EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’është vlera njerëzore?

Shko poshtë

Ç’është vlera njerëzore? Empty Ç’është vlera njerëzore?

Mesazh  Gon! 13.10.11 14:30

Ç’ËSHTË VLERA NJERZORE?

Esenca e një vlere që e bën të njejtë atë me rrjedhën e saj,është vetia e burimit për nga rrjedh, dhe kur përputhet ka domethënje –janë e njejta natyrë.

Ky fakt e bën të qëndrueshëm ekzistencën e përbashkët të natyrave të tyre dhe e shtyn në harmoninë e madhe drejt përkryerjes së saj.

Specia gëzohet tek e përkryera ,ku densiteti emocional përkon me vetinë e qenjes dhe ekuilibrin e ngritur maksimalisht në pikën më të lartë, që është harmonia universale.

Harmonia më e madhe sjell gëzim më të madh dhe vatra e këtij emocoinaliteti i ngre përjetimet vërtikalisht.

Atje integrohen në atë të madhin universal (Zotin) ku lidhet pjesa me të tërën dhe qëndrimi në kohë varet nga forca që shkaktoi këtë densitet emocional.

Nëse emozioni është pozitiv (mirësi), ai ngarkohet me natyrën e tij, zgjatet e mira.

E kundërta emozioni negativ(ligësia,dhimbja,trishtimi) zvogëlohet për shkak të një ngritje që mbizotëron,që është më potente në forcë dhe cilesisht e përkryer,ndaj e denatyron gjendjen tjetër, duke e tjetërsuar atë, i jep nga vetja e vet.

E mira është lëvizja më e madhe ,pasi vjen nga burimi i saj që është e madhërishmja ,origjina e lëvizjes së mirë.

E mira është absolute,ndaj çliron vetvetën pafundësisht si lëvizje e pakufizuar. Dhe speciet shkojnë drejt absolutes për shkak të dëshirës së tyre e cila mundësohet nga elementet e përbashkëta të natyrave të tyre që interferojnë e bashkëveprojnë sipas aftësive dhe mundësive që disponojnë.

Për këtë shkak bashkëveprimi zgjatet pa lëvizur në mënyrë vertikale ku përjetohet një nivel tjetër ,përthithet nga përjetësia dhe koha atje nuk ekziston sepse ka mbetur tek trupi fizik ose mënyra horizontale.

Kjo vlerë e arritur ka reagentë të tjerë dhe ska zhvillim se është gjendje e plotë dhe vetëm brenda vetës së vet ndjehet shumë mirë, identifikohet më hapësiren dhe bëhet njësh me të, kategori e saj.

Aty dhe vetëm aty ndihet kuptimi i jetës tonë, pasi mendimi është i plotësuar ,kompletuar.

S’është pjesë është e tera….

Ai s'është më i paplotë, s'ndjen nevojën për tu plotësuar, nuk rend drejt askujt, sepse është vetë plotësia, ai/ajo mendon dhe vepron
njëherësh brenda vetës së vet.

-po njeriu si mund të jetë sa më shumë në këtë gjendje?? (plotësie,vlere)
-e qartë për çdo njeri që ka intelekt
-njeriu ruan funksionin e vet-aktivitetin-për shkak të ekzistencës së tij që ruan gjithë natyrën e vet, trupi të jetë dhe psiqika të ushqehet me natyrën e vet dijen universale deri në maksim vertikalisht, ajo sjell paqen e brendshme dhe ruan universalen.

Shpirti është universal dhe komunikon me vetën e vet që është vet universi.

Ky synim (veti) që është njëkohësisht dhe mënyre ekzistence, aktualizon perjetësinë e qenjes.

Një fakt tjetër më i madh, ai i ekzistencës së dijes tek njeriu, e bën atë më kualitativ nga lloji, e pikërisht ky (mendimi) përbën thelbin e ekzistencës së tij.

Mënyra e të menduarit më të lartë bën të mundur triumfin mbi disekuilibrin që është vesi, i cili trasmetohet nga keqpërdorimi i intelektit të tij apo para tij.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet përpjekjes që është aktivitet i qenjës, ajo përjeton njohjen dhe duke e zmadhuar atë në vete e bëjmë tonën.

Në çastin që është bërë plotësisht e jona kemi ngadhenjyer mbi destruktivën, jemi më të ngjashëm me natyrën tonë, sesa me atë që gjetëm ose që e bëjmë vetë të tillë.

Kjo mënyrë bën të mundur njësimin me të mirën, universalen, dhe sa më shumë të tentojmë atëherë kalojmë në nivelin absolut, atë që thamë më sipër.

Njohja universale, e vërteta, bëhet natyra jonë e brendshme dhe densiteti emocional është kuptimi ynë, plotësia ose vlera.

Personalitetet e mendimit të lartë janë më afër kuptimit, por lënda e ekzistences së tyre s'bie dakort sepse është nivel tjetër dhe për këtë arsye ata largohen nga kjo jetë.

Marrë nga libri :
"NJERIU PERBALLE QENJES".
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’është vlera njerëzore? Empty Re: Ç’është vlera njerëzore?

Mesazh  Gon! 13.10.11 15:08

SI SHKOHET DREJT VLERËS!

Çdo element i parë në vetvete është diçka : por ai nuk përmbush asgjë të plotë po ta krahasonim me të vërtetën e cila është kompletimi.

Pra të mos ndjejë mangësi, kërkesë ose nevojë për ekzistencën e saj.

Në këtë gjithësi ne ndeshim plot të tilla herë të vetme, herë të kombinuara, por pasi ato nuk janë të sistemuara deri në plotësi mbeten vetëm objekte me pozicion dhe synim si krijesa të nivelit të ulët (jo të plota).

Për më tepër janë ekzistenca që tentojnë nëpërmjet lëvizjes jep-merr për tu bërë pjesëmarrëse në një lëvizje të re; p.sh. bimët, kafshët, shpendët.

Kjo pjesëmarrje e re është arsyeja e ekzistencës së këtyre pjesëzave ku secila është më vete, por edhe ka vetinë që brenda kësaj ekzistence të bashkohet me materje nga e llojit të saj dhe të lidhet me gjithësinë (universin).

Tashmë mund të arrijmë në përfundim se nëpërmjet këtyre lëvizjeve e lidhjeve ato marrin një vlerë, por kjo nuk është e qartë dhe e dukshme sepse është e pa plotë (pjesëz), jo e tërë si dhe prejardhja e saj është formë e jashme (objekt) ku nuk është përfshirë gjithqka (e tëra) ndaj
s'krijohet ndërlidhja e organizimi i objektit me subjektin (ekzistencës dhe shpirtit).

Pra këtu kemi vetëm objekte, që janë formë e jashtme pa karakter të brendshëm që do të mundesonte plotësinë e ekzistencës ose nivelin e përkatësisë së plotë.

Mungon ekzistenca e disa elementeve që marrin pjesë në përbërjen e makrokozmosit dhe kjo mungesë ndan lidhjen e objektit me subjektin (ekzistencës me shpirtin).

Të gjitha këto karaktere ekzistencash kanë vetëm mundësinë e ekzistencës nëpërmjet dhënjes dhe marrjes dhe pas këtij cikli (kohe) ndërpritet kjo ekzistencë duke pritur kalimin në një tjetër gjë që realizohet duke hyrë në lëvizjen tjetër (gjendjen tjetër), sipas këtij segmenti që
detyron çvendosjen dhe pjesë –merr perjetësisht në drejtëzen e aftësive dhe mundësive të saj universale.

Kështu shpjeguam për këto kategori (ekzistence) se vetëm ekzistojnë, por skanë qellim.
Ne na duhet të lidhemi me gjithësinë e cila është një objekt ku shfaqet ajo, specia jonë që folëm më lart.

Është forma e dukshme dhe karakteri i brendshëm i saj (shpirti) që bëhet vazhdimi i kësaj lidhje e cila kthehet në veprim; jep dhe merr dhe na shkakton nxitjen që prodhohet nga emetimi i cilësisë së pastër të mesuar tashmë.

Kjo nxitje nëpërmjet veprimit të saj jep dhe merr, pret në gadishmëri të hyjë në lëvizje dhe si rrezultat : bashkëlidhet me gjithqka (universin) në saje të aftësive që zotëron si funksion i qenjes më të lartë.

Aq më tepër ajo përmban brenda species së vet parapërgatitjen për tu lidhur me makrokozmosin në mënyrë të dyfishtë; me objektet e ekzistencës nëpërmjet formës së saj objekt dhe me subjektet nëpërmjet subjektit të vet që lidhet me të njejtën natyrë.

Kështu që ajo (specia) ndjen objektivisht të gjitha gjërat me formën e vet dhe kupton emetimin e karakterit të vet dhe të tjerëve nëpërmjet subjektit të vet.

Në mënyrë të ngjashme lidhet me të gjitha format dhe karakteret e brendshme të universit.
Kështu është bashkimi harmonik i species më te gjitha gjërat.

Nga gjithë kjo që është shpjeguar deri tani, kujtojmë se gjithësia është një formë dhe karakter i brendshëm sikundër edhe në vete që lidhemi me njëherësh. Dhe që kjo ekzistencë të marrë vlerën më të lartë duhet të përcaktohet nga lidhja e formës me karakterin e brendshëm të species të bashkëlidhur me harmoninë universale.

Kjo vlerë është origjinale dhe bëhet nxitje e vetvetishme e njeriut tek i cili është shfaqur përputhja objekt-subjekt dhe që përqendrohet në mënyrë të përsosur në qëllimin e ekzistencës së vet duke hyrë në këtë harmoni me dashje dhe me dëshiren e vet.

VETËM KJO MËNYRË EKZISTENCE KA TË DREJTËN TË QUHET VLERË E LARTË (SUPERIORE)
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi