EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë

2 posters

Shko poshtë

A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë Empty A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë

Mesazh  Admin 20.05.08 2:38

A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë?

Ne jemi duke u përpjekur për të vënë kontakt me jashtëtokësorët me vite. Tani dita kur përfundimisht mund të kemi sukses po afrohet.

Por, a do të vijnë miqtë tanë jashtëtokësorë në paqe?

Ose a do të dëshirojnë të na hanë ? Astronomi David Whitehose hulumton rreziqet e një takimi të papritur të afërt.Ne jemi duke bërë zbulime të rrezikshme në hapësirë.

Në prill,astronomët gjetën,në fqinjësinë tonë kozmike, një planet të pagëzuar Gliese 581c. Afër një ylli të kuq të mjegulluar, është një botë shkëmbore vetëm pak më e madhe se Toka.

Sikur Toka, ajo mund të përmbajë ujë të lëngshëm.Dhe përshkencëtarët, uji i lëngshëm do të thotë mundësi e jetës. Gliese 581 duhet të jetënjë botë e lashtë, sepse ajo orbiton rreth një ylli që është më i vjetër se dielli ynë.

Pyetja është, a është zhvilluar ndonjë jetë e avancuar në atë planet ose në shumë vende tjera që mund të jenë vendndodhje të përshtatshme, që nuk janë aq larg? Kohëve të fundit astronomët britanikë i thanë Qeverisë britanike se ne do të mund të gjenim jetë në hapësirë.

Kjo është vetëm çështje e kohës, këtë vit ndoshta, para se astronomët të detektojnë një planet madje edhe më të ngjashëm me tokën tonë, që cirkëlon rreth yllit tjetër.

Dhe kur ne të gjejmë këtë planet, mund të zbulojmë më shumë se oqeane të reja dhe masë tokësore.

Astronomët aktivisht kanë kërkuar jetë inteligjente në hapësirë që nga viti 1960, kur Frank Dark filloi projektin Ozma,duke përdorur radio teleskop për të dëgjuar sinjale nga dy yje të afërta të ngjashme me diellin – Dark e dinte se radiovalët udhëtojnë nëpër kozmos më lehtë se valët e dritës. Ai nuk ka dëgjuar asgjë t’iu ketë kthyer prapa.

Që nga atëherë,kërkimet tona janë bërë falë radio teleskopëve më të mëdhenj dhe kompjuterëve më të sofistikuar që kërkojnë për sinjale të zbehta. Por, ne ende nuk kemi sinjale nga (ET)jashtëtokësorët.A do të duhej të dëshironim të kishim sinjale?

Kjo nuk është vetëm çështje për hulumtime astronomike që përshin botëra të largëta dhe pyetje akademike. A mund të jetë që,përtej humnerës së hapësirës, ashtu siç e kishte parashtruar mirë HG Wells, mund të shfaqet ndonjë kërcënim i huaj?

Kjo ngjan vetëm në filmat tmerrues fantastikë shkencorë, apo jo? Mirë,kërcënimi është mjaft real për t’i brengosur mjaft shkencëtarë, të cilët e kanë një argument të thjeshtë, por urgjentisht në rritje: nëse ne nuk dimë çka ka atje,pse qëllimisht transmetojmë porosi në hapësirë, për t’u përpjekur të kontaktojmë këto civilizime për të cilat saktësisht nuk dimë asgjë?

Hulumtuesit janë të pafrenuar.Ata argumentojnë që për shkak të pafundësisë së hapësirës, madje edhe nëse ka 10,000 shoqëri transmetuese të qerdhëzura në yjësinë e Rrugës së Qumështit – ne mund të kërkojmë me miliona yje për ta gjetur vetëm një.

Por,më me qejf sesa vetëm të dëgjojnë, disa dëshirojnë që të shpallin prezencën tonë në kozmos.Në vitin 1974, atëherë i ringritur në sipërfaqe rishtazi radioteleskopi Arecibo në Puerto Rico (i bërë i famshëm në filmin e (James Bond Goldeneye), e ndërroi rolin e saj të zakonshëm prej vetëm të dëgjuarit dhe transmetoi një seri të radiopulseve në drejtim të grumbullimit yjor M13.

Ajo dërgoi 1679 pulse në tërësi, të cilat,kur aranzhohen në formë binare në 23 kolumne dhe 73 reshta, formuan një porosi prej njerëzimit. Kjo është parë si gjest simbolik,duke u treguar njerëzve se Toka ka teknologjinë për të dërguar sinjale matanë galaksisë dhe të pranojmë sinjale gjithashtu.

Por, disa shkencëtarë kundërshtuan. Sir Martin Ryle, astronom mbretëror në at kohë , paralajmëroi se “ndonjë krijesë atje (mund të jetë) keqdashës ose e uritur”.

Tani pas një periudhe të gjatë kur nuk ka transmetime të qëllimshme në hapësirë, një raund i ri do të fillojë dhe shumë janë duke u planifikuar.

Një ekip i udhëhequr nga Alexander Zaitsev tanimë ka transmetuar tutje një sërë të porosive ndëryjore, duke përfshirë transimisione të ilustruara dhe muzikore, nga radioteleskopi në Ukrainë. Një grup tjetër në Brazil, Grupo Independente de Radio Astronomos, pohon të ketë transmetuar gjithashtu.

Disa kompani komerciale gjithashtu kanë lulëzuar, në mesin e tyre Cosmic Connexion, një firmë me bazëafër Cape Canaveral në Floridë.

Faqja e internetit e Cosmic Connexion ju fton të dërgoni atyre (jashtëtokësorëve) e-mail porosia dha ata pastaj do t’i transmetojnë ato pa pagesë në hapësirë “dhe t’ ju njoftojë me jashtëtokësorët”.

Për momentin,megjithatë, kjo është një iniciativë me fuqi të vogël sinjalet e së cilës nuk do të shkojnë larg.

Kompanitë tjera ofrojnë shërbime të njëjta falas që së shpejti do të arrijnë në Online.Shumë shkencëtarë, të frikësuar nga rreziku që mund të jetë fshehur atje, kanë argumentuar kundër kërkimit aktiv të kontaktit me jashtëtokësorët.

Jared Diamond,profesor i biologjisë evolutive dhe fitues i çmimit Pulitzer,thotë: “Ata astronomë që janë duke u përgatitur për t’u dërguar jashtëtokësorëve radio sinjale, janë naivë, madje edhe të rrezikshëm.

”Fakti është se, dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, nuk e dimë se si mund të duken jashtëtokësorët dhe të shpresojmë se ata mund të jenë miqësorë, mjaft të evoluar, të urtë dhe përmbi dhunën, është një supozim mbi të cilin ne mund të rrezikojmë tërë ekzistencën tonë.

Kur unë isha shkencëtar i ri 20 vite më parë në Jodrell Bank, observatorium në Cheshire, unë e pyeta Sir Bernard ll, themeluesin e Jodrell Bank dhe radioastronom pionier,rreth kësaj.

Ai tha se ka menduar shpesh për këtë dhe u përgjigj: “Është një supozim se ata do të jenë miqësorë – një supozim i rrezikshëm.”Dhe mendimi i ll ende jehon sot nga shkencëtarët udhëheqës në këtë fushë.

Fizikani Freeman Dyson, nga Instituti për Studime të Avancuara në Princeton, për dekada ka qenë një nga mendimtarët më të thellë në këtë lloj çështjes.

Ai insiston se ne nuk duhet të supozojmë asgjë për jashtëtokësorët. “Është jo shkencore që ne t’i veshim inteligjencës së largët urtësi dhe gjakftohtësi njëjtë siç është t’u veshim atyre impulse irracionale dhe vrasëse,’tha ai. “Ne duhet të jemi të përgatitur për çdonjërën mundësi.”

Fituesi i çmimit Nobel, biologu George Wald ka qëndrim të njëjtë:ai nuk mund të paramendojë një ankth kur të kemi vendosur komunizmin me një teknologji superiore në hapësirë. Karl Sagan i ndjerë, astronom amerikan i cili vdiq një dekadë më parë, gjithashtu brengosej për të ashtuquajturin “Kontaktin e Parë”.

Ai rekomandonte që ne, fëmijët më të rinj në kozmosin e çuditshëm dhe të pasigurt, duhet të dëgjojmë në qetësi për kohë të gjatë, të mësojmë me durim për universin dhe të shkëmbejmë mendime.

Ai tha se nuk ka gjasa që dy civilizime galaktike do të ndërveprojnë në shkallë të njëjtë. Në çdo konfrontim, njëra gjithmonë do ta dominojë tjetrën.

Astronomi australian, Ronald Bracewell, tani në Stanford University, paralajmëron se llojet tjera do të vënin theksin në dinakëri dhe armatim, sikurse që ne bëjmë, dhe se anijet e jashtëtokësorëve që nisen në drejtim tonin sigurisht do të jenë të armatosura.

Në të vërtetë, evolucioni në tokë,është, siç thonë ata, ..... dhe ngjason se çdo krijesë që ne do të kontaktojmë gjithashtu duhet të ketë pasur ...në shkallët e vet të evolucionit dhe mund të jetë nga pak të pakëndshëm siç jemi ne ose më të këqij.

Paramendoni një predator, ekstremisht agresiv me teknologji superiore.Pra, a do të duhej ne të heshtnim dhe të ndalojmë këto transmisione në hapësirë?

Kur isha shkencëtar i ri i sapoformuar, unë diskutoja këto çështje me (të ndjerin) astronomin me ndikimin Zdenek Kopal, ai më grabiti për krahu dhe tha me një ton të seriozitetit:“ Nëse ndonjëherë do të dëgjonim cingërimën e telefonit nga hapësira, për hir të Zotit mos të përgjigjemi .

Ne duhet të shmangim të tërheqim vëmendjen ka vetja. “Të tjerët e thanë këtë më grafikisht dukethënë se civilizimet që shfaqin ekzistencën e tyre mund të jenë si hominoidët e hershëm që zbresin prej drunjve dhe ftojnë “ tigrin e madh më dhëmbë të prehtë “ eja mace mace....” Por nuk janë të gjithë shkencëtarët e brengosur.

Frank Drake, icili shpiku projektin Ozma dhe i cili gjithashtu qëndron pas Arecibo transmision thotë; “Siç unë mendoja në vitin 1974, kundërshtimet për të dërguar porosi ndëryjore ishin naive dhe nuk çonin peshë.

Argumenti atëherë ishte që njerëzimi bën, dhe bënte, prezencën e vet të njohur nëpërmjet radarëve tonë televizivë dhe ushtarakë, të cilët, në shumë raste,lëshojnë fuqinë e vet rrezatuese në hapësirën ndëryjore.

”Radiovalët prej tokës, prej rrjeteve televizive dhe nga radarët interkontinentalë ushtarakë, derdhen në hapësirë.

Disa besojnë se ato mund të detektohen, por a duhet ne të shkojmë përtej kësaj dhe aktivisht të bëjmë të ditur prezencën tonë në kozmos?

Drake nxjerr në pah se radioteleskopët tonë tokësorë, nëse vendosen në botët e afërta, do të ishin të paaftë t’i detektojnë këto transmetime në distanca përtej disa vjetëve të dritës.

Sidoqoftë, jashtëtokësorët do të jenë shumë më të avancuar, thotë ai, dhe është plotësisht brenda aftësive të teknologjisë së tanishme tokësore për të ndërtuar teleskopë,duke përdorur qasje të renditura, të cilat mund të detektojnë këto transmisione nga distancat e largëta në galaksi.

“Poenta këtu është se Toka e ka bërë të njohur prezencën e saj duke dërguar njëmori porosish.Është shumë vonë – ne e kemi bërë veten të dukshëm,” shtoi ai.

Por shkencëtari dhe autori i fantastikës-shkencore, David Brin mendon se ata që janë përgjegjës për skicimin e politikës për transmisionet nga Toka – gjoja një trup që quhet Unioni Ndërkombëtar Astronomik, i cili do t’i bënë rekomandimet në Kombet e Bashkuara – janë të vetëkënaqur, nëse jo të papërgjegjshëm.

The Independent
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë Empty Re: A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë

Mesazh  Ufo 18.08.11 10:26

Jodie Foster - financon kërkimet e UFO-ve


A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë 17jodi_1708112227_1

Në vitin 1997, Jodie Foster ka interpretuar në një film në të cilin eksperimentohej një program për kërkimin e jashtëtokësorëve.

Dhe tani, 14 vjet më pas është po Jodie Foster, e cila së bashku me 2.557 persona të tjerë kanë marrë përsipër që të financojnë vazhdimin e programit Seti (Searching for ExTraterrëetrial Intelligent Life), pasi shteti i Kalifornisë kishte ndërprerë financimet, për shkak të krizës financiare.

Konkretisht nevojiteshin rreth 2 milion dollarë për të mos lejuar mbylljen definitive të programit.

Në datën 16 gusht, administratorët e Seti-t kanë njoftuar se kanë marrë një shumë prej 223 mijë dollarësh, dhe ndërmjet emrave të donatorëve është edhe ai i aktores Jodie Foster.

Programi është parashikuar të fillojë përsëri në shtator të këtij viti, dhe administratorët shpresojnë edhe në një rinovim të kontratës me Aviacionin ushtarak amerikan.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi