EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth Fantazmave

2 posters

Shko poshtë

Rreth Fantazmave Empty Rreth Fantazmave

Mesazh  Jon 23.06.09 16:01

Rreth Fantazmave

Rreth Fantazmave Nngimagesphp

Ka shume raportime ne te gjithe ruzullin tokesor per keto fenomene pa marre parasysh kulturen apo religjionin e atij populli.

Ka ngjarje te njohura ne lidhje me kete fenomen, psh. amityville horror (i bazuar ne ngjarje te vertet), 'Enfield Poltergeist (ne lidhje me rastin ishte bere nje dokumentar ne BBC), Bell witch hounting , si dhe shume te tjera.

Une mundohem qe bindjet e mija ti mbeshteti ne fakte shkencore dhe ne ate cka perceptojne 5 shqisat e mia, por mundohem ta mbaj mendjen e hapur ndaj ndonje fenomeni.

Ne lidhje me kete do ta citoja psikologun Carl Gustav Jung: "I shall not commit the fashionable stupidity of regarding everything I cannot explain as a fraud" - "Nuk do ta pervetsoj, ti nenshtrohem nje budallakie qe per momentin eshte ne mode dhe ta quaj apo trajtoj ckado qe nuk mund ta sqaroj si mashtrim".

Cka thone disa shkencetare ne lidhje me kete

Besoj qe shumica keni lexuar per eksperiencen afer vdekjes (NDE) te Dr. Raymond Moody (libri: Life betwen life) i cili tani si fenomen pranohet ne mjeksi por nuk ka sqarim te pranushem materilistik (ta quaj ashtu) dhe i cili shkon ne favor te mbijeteses se vetdijes (apo shpirtit) pas vdekjes fizike.

Si vazhdim i punes te tij, po mendoj aty ku mbetet Moody, vazhdon Dr. Michael Newton dhe Dr. Brian Weiss si dhe te tjere. Librat "Journey of Souls dhe Destiny of Souls" te Dr. Michael Newton i kam lexuar, te Dr. Weiss-it jo.

Dr. Michael Newton hipnoterapeut i cili permes regresionit hipnotik te deshmive te klienteve te vet "zbulon" se shpirterat tone jane pjese e burimit (apo perendise). Sipas deshmive te klienteve te tij secili prej neve ka jetuar dhe vdekur disa here qofte ne toke, ne nje planet tjeter apo dimenzion tjeter me nje mision per te evoluar shpirterisht, mandej e sqaron edhe se si duket bota e pertejme, pse kthehemi ne kete bote etj.

"Zbulimet" e tij perputhen me ate cka pohojne edhe disa religjione ne lidhje me reankirnacionin , mediumet qe gjeja mund te komunikojne me te vdekur( psh James Van Praagh ), si dhe ate cka pohojne mistiket , metafizika, deri diku budistat etj por tani per tani kjo mbetet vetem nje teori edhepse ne kohen e fundit po verej qe shume shkencetar merren me kete tematik.

Sot institututi i Michael Newton ka me qindra Doktor neper bote (hipnoterapeute, psikolog profesionist) qe ofrojne sherbimet e tyre klienteve te cilet permes regresionit hipnotik deshirojne te dijne me teper per jeterat qe i kane jetuar me pare ne kohra tjera, vende tjera dhe trupa tjere.

Por kjo tani per tani mbetet vetem spekulim dhe shkenca nuk ka gjasa ta vertetoj nje gje te tille se nuk ka fakte porvec pohimeve te personave nen hipnoze!(cudi nuk kam pare kritika per pune e tij prej kolegve te tij).

Per cudi gjate leximit te librave te tij nuk mu zgjua ta quaj ashtu "moduli i te menduarit kritik" dhe ne nje far menyre rezononte me disa mendime private ndoshta per kete me eshte dukur mjafte bindese (edhepse po duken peralla per te rritur por kishte nje konsistence ne ate cka pohonte)!

Ne favor te tyre shkon edhe studimi i Dr. Gary Shwartz me mediume(shih ne internet), mandej gjithashtu eksperimenti me droga halicunogene si LSD-ja, apo kjo e fundit e Dr Rick Strassman ne lidhje me drogen DMT ( Libri: DMT the spirit molecule - mund ta shkakrkoni nga interneti), mandej instituti i Monrose ne lidhje me remote viewing, fenomeni EVP , The Scole Experiment etj.

Fantazmat sipas Dr. Michale Newton


Sipas deshmive te klienteve te Dr. Newton-it disa shpirtera mbesin ne realitetin fizik ne vende te caktuara ne toke (psh ne shtepite etyre) per arsye te ndryshme.

Per shkak te vullnetit te lire qe kane qendrojne ne realitetin fizik dhe askush, as mbledhesi i shpirterave (nje qenje me e evoluar shpirterisht me "profesion" per ti mbeldhur shpirtat e humbur) nuk i merre me "force" por gjeja se ai komunikon me ta kohe pas kohe nese ata jane te gatshem dhe shprehin deshire te kalojne pertej (rrafshet astrale sic pohojne okultizmi, mistiket etj) ai i ndihmon ne ate kalim. Kete shpirtera nuk deshirojne te bezdisen nga njerzit e gjalle dhe gjeja se shfaqen si fantazma.

Ekzistimi eventual i fantazmave sjelle medoemos ne pikëpyetje ekzistimin e jetës pas vdekjes apo mbijetesën e vetëdijes apo një pjese te saj pas vdekjes fizike.

Njeriu i botes se rrafshet

Ndoshta fantazmat ekzistojnë dhe një dite shkenca dhe ka sqarim për këto krijesa! Për momentin po i lame anash cka pohojnë religjionet, mistiket, metafizika, okultizmi, spiritualizmi etj për këto qenie dhe po mundohemi ti shikojmë këto qenie nga një këndvështrim i fizikes teorike për ekzistimin e shume dimensioneve!

Po kjo teme shtjellohet edhe ne librin "Hyperspace" te Michio Kakau (një fizicient teorik).

Paramendoni ekzistimin e botes se rrafshet (lartësia zero) si dhe qenieve qe jetojnë ne një rrafsh! Për ta ekzistojnë vetëm dy dimensione si dhe koha si dimensioni i trete. Pra ata mund te lëvizin para, mbrapa, djathtas dhe majtas.

Paramendoni qe një qenie e botes se rrafshet mbyll shtëpinë e tij (paramendoni si një katërkëndesh) dhe shkon ne pune. Për ne si qenie katër dimensionale kjo shtëpi nuk është e mbyllur, përkundrazi ne dimensionin e katërt është e hapur dhe ne mund ti marrim orendi pa e thyer “derën dydimenzionalshe”. Kur qenia kthehet ne shtëpi e vëren qe i mungojnë gjerat por ballafaqohet me enigme – dera, dritaret etj nuk janë thyer si është
e mundur!

Tani ti si qenie 4 dimenzionale mund ti hedhesh gurë nga dimensioni i 4-te dhe për këtë qenie te gjorë këta gurë do te materializohen ne ajër nga asgjë (ka fenomene te raportuara te tilla paranormale, para një kohë ishte një artikull për një shtëpi ne një fshat te Kosovës qe gurët binin mbi kulm prej qiellit! )! Cka do te mendoj ai i shkreti se “fantazmat” e padukshme e bëjnë këtë?

Tani kthehem ne boten tone 4 dimensionale, cka nëse ekzistojnë botërat tjera paralele 4 dimesnionale me këtë qe ne jetojmë ne, apo ndoshta edhe qeniet 5, 6 etj dimensionale? Ndoshta këto qenie ne tani quajmë “fantazma”? Raportime mbi kontaktin e qenieve nga dimensionet tjera ka pasur edhe ne eksperimentin “Scole”?!!

Njera prej shoqatave me kredibilitet te larte qe merret me studimin profesional te fenomeneve paranormale duke perfshi edhe fanatazmat eshte "Shoqata per hulumtime psikike"( Society for Psychical Research ).

Kjo shoqate eshte themeluar ne Londer vitin 1882 prej nje grupi akademikesh. Kryetaret dhe anetaret e kesaj shoqate kane qene kryesisht profesor te Universiteteve te ndryshme Britanike, disa prej tyre tani figura historike (si kryeministra, shkencetar eminent, fitues te cmimit nobel ne shkence etj).
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreth Fantazmave Empty Re: Rreth Fantazmave

Mesazh  Albaniaa 15.07.13 16:53

10 llojet e mistershme te fantazmave
1. Fantazma e kafsheve


Kafshet jane ndonjehere pjesetaret me te dashur te familjeve, por pasi ngordhin, shpirtrat e tyre ndjehen te braktisur. Fantazma kafshesh jane raportuar ne shume raste. Gjuetia famekeqe e Bell Witch qe pllakosi familjen e John William Bell ne vitet 1800, ka raportuar edhe me shume raste fantazmash te kafsheve. Prezenca e tyre nuk behet e pranishme vetem nga shfaqja por edhe nga era dhe tingujt e ndryshem. Nuk eshte e pazakonte, qe shfaqjet e fantazmave te kafsheve te sjellin zhurma gjurshem, te gervishtura muresh dhe dyersh apo edhe lehje (ose mjaullima, apo zhurma perkatese e kafshes).

2. Demoni i turmave


Demonet e grupeve te medha jane anmali shume te cuditshme. Nderkohe qe demonet jane tekufizuar ne shfaqjen e tyre nga koha dhe vendi, demonet e turmave specifikisht shfaqen ne turma te medha njerezish. Nuk dihet perse terhiqen kaq shume nga gurpet. Teorite variojne nga energjia specifike qe ka nje vend i caktuar, ne terhqjen qe mundte kete nga fotografia ose personi prane te cilit ndodhet. Shfaqjet standarte te tyre jane bere raste te vecanta neper filma, por demonet e turmave synojne te shfaqen aty ku ka shume njerez.

Kur shfaqen ne film, ata mund te marrin forma te ndryshme te shtremberuara, qe jane pothuajse te padallueshme per syrin e njeriut. Ne kete fotografi, mund te shikoni pjesen e shenjuar, qe tregon nje koke ne formen e zvarranikut, gati per te kafshuar personin qe ka ngjitur. Ne te njejten fotografi, ne mes te pamjes, duket nje fytyre qe eshte e vetmja qe shikon ne drejtim te kundert te publikut, dhe ka nje shikim te shperfytyruar drejt kameres qe ka perballe. Pervecse qendrojne ne mes te turmave, keto fantazma vije edhe ne numer te madh. Ndoshta kane nevoje te vihen re?
3. Vortex


Vortex-i eshte nje fenomen i mbinatyrshem qe disa njerez qe studiojne fushat paranormale te fenomeneve, nuk e kane kuptuar asnjehere deri ne fund. Eshte fenomen i paveshgueshem nga syri i njeriut, dhe shfaqet vetem neper portrete apo poza fotografish. Vortex-i eshte i gjate, ne formen e nje cigareje apo shufre metali, dhe shfaqet si nje dizenjo e perthyer drite ne ajer. Ata e bejne te pranishem veten e tyre nepermjet temperatures se ajrit, duke e ftohur menjehere zonen qe pushtojne. Ky fenomen shfaqet vetem brenda shtepive dhe ambienteve te mbyllura, ck ate con te besosh se mund te jene shpirtra te banoreve te hershem te godinave, ose Vortex eshte thjesht mjeti me te cilin shpirtrat bejne udhetimin nga dimension ii tyre, ne tonin.

4. Fantazma e pa jete


Fantazma e pajete, eshte shfaqje e hijeve te objekteve te ndryshme si Anija Fantazme, apo Holandezi Fluturues qe ka terrorizuar marinaret ne det te hapur gjate shekullit te 17-te. Tashme ai nuk ka me vemendjen e njerezve si ne ate kohe dhe pothuajse eshte harruar frika qe percjell. Keto fantazma shfaqen ne te gjitha format, jo vetem si anije. Mund te jene maina, trena, madje edhe llampa te shperndara. E vetmja gje qe te gjitha e ane te perbashket eshte rutina. Ato shfaqen gjithmone ne te njejtin vend dhe kohe, udhetojne ne te njejten rruge qe kane udhetuar (apo gjendur) ne momentin e shkaterrimit te tyre. Fantazmat jane te ngrira ne kohe, duke perseritur vazhdimisht momentet e fundit, pa nderprerje, pa asnje shprese clirimi nga cikli i tyre i perjetshem i perseritjes.
5. Doppelganger


‘Doppelganger’ eshte unike nder fantazmat e tjera. Perkufizimi i kesaj fjale qe vjen nga gjermanishtja, gjendet pikerisht ne vete emrin ‘kalimtar dyfishte’. Kjo lloj fantazme ka aftesine ta projektoje veten ne me shume se nje vend ne te njejten kohe, sic do shpjegon edhe emri. Mesa dihet deri tani, asnje lloj fantazme tjeter nuk e ka patur kete aftesi. Ceshte me e frikshmja ne kete aspekt, eshte se personi qe projekton fantazma, mund te jete ende gjalle. Pra fantazma, merr tiparet e nje personi te gjalle, ne vende ku personi qe jeton, mund te mos jete i pranishem.

Nje tjeter skenar i zakonshem i shfaqjes se tyre eshte se shfaqen ne imazhin e nje personi te afert, vetem per te zbuluar me vone qe ky person ka vdekur pikerisht ne monetin e shfaqjes se imazhit. Miti thote se doppelganger i paraprin njefare tragjedie. Mendohet se Abraham Linkoln ka pare Doppelgangerin e tij ne pasqyre vetem pak moment perpara se ta vrisnin. Poeti Percey Bysshe Shelley, e ka pare fantazmen e tij ne enderr.

Askush nuk e si se cfare eshte Doppelganger ne te vertete. Teoria persiston, por fakti qe eshte nje fenomen paranormal, nuk te nxjerr ne asnje konkluzion te sigurte. Ata mund te jete projeksione enigmatike yjore te personave te gjalle, ose shpirti aktual in je personi, qe eshte ndare nga jeta dhe viziton njerezit e tij te dashur qe ka lene pas.

6. Kobold


Kobold-i mendohet te jete nje shpirt i vogel djallezor qe u ben truke dhe hile te vogla njerezve, duke corganizuar gjerat qe i kane zene hapesiren ku ndodhet ai. Ata mund te jene miredashes oe keqdashes, varet nga rrethanat. Ata mund te krahasohet me kameleonet, dhe materializohen ne forma te ndryshme kafshesh ose elementesh si psh. Zjarri.

Historia e shfaqjes se tij fillon ne vitin 1931, afer Dalby-t, ne ishullin e Njeriut dhe njihet si historia e Gef-it. Ne shtator te ketij viti, familja Irving, filloi te degjonte tinguj qe u ngjanin gervishtjeve te kafsheve ne muret e shtepise, ne fermen e tyre. Pervec zhurmave te kafsheve, bente edhe zhurma foshnje. Me pas, e prezantoi veten si Gef. Ai deklaronte se ishte nje shpirt tokesor ne formen e nje manguste (lloj brejtesi), qe mesa duket ishte zbuluar nga vajza 13-vjecare e familjes Irving, Voirrey, qe ishte ne fakt, e vetmja qe e shihte Gef-in. Ajo e pershkroi kafshen sin je brejtes me ngjyre kaf ne te verdhe, me bishtin me shume qime. Gef ishte shume miqesor me familjen, por shume i prape me vizitoret (te cileve u gjuante sende te cfaredollojshme) apo komshinjte te cilet i spiunonte vazhdimisht. Ditet e sotme, kjo histori nuk eshte zgjidhur, madje eshte harruar.

7. Lemur-et


Lemuret i kane rrenjet qe ne Romen e Lashte. Fantazmat ishin kaq te rendesishme ne ate kohe, sa jane krijuar shume mire rreth tyre. Ai njihej si nje qenie e keqe. Mendohej se ai permbante inat dhe urrejtje per faktin qe ishte ndare nga jeta pa marre ritualet e duhura te funeralit te tij. Nje Lemur mund te jete edeh nje fantazme e personit qe ka vdekur pa marre nderimet e duhura nga familja. Lemuri shpesh shfaqet ne erresire dhe fatkeqesi. Romaket kishin percaktuar disa dite ne muajin maj per tua kushtuar ketyre fantazmave. Pikerisht kjo, u quajt Lemuralia.

8. Rishfaqjet eterike


Ne mund te kemi degjuar histori apo te kemi pare njerez te humbasin energjine dhe forcene tyre kur ndodhen ne ambiente te pushtuara nga fantazma. Kjo i atribuohet presences se rishfaqjeve eterike. Keto lloj fantazmash deri me sot kane qene shume te rralla. Mendohet se qenia e tyre eshte e perbere nga substanca jo tokesore, si djaj nga dimensione te panjohura. Keto qenie, konsiderohen si teper te rrezikshme, pasi marrin kontroll te madh mbi energjine dhe emocionet e viktimave. Pavaresisht rrezikshmerise se tyre ne renditjen e kategorise se fantazmave, askush nuk flet per to.
9. Fanitje te mbetura historike


Kjo lloj fanitjeje eshte teper e rralle, dhe nuk permendet pasi shumica e njerezve nuk e kane provuar asnjehere. Fanitja e mbetur, eshte si nje kasete video-je qe e kthen vazhdimisht per te pare vetem ndonje copez. Ky eshte nje cilek i pereritur panderprerje. Keto qenie mund edhe te bejne gjera te perseritura ne nje kohe te caktuar. Fenomeni pra, eshte nje ‘mbetje’ e rregullt fantazme, por e amplifikuar (perforcuar) ne graden e 10-te, qe perfshijne shfaqje te ndryshme te copezave te ngjarjeve apo skena te tera historie te perseitura vazhdimisht.

Ne gusht te vitit 1901, nderkohe qe Charlotte Anne Moberly dhe Eleanor Jourdain udhetonin per ne Versaje, perjetuan ndjenja te forta, dhe me as e gjeten veten duke ecur ndermjet njerezve teveshur si ne shekullin e 18-te ne Paris. Moberly ishte i sigurt qe kishte pare edhe Maria Antoneten te ulur mbi bar duke skicuar. Skena mbaroi sa hap e mbyll syte.
10. Fantazma Artificiale


Fantazma artificial eshte nder me te rrallat ne historine e fantazmave, ndaj pozicionohet e fundit ne kete liste. Megjithate, per te tilla mund te keni degjuar me teper. Kjo eshte ne te vertete nje fantazme e krijuar nga toka. Eshte njesoj sin je grup femijesh qe krijojne nje lojtar ne kompjuter dhe luajne historine e ketij karakteri deri ne fund.

Keshtu ndodh: Nje grup njerezish mblidhen se bashku dhe krijojne emrin e fantazmes se tyre, dhe historine e tij. Me pas, keta njerez kombinojne energjite e tyre shpirterore dhe mendore, shpeshhere edhe me ndihmen e pajisjeve te vecanta, si tavolian Ouija. Dhe, ja ku u krijua fantazma jote personale.

Kjo mund te ngjaje si shaka, por ne kete drejtim jane bere studime, kerkime dhe eksperimente te panumerta. Nje i tille eshte bere nga Shoqeria e Kerkimeve Psikike te Torontos, qe eshte ilustruar ne nje liber te titulluar: “Conjuring Up Philip: An Adventure in Psychokineses” (Therrasim ne mendje Filipin: Nje aventure ne psikokinetike). Rezultatet e tij jane te befasueshme. Jo vetem qe u krijua Filipi duke perdorur psikokinetiken, por ata ishin ne gjendje te komunionin me fantazmen e sapokrijuar, nepermjet trokitjeve dhe goditjeve/perplasjeve, dhe arriten ta nginin ne ajer. Me pas, ata krijuan Lilith, nje spiune kanadeze, dhe Sebastianin (nje alkimist mesjetar).


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi