EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëm është më mirë

Shko poshtë

Vetëm është më mirë Empty Vetëm është më mirë

Mesazh  Neo 03.06.09 0:29

Vetëm është më mirë

Të shpresojmë që Fenix të dështojë. Në Mars (dhe në planete të tjerë) është më mirë që të mos ketë jetë. Nick Bostrom, Drejtor i Future of Humanity Institute shpjegon se pse ky është kushti për të vazhduar të besohet në një të ardhme të shkëlqyer.

A ka ndonjë atje tej?

Opinioni publik u entuziazmua në vitin 2004, kur makina e Nasa Opportunity gjeti provat e pranisë së kaluar të ujit në Mars. Ku ka ujë mund të ketë jetë. Pas më shumë se 40 vjetësh eksplorimi njerëzor, të kulmuar në misionin Mars Exploration Rover deri më tani në zhvillim, janë në fazë projektimi ekspedita të mëtejshme të pritura për të studiuar planetin e kuq.

Phoenix, sondë e ideuar nga një konsorcium shkencor i drejtuar nga Lunar and Planetary Laboratory në University of Arizona, duhet të ulet në fund të majit në korrespondencë të polit marsian verior, për të eksploruar zonën në kërkim terrenesh dhe akujsh të prirua ndaj zhvillimit të jetës mikrobike.

Brenda 10 viteve të ardhshme është parashikuar një mision Mars Sample Return, që do të kërkojë aparatë robotikë me qëllim grumbullimin e kampionëve të shkëmbinjve, të atmosferës dhe të truallit marsian për t’u sjellë në Tokë. Në këtë pikë do të jetë e mundur të analizohen për të verifikuar nëse përmbajnë gjurmë të formave të jetës, si të zhdukur, ashtu dhe akoma aktive.

Një zbulim i kësaj natyre do të kishte një domethënie të jashtëzakonshme nga pikëpamja shkencore. Çfarë mund të kishte më magjepsëse se zbulimi i formave të tjera të jetës që janë zhvilluar në mënyrë krejtësisht të pavarur nga ajo e pranishme në Tokë? Shumë do ta gjenin deri ngushëllues faktin e të mësuarit se nuk jemi të vetëm në këtë univers të pafundëm dhe të ftohtë.

Por unë shpresoj që në Mars sondat të mos gjejnë asgjë. Do të ishte fantastike sikur të zbulohej që Marsi është një planet absolutisht shterpë, një grumbull shkëmbinjsh të vdekur dhe rërash inerte, do të ma mrekullonte shpirtin. Në të kundërt, sikur të zbulonim gjurmë formash elementare jetese tashmë të zhdukura – baktere, alga, etj. – do të ishte tragjedi.

Dhe sikur të gjenim fosile të diçkaje akoma më të evoluar, si mbeturinat e një trilobiti apo deri skeletin e një gjitari të vogël, do të ishte akoma më keq. Sa më komplekse të ishte forma e jetës e individualizuar, aq më trishtues do të ishte zbulimi. Sigurisht interesante, por, sipas mendimit tim, një parandjenjë e errët për të ardhmen e racës njerëzore.

Si kam arritur në këtë konkluzion? Duke u nisur nga refleksioni mbi fakte të mirënjohura. Me përjashtim të dashamirësve të UFO-ve, ashtu si për idhtarët e sektit të raelianëve ose për njerëz që thonë se kanë parë, në mos rrëmbyer nga jashtëtokësorë, qeniet njerëzore deri më tani nuk kanë hasur asnjë shenjë të pranisë së ndonjë qytetërimi jashtëtokësor.

Nuk kemi pasur kurrë vizita nga hapësira dhe radioteleskopët tanë nuk kanë kapur kurrë sinjale të transmetuara nga popullsi jashtëtokësore. Projekti SETI (Search for Extra-Terrestrial Intelligence) ecën përpara prej pothuajse gjsëm shekulli, duke shfrytëzuar teleskopë gjithnjë e më të fuqishme dhe teknika përpunimi të dhënash gjithnjë e më të sofistikuara, por deri më tani duket se provohet hipoteza “asgjë konkrete”.

Për sa jemi në gjendje të verifikojmë, qielli që na rrethon është një mbështjellëse boshe dhe e heshtur dhe pikëpyetja “Ku janë?” është po aq e përshtatshme sot nga sa nuk qe kur fizikani Enrico Fermi e formuloi për herë të parë gjatë një diskutimi me kolegët e tij të Los Alamos National Laboratory në vitin nel 1950.

Pastaj ekziston edhe një fakt tjetër: universi i vëzhgueshëm përfshin rreth 100 milion miliard galaktika dhe vetëm në Rrugën e Qumështit tonë ka 100 milion miliard yje. Gjatë njëzet viteve të fundit është zbuluar se përreth shumë prej këtyre yjeve rrotullohen planete; deri më tani janë zbuluar disa qindra prej këtyre trupave qiellore, të quajtur “eksoplanetë”.

Në pjesën më të madhe të tyre janë gjiganteskë, nga momenti që me ndihmën e metodave aktuale është shumë e vështirë të gjehen ata më të vegjël. Për më tepër, nuk mund as dhe të vërehen drejtpërsëdrejti.

Ekzistenca e tyre deduktohet nga influenca gravitacionale që ushtrojnë ndaj yjeve referues, të cilat lëkunden lehtë për efekt të forcës së trupave që u vërtiten përreth apo nga variacione jo të perceptueshme të ndriçueshmërisë së vetë yjeve, të cilat errësohen pak kur planetët rrethues i eklipsojnë pjesërisht.

Kështu që i kemi të gjitha motivet për të besuar se universi i vëzhgueshëm përmban mjaft sisteme diellore, nga të cilët shumë përmbajnë planetë të ngjashëm me Tokën, të paktën në termat e masës dhe të temperaturës. Dimë edhe se shumë prej këtyre sistemeve diellore janë më të vjetër se i yni.

Nga këto dy premisa buron hipoteza se ecuria evolutive që çon në forma jete të prirura ndaj kolonizimit të kozmosit të kalojë nëpërmjet një “Filtri të Madh”, që mund të sintetizohet si një kufi probabiliteti (termi është marrë hua nga Robin Hanson, ekonomist i George Mason University).

Filtri konsiston në një apo më shumë tranzicione evolutive që duhet të tejkalohen me vështirësi shumë të madhe përpara se një planet i ngjashëm me Tokën të mund të prodhojë një qytetërim në gjendje të eksplorojë sisteme diellore të largët nga i tiji. Problemi është se niset nga miliona e miliona burime potenciale formash jete, por përfundohet me një shumatore zero të qytetërimeve efektive jashtëtokësore që kemi arritur të vërejmë.

Filtri i Madh duhet të jetë kështu mjaft i fuqishëm – domethënë të tejkalohen tranzicionet kritike duhet të jetë shumë e pangjarë – sa të bëjë që edhe duke hedhur zarat miliarda herë rezultati të jetë gjithmonë nul: jo jashtëtokësorë, jo astroanije, jo sinjale. Të paktën, asgjë që mund të vërejmë në afërsi.

Filtri i Madh

Po ku mund të vendoset Flitri i Madh? Mundësitë janë dy: o në shpatullat tona, në të kaluarën e thjeshtë; ose përpara nesh, në një të ardhme dhjetëvjeçarësh, shekujsh apo mijëvjeçarësh që do të vijnë. Le të kërkojmë t’i analizojmë të dyja hipotezat.

Nëqoftëse filtri është në të kaluarën, atëhere duhet të ketë një fazë tejet të pangjarë në sekuencën e ngjarjeve që mund ta çojnë një planet si Toka të zhvillojë forma jete inteligjente teknologjikisht të avancuara të qytetërimit njerëzor aktual. Shumë mendojnë se evolucioni i formave të jetë inteligjente në Tokë është diçka e mirëqenë: një proces i gjatë, sigurisht, por në fund të fundit praktikisht i pashmangshëm.

Mund të bëhet fjalë për të bindje absolutisht të gabuar. Nga ana tjetër, nuk ka prova në konfirmim të tij. Për momentin, biologjia evolutive nuk lejon të përcaktohen me saktësi sesa është e mundur apo e pamundur shfaqja e formave të jetës inteligjente në Tokë dhe, nëqoftëse shikojmë prapa, mund të individualizojmë në historinë e njerëzimit gjtihë një seri tranzicionesh epokale, çdonjëra prej të cilave qetësisht mund të jetë Filtri i Madh.

Për shembull, është tejet e pangjarë që nga një planet i ngjashëm me Tokën të dalin organizma, për sa të thjeshtë, vetëreplikues. Tentativat për ta rikrijuar jetën në laborator duke përzier ujin me gazin që mendohet se qenë të pranishëm në atmosferën primitive tokësore nuk kanë arritur kurrë të shkojnë përtej sintezës së ndonjë aminoacidi elementar. Nuk është vërejtur kurrë asnjë shembull abiogjeneze (domethënë të shfaqurit spontan të jetës nga jojeta).

Mikrofosilet më të lashta të konfirmuara shkojnë në rreth 3.5 milion miliard vjet më parë dhe disa tregues duket se sugjerojnë hipotezën se jeta mund të kish ekzistuar qysh prej disa qindra milion vitesh përpara kësaj date, por nuk ka gjurmë përpara rreth 3.8 milion miliard viteve më parë. Sigurisht, forma të ekzistencës mund të jenë shfaqur në mënyrë të konsiderueshme përpara kësaj periudhe pa lënë asnjë gjurmë: ekzistojnë shumë pak shkëmbinj të ruajtur kaq të vjetër dhe ato që kanë mbijetuar janë eroduar në mënyrë të pariparueshme nga kalimi i kohës.

Me pak fjalë, sigurisht midis formimit të planetit dhe shfaqjes së formave të para të jetës të njohura kanë kaluar qindra milion vjet dhe një element i tillë është koherent me hipotezën se shfaqja e jetës në Tokë ka qenë frut i një përzierje tejet të pamundshme koincidencash dhe se janë dashur indra milion vjet provash dhe gabimesh, ndërveprimesh të rastësishme midis molekulash dhe strukturash sipërfaqësore përpara se të arrihej për thjesht rastësi në një diçka në gjendje të vetëreplikohej. Për aq sa dimë, ky pasazh i parë kritik mund të jetë Filtri i madh.

Të përcaktosh me saktësi përqindjen e probabilitetit të një zhvillimi evolutiv të çfarëdoshëm nuk është aspak e thjeshtë, pasi historia e jetës mbi Tokë nuk mund të replikohet. Ajo që mund të bëjmë është vetëm të kërkojmë të individualizojmë tranzicionet evolutive kryesore të domosdoshme për formimin e një qytetërimi teknologjikisht të avancuar.

Kriteri i parë për të individualizuar një kandidat të mundshëm është se është verifikuar një herë të vetme. Fluturimi, shikimi, fotosinteza, deambulimi, janë të gjitha tipare që në Tokë janë zhvilluar në mjaft raste, gjë që i heq nga lista.

Një tregues tjetër i pamundësisë ekstreme të një kalimi evolutiv është fakti se verifikohet shumë pas se tashmë ekzistojnë të gjitha parakushtet. Një vonesë e madhe sugjeron hipotezën se kanë ndodhur kombinime të ndryshme të rastësishme të faktorëve përpara se njëri prej tyre të funksiononte siç duhet.

Ndoshta duhet të mblidhen mjaft ndryshime të pamundura për të përcaktuar një kthesë dhe ngjarje që në mënyrë të veçantë do të ishin të dëmshëm mund të rezultonin në fakt pozitivë të gjithë sëbashku.

Pikërisht për këtë motiv evolucioni i Homo sapiens duke filluar nga paraardhësit tanë hominidë është një kandidat relativisht i dobët, pasi është verifikuar në fakt me shpejtësi nga pikëpamja gjeologjike. Shfaqja e parë e jetës në planet duket në fakt se i kënaq këto dy kritere. Për aq sa dimë, ka ndodhur një herë të vetme dhe mund të duhen qindra milion vjet që të verifikohej edhe një herë se Toka tashmë ishte ftohur sa duhej për të garantuar stabilitetin e një larmie të madhe molekulash organike.

Në një moment të dytë të historisë tonë evolutive, kandidatët e mundshëm ndaj rolit të Filtrit të Madh janë shtuar. Për shembull, janë dashur 1.8 miliard vjet përpara se prokariotët (tipologjia e organizmit njëqelizor më elementar) të transformoheshin në eukariotë (një gjini më komplekse celule në të cilën bërthama ndodhet brenda një membrane).

E njëjta mund të thuhet për shfaqjen e organizmave shumëqelizorë dhe për zhvillimin e riprodhimit seksual. Nëqoftëse Vëllai i Madh është një ngjarje e së kaluarës tonë, gjë që nënkupton se shfaqja e jetës inteligjente në një planet të çfarëdoshëm është një diçka tejet e pangjarë, atëhere rrjedh në mënyrë realiste se jemi qytetërimi i vetëm teknologjikisht i avancuar i galaktikës tonë, në mos i të gjithë universit të vëzgueshëm.

Kozmosi i dukshëm përfshin afërsisht 1022 yje, por universi mund të zgjerohet pafundësisht përtej rajonit që ne mund të vërejmë dhe mund të përmbajë një numër të papërcaktuar yjesh. Sikur të jetë kështu, atëhere është pothuajse e sigurtë se ekzistojnë specie me inteligjencë jashtëtokësore të pafundme, pavarësisht sesa evolucioni i tyre është i pangjarë në një planet të dhënë.

Nga ana tjetër, teoria kozmologjike implikon aksiomën sipas së cilës nga momenti që universi është në ekspansion konstant, çdo krijesë e gjallë jashtë pjesës së vëzhgueshme të tij është dhe do të jetë gjithmonë pashmangshmërisht e palidhur me ne qeniet njerëzore: nuk mund të na bëjë kurrë vizitë, nuk mund të na komunikojë diçka, të shikohet nga e apo nga pasardhësit tanë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëm është më mirë Empty Re: Vetëm është më mirë

Mesazh  Neo 03.06.09 0:29

Modele kolonizimi

Mundësia tjetër është që Filtri i Madh të jetë akoma duke ardhur. Kjo do të thotë se ndonjë faktor tejet i pangjarë i pengon të gjitha qytetërimet e arritura në gjendjen tonë aktuale të zhvillimit teknologjik që të përparojnë deri sa të mund të ndërmarrin një kolonizim hapësinor në shkallë të gjerë.

Për shembull, mund të ndodhë që çdo qytetërim mjaftueshmërisht i avancuar të zbulojë në një pikë të caktuar ndonjë teknologji – ndoshta ndonjë armë jashtëzakonisht të fuqishme – që të përfundojë për t’i shkaktuar zhdukjen.

Do të kthehem shpejt në këtë skenar, por më parë dua të them diçka lidhur me një mundësi tjetër teorike: domethënë faktin që atje tej të ketë shumë jashtëtokësorë, por të fshehur me kujdes nga shikimi ynë. E konsideroj të pabesueshme, pas sikur jashtëtokësorët të ekzistonin, të paktën një specie do të ishte shtrirë tashmë në galaktikën tonë, në mos më tej.

Megjithatë nuk kemi takuar akoma asnjë. Janë propozuar skema të ndryshme kolonizimi të hapësirës nga ana e formave të jetës inteligjente. Mund të kenë dërguar në kozmos “ekuipazhe” për të themeluar koloni në planete të rinj, duke u nisur nga trupat qiellorë të sistemit të tyre diellor përpara se të synonin në destinacione më të largëta.

Por shumë më probabël, sipas mendimit tim, është modeli i kolonizimit nëpërmjet tzë ashtuquajturave sonda të von Neumann, që e marrin emrin nga gjeniu hungarez John von Neumann, midis shpikjeve të shumta matematikore dhe shkencore të tij nderohet futja e konceptit të “ndërtuesit universal” ose makinë vetëreplikuese.

Një sondë e von Neumann është një sondë vetëreplikuese pa ekuipazh, e kontrolluar nga një inteligjencë artificiale dhe e aftë të kryejë udhëtime ndëryjore. Sapo të ulej në një planet (një satelit apo një asteroid) do të gërmonte në kërkim lëndësh të para me të cilat të rikrijojë kopje të vetëvetes, ndoshta duke përdorur forma të përparuara nanoteknologjie. Në skenarin e propozuar nga Frank Tipler në vitin 1981, kopjet do të lëshoheshin kështu në drejtime të ndryshme, duke shkaktuar valë të ndryshme kolonizimi.

Galaktika jonë është e madhe rreth 100000 vite dritë. Sikur një sondë të ishte në gjendje të udhëtonte me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës, të gjithë planetet e galaktikës mund të kolonizohen në harkun e disa milionave njerëzve (duke i garantuar çdo sonde pak kohë në dispozicion në vendin e uljes për të rregulluar infrastrukturën e nevojshme dhe prodhuar sondat bija).

Sikur shpejtësia e udhëtimit të kufizohej në fakt në 1 përqind të shpejtësisë së dritës, kolonizimi do të zgjaste 20 milion vjet. Numri i saktë nuk ka rëndësi, pasi në çdo rast shkalla kohore është jashtëzakonisht e reduktuar respektivisht kohëve astronomike trë evolucionit të formave të jetës inteligjente.

Të ndërtosh një sondë von Neumann sigurisht që është e vështirë, por nuk është as diçka për të cilën duhet të fillojmë të punojmë sot. Më shumë bëhet fjalë për një novatorizëm që mund të futet me ndihmën e ndonjë teknologjie të ardhshme jashtëzakonisht të avancuar. Mund të na duhen shekuj apo deri mijëvjeçarë për të ndërtuar sonda von Neumann, megjithatë do të ishin një hapje mbyllje sysh respektivisht moshës mesatare të jetës së një planeti.

Duke konsideruar që udhëtimet ndërhapësinore qenë thjesht fantashkencë pothuajse gjysmë shekulli më parë, sipas mendimit tim duket të jemi të matur në likuidimin apriori diçka si teknologjikisht jo të praktikueshme, përveç se mos ngjallin kufizime të rënda me karakter fizik.

Veç të tjerash, edhe sikur një qytetërim teknologjikisht i avancuar të ishte në gjendje të përhapej në një galaktikë në një hark kohor relativisht të shkurtër (dhe nga aty edhe në galaktika limitrofe), gjithsesi mund të shikohej lidhur me mundësinë e tij për të bërë një zgjedhje të kësaj natyre. Ndoshta do të preferonte të qëndronte të shtëpi dhe të jetonte në harmoni me natyrën, por konsiderata të ndryshme e bëjnë këtë hipotezë tepër pak të besueshme.

Parasëgjithash, është evidente në rastin e Tokës se format e jetës manifestojnë një tendencë të fortë për t’u përhapur kudo që munden, edhe në brendësi të njëra tjetrës.

Në radhë të dytë, edhe nëqoftëse e marrim në konsideratë në psecifikë specien tonë, do të shikojmë se është e përhapur kudo në planet, bile dhe e ka konsoliduar praninë e saj në hapësirë me investime të mëdha, si në rastin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Në radhë të tretë, nëqoftëse një qytetërim i avancuar ka në dispozicion teknologji relativisht ekonomike të eksplorimit hapësinor, kjo tashmë është një motiv i shkëlqyer për të provuar, sidomos duke parë se është atje jashtë që qëndron pjesa më e madhe e resurseve – tokë, minerale, energji – që hë fakt herët a vonë mungojnë në çdo planet nisjeje. Resurse të tilla mund të shfrytëzohen për të kënaqur nevojat e një popullsie në rritje, për të ndërtuar tempuj gjiganteskë, superkompjuterë apo çdo strukturë tjetër që mund të ketë një vlerë për qytetërimin.

Në radhë të katërt, edhe sikur qytetërimi më i avancuar të zgjidhte joekspansioni me kohë të pacaktuar, kjo nuk do të përbënte diferencë në momentin në të cilin një qytetërim tjetër i çfarëdoshëm të vendoste në fakt që të fillonte një proces kolonizimi.

Mjafton një çakmak për t’i dhënë jetë një zjarri dhe vetëm një popull për të kolonizuar universin. Për të gjitha këto motive, duket e pangjarë që galaktika të duhet që të ketë të bëjë me qenie inteligjente që vullnetarisht qëndrojnë të mbyllur në planetin e tyre të origjinës.

Tani, është edhe e mundur të hipotezohet për skenarë në të cilët universi gëlon nga qytetërime të përparuara çdonjëri prej të cilëve ka zgjedhur që të qëndrojë i fshehur ndaj shikimit tonë. Ndoshta ekziston një sekt sekret formash jetë jashtëtokësore që dinë për ekzistencën tonë, por kanë vendosur të mos futen në kontakt me ne derikur nuk do të jemi të pjekur sa duhet për të qenë pjesë e klubit të tyre.

Ndoshta na vërejnë sikur të ishim kafshë në një kopsht zoologjik. Nuk shikoj sesi mund ta përjashtojmë një mundësi të kësaj natyre, por patjetër preferoj të përqëndrohem mbi ato që më duken përgjigjet më të besueshme ndaj pyetjes së Fermi.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëm është më mirë Empty Re: Vetëm është më mirë

Mesazh  Neo 03.06.09 0:32

Një e ardhme tashmë e shkruar?

Një hipotezë e mëtejshme dhe akoma më shqetësuese është se Filtri i Madh është përfundimisht një tendencë e caktuar destruktive virtualisht e ngulitur në të gjitha qytetërimet teknologjikisht të përparuara.

Gjatë historisë tonë, të gjitha qytetërimet e mëdha të Tokës kanë përfunduar duke u shembur: Perandoria Romake, Majatë e Amerikës Qendrore dhe shumë të tjera.

Megjithatë, gjinia e kolapsit social që mund ta kish vonuar me disa qindra apo mijëra vjet eventualitetin e një kolonizimi hapësinor nuk mjafton për të shpjeguar se pse kolonizimi nuk ka ndodhur kurrë.

Njëmijë vjet janë shumë për një individ të veçantë, por në këtë kontekst janë hiç. Ka mundësi që të ekzistojnë planetë që janë miliarda vjet më të vjetër se Toka. Çdo specie inteligjente e pranishme në to do ta kish pasur të gjithë kohën për ta marrë veten nga cilado qoftë katastrofë sociale apo ekologjike.

Por edhe sikur të kish pësuar njëmijë pengesa, gjithsesi do të kish arritur të na vizitonte qindra milion vjet më parë. Kështu, Filtri i Madh duhet të jetë një ngjarje shumë më dramatike se kolapsi i rastësishëm i një shoqërie: një kataklizëm globale, një katastrofë ekologjike, një kërcënim që rrezikon të asgjësojë në mënyrë permanente dhe të rrënjësishme çdo formë jete inteligjente apo t’i tredhë në mënyrë permanente dhe të rrënjësishme zhvillimin potencial të ardhshëm.

Në rastin tonë, faktorët potencialë të zhdukjes që mund të individualizohen janë shumë: një konflikt bërthamor i luftuar me armë shumë më të fuqishme se këto aktuale (ndoshta rezultat garash të ardhme armatimesh); një superbakter gjenetikisht i inxhinierizuar, një katastrofë mjedisore, rënia e një asteroidi, një atentat terrorist, një superinteligjencë artificiale me synime shkatërrimtare, eksperimente fizike me energji të lartë.

Janë vetëm disa prej rreziqeve të frikshëm dhe, duke parë që shumë prej tyre kanë filluar të profilizohen vetëm në dekadat e fundit, është e arsyeshme të mendohet se ekzistojnë të tjera që nuk i kemi hipotezuar akoma. Vlerësimi i rreziqeve për ekzistencën është një sektor kërkimor jashtëzakonisht i rëndësishëm, megjithëse mjaft i nënvlerësuar.

Por që një rrezik për ekzistencën të mund të përbëjë një Filtër të Madh të besueshëm, ai duhet t’i përkasë një tipologjie kërcënimi virtualisht në gjendje të shkatërrojë çdo qytetërim mjaftueshmërisht të përparuar.

Katastrofat natyrore, për shembull, si impaktet e asteroideve dhe shpërthimet e supervullkaneve janë kandidatë të dobët për rolin e Filtrit të Madh, pasi edhe kur do të arrihej të asgjësohej një numër konsistent popullsish, gjithmonë do të kishte disa që do t’i shpëtonin rrezikut dhe mund të vazhdonin kështu që ta kolonizonin kozmosin.

Në fakt, kandidatët më të mundshëm për rolin e Filtrit të Madh janë ato që rrjedhin nga procesi teknologjik. Nuk është shumë futuriste të imagjinosh një teknologji që vret dhe çdo qytetërim i përparuar është virtualisht në gjendje të ndeshet me një zbulim të kësaj natyre, që pothuajse pashmangshmërisht do ta çonte në katastrofë.

Po ku është atëherë ky Filtër i Madh? Prapa krahëve tanë apo në të ardhmen? Në qoftë se është në të ardhmen tonë, duhet akoma të ndeshemi me të dhe në qoftë se është e vërtetë se praktikisht çdo specie inteligjente është e dënuar që të zhduket përpara se të arrijë të zotërojë teknologjinë e prirë ndaj kolonizimit hapësinor, atëherë duhet të presim që edhe specia jonë të shkojë drejt këtij fati, pasi nuk kemi asnjë motiv për t’u konsideruar më me fat se të tjerët.

Në qoftë se Filtri i Madh është në të nesërmen tonë, duhet të braktisim çdo shpresë për ta kolonizuar galaktikën dhe të preokupohemi më shumë që aventura jonë të mund të përfundojë shpejt apo gjithsesi në mënyrë të parakohshme.

Atëherë më mirë të shpresohet që Filtri i Madh është prapa krahëve tanë. Çfarë ka të bëjë e gjitha kjo me zbulimin e jetës në Mars? Hëm, merrni në konsideratë implikacionet e gjetjes së në Mars (ose në çdo planet të sistemit tonë diellor) në mënyrën sesi ka evoluar jeta në mënyrë të pavarur.

Do të donte të thoshte se shfaqja e jetës nuk është një fakt i pamundur dhe se ka ndodhur dy herë të ndryshme vetëm në sistemin tonë diellor, më siguri që do të jetë përsëritur miliona herë të tjera në të gjithë galaktikën.

Duke qenë kështu gjërat, do të ishte shumë pak probabël që Filtri i Madh të ishte një ngjarje e lidhur me stadet e para të zhvillimit të një planeti dhe kështu që do të duhet ta presim sipas çdo gjase në të ardhmen tonë. Në qoftë se do të zbulonim forma elementare jete në Mars, në tokë apo nën akujt e dy kallotave polare të tij, kjo do të demonstronte se Filtri i Madh është një diçka që futet pas kësaj faze të evolucionit.

Kjo do të na shqetësonte, por megjithatë mund të vazhdojmë të mendojmë që ta vendosim në të kaluarën tonë. Në qoftë se do të zbulonim forma jete më të evoluuara, për shembull të organizmave shumëqelizorë, do të hiqej një fetë e mëtejshme e tranzicioneve evolutive.

Për të mos folur për eventualitetin në të cilin duhet të gjenden fosile me forma jete akoma më komplekse, për shembull të simil-vertebrorëve.

Do të ishte lajmi më i keq i të gjitha kohërave. Megjithatë, shumë, duke e lexuar, do të elektrizoheshin, pasi nuk do t’ia kapnin implikacionet.

Në qoftë se Filtri i Madh nuk është prapa krahëve tanë, është në të ardhmen tonë dhe është një perspektivë e frikshme. Ja pse shpresoj që sondat tona të gjejnë vetëm shkëmbinj të vdekur dhe rëra inerte në Mars, në hënën e Jupiterit, Evropa, dhe kudo që astronomët vihen të kërkojnë.

Sepse kjo do të mbante të gjallë shpresën në të ardhmen e madhe të njerëzimit.

Nick Bostrom është Drejtor i Future of Humanity Institute në Oxford.

Përgatiti: Armin Tirana
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëm është më mirë Empty Re: Vetëm është më mirë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi