EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e alienëve jetojnë në mesin tonë

Shko poshtë

Fëmijët e alienëve jetojnë në mesin tonë Empty Fëmijët e alienëve jetojnë në mesin tonë

Mesazh  gjilanasi 07.09.15 16:42

Fëmijët e alienëve jetojnë në mesin tonë Auto_guha31441633097

Sipas profesorit të pensionuar nga Universiteti “Temple”, alienët kanë rrëmbyer gra dhe i kanë detyruar ato që të rrisin fëmijët hibridë të njerëzve dhe alienëve.

David M. Jacobs, i cili pranon se e tërë kjo që thotë tingëllon çuditshëm, ka qenë profesor i historisë amerikane për 36 vjet. Ai thotë se këto bindje të tij vetëm sa ia kanë vështirësuar jetën.

“E kam ditur se kjo do ta turpëronte universitetin. Kurrë nuk kam marrë lëvdata për bindjet e mia”, ka deklaruar Jacobs. “Por, nuk ndodh shpesh që të gjendesh midis një fenomeni, i cili ta mundëson që të kontribuosh për diçka që mund të ketë rëndësi tepër të madhe për njerëzimin”.


Jacobs thotë se ka mbledhur të dhëna që kanë të bëjnë me 150 raste të rrëmbimeve, të cilat janë tepër të ngjashme me ato të përshkruara nga më shumë se 1 milion amerikanë që pohojnë se janë rrëmbyer nga alienët: krijesat me forma të insekteve, të interesuara që të bëjnë fëmijë me gratë e njerëzve.

Ai thotë se këto krijesa mund të bëjnë skane të ndryshme, për të parë se cilat qeliza vezë dhe spermatozoide t’i përdorin për kryqëzim me racën e tyre.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi