EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka porositin varret e mira

Shko poshtë

Çka porositin varret e mira Empty Çka porositin varret e mira

Mesazh  Neo 25.10.08 13:39

Çka porositin varret e mira !

Ditë vere e vitit 1997. Pas një shiu të furishëm, në murin e objektit varrezor, i cili i strehon varret e familjes Vinca, u shfaq një figurë e një gruaje që në gjirin e saj mbante një foshnje. Hoxha i fshatit tha se kjo nuk është asgjë e pazakonshme.

Lajmi mori dhenë dhe, njerëzit nga viset e ndryshme, shkonin që me sytë e vet ta shihnin çudinë, por shumë nga ata edhe të kërkonin "medet" për sëmundjet e tyre të ndryshme.

Po ajo figurë, të cilën e kishin parë së pari fshatarët e Veleshtës, mbeti aty edhe pas ndërrimit të motmoteve, në kohën kur ne do të shkojmë dhe ta bëjmë këtë reportazh. Askush nuk di ta sqarojë domethënien e saj.

Çka porositin varret e mira Varret_F
Figura e shfaqur ne varreza

Pasi të gjithë e dinë se varret janë vende të shenjta, fshatarët ndiejnë një frikërespekt ndaj figurës që me siguri ka porosinë e vet, por edhe ndaj varrit të vjetër mbi 250 vjet, që ndodhet nën objektin e ndërtuar të atyre varrezave familjare.

Veleshta, fshat ky me rreth 6000 banorë, shtrihet buzë Drinit të Zi, aty ku ndodhet liqeni i Ohrit, i banuar kryesisht me popullatë shqiptare.

Në vitet e fundit, ishte ky fshati më i vizituar nga gjithë shqiptarët, prandaj mikpritja dhe solidariteti që gjithnjë kanë treguar banorët e tij dëgjohej tejet larg. Mes tjerash, neve të redaksisë së "Mjellmës", na ra të dëgjojmë edhe për ca ndodhi deri diku të pazakonshme, për këtë edhe vendosëm ta bëjmë këtë reportazh.

Në këtë fshat, të vjetër rreth 300 - 400 vjet, së bashku me familjet tjera, të ardhura kryesisht nga Dibra, kishte ardhur edhe familja e Muharrem Vincës, i cili kishte luftuar kundër turkut në kohën e okupimit osman. Njihej si burrë trim dhe i patrembur, por sikur çdo atdhedashës tjetër, paraqiste rrezik potencial për thundrën turke. Për këtë arsye ata edhe ia rrëzojnë kullën, madje dy-tre herë, duke e gjuajtur me topa nga kalaja e Ohrit.

Në të njëjtin vend Muharremi sërish e ndërton kullën trekatëshe, të njohur në atë kohë. Sot, pas më se 300 vjetësh, në vendin e kullës ndodhen dy plepa, ndërsa disa dhjetëra metra më larg, ndodhet varri i vjetër rreth 250 vjet i Muharrem Vincës, si dhe varrezat tjera të familjes Vinca.

Në murin përballë objektit varrezor, që ndodhet aty mbi varrin e Muharremit, një ditë vere të vitit 1997, pas një shiu të furishëm që kishte rënë, u shfaq një figurë e hijëzuar, në të cilën qartë shihet një grua duke e mbajtur në gjirin e saj një foshnje.

Këtë dukuri së pari e vërejtën fshatarët e asaj ane. Të gjithë mbesin të habitur, duke ndier frikërespekt si ndaj figurës së paraqitur në mur, ashtu edhe ndaj varrit të trimit që aty prehet. Lajmi merr dhenë në të katër anët.

Njerëzit fillojnë, si zakonisht, të japin komente nga më të ndryshmet. Siç tregojnë fshatarët e asaj ane, kishte edhe mjaft të tillë që kishin ardhur nga viset tjera që ta vizitojnë këtë vend të shenjtë, ta shohin këtë dukuri me sytë e vet, madje edhe të kërkojnë derman për sëmundjet dhe vuajtjet e tyre.

Ç'farë porosie sjell me vete kjo dukuri, apo ndoshta ishte shfaqje e zakonshme e lagështisë në mur pas shiut, askush nuk kishte mundësi ta sqaronte. Fshatarët thonë se hoxha i fshatit kishte thënë se kjo nuk është asgjë! Megjithatë kjo thënie e tij nuk mund ta largonte frikërespektin që ata kishin.

Çka porositin varret e mira Varret_F1
Figura e shfaqur ne varreza

Në kohën kur ne vizituam vendin, figura e gruas me fëmiun në gjirin e saj ndodhej ende aty, përderisa, edhepse edhe atë ditë binte shi pandërprerë, në muret tjera të objektit varrezor, që poashtu ishin të lagura, përpos bardhësisë së gëlqeres nuk vërehej kurrëfarë njolle a figure që do ta linte mundësinë e krijimit të rastësishëm të kësaj figure a figurave të tjera.

E tëra që ne mund të konkludojmë lidhur me këtë dukuri është që t'i përkujtojmë lexuesit e Mjellmës se "Gjuha universale është bisedë pa fjalë e pa zë."

Përgjatë fshatit të Veleshtës, banorët e të cilit janë kryesisht të besimit islam, ndodhen edhe disa varre të tjera, të rrethuara me hekur, apo "avli", si thonë veleshtarët. Këto dy tre varre njihen si varre të mira. Shumë njerëz që kishin lënguar nga sëmundjet e ndryshme, përmes lutjeve të veçanta, kishin gjetur shërime në këto varre.

Sidomos fëmijët që qajnë pandërprerë, që nuk ecin apo urinojnë natën, por dhe ata që frikohen, shkojnë pranë këtyre varreve dhe me lutje të veçanta lirohen nga ato çrregullime.

Prej vitit 1926 dhe gjer në vitin 1928, është ndërtuar ura e Veleshtës, e cila, përveç qëllimit të saj që t'i lidhë dy brigjet e proit të fshatit, shërben edhe për mjekimin e shumë çrregullimeve, sidomos te foshnjet që nuk gjejnë qetësi dhe vazhdimisht qajnë. Fshatarët thonë se "...ura ka derman, kur foshnjen e zaptojnë ata t'përjashtmit".

Disa metra larg urës ndodhet stacioni policor, ku tashmë nuk punon asnjë shqiptar. Fshatarët thonë se stacioni qenka ndërtuar mbi varrezat e vjetra të këtij vendi. Është interesante se ka shumë të tillë që dëshmojnë se brenda në dhomat e godinës së stacionit policor, disa herë shumë policëve iu kanë fanitur dy hije, shfaqje apo silueta njerëzish.

Njëra shfaqej në formë të një nuseje të re me vello të bardhë, duke ecur dhe duke depërtuar andej e këndej mureve të brendësisë së godinës, ndërsa hija tjetër shfaqej në formë të një burri, i cili, sipas dëshmitarëve, ka patur raste edhe kur i kishte sulmuar policët. Një polic maqedon hija e atij burri e kishte goditur me grusht në fytyrë.

Fshatarët thonë se ato shfaqje i kishin parë edhe disa shqiptarë që kishin punuar si policë disa vjet më parë. Natyrisht, kjo ndodhi mbahej e fshehtë në mesin e policëve maqedonë, edhepse shumë nga ata e kishin braktisur punën në atë post bllok dhe vazhdimisht ndërroheshin.

Pranë post bllokut policor ndodhet edhe një varr, i rrethuarr me hekur ngjyrosur në të kaltër, i cili është varr i panjohur, dhe poashtu konsiderohet si varr i mirë.

Mjellma
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi