EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

2 posters

Shko poshtë

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit Empty Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

Mesazh  Equinox 10.07.13 20:45

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit Tablet10

Kontrolli i mendjes ( i njohur ndryshe si shpelarja e trurit, nderrim pikpamjesh, abuzim i mendjes, kontrolli i mendimeve apo reformat e mendimeve) i referohet nje procesi ne te cilin nje individ apo nje grup "sistematikisht perdor metoda jo-etike per te bindur te tjeret per deshirat e manipulatorit/ve shpesh ne dem te personit te manipuluar".

Termi eshte aplikuar ne cdo taktike, psikologjike, qe shihen si devijim dhe kontrollim i individit ne menyren e te menduarit, sjelljes, emocionit dhe vendimarrjes.

Ne "Propaganda: Formimi i qendrimeve njerezore", Zhak Elull thekson se "synimi kryesor i ketyre metodave psikologjike eshte qe te shkaterrojne modelet e perhershme te njeriut, hapesiren, kohen, mjedisin e keshtu me radhe".

Teorite e lavazhit te trurit e kontrollit te mendjes jane zhvilluar fillimisht per te shpjeguar se si regjimet totalitare ja arriten qe sistematikisht te indoktrinonin te burgosurit e luftes nepermjet propagandes dhe teknikave te torturave.

Keto teori u zgjeruan dhe ndryshuan me vone per te shpjeguar nje game me te gjere fenomenesh sidomos konvertimi per levizje te reja fetare (NRMs).

Historia

Termi 'brainwash' regjistrohet per here te pare ne Oxford English Dictionary me 1950.Aty gjenden shenime te cilat bejne fjale per metodat qe perdorte Kina gjate sistemit Maoist dhe metodat qe ishin shpikur per te prishur integritetin psiqik te individit ne lidhje me perpunimin e informacionit, informacioni qe ruhet ne mendje dhe vlerat individuale.

Teknika per dehumaizimin e individit duke i mbajtur ata ne vende te pista, duke ju privuar gjumin, ngacmime psikologjike, hedhje faji, dhe denim nga grupi shoqeror. Besohet se Kina i ka perdorur keto metoda te te burgosurit e luftes per te mos i lejuar ata qe te organizoheshin ne aratisje apo ti benin balle burgimit.

Kultet dhe zhvendosja e fokusit

Pas luftes e Korese aplikimet e kontrollit mendor ne Amerike u zhvendosen nga plitika ne besimet fetare. Pas viteve 1960 nje numer shume i madh te rinjsh amerikan filluan te vihen ne kontakt me levizje te reja fetare (NRM) dhe ata qe u konvertuan adaptuan sjellje dhe besime te ndryshme nga miqte te familja e tyre, ne disa raste duke i lene ata pas dore apo duke i prere kontaktet me njerzit e tyre te dashur.

Media ishte ajo qe e ndoqi e para kete shembull, me pas psikologe i zhvilluan me tej keto teori te manipulimit te mendjes e te vetmit qe ishin spektite ishin sociologet.

Megjithate edhe levizjet anti-kult ishin te menjehershme, sociologe e psikologe formuan shoqata te cilat kritikonin keto organizata fetare qe perdornin metoda te tilla te kontrollit te mendjes si zhgenijm i vazhdueshem, kontroll te sjelljes njerezore, modifikim te informacionit etj.

Kontrolli i mendjes eshte nje term i pergjithshem i perdorur per nje numer te madh te teorive te diskutueshme sipas te cilave, mendimi, sjellja, emocioni, vendimarrja e nje individi, ne shkalle te madhe apo te vogel, mund te manipulohet sipas deshires nga burime te jashtme.

Sipas sociologut James T Richardson, nga viti 2000 ne 2007 koncepte te manipulimit te mendjes jane bere pjese e nje sistemi me te gjere pervec levizjeve te reja fetare, edhe ne modifikimin e sjelljes se adoleshenteve, grupeve terroriste,kultures jofunksionate te korporatave etj
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit Empty Re: Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

Mesazh  Zattoo 03.09.13 22:49

Kontrolli i mendjes, eksperimentet e sotme

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit Mendja

Ndonjëherë shikon gjëra që të bëjnë të mendosh: kjo është e ardhmja. Studiuesit e Universitetit të Washingtonit kanë demonstruar atë që pretendojnë se është shembulli i parë i ndërveprimit pozitiv mes dy mendjesh njerëzore.

Në një video të postuar në rrjet, ata tregojnë mënyrën se si një shkencëtar arrin të kontrollojë lëvizjen e dorës së shkencëtarit tjetër, vetëm duke përdorur sinjalet e trurit të përçuara nëpërmjet internetit.

Dy pjesëmarrësit e këtij demonstrimi janë Rajesh Rao dhe Andrea Stocco. Ata ndodheshin në dy zona të ndryshme të kampusit të universitetit, kur gishti i Stoccos lëvizi mbi tastierë i kontrolluar nga sinjalet e trurit të Raos. Bordi i shqyrtimit etik u dha specifikisht këtyre dy shkencëtarëve, dhe askujt tjetër, leje për të kryer eksperimentin.

“Deri tani, ne jemi të vetmet qeniet njerëzore në botë, mendjet e të cilëve janë të ndërlidhur”, thotë Stocco, një studiues dhe asistent profesor në Institutin e Shkencave të trurit në universitet. Ata kanë bërë një sërë provash të këtij komunikimi nëpërmjet trurit gjatë studimit të tyre të papublikuar ende zyrtarisht dhe shpresojnë ta zgjerojnë atë më tej.

Si ja arritën?

Rao mbante një kaskë mbi kokë të lidhur me elektroda, të cilat ishin të lidhura me një makineri elektroencefalografike, e cila lexon aktivitetin elektrik të trurit. Rao luante një lojë në kompjuter, por pa përdorur duart, vetëm, duke përdorur trurin. Duke imagjinuar lëvizjen e dorës së tij të djathtë, ai arrinte të lëvizte kursorin në ekran dhe të klikonte komandat e nevojshme.

Ndërkohë, në laboratorin e Stoccos në anën tjetër të kampusit, Stocco kishte mbi kokë një kapuç noti. Mbi lëvoren e tij të majtë, pjesa e trurit që kontrollon lëvizjen e duarve, ishte vensodur një stimulues magnetik transkranial. Sinjali aktivizonte neuronet që detyronin dorën e Stoccos të lëvizte.

Për shkak të ndërlidhjes së dy mendjeve, mendimi i Raos për lëvizjen e kursorit në ekran, detyronte Stoccon të klikonte mbi tastierë me gishtin e djathtë tregues. “Herën e parë që e provuam eksperimentin”, thotë Stocco, “nuk isha i sigurt nëse dora ime lëvizte për shkak të sinjalit nga makineria apo ishte thjesht një tik nervor. Më pas u ndërgjegjësova që unë nuk kam kurrë tike nervore, kështu që lëvizja vinte me të vërtetë nga sinjali”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi