Një mistik i pavdekshëm siberian
Faqja 1 e 1
Një mistik i pavdekshëm siberian
Emri i tij ishte Grigori Efimoviç, i lindur në Pokrovskoje, një fshat siberian. I lindur si një aventurier shumë shpejt mori përkrahjen e qarqeve orthodokse në Rusi, si dhe hyri në Oborrin e Car Nikolasit II, me një influencë të madhe tek të gjithë.
Një mistik që punonte në hije dhe komandonte gjithçka. Ky njeri, veç të mirave të “errëta”, solli diskreminimin e “Shtëpisë së Romanovëve” (dinastia e Car Nikolasit II), të cilëve shumë shpejt po u vinte fundi.
Ky ishte Grigori Efimovic, i cili nuk refuzoi kurrë, dhe mbajti si mbiemër nofkën mjaft të turpshme që i kishin vendosur babait të tij: “Rasputin”. Grigori Rasputin, që me misticizëm dhe fuqinë e tij shpirtërore e cila shoqërohej me një influencë të madhe, u ngjit në kultet fetare e politike, dhe pati fundin më “spektakolar” që mund të ekzistuar deri më sot!
Kur mbëriti në ndërtesën e madhe të Carit, një i huaj me pamjen jo dhe aq të pazakontë të kohës: veshur mirë me një veladon të zi, flokët e mbajtur kujdesshem si dhe një mjekër të gjatë ngjyrë të errët.
Ishte njeriu më i parapëlqyer në qytetet ruse, por njëkohësisht edhe më i mallkuari. Ai njihej për misticizmin e tij, jetën shpirterore madje edhe parashikimet, siç thuhet të ketë parashikuar edhe vdekjen e tij. Kur erdhën kohërat e një shpërthimi të një lufte botërore, Cari u emërua gjeneral i forcave ruse kundër Gjermanisë dhe Austrisë. Sigurisht, Rasputin kishte parashikuar një disfatë të rusëve dhe Carit, ndaj i shkroi këtij të fundit:
“I dashur mik, po ta përsëris: një furtunë e tmerrshme do të pllakosë mbi Rusinë, dhe sigurisht pushtetin tënd. Po na vjen një e keqe e pamatë. Rreth nesh, momentalisht gjithçka është e errët. Një oqean me lot. Gjak. Ç’të them? Nuk kam fjalë. Një tmerr i papërshkrueshëm. Të gjithë do të nxisin luftë, edhe besnikët e tu më të flaktë. Katastrofë! Dënimi i Zotit është i ashpër...”
Edhe pse Rasputin i dërgoi shumë letra Carit, ai nuk u bind. Shkoi në luftë, dhe pas vdekjes së Rasputin, Romanovët e vranë, dhe bolshevikët erdhën në pushtet.
Grigori Rasputin, ishte një njeri, që aq shumë sa bënte miq, bënte dhe armiq. Madje armiq nga çdo shtresë. Shumë armiq, si dhe atentate të shpeshta kundër tij.
Atentati i parë, u krye kur Rasputin ishte në stacionin e Shën Peterburgut në pritje të një treni, por aty u shfaq një i ri, i cili i nguli një thikë Rasputinit, por adhuruesit e tij e kapën në kohë, e ju hodhën si të tërbuar, derisa erdhën edhe xhandarët.
Atentati i dytë, ndodhi një natë, kur Rasputin po kthehej nga njëfarë restoranti famëkeq “Rode” kur disa fshatarë nisën të hidhnin trungje të mëdha sipër makinës së tij me shpresat se do ta përmbysnin, por Rasputin shpëtoi duke dalë.
Atentati i tretë, ndodhi kur Rasputin nisi një shëtitje rreth fshatit, siç e kishte zakon çdo mëngjes, dhe e dashura e Iliodorit, e re me emrin Guseva, i doli para me një thikë dhe i çau barkun duke i nxjerrë zorët jashtë, por Grigori reagoi duke e qëlluar fort me grusht dhe atentatorja u rrëzua rëndë përdhe.
Siç thashë, prej plagëve i dolën zorët, e Rasputin i mblodhi ato me dorë e qepi plagët.
Atentati final, ishte ai i princit Feliks Jusupov bashkë me grupin e tij. Sajuan një vend të pabanuar sikur të kishte qënë një ambient i Jusupovit, morën një tavolinë dhe nisën të sajonin, shpërndanë thërrime dhe mbeturina pastash në tavolinë dhe picetat e prishura, që vendi të dukej sa më real.
Feliksi i kishte kërkuar Rasputinit të vinte për darkë, por ky i fundit i kërkoi që të mos thërriste askën tjetër, pra të ishte vetëm ata.
Ndërkohë, në tavolinë u servir ushqim i helmuar me një dozë të madhe potasi, ëmbëlsira dhe pasta të helmuara, verë e helmuar gjithashtu.
Rasputini erdhi. Atentatorët në prapaskenë ishin të frikësuar se mos Feliks Jusupovi do të pinte ai verën e helmuar të Grigori Rasputin, në vend që t’ia jepte këtij të fundit, gjë që s’ndodhi kurrë.
Gramafoni jepte ende muzikë, Rasputini nuk po bisedonte fare me Feliksin, ndërkohë që ky i fundit ishte në frikë të madhe nëse diçka shkonte keq apo se Grigori Rasputin do të niste të dyshonte.
Feliksi i kërkoi disa herë që Rasputin të hante ose pinte diçka, por ai gjithnjë refuzonte. Jusupovi e la për shumë pak kohë vetëm Grigorin, në mënyrë që t’i raportonte bashkëpunëtorëve se ç’po ndodhte.
“Ai maskara nuk pranon të hajë ose të pijë asgjë”-u ankua Feliksi.
Njëri prej bashkëpunëtorëve e pyeti se në ç’gjendje shpirtërore gjendej Rasputini, dhe Jusupovi iu përgjigj: “Nuk e di, por nuk duket boll i qetë. Kam frikë se ndjen diçka”
Pas një gjysmë ore, nisën të pinin. Shumë shpejt, bashkëpunëtorët pas skene po dëgjonin të qeshurat, më pas bisedat e qeta të princit Jusupov dhe përgjigjet e prera të viktimës, profetit të rremë Rasputin!
Princi Jusupov u kthye tek bashkëpunëtorët për një raportim të dytë: “E padëgjuar! Imagjinoni, piu tre gota vere të helmuar, ka ngrënë një mori pastash me helmin potas dhe ende asnjë efekt! Kaloi plot një orë dhe ai maskara nuk ka vdekur. S’di ç’të bëj!”
Princi u kthye tek Rasputini, dhe kuptoi se ky i fundit tashmë kishte në frymarje më të rënduar dhe paksa të vështirë, megjithëse dukej shëndoshë e mirë dhe nuk akohej për asgjë.
Nuk kaloi shumë kohë, dhe princi Feliks Jusupov rrëmbeu armën, dhe ndërkohë që Rasputin nuk ishte aspak i vetëdijshëm se ç’po kurdiste princi pas tij, kumboi një krismë dhe rënkimi i Rasputin u dëgjua nga të gjithë.
Të gjithë u mblodhën, me një pamje të ngrysur, por dukeshin më të qetë. Armiku i tyre ishte përdhe por i pagjakosur. Mbase kishte hemorragji të brendshme.
Më pas të gjithë dolën jashtë, dhe Feliksi po u tregonte se ç’ndodhi dhe se si e qëlloi. Por shumë shpejt, princi ndjeu një nevojë të çuditshme për tu kthyer tek trupi i viktimës, dhe sapo ai mbërriti, Rasputini hapi sytë njëri pas tjetrit dhe me mundim u përpoq të ngrihej.
Nga goja i dilte shkumë dhe u përpoq të mbyste Jusupovin. Megjithatë, ky i fundit shpëtoi prej vitalitetit të errët të “Murgut të tërbuar” Rasputin. Rasputin u përpoq të largohej nxitimthi, por plumbat e armiqëve e qëlluan katër – pesë herë duke i dhënë vdekjen... Kufoma ju hodh i lidhur në lum nga armiqtë, dhe pak ditë më vonë u gjet i zgjidhur me njerën dorë jashtë. Mistike!
Telegrami i fundit që Rasputin i shkroi Carit: “Kur këmbana të kubojë tre herë, atëherë unë do të kem vdekur. Nëse do të vritem nga njerëz të zakonshëm, ju, familja juaj dhe pasuesit e tu do të udhëheqin Rusinë për shekuj të tërë. Por nëse unë do të vritem nga njerëzit tuaj, ju dhe familja juaj do të vriteni mes vuajtjesh nga populli rus një dit. Lutu Car i Rusisë, lutu...”

SCORPIUS- "Djalli është tërbuar me mua sepse i heq nga duart viktimat, por Zoti më mbron"
10
Elsavrana likes this post
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi