EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpëlarja e trurit

2 posters

Shko poshtë

Shpëlarja e trurit Empty Shpëlarja e trurit

Mesazh  Jon 23.10.09 1:27

Shpëlarja e trurit

Shpëlarja e trurit Truri

Njeriu ka luftuar gjithmonë për të pasur kontroll mbi mendjen e llojit të tij dhe metodat e ndërrimit të pikëpamjeve dhe të përfitimit të kontrollit janë hapur e debatuar gjerësisht.

Shpëlarja e trurit nuk është e re për epokën tonë, madje ajo shkon prapa që në agimin e qytetërimit. Adami dhe Eva janë dy “trushpëlarët” e parë nga gjarpri në Kopshtin e Edenit. Ata u nënshtruan shumë lehtë dhe e tillë është natyra e njerëzve.

Njerëzit mund të pranojnë politika qesharake, praktika dhe mësime nga ndërrimi i pikëpamjeve, teknika të cilat janë aq të efektshme e që personi i mohon se i është bërë shpëlarja e trurit.

Njerëzit, të cilët kanë pësuar shpëlarjen e trurit, nuk e kuptojnë as vetë. Kjo është arsyeja pse çrregullimi mendor quhet ndërrim pikëpamjesh. Njerëzit mësohen lehtë që të besojnë diçka që mund të jetë absolutisht e rreme.

Ndërrimi i pikëpamjeve mund të shtrihet në grupe njerëzish pa ndonjë kufizim në madhësi apo fushë. Miliona njerëzve ua “shpëlanë trurin”, duke besuar se komunizmi ishte sistemi më i mirë ekonomik derisa e vërteta u ekspozua nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Truri i njeriut është i pafat, i ngathët në korrigjimin e gjendjes së tij të shtrembëruar.

Për shembull, Patricia Hearst ishte rrëmbyer në shkurtin e 1974 nga një grup neorevolucionar që e quante veten Ushtria Çlirimtare Symbionese (SLA).

Për dy muajt që pasuan Hearst ishte mbajtur në një banjë nga "trushpëlarësit" e grupit të vogël të radikalëve të cilët në shënjestër kishin kapitalistët e pasur.

Patty Hearst ishte një gjimnaziste në Berkeley, Kaliforni dhe mbesa e pronarit të shtëpisë botuese William Randolph Hearst. Pasi u lirua, ajo kreu grabitje banke në vijim falë ndërrimit të pikëpamjeve të saj dhe vazhdoi të ndihmonte rrëmbyesit e saj.

Jim Jones, gjithashtu, i cili udhëhiqte grupin e tij të rekrutuar deri në Brazil, i shtyn ata në kryerjen e vetëvrasjeve masive. Më 18 nëntor 1978, mbi 900 anëtarë të një grupi fetar të udhëhequr nga Jim Jones Reverend u vranë në një vetëvrasje në masë të dukshme.

Lehtësia në të cilën një person bëhet trushpëlarë nuk është një çështje e shërbimit të fshehtë apo IQ. Kjo është më shumë një çështje e urtësi, duke e ditur të vërtetën nga e kota. Në fakt, mendja e njeriut duhet të preferojnë ndërrimin e pikëpamjeve e cila mbetet mbi të vërtetën me një diferencë të madhe.

Njerëzve shpesh iu ndërrohen pikëpamjet për shkak të arrogancës së tyre psikologjike. Disa njerëz janë kaq arrogantë, egoistë dhe krenarë sa çdo gjë që ata besojnë, se është marrë automatikisht, të jetë korrekt. Ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për të gërmuar të vërtetën.

Arroganca mund të shihet lehtë te të rinjtë dhe studentët, të shprehura nga veshja e tyre, flokët, shenjat dhe gjuhët. Arroganca është një nga sëmundjet më të bollshme psikologjike. Njerëzit janë të lindur me një bollëk të arrogancës.

E vërteta dhe urtësia vijnë vetëm nga përpjekjet e vështira, por të rinjtë shmangin përpjekjet e vështira. Ata thjesht jepen me arrogancë. Lista vazhdon, sepse gabim është edhe mendjemadhësia, krenaria dhe ndërrimi i pikëpamjeve është shumë më e përhapur se sa dituria.

Ushqimi dhe temat e shëndetit janë shembull i mirë i ndërrimit të pikëpamjeve psikologjike. Vegjetarianët gjithashtu janë trushpëlarë dhe psikologjikisht të tilla ekstreme bëjnë ndryshimin e mënyrës së të menduarit.

Megjithatë, në shpëlarjen e trurit ka dhe metoda të tjera jashtëligjore dhe antinjerëzore që u përdorën në ish-BRSS, Kinë si dhe në ish-Jugosllavi.

Metodat e tilla zbatohen zakonisht nën pushtetin e hipnozës dhe kjo është ndër metodat më të rrezikshme që njeh njeriu deri më sot në këtë drejtim, sepse nëpërmjet kësaj metode, jo vetëm që mund të bëjmë pranimin e informatave të dëshiruara nga individi, por njëkohësisht, duke bërë pastrimin e përmbajtjes së trurit dhe instalimin e urdhrave të rinj, mund të ndryshojmë komplet personalitetin e tij, duke e bërë atë vegël të verbër për shërbime të caktuara dhe duke e shfrytëzuar për veprime të llojeve nga më të ndryshmet.

Kjo metodë ka qenë e njohur që nga kohët e lashta kur është përdorur për qëllime konvertimesh nga religjionet e ndryshme, por përmasa të gjëra përdorimi mori gjatë luftës së dytë botërore.

Dr. M. T. Orn, anëtar i Institutit të Mjekësisë në Filadelfia, i cili u bë i njohur me rastin e mbrojtjes së Patty Hearst-it, vajzës me “tru të shpërlarë”, u mor shumë me zbatimin e hipnozës për çështje të armatës. Ai, me anë të hipnozës përforconte imunitetin e ushtarëve, që ata të mund t’i përballonin dhembjet, të ftohtit, mundimet, izolimet, sëmundjet e detit etj.

Rëndësi të posaçme i kushtoi mënyrës se si t’i hipnotizonte ushtarët dhe, në gjendje të thellë hipnotike, t’u jepte detyra të rëndësishme të përcjella me amnezi paraprake totale. Njëkohësisht u jepte shifrën, me të cilën mund të hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetëm nga personat e posaçëm.

Problem kryesor këtu paraqiste mënyra e hipnotizimit. Secili individ nuk mund të hipnotizohej me metoda klasike, u futën në përdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikëve në mjekësinë legale, për hipnotizim rritet edhe interesimi, si në qarqet mjekësore ashtu edhe në qarqet policore e ushtarake për këtë drejtim. Edhe përkundër protestave nga shumë shoqëri, kjo metodë merr përmasa edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Në shumë qendra kryesore botërore krijohen edhe institute të posaçme të hipnozës. Problemet që i trajtonin këto institute, ishin të llojllojshme, ndërsa ekspertët që punonin në to, ishin njerëz të specializuar për çështje specifike.

Një ndër ekspertët mjekësorë më eminentë, që punonte për nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline. Ky kishte për detyrë t’i stërviste operatorët për operacione të ndryshme, ndërsa në projektin ndërkombëtar - dirigjimin e mendimeve.

Përndryshe, Kline është i njohur si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar kundër Sëmundjeve Mentale (ICAMI), një ndër pikat e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekte antidepresive të porsalindurve, te të cilët duhet të veprojnë gjatë gjithë jetës. Kline, nga diktatori i Haitit, papa Dak Duvalier, mori mirënjohjen më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve.

Gjithashtu, ekzistojnë fakte se ICAMI, ndër të tjera, me ndihmën e kësaj metode i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta psikike, si forcë pune në industri.

Për këtë drejtim, interesim të posaçëm tregoi sidomos policia e në veçanti ajo e shteteve socialiste ku hipnozën medikamentale e aplikoi tek të burgosurit politikë për t’i nxjerrë informacionet e duhura dhe për ta bërë thyerjen e moralit të tyre.

Një shembull konkret i këtij çrregullimi mendor ka qenë edhe Shqipëri, ku gjithë popullsia arriti t’i zgjaste jetën diktaturës enveriste për shkak të “shpëlarjes së trurit”, duke i bërë të besojnë në verbëri në një sistem të lumtur, të përsosur, të begatë siç ishte komunizmi.

Përktheu:Lorena Kollobani
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpëlarja e trurit Empty Re: Shpëlarja e trurit

Mesazh  Luli 14.07.13 16:06

Lavazhi trurit dhe TV

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi