EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dyzetë shekuj mbretëria e Faraonëve

Shko poshtë

Dyzetë shekuj mbretëria e Faraonëve Empty Dyzetë shekuj mbretëria e Faraonëve

Mesazh  Admin 01.05.08 22:11

DYZET SHEKUJ VIGJILOJNË MBI MBRETËRINË E GURËZUAR TË FARAONËVE

Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

Vërtet sot, nëse njeriu do të merret me çuditë më karakteristike të botës sonë, pothuaj është e pamundshme që ta bind veten të zgjedh diçka tjetër e t’i mënjanojë piramidat e famshme të Gizesë së Egjiptit, padyshim ndërtesat me misterioze të kohës së lashtë.

Për to flet edhe babai i historisë, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bëri një udhëtim në Egjiptin e lashtë dhe vizitoi mbretërinë e vdekur, por të gurëzuar të faraonëve.

Për to flasin e shkruajnë qindra e mijëra hulumtues, shkencëtarë, gazetarë e njerëz të tjerë ankande botës. E u ndërtuan para 4500 vjetësh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r.

Pra, 45 shekuj më parë u ndërtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mëdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretërve nga dinastia e katërt, për të cilët nuk dihet shumëçka, por se janë ndërtuesit e piramidave. Dhe, nga atëherë e gjerë më sot, thuaja në kontinuitet, një vel misterioz i mbështjell këto ndërtesa grandioze.

Vetë arsyeja e ndërtimit të tyre është një enigmë në vete për historinë e kohës së re. Enigma që imponohet fill pas kësaj është mënyra e ndërtimit të tyre, aq më tepër kur të kihet parasysh se në muret e tyre madhështore ndodhen gurë që peshojnë edhe nga disa tonelate.

Madje, supozohet se këta gurë janë sjellë nga malet e largëta të Libisë. Por misteriozitetin e tyre e bëjnë më misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, të pashpjegueshme, që ndodhin me hulumtuesë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët me ngulmim dëshirojnë t’i zbulojnë fshehtësitë e tyre.

Ta zëmë, në disa raste është bërë zhdukja e tyre “pa shenjë e dok”, (si, p.sh.: herën e fundit, më 1988, kur u zhdukën në piramidën e Keposit hulumtuesit amerikanë Vili Q. dhe Skot S., fenomen që përshkruhet në librin, “Ç’fshehin piramidat egjiptiane”).

Mandej, shumë prej hulumtuesve këmbëngulës janë sëmurë me kohë nga sëmundje të pashpjegueshme.

Sakaq, sot, në botë përhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit; dhe sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap në Amerikë në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e këtij faraoni.

Piramida e madhe (e Keopsit) është më e bukura nga gjithsej tetëdhjetë piramidat, sa dikur ishin të ndërtuara në Egjipt, e nga të cilat sot ruhen vetëm tridhjetë.

Përpos nga madhësia, ajo është e veçantë edhe për shumëçka tjetër. Para së gjithash, ndërtimi i një ndërtese të tillë gjigante, para katër mijë vjetësh, pothuaj as që mund të merret me mend.

Sa për ilustrim, të theksojmë se prej saj do të mund të ndërtohej një mur i lartë 1 m, i gjerë 30 cm, kurse i gjatë 8480 km.

Apo të gjitha katedralet dhe kishat, të cilat janë ndërtuar në Angli nga koha e Krishtit e këndej, do të mund të rindërtoheshin nga materiali i kësaj piramide.

Vlerësohet se përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë nga 2.5 deri në 70 tonelata. Sakaq, krejt këta gurë supozohet se janë bartur nga largësia prej 800 km.

Prandaj, ne sot akoma nuk dimë se si ka mundur të ngritët një arkitekturë e tillë e përsosur.

Për ndërtimin e saj, padyshim, kanë qenë të nevojshme shumë vite punë të mundimshme, qindëramijëra njerëz, si dhe mjaftë njohës të mirë të mjeshtërisë së ndërtimit dhe të karakteristikave të konfiguracionit.

Kush ka mundur të organizojë një projekt të tillë? Si janë ushqyer njerëzit, duke marr parasysh se i tërë projekti është realizuar në shkretëtirën e pafund?

Si ia kanë arritur që aq bukur t’i latojnë gurët dhe t’i palojnë ata, sa as copa më e hollë e letrës nuk mund të futet midis tyre? Dhe, kështu pyetjet edhe më tej rrjedhin.

Asgjë, sa i përket piramidës së madhe, nuk është e rastit. Pozita e saj është saktë në qendrën e masës tokësore.

Boshti veri - jug, i cili është 31o 9’ në lindje të Graniçit, është meridiani më i gjatë tokësor; kurse boshti lindje - perëndim, 29o e 58’ e 51’ kah veriu - është paralelja më e gjatë tokësore.

Pesha e piramidë së madhe është 1020 e peshës së Tokës dhe na e mundëson ta llogarisim largësinë e Tokës nga Dielli.

Sipas piramidës, kjo largësi përfshinë 93 milion milje, që në krahasim me matjet shkencore që llogarisin largësinë tërësore prej 92.900.000 milje, është pothuajse e saktë.

Po e përfundoj me fjalën e urtë arabe, që thotë: “koha u bënë ballë të gjithave, kurse piramidat i bëjnë ballë kohës”. Vërtetë, një përballim i përcjellë me enigma të pafundme që, herë pas here, lajmërohen nga errësira e së panjohurës dhe presin reflektorët e diturisë që t’i shndrisin.

Pra, dyzet shekuj vigjilojnë nga lartë mbi mbretërinë e gurëzuar të faraonëve të Egjiptit, një nga çudit më karakteristike, më madhështore por edhe më enigmatike të botës sonë.

Adem KOLGECI
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi