EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

4 posters

Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Admin 20.04.09 0:37

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet shtatëdhjetë si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup.

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Folie10

Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahin e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur pas nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.

Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi fMRI (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronikë të sistemit nervor si përshembull skleroza e shumëfishtë si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru.

Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes fMRI mund të zbulojë mendimet tanë më të thellë. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtetë konsumatorët në lidhje me produktet e tyre.

Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja - madje edhe bindjet tuaja politike.

Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet shtatëdhjetë si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Lloje të ndryshëm indesh, si ata në muskj, gjak dhe në kocke emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamje të strukturës së brendshme të trupit.

MRI-ja funksionale (fMRI) u zhvillua në vitet nëntëdhjetë. Ajo fokusohet në emetimin e MRI nga gjaku dhe kështu përzgjedh zonat ku rrjedhja e gjakut e si rrjedhim përdorimi i oksigjenit janë në nivelin më të lartë. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive.

Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si përshembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke i treguar të kursyer me të vërtetën.

Trurit i duhet të punojë më shumnë për të ndërtuar një gënjeshtër se sa kur i duhet të thotë të vërtetën, për shkak të përpjekjes shtesë që lidhet me fabrikimin e një historie që të jetë në përputhje me atë çfarë është thënë tashmë. Një studim në vitin 2004 nga studiues në Universitetin Temple në Filadelfia gjeti 14 zona aktive në trurin e një gënjeshtari, por vetëm 7 kur subjekti po thoshte të vërtetën.

"Zbulimi i gënjeshtrës me anë të fMRI ka patur norma saktësia nga 80 në 97 përqind përgjatë studimeve të ndryshëm", thotë Steven Laken, Drejtor i Përgjithshëm i Cephos, një kompani amerikane, e cila ofron zbulim të gënjeshtrave përmes skanimit të trurit. Kjo është afërsisht e njëjta normë suksesi që është arritur nga testet e poligrafit, të cilët masin parametra të tillë si ritmi i zemrës, frymëmarrjes apo djersitjes.

Poligrafët kanë patur pjesën e tyre të polemikave nëpër vite. Kritikët thonë se, shumë besim u jepet këtyre testeve dhe se nuk ka vetëdijësim të mjaftueshëm në lidhje me mundësinë e rezultateve pozitivë falsë - pra tregues që dikush po gënjen në një kohë që nuk është duke gënjyer.

Disa ekspertë kanë rezerva të ngjashme edhe në lidhje me përdorimin e skanimeve të trurit për marrje në pyetje. "Një prej shqetësimeve realë që unë kam është se njerëzit mund të fillojnë të thonë: fMRI zbuloi që ai është një terrorist kështu që le ta provojmë pak në dhomën e marrjes në pyetje", thotë Jonathan Marks, një bioeticist dhe avokat në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. "Përkundër këndvështrimit që fMRI do të nxjerrë jashtë përdorimi, torturën, ajo mund të shndërrohet në një licencë për abuzime të mëtejshme me të ndaluarit, sepse leximi i saj do të bindë njerëzit që kanë në duar një terrorist".

Por Laken këmbëngul se do të ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë për autoritetet që të skanojnë trurin e një personi kundër vullnetit të tij: "Çdokush që bie në gjumë, që nuk u përgjigjet pyetjeve, apo që nuk përgjigjet si duhet do të ofrojë një rezultat jokonkluziv", thotë ai. Duke qenë se skanerat MRI janë të mëdhenj dhe të zhurmshëm dhe testet mund të administrohen në distancë, nuk ka gjasa që ata të përdoren pa miratimin e një personi".

Në të vërtetë, nëse personi që skanohet qoftë edhe lëviz në momentin e gabuar, atëherë imazhet që ofron skaneri i trurit janë të kotë e të papërdorshëm. Ndoshta kjo është arsyeja përse Laken mendon që fMRI është më i përdorshëm për ata që mbrohen dhe përpiqen të vërtetojnë pafajësinë e tyre: "Ne kemi testuar njerëz që janë nën investigim prej policisë, janë të interesuar në rivendosjen e fjalës së tyre si dhe do të donin të përmbyseshin bindje të së kaluarës. Rastin e parë e patëm dy javë më parë. Gjykata pranoi fjalën e njeriut që mbronim".

Por Marks nuk e ha këtë. Ai beson se, CIA ka nisur tashmë të përdorë fMRI si pjesë e grumbullimit të të dhënave të zbulimit nga ana e saj. Në një studim të botuar në vitin 2007 në "Revistën Amerikane të Ligjit dhe Mjekësisë", ai shprehet kështu në lidhje me shënimet e një hetuesi amerikan me shumë përvojë: "Skanimi i trurit i kryer përmes skanimeve MRI/CAT që tani përdoret për të skanuar trurin e terroristëve, siç kam sugjeruar unë shumë kohë më parë.

Aktiviteti elektrik masiv në tru shfrytëzohet sidomos në rastet kur përdoren fjalë kyçe gjatë skanimeve. Përdorimi i fjalës "Semtex" për shembull shkaktonte shqetësime të mëdha në tru. Një proces ky i zhvilluar nga neuropsikologët në Kolegjin Universitar të Londrës dhe nga ana e Mossad. Me rezulatete fantastikë!"

Në realitet, shumë pak prej nesh do të përfundojnë me akuza për terrorizëm. Por kjo nuk do të thotë se, mendimet e tua nuk janë të dobishëm për dikë, diku - për shembul kompani marketingu. Skanimet e trurit tregojnë se çfarë mendojnë në të vërtetë konsumatorët për produktet.

Në tetor të vitit 2004, neuroshkencëtari Read Montague i Kolegjit të Mjekësisë në Hjuston të Teksasit, botoi rezultatet e një studimi të jashtëzakonshëm. Ai kishte mbetur shumë i habitur nga rezultatet e një fushate reklamash: Sfida pepsi. Konsumatorëve u bëhej një test me sy mbyllur që të provonin Pepsi dhe Coca Cola dhe shumica e njerëzve thoshin se preferonin shijen e Pepsit - të paktën kjo është ajo çfarë pretendoi Pepsi dhe ata ishin prapa kësaj fushate. Dhe në këtë rast, si ka mundësi që Coca Cola vazhdonte të dominonte tregun?

Montague mori një grup njerëzish për të përsëritur Pepsi Challenge, por në të njëjtën kohë ai skanoi trurin e tyre, duke përdorur fMRI. Afro 50 përqind e tyre thanë se preferojnë Pepsi dhe pa asnjë dyshim kjo pije nxiti një aktivitet në trurin e tyre.

Por, kur Montague u tregonte atyre se, cila ishte secila pije, numri i atyre që preferonin Pepsin binte në 25 përqind. Edhe skanimet e trurit të tyre ndryshonin, duke treguar tashmë aktivitet në një zonë të trurit, e cila është e lidhur me argumentimin. Duket se kujtimet që ekzistonin më parë si dhe ajo çfarë ata besonin më parë kishte më shumë rëndësi se sa cilësia reale e produkteve.

Eksperimenti i Montague konfirmoi diçka që profesionistët e marketingut e kanë kuptuar prej kohësh: fuqia e markës. Por kjo u dha atyre një mënyrë për të kuantifikuar efektin, si dhe i dha jetë një fushe krejt të re: neuromarketingut, në të cilin reagimi i konsumatorit ndaj reklamave televizive apo posterave kuantifikohet, duke përdorur fMRI si dhe teknika të tjera të leximit të trurit.

BrightHouse një agjenci reklamash me qendër në Atlanta ofron tashmë neuromarketing për klientët e saj - që ndodh të përfshijë edhe Coca Colën. Justine Maux, drejtor kërkimesh thotë se, neurmarketingu ndihmon kompanitë që t'u japin konsumatorëve atë që ata duan me të vërtetë.

Jo të gjithë e shohin në këtë mënyrë, dhe BrightHouse është ndodhur nën një rrebesh kritikash nga grupet antiomercializëm, të cilët i akuzojnë se kërkojnë "butonin e blerjes" në trurin e njerëzve.

Me sa duket, bota brenda kokës tonë mund të mos jetë kurrë më private. Por gjendja nuk është edhe aq e keqe - të paktën ende jo. Në mars të vitit 2008, një ekip neuroshkencëtarësh në Universitetin e Kalifornias botuan kërkime mbi monitorimin e mendimeve përmes skanimeve të trurit, në revistën shkencore Natyra. Ata konkluduan se aktualisht, teknikat e skanimit përbëjnë shumë pak rrezik ndaj jetës sonë private.

Por ata paralajmërojnë se teknologjia po përmirësohet. Studiuesit heqin në paralel të frikshëm me disponueshëmrinë në rritje të të dhënave genetike personale, të cilat mund të zbulojnë tipare të sjelljes si dhe dobësim ndaj sëmundjes - detaje që sigurisht askush nuk do të donte të binin në duar të gabuara.

Po kështu, teknologjia për leximin dhe interpretimin e aktivitetit të trurit tani po përparon me një ritëm alarmues: "Eshtë e mundur që zbërthimi i aktivitetit të trurit mund të ketë pasoja të rënda etike dhe sa i përket privatësisë, le të themi pas 30 apo 50 vitesh".

A ia vlejnë dobitë e një teknologjie të tillë përballë një humbje kaq të madhe të privacisë? Vetëm koha do ta tregojë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Luli 29.12.13 20:28

Gara ruso-amerikane për kontrollin e mendjes

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Gara-ruso-amerikane-p-euml-r-kontrollin-e-mendjes_hd

Që nga 1917 e deri më 2003, sovjetikët kanë investuar rreth një miliard dollarë për të zhvilluar armë të kontrollit të mendjes, duke konkurruar kështu me programe të ngjashme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportin e Serge Kernbachit nga Qendra për Robotikë të Avancuar dhe Shkencë të Mjedisit në Shtutgart.

Hulumtimi është bazuar në revistat teknike ruse dhe dokumentet e publikuara së fundmi që tregojnë se Bashkimi Sovjetik ka përdorur metoda të caktuara për të manipuluar trurin e njeriut .

Në programin “psikotronika”, sovjetikët kanë studiuar se si “energjia e njeriut” mund të ndikojë në objekte të tjera dhe se si se ajo energji mund të prodhohet në mënyrë të pavarur nga njerëzit me pajisjen “cerpan", të cilën e kanë zhvilluar dhe e cila ka krijuar e ruajtur rrezatimin elektromagnetik. Ajo energji është përdorur për të ndikuar tek objektet tjera.

"Nëse gjeneratori ndërtohet ashtu si duhet, mund të grumbullojë bioenergji nga të gjitha gjallesat - kafshë, bimë, njerëz - dhe pastaj ta lëshojë atë”, shkruhet në artikull.

Programi psikotronik, i njohur në SHBA si “parapsikologjia”, përfshinë kërkimet e pazakonta të kontrollit te mendjes dhe ndikimin në distancë.

Programi sovjetik i psikotronikës është i ngjashëm me programin kontrovers amerikan MKULtra të cilën e ka zhvilluar dhe aplikuar CIA për 20 vite e që së voni është dramatizuar në filmin “The Men Who Stare at Goats”.

Shkencëtarët në atë program kanë hulumtuar mundësinë e manipulimit të funksionit të trurit, duke ndryshuar mendjen e njeriut me anë të valëve elektromagnetike, gjë që çoi në zhvillimin e armëve psikotronike.

Artikulli nuk përmend rezultatet, as nuk flet nëse janë vazhduar programet e tilla në SHBA dhe Rusi. Por, gjasat janë që po, sidomos kur dihet se presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar ka përmendur armët futuriste.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Vizitor 30.12.13 12:21

Me sa di une per kontrollin e mendjes mund te behet me tre menyra 1. Futjes se Frikes 2.Posedimit nga shpirtrat dhe 3. Makinerive te ndryshme psikotronike.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Agamemndon 30.12.13 20:25

Kontrolli i mendjes arrihet edhe nepermjet feve....Ja disa argumenta...

"Argumentat" e fese dhe pergjigjet per cdo pyetje...

1. Ka prova qe ekziston qenia imagjinare qe quhet "zot"? - JO
2. Ka prova qe ekziston shpirti? - JO
3. Ka prova qe ekziston paracaktimi i fatit? - JO
4. Ka prova qe ka jete pas vdekjes? - JO
5. Ka prova qe ka ringjallje te cfaredolloj forme qofte ajo? - JO
6, Ka prova qe do kete "gjykim"? - JO
7. Ka prova qe ekzistojne vendet imagjinare te quajtur "ferr" dhe "parajse" 9ose me emertime te tjera analoge)? - JO
8. Ka prova qe ekzistojne qenie imagjinare te tilla si te ashtuquajturit "engjej", "djaj", "xhinde", "shejtan", "satan" etj.? - JO
9. Ka prova qe personat qe mbahen si "profete" ishin vertete te atille? - JO
10. Ka prova qe librat fetare kane dicka te jashtezakonshme nga librat e tjere me tema fantazie, halucinacionesh dhe imagjinate te shfrenuar? - JO
11. Ka prova qe vendet dhe/ose sendet te ashtuquajtuar te "shenjta" kane veti te vecanta? - JO
12. Ka prova qe ndodhin "mrekullite"? - JO
13. Ka prova qe kleriket kane ndonje aftesi te caktuar ndryshe nga njerezit e tjere? - JO
14. Ka prova qe besimtaret jane ndryshe nga te semuret me paranoja qe kane halucinacione dhe besojne ne idiotesi? - JO
15. Ka prova qe ekziston ndonje energji jete, apo force mistike cudiberese? - JO

Marre nga faqja https://www.facebook.com/pages/Ateizmi/137925319578608
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  syri i art 31.12.13 9:26

Mendimi im esht,se ne qoft se dikush e jep mendimin e vet per qfaredo qeshtje,pajtohemi apo nuk pajtohemi me ate mendim.nuk esht mir te fyhet,sidomos  ne fyerje personale,sepse ketu diskutohet per qeshtje te pergjithshme...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Vizitor 31.12.13 10:14

Prova qe shpirtrat ekzistojne ka plote, mjafton si fillim tja nisesh me projeksionin astral dhe do te gjendesh ne dimensionin e 5, do te duhet pak kohe per tja arritur kete derisa te arrish ate ekuiliber gjithashtu shume meditim. Kerko me google >Astral Projecion dhe pineal gland calcification.
Mbrekullit dhe sherimet ndodhin plote sa ne vendet perendimore reikin tani eshte ne gjendje ta beje kushdo-mbrekullit ndollin ne alfa gama state.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolli i trurit - Policia e mendjes Empty Re: Kontrolli i trurit - Policia e mendjes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi