EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alienët janë në mesin tonë

5 posters

Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Alienët janë në mesin tonë

Mesazh  Big Bang 27.11.09 10:10

Alienët janë në mesin tonë

Alienët janë në mesin tonë Aaimag10

Shkencëtarët bullgarë nga Instituti për Kërkimet në Gjithësi thonë se janë duke punuar në deshifrimin e një grupi kompleks të simboleve – duke shtuar se jashtëtokësorët momentalisht janë duke u përgjigjur në rreth 30 pyetje të cilat ata ua kanë parashtruar atyre.

Këtë hulumtim e ka pohuar edhe Lacezar Filipov, zv/drejtor i Institutit pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. Ai ka thënë se ata janë duke i analizuar rreth 150 gjurmë në të korrat që janë gjetur në mbarë botën – për të cilat mendohet se sjellin përgjigje në pyetjet e parashtruara.

“Jashtëtokësorët gjenden kudo rreth nesh dhe na vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Nuk kanë disponim armiqësor, por dëshirojnë të na ndihmojnë. Megjithatë, ne ende nuk kemi përparuar mjaftueshëm për të vënë kontakte me ta”, ka thënë Filipov për mediat bullgare.

Ai ka thënë se edhe Selia e Shenjtë është pajtuar me konstatimet se alienët ekzistojnë – ndërsa thotë se njerëzit kurrë nuk do të vënë kontakt me jashtëtokësoret nëpërmjet radio-valëve, por me fuqinë e trurit.

“Sigurisht se njerëzit do të vendosin kontakte me jashtëtokësorët pas 15 vjetësh. Ata në fakt, janë shumë kritik ndaj veprimeve të pamoralshme të njerëzve, dhe këtu bëhet fjalë për qasjen e njerëzve ndaj proceseve natyrore”, ka thënë ai.

Raporti për “punën shkencore” të Institutit bullgar – i cili merret me kontakte me alienë – është gjetur në thumb të kritikave të opinionit bullgar, i cili kërkon reforma dhe ndryshime brenda këtij instituti.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Re: Alienët janë në mesin tonë

Mesazh  Neo 16.02.10 12:00

Jashtëtokësorët janë mes nesh?

Sipas shkencëtarit dhe kozmologut Paul Davies nga Universiteti i Arizonës, jashtëtokësorët nuk jetojnë demosdoshmërisht në Mars, por ndoshta mes nesh.

Ai beson se kjo është krejtësisht e arsyeshme që të supozojmë se ndajmë Tokën me një formë tjetër (të ndryshme) të jetës, ndoshta në fund të oqeaneve, liqene të helmuara, para syve tanë, apo edhe brenda trupit tonë.

Ai pyet veten përveç kësaj, në qoftë se Toka ka pasur disa jetëra tjera dhe që ne ende nuk jemi të vetëdijshëm, dhe beson se kërkimi do të jetë interesant, dhe shumë më pak i shtrenjtë se sa duke kërkuar në Mars.

Ekziston edhe një teori, ende e diskutueshme, e cila thotë që grimcat jashtëtokësore dhjetë herë më të vogëla se bakteret jetojnë brenda trupit tonë dhe janë përgjegjëse për formimin e gurëve në veshka.

Paul Davies do të donte që shkencëtarët të nisin një mision në Tokë për të gjetur ato forma të jetës që mund të jetë shumë të vogëla për tu parë nga syri ynë.

Shkencëtari me origjinë britanike thekson se në rast se vërtetohet se Toka ka pasur disa jetëra të ndryshme, kjo mund të mbështesë idenë se ka jetë jashtëtokësore në planetin tonë madje se ekzistojnë forma të tjera të jetës në planetet e tjera.

(Burimi: Daily Mail)
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Mesuesi im eshte Alien

Mesazh  Estilen 29.04.10 10:00

Mesuesi im eshte Alien

A ekzistojnë alienët? Sipas një sondazhi të kryer nga Tëentieth Century Fox, 1 në 1000 fëmijë të moshës 5 deri 16 vjeç, kanë dyshime. Sipas tyre, të huajt jo vetëm ekzistojnë, por tashmë sipas tyre janë mes nesh.

Shumë prej fëmijëve edhe pse nuk mund të argumentojnë pretendimet e tyre me prova të besueshme, janë të bindur se alienët kanë filluar të pushtojnë planetin tonë shumë kohë më parë. Ku janë ata? Në shumicën dërrmuese gjenden në institucionet shkollore.

"Ky profesor është tamam një alien". Rreth 75% e nxënësve janë të bindur se të paktën një nga mësuesit e tyre, ka qenë objekt i një qenie inteligjente aliene, i pushtuar prej tyre.

Pushtimi është plotësisht paqësor. 72% e të pyeturve besonin se krijesat nga hapësirat e jashtme janë krejtësisht paqësore, edhe pse askush nuk duket se ka asnjë ide se pse ata erdhën në botën tonë.

Rezultati i sondazhit nuk e ka habitur Laverne Antrobus, psikolog për fëmijë dhe prezantues televiziv.

"Fëmijët, - tha eksperti - kanë një imagjinatë të gjallë dhe shpesh trillojnë gjëra që ne të rriturve na duken absurde".

Injoranca, është arma që alienët përdorin kundër njerëzimit.

Hulumtimi ka lejuar të shihet fillimisht shih ne çfarë niveli është përgatitja e nxënësve të anketuar. Mbi 90% e të anketuarve të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç nuk dinë emrat e planetëve që përbëjnë sistemit tonë diellor.

"Është faji i mësuesve alienë, të prirur për të bërë më progresivisht injorantë që të marrin në mënyrë të lehtë kontrollin e botës tonë", ka shtuar psikologu.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Re: Alienët janë në mesin tonë

Mesazh  Luli 26.10.11 0:11

Qeniet jashtëtokësore mund të gjurmohen dhe në Tokë

Për të gjurmuar alienët nuk është e nevojshme të shkohet shumë larg, kjo të paktën bazuar në idenë e gjuetarëve të këtyre qenieve.

Shkencëtarët britanikë kanë planifikuar një mision për të gjurmuar alienët në atmosferën tokësore. Sipas disa kërkimeve të tyre në atmosferën tonë mund të fshihen disa forma jete të panjohura.

Projekti i studimit është ngritur pikërisht nga studiues britanik të Cranfield University. Është projekti Cranfield Astrobiological Stratospheric Sampling Experiment, nga i cili rrjedh emri CASS-E, me të cilin njihet ky mision.

Projekti drejtohet nga profesoresha Clara Juanes-Vallejo, në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane.

Juanes-Vallejo ka shpjeguar: “Ka shumë teori mbi faktin që jeta në Tokë ka mbërritur nga hapësira. Studimi ynë do të tregojë ose jo, në qoftë se forma jete të tjera mund të ekzistojnë në këto kushte që ofron hapësira. Vetë në atë moment mund të themi se cilat nga teoritë do të rezultojnë të vërteta”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Re: Alienët janë në mesin tonë

Mesazh  Gon! 17.01.12 9:43

Ochate; fshat i mallkuar ku ndodhin gjera te cuditshme

Alienët janë në mesin tonë Ochate3

Fshat i mallkuar por edhe vend kontakti ndermjet Tokes dhe civilizimit alien. Ne Ochate ka ndodhur gjithshka: Ufo, vetevrasje, dhe zhdukje...

Ochate qe ne shqip do te perkthehej "dera sekrete" eshte nje fshat shume i vogel i braktisur i vendosur ne Condado de Trevino, nje komune spanjolle i komunitetit autonom te Kastilias e Leon. Ne fakt nuk eshte nje vend shume i larget, por megjithate ai duket i larget me vite drite nga cdo vend tjeter.

Ne kete vend jane verifikuar fenomene paranormale dhe shfaqje shume te jashtezakonshme. Shume persona bien dakord: Ochate duhet te jete vendi i takimit ndermjet qenies njerezore dhe civiliteteve aliene nese duhet te bazoheni ne gjerat qe ndodhin ne vazhdimesi ne kete fshat te braktisur.

Ne Ochate nuk mund te shkohet me makine. Per te arritur ne kete vend eshte e nevojshme qe te ndiqet ne kembe nje pjese rruge e paasfaltuar dhe duhet te drejtoheni nga kulla e qytezes, nje prej ndertimeve te pakta qe ende kane mbetur pa u shembur. Gjthcka tjeter qe do te mund te shihni jane shtepi pa cati, mure te shkaterruar, dhe grumbuj betonesh.

Jo shume larg ndodhet edhe nje nekropol i mesjetes, me varre te germuara ne gur.

Ndoshta ju do te jeni duke pyetur veten se pse ky fshat eshte lene ne meshire te fatit dhe eshte braktisur nga banoret. Shkaku per braktisjen kane qene epidemite misterioze qe jane verifikuar ne kete vend gjate shekullit te XIX.

Legjenda per fenomenet paranormale ka filluar ne vitet 1980, per shkak te nje artikulli te publikuar nga gazeta Mundo Desconocido. Artikulli titullohej "Luces en la puerta secreta" (Dritat ne deren e fshehte).

Ne ate periudhe ishte shfaqur per here te pare ne ate zone nje UFO. Shume eksperte kundershtuan duke thene se fotoja nuk ishte e vertete por ishte e modifikuar. Megjithate edhe vete universiteti i Bilbao nuk arriti te mblidhte provat dhe te tregonte me siguri qe foto te mos ishte e vertete dhe origjinale.

Shtypi spanjoll eshte marre shpesh me misterin qe lidhet me Ochate, dhe jane treguar nje seri e gjate ndodhish vertet shume impresionuese qe kane ndodhur ne fshatin e vogel.

Epidemi selektive, vdekje te papritura, zhdukje misterioze te njerezve dhe te kafsheve, drita dhe tinguj me origjine te panjohur.

Ne vitin 1947, nje burre dalloi nje drite ne erresise gjate nates, ishte nje medalion nga nje material i panjohur, ne te cilin dallohej Virgjeresha Maria. Me pas erdhi fotoja e famshme e vitit 1981 qe Prudencio Muguruza beri dhe qe kjo foto xhiroi te gjithe boten.

Ne vitin 1987 dy kompani te ushtrise, ndersa ushtroheshin ne kete zone, papritur e gjeten veten te zhytur ne nje mjegull shume te dendur dhe te cuditshme qe i izoloi krejtesisht.

Pak muaj me vone nje burre tregoi per dy krijesa te larta pothuajse 3 metra qe vinin verdalle neper fshat.

Per te mos vazhduar me tej me cudirat dhe te flasim per vetevrasjen e investiguesit privat te fiksuar me misteret e Ochate, te ndodhur pikerisht ne ate periudhe.

Dhe keto arsye dhe shume ndodhi te tjera, bene qe njerezit e fshatit te largoheshin duke e lene Ochate nje fshat te frikshem dhe te braktisur.

Mendoni se keto histori jane te verteta apo jane thjesht trillime? Ndoshta nje udhetim i shkurter neper rruget misterioze te Ochate do ju bente qe te kishit idete me te qarta mbi kete mister. Apo mos ndoshta do te kishit frike te shkonit te vertetonit personalisht nese historite e treguara jane te verteta?
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alienët janë në mesin tonë Empty Re: Alienët janë në mesin tonë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi