gjumi dhe kishte pare nje enderr te quditshme: "sikur dikush po i trokiste ne dere ajo ishte zgjuar ta hapte deren duke menduar se ishte i vellai por duke ecur ne drejtim te deres i kishte rene nder mend qe po te ishte vellau ai do hynte e nuk do te trokiste pasi qe ai i kishte qelsat e shtepise, ajo vendosi qe para se ta hapte deren te shikonte kush ishte nga dritarja e katit te dyte.

Ajo pa se ne dere ishte shoqja e vete e ngushte me te cilen para dy vitesh kishte filluar lojen e çuditshme me te, fytyren e kishte sikur te djegur e te rrudhosur, njeren dore e kishte te thyer dhe mezi qendronte ne kembe, ç'do ketu tash kjo i thash vetes dhe isha shum e frikesuar, teper e frikesuar shoqja ngriti koken e djegur disi dhe me tha "po shkoj e qete erdha te te lajmeroj mos me thuaj pastaj qe se bera dhe per fund me tha tung shihemi ne vdekje " dhe me doli gjumi.

Ishte vetem enderre i thashe vetes por diçka nuk ishte ne rregull une kisha fjetur ne sallon dhe tash e gjeta veten ne katin e dyte tek ajo dritarja qe shqoja i kishte folur ne enderr dhe fillova te bertas.

Nena me erdhi afer dhe me tha çfare ke i tregova per zhvendosjen prej sallonit ne dhomen lart dhe ajo me tha, mos u brengos kur vellau yt hyri te pa te fjetur ne sallon te kapi e te solli ketu, aha thashE une dhe dikush me thirri ne telefon, ishte shoqja ime qe marohej ate nate e me tha se shoqja ime e ngusht me te cilen kisha bere ate marrveshjen qe nuk flisnim me njera tjetren kishte vdekur duke u kthyer ne shtepin e saj prej dasmes, kishte pesuar aksident dhe kishte vdekur.

U trishtova dhe u merzita dhe u çudita pa mase pasi qe shoqja ime veproi sipas marrveshjes, erdhi dhe me lajmeroi per vdekjen e vet se kishte vdekur edhe qofte ne enderr.

Shume kam vuajtur pas vdekjes se saj dhe jam penduar me mijera here per ate marrveshje absurde qe beme dhe i them kudo qe eshte se jam shume krenare per te dhe qe e dua shume thote:MAYO.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Hanah 14.06.10 1:24

E frikshme!
Nje gje eshte e sigurte,une s'do fle sonte.Nje ore me pare pashe nje mace te zeze.
Hanah
Hanah

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty lm Devil! - Jam Djalli !

Mesazh  Fikrro 14.06.10 15:18

lm Devil! - Jam Djalli !

Kjo ka ndodhur ne USA para dy vitesh.Naten vone nje grua duke fjetur dikush i kishte trokitur ne dere, ajo jetonte vetem me te burrin e vet dhe ende skishin femije.U ngrit zonja ta hapte deren, ora ishte 12:00 i nates e nervozuar thoshte kush eshte dhe ç'do ai person ne kete ore te vone.

Ajo hapi deren dhe para deres ishte nje vajze e vogel dhe e çuditshme, çfare do e pyeti zonja, vajza i thotë se a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, zonja e shikoi nje here i tha po çfare do ti ketu ne keto ore te vona.

Vajza i tha perseri a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, zonja pa se vajza po kerkonte uje me kembengulje dhe shkoi tia sillte ujin, por kur u kthye nuk e gjeti me tek dera.

Zonja u çudite, mbylli deren dhe shkoi te flinte.Te nesermen ajo po kryente punet e shtepise normal gjersa erdhi mbremja dhe ora 12:00 i nates.

Peseri ne ate ore trokiti dikush ne deren e saj, Zonja u ngrit perseri me pertes hapi deren dhe pa ate vajzen qe aty ishte edhe mbreme, zonja i tha perseri ti çfare do, vajza i tha a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, Zonja nuk ta jap pa me treguar kush je dhe çfare do dhe pse mbreme me ike kur une ta solla ujin.

Vajza kishte filluar ta shikonte shtrember, zonje e pyeti perseri kush je, vajza kete here iu pergjigj duke i thene eshte me mire te mos ta dish se kush jam, ke humbur prinderit i thote zonja, a kush je, vajza i tha me nje ze te frikeshm:JAM DJALLI.

Zonja e frkesuar vrapoi tek dhoma e fjetjes tek burri i vet qe ta zgjonte, ishte e tmerruar nga frika ishte ne panik, iu afrua shtrati te burrit por nga paniku dhe frika e madhe mbet e shtangur dhe 20 minuta skishte mundur te levizte, burri u zgjua nga gjumi e pa te ngrire, dhe e pyeti se çfare ka, zonja as qe mund te fliste.

Te nesermen zonja u qetesua dhe i tregoi te shoqit çfare ndodhi, pastaj mbremjen tjeter thirren prifterinj duke menduar qe ata mund ta largonin ate djallin por kot, vajza djall nuk trokiti kurre me ne ate dere, zonja qe nga ajo dite kurre me nuk e hap deren e shtepise edhe pse pas nje jave kishin nderruar shtepin.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Gafurr 15.06.10 10:47

perralla te mirra per frikesimin e femijeve
Gafurr
Gafurr

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Gafurr 15.06.10 11:04

PERRALAT TREGONI DIKU TJETER JU KISHA LUTUR SHUM KETU NUK ESHTE VENDI PER PRRALLA
Gafurr
Gafurr

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Fikrro 15.06.10 15:42

Hahaah nuk jane perralla jane ngjarje te perkthyera nga gjuha angleze sme intereson po sbesove mos i lexo.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  pegazus 15.06.10 18:49

mos ja prishnii mazhin kesaj faqeje. kete e kemi treguar ketu e 7 vjet para per te trembur njeri tjetrin befasisht duke gerthitur djalli ne fund. hahahaahah boll me keto.
pegazus
pegazus

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Fikrro 28.06.10 19:39


Në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...
Në lagjen “Tusus” të Prizrenit ndodhet shtëpia e Akip Shahinit nga Prizreni, ku qe shumë vite me radhë, xha Akipi jeton me plakën e tij dhe me katër djem, të gjithë të martuar, që së bashku me reja dhe nipa e mbesa, përbëjnë gjithsej 24 anëtarë të familjes.
Një familje e qetë, me djem të mbarë e punëtorë, dhe një shtëpi “e gjallë”, siç do të thuhej në popullin tonë - janë karakteristikat e para që të bien në sy kur, për të parën herë, ndodhesh në këtë familje. Katër shtëpi në një oborr i kanë ndërtuar ata të xha Akipit, pa meshkuj në botën e jashtme, por vetëm me punën e mbarë që këtu e bëjnë. Respektivisht, djemtë e xha Akipt kanë dy gjellëtore: një në Prizren dhe një tjetër në Pejë, ku fitojnë mirë. Kurse xha Akipi ka edhe tokë pune...
Dhe të gjitha premisat materiale janë të favorshme, që do të duhet të mundësonin një jetë të qetë familjare dhe një kënaqësi në gjithë atë begati e në gjithë ato të mira materiale, por - një hall që i ka rënë mbi kokë kësaj familjeje, nuk u lë qetësi e as kënaqësi shpirtërore anëtarëve të saj.
Në foto shihet regalli i djegur, pothuajse plotësisht i dëmtuar, në dhomën e Ali Shahinit, i shkaktuar nga duart e padukshme dhe e pashpjegueshme përmes mendjes dhe logjikës

Problemet lindën pas një viti martesë

Qe tri vjet me radhë reja e djalit të vogël, Nafija, me prejardhje nga K. Është e sëmurë rëndë nga një sëmundje shpirtërore. Kurrë më parë nuk ka qenë e sëmurë. Edhe një kohë pas martesës me Aliun nuk pati kurrfarë probleme. E çonin mirë dhe kishin harmoni me njëri-tjetrin. Problemet e tyre lindën pa u mbushur një vit i plotë në martesë. Nafija filloi ta humbte vetëdijen. Respektivisht ajo binte në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ajo gjendje zgjaste jo pak kohë... shpeshherë edhe nga disa orë.

Në fillim, natyrisht, iu drejtuam mjekut - fillon rrëfimin hallemadh Aliu. Neuropsikiatri, pas dëgjimit indiferent të përshkrimit të sëmundjes nga ana jonë, Nafijes i preferon t’i bënte gjithë analizat dhe incizimin e kokës në EEG. Dhe, çuditërisht, të gjitha analizat e trurit e të trupit i dolën mirë, pos konstatimit nga ana e mjekut se “është pak nervoze”... Dhe i dha disa barëra për qetësim.

Sakaq, mbretëria e sëmundjes në Nafijen mbeti e paprekur. Sulmet vazhdonin. Nafija binte edhe më tej në gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ndjehej tejet keq. Forca të panjohura negative e sulmonin, e mundonin, e lodhnin...Madje edhe e rrihnin... E rrihnin shpinës dhe këmbëve!...

Në shtëpi ndodhin fenomene misterioze

Njëkohësisht me këtë, në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme, - shton Aliu. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...

Së pari filluam të ndjenim një prani të qenieve të padukshme. Në fillim na dukej sikur dikush po ecte nëpër ballkone, ose dëgjonim rënie, sikur dikush kërcente nga ballkoni poshtë. Pastaj dëgjonim hedhje gurësh, goditje me gurë. Goditjet sidomos i ndodhnin Nafijes.

Të them të drejtën, në fillim edhe ne ishim shumë të befasuar e në një dilemë të madhe: T’u besonim atyre fenomeneve të çuditshme, të pakapshme për mendjen e logjikën, apo të mos u besonim... T’u besonim, si t’u besonim, kur asgjë me sytë e ballit nuk shihnim, asgjë s’vërenim konkretisht. Të mos besonim, si të mos besonim, kur për një kohë të caktuar, dëgjonim zhurmat, trokitjet, rrapëllimat, hedhjet e gurëve, ecjen e dikujt... Me një fjalë, pandërprerë shihnim, dëgjonim dhe përjetonim manifestimet e çuditshme, mahnitëse, që shkaktoheshin nga qenie të padukshme, misterioze, si të thuash, ireale, por që manifestimi i veprimeve të tyre ishte real dhe ne e dëgjonim, e shihnim dhe e përjetonim në mënyrë reale e të pakontestueshme...

Në fillim na ka ndodhur që, kur kemi shkuar në dhomë, t’i gjejmë rrobat e nxjerra nga raftet, ku ishin të paluara, e të vendosura në mes të dhomës, në dysheme. Valixhet i gjenim të hapura, pa i prekur kush nga anëtarët e familjes, por, ajo çka ishte më e keqja, më pastaj rrobat e nuses do t’i gjenim të prera e të dëmtuara. Të prera si me gërshërë,. Si t’i kishte prerë me dorë njeriu. Ndoshta gjatë kësaj kohe na janë asgjësuar rroba me vlerë prej disa mijëra markash në këtë mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, e gjenim arin e prishur. Ose e gjenim të përdredhur e të lakuar ose të prerë... Dhe atë si me zhiletë, sa në shikim të parë, nuk mund të vërehej se ishte i prerë, vetëm kur e kapje me dorë, ndahej...

Por, ndërkohë, ne, që kishim hall të madh, kurse mjeku nuk mund të na ndihmonte, filluam të kërkojmë ndihmë tek disa milexhionë, falltarë e hoxhallarë të ndryshëm - kyçet në bisedë xha Akipi. Një nga ata, nga fshati Lubinjë e Epërme bëri që Nafije të tregonte se kush po e sulmonte, kush po e mundonte e kush po e rrihte. Ua zinte në gojë emrat. Fliste me to, grindej. Tregonte se ç’i thoshin... Fatkeqësisht, ajo që i paraqitej, që e sulmonte kështu e që i bënte këto të zeza ishte gruaja e vëllait tim...,ofshau ai.

Në foto shihet pasqyra e thyer nga forcat e panjohura. Familja Shahini nuk kanë shpjegim se si ka ndodhur kjo, ata vetëm e kanë parë se është thyer nga një dorë e padukshme, në pranin e tyre dhe kanë mbetur të nemitur...

Katër herë u kallën dhomat

Është interesant, se gjithnjë e paralajmëronin se çdo të ndodh. I thoshin se kemi për t’i prerë rrobat, të cilat edhe i preheshin. Pastaj, i thoshin se kemi për t’i djegur dhe ato digjeshin. Katër herë na janë djegur dhomat. Dhe atë gjithnjë ditën. Dy herë jemi djegur paradite. Një herë në kohë dreke dhe një herë vonë pas dite. Është interesant se herën e parë, kur ka ndodhur ndezja, dera ishte e mbyllur përbrenda, e askush nuk ishte brenda. Madje, kur e kemi thyer derën, dhe e shtynim për ta hapur, një forcë e çuditshme e shtynte nga parapa. Disi nuk na linte të hynim brenda. Tri herë, i kemi shpëtuar gjërat pak më mirë, herën e katërt na është djegur, madje edhe regalli. Dhe ashtu, të djegur, e kemi edhe sot e kësaj dite...

Por më tepër kishim frikë se do të na i digjte fëmijët, - thotë xha Akipi. Prandaj, rregullisht Aliu i ka ndërruar dhomat, me shpresë se ndoshta në dhomën tjetër nuk do t’i ndodhte gjë, edhe pse kot...

Njëherë, madje, i janë prerë rrobat që i kishte të veshura. Bluzën, veç kur ia pamë të prerë prapa, në shpinë, dhe mbetëm të nemitur... - kyçet prapë Aliu. Dy herë diçka e panjohur më ka grithur edhe mua në ballë. Isha duke punuar në gjellëtore, dhe, kur një qastë, paqëllimshëm shikohem në pasqyrë, shoh, shoh një vijë, një të grithur pjerrtas ballit, pa ndonjë rast dhe pa ndonjë mundësi që të grithesha askund... Edhe kjo (tregon për të shoqen), ka qenë dy herë e prerë në dorë, pa ndonjë rast. Veç kur ia shihnim gjakun...

Prania e vazhdueshme e qenieve të padukshme

Kurse, vazhdimisht kemi pasur zhurma të ndryshme: të trokitura në dyer, dritare, regall... Disa herë janë thyer dritaret dhe atë çuditërisht, nga ana e brendshme, d.m.th. krahu i brendshëm i dritares... Disa herë ma kanë marr orën e zgjimit, të cilën e lë afër për t’u zgjuar, kur kam për të shkuar në punë... Pastaj, sërish ma kthenin!...

Njollat e gjakut që shpërthyen në mur në çastin kur Nafija e ka “sulmuar” me energji (në gjendje autohipnotike) dhe “asgjësuar” njërën nga qeniet misterioze.

Por të gjitha këto që i thamë ( e që nuk) janë sigurisht pak, megjithatë, nuk paraqesin gjithë atë që kemi përjetuar brenda kësaj kohe, brenda këtyre tri viteve, prej kur Perëndia na e çoi këtë hall mbi kokë... - kyçet, përsëri, në bisedë xha Akipi. 74 vjet i kam bërë - vazhdon, kurrë nuk kam parë këso gjërash. Dëgjuar nga të tjerët, se dikujt i ka ndodhur po, veç në familje të ngushtë dhe në farefis nuk na ka ndodhur. Tash Zoti na ka dërguar, pse na i ka dërguar, Ai e di...- përfundon xha Akipi dhe shpreson, megjithatë, se do të bëhet mirë. Dhe ne e ngushëllojmë, se, si çdo gjë që është kalimtare në këtë jetë edhe kjo do të jetë kalimtare dhe do të bëhet mirë...

Tani tërë familja shpresat i kanë përqendruar tek A. Kolgeci, një person që pa kursim përpiqet t’u ndihmoj njerëzve të shërohen me metoda alternative, kryesisht përmes sugjestionit dhe hipnozës. Kolgeci e ka mësuar Nafijen, pas disa seancave hipnotike, që kur ta sulmojnë ato krijesa të liga, ajo, gjithnjë duke e konsultuar “udhëheqësin e vet shpirtërorë”, të dijë si të mbrohet, madje edhe t’i sulmoj ato me energji pozitive...

Sipas sugjerimeve të Kolgecit, dy -tri ditë para se ta bënim këtë bisedë, ajo i kishte “sulmuar” ato dhe atë kryesoren e kishte “asgjësuar”. Sipas rrëfimit të Nafijes, ajo e kishte asgjësuar plotësisht “trupin” e saj! E kishte parë saktë këtë. Por, që çudia të jetë më e madhe, at qastë që ka ndodhur ky “asgjësim” në njërin mur të dhomës, çuditërisht, ishin paraqitur njolla të vërteta gjaku...! Gjurmët e tij akoma ndodheshin në murin e dhomës, të cilat miku im S. Krasniqi, i fotografoi, për t’i pasur si dëshmi të një sensacioni të vërtet misterioz.



Ngjarja e përshkruar është e vërtet dhe të gjitha të dhënat janë autentike: vetëm emrat e personazheve janë të ndryshuar.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Nje histori e cuditshme.....lexo

Mesazh  Fikrro 28.06.10 19:42


Nje çift vendos te kaloje pushimet ne nje plazh ne Karaibe, ne te njejtin hotel ku kishte kaluar 20 vjet me par muajin e mjaltit. Per shkak te punes , e shoqja nuk mundi te udhetonte me te shoqin. E la qe te vinte ca dite me pas. Kur burri arriti ne dhomen e tij ne hotel, vuri re qe kishte nje kompjuter te lidhur ne internet. Atehere vendosi ti dergonte nje mesazh te shoqes, por gabon nje germe ne adrese pa e vene re dhe ja dergon dikujt tjeter. Mesazhin e mori nje grua e ve qe sapo kishte varrosur te shoqin. Me te marre kete email asaj i bie te fiket ne cast. Vjen i biri dhe e gjen te jemen te rene prane kompjuterit. Ne ekran ishte shkruar:


E dashur grua... Arrita mire! ndoshta do te habitesh qe po merr njoftime me email. Por ketu ka kompjuter e mund ti dergoj mesazhe njerzve te dashur. Sapo arrita dhe po te them se eshte pergatitur gjithshka qe ti te vish te premten e ardhshme . Kam shume deshire te te shoh, dhe shpresoj qe udhetimi yt do te jete po aq i qete sa i imi.
OBS: Mos sill shume rroba...ketu ben nje te nxehte si ne ferr.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty po

Mesazh  cObRa 29.06.10 15:04

fikro shum e vertet se edhe un kam degjuar per kete ngjarje per kete qiftin....nje shkronj kushton shum....perderisa e shkruan kujdes.....kuku sa pabesimtar ka bre ktu...s'dijn sen me tregu...veq dijn me tregu mosbesimin.....rrena jon kto s'di qka meren me ksi sene vendse mu mundu me gjet diqka edhe ata me tregu po...qka mi bo njerzve .....ma mir t'ishin kon kafsh sesa qe jon njerz...zoti ju ka dhon trurin me mendu....me tregu...e jo as mos me mendu e keshem me tregu diqwka...ne fund rezultati below zero.....
cObRa
cObRa

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Fikrro 29.06.10 15:13

Faleminderit cobra eshte mire te dish gjithqka por edhe jo te besh gjithqka.Te pershendes.Fikrro
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Shpirtërat e parehatshëm!

Mesazh  Fikrro 29.06.10 23:23

Unë dhe nusja rrinim në dhomë kur u hap dera dhe një erë u krijua vetvetiu dhe para syve tanë bokalli u ngrit dhe filloi të sillej nëpër ajër... Janë këto fjalët që na i përcjell F. H. nga Peja për përvojën e gjyshes së vet.

Ky rast si dhe shumë të tjera, si tek ne ashtu edhe në botë, në njëfarë mënyre na bëjnë me dije për "paraqitjen" dhe "prezencën" e shpirtave që nuk i takojnë më kësaj bote.

Disi tek ne është bërë praktikë që me figurën e besimit tonë popullor - Lugatin, të identifikohen të gjitha krijesat jashtë kornizave të kuptueshmërisë sonë dhe me këtë emër njëherazi identifikohen shpirtat, fantazmat, vampirët, etj.

Edhepse një vështrim i tillë dhe klasifikimi që bëra ndoshta nuk i takon temës që dua ta shtjelloj, duhet të dihet se shpirtat që parimisht duhet t'i takojnë asaj ane, fantazmat dhe vampirët, janë kuptime që dallojnë shumë prej njëra tjetrës dhe asesi nuk duhet të identifikohen njëjtë.

Për ta përzënë shpirtin, na detyroi neve fëmijëve të silleshim gjithë ditën rreth plemes

Pa marë parasysh se prej cilit këndvështrim nisemi, për vampirët është me të vërtetë naive të mendohet se ekzistojnë. Sidoqoftë skepticizmin duhet ta lëmë pak anash dhe më me seriozitet t'i qasemi problemit.

Enigmën mbi fantazmat mund ta zbërthejmë me mjaft sukses vetëm me një trajtim konstruktiv psikologjik, kurse çështja e shpirtave kërkon një trajtim metafizik të problemit por përsëri po e cek, me pamundësi dhënie të konkludimit.

Për të mos kaluar në monotoni dhe për ta bërë temën më të afërt ja disa raste më interesante që munda t'i mbledh për t'iu kthyer më vonë vetë problemit... "nuk e dij se si ndodhi që ai vendosi të banonte tek ne, apo mos ndoshta ai ka qenë gjithnjë aty e ne kushedi pa vetëdije e kemi ngacmuar, dhe me thënë të drejtën, nuk më kujtohet se atëherë kam qenë i ri, diku rreth 12-13 vjet" - na rrëfen një student prej rrethit të Prizrenit, përndryshe student me sukses mbi mesataren - "por e gjitha kjo filloi atëherë kur zhurma të çuditshme filluan të dëgjoheshin në pleme.

Në fillim nuk i merrnim seriozisht duke menduar se fjala është për ndonjë kafshë të vogël që ka gjetur strehim aty, por me kalimin e kohës ato filluan të shpeshtohen dhe të merrnin intonacionin e zhurmës që krijohet kur sendet rrëzohen ose hudhen, kurse në portën e fqiut filluan të dëgjohen trokitje të fuqishme misterioze që i shkaktuan mjaft shqetësim.

Ndoshta për t'i bërë qejf vetes, mundoheshim ta shpjegonim këtë me ndonjë armik misterioz të familjes, i cili dëshironte vetëm të na shqetësonte.

Më tej gjëra edhe më misterioze filluan të ndodhin.

Në kulm të shtëpisë dhe në oborr filluan të bienin gurë me shpejtësi të mahnitshme dhe baba shpesh në gjysmë të natës dilte jashtë me tërfurk në dorë, por gjithmonë kthehej i dëshpëruar se jashtë nuk kishte bile as shenjë se kishte qenë dikush.

Mendimet për ndonjë aksion të organizuar kundër familjes sonë u forconin derisa dikujt iu kujtua të hipte në kulm dhe t'i sillte tjegullat që ishin goditur.

Sot e kësaj dite nuk mundemi ta kuptojmë se çfarë ka qenë ajo forcë që e ka gjuajtur atë gur i cili kishte shpuar tjegullën.

Gurët kishin kaluar nëpër tjegulla duke lënë vetëm vrimën sa madhësia e vet, pa i thyer ato. Kemi provuar vetë të provojmë diçka të tillë, por tjegulla gjithmonë thehej.

Atëherë vendosëm të kërkojmë ndihmë në rastin e parë që do të ndodhte herën tjetër. Në një ditë, kafshët filluan të na shqetësohen kurse edhe gjërat tjera lëviznin dhe nuk i gjenim në vendin ku i linim.

Atëherë nuk pritëm më, por e thirrëm një njeri nga Prizreni i cili më duket se thirrej Shasha, dhe i cili na kuptoi seriozisht. E dij vetëm se na mblodhi tërë neve fëmijëve dhe na detyronte të silleshim rreth plemes gati tërë ditën, kështu që ato dukuri kurrë nuk na shqetësuan më..."

Mirë, mirë, vazhdoni me të juajën, por dijeni, edhe pasi të vdes, nuk do t'ju lë rehat

Ngjarja tjetër është mjaft interesante por për arsye se paraqet një çështje mjaft familjare nuk do të cekim asgjë për aktorët e ngjarjes. "E tëra ka filluar pas vdekjes së plakës.

Se diçka e tillë do të ndodhte, disa prej neve e kemi pritur, se para vdekjes ajo na pat thënë - mirë, mirë, vazhdoni, por edhe pasi të vdes nuk do t'ju lë rehat - e ne e injoruam, e trajtonim si të tepërt dhe në njëfarë mënyre u lehtësuam kur vdiq, por gabimin u desh ta paguanim shtrenjtë.

Një kohë pas vdekjes së saj gjëra të çuditshme filluan të na ndodhnin në shtëpi.

Zëra dhe zhurma të paqarta filluan të dëgjohen. Një mbrëmje, gjersa qëndronim të gjithë së bashku, dikush trokiti fuqishëm por edhe pse shumë shpejt dolëm jashtë, aty nuk kishte as shenjë të dikujt.

Filluam të shqetësohemi, por ky ishte vetëm fillimi. Më askush nuk mund të rrinte ose të flinte i qetë.

Sa rehatoheshim pak, ndodhte që p.sh. të fikeshin fenerët ose dyert dhe dritaret të hapeshin e të mbylleshin vetvetiu ose para syve tanë fluturonin rrobet dhe këpucët tona. U detyruam ta ndërrojmë shtëpinë..."

Para disa kohësh, agjencionet informative e në veçanti ajo ruse, emituan lajmin mbi "vizitorin" e çuditshëm në qendrën kulturore ruse në Maltë.

Ngjarjet e çuditshme, në ndërtesën në të cilën është vendosur qendra në fjalë, si p.sh. fanitjet e ballove miserioze, zhurma e enëve, frymëmarrja e vizitorit të panjohur si dhe muri i cili vetvetiu e ndërron ngjyrën, më në fund u zgjidhën dhe u gjet "shkaktari". Ishte shpirti i një riteri (kalorësi) anglez i shekullit të XVI.

Fjala është për njëfarë ser Oliver Starkin i cili kishte vdekur para 400 vjetësh. Kishte qenë sekretari personal i mjeshtrit të madh Zhan De La Valete, njërit prej komandantëve të rendit ushtarak katolik të shën Pjetrit, rend të cilin e përbënte pjesa më militante e "kalorësve të shenjtë", që për detyrë kishin mbrojtjen e krishterizmit. Ndërtesa në fjalë kishte qenë pronë e kalorësit i cili banorët e rinj filloi t'i shqetësojë qysh në fillim të vitit 1993.

"Shpesh herë natën na zgjonte zhurma e ngjashme me zhurmën e cila bëhet gjatë ballove, por diçka të tillë realisht nuk kishte...poashtu e çuditshme ishte kur e ngjyrosnim një mur me të bardhë, përndryshe i vetmi i cili ka mbetur i paprekur qysh prej kohës së ser Oliverit, dhe gjithmonë pas një apo dy jave vetvetiu ndërronte ngjyrën dhe bëhej i zi" - tregon drejtoresha Elizabeta Zolina, përndryshe profesoreshë e historisë bashkëkohore.

T'i bijmë shkurt, shpirti i ser Oliverit s'gjente rehati për arsye se në testament kishte thënë se banorët e asaj shtëpie, d.m.th. pasardhësit e tij, duhet t'i paguajnë lutjet e rregullta për shpirtin e tij në katedralen e shën Pjetrit e që tash askush nuk kujtohej më për të.

Me të kuptuar për testamentin, meshat për shpirtin e tij filloi t'i financojë vet qendra kulturore, kështu që shpirti i ser Oliverit me kalimin e kohës u qetësua. "Nganjëherë dëgjojmë prap diçka, por më asgjë s'ka shqetësuese", përfundon zonja Zolina.

Edhe në shtëpinë më të famshme të botës ndodhin gjëra të çuditshme.

Në shtëpinë e bardhë në Vashington flitet se edhe sot e kësaj dite paraqitet shpirti i Abraham Linkolnit, të cilin më 1865 e vrau Xhon Vilkis Buti. Vinston Çerçili, njëherë, në shenjë respekti, qe vendosur në dhomën e Linkolnit.

Me të takuar shpirtin, ai kishte kërkuar dhomën tjetër. Edhe mbretëresha holandeze Vilhelmina kishte humbur vetëdijen kur i pat dëgjuar trokitjet në derë dhe Abraham Linkolnin para saj.

Nga A. Rexhaj
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Misteret e varrezave!

Mesazh  Fikrro 29.06.10 23:25


( Sekrete, mistere, erotizëm, spiritizmë e skena egzorcizmi në varrezën më të shquar të Parisit )

... Nuk është e thenë që varrezat të jenë me çdo kusht, vendet ideale të prëhjes së përjetëshme.

Prej shumë vjetësh, agjentë të survejimit në Paris kanë venë në qendër të vemendjes, njerën prej sipërfaqjeve më të gjelbëruara të qytetit, me 44 hektarë monumente funerale.

Netëve, të shoqëruar me qenër të stervituar ata inspektojnë e i bien kryq e tërthor nekroplit më të shquar në botë: varrezave Per-Lashezë ( Père-Lachaise ) ku prëhen personalitete të botës së arteve, politikës, mjekësisë e shkencave paralele.

Po, përse gjithë kjo gjendje alarmi përreth tyre ? Shkaqet janë të shumta.

Në fakt, ky vend magjik ku bejnë gjumin e përjetshëm shumë njerëz të shquar të dy shekujve të fundit, është bërë prej kohësh mjaft tërheqës për disa lloj vizitorësh të veçantë.

Sepse, Per-Lashezë, në çdo kohë ka qenë konsideruar s i një nga vendet më tipikë të egzorcizmit e, për disa sekte, ndër më të zgjedhurit për të bërë ceremoni misterioze. Pothuajse çdo natë, aty shihen skena nga më të çuditëshmet...

“Nimfa” e Per Lashezë dhe gjoksi vezullues i një femre...

... Një kureshtar që përshkon Qytezën e të Vdekurve e endet mes këtij nekropoli të pafund, nuk mund të qendrojë indiferent para varrit madhështor të Ferdinad Barbadien, derdhësit të shquar të skulpturave në bronx të shekullit te XIX-të, ku ngrihet edhe një nga kryeveprat e tij.

Para një masivi shkembor ndodhet një grup skulpturor i përbërë prej tri vajzash, të cilat quhen ndryshe edhe Nimfat e Per -Lashezë. Një prej tyre, ajo me e avancuara drejt publikut, më e reja, më finja s’eshte as dy hapa larg.

Ajo ka dy gjokse të vegjël por tepër provokues, të cilët janë edhe ”preja” e shumë zotërinjve që, të tunduar prej anatomisë së tyre erotike, s’qendrojnë dot pa i ledhatuar.

Eshtë kjo arsyeja pse ato ( gjinjtë prej broxi ), nga fërkimi e ledhatimi i shumë kalimt arëve, janë gjithmonë të mbuluar me një dritë vezulluese metali të freskët.

Ka nga ata bile që, duke i’u shmangur njerëzve e pasi sigurohen se janë larg vështrimit të tyre ( veçanërisht kur bie muzgu e ata rrallohen ), ndalen para kësaj nimfe me përmasa natyrale e, nuk e kanë për gjë qe t’i thithin thumbat e gjoksit të saj me gojë.

Thuhet se, ( e, kjo ka ngelur si një traditë e vjetër ), ledhatimi i gjinjve të Nimfës së Per-Lashezë, sjell fat në dashuri...

Viktor Noir - fetishi erotik i femrave

... Ndërkohë, vendi më i adhuruar për femrat është padyshim varri i Viktor Nuar, ( Victor Noir ), këtij ish-gazetari të vrarë pabesisht më 1870 në moshën 22 vjeç, pikërisht dy ditë para marteses.

Shtrirë mbi varr në përmasa natyrore, me redingotë hapur, kapelen përbri e pamjen e fytyrës pothuajse ëngjëllore, ndodhet skulptura e trupit të tij në bronx, punuar nga artisti i njohur i asaj epoke Jules Dalou.

Pjesa dërmuese e adhuruesve të saj, jane vajza e gra të reja. Sjelljet e disa prej tyre, nganjeherë, kanë brenda tyre simptoma të vërteta erotike-deliranete.

Në skulpturë, vendi më i lakmuar e që rrezaton tepër shkëlqim është një pjesë e fryrë mbi pantallona, mes kofshëve, aty ku ndodhet seksi i tij.

Sipas bestytnive e paragjykimeve, të cilat janë përcjelluar nga njeri brez tek tjetri, skulpturë e djaloshit Viktor Nuar ka disa fuqi të mbinatyreshme si, për shembëll: tërheqjen e një mashkulli, shërimin nga impotenca, bashkimin me një burrë të adhuruar, realizimin e deshirës për martesë, bërjen e një fëmije etj.

Gratë apo vajzat, për të realizuar dëshirën e tyre të fshehtë e duke besuar në efektin çudibërës, ndalen para skulpturës së shtrirë, ulen pranë saj e, lehtas, kalojnë gishtat duke ledhatuar pjesën e fryrë të seksit nenë pantallona.

Por, ka edhe të tjera më të guximshme, të cilat vendosin në atë vend ballin e, pastaj, lëshojnë mbi të puthje e më tepër akoma, ka të tjera që vijnë aty natën, xhvishen nudo e shtrihen mbi trupin e ftohtë prej metali të djaloshit Viktor Nuar, fetishit erotik të femrave...

Alen Kardek – teoricieni i madh i spiritizmit

... Eshtë më se e vërtetë që ekziston një kult adhurues për Alen Kardek ( 1804-1869) ( Alain Kardec-doktor në mjekësi e pedagog, i cilësuar si më i madhi i magjistarëve, vëzhguesi i pakrahësueshëm i botës së shpirtërave, shefi dhe teoricieni i parë i spiritizmit botëror ).

Në çdo kohë e për çdo ditë, varri i tij ështe i mbytur me tufa lulesh lloj-lloj. Burra e gra vijnë tek varri i tij, për t’u konsultuar me magjistarin e madh e për t’i bërë atij lutje, për ndërhyrjen e shpirtrave të mirë në dobi të tyre.

Sepse, Alen Kardekut i atribuohen fuqi të të pa imagjinueshme të tilla si, për shëmbëll, që të hysh në kontakt me të vdekurit, të marrësh mesazhe nga jeta e përtejshme, të shërosh një të semurë, të çlirohesh nga shpirtërat e këqinj etj.

Për këto arsye, mund të themi pa e tepëruar se varri i t ij, është sigurisht më i vizituari jo vetëm në Per-Lashezë, por edhe në gjithë Francën ( sigurisht pas atij të Napoleon Bonapartit ).

Ndaj, gjen këtu edhe njerëz që vijnë edhe nga vende të largëta, sidomos nga Amerika latine, Antilet e disa vende të Afrikës...

Xhim Morrison - varri i tij ruhet ditë e natë...

... Eshte pikerisht, përreth varrit të Xhim Morrison -it, ( Jim Morrison, 1943 - 1971 ), vdekur në Paris për shkak të një overdoze heroine, një prej miteve më të shquar të muzikes pop, ku zhvillohen edhe manifestimet më të zhurmshëm e më shqetësues të varrezave Per-Lashezë.

Varri i njeriut që, për nga modernizmi i artit dhe menyrës së tij të jetesës, misheroi një model absolut për mbarë brezin e viteve ’60-’70.

Si mishërues i një personazhi të tillë mitik, varri i tij është kthyer në një vend të endërruar pelegranzhi për mijëra të rinj e të reja anglo-amerikanë, gjermanë e skandinavë, të cilët vijnë këtu për t’i bërë homazh idolit të tyre të adhuruar, i cili u bë simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( Të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit ).

The Doors...I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi rreth tij të jetë special dhe i përhershëm.

Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, shpesh herë me mangësi sjelljesh civile, përreth varrit, individë të ndryshëm nuk mungojnë t’a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre duke shkruar graffiti në varrin e idolit të tyre, duke derdhur mbi të shishe me alkool apo duke tymosur hashish e mariuhanë.

Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë e japin spektakle orgjish ndërkohë që, pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një lule apo një mesazh të shkruar mbi një copëz letër...

Nga Simbad Detari
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Shtëpia që vizitohet nga qeniet mistike!

Mesazh  Fikrro 29.06.10 23:26


U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë.

Kjo shtëpi ndodhet në Shkup, në rrugën: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Në të jetojnë 8 anëtarë familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, të cilat në ndërkohë u martuan. Por, fenomenet mistike, që e përcjellin këtë shtëpi ende, edhe sot e kësaj dite, ishin aktuale edhe atëherë kur Adifeti e Myrveti akoma ishin të pamartuara.

Kjo shtëpi është njëra prej atyre, jo edhe gjithaq të pakta në rruzullin tokësor, që disi është e mbështjellë me një vello misterike. Pothuaj herë pas here këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme që i sheh ndonjëri apo disa nga anëtarët e familjes. Ato paraqiten, rëndom, në figura të panjohura njerëzish. Nuk flasin, por lëvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnë...dhe pastaj zhduken, duke lënë pas trazime të ndryshme në shpirtin e këtyre njerëzve të thjesht, të cilët thua se janë mësuar me to, me praninë e tyre misterioze, që kurrë nuk mund ta shpjegojnë, por që ata thjesht e ndjejnë, e përjetojnë... Dhe heshtin për të tëra këto... Vetëm rrallë, kur ndodh që, spontanisht, në ndonjë rast, të hapen bisedat e këtilla, ata, pas një maturie të gjatë, fillojnë t’i shpalosin përjetimet e tyre... Dhe, me atë rast, dëgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kësaj përvoje mistike.

Ja, si rrëfen, në një mënyrë posaçërisht atraktive vajza e dytë e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetë vjeçare, e cila tashmë është martuar, por nuk ka fëmijë:

-Prindërit nuk ndodheshin atë natë në shtëpi. Ishim vetëm ne dy motrat e mëdha, si dhe vëllezërit e motrat më të vogla. Vëllai i madh, Fatmiri, kishte dalë në qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe një vëlla më i vogël luanin letra, e kështu më radhë. Ora ishte afër tetë e mbrëmjes. U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza.

E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë. Para meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur, siç thashë pantollone e sako teget, çorapët e bardha, që i dalloheshin qartë, dhe këpucë të zeza. Një frizur të qartë e të bukur. Por nuk fliste gjë. Urdhëroni! Kë kërkoni? - e pyes. Nuk më kthente përgjigje.

Në ndërkohë doli motra në derë të shtëpisë. Fillova t’i flasë maqedonisht, mendova se mund të mos e dijë gjuhën shqipe. Mirëpo, prapë asgjë nuk foli. Motra zuri po më pyet nga dera e shtëpisë: kush është, çik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po përgjigjet... Dhe, në këto çaste unë kokën e ktheve kah motra, gjersa i ndërrova këto fjalë. Kur ktheva kokën përsëri kah figura e njeriut të panjohur, më nuk ishte aty!

Motra tani erdhi aty. Ku është, çik? Për një çast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Një çast më vonë se kjo: unë dhe motra e shihnim të panjohurin, disa metra më larg, në një livadh apo më mirë t’i themi një copë lëndinë e kulluar, ku ishte shtrirë në profil, me kokën e ngritur, të mbështetur në shuplakën e dorës, dhe vetëm na shikonte përsëri...

Tashmë jemi alarmuar. Natyrisht, një frikë e papërmbajtur zuri të burojë nga thellësitë tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit të parë, që e kemi tepër pranë. Vetëm një mur na ndan me të. Dhe dolën ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimë nuk shihnim asgjë as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa çaste më parë, në të panjohurën...

Pastaj në rrjedhën e rrëfimeve lëshohet me takt të matur e ëma e Adifetit, Halidja:

-Ishim atëbotë ende në Gazaibabë (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se të shpërnguleshin në Topansko Polje). Xh. e kisha ende në djep. Ishte akoma i vogël. Bëja punët e shtëpisë, si zakonisht ne femrat, që kurrë nuk mund të themi se i kemi kryer, siç bëni ju meshkujt me punët tuaja. Isha pikërisht në dhomën ku ishte djali. Ajo është një dhomë e gjatë, disi në formë të një salloni, djali ishte në fund ë tij, te dritarja. Një hije, porsi drita e pasqyrës, kur e lëshon dikush, erdhi prej së jashtmi. Dhe, gjithnjë e lëvizshme, si e gjallë (e di ju mund të çuditeni, por është mëse e vërtet) erdhi, hyri brenda në dhomë, u soll nëpër dhomë në lartësinë e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalë. Ra mbi djalin që flinte në beshik... Djali bërtiti dhimbshëm. Kur shkuam të shohim - nga një vijë të hollë gjaku kishte në hundë e në buzë, që lëvareshin teposhtë. Kokën e kishte pak të kthyer anash, pikërisht andej nga ishte bartur gjaku...

Prej kësaj ngjarjeje kaluan shumë vite. Tani Xh. u bë 7-8 vjeçar. Tash e kisha për gjini vajzën tjetër. Dhe tashmë nuk banonin më Gazibabë, por patëm kaluar në Topansko... Isha duke i thënë gji vajzës, siç thashë. E ulur në dysheme pranë djepit, vajza me gjithë djep e ofruar tek gjini. Disi çlodhesha dhe shikoja shkujdesur në oborr. Para kisha pompën e ujit. Pranë saj - korita. Një koritë e thellë betoni. Në çast, krejt befas, një njeri me të bardha ndodhej në koritën e pompës. Ishte krejt në të bardha. Zgurdullova sytë. Vetëm shikoi këndej...Dhe zuri të sharrojë teposhtë. Sharronte gradualisht, thua e përpinte toka. Në çastin kur u zhduk, kur sharroi tërësisht - një tym i bardhë “gufoi” përpjetë.

Të nesërmen kam shkuar për t’i dhënë djalit tjetër, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po në atë vend Xh. 7-8 vjeçar m’u kishte sëmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atëherë e deri më sot ai vuan nga epilepsia. Kurrë më nuk u shërua. Dhe u sëmurë pikërisht aty ku, një ditë më parë, u duk e u zhduk, në mënyrë misterioze, njeriu në të bardha. Te korita, ku një çast më parë laja rrobat, pranë pompës së ujit... Gjithnjë besoj se sëmundjen e pashërueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, që buroi nga e panjohura dhe u zhduk në tymin e bardhë e të panjohur...

Edhe Naseri rrëfen si, disa herë, ka ndodhur të priftojë dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalë askush nuk ishte. Madje, një herë thotë e pamë unë dhe daja im M. B. Nga Ferizaj që kishte ardhur për të bujtur. Kur dolëm, nuk kishte asgjë në ballkon, as në oborrin që shtrihej tej ballkonit, pos një gjethe, që s’ishte nga oborri ynë, që çuditërisht prehej në shkallë. Gjethe të tilla ndodhen vetëm në parkun që ndodhet mjaft larg...

Kurse Halidja, më vonë, na rrëfen se ende sot e kësaj dite, vajzës sime më të vogël, 12 vjeçare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza të vogla e, siç thotë, me flokë të gjata deri nën bel. Flokët e gjata e të bardha, që herë pas here ua bëjnë me dorë në njërën anë. Dhe kur i paraqiten, vajza bërtet, na tregon: ja, ja ku janë! Ato dy çikat e vogla!...Që, si i përshkruan ajo janë simpatike, por nuk flasin asgjë., pos që herë pas here lajmërohen nga e panjohura dhe zhduken prapë në të panjohurën, duke i shkaktuar Gyldenit të vogël një shqetësim të lehtë, kurse të tjerëve një preokupim, që e panjohura nuk i lë t’ia gjejnë një zgjidhje logjike...

Kur jemi tek anëtarët e familjes, mendojmë se e vlen të theksohet se edhe kryefamiljari i kësaj familjeje, Tefiku, ka disa vite është paralizuar dhe i është marrë edhe goja. Tani shpeshherë i duket se është dikush në shtëpi, por do të tregoj e s’mundet dot, meqë, siç thamë, paraliza ia ka marrë edhe gojën...Krejt ajo që ai dëshiron t’ua rrëfejë të pranishmëve -i takon të panjohurës...

Dhe, siç thamë, kjo shtëpi ndodhet në Shkup. Dhe, herë pas here, këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, që, eventualisht, mund të kenë dyshim në tërë këtë që u rrëfye besnikërisht për shtëpinë e mbështjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, një ditë, pa dyshim do t’i vizitojnë edhe ata dhe atëherë me siguri do të binden, por atëherë domosdo do të jetë vonë...

Hasan Hamëzbala
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Pasqyra!

Mesazh  Fikrro 03.07.10 23:34

Në vitin 1999 nje vajzë 13-vjeqare me emrin Hënë u dergu ne psikiatri per shkak se familjaret kishin verejtur nje anomali tek ajo e cila thoshte se ishte shum e shemtuar dhe e keqe dhe kete e kishte pare ne pasqyre ne dhomen e saj dhe thoshte se e urrente ate pasqyre.

Hiram Davies psikologu i saj kishte konstatuar se ajo tashme ishte çmendur dhe se duhej shtruar ne spital dhe kishte nje ngulim per ta zbuluar kete mister se pse hëna i urrente pasqyrat.

Ajo thoshte se nuk jam e marre e as e çmendur por se diçka nuk eshte ne rregull me ate pasqyre dhe se kishte para gjera jashtenormales ne të.

Dr.Davies kishte vendosur ta hipnotizoj Hënën e vogel dhe kishte marre edhe ditarin e saj per ta kthyer pas ne kohe.

Ai kishte filluar tashme seancen e tij te hipnotizimit dhe kishte filluar ta pyeste duke i thene:Hëna çfare po beje te premten ne oren 02:00, Hëna krejtesisht e hipnotizuar i tha, isha duke fjetur gjersa dikush nga pasqyra me thirri...

Dr.Davies i çuditur e pyet se kush ishte, Hëna ia ktheu, nuk e di, u ngrita nga shtrati te shikoja dhe ne te ishte nje grua e tmerrshme me sy me maje dhe te kuq ishte shume frikesuese...

Dr.Davies dhe per këtë ju urreni pasqyrat apo jo, Hëna jo unë nuk i urrej te gjitha pasqyrat vetem ate me shiritin e zi qe gjendet ne dhomen time...

Dr.Davies pse me shirit te zi, Hëna s'di, ajo ka nje shiriti te zi dhe ajo gruaja e frikshme qe pashe ate nate me tha se mban zi per te zonjen e vdekur qe ishte shume e bukur dhe se nuk do ta lejonte qe dikush me e bukur se zonja e vet te shikohej ne ate pasqyre dhe me tha qe jam shum e shemtuar dhe e keqe...

Dr.Davies i tha po sikur te ta sjelle une ate pasqyre, Hëna ne rregull por perseri ajo pasqyre sdo me pranoj....

Dr.Davies i hutuar te nesermen shkoi ne shtepine e vajzes e iu afrua asaj pasqyre e shikoi me kujdes por nuk verejti asgje te dyshimt e mori me vete ne spital.

Te nesermen, ai hipnotizoi perseri Hënën dhe ia vendosi pasqyren perpara, ai i shikonte te dyja duke mos verejtur asgje, pas disa miutash ai pas se fytyra e vajzes u shperfytyrua, Dr.Davies i shokuar merre me shpejtesi dhe thyen ate pasqyre pertoke, ai e largon Hënën nga spitali psikiatrik duke iu sugjeruar familjareve te saj ta nderrojne shtepine dhe se Hëna nuk kishte qene asnjehere e çmendur.

Familjaret e Hënes nderruan shtepine dhe Hëna kurre më nuk pati probleme me pasqyrat.

Kjo histori eshte e perkthyer jo e trilluar.


Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Me fal mami!

Mesazh  Fikrro 03.07.10 23:50

Ka kohe qe ne ameriken latine po perhapet me shpejtesi nje legjende qe ka te beje me nje femije.

Nje dite Federiko u kthye me heret ne shtepi nga shkolla, nena kishte filluar ta qortonte ç'po bene tash kaq heret ne shtepi pse je kthyer kaq heret mos ke bere ndonje problem ne shkolle, djali kishte ulur koken dhe thoshte me ze te trishtueshem "Me fal mami".

Po si te te fal i tha nena e vet kur ti kurr nuk rri rehat, djali i tha perseri "Me fal mami", tash mos mu beje kaq i sjellshem i tha nena ku ke qene me heret per te kerkuar falje jam lodhur nga kapriqet tua, djali perseri i tha "Me fal mami".

Tani nena u nervozua shume e i tha shpejt ngjittu ne dhomen tende sdua te te shoh, ai i tha per here te fundit "Me fal mami" dhe u ngrit me vrap ne dhomen e tij.

Pas disa oresh dikush po thirrte ne telefon ishte drejtoria e shkolles, nena hë tha skeni nevoje te me tregoni e di te gjithen neser vij ne shkolle dhe me besoni se e kam denuar, me falni i tha drejtoria por ne duhet te te komunikojme se djali juaj ka vdekur, eshte rrezuar nga nje peme qe ishte ngjitur dhe duhet te vini ta merrni trupin e tij, nena kishte mbetur e shtangur çfare tha, na vjen keq i tha drejtoria dhe pranoni ngushellimet tona.

Ajo mbylli telefonin dhe u nis duke vrapuar ne dhomen e te birit, ajo kishte filluar te bertiste me te madhe Federiko dhe se tashme e kishte kuptuar se i biri i kishte ardhe i vdekur duke i kerkuar falje e ajo e kishte qortuar.

Ky lloj fenomeni ka ndodh edhe tek nje zjarrfikes ku pasi qe i kishte vdekur i biri shpirti i tij kishte ardhur e i kishte thene babait nxito se nje shtepi po digjet, babai kishte nxituar dhe i biri e kishte dergu tek shtepia ku po digjej, ai kishte hyre duke e shpetuar nje familje te tere fal birit te tij te vdekur dhe kur kishte dal nga shtepia shoket i kishin njoftuar se i biri i kishte vdekur para 2 oresh!

Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty

Mesazh  Fikrro 06.07.10 15:43

UDHËTARI MISTERIOZ

Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë.

Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë.

Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane.Rrëzë Sharrit, poshtë, mu nën këmbët e maleve, ndodhet fshati jo edhe gjithaq i vogël - Lubinjë e Poshtme.

Ishte ftohtë një mëngjes janari të vitit 1969. Acari i fortë e ngrinte edhe gjakun në vena.

Vetëm ndonjë uluri qensh e thyente idilin dimërorë, kurse trumcakët në kopshtin e Ramiz Kurteshit më kot kërkonin ndonjë thermi ushqimi sa për të zbutur urinë në dimrin e ashpër të këtij viti, që kishte filluar mjaft herët dhe u kishte sjell mjaftë kokëçarje banorëve të këtij fshati.

Familja e R. Kurteshit pothuajse nuk kishte fjetur fare. Në shtëpinë e tyre, sipas vlerësimeve të mjekëve, ishte shumë i sëmurë anëtari më i ri i familjes, Shaban Kurteshi.

Në këmbën e tij të djathtë, mu në gju, kishte kancerin e indit eshtëror. Kot së koti kishte vizituar entet shëndetësore se mos vallë do të gjente ilaç për sëmundjen e tij të rëndë e të pashërueshme. Parashikimet e mjekëve ishin dekurajuese dhe të pa shpresë.

Atë mëngjes, më 24 janar 1969, i ati i djaloshit 19 -vjeçar, Shaban Kurtishit, Ramizi, kishte vendosur që ta dërgonte edhe një herë tek specialisti i njohur në Prizren, tek ortopedi që vinte nga Shkupi, për të kryer kontrollimet specialistike për nevojat e spitalit të Prizrenit.

Meqë autobusi atëbotë nuk qarkullonte dhe veturë nuk kishin, ishin nisur herët në mëngjes, rreth orës 5, bashkë edhe me djalin tjetër me emrin Kadrush.

Bora edhe më tej binte pa shpresë se për një kohë të shkurtër do të ndalej, por vuajtja i shtynte për udhëtim, madje brenga prindërore ishte më fortë se çdo pengesë eventuale që mund të gjendej në rrugë.

Të veshur e të mbështjell mirë, siç dinë vetëm malësoret e kësaj ana, ngadalë por të sigurt përparonin drejt Reçanit.

Mendonin se do të arrinin disi në Reçan e nga aty me ndonjë automjet të niseshin për Prizren.

Bora pothuajse ishte gjer në brez. Me mund të madh u dynden gjer në Reçan, por jo më tej -as që ishte e mundur.

Asnjë automjet atë ditë nuk qarkullonte në relacionin Reçan - Prizren. Kot u mërdhin pran lumit dhe në fund vendosën të hiqnin dorë nga udhëtimi dhe të kërkonin strehim tek të afërmit e tyre në fshat.

Të afërmit e pritën mirë dhe me zjarr të fortë e çaj e pritën mëngjesin. Vendosën të ktheheshin në shtëpi dhe të prisnin që të zbutej moti e të qarkullonte komunikacioni, atëherë t’i drejtoheshin ortopedit.

Bora pandërprerë edhe më tej binte, thua donte me çdo kusht t’i ndërpriste udhëtarët qëllimtarë dhe t’i kthente përsëri në shtëpi. Iu falënderuan të afërmve për pritje të ngrohtë, edhe pse ata i lutën që të rrinin e të flinin përsëri, gjersa të qetësohej koha e keqe, dhe u nisën për në Lubinjë të Poshtme.

Të heshtur e me dhembje në zemër, babai i djaloshit të sëmurë mendonte dhe e luste Zotin që i bir t’i shërohej, herë pas here duke i nxitur të bijtë që të qëndronin.

Ndodhej në ballë të kësaj minikolone duke “shqyer” borën e duke çelur rrahën nëpër rrugën plot meqavë. Shpeshherë sharronte nëpër gropa, meqë nga smetet e borës nuk mund të njihej rruga.

Një çast, në vendin ku ndahen rrugët për Lubinjë të Epërme dhe të Poshtme, të quajtur “Gërshërët”, vërejtën plakun që po shkonte drejt tyre. Plaku i buzëqeshi duke i përshëndetur: mirëmëngjesi!
-Ku keni qenë në këtë kohë të keqe?

Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë.

Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë.

Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane. Asgjë e pazakonshme, vetëm veshja e hollë i çudiste udhëtarët. Nëpër këtë kohë të keqe, e kaq hollë i veshur!

-Jemi nisur te mjeku, - tha Ramizi, babai i djaloshit të sëmurë. Dhe, siç po e sheh, kohë shumë e keqe dhe u detyruam të kthehemi.
-Çfarë sëmundje ju mundon? - tha plaku dhe rregulloi opingën e këmbës së djathtë, duke i lidhur tojat e saj.

-Ky djali im është rëndë i sëmurë nga kanceri, ashtu thonë mjekët! -tha Ramizi.

-S’është asgjë kjo. Ju lutem çojini pantallonat ta shoh! -tha plaku i panjohur dhe u përkul të ndihmonte që djaloshi i sëmurë ta hiqte më lehtë çizmen e rëndë e të mbushur me borë gjatë ecjes së gjatë.
Me mundim të madh e hoqën çizmen dhe plaku shikoi gjurin, edhe pse me anë të syrit asgjë nuk mund të vërehej.

-S’është kjo asgjë, -tha sërish plaku. Merrini këto e këto barishta, i vendosni mbi gju dhe kjo për një javë do të shërohet. Do të jesh çunaku im, plotësisht i shëndosh, thua se ke lindur përsëri! -dhe ia ledhatoi çunit kokën.

-E ku je nisur ti, o axhë, nëpër këtë kohë të keqe dhe prej nga je? -e pyeti djaloshi plakun e panjohur.

-Unë kam ardhur nga Vejca (fshat në Komunën e Tetovës, në Maqedoni) përmes maleve të Sharrit dhe kam qenë mysafirë te Bahtiar B. i fshatit tuaj. Tek ai kam fjetur, -u përgjigj plaku.

Tek ai kam kaluar bukur kurse sonte e kam konakun tek një miku im në Zogjishtë.

Plaku u përshëndet me këtë kolonë të vogël dhe mori rrugën e Reçanit.

“Vallë, si ka mundur të kalojë nëpër majat e maleve të Sharrit?” -pyeste veten Ramizi, “dhe atë nëpër këtë kiamet? Çudi! Ishte edhe aq hollë i veshur! Si nuk kishte të ftohtë?”

Pak nga pak, kolona e vogël prej tre vetësh, ngadalë, afrohej kah Lubinja e Poshtme.

Gjatë rrugës nuk vërenin kurrfarë gjurmësh të plakut të panjohur, por kësaj nuk i dhanë rëndësi, meqë mendoni se meqava i ka mbuluar.

Çuditërisht, mu në hyrje të fshatit, në varre, panë grupin e vogël të njerëzve duke hapur varrin e dikujt.

-Dikush paska vdekur mbrëmë, -komentoi Ramizi.

E kur iu afruan grupit dhe mësuan se në atë mbrëmje kishte vdekur Bahtiar B., te tre u shikuan me habi:
-Çka? Ka vdekur Bahtiar B.? Po ai ishte shumë mirë me shëndet!.. .-Posi, ka vdekur!... -tha plaku nga grupi.

Nga habia e madhe i harruan barishtat që plaku i panjohur ua kishte rekomanduar dhe arritën në shtëpi.

I përkujtonin përshtypjet për takimin me plakun e panjohur, por kurrsesi t’i kujtonin barishtat që ua kishte rekomanduar, dhe kështu kaloi një javë.

Por, për çudi, Shabani, në mënyrë misterioze, u shërua. Bora u shkri pas një kohe. Shkuan te mjeku dhe i bënë analizat, dhe nga sëmundja -asnjë gjurmë...

-Ndoshta ai ishte lajmëtari i vdekjes! -tha Ramizi; ia ka marrë shpirtin e Bahtiarit dhe pastaj ka shkuar te ndonjë shpirt tjetër në Zoqishtë...

Sidoqoftë - komentimi është i tepërt.

Raif Kasi
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty histori fantazmash

Mesazh  tmerri 07.07.10 12:49

Gafurr me mire beso dhe mos e hap deren ne ate ore se keshtu i ka ndodhur nje shokut tim ne kete ore atij i doli nje plak i cili thoshte vrit ose do te te vrasin.
tmerri
tmerri

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Vasha me të zeza!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 12:48

O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.


Mirëjam Lumi, një bionde me fytyrë të gjatë, me sy të mëdhenj e të kaltër dhe melankolikë, ishte një kamariere në një kafeteri lokale në qytezën e Reqanit.

Mund të themi se ishte një vashë e qetë dhe nuk u binte lehtë në sy të tjerëve; nuk kishte ndonjë veti dalluese. Bashkë me nënën (një grua shumë e kujdesshme dhe me mjaft edukatë) banonte në një banesë të vogël e të thjeshtë. Mirëjami, një vajzë e urtë, e dëgjueshme dhe punëtore, babanë nuk e njohu kurrë. I ati i saj, Shkodran Lumi, qe vozitës i kamionit. Vdiq në një aksident të rëndë komunikacioni, pak ditë para se të lindte Mirëjami. Nëna e kësaj vashe kishte edukatë patriarkale, prandaj nuk tentoi fare të martohej më, por iu kushtua tërësisht së bijës së vogël, siç e quante ajo nga lindja. Kjo gjë sigurisht ka ndikuar që kjo vashë të jetë e pasigurt dhe e tërhequr në vete. Njeriu i vetëm me të cilin kishte shoqëri dhe tek i cili kishte besim ishte plaku 60 vjeçar, Pretashi, i cili njëkohësisht ishte edhe pronar i kafeterisë ku punonte Mirëjami. Pretashi ishte një burr i ndershëm, ishte mik i babait të vajzës, prandaj e donte si fëmijën e vet. Ai shpeshherë e kritikonte Mirëjamin se nuk ishte e shoqërueshme dhe se nuk e gjente ndonjë djalë për t’u martuar. Mirëpo, vasha bisedave të tilla iu shmangej, skuqej në fytyrë dhe tërhiqej...

Ishte ditë tipike vjeshte, me shi dhe me erë. Sapo kishte kaluar mesnata. Samir Harku drejtonte automjetin në drejtim të Reqanit. Ishte i lodhur dhe mezi i mbante sytë hapur. Kthehej nga Prishtina, ku e kishte vizituar të ëmën e sëmur. Tërë ditën e kishte kaluar duke vrapuar andej-këndej, duke kryer punë të ndryshme për nënën e tij. Me padurim e priste momentin e mbrëmjes në shtëpi që të pushojë sadopak, pasi të nesërmen duhej të zgjohej herët, sepse duhej të shkonte në punë. Tanimë ishte afër shtëpisë, vetëm edhe disa kilometra. Befas, duke ngarë veturën rrugëve të gjarpëruara buzë Lumëbardhit, sapo kishte kaluar qytetin e Prizrenit, vërejti një vashë të re e cila qëndronte buzë rrugës ndërsa bënte me dore. Natyrisht, nuk mundi të kaloj pa u ndalur. Vërejti se vasha ishte rreth 20 vjeçare e veshur me një fustan të gjatë dhe ngjyrë të zezë. Samiri mendoi se kësaj vashe i kishte ngjarë diç, pasi që ajo në këtë kohë të ligë u gjend në rrugë dhe në këtë vend!

- A mund t’ju ndihmojë? - pyeti Samir pasi hapi dritaren e veturës.

- Jo! - tha vasha e tretur në mendime.

- A doni të vini me mua? - pyeti sërish Samiri.

- Siurdhëroni! - iu përgjigj ajo dhe u fut në veturë. U ulë në ulësen e pasme. Pas ca shkëmbime bisedash të zakonshme, me një zë lutës iu drejtua Samirit:

- Ju lutëm, në kthesën që po afrohemi voziteni automjetin me shumë kujdes...!

E çuditshme, mendoi Samiri, stopuese të tillë ende nuk kishte parë. E mora në veturë dhe tani kjo po më këshillon?! Megjithatë, sugjestiviteti i tonit me të cilën e shprehu mendimin ajo e shtyri vozitësin që ta dëgjojë këshillën e saj. Zvogëloi shpejtësinë dhe në kthesë hyri ngadalë. Në atë çast para tij një pamje shqetësuese e tmerrshme: gjysma e rrugës ishte shembur dhe bartur nga ujërat e shumta. Po të mos e kishte dëgjuar këshillën e bashkudhëtares, automjeti me siguri do përfundonte në abisin e errët.

- O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Samiri, thjesht ishte në gjendje shoku. Para pak çastesh vasha kishte qenë aty, menjëherë pas shpine, kurse tani sikur ta kishte lëshuar toka. Ishte meritë e saj që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Por, ç’ndodhi me të?
Me të arritur në Reqan, e ndjeu për obligim të paraqitej në stacionin e policisë. Paraqiti shembjen e rrugës dhe pastaj tregoi për takimin jo të zakonshëm që kishte përjetuar.

- Më besoni, ose do të më kishte zënë gjumi, ose në kthesë do të kisha hyrë me shpejtësi të madhe, po të mos më paralajmëronte ajo vajzë...!

Polici kujdestar e dëgjoi me kujdes, më pastaj e pyeti:

- Mos është fjala për vashën veshur me fustan të gjatë me ngjyrë të zezë?
Samiri, edhe një herë u befasua. Kjo më lë të kuptoj se nuk kam përjetuar halucinacione! - tha vetmevete dhe shtoi:

- Ju e dini për cilën vash është fjala?!
- Për fat të keq jo, por ju nuk jeni i vetmi që keni përjetuar takim me vashën veshur me të zeza. Shumë njerëzve u ka ndihmuar që t’i ikin fatkeqësive. Hmm... Ka të ngjarë që fantazmat realisht të ekzistojnë. E nëse ekzistojnë, kjo ka qenë fantazma shpirtmirë, Mirëjam Lumi...

-Mirëjam Lumi?! - përsëriti Samiri.

Pothuajse në Reqan është harruar fatkeqësia e tmerrshme kur humbi jetën vasha e urtë dhe e tërhequr, Mirëjam Lumi. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2005. Atë ditë, si zakonisht, me automobilin e vet të tipit “Volkswagen” ishte nisur në drejtim të qytetit të Prizrenit. Por, pa ndonjë arsye që mund të shpjegohet, befas doli nga rruga, dhe u rrokullis në humnerë. Vetura e saj gjatë përplasjeve me shkëmbinjtë e thepisur, tanimë i ngjante një grumbulli nga hekurishtet. Gjëja më e çuditshme ishte ajo se kalimtarët e rastit deklaronin se vasha një kohë të gjatë pas aksidentit ka qenë gjallë dhe ftonte për ndihmë! Më në fund arritën që ta nxjerrin nga ato hekurishte që dikur ishin automjet. Por atëherë ishe vonë, megjithëse në trupin e saj nuk vërehej asnjë shenjë lëndimi. Fytyra e saj, pa një vërragë, dukej e qetë, gati hyjnore...

Një vit pas fatkeqësisë, në nëntor të vitit 2006, në raportin e policisë për herë të parë shënohet paraqitja e vashës me të zeza, ndërsa më vonë, gjithnjë e më shpesh. Në fund, policia e qytezës së Reqanit e shpalli vajzën “Engjëll mbrojtës” që kujdesej për rrugët e këtij rajoni.

Fenomeni i paraqitjes së vashës me të zeza nuk është i vetëm. Raporte, por edhe rrëfime të shumta për paraqitje të tilla në pjesë rrugësh me rrezikshmëri të lartë ka edhe nga vendet e tjera...
Vallë, athua vërtet ekzistojnë shpirtra të mirë që me paralajmërimet e tyre ndryshojnë rrjedhën e jetës sonë? Shkenca edhe më tej heshtë! Por popullata beson në to. Edhe Samiri, padyshim është njëri nga ata...


Raif KASI
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Paralajmërimi i fatkeqësise!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 12:51

Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes thahen.

Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...

“...E enjte e viti 1982. Më kujtohet qartë. Rreth orës pesë e mëngjesit, e përcolla tim shoq dhe dajën tim të cilët së bashku duhej të udhëtonin me kamion diku në Kroaci. Iu urova rrugë të mbarë dhe u ktheve në punët e mia shtëpiake...”

Këtu po e ndërpresim për një çast rrëfimin e H. Xh. e cila jeton në Prizren së bashku me fëmijët dhe të shoqin B. Xh. Që rrëfimet të kenë një lidhshmëri në mes të realitetit tonë dhe atij paralel përparësi do t’i japim tregimit të B. Xh.

“...Pra, pasi shoqja më përcolli mua dhe dajën e saj, u nisëm në rrugë. Unë e drejtoja kamionin. Më vinte mirë që e kisha një bashkudhëtarë se rruga e gjatë është e mërzitshme.

Nuk nguteshim, ashtu që pasi pushuam në disa vende dikur rreth orës 2:00, pas mesnate u ndodhëm në magjistralen e Adriatikut para se të mbërrinim në Split.

Jashtë ishte stuhi e vërtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha në shpejtësi diku 75 -80 km/h, e vërejta një automobil të vogël luksoz që ecte pas nesh.

Ishin turist, siç dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua në një qastë mu duke se vozitësi voziste duke i mbyllur sytë kohë pas kohe! Mendova, nuk është mirë që ky voziste në këtë gjendje, mund t’i ndodh diçka.

Dikur ai dha shenjë që të tejkaloj, në të vërtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtë e veturës prapa nesh, mirëpo në atë moment filloi të më tejkalojë. Posa e vërejta në një kthesë një kamion të madh në anën e majtë përballë nesh, rrugën e të cilit ia kishte zënë vetura duke e tejkaluar kamionin tim.

Ta shpejtoja shpejtësinë e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohë që të anësohet vetura e rrezikuar, të frenoja në vend po ashtu nuk guxoja se ishte kohë me shi.

Në anën e djathtë e vërejta një parking të vogël dhe vendosa të hy në të. E tërë kjo ka zgjatur vetëm disa sekonda. Hyra në parking, ia lëshova rrugën automobilit, ai shpëtoi, por ne filluam të ballafaqohemi me vdekjen sy me sy.

Nëpër atë parking hymë me shpejtësi 60-70 km/h. Ishte buzë greminës së detit. Për fat pranë rrugës ndodheshin disa shtylla me hardhi të rrushit të cilat na ndalën dhe na shpëtuan nga vdekja e sigurt. E tërë kjo ka ndodhur në shpejtësi të rrufeshme brenda disa sekondave...”

“....Fëmijët kishin rënë në gjumë. Unë kisha edhe pak punë, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmë ore më parë dola në oborr dhe vara një faculetë dhe një palë çorapë në tel, të cilat i lava para se të flija. Ishte kohë e mirë. Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë.

Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...

Desha njëherë ta hap derën e të shohë se kush ndodhet në oborrin tonë dhe çka kërkon, çfarë çadrash (!?), por u frikësova kur mu kujtua se koha jashtë ishte e kthjellët dhe se kurrfarë shiu nuk binte.

Mu kujtua po ashtu se nuk është mirë që natën të përgjigjem në zëra të panjohur. Unë besoja në këtë, në diçka duhet besuar. Frikësohesha, fillova të bie shahadet (mantra), të gjithë fëmijët flinin. E zgjova dikur nga gjumi vajzën më të madhe e cila i kishte rreth 20 vjet.

Edhe ajo i dëgjoi zërat të cilët nuk pushuan gati gjysmë ore. Derën e kam hapur vetëm në mëngjes kur u zgjova. Dhe në oborr nuk gjeta kurrfarë gjurme, as nga shiu e as nga njerëzit e panjohur”.

Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova këtë ndodhi të cilën ia pohoi edhe vajza e madhe, ndërsa ai mbeti i habitur për disa çaste. Habia e tij sikur kaloi në mua kur edhe ai ma rrëfeu ndodhin e vet në rrugë.

Disa ditë më vonë shkova te një hoxhë - grua, ia tregova edhe rrëfimin tim edhe të shoqit tim, ndërsa ajo më tha: ti e ke shpëtuar burrin tënd, për këtë ndoshta nuk je e vetëdijshme, por sikur ta hapje derën dhe të përgjigjeshe në zërat e panjohur, do t’u ndodhte diçka tragjike...”

Prej nga erdhën ato zëra? Çfarë lajmërimi parashikues kishin? Pse janë aq konfuze dhe të pakuptueshëm... çka jeni duke bërë... apo ...merrni çadrat, shiu i madh na mbyti..?!

Pse nuk guxojmë të përgjigjemi? Të besojmë apo të mos besojmë!? Ne ekipi i “Mjellmës”, sado me rezervë, kemi vendosur që të besojmë, në fund të fundit, asgjë nuk humbim. Po ju?...

Mjellma
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Tri net u përpëlit në shtrat me xhindët!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 12:55

Nga përvoja mistike e njerëzve tanë



TRI NET U PËRPËLIT NË SHTRAT ME XHINDET

http://www.sa-kra.ch/image%20zona%20e%20muzgut/trinetuperplit.jpg

Kush e di vallë se çka të diktohet të bësh në jetë? Të bëhesh falltare, magjistricë apo...diçka tjetër. Ekzistojnë forca që mendojnë edhe për këto mistere të pashpjegueshme të jetës njerëzore. Gjithçka është e mundur në botën paranormale, apo jo?





A udhëheqin me ne forcat misterioze?



Shikuar shkencërisht vetëm njerëzit me vetëdije të lartë mund të merren me magji. Duhet të ekzistoj energji e shtuar pozitive, si dhe shumë kritere tjera për të cilat flitet në literaturën që merret me këso temash.

Edhe në anët tona kemi dëgjuar që shumë njerëz merren me magji të ndryshme: disa me magji të bardhë, të tjerët me të zezë, ndërsa gratë që merren me këto punë të fëlliqura në popull emërtohen si “gra që bëjnë sehire”.

Nga ka filluar interesimi i tepërt për t’u marrë me këto punë dhe si janë bërë ato “gra që bëjnë sehire”, vërtet është vështirë të hulumtohet gjeneza e këtyre biografive, sa të çuditshme, aq edhe të mistershme.

E ata të tjerët, të cilët i shfrytëzojnë magët dhe magjistricat për të kryer shërbimet e tyre, për t’i prishur a për t’i ndrequr punë atij apo këtij njeriu, janë shumë të bindur se njerëzit e tillë posedojnë fuqi mbinatyrore. Ky shkrim pikërisht shqyrton fatin e një gruaje shqiptare, Xh. B., nga një fshat i largët i Anamoravës, e cila i hapi dyert e veta për t’u ndihmuar njerëzve me shumë halle e me shumë derte.

Ajo grua kurrë nuk ishte marrë me diçka të tillë, e as që i shkonte mendja se një ditë do të bëhej viktimë e ca forcave të panjohura dhe do të përpëlitej në shtratin e vdekjes, gjersa do ta bindin që ajo të merret me punë të panjohura.

Ajo që e ndryshoi rrjedhën e jetës së saj ndodhi një natë nëntori të vitit 1996. “Isha duke pastruar një këmishë të burrit tim në oborr pasi kisha ngrënë darkë, kur para meje u paraqit një djalë afro 27 vjeçar i cili m’u drejtua kësisoj: “Oj, Xh. Lëre atë këmishë se këto punë nuk janë për ty”. E kur e ngrita kokën për ta shikuar me mirë, pashë vetëm një dritë të zbehtë te dyert e oborrit dhe dëgjova një zë të çjerrë fëmije që më trembi” -tregon ajo. Pastaj e humbi vetëdijen. Ndjeu një nxehtësi të madhe trupore dhe më s’pati forcë të qëndronte në këmbët e veta. U alivanos dhe humbi ndjesinë e hapësirës. Më nuk dinte që është në shtëpinë e vet. Ndërruan pamjet, fytyrat, objektet. Më kot mundohej djali dhe burri, që e shpurën në shtrat, ta sjellin në vete. Kjo nuk bëhej e gjallë, nuk jepte shenja jete. Atëherë asaj iu afruan disa krijesa të padukshme, të cilat vazhdimisht mundoheshin ta bindnin të bëhej falltare, t’u ndihmojë njerëzve, të merrej me magji. Në atë ankth ireal me tërë forcën e shpirtit të saj luftonte me ato qenie që e kishin lënë të vdekur për së gjalli. Ishte diku në kufi midis botës reale dhe ireale. Kurë arriti t’i shquaj fytyrat e njerëzve të dashur të shtëpisë, u tmerrua edhe më shumë. S’mund ta duronte burrin e vet, lutej t’ia hiqnin sysh.





Tri net e tri ditë të plota Xh. B. Luftoi me ato krijesa që se linin të qetë. Ditën e dytë njerëzit e shtëpisë vërejtën trupin e saj të vizatuar me disa shkronja të çuditshme. Krijesat e çuditshme e të padukshme kishin shkruar shkronja të panjohura për ta. E, ç’ishte më interesant, ngjyra e shkrimit përputhej me kanën të cilën e përdorin gratë për t’i ngjyrosur flokët.

Ata sërish këmbëngulin që ajo me çdo kusht duhej të bëhej e “tyre”, përndryshe...

U arsyetua se duhet ta pyeste burrin e saj. Dhe burri i saj s’pati gjë kundër; vetëm t’i dilte gruaja e gjorë nga ajo gjendje mjeruese, nga ajo agoni që i lemeriste të gjithë, e , ç’është më e keqja, asnjëri s’dinte si t’i ndihmonte.

Kur ajo më në fund u pajtua se ashtu do të bëhet, si i diktonin ata, gjithçka u fashit. Kaloi alivania, pushuan ankthet, përçarjet...u zhduk shkrimi në trupin e saj. Atë ditë, gjersa ajo përjetoi rrathët e ferrit, hoxhës së ri të fshatit i kishte rënë libri i shenjtë nga dora, e vetëm atëherë Xh. B., paska pranuar të bëhej emisare e “atyre”. Hoxha, pastaj ishte qetësuar dhe kishte filluar të predikoj ashtu si i ka hije një njeriu të Zotit.

Pasi u qetësua pakës, në mbrëmje doli tek fqinja. Duke shikuar orën, atë e nget lemza dhe thotë: “Eh, qenka ora njëmbëdhjetë!”. Të gjithë që ishin në dhomë u habiten me fqinjën e tyre. Mos paska luajtur mendsh? Apo ka rënë në ato punët e liga? -pyesnin të gjithë në fshat.

Por tek më vonë të gjithë e kuptuan çka i kishte ndodhur Xh. B.-së. Dhe u bindën se vërtet atë e kanë zgjedhur për të bërë magji, për t’i ndihmuar njerëzit, për t’ua sqaruar kush ua do të mirën e kush të keqen dhe për të gjitha problemet e tjera që njeriu i has në jetë.

Sot e kësaj dite këtë grua e vizitojnë shumë njerëz. Është përson i kërkuar i hallemëdhenjve. E kështu ndodhi!

Kush e di vallë se çka të diktohet të bësh në jetë? Të bëhesh falltare, magjistricë apo...diçka tjetër. Ekzistojnë forca që mendojnë edhe për këto mistere të pashpjegueshme të jetës njerëzore. Gjithçka është e mundur në botën paranormale, apo jo?



Ilire ZAJMI
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Zhdukja e mistershme!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 12:58



http://www.sa-kra.ch/image%20zona%20e%20muzgut/ufo1.jpg

Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.



Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.
Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!

- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.

Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:

- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!

Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.

Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.

Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.

Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:

-A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!

Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:

- Çfarë po fletë Kaltërina?!

Pastaj u kthye nga vajza:

- Ç’është kjo pyetje, bij ime?

Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.

- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!
Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...
- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?

- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...

- Si i panjohur?

- I panjohuri nga planeti Otila!...

- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.

Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.

- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...

- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!

Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:

- Mendoj se po, gjyshe!

Gjyshja ishte shumë e durueshme.

- A të ka thënë diç tjetër?

- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.

- E ti, çfarë i tha?
- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-

- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...

Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!

- Era`-sa nuk bërtit Zana.

- Tha se quhej Era?!

- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.

Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.

Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!
Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Hakmarrje nga largësia!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:05

Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”.

Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!

Rasti i Masar Kurtit, nga Peja, është rasti interesant dhe i veçantë nga raportet kriminalistike.

Masari u martua në moshën 35 vjeçare, me Elenën, me të cilën ishte dashuruar që nga vitet e shkollës së mesme. Elena ishte bukur ndërsa Masari mjaft i pasur. Ndoshta edhe kjo ishte arsyeja e vërtet e martesës së tyre. Masari kishte trashëguar pasuri te bollshme, sa që nuk kishte nevojë të shqetësohej për mirëmbajtjen e familjes, prandaj dhe studioi dhe mbaroi dy fakultete: arkitekturën dhe arkeologjinë.

Masari bëri shpejt famë, edhe si arkitekt edhe si arkeolog, sa që iu ofruan oferta të shumta për gjurmime nëpër shumë vende të botës. Gjithnjë udhëtonte bashkë me Elenën.

Në fillim Elena ishte entuziazmuar nga këto shëtitje, mirëpo, me kohë, kjo filloi të kthehet në monotoni. Masari ishte shumë i pasionuar pas profesionet sa që, i humbur në gjurmime, e harronte shpeshherë edhe Elenën, megjithëse e dashuronte me shpirt.

Elena arriti ta bind disi Masarin, që udhëtimin për në Turqi, ta bënte pa të. Edhe pse atij ky veprim i bashkëshortes nuk i pëlqeu, megjithatë, vendosi ta respektoj dëshirën e saj.

Mirëpo, para se të nisej, e paralajmëroi Elenën, se ai gjithnjë do të ishte pranë saj dhe se ajo do ta ndjente pranin dhe dashurin e tij në çdo hap. Dhe vërtet, ajo e kishte një ndjenjë se dikush ishte përherë i pranishëm në hapësirat e shtëpisë ku ajo banonte.

Fqinjët, më vonë, nuk dëshmuan as edhe një fjalë kudër Elenës së bukur, edhe pse ishte i dukshëm flirti i saj me një djalosh të ri. Për fatin e keq të saj, ajo atë e ftoi edhe në shtëpi.

“Jashtë ishte gjithçka në rregull. Koha shumë e bukur. Aroma e luleve dhe kënga e bilbilave dëgjojë kudo përreth.

Unë ndjehesh e lirë, pasi ai ishte larg, dhe nuk kishte kush të më kontrollonte. Në shtëpi, vërtet ndjehej shpirti i tij, por kush kishte menduar se ai është i aftë për punë djajsh” - i dëshmoi Elena, më pas policisë.

Hektor Drini, po ashtu arkeolog dhe mik i Masarit, që ndodhej atë natë në të njëjtën dhomë me të në Antalia të Turqisë (pasi shpesh ishte përcjellës i tij i parë në gjurmime arkeologjike), nën betim, dëshmoi kështu ngjarjen:

“Ishte mbrëmje, rreth orës 9, kur fytyra e Masarit filloi të duket disi e tendosur. Sytë filluan t’i humbasin shkëlqimin dhe dukej sikur i tretur në kohë. Pastaj i mbylli dhe unë mendova se e zuri gjumi.

Dhe sapo u bëra gati të shtrihem edhe unë në shtrat për të pushuar, ai i hapi ata përsëri. Në sytë e tij pashë lot.

Ai po qante! U afrova më pranë dhe në sytë e tij vërejta aq shumë shqetësim sa u shtanga edhe vet nga habia, por nuk i thash asgjë. Papritura ai mu drejtua:

-Përfundimisht e bëra atë që duhej bërë, dhe tani për mua jeta më nuk ka kuptim.

Pak qaste më vonë, Masari i mbylli sytë përgjithmonë. E dërgova personalisht në spital ku u konfirmua vdekja e tij nga ataku në zemër.

Nuk ka asfare logjike që ai në ato qaste të ishte larguar nga Antalia , e më së paku të ishte kthyer për ne Pejë. Kjo është marrëzia më e madhe që mund të mendohet. E pranoj, më vonë mu dukë e çuditshme ajo që ai më tha në ato qaste, por në esencë, ai nuk tha asgjë konkrete”- përfundon Hektori.

Atë mbrëmje kur Masari vdiq në dhomën e hotelit Metiterra, në Antalia, bashkëshortja e tij, Elena e kishte ftuar në shtëpi, studentin e ri, Mirush Lamen.

Kishte pirë ndonjë gotë më tepër, dhe përkundër ndjenjës se shpirti i të shoqit ishte i pranishëm aty, ajo u gjet në përqafim të studentit të ri.. Një puthje, pastaj edhe një tjetër... dhe përfunduan në shtrat.

Sipas dëshmisë së Elenës, gjithçka rrodhi sikur në ëndërr dhe më pas atë e kishte zënë gjumi ose kishte humbur vetëdijen - nuk mund ta perceptonte saktësisht.

Por kur ishte kthjellur dhe i kishte hapur sytë e kishte parë të shoqin. “E dita së është shpirti i tij, pasi nuk fliste asgjë, vetëm më vështronte vëngër mua. Pastaj filloi të qajë. Fërkova sytë dhe brofa në këmbë.

U drejtova kah banjoja për ta larë fytyrën. Mendova se mos jam ende në ëndërr, mos e gjithë kjo është vetëm një halucinacion çasti. Pasi u qetësova u ktheva sërish në dhomën e gjumit me shpresë se hija e tij nuk do të jetë më e pranishme aty.

Dhe derisa i afrohesha dhomës së gjumit, dëgjova një klithmë të tmerrshme dhe një rënkim, ofshamë të mbytur. E kuptova se ai ishte akoma aty.” - deklaroi Elena në seancën e parë hetimore. Pak kohë më vonë Elena përfundoi në një klinik psikiatrike.

Sipas dëshmive të Elenës para hetuesve, kur ajo kishte hyrë në dhomë kishte parë hijen e burrit të saj të hedhur mbi studentin e ri. Për pak sekonda ai kishte arritur që t’ia thyej qafën dashnorit të saj. E kishte shikuar Elenën që çirrej e lemerisur tek dera e dhomës dhe si nëpër mjegull ishte zhdukur.

Elena ishte hedhur mbi trupin e dashnorit të saj - tanimë të pajetë. E kishte ndier ftohtësinë e trupi të tij. Ishte tmerruar dhe kishte lajmëruar policinë.

Dyshimet e para ishin hedhur mbi Elenën. Por cili mund të ishte motivi që e kishte shtyrë këtë grua të bukur ta bëjë një krim të tillë? Dhe a kishte pasur ajo aq forcë sa t’ia thyej ashtu qafën një djaloshi të ri e të fuqishëm?...

Dhe shumë shpejt u konstatua diçka e çuditshme. Shenjat e dukshme të gishtërinjve mbi zinxhirin dhe qafën e studentit Mirush Lama, pas ekzaminimit, rezultuan të Masar Kurtit!

Në dhomë, por as në gjithë shtëpinë, nuk u gjet asnjë dëshmi tjetër. Rasti u përmbyll si rast i veçantë dhe i pazgjidhur - mister.

Si ishte e mundur vallë një gjë e tillë! A kishte udhëtuar vërtet shpirti astral i Masarit nga Turqia për ta vizituar të dashurën, dhe kur e kishte takuar ashtu, ishte çmendur dhe kishte mbytur dashnorin e saj, e pastaj kishte ndërruar jetë edhe vet?

Apo ishte shpirti i Masarit (pasi kishte vdekur) i cili kishte udhëtuar për tu përshëndetur me gruan... dhe kishte shkaktuar këtë vrasje? Apo ishte dora e tretë që kishte kryer këtë krim? Pyetjet ishin të shumta, por përgjigjet mungonin!

Të mos harrojmë se bota ku ne frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë.

“Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.

Sabir Krasniqi
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Përfytyrime shpëtimtare!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:09

Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën, por në atë që ne e njohim si natyrë.

Shën Augustin


Nëse keni diç për të thënë mos ngurroni. Të vërtetën për vetën më së miri e dini vetë Ju. Ne ju besojmë...!

Ndjenja më e vjetër dhe më e fuqishme e njeriut është frika, por më e fuqishme se frika është frika nga e panjohura.

Që të dëshmojmë se “Zona e errësirës” ka qenë e përhershme dhe prezentë edhe këtu te ne, do të rrëfejmë disa nga rastet e shumta, pa komente e gjykime...

E vërteta është atje diku, por ndonjëherë edhe këtu!
“...Ishte viti 1979, kurrsesi nuk mund ta harroj atë që më ka ndodhur” - fillon rrëfimin e vet Besnik N. Nga Prishtina, i cili pasi kishte dëgjuar se jam duke hulumtuar këto raste, kishte kërkuar të takohej me mua . “Ato vite punoja me kamion, dërgoja dhe merrja mall jashtë kufijve të ish-Jugosllavisë.

Më 26 mars 1979 ushtoja për Francë. Posa arrita në Paris, e parkova kamionin në depon e një fabrike (nuk e ceku cilën fabrikë) dhe dola të shëtitëm e të kënaqem me bukuritë e qytetit që më së tepërmi më ka lënë përshtypje. Isha duke ecur, asgjë nuk mendoja, kur papritur, e dëgjova një zë femre, e cila m’u afrua.

Fliste shqip! Mirëpo ajo që më tepër më habiti, është se më thirri në emër: Besnik, Besnik! Isha më së i bindur se kurrë më parë nuk e kam parë në jetë. Mbeta i habitur. Filloi të flasë me mua, më tregoi se si quhet nëna ime, babai im dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Më tha se kemi probleme në shtëpi dhe se duhet të kontrollojmë shtëpinë mirë ngase diku në të ndodhet diçka që nuk do të duhet të ishte aty.

Unë isha shtanguar dhe pa fjalë e dëgjoja, ndërsa ajo me një gjakftohtësi vazhdoi: ...kujdes, në këto 25 sekonda, nëse mbetesh gjallë, do të jetosh një kohë të gjatë...kujdes...kuj...d...e...s!

Mbeta i shtangur dhe fillova ta shikoj orën.

Më silleshin në kokë me miliona mendime. Çdo sekondë më dukej se zgjaste më shekuj...njëmbëdhjetë...nëntë...pesë...tre...dy...një... dhe asgjë më nuk mbaj në mend. E fundit që më kujtohet është zëri rrëqethës i rrotave të një automobili, vozitësi i të cilit pa sukses kishte tentuar të frenonte...”

Disa qaste pasoi një heshtje rrëqethëse përderisa Besniku i menduar vazhdoi rrëfimin e vet: “...i kam hapur sytë në spital, ku më treguan se më kishin sjell dje pasdite.

Ngjarja ishte zhvilluar diku rreth orës 16 e 50 minuta. Për fat të mirë nuk pësova lëndime të rënda dhe kurrfarë pasoja, pos asaj që disa orë pata humbur vetëdijen.

Edhe një ditë pushova në spital. Edhe pse vështir e pata t’i bind ata të policisë franceze për gjendjen time shëndetësore se jam mirë, mezi arrita t’i marr dokumentet personale nga ta dhe të nesërmen menjëherë u nisa për shtëpi.

Askush nuk më besonte, por edhe nuk i tregoja çdokujt.

Si duket, nëna më tepër më besoi dhe pas një jave gjurmimi nëpër shtëpi, nën shkallë gjeti një hajmali dhe shumë gjëra tjera, si penj të kuq e zi, dhe, thonj, etj. atë grua, vajzë apo çka ishte, më nuk e kam takuar asnjëherë, pos që kam komunikuar disa herë përmes ëndrrave, të cilat, t’ua the të drejtën, nuk më kujtohen mirë...”

Kush qe ajo grua a vajzë? Pse komunikoi me Besnikun? Nga erdhi dhe ku u tret brenda atyre njëzet e pesë sekondave?

Për këtë ekzistojnë me miliona komente, dhe kur ta thuash variantin e fundit... ” E vërteta është diku atje...” papritmas lindin edhe një milion pyetje tjera me vetëm një përgjigje: “...E vërteta është edhe këtu, diku mes nesh!”

Për këtë dëshmon edhe rasti i Raxhije P. nga Istogu.

“...Çdo mëngjes e përcjell tim shoq në punë. Asgjë e pazakonshme, me vite të tëra i kam kryer këto obligime të mia, ia pastroja këpucët, ia bëja kafenë gati dhe pasi e përcillja për punë kthehesha dhe i kryeja obligimet tjera të shtëpisë.

Mirëpo, një mëngjes nuk më kujtohet data, si zakonisht, dola ta përcjell te dera. Ka ndodhur kjo para 16-17 vjetësh.

E kishim shtëpinë me qerpiç nga balta e pjekur, dhe njëra pjesë e murit ishte lagur pasi që tërë natën kishte rënë shi.

Madje, brenda në dhomë nuk kam mund të flejë ngase pikte shiu nga pullazi i vjetër.

Kokërr gjumi nuk kam vënë në sy nga frika se mos do të shembje shtëpia... pra dola ta përcjell tim shoq dhe t’i dëshiroj ditë të mirë, siç e kemi zakon...” - pasi që i tha këto fjalë R. P. u mendua pakëz, mori frymë thellë dhe vazhdoi me një buzëqeshje melankolike.

“...Eh, mor bir, se ndodh kjo, dorën në zjarr do e vërja, e...”

Pasi që e luta të vazhdoj duke i thënë se nuk është e vetme që i ka ndodhur diçka e tillë, ajo sërish buzëqeshi, dhe më tha: “Apo beson a jo, është puna jote, por kjo goja ime po t’a thotë atë që e kam parë me këta sy...

...Nuk i thashë, pra, atë mëngjes burrit tim ditën e mirë. Jo ngase nuk desha, por ngase më rrëshqiti nga goja diçka tjetër.

Thashë Babë, baba... se e vërejta me këta dy sy të mi banën tim plak që tashmë pesë muaj e gjysmë kishte vdekur. Këto ishin vetëm disa çaste, por mua m’u duk se më gjatë më buzëqeshi.

Afrohej drejt shtëpisë sonë, i veshur si gjithnjë, me bastunin në dorë, duke u kollitur si më parë. Babë, baba po vie, baba - i thashë këto fjalë nga zemra dhe me një zë të fortë.

Burri më kishte dëgjuar dhe në të njëjtën kohë i kthye kah unë, pra, e ndërpreu hapin! Në atë 4ast u shemb muri i lagur, disa pëllëmbë pranë tij.

Nuk e shemb tërë muri por vetëm një pjesë e tij, që mjafton ta mbys njeriun nga një lartësie tillë. Po sikur të bënte ky hapin tragjik!? E kam dëgjuar zhurmën e shpërndarjes së tullave të baltës në tokën e lagur dhe...dhe nuk e pash më babën.

Humbi! Baba ma shpëtoi burrin! Atë ditë ai nuk shkoi në punë, por ia kënduam disa duva te hoxha.

Ja, ky është tregimi im dhe shkruaje aty s enë nuk fshihem, tregomë në daç edhe më emër e jo si më the. Le të mos besojnë njerëzit, qe ku jam unë, gjallë e shëndosh. Ai në rrugën e drejt të andejshme, unë në rrugën time. Ai ma shpëtoi burrin pesë muaj pasi që vdiq.”

Për një çast mbeta pa tekst. Nuk mund të them se nuk besoj, por as se besoj.

E tëra që tash mund të them është se e vërteta nuk mund të jetë vetëm atje diku, por edhe këtu në mesin tënd, në shtëpinë tënde, qytetin, fshatin tënd... Ndoshta edhe në kokën tënde!

Emrat e personave dhe qyteteve janë ndërruar për shumë arsye.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Dashuria pa fat!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:14

Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj.

Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.

-Kur mbaroi lufta e dytë botërore shumë nga tanët ikën jashtë vendit për të siguruar kafshatën e gojës. Dikush ia mësyni Turqisë, dikush Allamanit e dikush Amerikës.

Disa u kthyen e disa nuk erdhën kurrë më - fillon rrëfimin xha Garipi, goxha i shtyrë në moshë por me një kujtesë të mrekullueshme.

-Jeta është gjithçka dhe asgjë... dhe asnjëra ditë nuk është e njëjtë sikurse tjetra. Njeriu kurrë nuk e di çfarë e pret të nesërmen. Ja p.sh. edhe takimi me ty.

As në ëndërr nuk e kam parë se ne te dy, ti nga qyteti e unë nga malësia e Sharrit, sot do të njoftohemi, shoqërohemi dhe bisedojmë për këtë ngjarje që ka ndodhur 50 vjet më parë - tha xha Garipi dhe duke ndezur cigaren tjetër, vazhdoi rrëfimin:

-Jetonim në këtë fshat të vogël. Atëherë kishte edhe më pak frymë, tani janë ndërtuar shumë shtëpi të reja. Në fund të fshatit jetonte e veja Sanije me vajzën e saj Blerinën.

I shoqi kishte ndërruar jetë para ca vitesh. Ishin shumë të sjellshme dhe punëtore si bletët. Kishin një shtëpi, pak tokë dhe disa krerë bagëtie të vogla dhe të mëdha. Jetonin mirë për kushtet e asaj kohe.

Të gjithë e dinim se Blerinës i vërtitej Qetsori - një djalosh shumë i dashur, i bukur por edhe i hareshëm i lagjes sonë.

Nuk kishte ditë që Qetsori, kinse me punë, nuk kalonte pranë kësaj shtëpie... Kur iki edhe ky për Amerikë, e përcollëm të gjithë deri në fund të fshatit, bile edhe Sanija me të bijën Blerinën.

Nuk kaluan as dy vite dhe Blerina ndërroi jetë! E ëma, Sanija, e prekur tej mase edhe nga kjo humbje, u sëmurë rëndë - luajti mendsh. E dërguan në një spital, thoshin “special”, ku pas një viti ndërroi jetë edhe ajo.

Nuk e dimë se ku e varrosën, por në fshat nuk e sollën. Shtëpia e tyre mbeti e shkret - nuk ka banuar askush më aty.

Ishte ditë vere kur dëgjova se Qetsori ishte kthyer nga Amerika. Kishin kaluar 6 vite që kur ai kishte ikur atje.

E takova në lokalin e fshatit, një shitore e vogël të cilën e kishim si vendtakim. Nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga ajo fytyrë e bukur dhe gazmore e atij djali. Dukej i mërzitur. Rrinte në mendime. Pasi u përshëndetëm dhe u përqafuam, e pyeta:

-Kur ke ardhur Qetsor dhe a je mirë më shëndet?

-Jam kthyer këto ditë, e sa për shëndet, që po më pyesësh, që kur kam arritur nuk ndihem mirë!

Në fillim mendova se nuk kishte fituar para, pasi shumë nga tanët e kishin përjetuar një fat të tillë - ishin kthyer me duar në xhepa. Për ta ngushëlluar, por edhe për t’i dhënë pak vullnet, i thash:

-Nuk është krejt tek paraja. Me rëndësi që ti je kthyer gjallë dhe shëndosh. Je i ri dhe jetën e ke përpara. Shikona neve këtu si po gjallërojmë!... Ndoshta do të vijnë ditë të mira edhe për ne.

-Nuk është në pyetje paraja, miku im - më ndërpreu ai. E porositi nga një birrë dhe më ftoi që të dalim jashtë lokalit. U ulëm në një copë druri pishe që e kishin gdhendur dhe i kishin dhënë formën e ulëses dhe ai filloi rrëfimin e tij:

-Mjaft kam fituar në Amerikë o Garip. Kam punuar dhe kursyer mjaftë para. Diçka tjetër mua më mundon dhe nuk më jepet as të jetoj. Nuk kam besim në askënd, vetëm në ty. Ty të kam pasur gjithnjë shokë të zemrës, prandaj edhe po të rrëfehem.

Kur arrita në Prizren, ora ishte diku rreth 21:00. Askush nuk e dinte se unë kisha ardhur. Ishte vonë dhe në këtë kohë nuk kishte më transport publik për Sharr.

Pasi kisha mjaft para dhe nuk doja ta kaloj natën në qytet, mora një taksi dhe u nisa për në fshatin tim të lindjes. Kur arritëm në hyrje, unë zbrita nga taksi dhe u drejtova drejtë shtëpisë së Blerinës.

Ti e di që unë atë e doja, dhe gjatë gjithë kohës sa isha atje, vetëm në të kam menduar. Kur u ndamë për herë të fundit, i kisha premtuar se do të kthehem shpejt nga Amerika, dhe kur të vijë, do ja dhuroj një qafore ari me një gurë xhevahiri në mes, ndërsa Sanijes, një shami mëndafshi nga më të shtrenjtat.

Dëshiroja, edhe ta shohë Blerinën, por edhe t’i befasoj me ardhjen time. Kur u afrova tek shtëpia, edhe pse ishte bërë paksa vonë, Sanija qëndronte para derës. I habitur e përshëndeta dhe ajo më ftoi brenda. Në dhomë e takova edhe Blerinën.

Desha ta përqafoj, por m’u kujtuan traditat tona dhe unë u përmbajta. Kur ua tregova dhuratat u gëzuan shumë, saqë Sanija, pasi e shpalosi, më puthi në ballë. Pastaj u ngritë dhe, më kujtohet shumë mirë, mori një shtambë me dhallë dhe tri gota. Ndjehesha tejet i lumtur që isha me Blerinën... dhe te tre biseduam deri vonë.

Kur më përcollën tek dera, dëgjova këngën e gjelave - ishte bërë mëngjes. Nuk më ftuan që të vij sërish! Dhe kjo më befasoi. Kur arrita në shtëpi, nëna dhe babai veç ishin zgjuar.

Pasi u përshëndetëm dhe përqafuam me shumë mall, por edhe dashuri, u futëm brenda. Ma shtruan mëngjesin me qumësht të ngrohtë, që kishte kohë që nuk e kisha kërkuar, megjithatë, mendja nuk më ndahej nga Blerina.

Derisa haja, babai më shikonte me habi por nuk fliste. Pasi hëngra mëngjes, u tha anëtarëve të tjerë, që tanimë ishin zgjuar të gjithë, që të largohen nga dhome se kishte diçka personale për të biseduar me mua.

-Biri im - më tha, ti ke arritur mbrëmë, këtë e di, se nuk ka mjet qarkullues kaq herët, sidomos në këto anët tona. Por më thuaj, ku ke qëndruar gjithë natën?

-Po baba - i thash, kam ardhur mbrëmë. Ti e di që unë e kam dashur Blerinën dhe para se të ik për Amerikë, i kam premtuar diçka. U ktheva së pari tek ajo shtëpi për ta përmbushur atë premtim. Kemi ndenjur deri para mëngjesit.

Kur i dëgjoi këto fjalë, babai u shqetësua shumë, dhe pak si me nervozë m’u drejtua:

-Qetsor, biri im, ti kurrë nuk më ke gënjyer?!

-Nuk po të gënjej as tani baba. Është e vërtet, unë isha mbrëmë tek Blerina.

-Por ato kanë vdekur, që te dyja, para disa vitesh biri im -më ktheu babai.

Unë mbeta gojëhapur! Pastaj ai filli të më tregoj për tragjedinë që e kishte goditur atë familje bujare.

Në brendinë time sikur diçka pëlciti. Nuk mund të qëndroja më dhe u nisa menjëherë drejt shtëpisë nga e cila sapo isha kthyer. Babai më ndoqi prapa.

Tanimë dielli kishte lëshuar rrezet mbi fshatin tim. Kur iu afrova shtëpisë pash se gjithkund përreth saj kishin mbirë barishte. Dritaret ishin të mbyllura... gjithçka dukej e boshatisur! Nuk ndjehej frymë e gjallë në atë mjedis.

Hapem derën dhe u futëm brenda. Gjithçka brenda e kishte mbuluar pluhuri: dyert, dritaret, muret, tavolinën... vetëm në karrigen ku unë isha ulur nuk kishte pluhur.

Nuk kishte as në karrigen e afërt, në pjesën ku unë kisha mbështetur krahët e mi. Mbi tavolinë qëndronin dhurata e mia: qaforja prej ari dhe shamia e mëndafshtë.

Pranë tyre ishte vetëm gota ime e zbrazët nga e cila kisha pirë disa orë më parë. Nuk ishte as shtamba as gotat tjera! M’u kujtua se unë Sanijes, shaminë ia kisha dhënë të mbështjell në një letër të shkëlqyese me ngjyrë të argjend.

Ajo e kishte hapur, e kishte shikuar dhe menjëherë e kishte vënë në kokë. Tani ajo qëndronte e palosur bukur mbi tavolinë, ndërsa letra e shkëlqyer ishte mbi dysheme.

I mblodha të gjitha, dhe dolëm nga shtëpia....
-Këtu e përfundoi rrëfimin Qetsori dhe, pa u përshëndetur, u ngritë dhe iku i thelluar në mendime - tha xha Garipi, që deri më tani kishte pirë disa cigare një pas një.

Nga ajo ditë, Qetsori ndryshoi i tëri. I ikte çdo kontakti me njerëz. Njerëzit që vinin për ta takuar befasoheshin me heshtjen e tij. Pas ca kohe, heshtjen e thelloi edhe me mua.

Nuk donte të më takonte. As me anëtarët e familjes nuk bisedonte. Pas disa muajsh u mbyllë tërësisht në vete, sikurse të kishte jetuar në ndonjë botë tjetër. Me të hollat që i kishte kursyer ndërtoi një përkujtimore të madhe nga graniti mbi varrezën e Blerinës.

Pranë saj ndau edhe ca vend për trupin e tij. Të gjithë u habitën me këtë gjest dhe pëshpëritej çmos nëpër fshat por edhe rrethin.

Pas dy vitesh vdiq edhe ai vet. Thonë se prindërit e shitën qaforen e arit me gjithë gurin e xhevahirtë dhe me ato të holla i ndërtuan përkujtimore edhe djalit të tyre - ngjitur me atë të Blerinës.

Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj.

Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.


Sabir KRASNIQI
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:18


Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi.

Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes.

Fanitja e parë misterioze

Ferizaj, Rruga “Bashkimi”. Një shtëpi e thjesht, njëkatëshe. Është njëra prej shtëpive, ku jeton M.B. me familje. Tash ka vëllain, nënën, si dhe tre fëmijët e të vëllait, që gjithsej përbëjnë shtatë anëtarë të familjes. Babai ka disa vjet që i ka vdekur.

Një përvojë e pasur mistike e karakterizon jetën tij. Dhe kjo përvojë zuri fill që në moshën e tij 12-13 vjeçare. Është mbi 40 vjeçar.

-Jetonim në Ferizaj, - rrëfen M., - por ishim të ardhur nga fshati J., disa kilometra larg Ferizajt. Kishim ardhur në qytet disa vjet më parë, por unë kisha shumë dëshirë të shkoja në fshat tek të afërmit tanë: axhallarët, kushërinjtë.

Një ditë e luta babanë të më lëshojë dhe, hyra në autobus, shkova. Autobusi shkonte gjerë te shkolla e fshatit dhe aty kthehej, kurse unë duhej të udhëtoja edhe një pjesë të rrugës për të arritur në lagjen time. Ishte një ditë e nxehtë vere. Mesi i ditës, asgjë nuk lëvizte rrugës.

Dëgjohej vetëm zëri i dalldisur i gjinkallave, ngjitesha i vetëm rrugës, nëpër pyllin e këndshëm. Degët dhe degëzat e drunjve lëvareshin mbi rrugë, duke i falur një freski rrugës nëpër të cilën kaloja këtë mes të ditës verore.

Dhe kështu arrita tek livadhet e lagjes sime. Edhe disa qindra metra më larg ndodheshin shtëpitë. Në një çast, përpara m’u fanit një plak me kosë në dorë, një plak i thinjur dhe i keq. -Ku shkon? -më tha. Tek axha! -i thashë. Ktheu! Ktheu! -më tha -dhe m’u hap me kosë që të prente.

Jam kthyer dhe kam filluar të vrapoj teposhtë, andej nga pak qaste më parë erdha me aq dëshirë. Por ai më vinte prapa, gjithnjë me kosën lart dhe me shikimin kërcënues drejtuar kah unë.

Fillova të shpejtoj edhe më tepër, sa që kur arrita pranë xhadesë, pothuaj isha pa frymë. Mua mu duk se ai ende më vinte prapa, por kur në fund mblodha forcat dhe ktheva kokën të shikoj, pash se më nuk ekzistonte.

Hapa sytë të shohë mirë, por kot. Figura që pak çaste më parë dhe e shihja me sytë e mi, tashmë ishte zhdukur në çast. Prej atëherë, pra prej asaj dite e këndej shëndeti im pothuaj mori teposhtën...

I merrej goja

-Po, -në rrëfim inkuadrohet e ëma; pas këtij rasti s’i punonin këmbët më. S’ecte dot. Disi e lëshoi gjaku.

Dhe e dërguam në spital. Mjeku konstatoi se ka neurozë të madhe, dhe gjakun e kishte të dobët... Ndërkohë filloi të qante vazhdimisht. Iu tek një vaj, pa ndonjë arsyeje, që si ndalej dot. Qante ditën dhe natën. Dhe gjendja i keqësohej dita -ditës më tepër...

Kështu kalonin ditët, javët, muajt. Gjendja i përmirësohej pak kohë, pastaj prapë i keqësohej edhe më tepër. Një ditë, iu shfaq një fenomen i pazakonshëm. Filloi t’i merrej goja.

Dhe defekte gjë s’kishte, vetëm se bllokohej psikikisht, dhe për një kohë nuk mund të fliste dot.

Por ajo që këtë fenomen e bënte tepër interesant dhe të pazakonshëm ishte fakti se ai e dinte me orë, me minuta e sekonda kur do t’i ndalej, por edhe kur do t’i lëshohej goja.

Ose anasjelltas, në ora “kaq” do të më vijë të folurit. Madje, kur i zgjaste me kohë të gjatë bllokada dhe ai shihte se ne po merakoseshim, kërkonte lapsin dhe letrën dhe na shkruante orën kur do t’i kthehej të folurit. Dhe pikërisht në orën që e shënonte, i vinte goja.

Shihte ngjarje frikësuese

-Bile, -rrëfen i vëllai S. -nuk mund t’i besoja dot këtij fenomeni e as të vëllait tim. Aq më dukej e pamundshme kjo, sa fillova të dyshoja, mos vallë, është kah e shikon orën tinëz nesh. Dhe, t’u siguruar, mora orën e shtëpisë dhe orën e xhepit të babait dhe i fsheha me dorën time. Përsëri ndodhte e njëjta gjë.

Ai kishte orën e vet biologjike, që se gënjente fare. Por është, mendoj, me interes të theksoj se, gjatë asaj kohe sa nuk mund të fliste, qetësohej tepër. Ishte pothuaj tjetër njeri. Kurse, kur i vinte goja, ishte shumë i shqetësuar...

Një natë gushti, kah fundi i viteve të ’70, sëmundja e tij po arrinte kulmin. Gjatë gjithë asaj kohe ne ishim në shqetësim dhe në pasiguri të përhershme. Kur i ndalej të folurit dhe ne nuk mund të qetësoheshim, gjersa nuk normalizohej.

Atë natë, kah ora 19:30 na lajmëroi se: “Se në orën 9, respektivisht “+ më ndalet goja, kurse më vjen në ora 1:05 min.” Dhe siç u thashë, orët i pata fshehur, e mbetej të shihja se a do e qëlloj saktësisht kohën kur e paralajmëronte. Saktësisht në 21 i filloi bllokada psikike. Paralajmërimi i tij ishte plotësisht i saktë.

Dhe ne duhej të rrinim të zgjuar deri në ora 1:05 , kur duhej t’i zhbllokohej të folurit. Por atë natë ishte disi më i shqetësuar se herëve tjera. Gjatë gjithë kohës disi trembej dhe ishte i stërkequr, kurse kur afrohej ora një filloi të stërkeqej edhe më tepër.

Disi ishte i frikësuar. Lëshonte disa klithma në vete, strukej dridhej, plotësisht na krijohej përshtypja se është duke parë diçka, një ngjarje të tmerrshme, një zhvillim të frikësueshëm... Kot i flisnim, e pyetnim ç’ke, ai s’mund të përgjigjej dot.

Ndaj, s’na mbeti tjetër, por të prisnim orën 1:05, kur paralajmërimi ishte se duhej “t’i vinte” goja. Dhe vërtet në ora 1:05 min. pasoi zhbllokimi i sistemit të folur...


Katër kontakte me engjëllin e blertë

Histori me entitete Kater%20engjull

-Rreth orës një të natës - u kapën do me mjekra prapa derës. Ishin të shkurtër, patulakë të vërtet, por me do mjekra të gjata dhe të tmerrshme. Ata asgjë nuk më bënin, por i rrihnin disa fëmijë të mirë. Fëmijët ishin të vegjël dhe simpatik.

Kurse ata i shqelmonin dhe i maltretonin pa mëshirë. Kjo më shqetësonte dhe dridhesha... Natyrisht, këta i shihja vetëm unë, të afërmit e mi nuk mund të shihnin, meqë ata ishin të padukshëm për ta. -rrëfen M...

Dhe pikërisht në kohën kur ata pleq të shëmtuar silleshin ashtu keq ma ata fëmijë të vegjël, kur kryenin atë akt mizor, e unë s’kisha mundësi t’u ndihmoja, prandaj stepesha e dridhesha nga shqetësimi - nga hapësira e panjohur zbriti një “njeri” i mirë, i madh dhe me rroba të blerta, kurse nën krah, respektivisht në mes të dy krahëve kishte flatra...

Ai, pasi zbriti, i rrëmbeu ata ame mjekra, i rrahu, i shqelmoi dhe i nxori përjashta. Pastaj, posa i largoi . m’u drejtua mua. Por kokën disi nuk ia shihja dot, vetëm trupin, rrobat e blerta dhe flatrat në mes krahësh.

Me zë të but e qetësues, më foli: “Kjo u krye, t’i s’ke për t’u sëmurë më. Prej sot do të jesh mirë. Por po të fillosh të shkruash dhe t’u ndihmosh njerëzve. Do t’u bësh mirë të gjithëve, pos atyre që kanë lindur të sëmur¨...”

Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi.

Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh.

Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes. Por, e ke të ndaluar të të shohin të tjerët kur shkruan. Madje, as anëtarët e familjes. Mund të t’i shohin shkrimet vetëm prindërit, askush tjetër. Dhe, e ke të ndaluar të shkruash të enjten.

Çdo ditë tjetër po, pos të enjtes. Dhe e ke të ndaluar të kërkosh të holla. Me ato që ata vet t’i japin, mjaft do tu bësh idaren...”

Kur shkruaja -ai ishte me mua

Për disa javë, sa më zgjati kjo përvojë, siç thash, pata katër herë kontakte me të. Madje, në fillim, kur më vinin njerëzit për të shkruar, sa herë që shkruaja, mbi kapakun e maxhes, ai rrinte me mua. Ishte prezent.

E shihja, ia ndija praninë, ia dëgjoja zërin, por, siç ju thashë edhe më parë, disi kokën nuk ia shihja dot. Zërin ia dëgjoja si nga traka e kasetofonit...

Por, një ditë, ishte pikërisht e enjte, ndërsa, ja që unë s’e kisha parasysh në ato momente, më erdhi një shok, po ashtu i Ferizajt, me disa vajza të axhallarëve të vet.

Kërkoi t’i shkruaj njërës. Kishte probleme të rënda shëndetësore, ndërsa disa muaj më parë, ishte martuar... dhe, fatkeqësisht, pranova t’u shkruaj, krejtësisht i pavetëdijshëm se është ditë e enjte, ditë në të cilën, siç thashë, e kisha të ndaluar të shkruaja...

Prej asaj dite, pra, plotësisht pas një muaji nga fillimi i të shkruarit, më është ndërprerë kontakti me “engjëllin” dhe nuk kam mundur më t’i shkruaj kujt.

Prej asaj dite më kurrë nuk m’u ka shfaqur. Dhe natyrisht, pas një kohe, sëmundja ime prapë filloi. Prej atëherë e deri më sot, më nuk kam mundur të shërohem plotësisht...

Dhe vërtet, prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar shumë kohë. M. Është rritur dhe është bërë burrë, por kurrë nuk është ndjerë plotësisht mirë. Pavarësisht se përherë ka qenë nën kontrollin e mjekëve, efekti nuk ka qenë i plotfuqishëm.

Tani mbetet të pritet e shihet, se kur përsëri, engjëlli i tij do të rishfaqet që tani ai t’i marrë më seriozisht mesazhet e tij dhe, ndoshta, do të ndjehet përfundimisht i liruar nga pesha e kësaj përvoje të parealizuar mistike, të cilat i ndodhin vetëm njerëzve të caktuar, atyre që posedojnë një senzibilitet të theksuar, apo ndoshta atyre që në karmën e vet e kanë të inkorporuar edhe domosdoshmërinë e një përjetimi të tillë.


Hasan Hamzebalaj
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi!

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:24

ZËRI I PANJOHUR NGA ASGJËKUNDI

-Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka.

Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën. Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih.

Këto nuk ishin fjalët e para, këto ishin fjalët e fundit që na i tha K. A., një djalosh 28 vjeçar (asokohe v.j.) nga një lagje e Prizrenit.

Një mëngjes na vizitoi në redaksi dhe pas një kohe bisede të lirë (njoftuese) e filloi rrëfimin e tij i cili mund të jetë edhe një nga dëshmitë shumta mbi të vërtetën e padukshme jo vetëm atje diku...

“...ishte muaj i parë i verës, pasi e përfundova një punë timen (e ndreqa një gomën të biçikletës), mendoja me vete sa shpejt paska kaluar koha.

Akrepat e orës kishin dalur nga njëzetenjëshi. Pasi i lava duart shkova ta mbyll derën e oborrit, ngase s’besoja se do të vije më dikush.

Ishte fundi i qershorit të vitit ’87. në shtëpinë tonë banonim nëna, dy motrat e mia ende të pamartuara, unë dhe vëllai im më i vjetër, i cili kohë më parë kishte shkuar në Munih të Gjermanisë, ku edhe punonte.

Nuk kishte dy ditë që kisha biseduar me të në telefon. Pritnim që të na kthehet diku kah mesi i korrikut, se dëshironim që ta fejojmë.

Hyra brenda në dhomë ku ishin të dyja motrat e mia duke e shikura një seri televizive, dhe nëna e cila ishte shtrirë të pushojë ngase kishte kokëdhembje.

Që të mos ua prish qetësin e ndeza dritën e korridorit, ndërsa deerën e dhomës së errësuar e lash të hapur. Edhe unë i shtriva se ndihesha i lodhur.

Pas një kohe edhe pse sytë i kisha të drejtuar në ekranin televiziv, isha i thelluar në mendime. Në dhomë gjysmë të errësuar mbretëronte një qetësi e ciula nuk zgjati aspak më shumë se mendimet e mia.

-Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka.

Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën.

Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih. Megjithatë pasi edhe motrat me shikim pohuan se kishin dëgjuar diçka, dola në korridor dhe thirra: kush është?

Pasi e vërtetova se nuk ishte askush, u ktheve në dhomë. U shtriva sërish. Nuk kaluan më tepër se dy.tre minuta kur sërish dëgjuam: “Çka jeni duke bërë ju aty?”

Këtë herë motrat nuk mbeten të heshtura por thirrën: baci Hadi, dhe më shikon të habitura. Nuk dyshoaj më se ishte fjala për vëllain tim Hadiun. -Baci Hadi, baci Hadi... e thërrisja, ku je., pse fshihesh, po do të na frikësosh. Në ato çaste ishte zgjuar edhe nëna.

Shikuam në tërë shtëpinë, por askund nuk kishte ndonjë gjurmë që tregonte se ndodhet dikush tjetër pos nesh aty. Të njëtat fjalë i kishin dëgjuar edhe motrat, po ashtu dy herë.

Megjithatë, ajo natë na kaloi në habitje dhe asgjë më e pazakonshme nuk ndodhi. Nëna ngapak filloi të brengosej për vëllain dhe derisa ajo thoshte. Zoti e bëftë mië..., unë mendoja se nuk ka arsye të brengoset dhe të shqetësohet nga gjëra besëtytnish.

Mundohesha t’ia sqaroj prejardhjen e zërit edhe pse vet e dija mirë se zëri erdhi nga asgjëkundi, po zëri i Hadiut, vëllait tim për të cilin pas një jave na lajmëruan se kishte vdekur në një fatkeqësi të komunikacionit në Munih në mes të orës 21:00 dhe 22:00, para shtatë ditësh, natën kur unë dhe dy motrat ia dëgjuam zërin që erdhi nga asgjëkundi deri në veshët tanë. Apo, ndoshta e tëra ka qenë në kokat tona!?

Disa muaj më vonë në bazë të këshillimeve të dajës e vizitova një hoxhë i cili më tha se sikur të mos përgjigjeshim në zërin të cilin e dëgjuam, ndoshta nuk do të ndoshta fatkeqësia.

Më parë nuk i kam besuar këtyre gjërave, t’ua them të drejtën as tash nuk e di a të besoj apo jo, por sikur të kisha rast edhe njëherë që të kthehem dhe ta jetoj atë ditë të kaluar të qershorit ’87, nuk do t’i përgjigjesha zërit nga asgjëkundi.”

Mjellma
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Dyert për "në të kaluarën"

Mesazh  Fikrro 09.07.10 13:54

Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.



Ishte fillimi i shtatorit dhe qifti bashkëshortor, Edita dhe Sami Topi bisedonin se ku do e kalojnë pushimin vjetor. Gjatë bisedës, ata shprehën dëshirën për ta marr edhe mendimin e miqve të tyre, Sanie dhe Marash Bregut, të cilët, sikurse edhe këta, jetonin prej vitesh në Cyrih të Zvicrës.

Rivierat shqiptare, si ato të Sarandës, Vlorës, Durrësit e Ulqinit, i kishin shijuar vite me radhë, prandaj këtë herë vendosën që pushimet verore t’i kalojnë në një drejtim krejt tjetër.

Ishte 12 shtatori i vitit 2006, kur pas vendimit të përbashkët të familjeve Topi dhe Bregu, herët në mëngjes, ata u nisën për pushime me automobil në drejtim të Spanjës. Natyrisht, rruga kalonte përmes Francës. Disponimi ishte në nivel, pasi që ky ishte udhëtimi i parë në brigjet e detit spanjoll, në vendin e diellit dhe toreadorëve.

Në udhëtim e sipër analizonin dhe përpilonin regjistrin e vendeve më të bukura të Spanjës si: Trragnon, Castellon de la Plana, Cartagenon , ishullin Palma, etj., të cilat dëshironin patjetër t’i vizitonin.

Në timon, vozitësit ndërroheshin me radhë, kurse gratë mundoheshin që t’i gjejnë vendet dhe hotelet e këndshme, ku do kalonin netët gjatë pushimeve. As mendja nuk u shkonte se pikërisht një hotel i tillë, ku do e kalonin natën e parë, do të mbetet enigmë shumë e madhe në jetën e tyre.

Në Francë, vonë në mbrëmje, ata lanë autostradën në afërsi të qytetit Montpellier, për të kërkuar një vend të qetë për ta kaluar natën. E dinin se në atë pjesë kishte shumë hotele të vogla, pasi ishte edhe vend bregdetar, dhe dëshironin që në njërin prej tyre të vendoseshin. I pari në të cilinë hasën ishte përplot, prandaj edhe vazhduan të kërkojnë. Ishin të sigurt se në hotelin tjetër do të gjenin dy dhoma për vendosje. Pas një rruge të shkurtër kohore panë një ndërtesë të gjatë dy kateshe, me pamje të kthyer kah autostrada. Automobilin e parkuan në parkingun afër rrugës. I pari në hotel hyri Samiu dhe vërejti një korridor të gjatë të ndriçuar me vajguri. Anash ishte i vendosur banaku për shërbim, kurse kah fundi vërejti se ndodhet recepcioni.

Për dhoma të lira e pyeti njeriun që qëndronte aty dhe që kishte një veshje të çuditshme. Disi e kuptoi që janë dy dhoma të lira pasi që njeriu me veshje të çuditshme nuk e njihte gjuhën gjermane, kurse Samiu e zotëronte fare pak frëngjishten.

Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.

Në mëngjes, derisa familjet Topi dhe Bregu hanin mëngjesin, në restorant hynë tre njerëz jo të zakonshëm: një grua me një qen të vogël dhe pas saj dy xhandar. Gruaja kishte fustan të gjatë luksoz, i tëri me dantella, kurse çizmet me susta. Xhandarët mbanin këpucë të lustruara dhe me kokë cilindrike. Shumë dallonin nga policët e zakonshëm të cilët i kishin takuar gjatë rrugëtimit shumë herë. Së shpejti përjetuan edhe një befasi, është fjala për llogarinë të cilën duhej ta paguanin. Ishte shumë lirë. Për fjetje dhe shërbim, për te dyja familjet, duhej paguar diku rreth 5 euro. Në moment menduan se mos ishte e gjithë kjo ndonjë lojë si ato me kamera të fshehta, pasi banakieri e shikoi notën 5 euro me habi, por nuk tha gjë. Të befasuar e paguan llogarinë dhe natyrisht vazhduan rrugën për në Spanjë.

Kaluan 10 ditë të mrekullueshme nën diellin e ngrohtë të Mesdheut, në plazhet e gjata e të bukura me rërë. Vizituan shumë vende kulturore e historike të këtij shteti por, si gjithherë, edhe pushimit i erdhi fundi. Ata duhej të përgatiteshin për tu kthyer prapë në vendbanimet e tyre në Zvicër.

Vendosën që, gjatë kthimit, sërish ta vizitojnë hotelin i cili aq shumë i kishte fascinuar. Hotelin që aq shumë ofronte për një çmim shumë të ulët, e para së gjithash, kishte atmosferë nga e kaluara që provokonte ndjenja të veçanta. Assesi nuk mund ta kuptonin, se a ishte ajo surprizë vetëm një lojë apo realitet. Nëse ishte realitet, si mund të arrinin pronarët e saj ta përballonin financiarisht situatën në kohën kur çmimet shkonin gjithnjë në rritje?! Ishte rast i rrallë që të përjetohen momente të tilla, prandaj çiftet e rinj vendosën ta kalojnë natës sërish në atë hotel.

Në të njëjtin vend lakuan nga rruga kryesore në drejtim të hotelit, kaluan hotelin “Plasa” sikurse para 10 ditëve, kur aty nuk gjetën vende të lira. Por kësaj radhe kurrsesi të gjenin “hotelin” e tyre të preferuar. Çdo gjë ishte zhdukur pa shenjë!... Tri herë i shkuan rrotull atij vendi, por hoteli nuk ishte më. Sikur mos të kishte ekzistuar kurrë!... Tanimë ishte natë vonë dhe patjetër u detyruan të ndërpresin kërkimin. Të hutuar, natën e kaluan në një hotel tjetër, buzë rrugës...

Disa javë më vonë ju arritën fotografit e zhvilluara, të bëra, rrugës dhe gjatë pushimeve për në Spanjë. Ishte befasia tjetër për ta. Samiu dhe Marashi ishin më se të sigurt se kishin bërë disa fotografi me bashkëshortet e tyre në hotelin misterioz, por në negativet e atyre regjistrimeve ato nuk ekzistonin gjëkund. Në film nuk kishte askund hapësira të zbrazëta, kurse numri i pozave shkonte sipas radhës pa shkëputje. E gjithë kjo i habiti dhe merakosi shumë, kështu, vendosën që pas disa muajsh të kthehen edhe një herë në Francë me qëllim që të bëjnë një kërkim të themeltë për hotelin misterioz. I lajmëruan dhe disa shokë dhe së bashku me ta, pas katër muajsh u nisën për në qytetin Montpellier. Gjurmuan territorin disa herë, por hoteli në të cilin kishin kaluar natën e 13 shtatorit, me një fjalë nuk ekzistonte.

As policia, por as më të moshuarit në ato vendbanime, nuk e mbanin mend shtëpinë e gjatë dykatëshe që ndodhej buzë autostradës, përball parkingut.

Hoteli nuk u gjet kurrë, kurse hulumtues dhe kureshtar të shumtë këtë fenomen e sqarojnë si “shikim në të kaluarën”.
Ka mjaftë gjëra të mistershme në këtë botë si edhe rasti i shkrimit tonë. Por kjo botë është përplot sekrete që na rrethojnë padukshëm, jetojnë pranë nesh dhe me ne... Është kjo një çështje që gjithmonë e ka preokupuar mendjen e njeriut, çështje e cila ka krijuar mite dhe legjenda që nga kohë më të largëta: Vallë a mundemi ne, për një çast, të bëjmë hapa prapa në të kaluarën, apo, po sipas kësaj logjike, përpara, në të ardhmen? Kjo është një pyetje që akoma kërkon përgjigje.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Re: Histori me entitete

Mesazh  Fikrro 11.07.10 16:47

Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije!

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë.

Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen.

Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre.

Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.

Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht. Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj.

Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri.

Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.

Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.

Sekretet më të mëdha të hapura për publikun

Churchill-i dhe ekzekutimi i Hitlerit

Kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin në karrige elektrike, nëse lideri nazist do të binte në duart e forcave aleate. Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura, zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës.

Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si "zembereku i së keqes" dhe një "gangster". Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani.

Në shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman Book shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.

Masakra "My Lai"

Histori me entitete My_lai_massacre

Masakra "My Lai" ishte një seancë vrasjes masive të rreth 504 qytetarëve të paarmatosur në republikën e Vietnamit. Ato ishin thuajse krejtësisht civilë dhe shumica e tyre gra dhe fëmijë. Masakra u krye nga forcat e ushtrisë amerikane më 16 mars 1968. Përpara se të vriteshin disa prej viktimave u përdhunuan, torturuan dhe gjymtuan.

Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar amerikan i shkroi një letër gjeneralit Creighton Abrams, Komandanti i ri i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane në Vietnam, ku përshkruante brutalitetin e rregullt ndaj civilëve vietnamezë. Letra ishte e detajuar dhe përmbajtja u bënte jehonë ankesave të tjera të njëjta nga ushtarët.

Colin Powell, në atë kohë një major 31-vjeçar u ngarkua të hetonte letrën dhe në një raport ai shkruante: "...marrëdhëniet mes ushtarëve amerikanë dhe vietnamezëve janë të shkëlqyeshme". Në vitin 2004, Powell i tha Larry King në "CNN": "Unë shkova atje pasi My Lai kishte ndodhur. Në luftë, këto gjëra të tmerrshme ndodhin herë pas here, por ato duhet të dënohen".

Operacioni "Paperclip"

I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin "Paperclip".

Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Werner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste.

Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në "SS". Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një "rrezik të sigurisë".

Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre departamenti i Luftës vendosi t'i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës "Time".

Templarët dhe Vatikani

Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi disa dokumente sekrete për procesin gjyqësorë të kalorëseve templarë, duke përfshirë një dorëshkrim që dëshmonte se papa Klementi V e kishte shfajësuar urdhrin mesjetar nga herezia.

Dokumentet e bëra publike nga Vatikani riprodhonin një dokumentacion të plotë të shqyrtimeve papnore të kryera pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët templarë në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit.

Sipas faqes në internet të Vatikanit, pergamena dëshmon se papa Kelementi fillimisht i çliroi nga akuza për herezi templarët, pavarësisht se ai i konsideroi fajtorë për imoralitet dhe ai gjithashtu planifikonte reformimin e urdhrit. Sidoqoftë, presioni i mbretit Filip e detyroi papën të kthente mbrapsht vendimin e tij dhe të shuante urdhrin në vitin 1312.

Krijesat e vogla

Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarë të mëdhenj

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

“Doppelgangers”

Kjo është një gjermane që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t’i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre është shfaqur njësoj e habitur.

Rrëshqitjet e kohës

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.

Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

“Chupacabra”

Histori me entitete Chupacabra02

Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë.

Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.

Paniku në pyll

Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.

Njeriu me kokë qeni

Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve.

Njeriu si bastun i zi

Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas “dëshmitarëve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë.

Njerëzit hije

Histori me entitete Shadow%20people

Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s’kanë asnjë qëllim, s’duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s’dihet, por dihet se ato që i shohin, s’i harrojnë më.

Fëmijët me sy të zinj

Histori me entitete Black_eyed_kids

Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t’i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t’u hapur derën djemve.

Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty entitete

Mesazh  tmerri 13.07.10 13:26

Vertete shume interesante...
tmerri
tmerri

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Fantazma ne sallonin e flokeve!

Mesazh  Fikrro 13.07.10 17:38

Në qytetin e Tregut Harborough Anglisë,Harry Browns pronar i lokalit te sallonit te flokeve kishte verejtur disa fenomene paranormale ne sallonin e tij.
Ngjarje qe pengonin edhe ekipin e tij te punes ne ate sallon.

Keto fenomene qe paraqiteshin atje jane:

-Paraqitja e disa dritave te quditshme dhe te pashpjegueshme.
-Shfaqja e nje fantazme me rroba te zeza.
-Objektet per rregullimin e flokeve (gershere,kreher...etj) zhdukeshin ne menyre te quditshme dhe te pashpjegueshme.
-Kompjuteret punonin vetevetiu pa i manipuluar askush.
-Ndryshimet e papritura te temperatures.
-Njerezit qe ishin ne dhome kishin ndjesin sikur dikush i shikonte.

Harry Browns,kishte vendosur qe te therriste disa hetues te fantzamave per te pare se qdo te ndodhte.Hetuesit e fantazmave kishin bere nje video ku ne video shihet diqka e bardh duke u ngritur ne ajer.Video tashme eshte publikuar edhe ne internet,por une kam marr vetem foton kur ajo gjeja e bardh ngritet ne ajer pasi qe video permban edhe disa shkrime ne gjuhe te huaja.

Histori me entitete 49e4859b51501_330_!

Harry Browns dhe punonjësit e tij ishin habitur nga videoja e bere.Ata me vone kishin mesuar se ne vendin ku ishte ndertuar lokali me perpara kishte qene nje Shtepi drejtesie dhe se shpirterat e gjykuar ne menyre te padrejte shfaqen aty pasi qe nuk mund te kene nje asmshim te qete,dhe se ky eshte shkaku qe ende duan te jetojne me te gjallet.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori me entitete Empty Fantazma vrasese!

Mesazh  Fikrro 13.07.10 18:06

Shume historira per fantazmat shume takime te gjallet me te vdekurit,por ngjarja ne vazhdim eshte e tmerrshme dhe me pasoja te medha,e cila po qarkullon ne menyre te madhe ne gjithe boten,dhe po trondit me faktet qe e paraqesin.

Nje grup te rinjesh te perbere prej 3 vetash nje vajze dhe dy djem Tiago Tanja dhe Davidi me moshe madhore po udhetonin naten me veturen e tyre neper nje qytet te Portugalise te quajtur Curva me duket.

Ate nate ata shetiteshin me veturen e tyre dhe njeri prej tyre po inqizonte me kamere gjersa bisedonin e shkembenin shaka, gjersa pane nje vajze te vetme te veshur me te bardha dhe misterioze.

Ajo kerkonte ndihme kurse shoferi i vetures e lejoi te hynte brenda edhe pse vajza Tanja kundershtonte.Aty fillojne ta pyesin vajzen edhe per emer dhe disa gjera te tjera ku do e shihnin me mire ne video, vajza tha se quhej Tereza.

Pas pak vajza misterioze beri me gisht tek nje rruge duke thene ketu kam humbur jeten une, shoferi dhe dy te tjeret i kishte zene paniku dhe kishin pesuar ne moment aksident, ja video, kujdes ne minuten 3:10: