EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varret nën vellon mistike

Shko poshtë

Varret nën vellon mistike Empty Varret nën vellon mistike

Mesazh  Neo 19.05.08 17:41

Varret nën vellon mistike

Landovica - një vendbanim i vogël buzë rrugës. Do të thuaje se asgjë të rëndësishme nuk ndodh aty. Një lokalitet prej 116 shtëpish në një kodrinëz të zhveshur në kilometrin e 7-të të magjistrales Prizren-Gjakovë.

Ora veç sa kishte kaluar 9-tëshin. Njerëzit, të shtyrë nga motive të ndryshme, veç sa kishin filluar të lëviznin nëpër përdegëzimet e çuditshme të jetës: dikush dilte pas punëve të fushës, të tjerët për nevoja të caktuara do të zbrisnin në qytet, të tjerët u binin pas bagëtive e kështu me radhë.

Ne, sakaq, në këtë kohe ia mësynim shtepisë së Nagip Ramë Morinës për të biseduar për një ngjarje tejet specifike e të pazakonshme, vërtet e rrallë në ditët tona . Kishim dëgjuar nga miqët se ca kohë më parë këtij djaloshi i ishte fanepsur një përson nga një varr i lashtë, i mbështjellë me vello mistike kohë me radhë e me të cilin kishte biseduar ky. Prandaj, meqë nuk ia dinim shtëpinë, ia mësymë te Q. Th., nje fqinj i Nagipit si dhe shok i vëllait te tij.

Befasia ishte e madhe, kur mësuam se edhe në oborrin e mikëpritesit tonë të parë, respektivisht te Haxhi Brahim Syla, ithaçjan ndodhej poashtu një varr tejet interesant i një njeriu të panjohur. Gjenerat pas gjenerate, na njohtoi Q., në këtë varr sillen femijët (e vegjël) që kanë vaj të pandalshëm. Është plotësisht e pamundshme të bihet fëmija në këtë varr e të mos i pushojë vaji. I tërë fshati e pranon si tyrbe, por për të sjellë gjë nuk lejohet, pos nga dy-tre tramakë misri për shpezë. Kjo traditë ruhet brez pas brezi dhe asnjëherë nuk është praktikuar të kërkohet diç apo të sillet spontanisht diçka më tepër se kaq.

Pastaj, Q. na drejtoi për në shtëpinë e Ramë Morinës, ku ishim nisur. Përndryshe, një familie e ngritur e bujare. Plakun 70-vjeçar e gjetëm në odë, mu si burrat e moçëm Pastaj, u tubuan edhe dz djemtë e mixhës Ramë, Nagipi dhe Mehmeti (të tretin nuk e. kishte aty) si dhe djali i axhës së tyre. Pas rrëfimit te mixhës Ramë nga repërtoari i përvojave të tija miaft të pasura jetësore, filluam bisedën me Nagipin 22 vjeçar, përndryshe një djalë i zgjuar dhe intelektualisht i ngritur.

Ti e dinë se kush jamë unë...

E tëra ndodhi natën e parë apo të dytë të Ramazanit . Ishte e premte. Isha duke lexuar diçka në dhomën time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtëpisë. Nuk dëshiroja të flija fare, meqë mendoja të ngrihesha për syfyr. Kurse të tjerët patën fjetur.Në ndërkohë erdhi vellai dhe më tha se po vërente një drite kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjë e më shumë. Më thirri ta shoh edhe unë.

Pasi që zakonisht nuk ia varja veshin ketyre gjërave, natyrisht nuk dola as kësaj here. Shaka! - mendova me vete. Kah ora një pas mesnate, u ngrita dhe bëra një kafe. Qita kafenë në filxhan dhe mu keso çastesh dëgjova një të trokitur në dritare. Mendova se është qeni i shtëpisë, meqë ndonjëherë, kur kur është i uritur, ngrihet me këmbë në dritare. Dhe as që ia vura veshin. U dëgjuan tri të trokitura tjera. Ktheva kokën dhe - ç'të shohësh: një njeri i panjohur po trokiste në dritare. Mendova mos mahiten djemt e axhës me mua, por… Në derë një njei 50 - 60 vjeçar, mesatarisht i gjatë. Për mua i panjohur, por megjithatë më behej sikurse ndonjëherë e kam parë.

I mbeshtjellë ishte me veladon të bardhë prifti katolik, deri në fund të këmbëve, dhe në kokë kishte kapuç të bardhë të priftit. Në gjoks kishte të varur kryqin, kurse në dorën e majtë tespihe të gjatë. Një befasi e pakëndshme më pushtoi. Ishte e pamundur të ruaja gjakftohtësinë dhe arsyen e shëndoshë. "Ulu!" më tha dhe më preku lehtë në krah, pasi më përshëndeti me "mirëmbrëma", por unë disi mbeta i shtangur në derë. U ulëm të dy përballë, unë në njërën anë të dhomës, ai në anën tjetër në shilte. Por, nga shqetësimi, natyrisht se dridhesha. ''Pse ke frikë?" më tha; "s'ke nevojë të frikohesh. Ti e di se kush jam unë...". "Jo, nuk di" - i thashë. "Unë jam ai që prehem në atë varr" më tha. Tri herë, thotë Nagipi, ma ka thënë emrin e plotë, por vërtet nga shqetësimi i çastit, ishte e pamundur ta mbaj në mend.

Pjesë e faqes nga reportazhi publikuar në Mjellma numër 2, në vitin 1994 - Prizren

"Kam qenë prift" tha. "Jam vrarë para 300 vjetësh... ("se numrin e parë e thoshte 300, e di", thotë Nagipi, "por për numrin e saktë që ai ma tha, nuk qesh në gjendje ta mbaj mend"). Dhe më varrosën këtu, Por ju s'më lini rehat dhe nuk më respektoni. Po më bëni shumë zhurmë. Sidomos ti huk më respekton. Tu kam paraqitur edhe tri herë të tjera. Dy herë ty t'u kam paraqitur në formën e babait tënd, por s'më ke besuar. S'ke dëshiruar të komunikosh me mua" (këtë Nagipi e pohoi vertetë se dy herë e ka parë më parë në formën e babait të vet (i cili është gjallë, vër. jonë), por disi dëshiroja ta injoroja këtë gjë, duke e konsideruar si dobësi timen). "Tani qesh i detyruar të të paraqitem kështu si jam në të vërtetë dhe t'ua tërheqë vërejtjen se s'po bëni mirë qe s'po më nderoni.

Madje, edhe varrin ma keni kthyer si nuk duhet (edhe këtë Nagipi e pohoi se para ca kohësh vërtet, sipas rekomandimeve të një personi tjetër, i është ndryshuar kahja e varrit). "Duhet të ma rregulloni varrin!" tha. "Kokën të ma ktheni kah Lindja. Dhe mos më bëni zhurmë..." "Në rregull, i thashë" thotë Nagipi, "do t'i bëjmë këto që thua..." "A ka mundësi të bësh një lu tje për mua?" - tha. "Po" i thashe; "por ne jemi muslimanë, ju thatë se jeni katolik..." "S'ka rëndësi", tha; "para Zotit të gjithë jemi të njëjtë". "A do të pranosh të bisedosh me mua në qoftë se paraqitem edhe tjetër herë?" "Po natyrisht i thash;" "E pyeta për dritat që dalin nga varri i tij." "Meqë isha prift dhe në luftë kryeja ceremonitë fetare; kur më vranë në xhep më patën mbetur ca qirinjë. Tani ata ndizen flakë ndonjëherë, në ditë të caktuar..."

E pyeta - thotë Nagipi - "a jeni për një kafe?" "Jo", tha, "ne nuk pimë kafe". "Po bukë, a doni?" "Jo - as bukë nuk hamë... Mos u friko" tha, "nëse të paraqitem edhe tjetër herë...'' dhe "natën e mirë" -, hapi derën dhe doli…
"Tash varrin ia kemi rregulluar", shton Nagipi. "Madje, edhe kahjen ia kemi kthyer ashtu siç ka kërkuar ai, kah Lindja. Këto ditë, këta të axhës i kanë mbjellur te kryet edhe ca lule. Tani vërtet disi të dy shtëpitë po ndjehemi më mirë, më të çliruar... Por, habitem edhe sot si nuk i ndiheshin hapat. Dhe, disi nuk i shiheshin këmbët. Ecte lehtas, sikur nuk prekte fare mbi dysheme. Vetë e hapi derën dhe doli jashtë. Menjëherë pas tij dola edhe unë që të shoh se kah po shkon. Por, asnjë gjurmë njeriu. Te dera ishin vetëm qentë, të cilët as nuk lehnin..."

"Si e përjetuat këtë" e pyetëm Nagipin. "T'ua them të drejtën jo lehtë. Afër një javë nuk e kam pasur çehren në vend", na tha. "Ishte një shqetësim i pazakonshëm. Por, ç'është me rëndësi, mu prej asaj nate më nuk frikohem. E duhet ta theksoj se, edhepse deri atë ditë gjithnjë isha skeptik kur ziheshin në gojë këto dukuri, madje më i zëshmi, i kundërshtoja e s'u besoja, për qudi, pikërisht mua më ngjau diçka që nuk mund ta mnohoj; përndryshe s'do të isha i sinqertë para vetes. Tani më nuk i mohoj. Përkundrazi edhe një lutje fetare, për shpirtin e tij, e kam berë te hoxha i fshatit, mu ashtu siç kam premtuar".

Për t'i dhenë këtij varri karakter edhe më mistik, na u tha se nga ky varr, herë pas here, në ditë të caktuar shihen dritëza, që burojnë nga varri dhe, duke farfuritur, shkojnë e shuhen diku në hapsirë. Këtë na e pohuan edhe banorët tjerë të fshatit. Ketë gjë, thanë, e shohin shumë njerëz.. "Madje, mu atë natë, që i ka ndodhur kjo Nagipit!" pohon vëllai i Nagipit, Mehmeti, "e kam parë dritën duke buruar nga varri... Unë madje mendova njëherë mos u kall sana e axhës, por, kur shikova edhe një herë pash dritëzën duke farfuritul, ndjeva frikë dhe ika brenda."

Në bisedë e sipër, mësuam se tri familje që kishin jetuar para tyre në këtë truall janë shuar në tërësi, në rrethana mjaft të quditshme dhe misterioze!. Pas tyre erdhi familja e Nagipit. Por telashet nuk u ndalen dot: Pas ndërtimit të shtallës afër varrit, u ngordhen kuajt, pulat etj,. Asgjë pos qeve nuk jetonte.

Dolëm nga fshati të nnagjepsur e të nemitur . Një ndodhi vërtet e pazakonshme e një fenomen plotësisht i pashpjegueshëm për gjuhën e shkencës. "Mos ke qenë rastësisht i kotur" më kujtohej pyetja që i bëmë në fund Nagipit. "Jo, madje kam qenë duke pirë kafenë". Më sorollatej kjo fjali nëpër kokë. E si të kuptohet e të shpjegollet kjo, pos si një fenomen që, së paku, do të duhej merituar vëmendjen njerëzore dhe do të duhej të ishte i denjë që së paku të na cysë të mendojmë e të jemi më te arsyeshëm kur janë në pyetje dukuri të tilla. Vërtet, pati të drejtë Abul Ataniu kur tha, se "Dielli as edlle një herë nuk lind e nuk perëndon që të mos ndodhë ndonjë çudi''. Ja, një prej çudive që i ngjau njerëzve tanë e në nënqiellin tonë. "Natyra vërtet dëshiron të jetë e rrethuar me çudi" pohoi Herakliti i urtë.

Hasan Hamëzbalaj dhe Ibrahim Hajdari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi