EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Mesazh  Admin 18.05.08 1:03

Echelon, misteret njerëzore

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Echelo10

Prej 40 vjetësh, agjensia më e madhe e inteligjencës e Zelandës së Re, Byroja e Sigurimit të Komunikacioneve Qeveritare (GCSB) ekuivalenti i Agjensisë së Sigurimit Kombëtar (NSA) është ndihmuar nga aleatët e saj perëndimorë për të spiunuar në zonën e Paqësorit, pa u ditur një gjë e tillë publikisht, por pa u ditur as edhe nga postet më të larta të zgjedhëshme të shtetit.

Ajo që NSA nuk mund të dinte është se nga fundi i viteve Tetëdhjetë zyrtarë të ndryshëm të agjensisë vendosën se aktivitetet e tyre qenë shumë sekrete dhe bëheshin prej shumë kohësh, kështu që më lëshuan intervista e më siguruan dokumenta që ilustronin aktivitetet e shërbimeve sekrete neozelandeze.

Më shumë se pesëdhjetë persona që punonin ose kishin punuar me shërbimet dhe në kampe të lidhura me të pranuan që t'i intervistoja. Midis aktiviteteve të përshkruara dhe dokumentacionit të sjellë është bërë e mundur që nga jugu i Paqësorit të hidhet dritë mbi disa projekte të lindura nga aleanca e këtyre agjensive dhe që qenë mbajtur sekret deri më tani.

Nga këta, padyshim që më i rëndësishmi është ECHELON-i. I projektuar dhe administruar nga NSA-ja, sistemi ECHELON është përdorur për të përgjuar e-mail-et, fakset, telekset dhe telefonatat normale që udhëtojnë në rrjetin e telekomunikacionit botëror.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e sistemeve të spiunazhit të zhvilluara gjatë Luftës së Ftohtë, ECHELON-i është projektuar kryesisht për objektiva joushtarake: si qeveri, organizata, agjensi, grupe dhe individë praktikisht në çdo pjesë të botës.

Potencialisht i janë nënshtruar survejimit të gjitha komunikimet midis personave midis një shteti dhe tjetrit (por edhe në brendësi të vetë vendit) kudo në botë. Sigurisht që nuk është gjë e re që agjensitë e inteligjencës i përgjojnë e-mailet dhe mjetet e tjera të komunkimit publik.

Ajo që është e re në materialet e dala nga shërbimet sekrete neozelandeze janë të dhënat e sakta se si punon sistemi, cilat janë bazat operative të tij, aftësitë e tij dhe difektet e tij, si dhe shumë detaje të tjera me emra të koduara.

ECHELON-i nuk është projektuar për të spiunuar e-mail-in e veçantë të një individi apo një numër faksi të caktuar. Përkundrazi, sistemi punon punon në mënyrë indiskrete duke kapur sasi të mëdha komunikimesh dhe duke përdorur kompjuterë është më pas në gjendje të nxjerrë mesazhet interesante nga masa e tjerave pa asnjë interes.

Është organizuar një zinxhir struturash përgjimi të shpërndara nëpër planet për të monitoruar rrjetin e telekomunikacionit botëror. Disa struktura kontrollojnë satelitët e komunikimit, të tjera rrjete në tokë dhe të tjera komunikimet me radio. ECHELON-i i lidh së bashku të gjitha këto struktura, duke u bërë të mundur kështu shteteve që bëjnë pjesë në të që të përgjojnë një sasi të madhe të komunkimeve që kryhen në planet.

Kompjuterët e vendosur në çdo stacion të sistemit ECHELON kërkojnë midis miliona mesazheve të kapura ato që përmbajnë fjalëkyçe të futura më parë. Fjalëkyçet përfshijnë të gjitha emra, vende, subjekte, etj. Që mund të përmbahen në mesazhe "interessante".

Çdo fjalë e çdo mesazhi të kapur kapen automatikisht si në ato raste kur telefoni, e-mail-i apo faksi janë në listën e atyre "për t'u kontrolluar", por edhe në rastet kur vijnë nga çfarëdo përdorues apo natyre mesazhi. Mijërat e mesazheve simultane lexohen në "kohë-reale" siç u vijnë stacioneve, orë pas ore, ditë pas dite dhe kompjuterët arrijnë të gjejnë "gjilpërën" e zgjedhur nga inteligjenca në "kashtën" e telekomunikacioneve.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 10.07.13 20:03, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Re: Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Mesazh  Admin 18.05.08 1:05

KOMUNIKIM" NËPËRMJET SATELITËVE

Komponenti i mëtejshëm i sistemit ECHELON përgjon një seri komunikimesh satelitare jo të përcjella nga sistemi Intelsat. Në shtesë të pesë stacioneve UKUSA që kanë si objektiv satelitët Intelsat ekzistojnë të paktën pesë stacione të tjera që survejojnë satelitët për komunikime ruse dhe sistemeve të tjera të komunikimit rajonal.

Këto stacione janë në Menuidh Hill në veri të Anglisë; Shoal Bei, afër Darvinit në Australinë veriore (që shënjestron mbi satelitët indonezianë); Litrimit, në jug të Otavës në Kanada (që duket se ndjek satelitët latinoamerikanë); Bad Aiblingut në Gjermani dhe Misavës në veri të Japonisë.

Një tërësi strukturash që monitoron drejtpërsëdrejti komunikimet me rrugë tokësore është elementi final i sistemit ECHELON. Përveç komunikimeve të tjera radio e satelitore, tjetër metodë e madhe për të transmetuar sasi të mëdha komunkimesh (publike, biznesi, qeveritare e cfarëdo tjetër) është e përbërë nga një kombinim kavosh nënujore, që kalojnë nën oqeanet, dhe rrjetet me mikrovalë në tokë.

Kavo të rënda, të mbështetura në fundet detare midis shteteve të ndryshme, bëhen transportueset e pjesës më të madhe të komunkimeve ndërkombëtare botërore. Pasi dalin nga uji dhe arrijnë në bazdet tokësore të rrjetit me mikrovalë janë shumë vulnerabël ndaj përgjimeve.

Rrjetet me mikrovalë përbëhen nga një rrjet shtyllash antenash që transmetojnë mesazhe nga maja e një kodrine në një tjetër për të gjithë vendin. Këta rrjete përziejnë sasi të mëdha komunikimi në të gjithë vendin. Përgjimi i këtyre mundësive të aksesit ndaj komunikimeve ndërkombëtare nënujore (njëherazi që këto dalin në sipërfaqe) dhe atyre nëpërmjet kontinenteve. Janë natyrisht edhe një shënjestër e natyrëshme për përgjime në shkallë të gjerë të komunikimeve klasike kombëtare midis personave.

Duke parë se strukturat për përgjimet satelitore kërkojnë përdorimin e antenave parabolike shumë të mëdha që është vështirë të mbahen të fshehura për një kohë të gjatë, mund të themi se kemi një kuadër arësyeshmërisht të mirëdokumentuar të kësaj rrjete stacionesh përgjimi.

Por e gjitha kjo që shërben për të kontrolluar rrjetin e komunkimeve në rrugë tokësore është një ndërtesë e vendosur në rrugën e mikrovalëve ose një kavo e fshehur që shkon nga rrjeti i zakonshëm i telekomunikacioneve në ndonjë ndërtesë "anonime". Edhe pse e gjitha kjo tingëllon teknikisht si shumë e vështirë për t'u realizuar, ndodhin edhe përgjime të mikrovalëve nga ana e satelitëve spiunë amerikanë.

Rrjeti botëror o përgjimeve të këtij lloji është megjithatë shumë pak i dokumentuar dhe duke parë që GCSB-ja neozelandeze nuk merrte pjesë në këtë tip përgjimesh, burimet e mia në brendësi të agjensisë nuk kanë mundur të më ndihmojnë më tej në grumbullimin e informacioneve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Re: Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Mesazh  Admin 18.05.08 1:05

ASGJË NUK ËSHTË E SIGURTË NË NJË MIKROVALË

Në një dokument të Spaiuërlldit të vitit 1994, shkruar sëbashku me një Majk Frost, ish anëtar të agjensisë UKUSA kanadeze, jepej një ide e parë e mënyrës sesi kryheshin shumë prej përgjimeve të komunikimeve që udhëtojnë mbi mikrovalë jashtë vendit. Përshkruan sesi në ambasadat e vendeve firmatare të marrëveshjes UKUSA transportohen nëpërmjet "valixheve diplomatike" marrës të sofistikuar dhe procesorë mikrovalësh që përdoren për të monitoruar komunikimet në kryeqytetet e huaja.

Duke parë në pjesën dërrmuese të vendeve rrjeti më mikrovalë konvergon në kryeqytete, ndërtesat e ambasadave bëhen një vend ideal për të kryer këtë operacion. Të mbrojtura nga privilegjet diplomatike, mundësojnë që të spiunohet pikërisht nga zemra e vendit shënjestër.

Ambasadat kanadeze janë kërkuar edhe ato që të marrin pjesë në këtë punë nga NSA për të mbuluar vrimat e lëna zbuluar nga përfaqësitë angleze e amerikane. Operacioni ishte akoma në zhvillim të plotë në vitin 1990 kur Frosti u largua nga CSE. Burime të tjera kanë zbuluar edhe se DSD-ja australiane ishte e implikuar në në këtë historinë e ambasadave.

Në territorin e pesë vendeve të UKUSA përgjimet e komunikimeve me kavo bëhen nga struktura të veçanta të shërbimeve sekrete. Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë gjeografikisht të pozicionuara mirë që të mund të përgjojnë pjesan më të madhe të komunikimeve që kalojnë territorin e tyre.

Dëshmia e vetme publike e sistemit të "Fjalorëve" është bërë në marrëdhënie në një prej këtyre strukturave "kombëtare", menaxhuar nga GCHQ-ja në qendër të Londrës. Më 1991 një ish zyrtar i GCHQ-së dha një intervistë anonime në programin e televizionit të Granadës "Ëorld in Action" mbi abuzimet e pushtetit të kryera nga agjensia e tij. gjatë programit foli për një ndërtesë anonime me tulla të kuqe të ndodhur në numrin 8 të Palmer Stritit nga ku në mënyrë sekrete GCHQ-ja përgjonte çdo teleks që kalonte, nisej, arrinte apo përshkonte Londrën, duke i futur më pas në kompjuterë të fuqishëm me softuerë të quajtur "fjalorë".

Operacioni, ka shpjeguar, ishte i mbikëqyrur me vëmendje nga personel i veçantë i British Telekomit: "Por e gjitha kjo nuk ka të bëjë aspak me sigurinë kombëtare. E gjitha kjo nuk është legale. Nuk është legale të kapësh e të analizosh çdo teleks të veçantë dhe ata i analizonin të gjitha, ato të ambasadave, të botës së biznesit, por edhe ato me urimet e ditëlindjeve.

I përgjonjnë të tëra dhe i vendosin në "fjalorë"". Ajo që në dokumentar nuk thuhet është se sistemi i "fjalorëve" nuk është një ekskluzivitet britanik, por është operuese në të pesta vendet e UKUSA. Në mënyrë të ngjashme kërkuesi anglez Dankën Kempbell ka përeshkruar se si nga stacioni amerikan i Menuidh Hillit në Britaninë e Madhe NSA u fut drejtpërsëdrejti në brendësi të rrjetit me mikrovalë të British Telekomit, që aktualisht është i konceptuar në mënyrë që nyjet e ndryshme të rrjetit konvergojnë drejt një transmetuesi të izoluar të lidhur me stacionin nëpërmjet kavosh nëntokësore.

Stacioni NSA i Menuidh Hillit me 22 terminale satelitore dhe rreth dy hektarë të zënë nga ndërtesa është padyshim stacioni më i fuqishëm dhe më i madh i stacioneve të rrjetit UKUSA. I ndodhur në Anglinë veriore, mijëra kilometra larg Gjirit Persik, është nderuar më 1991 si "Stacioni i vitit" nga NSA për rolin e zhvilluar gjatë Luftës së Gjirit. Menuidh Hill ka siguruar asistencë në përgjimet me mikrovalë. Ashtu siç ka shërbyer si bazë tokësore për satelitët spiunë amerikanë, të cilët përgjonin linjët me mikrovalë, por edhe radiot ushtarakë dhe radiotelefonat.

Baza të tjera mbështetëse të rrjetit global të spiunazhit janë baza shumë sekrete e Pain Gapit, menaxhuar nga CIA, në lokalitetin Elis Springs në pjesën qëndrore të Australisë, dhe ajo e Bad Aiblingut në Gjermani. Nga të gjitha këto stacione operuese në mënyra të ndryshme, rrjeti ECHELON fute në brendësi të rrjetit të telekomunikacioneve botërore. Midis këtyre futen stacione të tjera që përgjojnë komunikimet radio në largësi të mëdha, që kanë edhe ato "fjalorët" e tyre të lidhur në sistemin.

Në vitet e parë të nëntëdhjetës lëvizja që ka luftuar për mbylljen e bazës së Menuidh Hillit ka siguruar një sasi të mëdha dokumentash nga brenda stacionit. Midis këtyre letrave qenë dhe referimet ndaj një sistemi kompjuterësh të NSA-së të quajtur "Platform".

Integrimi i të gjithë rrjetit të stacioneve të stacioneve UKUSA në ECHELON ka mundësi të jetë realizuar me futjen e këtij sistemi në fillim të viteve Tetëdhjetë. Xhejms Bemford shkruajti në atë kohë për një rrjet botëror kompjuterësh të NSA-së "emri i koduar Platform" që lidhte sëbashku 52 sisteme kompjuterësh të shpërndara në pika të ndryshme të botës. Pikë kryesore e këtij rrjeti të fuqishëm do të jishte selia qëndrore e NSA-së në Fort Mide. Midis agjensive të përfshira në projektin "Platform" ishte edhe agjensia e SIGINT-it [Signal Intelligence] britanik, GCHQ-ja.
Mbrapsht në krye Goto down
Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Re: Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Mesazh  Admin 18.05.08 1:06

DUKE KËRKUAR NË FJALOR

Kompjuterët e quajtur "fjalorë" janë të lidhur nëpërmjet linjave të komunikimit mjaft të kriptuara UKUSA që lidhin sëbashku databeizet e selive qëndrore të pesë agjensive. Në këto databeize përfundojnë të gjitha mesazhet e përzgjedhura përditë nga "fjalorë".

Çdo mëngjez analistët, me të gjithë indoktrinimin special të tyre, ndezin kompjuterët e tyre në Uashington, Otava, Kanberra, Uelington e Çeltenham dhe hyjnë në sistemin e "fjalorëve". Pasi kanë kryer rutinën e fjalëkyçeve dhe kontrolleve përfundojnë në kartelë me listën e tipeve të ndryshme të përgjimit disponibël në databeiz, secili me kodin e tij prej katër numrash.

Për shembull, 1911 është për komunikime diplomatike japoneze nga Amerika Latine (mbledhur nga CSE-ja kanadeze), 3848 qëndron për komunkime politike nga dhe për Nigeri, dhe 8182 i përket çfarëdo mesazhi që ka të bëjë me teknologjitë e kriptografisë.

Zgjedhin kategorinë e ndarë me subjekte, shikojnë rezultatin e kërkimit të tyre, domethënë sa mesazhe që përmbajnë këtë subjekt janë kapur nga rrjeti i ECHELON-it dhe kështu fillon një ditë e re pune. Analistët shfletojnë fakse, mesazhe e-mail, etj. Dhe kur një kesazh duket interesant, e seleksionojnë nga pjesa tjetër e listës. Nëqoftëse nuk është në anglisht, mesazhi përkthehet e shkruhet në formatin standard të kodifikuar të inteligjencës UKUSA.
Mbrapsht në krye Goto down
Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Echelon

Mesazh  Admin 18.05.08 1:06

KONTROLLI I INFORMACIONEVE

Për të kontrolluar me kujdes atë çfarë kërkohet dhe kush mund të ketë akses ndaj këtyre informacioneve është organizuar një sistem mjaft i sofistikuar [i ngjashëm me funksionet më të avancuara të motorëve modernë kërkues]. Kjo është zemra e ECHELON-it dhe punon në këtë mënyrë: Terminalet e "fjalorëve" nuk kanë thjesht listën e gjatë të fjalëkyçeve për të bërë kërkimin, as edhe të gjitha informacionet shkojnë në një databeiz të vetëm që agjensitë të mund t'i konsultojnë sipas qejfit të tyre. Gjithçka është shumë e kontrolluar.

Treguesit e kërkimit janë të ndarë në të njëjtat kategori të kodit katërshifror. Çdo agjensi i vendos kategoritë e saj në mënyrë të pajtueshme me përgjegjësitë e veta në brendësi të rrjetit. Për GCSB-në kjo nënkupton kontrollin e komunikacioneve të zonës së paqësorit jugor, të ambasadave japoneze, të aktiviteteve ruse në Antarktidë e kështu me rradhë.

Agjensitë më pas punojnë nga 10 deri në 50 fjalëkyçe që kanë futur në çdo kategori. Fjalëkyçet përfshijnë emra personash, anijesh, organizatash, emra vendesh e argumentash. Kjo përfshin numra teleksesh e faksesh, adresash poste elektronike etj. të gjitha subjekte shënjestra të ECHELON-it.

Këta emra, numra apo adresa janë zakonisht pjesë në mesazhin e shkruar dhe kështu që është mjaft e thjeshtë për kompjuterët "fjalorë" t'i njohin e t'i arkivojnë. Agjensitë specifikojnë edhe kombinime fjalëkyçesh për të ndihmuar të zbulohen komunikimet interesantë. Për shembull, mund të kërkojnë komunikime që përmbajnë fjalët "Santiago" e "aid" ose për komunikime që përmbajnë fjalën "Santiago", por jo "consul" (kështu që mund të hiqet lehtësisht masa e komunikimeve konsullore rutinë).

Të gjitha këto lloj kombinime fjalësh e numrash, të ndarë në kategori të veçanta, janë zemra e "fjalorëve". (Në çdo agjensi disa elementë të stafit, të quajtur Dictionary Managers, azhornojnë listat e fjalëkyçeve për agjenisnë e vet). Krejt sistemi i shpikur nga NSA është adoptuar krejtësisht nga agjensitë e tjera. Kompjuterët "fjalorë" kërkojnë midis të gjitha mesazheve në hyrje për secilën nga fjalëkyçet e futura nga agjensitë.

Në të njëjtën kohë kompjuterët nënvizojnë automatikisht të dhëna teknike si data, orare e vende të kapjes së mesazhiy, kështu që analisti në çfarëdo agjensie qoftë mund të dijë nga vjen dhe i kujt është mesazhi. Pastaj kompjuteri shkruan katër shifrat e kodit (në bazë të fjalëkyçeve të ndodhura në mesazh) në fund të tekstit. Kjo është shumë e rëndësishme.

Do të lejojë më pas të katalogohen të gjitha sëbashku në databeizin e agjensisë destinatare dhe për t'i gjetur më pas me mjaft lehtësi. Më vonë, kur analistët kërkojnë një kategori, gjithçka do të rezultojë jashtëzakonisht e thjeshtëzuar dhe databeizi mund t'i gjejë të gjitha mesazhet e arkivuara dhe shënuara më parë me këtë kod.

Ky sistem zbulohet veçanërisht efikas për kushtet e veçanta të administrimit të rrjetit të ECHELON-it. Në fakt çdo agjensi nuk ka akses në të gjithë databeizin, por ka vetëm kodet e veta katërshifrore. Për shembull edhe pse puna e GCSB-së i drejtohet sidomos aleancës UKUSA, Zelanda e Re nuk ka akses në krejt rrjetin ECHELON.

Aksesi që ka është rreptësisht i kontrolluar. Një zyrtar i shërbimeve sekrete neozelandeze ka shpjeguar se: "Agjensitë mund të kërkojnë nëpërmjet kodeve të veta edhe në "fjalorë" të tjerë. Më të vështira për t'u trajtuar janë ata amerikanë. ... [Ekzistojnë] shumë nivele nëpërmjet të cilave të kalosh, përveçse mos qoftë edhe interesi i tyre, në këtë rast e bëjnë për ty".

Është vetëm një agjensi, që për shkak të rolit dhe rëndësisë së saj në brendësi të aleancës, ka akses në të gjithë potencialitetin e ECHELON-it dhe është ajo që e ka instaluar. [NSA] Për çfarë përdoret sistemi? Kushdo që ka dëgjuar "debatet" zyrtare mund të ketë menduar se qysh nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, objektivat kyçe të kësaj makine të jashtëzakonëshme spinuazhi UKUSA duhej të ishin terrorizmi, proliferimi i armatimeve dhe spiunazhi ekonomik.

Është përhapur edhe ideja se spiunazhi ekonomik është bërë veçanërisht shumë i rëndësishëm, se është kujdesur shumë nga agjensitë e inteligjencës për të ruajtur buxhetet e tyre edhe pas Luftës së Ftohtë. Ajo për këdo që merret me spiunazh është konsideruar tashmë një e dhënë faktike. Sidoqoftë unë nuk kam siguruar prova që të konfirmojnë se cilët janë tani objektivat kryesore të strukturave si NSA.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Echelon - Rrjeti i vëzhgimit Empty Re: Echelon - Rrjeti i vëzhgimit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi