Mistikë - Misticizmi
4 posters
Faqja 1 e 1
Mistikë - Misticizmi
Mistikë
Mistikë (ose misticizëm), doktrinë ose besim i bazuar mbi ndjenjat dhe intuitën.
Misticizmi predikon se vetëm ndjenja mund të na çojë tek ideja e pafundësisë, ndërsa arsyeja na burgos në botën e rreme dhe artificiale të krijimeve tona verbale.
Nuk duhet ngatërruar misticizmin me "iluminizmin" ose me çdo lloj forme arbitrare të intuicionizmit.
Që në kohën e shenjtit Zhan de la Krua (shekulli XVI) teologët e pranojnë që mistika e vërtetë kërkon një teknikë tejet të saktë dhe përgatitje të rreptë e cila nuk të lëta ngatërrosh me çfarëdolloj çrregullimi të ndjenjës.
Dallojmë një "mistikë negative" që çon në shuarjen e individit të hyjnia dhe një "mistikë pozitive" që, përkundrazi, e fton individin të lulëzojë në dritën hyjnore.
Ndër mistikët mund të dallojmë veçanarisht filozofin mistik Mjeshtrin Ekhart (fundi i shek. XIII - fillimi i shek. XIV) dhe Jakob Bohme (fundi i shek. XIV) , për ndikimin e thellë që ushtruan në gjithë kulturën dhe filozofinë gjermane , duke frymëzuar sidomos filozofinë romantike të natyrës (Novalis, Jakob, Shelingu).
Shenjtorja Tereze d'Avila dhe Shenjti Zhan de la Krua patën një rrezatim të veçantë.
Sot misticizmi kristian i ngritur lart nga Bergsoni (që e vendos atë përmbi misticizmat antike dhe hindu) ka gjetur një jehonë të veçantë në veprën e Simon Vejlit ku ndjenja e transhendencës përshkohet nga drita dhe racionalja, ku mistikja i ndriçon njeriut vetveten, në realitetin e jetës së tij konkrete.
Në planin e etikës dhe të marrëdhënieve njerëzore, misticizmi mbetet fara e intolerancës dhe luftërave ideologjike.
Ai i kundërvihet si "racionalizimit" ashtu edhe "humanizmit" për të cilin qëllimi i fundit i jetës nuk është të humbasim në një realitet superior (Zot), por të realizohemi, të plotësohemi si njerëz (duke dhënë ndihmesën për përmisimin e kushteve të jetës dhe përparimin e kulturës).

Edituar për herë të fundit nga Neo në 16.10.15 15:13, edituar 3 herë gjithsej
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Mistikë - Misticizmi
Kur marrim nje femije ne krahet tone ndjejme nje energji dhe butesi.
E gjithe qenja jone e plote harmonizohet me kete butesi.
Keta femije leshojne nje energji aq te bute sa e ben te vibroje e gjithe qenja dhe zemra jone.
Ne syte e tyre shihet dashuria e papercaktuar qe buron nga ata.
Dhashe nje shembull per te pershkruar qe secili mund te perjetoje BURIMIN.
Dashuria nuk eshte e rezervuar vetem per mistiket, dallimi eshte se mistiket e jetojne kete pervoje me thelle dhe me fuqishem.
Ne te gjithe jemi Dashuri.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Mistikë - Misticizmi
MISTICIZMI ËSHTË NJË PREOKUPIM ME HYJNOREN BRENDA VETES SONË
Mistika gjithsesi ka të bëjë me hyjnoren dhe është gjithnjë diçka më shumë sesa mund të thuhet për të. Thjesht, misticizmi është një preokupim me Zotin ose me hyjnoren brenda vetes tonë. Misticizëm ka të bëjë gjithmonë dhe pa përjashtim me diçka që vjen nga brenda, drejtimin e lëvizjes është kështu nga jashtë-brenda.
Ne kemi ardhur nga e gjitha – një dhe do të kthehemi një – në të gjithën, në mes nuk ka jetë.
Jeta me të gjitha uljet dhe ngritjet, me gëzime e trishtime, është e pranuar nga ana jonë dhe nuk mund të hidhet poshtë. Kuptimin e jetës sonë duhet hulumtuar, zbuluar, sidomos nëse pikëllimin e korrim në jetë më shumë sesa gëzimin dhe gjatë jetës po qe se kemi gjetur më shumë dhimbje sesa lumturi. Si mund të arrijmë të lëvizim nga botë e mendimeve negative në të menduarit pozitiv? Si mund ta bëjmë jetën tonë të këndshme ashtu që të mund ta pranojmë atë ashtu siç është, dhe të kënaqemi me të? Pse ajo gjë e pakëndshme ndodh vetëm me ne? Nëse ne e kuptojmë këtë, atëherë mund të ndryshojmë çdo gjë.
Çdo gjë është ashtu siç është, sepse ne ashtu kemi dëshiruar. Botën tonë e ndërtojmë ne vetë, në radhë të parë me mendimet tona. Dhe kjo vlen për të gjithë ne, pa përjashtim. Ne mund të na shërojë e vërteta, nëse ne atë e shohim. Por, ne duhet ta gjejmë "të vërtetën" tonë. E gjetjen e së vërtetës ne mund ta bëjmë vetëm në veten tonë, nëse ne shohim në vete dy botë: Hijen tonë dhe Dritën tonë! Apo, kur të kuptojmë se vetja jonë është Dritë dhe Dashuri, shërimi bëhet.
Çfarë është misticizmi? Përgjigjja në këtë pyetje nuk është gjithaq e lehtë. Misticizmi duket më shumë një botë, ku përvojat duhet të jenë të qarta. Dy termat shfaqen në misticizëm përsëri dhe përsëri: Dashuri dhe Njohje. Dashuria e Perëndisë është forcë e vërtetë shtytëse kah mistika. Njohja që përcjell aktin mistik mund të merret si një efekt shpirtëror madhor.
Në këtë kohë, si në të gjitha kohët, përsëri dhe përsëri, njerëzit kanë raportuar nga të gjitha kulturat mbi përvojat e tyre fetare. Këto janë gjetje përgjithësisht në ekstazë. Këto gjetje në ekstazë janë krejtësisht të mundshme dhe të suksesshme pa përdorim droge; ekspozimi ndaj ndikimit të drogave ka vetëm efekte anësore të këndshme. Për fat të keq, njerëzit janë përpjekur, dhe përpiqen pothuajse akoma në mënyrë të përsëritur, që nga drogat të arrijnë përvojat e tilla.
Mistikët thotë se, për të folur lidhur me misterin dhe për të kuptuar se çfarë është menduar, duhet së pari të kemi përjetuar vetë atë përvojë. Pra, misteri në vetvete mund të kuptohet vetëm nga përvoja e vet. Nëse jemi dikush që kurrë nuk kemi rënë në dashuri, kurrë nuk mund ta kuptojnë fenomenin e rënies në dashuri; nuk mundemi derisa atë të mos e kemi përjetuar vetë. Misticizmit mund të kuptohet lehtë si një rënie në dashuri me Perëndinë. Në poezinë mistike dhe letërsinë, veçanërisht të Lindjes, të dashuruarit gjithashtu përdoret në mënyrë të përsëritur si një simbol i dashurisë ndaj Perëndisë. Të famshme në Lindje janë – mbi të gjitha – historitë e dashurisë mes Maxhunit dhe Lejlasë, por ato ishin shpesh profane dhe jo domosdoshmërisht duhet të kenë qasje me misticizmin.
Lulëzimi i misticizmit, si në Lindje, ashtu dhe në Evropë, ndodhi në Mesjetë. Në Evropë ishte i njohur kryesisht misticizmi i mistikëve si Meister Eckhart dhe Hildegard e Bingen, të cilët qenë bërë të njohur për doktrinat e tyre mbi misticizmin që dominoi në atë kohë në Evropë. Në Lindje, ose në botën islame, ai ishte veçanërisht i manifestuar tek sufizmi, i cili u lulëzua sidomos me figura të tilla, si Rumi, Attar e të tjerë.
Mistika është kryesisht një gjendje psikologjike, në të cilën njerëzit tërhiqen nga bota e jashtme dhe i dorëzohen një regjimi që i kthen nga brenda, ku sytë janë si të mbyllur, veshët si të shurdhër dhe goja si memece.

Hydajet Bytyqi

Hidra- 33
Re: Mistikë - Misticizmi
Misticizmi
Tek ne nuk kam hasur asnjë shkrim akademik, i cili shtjellon Misticizmin si fenomen teorik apo praktik, prandaj që në fillim të këtij shkrimi do të jap sqarime themelore që do të ndihmonin të kuptohet pesha e trajtimit të këtij subjekti.
Do të ishte e kot po të shtjelloheshin tekste me përmbajtje mistike pa dhënë sqarime fillimisht se çka paraqet Misticizmi, si dhe ku është manifestuar fillimisht si ide, duke kaluar në praksë, e cila është manifestuar në tekste të ndryshme varësisht nga tradita shpirtërore, për t’u ruajtur vazhdimësia e doktrinës.
Mësimet më të çmuara të këtyre shkollave janë transmetuar gojarisht. Vlen të ceket “Libri Tibetan i të vdekurve”, i cili është përcjellë gojarisht nga gjenerata në gjeneratë, më të nxënit direkt nga nxënësi; në relacionin Mësues- Nxënës, përplot 2000 vjet.
Misticizmi, është njëra nga dhuntitë e rralla dhe më të panjohura, që i është dhënë njeriut nga Zoti i madhërueshëm.
Etimologjia e fjalës “ Misticizëm” ka origjinë greke dhe do të thotë μυω, “për të fshehur” dhe ne do të japim vetëm disa sqarime të shkurta meqenëse është një temë aq e gjerë sa nuk do të na mbetej të elaborojmë trajtesat me përmbajtje të thellë ezoterike të Suhraverdiut, andaj Misticizmi duhet të kuptohet si përvojë unike për të cilën, domosdo, duhet të flitet në aspektin subjektiv, e për çka në këtë rast, nuk është temë elaborimi.
Misticizmi i vërtetë, kryekëput, nënkupton praksën, trajnimin, aktin, i cili në terminologjinë shkencore radhitet në rrafshin psikologjik, psikologji tipike personale, rafinimi shpirtëror.
Meqë subjekti ka të bëj me njohjen e qenësisë individuale, zhvillimin e fuqive irracionale, në kontekstin që e tejkalon të kuptuarit kognitiv, Misticizmi pothuaj çdoherë është keqinterpretuar nga secili që, është marrë me trajtimin kognitiv të tij.
Prirja natyrale e njeriut, refuzimi dhe frika nga e panjohura, ka shtyrë që Misticizmi të ngatërrohet me disiplinat tjera, (Magjia, Okultizmi, Astrologjia, Alkimia, Hipnoza, Telepatia etj.), e të cilat në asnjë mënyrë nuk janë as mësim e as qëllim i Misticizmit të vërtetë.
Qëllimi primar i Misticizmit është “Njohja” dhe “Rafinimi i moralit”. Çdo gjë tjetër është mjet, produkt i përpjekjes, apo fryt i ekstazës; Arti, posaçërisht Muzika, Meditimi, Kontemplacioni, Bamirësia, ushtrime Psiko- Fizike, mjekimi, manifestime supranatyrale etj.
Ç’është Misticizmi?
“Paraqet urën, e cila e lidh njeriun me Zotin dhe sjell urtësinë hyjnore, dashurinë dhe mëshirën për njeriun. Kjo urë ndërtohet nga urtësia mistike dhe praktika mistike”.
Secili religjion ka krijuar urtësinë dhe praktikën mistike në kuadër të kontekstit kulturturoro- didaktik, me qëllim të vazhdimit të zinxhirit të inicimit të shkollës relevante të psikologjisë personale.
Më poshtë po jap vetëm disa nga religjionet, konceptet, të cilat ata i kanë zhvilluar, praktikat dhe qëllimet e arritjes, në pika të shkurta kurse
Budizmi ka zhvilluar format Shingon, Vaxhrajana, Zen që kanë për qëllim arritjen e Nirvana, Satori, Bhodi, unifikim me Mahamudra ose Dzogchen.
Hunduizmi ka zhvilluar format Vedanta, Joga, Bhakti që ka për qëllim lirimin nga ciklet e Karma dhe Moksha, vetrealizimi ose Atma Xhnana, përjetimi i realitetit suprem ose Samaddhi.
Taoizmi ka zhvilluar TAO, ose rruga. Qëllimi është lidhja me realitetin suprem.
Judaizmi ka zhvilluar Kabballah dhe Hasidizmin dhe qëllimi është mohimi i vetës dhe arritja në absolutë En Sof, Pafundësi.
Krishterizmi ka Gnosticizmin, shpirtninë katolike, tradita Quacker, të cilat mëtojnë kah përndritja shpirtërore, Dashuria për Zotin, Unifikimi me Zotin ose Theosis.
Islami në vete ka dy ndaje themelore në Suni dhe Shia, të cilat kanë kultivuar Sufizmin në krahët e tyre dhe kanë zhvilluar koncepte themelore të Fitra ose besimi i lindur në Zotin, Fana shuarje në esencën e Zotit dhe Baqaa, qëndrueshmëri, gjendje e veçantë e jetës me Zotin, nëpërmjet Zotit, në Zotin dhe për Zotin. Në kontekstin Shia, më saktë do të ishte po të themi se është, Njohja gnoseologjia apo Irfan, që e determinon më shumë praksën mistike se sa organizimi i Sufizmit të njohur nga perëndimorët dhe qarqet të ngushta intelektuale e artistike.
Relacionet e Misticizmit me disiplinat tjera të gjeniut njerëzor, në mënyrë brilante i shtjellon Evellyn Underhill në: (Mysticism, 1911), ku ajo më shumë fokusohet në Misticizmin krishterë, por nuk lë pa i përmendur edhe Sufizmin, Hinduizmin, Budizmin si dhe sistemet tjera të besimit.
Libri i cekur ka dy ndraje themelore:
1. Fakti mistik, ku elaboron relacionet e Misiticizmit me psikologjinë, teologjnë, simbolizmin, magjinë etj., si dhe flet për tiparet dhe karakteristikat e misticizmit;
2. Rruga Mistike, ku trajtohen; zgjimi i vetës, purifikimi i vetës, përndritja, zërat dhe vizionet, ekstaza, ana e errët e shpirtit etj.
Ekzistojnë rrugë të ndryshme të praktikumit të Misticizmit, në kontekstin gjeneral të fjalës, pa hyrë në detaje të prejardhjes, doktrinës apo të praksë dhe këto dallon nga tradita në tjetrën.
Sqarimi i mistikut bashkëkohor armen, Georgi Ivanovitch Gurdijjeff, se janë tre rrugë tradicionale për zhvillim indivudual, të cilat ai i ka mësuar nëpër udhëtimet në Lindje,: ajo e trupit, mendjes dhe emocioneve, që nënkuptojnë shkollën e Fakirit (nga Tradita Sufi), ku vetja mundet dhe mundohet me ushtrime ekstreme për të arritur njohjen, pastaj shkolla apo rruga e Murgut (nga Tradita Krishtere dhe Budiste), ku me afektet e zëmrës, përpjekjes me dashuri të arrihet njohja dhe rruga e e Yogi (nga Tradita Yogi dhe Sikh), e cila nëpërmjet shprehive, ushtrimeve të mendjes të arrihet vet-zotërimi dhe njohja.
Ekziston edhe Rruga e katërt, koncept i zhvilluar nga dishepulli i Gurdijjeff, matematikani i njohur rus, Pjotr Damyanovich Ouspensky, rruga e cila i kombinon tre të lartcekurat dhe nga dishepulli nuk kërkon izolim, por praktikim të dijes që i është dhënë dhe verifikim të tyre.
Sipas Ouspensky, para 3000 vitesh kanë ekzistuar edhe shkolla tjera të cilat dallojnë nga tre të vjetra që i cekëm dhe Rruga e katërt, si shkollë e re mistike, ku kjo e fundit dallon nga të gjithat sepse nuk është rrugë permanente, nuk ka forma definitive dhe nuk është e lidhur me asnjë institucion. Rruga e katërt shpesh është emërtuar si: “Puna”, “Puna në veten” dhe “Sistemi”.
Korpusi ezoterik Hindu jep tre shkolla apo rrugë ezoterike:
1. Shkolla e Karmës apo fatit, ku individi përpiqet të kuptoj ekzistencën dhe zhvillohet në bazë të ligjeve të fatit,
2. Shkolla e Bhakta, njohja nëpërmjet Dashurisë dhe
3. Shkolla e Xhnana, apo shkolla e dijes.
Fahredin Shehu

gjilanasi- 361
Similar topics
» Data mistike
» Tregime Mistike
» Varret nën vellon mistike
» Domethënia mistike e numrave
» Fjalor i fjalëve mistike
» Tregime Mistike
» Varret nën vellon mistike
» Domethënia mistike e numrave
» Fjalor i fjalëve mistike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi