Madhësia e Universit tonë
Faqja 1 e 1
Madhësia e Universit tonë
Një ekip astronomësh njoftoi se Universi mund të jetë 10, madje edhe 20 herë më i madh nga sa mendohej më parë dhe se ai përmban 1 trilion, apo 2 trilionë galaktika.
Një profesor i astrofizikës në Universitetin e Notingamit në Angli, udhëhoqi ekipin që solli idenë marramendëse se në universin tonë ka rreth 2 trilionë galaktika.
Profesor Christopher Conselice thotë se kjo shifër është sa dhjetëfishi i asaj që mendonin më parë shkencëtarët.
Shkencëtarët e bazojnë përfundimin e tyre te vëzhgimet e Teleskopit Hubble të Hapësirës dhe të observatorëve të tjerë që ndodhen në Tokë, të cilat ata i shndërruan në imazhe tre-dimensionale dhe i studiuan, duke përdorur modele të reja matematike.
“Është me të vërtetë magjepsëse ideja se më tepër se 90 për qind e galaktikave të universit ende janë të panjohura”, tha prof. Conselice. “Kush e di se çfarë vetish interesante do të gjejmë kur t'i zbulojmë këto galaktika me teleskopët e së ardhmes!”.
Shkencëtarët kanë pasur dyshime lidhur me numrin e galaktikave që ndodhen në kozmos, të paktën që nga koha kur astronomi amerikan Edwin Hubble zbuloi në vitin 1924 se Andromeda, një galaktikë fqinjë nuk ishte pjesë e galaktikës sonë, të njohur si “Rruga e qumështit”

Donald D'ARANEO- 32
Similar topics
» Supernova, sekretet mistike të universit tonë
» Misteret e Universit
» Mbi origjinen e Universit
» 10 mistere intriguese të Universit
» Misteret më të mëdha të Universit!
» Misteret e Universit
» Mbi origjinen e Universit
» 10 mistere intriguese të Universit
» Misteret më të mëdha të Universit!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi