Kongresi rreth UFO-ve
Faqja 1 e 1
Kongresi rreth UFO-ve
Kongresi rreth UFO-ve
Kongresi i UFO-ve në Nevada mbledh një mijë vetë
Kongresi Ndërkombëtar i UFO-ve është një organizatë në Arizona që i dedikohet përhapjes së informacionit që ka lidhje me shumë fusha të ufologjisë. Ajo u themelua në vitin 1991 dhe mban një konferencë vjetore në Nevada.
Në konferencë janë të pranishëm prezantime të ndryshme nga shkrimtarë, studiues, ekspertë, entuziastë apo ato që kanë qenë dëshmitarë të fenomeneve paranormale në gjithë botën. Kjo konferencë gjithashtu ofron një forum për të diskutuar eksperiencat dhe zbulimet më të fundit.
Përgjatë gjithë javës zakonisht referojnë 30 persona, ka një festival filmi, shumë shitës dhe sesione eksperiencash. Kjo është kthyer në një konferencë, ku njerëzit mezi presin të mblidhen dhe të takojnë njerëz e studiues që merren me UFO-t.
Temat e diskutuara përfshijnë rrëmbimet, rastet e shfaqjes së UFO-ve, përplasjet e UFO-ve, rrathët në fushat e misrit, eksperiencat paranormale, teoritë konspirative qeveritare etj.
Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe shkruan për eksperiencën e tij në romanin që u kthye në një best-seller në SHBA, “Communion”.
Në vitin 1996 në një intervistë tek Larry King, Strieber e mohoi që ai të ishte rrëmbyer duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ai aktualisht drejton një program radiofonik me emër “Dreamland”.
Gjithashtu një grup punonjësish të aeroportit në Çikago, SHBA, ku dhe pilotë deklaruan se kishin parë një objekt misterioz në formë disku, i cili nuk kishte drita dhe që qëndronte pezull mbi terminalin e aeroportit “Chicago O’Hare” përpara se të zhdukej nëpër re. Këto deklarata u mohuan nga organet, në të cilat punonjësit dhanë dëshmi.
Një rast tjetër është ai i Rosemary Lyons dhe një kolege e saj po pinin një cigare jashtë punës në orën 22.40 të mbrëmjes në Ohajo kur ato panë një UFO. Sipas tyre, objekti kishte një diametër prej 18 metrash. Lyons e shpjegoi këtë rast kështu, “Ne e pamë për rreth 20 sekonda. Ishte rrethor dhe me shkëlqim. Nuk ishte aeroplan, as helikopter, as objekt zbulimi dhe nuk ishte balonë. Nuk lëshonte asnjë tingull”.
1. Mbledhja
Themeluar në vitin 1991 Konventa Ndërkombëtare e Kongresit Ndërkombëtar të UFO-ve i dedikohet kërkimit, dokumentimit dhe përhapjes së informacionit në lidhje me UFO-t.
2. Pjesëmarrësit
Pjesëmarrësit përfshijnë folësit, terapistët, shkencëtarët, shkrimtarët, studiuesit dhe tregtarët.
3. Ekspertët
Petër Davenport është Drejtori i Qendrës Kombëtare të Raportimit të UFO-ve. Ai është diplomuar në universitetin e Standford për Rusisht dhe Biologji si dhe ka master në financë dhe biznes ndërkombëtar.
4. Ne nuk jemi vetëm
Thuajse 1000 persona e ndjekin kongresin çdo vit.
5. Shfaqja
30 folës nga e gjithë bota flasin mbi kërkimet e tyre për UFO-t dhe fenomenet paranormale.
6. Hija
Pjesëmarrësi në kongres, Donald Ware është një pilot në pension i “Air Force”.
7. Drita
Gjatë kongresit, terapistët me eksperiencë kryejnë “sesione eksperience” për ato që duan të ndajnë historitë e vizitave dhe rrëmbimit nga UFO-t.
8. Statuja
Në konferencë jepen çmime për arritjet më të mëdha në filma dhe seksione të tjera që kanë lidhje me UFO-t.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Deja Vu - Déjà Vu
» Rreth Fantazmave
» Clinton dhe Rockfeller rreth UFO-ve
» E vërteta rreth ISIS-it
» Pyetje rreth kryqit te Kuq.
» Rreth Fantazmave
» Clinton dhe Rockfeller rreth UFO-ve
» E vërteta rreth ISIS-it
» Pyetje rreth kryqit te Kuq.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi