EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Echelon, misteret njerëzore

Shko poshtë

Echelon, misteret njerëzore Empty Echelon, misteret njerëzore

Mesazh  Admin 19.04.09 23:07

Echelon, misteret njerëzore

Prej 40 vjetësh, agjensia më e madhe e inteligjencës e Zelandës së Re, Byroja e Sigurimit të Komunikacioneve Qeveritare (GCSB) ekuivalenti i Agjensisë së Sigurimit Kombëtar (NSA) është ndihmuar nga aleatët e saj perëndimorë për të spiunuar në zonën e Paqësorit, pa u ditur një gjë e tillë publikisht, por pa u ditur as edhe nga postet më të larta të zgjedhëshme të shtetit.

Ajo që NSA nuk mund të dinte është se nga fundi i viteve Tetëdhjetë zyrtarë të ndryshëm të agjensisë vendosën se aktivitetet e tyre qenë shumë sekrete dhe bëheshin prej shumë kohësh, kështu që më lëshuan intervista e më siguruan dokumenta që ilustronin aktivitetet e shërbimeve sekrete neozelandeze.

Më shumë se pesëdhjetë persona që punonin ose kishin punuar me shërbimet dhe në kampe të lidhura me të pranuan që t'i intervistoja. Midis aktiviteteve të përshkruara dhe dokumentacionit të sjellë është bërë e mundur që nga jugu i Paqësorit të hidhet dritë mbi disa projekte të lindura nga aleanca e këtyre agjensive dhe që qenë mbajtur sekret deri më tani.

Nga këta, padyshim që më i rëndësishmi është ECHELON-i. I projektuar dhe administruar nga NSA-ja, sistemi ECHELON është përdorur për të përgjuar e-mail-et, fakset, telekset dhe telefonatat normale që udhëtojnë në rrjetin e telekomunikacionit botëror.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e sistemeve të spiunazhit të zhvilluara gjatë Luftës së Ftohtë, ECHELON-i është projektuar kryesisht për objektiva joushtarake: si qeveri, organizata, agjensi, grupe dhe individë praktikisht në çdo pjesë të botës. Potencialisht i janë nënshtruar survejimit të gjitha komunikimet midis personave midis një shteti dhe tjetrit (por edhe në brendësi të vetë vendit) kudo në botë.

Sigurisht që nuk është gjë e re që agjensitë e inteligjencës i përgjojnë e-mailet dhe mjetet e tjera të komunkimit publik. Ajo që është e re në materialet e dala nga shërbimet sekrete neozelandeze janë të dhënat e sakta se si punon sistemi, cilat janë bazat operative të tij, aftësitë e tij dhe difektet e tij, si dhe shumë detaje të tjera me emra të koduara. ECHELON-i nuk është projektuar për të spiunuar e-mail-in e veçantë të një individi apo një numër faksi të caktuar.

Përkundrazi, sistemi punon punon në mënyrë indiskrete duke kapur sasi të mëdha komunikimesh dhe duke përdorur kompjuterë është më pas në gjendje të nxjerrë mesazhet interesante nga masa e tjerave pa asnjë interes. Është organizuar një zinxhir struturash përgjimi të shpërndara nëpër planet për të monitoruar rrjetin e telekomunikacionit botëror.

Disa struktura kontrollojnë satelitët e komunikimit, të tjera rrjete në tokë dhe të tjera komunikimet me radio. ECHELON-i i lidh sëbashku të gjitha këto struktura, duke u bërë të mundur kështu shteteve që bëjnë pjesë në të që të përgjojnë një sasi të madhe të komunkimeve që kryhen në planet.

Kompjuterët e vendosur në çdo stacion të sistemit ECHELON kërkojnë midis miliona mesazheve të kapura ato që përmbajnë fjalëkyçe të futura më parë. Fjalëkyçet përfshijnë të gjitha emra, vende, subjekte, etj. Që mund të përmbahen në mesazhe "interessante".

Çdo fjalë e çdo mesazhi të kapur kapen automatikisht si në ato raste kur telefoni, e-mail-i apo faksi janë në listën e atyre "për t'u kontrolluar", por edhe në rastet kur vijnë nga çfarëdo përdorues apo natyre mesazhi.

Mijërat e mesazheve simultane lexohen në "kohë-reale" siç u vijnë stacioneve, orë pas ore, ditë pas dite dhe kompjuterët arrijnë të gjejnë "gjilpërën" e zgjedhur nga inteligjenca në "kashtën" e telekomunikacioneve.

DIKUSH PO NA DËGJON

Në brendësi të rrjetit, kompjuterët në stacionet e shpërndara nëpër botë quhen "Fjalorët".

Kompjuterë që mund të kërkojnë nëpërmjet fluksit të komunikacioneve nëpërmjet fjalëkyçeve ekzistonin të paktën qysh nga 1970, por sistemi ECHELON është projektuar nga NSA-ja për të ndërlidhur midis tyre të gjithë këta kompjuterë dhe për t'u mundësuar stacioneve të ndryshme të funksionojnë si komponentë të një sistemi të integruar.

NSA dhe GCSB janë të dyja të lidhura me pesë vende firmatare të Marrëveshjes Strategjike UK-USA, një pakt bashkëpunimi në favor të "Signal Intelligence" të nënshkruar në vitin 1948, ekzistenca e të cilit nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht nga pesë aderuesit.

Tre partnerët e tjerë kanë të gjithë njëlloj emra mjaft të errët si Government Communications Headquarters (GCHQ) në Britaninë e Madhe, Communications Security Establishment (CSE) në Kanada dhe Defense Signals Directorate (DSD) në Australi.

Aleanca lindi nga nga përpjekja bashkëpunuese për të të përgjuar transmetimet me radio gjatë Luftës së Dytë Botërore, formalizuar siç është thënë në vitin 1948 me marrëveshjen UKUSA që ishte thelbësisht i drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik. Pesë agjensitë firmatare të paktit UKUSA janë agjensitë më të mëdha në vendet e tyre.

Me pjesën më të madhe të komunikimeve të biznesit dhe që udhëtojnë nëpërmjet fakseve, e-mail-eve dhe telefonatave është e qartë se resurset më të mëdha u rezervohen këtyre agjensive. Për dhjetëra vjet përpara futjes së sistemit ECHELON, agjensitë e aleancës UKUSA punonin gjithësesi njëra për tjetrën, por secila ishte e vetmuar në përgjimin dhe analizimin e mesazheve në stacionet e tyre.

Me ECHELON, kompjuterët e quajtur "fjalorë", përmbajnë jo vetëm fjalëkyçe të futura nga agjensia e vet, por edhe ato të futura nga katër agjensitë e tjera. Për shembull, në Zelandën e Re, në stacionin e përgjimit satelitor të Vahopait (Në Ishullin e Jugut), kompjuterët kanë lista të ndryshme kërkimi për NSA-në, GCHQ-në, DSD-në dhe CSE-në në shtesë të të sajave.

Atje ku "fjalori" has një mesazh që përmban një nga fjalëkyçet e futura nga agjensitë, ai e kap dhe e dërgon automatikisht në selinë qëndrore të agjensisë kompetente. Askush në Zelandën e Re nuk i njeh informacionet e grumbulluara nha stacionet në Zelandën e Re për agjensitë aleate.

Kështu stacionet e aleatëve të vegjël të aleancës UKUSA funksionojnë për NSA-në sikur të qenë bazat e saj jashtë territorit amerikan. Komponenti i parë i rrjetit ECHELON është i përbërë nga stacione specifikisht të orientuara në satelitë komunikimesh ndërkombëtare (Intelsate) të përdorur nga kompanitë telefonike të shume vendeve.

Një unazë e formuar nga këta satelitë është e pozicionuar në orbitë stacionare përrteh botës (në lartësinë e ekuatorit), secili prej këtyre staelitëve shërben si transmetues për dhjetëra mijërat e telefonatave, fakseve dhe e-mail-eve simultane. Pesë stacione UKUSA janë përgatitur për të përgjuar komunikimet e transmetuara nga satelitët Intelsat.

Antenat parabolike, përkrah ndërtesave të kalkulimit shënjestrojnë satelitët Intelsat mbi Atlantik, Evropë dhe duke lëvizur antenat drejt horizontit edhe mbi Oqeanin Indian.

Një stacion i NSA-së në Shugër Grov, pozicionuar 250 kilometra në juglindje të Uashington DC, në malet e Virxhinias perëndimore mbulon transmetimet atlantike të Intelsatëve drejt Amerikës Veriore dhe Jugore.

Një stacion tjetër në shtetin e Uashingtonit (verilidnje e Shteteve të Bashkuara), 200 kilometra në juglindje të Siatëllit, në brendësi të një baze ushtarake, Jakima Fajring Sentër. Parabolat e saj staelitore janë të shënjestruara mbi Intelsatet e Paqësorit drejt Lindjes. Ajo që nuk përgjohet në Jakima arrin në Zelandën e Re dhe në Australi.

Pozicioni i tyre në Paqësorin e Jugut garanton mbulesën globale të përgjimeve. Zelanda e Re me stacionin e Vahopait dhe Australia me atë të Geraldtonit në Australinë Perëndimore (që shënjestron mbi Intelsatet e Oqeanit Paqësor dhe mbi ato të Oqeanit Indian).

Secili prej të pesë stacioneve ku janë "fjalorët" zotëron një emër të koduar që e dallon nga të tjerët në rrjet. Për shembull, stacioni i Jakimës, pozicionuar në një vend të shkretë midis Sedëll Mauntins dhe Retëllsneiks Hill, ka emrin e koduar "COËBOY Dictionary", ndërsa stacioni Vahopait ka atë të "FLINTLOCK Dictionary".

Këta emra të koduar janë të regjistruar në fillim të çdo mesazhi të përgjuar përpara se të shpërndahet nëpërmjet rrjetit të ECHELON-it dhe i lejon kështu analizatorit të individualizojë menjëherë se cili stacion e ka kryer përgjimin.

Personeli i shërbimeve neozelandeze ka qenë ngushtësisht i lidhur me punë e bazës së NSA-së së Jakimës deri më 1981, kur NSA-ja shtyn GCSB-në që të kontriibuojë në një projekt që kishte si objektiv sistemin e komunikimit të përfaqësive diplomatike japoneze. Deri më atëhere, të pesta agjensitë e marrëveshjes UKUSA, kanë qenë përgjegjëse pse kanë monitoruar komunikimet diplomatike japoneze nga bazat e tyre të shpërndara në të gjithë botën.

Deri në integrimin e Zelandës së Re në ECHELON, ndodhur në vitin 1989 me hapjen e stacionit të Vahopait, kuota e saj e komunikimeve japoneze përgjohej në Jakima dhe dërgohej krudo në selinë qëndrore të GCSB-së në Uelington për deshifrimin, përkthimin dhe kodifikimin në formatin UKUSA (programet e deshifrimit qenë siguruar nga NSA).
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon, misteret njerëzore Empty Re: Echelon, misteret njerëzore

Mesazh  Admin 19.04.09 23:07

"KOMUNIKIM" NËPËRMJET SATELITËVE

Komponenti i mëtejshëm i sistemit ECHELON përgjon një seri komunikimesh satelitare jo të përcjella nga sistemi Intelsat. Në shtesë të pesë stacioneve UKUSA që kanë si objektiv satelitët Intelsat ekzistojnë të paktën pesë stacione të tjera që survejojnë satelitët për komunikime ruse dhe sistemeve të tjera të komunikimit rajonal.

Këto stacione janë në Menuidh Hill në veri të Anglisë; Shoal Bei, afër Darvinit në Australinë veriore (që shënjestron mbi satelitët indonezianë); Litrimit, në jug të Otavës në Kanada (që duket se ndjek satelitët latinoamerikanë); Bad Aiblingut në Gjermani dhe Misavës në veri të Japonisë.

Një tërësi strukturash që monitoron drejtpërsëdrejti komunikimet me rrugë tokësore është elementi final i sistemit ECHELON. Përveç komunikimeve të tjera radio e satelitore, tjetër metodë e madhe për të transmetuar sasi të mëdha komunkimesh (publike, biznesi, qeveritare e cfarëdo tjetër) është e përbërë nga një kombinim kavosh nënujore, që kalojnë nën oqeanet, dhe rrjetet me mikrovalë në tokë.

Kavo të rënda, të mbështetura në fundet detare midis shteteve të ndryshme, bëhen transportueset e pjesës më të madhe të komunkimeve ndërkombëtare botërore. Pasi dalin nga uji dhe arrijnë në bazdet tokësore të rrjetit me mikrovalë janë shumë vulnerabël ndaj përgjimeve. Rrjetet me mikrovalë përbëhen nga një rrjet shtyllash antenash që transmetojnë mesazhe nga maja e një kodrine në një tjetër për të gjithë vendin.

Këta rrjete përziejnë sasi të mëdha komunikimi në të gjithë vendin. Përgjimi i këtyre mundësive të aksesit ndaj komunikimeve ndërkombëtare nënujore (njëherazi që këto dalin në sipërfaqe) dhe atyre nëpërmjet kontinenteve. Janë natyrisht edhe një shënjestër e natyrëshme për përgjime në shkallë të gjerë të komunikimeve klasike kombëtare midis personave.

Duke parë se strukturat për përgjimet satelitore kërkojnë përdorimin e antenave parabolike shumë të mëdha që është vështirë të mbahen të fshehura për një kohë të gjatë, mund të themi se kemi një kuadër arësyeshmërisht të mirëdokumentuar të kësaj rrjete stacionesh përgjimi.

Por e gjitha kjo që shërben për të kontrolluar rrjetin e komunkimeve në rrugë tokësore është një ndërtesë e vendosur në rrugën e mikrovalëve ose një kavo e fshehur që shkon nga rrjeti i zakonshëm i telekomunikacioneve në ndonjë ndërtesë "anonime". Edhe pse e gjitha kjo tingëllon teknikisht si shumë e vështirë për t'u realizuar, ndodhin edhe përgjime të mikrovalëve nga ana e satelitëve spiunë amerikanë.

Rrjeti botëror o përgjimeve të këtij lloji është megjithatë shumë pak i dokumentuar dhe duke parë që GCSB-ja neozelandeze nuk merrte pjesë në këtë tip përgjimesh, burimet e mia në brendësi të agjensisë nuk kanë mundur të më ndihmojnë më tej në grumbullimin e informacioneve.

ASGJË NUK ËSHTË E SIGURTË NË NJË MIKROVALË

Në një dokument të Spaiuërlldit të vitit 1994, shkruar sëbashku me një Majk Frost, ish anëtar të agjensisë UKUSA kanadeze, jepej një ide e parë e mënyrës sesi kryheshin shumë prej përgjimeve të komunikimeve që udhëtojnë mbi mikrovalë jashtë vendit. Përshkruan sesi në ambasadat e vendeve firmatare të marrëveshjes UKUSA transportohen nëpërmjet "valixheve diplomatike" marrës të sofistikuar dhe procesorë mikrovalësh që përdoren për të monitoruar komunikimet në kryeqytetet e huaja.

Duke parë në pjesën dërrmuese të vendeve rrjeti më mikrovalë konvergon në kryeqytete, ndërtesat e ambasadave bëhen një vend ideal për të kryer këtë operacion. Të mbrojtura nga privilegjet diplomatike, mundësojnë që të spiunohet pikërisht nga zemra e vendit shënjestër.

Ambasadat kanadeze janë kërkuar edhe ato që të marrin pjesë në këtë punë nga NSA për të mbuluar vrimat e lëna zbuluar nga përfaqësitë angleze e amerikane. Operacioni ishte akoma në zhvillim të plotë në vitin 1990 kur Frosti u largua nga CSE. Burime të tjera kanë zbuluar edhe se DSD-ja australiane ishte e implikuar në në këtë historinë e ambasadave.

Në territorin e pesë vendeve të UKUSA përgjimet e komunikimeve me kavo bëhen nga struktura të veçanta të shërbimeve sekrete. Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë gjeografikisht të pozicionuara mirë që të mund të përgjojnë pjesan më të madhe të komunikimeve që kalojnë territorin e tyre.

Dëshmia e vetme publike e sistemit të "Fjalorëve" është bërë në marrëdhënie në një prej këtyre strukturave "kombëtare", menaxhuar nga GCHQ-ja në qendër të Londrës.

Më 1991 një ish zyrtar i GCHQ-së dha një intervistë anonime në programin e televizionit të Granadës "Ëorld in Action" mbi abuzimet e pushtetit të kryera nga agjensia e tij. gjatë programit foli për një ndërtesë anonime me tulla të kuqe të ndodhur në numrin 8 të Palmer Stritit nga ku në mënyrë sekrete GCHQ-ja përgjonte çdo teleks që kalonte, nisej, arrinte apo përshkonte Londrën, duke i futur më pas në kompjuterë të fuqishëm me softuerë të quajtur "fjalorë".

Operacioni, ka shpjeguar, ishte i mbikëqyrur me vëmendje nga personel i veçantë i British Telekomit: "Por e gjitha kjo nuk ka të bëjë aspak me sigurinë kombëtare. E gjitha kjo nuk është legale. Nuk është legale të kapësh e të analizosh çdo teleks të veçantë dhe ata i analizonin të gjitha, ato të ambasadave, të botës së biznesit, por edhe ato me urimet e ditëlindjeve. I përgjonjnë të tëra dhe i vendosin në "fjalorë"".

Ajo që në dokumentar nuk thuhet është se sistemi i "fjalorëve" nuk është një ekskluzivitet britanik, por është operuese në të pesta vendet e UKUSA. Në mënyrë të ngjashme kërkuesi anglez Dankën Kempbell ka përeshkruar se si nga stacioni amerikan i Menuidh Hillit në Britaninë e Madhe NSA u fut drejtpërsëdrejti në brendësi të rrjetit me mikrovalë të British Telekomit, që aktualisht është i konceptuar në mënyrë që nyjet e ndryshme të rrjetit konvergojnë drejt një transmetuesi të izoluar të lidhur me stacionin nëpërmjet kavosh nëntokësore.

Stacioni NSA i Menuidh Hillit me 22 terminale satelitore dhe rreth dy hektarë të zënë nga ndërtesa është padyshim stacioni më i fuqishëm dhe më i madh i stacioneve të rrjetit UKUSA.

I ndodhur në Anglinë veriore, mijëra kilometra larg Gjirit Persik, është nderuar më 1991 si "Stacioni i vitit" nga NSA për rolin e zhvilluar gjatë Luftës së Gjirit. Menuidh Hill ka siguruar asistencë në përgjimet me mikrovalë. Ashtu siç ka shërbyer si bazë tokësore për satelitët spiunë amerikanë, të cilët përgjonin linjët me mikrovalë, por edhe radiot ushtarakë dhe radiotelefonat.

Baza të tjera mbështetëse të rrjetit global të spiunazhit janë baza shumë sekrete e Pain Gapit, menaxhuar nga CIA, në lokalitetin Elis Springs në pjesën qëndrore të Australisë, dhe ajo e Bad Aiblingut në Gjermani. Nga të gjitha këto stacione operuese në mënyra të ndryshme, rrjeti ECHELON fute në brendësi të rrjetit të telekomunikacioneve botërore. Midis këtyre futen stacione të tjera që përgjojnë komunikimet radio në largësi të mëdha, që kanë edhe ato "fjalorët" e tyre të lidhur në sistemin.

Në vitet e parë të nëntëdhjetës lëvizja që ka luftuar për mbylljen e bazës së Menuidh Hillit ka siguruar një sasi të mëdha dokumentash nga brenda stacionit. Midis këtyre letrave qenë dhe referimet ndaj një sistemi kompjuterësh të NSA-së të quajtur "Platform". Integrimi i të gjithë rrjetit të stacioneve të stacioneve UKUSA në ECHELON ka mundësi të jetë realizuar me futjen e këtij sistemi në fillim të viteve Tetëdhjetë.

Xhejms Bemford shkruajti në atë kohë për një rrjet botëror kompjuterësh të NSA-së "emri i koduar Platform" që lidhte sëbashku 52 sisteme kompjuterësh të shpërndara në pika të ndryshme të botës. Pikë kryesore e këtij rrjeti të fuqishëm do të jishte selia qëndrore e NSA-së në Fort Mide. Midis agjensive të përfshira në projektin "Platform" ishte edhe agjensia e SIGINT-it [Signal Intelligence] britanik, GCHQ-ja.

DUKE KËRKUAR NË FJALOR

Kompjuterët e quajtur "fjalorë" janë të lidhur nëpërmjet linjave të komunikimit mjaft të kriptuara UKUSA që lidhin sëbashku databeizet e selive qëndrore të pesë agjensive. Në këto databeize përfundojnë të gjitha mesazhet e përzgjedhura përditë nga "fjalorë".

Çdo mëngjez analistët, me të gjithë indoktrinimin special të tyre, ndezin kompjuterët e tyre në Uashington, Otava, Kanberra, Uelington e Çeltenham dhe hyjnë në sistemin e "fjalorëve". Pasi kanë kryer rutinën e fjalëkyçeve dhe kontrolleve përfundojnë në kartelë me listën e tipeve të ndryshme të përgjimit disponibël në databeiz, secili me kodin e tij prej katër numrash.

Për shembull, 1911 është për komunikime diplomatike japoneze nga Amerika Latine (mbledhur nga CSE-ja kanadeze), 3848 qëndron për komunkime politike nga dhe për Nigeri, dhe 8182 i përket çfarëdo mesazhi që ka të bëjë me teknologjitë e kriptografisë.

Zgjedhin kategorinë e ndarë me subjekte, shikojnë rezultatin e kërkimit të tyre, domethënë sa mesazhe që përmbajnë këtë subjekt janë kapur nga rrjeti i ECHELON-it dhe kështu fillon një ditë e re pune.

Analistët shfletojnë fakse, mesazhe e-mail, etj. Dhe kur një kesazh duket interesant, e seleksionojnë nga pjesa tjetër e listës. Nëqoftëse nuk është në anglisht, mesazhi përkthehet e shkruhet në formatin standard të kodifikuar të inteligjencës UKUSA.

KONTROLLI I INFORMACIONEVE

Për të kontrolluar me kujdes atë çfarë kërkohet dhe kush mund të ketë akses ndaj këtyre informacioneve është organizuar një sistem mjaft i sofistikuar [i ngjashëm me funksionet më të avancuara të motorëve modernë kërkues].

Kjo është zemra e ECHELON-it dhe punon në këtë mënyrë: Terminalet e "fjalorëve" nuk kanë thjesht listën e gjatë të fjalëkyçeve për të bërë kërkimin, as edhe të gjitha informacionet shkojnë në një databeiz të vetëm që agjensitë të mund t'i konsultojnë sipas qejfit të tyre. Gjithçka është shumë e kontrolluar.

Treguesit e kërkimit janë të ndarë në të njëjtat kategori të kodit katërshifror. Çdo agjensi i vendos kategoritë e saj në mënyrë të pajtueshme me përgjegjësitë e veta në brendësi të rrjetit. Për GCSB-në kjo nënkupton kontrollin e komunikacioneve të zonës së paqësorit jugor, të ambasadave japoneze, të aktiviteteve ruse në Antarktidë e kështu me rradhë.

Agjensitë më pas punojnë nga 10 deri në 50 fjalëkyçe që kanë futur në çdo kategori. Fjalëkyçet përfshijnë emra personash, anijesh, organizatash, emra vendesh e argumentash.

Kjo përfshin numra teleksesh e faksesh, adresash poste elektronike etj. të gjitha subjekte shënjestra të ECHELON-it. Këta emra, numra apo adresa janë zakonisht pjesë në mesazhin e shkruar dhe kështu që është mjaft e thjeshtë për kompjuterët "fjalorë" t'i njohin e t'i arkivojnë.

Agjensitë specifikojnë edhe kombinime fjalëkyçesh për të ndihmuar të zbulohen komunikimet interesantë. Për shembull, mund të kërkojnë komunikime që përmbajnë fjalët "Santiago" e "aid" ose për komunikime që përmbajnë fjalën "Santiago", por jo "consul" (kështu që mund të hiqet lehtësisht masa e komunikimeve konsullore rutinë).

Të gjitha këto lloj kombinime fjalësh e numrash, të ndarë në kategori të veçanta, janë zemra e "fjalorëve". (Në çdo agjensi disa elementë të stafit, të quajtur Dictionary Managers, azhornojnë listat e fjalëkyçeve për agjenisnë e vet). Krejt sistemi i shpikur nga NSA është adoptuar krejtësisht nga agjensitë e tjera. Kompjuterët "fjalorë" kërkojnë midis të gjitha mesazheve në hyrje për secilën nga fjalëkyçet e futura nga agjensitë.

Në të njëjtën kohë kompjuterët nënvizojnë automatikisht të dhëna teknike si data, orare e vende të kapjes së mesazhiy, kështu që analisti në çfarëdo agjensie qoftë mund të dijë nga vjen dhe i kujt është mesazhi. Pastaj kompjuteri shkruan katër shifrat e kodit (në bazë të fjalëkyçeve të ndodhura në mesazh) në fund të tekstit. Kjo është shumë e rëndësishme. Do të lejojë më pas të katalogohen të gjitha sëbashku në databeizin e agjensisë destinatare dhe për t'i gjetur më pas me mjaft lehtësi.

Më vonë, kur analistët kërkojnë një kategori, gjithçka do të rezultojë jashtëzakonisht e thjeshtëzuar dhe databeizi mund t'i gjejë të gjitha mesazhet e arkivuara dhe shënuara më parë me këtë kod. Ky sistem zbulohet veçanërisht efikas për kushtet e veçanta të administrimit të rrjetit të ECHELON-it.

Në fakt çdo agjensi nuk ka akses në të gjithë databeizin, por ka vetëm kodet e veta katërshifrore. Për shembull edhe pse puna e GCSB-së i drejtohet sidomos aleancës UKUSA, Zelanda e Re nuk ka akses në krejt rrjetin ECHELON. Aksesi që ka është rreptësisht i kontrolluar.

Një zyrtar i shërbimeve sekrete neozelandeze ka shpjeguar se: "Agjensitë mund të kërkojnë nëpërmjet kodeve të veta edhe në "fjalorë" të tjerë. Më të vështira për t'u trajtuar janë ata amerikanë. ... [Ekzistojnë] shumë nivele nëpërmjet të cilave të kalosh, përveçse mos qoftë edhe interesi i tyre, në këtë rast e bëjnë për ty".

Është vetëm një agjensi, që për shkak të rolit dhe rëndësisë së saj në brendësi të aleancës, ka akses në të gjithë potencialitetin e ECHELON-it dhe është ajo që e ka instaluar. [NSA] Për çfarë përdoret sistemi? Kushdo që ka dëgjuar "debatet" zyrtare mund të ketë menduar se qysh nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, objektivat kyçe të kësaj makine të jashtëzakonëshme spinuazhi UKUSA duhej të ishin terrorizmi, proliferimi i armatimeve dhe spiunazhi ekonomik.

Është përhapur edhe ideja se spiunazhi ekonomik është bërë veçanërisht shumë i rëndësishëm, se është kujdesur shumë nga agjensitë e inteligjencës për të ruajtur buxhetet e tyre edhe pas Luftës së Ftohtë. Ajo për këdo që merret me spiunazh është konsideruar tashmë një e dhënë faktike. Sidoqoftë unë nuk kam siguruar prova që të konfirmojnë se cilët janë tani objektivat kryesore të strukturave si NSA.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon, misteret njerëzore Empty Re: Echelon, misteret njerëzore

Mesazh  Admin 19.04.09 23:07

SPIUNAZH MË I SHPEJTË, POR I NJËJTI MISION

Një histori krehjtësisht e ndryshme është ajo që del kur shqyrton më vëmendje punë e zhvilluar nga shërbimet neozelandeze për aleancën UKUSA dhe nga përshkrimi i detajuar i raporteve të marra nga drejtimi i katër agjensive të tjera çdo javë. Ka shumë material antiterrorizmi dhe ka shumë material edhe mbi spiunazhin ekonomik.

Është për t'i vërjetur një monitorim intensiv i të gjitha vendeve që marrin pjesë në GATT. Por në thelb, prioritetet më të mëdha në brendësi të aleancës vazhdojnë të jenë spiunazhi politik e ushtarak i prirur të mbështesë interesat e tyre në botë. dalla dettagliata descrizione dei rapporti ricevuti dalla direzione delle altre quattro agenzie ogni settimana. Çdo njeri dhe çdo gjë mund të bëhet një shënjestër.

Me këtë strukturë, kaq të fuqishme dhe kaq sekrete, gjithçka mund të jetë e mundur. Për shembull në qershor 1992, një grup "agjentësh operativë të nivelit të lartë" të GCHQ-së britanike biseduan me "London Observer", duke deklaruar: "E njdjemë se nuk mund të qëndrojmë më në heshtje për atë që ka të bëjë me keqveprimet dhe shtrembërimet e strukturës në të cilën punojmë".

Ata sillnin si shembull faktin se GCHQ-ja përgjonte rregullisht tri organizata humanitare, midis të cilave Amnesty International dhe Christian Aid. Siç e paraqitën agjentët për Observer-in: "GCHQ-ja është e gatëshme në çdo moment të futet në komunikimet e tyre për kontrolle rutinë". Në rastin e futjes në biseda telefonike procedura quhet Mantis, ndërsa me teleksët procedura quhet Meiflai.

Duke i rënë njërit prej kodeve lidhur me ndihmat për Botën e Tretë, sistemi është në gjendje të rendisë teleksët e përgjuara të të trija organizatave. "Pastaj është e mundur për ne të fusim fjalë të reja që bëjnë të mundur të kapim të gjitha telekset në të cilat shfaqen këto fjalë. Mund dhe të lexojmë një numër të paracaktuar karakteresh nga çdo anë e fjalëkyçit". Pa thirrur me emrin aktual, është evidente se ky është një përshkrim e detajuar dhe i saktë i mënyrës sesi punojnë "fjalorët" në rrjetin ECHELON.

Ajo që nuk nxirrej ishte se bëhej fjalë për një sistem të shtrirë në pesë vendet e UKUSA-s. Struktura e ECHELON-it mundëson që përgjimet e këtyre organizatave të mund të bëhen në çfarëdo pike të rrjetit, në çdo stacion ku GCHQ-ja ka kërkuar që kodi katërshifror që u përket ndihmave të Botës së Tretë të përdorej.

Është për t'u nënvizuar se ajo për të cilën kanë folur zyrtarët e GCHQ-së është se sistemi përdorej për biseda normale telefonike. Në Zelandë të Re, ECHELON-i impenjohet vetëm për të përgjuar komunikime të shkruara: fakse, e-mail, teleks, siç e pohuan agjentët e intervistuar, arësyeja i detyrohet faksit që shërbimet neozelandeze nuk disponojnë personel të përshtatëshëm për të analizuar sasitë e mëdha të bisedave telefonike.

Në përshkrimin e bërë nga Majk Frost të sistemit të përgjimeve nëpërmjet amabasadave kanadeze nëpër botë gjendet përshkrimi i përdorur nga NSA, i quajtur Oratorí, që mund të "dëgjojë" dhe të individualizojë bisedat telefonike kur shqiptohet fjalëkyçi. Ashtu siç ne arrijmë të individualizojmë fjalët në tone dhe thekse të ndryshme kur i ndeshim, në të njëjtën mënyrë, sipas Frostit, mund ta bëjnë këta kompjuterë.

Telefonatat në të cilat shqiptohet një fjalëkyç nxirren automatikisht nga masa e të tjerave dhe regjistrohen në mënyrë dixhitale në shirita magnetikë për t'ju nënshtruar shqyrtimit të analistëve në selitë qëndrore.

Sidoqoftë, si për sasinë e madhe të komunikimeve vokale, ashtu dhe për vështirësi teknike, por edhe për burimet e mia, nuk mund ta konfirmoj ekzistencën e këtij kapaciteti.

Por kur ose nëqoftëse kjo do të jetë e mundur apo e përsosur, implikimet do të jenë të pafundëme, kjo do të nënkuptonte se agjensitë UKUSA mund të përdorin makina për të kërkuar nëpërmjet thirrjeve vokale ndërkombëtare, ashtu siç bëjnë për ato të shkruara. Nëqoftëse këto pajime tashmë ekzistojnë për përdorim nëpër ambasada, ka mundësi të përdoren edhe në të gjitha stacionet e ECHELON-it.

Por është për t'u verifikuar se në çfarë përqindjeje bisedat telefonike janë objektiv i përgjimeve në stacionet e agjensive të tjera [përveç asaj të Zelandës së Re]. Pretë më të lehta për ECHELON-in janë personat, organizatat apo qeveritë që nuk përdorin sistemi kriptografike.

Për shembull në zonën neozelandeze kjo godet dhe i bën veçanërisht vulnerabël vendet e vogla të zonës së Paqësorit që nuk përdorin asnjë lloj kodi për komunikimet strategjike qeveritare (të gjitha këto komunikime të fqinjëve të Zelandës së Re, "jo të mbrojtura", arrijnë në zyrat e agjensive UKUSA).

Një koment i fundit. Të gjithë gazetarët, komentatorët dhe burimet e "mirëinformuara" pohojnë se inteligjenca amerikane e ka braktisur la Nuova në gjysmën e viteve Tetëdhjetë.

Kjo është krejtësisht fallso. Puna e inteligjencës dhënë agjensisë neozelandeze nuk ka reshtur kurrë, bile duhet nënvizuar se gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur një integrim më të madh të Zelandës së Re në sistemin USA. Praktikisht gjithçka në pajimin që përdoret nga GCSB-ja, nga manualet, në modus operandi, tek kodet e gjithçka tjetër furnizohet krejtësisht nga aleatët e UKUSA-s (prakitikisht kjo do të thotë nga NSA). I njëjti diskutim vlen edhe për agjensitë kanadeze dhe australiane. Ajo që kryesisht i mbron këto agjensi nga ndryshimi është shkalla e sekretit të tyre.

Ditën që libri im doli nëpër librari, pa asnjë publicitet paraprak, ka ndodhur një mbledhje që ka zgjatur gjithë ditën e burokratëve të agjensisë së inteligjencës në Departamentin e Kryeministrit për të gjetur mënyrën sesi të ndalohej përhapja dhe qarkullimi i librit. Për të konkluduar më pas se kostot politike do të ishin shumë të larta. Është e lehtë të kuptohet se përse qenë kaq të shqetësuar.

Për shkak të kërkimit tim, qeveria ka refuzuar të bëjë çfarëdolloj komenti dhe zyrtarisht u është përgjigjur me refuzime kërkesave për të njohur aktivitetet e shërbimeve të spiunazhit. Me atmosferën e zakonëshme të sekretit dhe blindaturës totale që i rrethon këto agjensi është e e vështirë për qytetarët që të kuptojnë se cilat janë faktet, cilat spekullimet dhe cilat paranoja.

Por në zbulimin e rolit të Zelandës së Re në brendësi të agjensisë së drejtuar nga NSA-ja, objektivi im ka qenë edhe ai që të jepja sa më shumë detaje lidhur me operacionet, sistemet teknologjike, punë individuale të përditëshme të anëtarëve të veçantë të stafit, si dhe individualizmi i dhomave të zëna për këtë operacion në brendësi të godinave të agjensisë, në mënyrë që lexuesit të mund të kuptonin vërtetësinë e fakteve.

Ajo që shpresoj është që informacionet e dala nga personeli i agjensisë neozelandeze të inteligjencës për marrëdhënien/aleancën UKUSA dhe sistemin ECHELON ka qenë e dobishme, sepse është një ndryshim.

Marrë nga "Covert Action"
Niki Hager
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon, misteret njerëzore Empty Re: Echelon, misteret njerëzore

Mesazh  Admin 20.04.09 0:12

Echelon, ishulli që dëgjonte botën

Shkëmbi i ankoruar në abis del nga uji si zhgualli i një breshke. Ascension, qendër ideale e Atlantikut, 2000 kilometra në lindje të Brazilit

Echelon, ishulli që dëgjonte botën

Vendi është një parajsë. Ishulli është magmë. Bazalt dhe kuarc. Gryka e vullkanit hapet në qendër të Atlantikut, midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

"Mbretëria e total control. Vendi ku ankthi bëhet realitet. Është këtu që duhet të vish nëqoftëse nuk do të besosh atë që të tregojnë në televizion".

Simon Norfolk, vitlindja 1963, i lindur në lagos të Nigerisë, por i rritur në Angli, me profesion fotograf, kishte vendosur që të zbulonte domethënien e fshehtë të shprehjeve si "identitet dixhital" dhe "informacione sensitive". Për ta bërë një gjë të tillë ka ardhur këtu.

Në Ishullin Ascension. "Kanë ardhur me një prej avionëve Tristar që nisen nga aeroporti ushtarak Brize Norton, në Oxfordshire, ata që ndalojnë tranzit në ishull në udhëtimin e tyre drejt Ishujve Falkland. Më interesonte të dija më shumë lidhur me temën e së ardhmes: luftën midis privatllëkut dhe sigurisë. Jam nisur duke pasur në kokë leximet e gazetarëve më të mëdhenj investiguese që kanë shkruar për spiunazhin elektronik: James Bamford dhe Nicky Hager".

Ishulli Ascension: një shkëmb në oqean. Një copë tokë, re prej avulli të rrallë në horizont dhe e gjelbra e fortë e bimësisë. Këtu ngjyrat nuk janë kristalet e lëngshëm të një loje virtuale dhe këtu nuk jemi në Lost. Por mund të jetë vendi i përmbysjes, ku çdo zbulim më fin i erës mediatike demokratike - nga faksi tek rrjeti nga Gsm tek Gps, deri tek Umts - mund të bëhet instrument kontrolli.

Pikërisht.

Ju kujtohet Echelon, rrjeti informatik më i mrekullueshëm i aftë të filtrojë çdo komunikacion elektronik? Burime gazetareske kanë folur boll për të qysh nga viti 1998: ishte folur për 120 satelitë spiunë në orbitë dhe ishte botuar një listë gjysëmzyrtare e 11 stacioneve tokësore të orientuara në gjendje që të spiunonin objektiva ushtarakë, tregtarë dhe civilë.

Pikërisht.

Ishulli Ascension është një prej vendeve të rrjetit, por jashtë listës zyrtare dhe të njohur. Baza menaxhohet nga njerëzit e GCHQ-së - shërbimit sekret britanik që merret me spiunazhin elektronik - dhe nga një grusht agjentësh të NSA-së amerikane, agjencisë më të fuqishme të inteligjencës në botë. Qysh nga kohërat e rrëfimeve të para lidhur me rrjetin gjithçka ka ndryshuar, por kemi zgjedhur të nisemi nga këtu, nga udhëtimi fotografik i Norfolk dhe nga ky shkëmb anonim në mes të oqeanit, për të zbuluar sesi ka evoluar teknologjia e syrit elektronik. Për të zbuluar se çfarë ka mbetur nga Echelon dhe për të parë se deri ku frika mund të shtyjë që të shkelen kufijtë e demokracisë.

Një hap prapa.

Në të vërtetë që nga fundi i viteve Nëntëdhjetë, kur Nicky Hager, një gazetar neozelandez, dhe Duncan Campbell, një koleg anglez, filluan të flasin për një rrjet aq kapilar sa të gjeneronin paranojë. Sipas thënieve të tyre, sistemi Echelon (origjina e emrit mbetet kontradiktore, në anglisht do të thotë "skalion"), në të cilin kanë akses vendet anëtare të aleancës së inteligjencës që qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore ka bashkuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, por edhe Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, është një sistem i pagabueshëm.

Një sy global, i cili nëpërmjet softeve të sofistikuara të analizës, është në gjendje të përcjellë në vëmendje të shërbimeve të gjitha komunikacionet në të cilat gjendet një prej "fjalëve kyçe" të vendosura në gjiganteskët computer dictionary, të ndodhur në stacionet Echelon dhe të lidhur midis tyre. Nga email-et private tek mesazhet diplomatike, gjithçka mund të bjerë në rrjet dhe të interceptohet.

Fjalët kyçe mund të jenë nga më të ndryshmet midis tyre. Për t'u kuptuar dhe për ta aktualizuar: nga "Osama" tek "Obama", apo edhe vetëm "bombë". Investigimet e gazetarëve tregojnë se prapa rrjetit qëndron, mbi të gjitha NSA-ja (National Security Agency), centrali i spiunazhit amerikan me përgjegjësinë e analizave të SIGINT-it (sinjalit të inteligjencës elektronike).

Lidhur me argumentin në fjalë janë bërë edhe filma, Public Enemy në Hollywood në vitin 1998, The Listening në Itali në vitin 2006. Ishte obsesioni i fundit të mijëvjeçarit: tejndjeshmëria e përgjithësuar lidhur me temën e sekretit në komunikacione. Një hir pervers rrethonte bazat e rrjetit: katedrale për kontrollin e hapësirës dhe të informacionit elektronik.

Në atë kohë, për Ishullin Ascension dihej shumë pak. Ishulli qëndronte i mbështjellë në sekret. Dyshohej ekzistenca e një centrali dëgjimi për interceptimet e komunikimeve të deshifruara nga satelitët Intelsat në hemisferën e Atlantikut jugor. Një rrënqethje dhe njëmijë pyetje mbesin edhe sot në rrëfimin e Norfolk. "Sigurisht, unë këtu kam parë vetëm turma inxhinierësh nëpër kamionçina të forta. Shëtisja i lirë nëpër rrugë, siç bëjnë qetësisht gomerët dhe delet, sëbashku me vendalinjtë shumë të pakët e Ishullit Ascension". Por? "Ajo që nuk kam arritur të mësoj është se çfarë kanë punuar, këtu në mes të oqeanit, ata kontraktorë në borderonë e "Computer Sciences Raytheon", agjencisë që bashkëpunon me komandën aerohapësinore amerikane".

Le të mos shpërqëndrohemi nga objektivi. Pas zbulimit të Echelon paranoja gëlonte gjithandej dhe askush nuk shikonte përpara, në kontrollin e dinamikave të tregut dhe të shoqërisë globale.

Domethënë në mundësinë që Echelon të mos ishte Vëllai i Madh i ndërtuar për të bërë punët tona, por - ndoshta në mënyrë më të butë - një superfuqi i lirë nga përgjegjësi juridike, i destinuar në radhë të parë që të disiplinojë përpara kohe mundësitë tronditëse që lindnin nga teknologjitë e reja të destinuara për përdorim masiv.

Andrea Monti, avokati italian qe lidhur me Echelon është një autoritet në nivel ndërkombëtar, është i bindur për këtë: "Përpara internetit, debatet lidhur me lirinë e shtypit shpesh qenë teorikë. Kurse sot rrjeti ofron mundësi reale për një kontroll të pushtetit. Mëkat që demokracitë tona të shkëlqyera po zënë rrugën e kundër.

Jemi duke konvertuar instrumenta për antagonizmin politik në instrumenta kontrolli". Më konkretisht? "Flasim për Vëllain e Madh, me një shije të caktuar për sugjestionimin, por nuk e kuptojnë sesi në jetën e përditshme normat e reja ndërkombëtare që disiplinojnë dhe kufizojnë përdorimin e rrjetit, kufizojnë në të njëjtën kohë lirinë e shprehjes, sidomos në vendet me regjim totalitar. Edhe kjo është Echelon".

Ndjesinë se po vërtitet në boshllëk e ka pasur pastaj edhe Nicky Hager, autor i Secret Power, librit që në vitin 1998 shkaktoi bujë në botën, duke denoncuar mundësitë e pakontrollueshme të rrjetit. "Në atë kohë kemi humbur një rast", reflekton ai. "Nuk ka ndodhur kurrfarë kthese dhe sot, nëqoftëse diçka ka ndryshuar, ka qenë për keq respektivisht vitit 1998".

Për Echelon dikush kish provuar të kërkonte llogari. "Di që Parlamenti Europian krijoi një komision dhe pati edhe relacione ekspertësh. Pas daljes së librit tim, disa qeveri janë deklaruar të gatshme që të ndërmarrin aksione kundër rrjetit". Por diçka ka shkuar gabim. Evenimentet kanë marrë një kthesë të rrezikshme.

Sulmet ndaj Kullave Binjake në vitin 2001 e kanë ndryshuar historinë dhe duhet pranuar se më pas "është bërë politikisht pothuajse e pamundur të kritikohet inteligjenca amerikane", thekson Hager. "Por kështu nuk ecet. Mbetet para syve të të gjithëve çka ka ndodhur në Irak.

Megjithatë, pas 11 shtatorit nuk ka pasur më një moment të dobishëm për të provuar të ndryshohet diçka. Për të shkruar ndonjë rregull që të respektohet edhe nga spiunët. Sepse është kjo që flasim kur flasim për Echelon".

Domethënë, pas dhjetë vitesh bujë dhe paranojë nuk dimë akoma asgjë. Dhe skandalet shtohen. Entet më të ndryshme të ngarkuar me sigurinë shkëmbejnë të dhëna sekrete pa dijeninë e opinionit publik. Informacionet e ardhura nga bangat e të dhënave udhëtojnë dorë më dorë. Pse nuk është e mundur të rregullohet ky fluks?

Le të kthehemi tek ishulli. Në pistën e uljes që është "një çikatriçe e zezë, një njollë që shënon trupin e vockël të tokës së ngritur", në rrëfimin e Norfolk. "Atje kam parë antena të mëdha si kisha, pyje kabllosh misterioze, plot me të dhëna, që e përfundonin shtrirjen e tyre brenda dhomash pa dritare, në një bazë ushtarakësh ku ndodhen 300 persona, por që vetëm 2 prej tyre shëtisin në uniformë. Është e qartë, i thoja vetes, kjo është një bazë spiunësh".

Sipas traditës, ishulli është një vend i keq, si të gjitha vendet e Echelon. Kudo imagjinon sytë e heshtur të objektivave rrotulluese, dëgjon nga hapësira yjore frymëmarrjen gjeosinkronike të satelitëve.

Realiteti dhe fantazia ngatërrohen njëri me tjetrin. Por çfarë skenari është ky? Dhe në mënyrë të veçantë: përballë një arkitekture kaq të pazakontë, përballë garës së fjalëve që duhet të ndjekin forma fantashkencorë që janë anonime, ju mendoni se ndodheni në një vend të historisë? Në një pjesë të së kaluarës?

Sepse ky është sot Ishulli Ascension. Një monument ndaj spiunazhit të kohës së kaluar, ndaj inteligjencës së imagjinuar (dhe sot të tejkaluar) të fundit të viteve Nëntëdhjetë: centrale përgjimi ilegalë dhe manipulim i realitetit. Edhe pse e ardhmja për momentin vazhdon që të kalojë nga këtu. Historia e ishullit shpjegon se pse e vërteta ka ndërmarrë një fluturim tjetër. Më të keq, ndoshta. Në kohërat e zbulimit të rrjetit, të gjithë shikonin nga qielli. Ishulli Ascension mëson se ekziston një sekret edhe nëntokë.

Njeriu që di e ka zërin solemn.

Një trup i bëshëm dhe dy të çara të hirta në vend të syve. Ofron përgjigje që tingëllojnë si sentenca. James Bamford, shkrimtar amerikan komod në ambientet e inteligjencës dhe i vërtetave jozyrtare, është gazetari i vetëm në botë që ka mundur të investigojë lidhur me sekretet e NSA-së në shumë seanca dhe në libra të ndryshëm. I vetëm ka arritur në synimin e vështirë për të treguar historinë e centralit më të përfolur të spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, pa i ceduar asnjë milimetër paranojës.

Për revistën Wired ka pranuar që të niset nga fotografitë e Norfolk, me syrin ndaj historisë së Ishullit Ascension, dhe të dizenojë skenaret e ardhshme të spiunazhit elektronik. "Nga ky ishull amerikanë dhe anglezë interceptonin transmetimet e anijeve dhe të nëndetëseve ruse, çdo herë që ngriheshin për të dërguar mesazhe", kujton ai.

Më vonë, pas Luftës së Ftohtë, vijnë vitet Nëntëdhjetë dhe, pikërisht, projekti Echelon: centrali i interceptimit që ekziston vërtet. "Sepse Ishulli Island luan akoma një rol të rëndësishëm për GCHQ-në dhe për NSA-në. Është një pikë strategjike për interceptimet satelitore, ku është në zhvillim një ndryshim kyç i rrjetit: tashmë interesi i NSA-së është duke u postuar nga komunikimet satelitore tek fibrat optike".

Një revolucion i vogël, i zbuluar nga njeriu që di, sepse nënkupton të pranohet që ky ishull i vockël, në të kaluarën e vonshme, ka qenë një udhëkryq themelor. Por progresi teknologjik ndoshta do t'ia zvogëlojë rëndësinë dhe jo për këtë që preokupon orientimi lidhur me satelitin. "Besoj se kabllot nënujore rishfaqen pikërisht këtu dhe ishulli ka luajtur kështu një funksion shumë të rëndësishëm, duke vënë nën kontroll minierën e të dhënave që ato transferonin.

Por, sot të njëjtat kabllo janë shumë më të sofistikuara dhe në gjendje ta anashkalojnë Ishullin Ascension". Kështu, njerëzve të padukshëm që fshihen prapa agjencisë u duhet një modus operandi. Baza sekrete si ajo që gjendet në ishull nuk mund të mjaftojnë më. "Sot, NSA-ja nuk mundet më thjesht të kapë sinjale nga hapësira, por duhet të lidhë marrëveshje sekrete me kompanitë e telekomunikacionit për të siguruar akses ndaj sinjaleve".

Më parë ky ishte një aktivitet pothuajse paralel për agjentë, por tani sipërmarrjet telecom dhe në mënyrë të veçantë infrastrukturat e tyre janë objektivat e vërtetë të agjencisë. "Është shumë e vështirë të arrihet të infiltrohet në kabllot optike nënujore: vendi më i mirë për t'i vënë nën kontroll është baza e kavos, atje ku dalin në tokë, dhe kjo nënkupton të sigurohet nëpërmjet forcës ndihma sekrete e kompanive të telekomunikacionit".

Me pak fjalë, nga parajsa në ferr. Me të njëjtin obsesion të lashtë: të arrihet i pari, të qëndrohet përpara një armiku në mënyrë konstante të dëgjuar dhe të imagjinuar. "NSA-ja mund të interceptojë sinjalet kur konvertohen në mikrovalë, por në pjesën më të madhe të rasteve vazhdojnë drejt vendesh të tjera nëpërmjet kabllosh nëntokësore fibrash optike".

Për këtë, të paktën në të ardhmen e afërt, nuk do të ekzistojnë më baza sekrete në ishujt tropikalë. Shumë përshëndetje Ishullit Ascension. "Inputi i ri i NSA-së është që të reduktohen në minimum bazat e huaja dhe të përqëndrohen. Me një objektiv të vetëm: të ngrihet kurrizi dhe të kthehet në fitore të reja. Sepse, sot e dijmë që sukseset e inteligjencës amerikane në luftën kundër terrorizmit nuk janë ato të arritur dikur në kohën e Luftës së Ftohtë".

Atëherë gjithçka mund dhe duhet të ndryshojë dhe besimi në mundësitë e Shteteve të Bashkuara, që Barack Obama e shpall nga dita e zgjedhjes së tij, mund të ndihmojë deri në nisjen e një reforme në mjedisin e papërcaktuar par excellance: inteligjencës.

Për Nicky Hager nuk ka dyshim. "Për të gjithë ne, ky është një moment i mirë për t'u kthyer të diskutohet lidhur me spiunazhin dhe të drejtën publike ndaj privatllëkut". Edhe pse, duke shtuar për teknologjinë vështirësitë e interceptimit, mund të hapen skenare, për të cilat është e destinuar të ruhet akoma një sekret i rrezikshëm.

Ka kaluar kohë. Simon Norfolk është kthyer nga Ishulli Ascension në Angli, tek gjërat që zakonisht i urren, por megjithatë ta mbushin jetën. Copëra muzike ulërimë, fjalë që derdhen nga ekranet, zhurmat thelbësore e qytetit të shyqer nga sirenat. "Ekzistojnë logjika që nuk i njohim. Logjika që njerëzit normalë, si puna jote dhe e imja, zakonisht nuk takohen në jetën tënde.

Dhe është më mirë kështu", konkludon ai. "Kjo është ajo që të mëson ishulli. Kur e braktis ke një ndjenjë çlirimi". Por bisha ekziston dhe kontrolli është një mundësi reale. Kush janë të mirët dhe kush janë të këqijt? A ekziston një kufi i prerë? Jo, Ishulli Ascension nuk lejon dallime. Përkundrazi, injekton dyshime.

Nëqoftëse flasim për Echelon kjo ndodh për shkak, se rrjeti tashmë ka ndryshuar formë. Kufiri është postuar përpara dhe na takon të ndjekim. Të imagjinojmë, të dyshojmë. Të shikojmë akoma përtej horizontit, në këtë ishull të humbur të Atlantikut që së shpejti mund të zhduket dhe të kthehet tek heshtja.

Përgatiti:
Armin Tirana
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon, misteret njerëzore Empty Re: Echelon, misteret njerëzore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi