EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

+6
Tanki
Admin
xxl
Blak Devill
sokol gjergji
Adnan Abrashi
10 posters

Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Adnan Abrashi 09.01.09 17:38


17 nëntori i vitit 200… do të jetë për mua një ditë e paharruar, e cila, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmendurisë.

Çfarë kishte ndodhur vërtetë me mua atë ditë?!

Një mbrëmje, praktikoja meditimin e zakonshëm rutinor, në qetësinë e plotë mentale, si “flesh” figurë e qartë psikike, m’u parafytyrua pamja e një plaku të moshuar, kokë tullace, me mjekër dhe flokë të varura anash në formë të fijeve të parregullta, që të krijonin përshtypjen se nuk ishin krehur kaherë.

Ishte kjo një figure e njohur për mua. Ishte disi, si ajo fotografi e Leonardo da Vinçit nga Libri i Enciklopedisë. Po, po ishte vetë Leonado. Ai i njëjti si nga Enciklopedia. Në parafytyrimin tim, figura u shfaq aq e qartë sikur t’ ishte vërtetë i gjallë. Para se të zhdukej, tek ai regjistrova një buzëqeshje të lehtë që shprehte disponimin e tij miqësor. Këtë veprim e identifikova si porosi: të mos kem fikë dhe se ai është miku im.

Ky parafytyrim zgjati fare pak, mund të thuash vetëm disa sekonda, por rrënjosja e pamjes së plakut në kujtesën time nuk më linte të qetë me ditë të tëra.

Pranoj se në fillim u frikësova. Aq shumë isha frikësuar, saqë më lindën disa dyshime të çuditshme: m’u paraqiten halucinacionet... ndoshta diçka nuk është në rregull me mua... mos vallë kam filluar të çmendem?...
U desh të përmbahem!

Duke i dhënë pandërprerë vetes sugjestione pozitive, me një vetëkontroll të shpejtë, mënjanova këto zëra, të cilat i cilësova si provokacione të EGO-s.

Gjatë disa seancave të ardhshme të meditimit, sërish e kërkova parafytyrimin e Leonardos, por, çuditërisht, përpos disa konturave të paqarta, ai nuk m’u paraqit më si herën e parë.

Këmbëngula që në asnjë mënyrë të mos heq dorë nga ky qëllim. Patjetër duhet provuar një herë, edhe një herë... gjithnjë sa të arrij cakun e duhur. Një ditë, derisa meditoja në qetësi, sërish m’u paraqit qartë figura e kërkuar. Në krahasim me herën e parë, tani Leonardo në parafytyrimin tim qëndroi më gjatë, dhe unë kisha më tepër kohë që ta analizoja dukjen dhe detajet e mënyrës së paraqitjes së tij.

Me një përqendrim të koncentruar të vëmendjes, vërejta se dalja e kësaj pamjeje psikike gufonte nga një amë, shkëndijë e vogël drite me ngjyrë të verdhë ari, e cila gradualisht rritej, duke u qartësuar si pamje e gjallë fizike. Kuptohet, ishte kjo vetëm një personifikim i figuracionit konkret në psikën time që unë në fakt e përjetoja sikur ajo edhe vërtetë të jetë prezentë.

Leonardo më shikonte drejt në sy. Këtë shikim e cilësova si “shikim fascinues”. Pasi m’i kishte ngulitur sytë thellë në rrënjëzën e hundës, nga buzët e tij, që si kontura më të shprehura dallonin prej qimeve të mustaqeve dhe mjekrës, përjetova qetësisht jehonën e fjalëve:
- “Mos u frikëso! Unë jam miku yt i vjetër!”.
Këto fjalë i dëgjova tejet të qarta.
Më pastaj, gradualisht, qartësia e figurës filloi të zbehej, duke humbur tërësisht.

Gjatë meditimit të mbrëmjes doja ta takoja sërish. Ashtu edhe ndodhi. Gjersa isha në dhomë, u ula këmbëkryq në tokë dhe me shpinë të drejtë. Duart i kisha në prehër. Ishte kjo një pozitë e zakonshme që e praktikoja rregullisht gjatë seancave të meditimit. Para se t’i mbyllja sytë, këtë herë, përballë vetes vendosa një qiri të ndezur. Flakën reflektuese të saj e fiksova me sy disa minuta.

Ritualin me qirinj qëllimisht e futa në praktikën time meditative si risi, sepse më nevojitej asociacioni i pikës shndritëse ngjyrë ari, nga e cila, si shkëndijë në rritje, duhej të paraqitej figura e kërkuar e Leonardos.
Arti i të vepruarit me qiri të ndezur pati sukses. Posa e fiksova me koncentrim disa minuta, mbylla sytë dhe para vetes parafytyrova këtë dritë që në intervale vinte e rritej. Derisa në mendje ndjeja rritjen graduale të formës së flakës, shpejt e dëshirova para vetes pamjen e Leonardos, që m’u shpreh qartë.

I ardhur në këtë gjendje, isha plotësisht i qetë dhe e shikoja me vëmendje krijesën e mrekullueshme që paraqitej. Kësaj radhe, çuditërish e pashë edhe me trup. Ishte në mes si një siluetë e mjegulluar në formë vezore. Qëndronte i stepur në vend, duke m’i ngulitur sytë. Pas disa sekondash filloi të lëvizë, së pari dorën e djathtë, duke e drejtuar me gishtin tregues kah qielli dhe, pastaj, ngadalë, me dorën e majtë poshtë, duke treguar me gisht tokën.

U bëra plotësisht vrojtues neutral dhe lejova që gjërat të shkojnë me rrjedhën e vet.
Heshtje!
Pas disa sekondash, nga buzët që më buzëqeshnin, dallova fjalët:
“Ashtu siç është lart është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...!“

Këtë e kuptova si një porosi, që tentonte të ma jepte.
- Duhet të jetë një porosi e rëndësishme - mendova. U koncentrova edhe më tepër në domethënien e këtyre fjalëve, por, në moment ai u zhduk shpejt nga qartësia e parafytyrimit tim.

Patjetër se duhet të jetë një porosi e rëndësishme.
“Ashtu siç është lart, është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...“
Edhe pse e lodha kot mendjen, nuk kisha ide se çfarë dëshironte të më porosiste me këtë gjestikulacion. Gishti tregues lart në drejtim të qiellit dhe gishti tregues i dorës tjetër poshtë, në drejtim të tokës!?

Sido që të jetë, u ndjeva i kënaqur. Pas një muaj tentimesh të njëpasnjëshme, ai përsëri u shfaq i qartë në parafytyrimin tim.

E quajta mik dhe besova se ishte ashtu.
Miku im Leonardo? Udhërrëfyesi im!
Në të ardhmen, kontaktet e mia me Leonardon u shpeshtuan dhe përherë ndjeja kënaqësi të veçantë kur e parafytyroja. Ai filloi të bëhet çdo ditë i pranishëm tek unë dhe unë, pa ndonjë vështirësi, shkëmbeja mendime me të.

Tek paraqitja e këtij parafytyrimi vetëm një karakteristikë ishte specifike: ai, edhe pse dukej sikur fliste, kurrë nuk e bënte këtë aq gjatë. Fjalët e tij ishin të shkurtra. Rëndomë me: “po”, “jo”, “mirë!”, “tani”, etj. Por, ndonjëherë Leonardo dinte që pyetjeve të mia vetëm t’u buzëqeshte, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Duke i vrojtuar me vëmendje në të ardhmen, edhe vetë u binda në praktikë se pohimet apo mohimet e Leonardos si përgjigje ishin tërësisht të sakta. Andaj, më nuk kisha fare arsye të dyshoja në to.

Me kalimin e kohës, fillova seriozisht të merrem me mundësinë e qartësimit racional të domethënies së fenomenit Leonardo, shkaktarin e dukjes së tij në parafytyrimet e mia dhe deshifrimin e porosive që m’i bënte. Konsultova disa literatura profesionale që disponoja dhe i tërë rezultati i këtij hulumtimi përfundonte në vërtetësinë e dyshimit që veç ishte formuar në mua, se unë vërtetë kisha përjetuar halucinacione.

Edhe pse, në njëfarë forme, të gjitha parasimtomat anonin kah diagnoza e ekzistimit të elementeve halucinoze në mua, nuk më kënaqte ky vlerësim. Intimisht isha i sigurt se shfaqja e parafytyrimit të qartë të Leonardos e kishte edhe kuptimin e vetë irracional?

Një mëngjes, rrugës, derisa shkoja në punë, papritmas, së pari në mendime, dhe më pastaj, gradualisht duke u qartësuar si parafytyrim, m’u shfaq figura e njohur, e cila më shikonte drejtpërdrejt në sy dhe i buzëqeshur si çdoherë. Për një çast mbretëroi një heshtje e shkurtër dhe më pas ndjeva jehonën e fjalëve: “Unë jam TI në TY, kupton, TI në TY dhe asgjë tjetër...”

U stepa në vend. Pas përsiatjeve të gjata, këto fjalë ishin asociuse, që më mundësuan në mendje ta ndjej zbardhjen e përgjigjes që kaherë e prisja. I ngazëllyer nga ky zbulim, duke trokitur me shuplakën e dorës në kokë, brohorita:
- “ E U R E K A !” Si nuk më shkoi mendja? Leonardo është intuita ime.

Po, pra, INTUITA ime e cila ka filluar t’i thejë barrierat e pengesave të EGO-s, duke m’u paraqitur përmes formës së re si një shprehje e fërkimit, mes dëshirës së flaktë që të komunikoj me të, nga njera anë, si pjesë racionale dhe e vetëdijshme e shpirtit, dhe nga ana tjetër, e principeve shprehimore dominuese materiale të rrënjosura në bindjet e mia. Produkti i ri nga ky fërkim, pra, ishte zëri i intuitës sime që fliste përmes Leonardos në mua.

Ndjeva një gëzim të papërshkuar. Së pari, për shkak se klinikish isha normal. Çdo dyshim për mundësinë e ekzistimit të simptomave patogjene halucinoze në mua, ishte tretur. Përgjigjja ishte e qartë dhe racionale: Me Leonardon si ndërmjetësues, unë tanimë kisha tejkaluar barrierat e kontaktit të papenguar të pjesës sime të vetëdijshme me atë të nënvetëdijshme.

Zakonisht intuita komunikon me sinjalet e ndjenjës së caktuar si përjetim shpirtëror, por këtë herë, jo edhe rastësisht, me mua komunikonte përmes personifikimit si percepcion fizik. Unë, si krijesë e dualitetit trup - shpirt, në nivelet e caktuara të zhvillimit tim mental, përmes ushtrimeve të pandërprera të teknikave shpirtërore, në ndërtimin e komplikuar të sistemit tim nervor, kam stimuluar aktivizimin e disa qendrave të heshtura funksionale.

Kështu të paktën ishte shpjegimi im.
. Leonardo, pra, është zëri i potencialit tim të pastër, që në realitetin objektiv shprehet si personifikim përmes ndjenjës së dukjes tredimensionale.

Por, pse kjo figurë misterioze e Leonardo da Viçit me atë pamje sikurse nga një vizatim i tij kur ishte në vitet e moshuara?

Pse pikërisht prototipi i Leonardo da Vinçit nga perioda e renesancë mesjetare? Mu këtij personaliteti, emri i të cilit ishte shënuar me shkronja të arta në historiografinë e mendjes gjeniale njerëzore të të gjitha kohëve?

Nuk më kujtohej të kisha lexuar diç kohën e fundit ose për çfarëdo arsye të isha marrë më me përkushtim me Leonardo da Vinçin, edhe pse, pa dyshim, vërtetë kisha një konsideratë të jashtëzakonshme për veprën e tij të madhe dhe mençurinë e rrallë enciklopedik të cilën e dispononte për kohën e vet.

E lodha gjatë veten me këto mendime të shkakut, por nuk kisha ndonjë përgjigje që do të pranohej si shpjegim adekuat dhe i arsyeshëm...Dhe këtë përgjigje nuk e kam as sot...

Adnan Abrashi - NANDA
Adnan Abrashi
Adnan Abrashi

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  sokol gjergji 24.04.11 10:06

Si eshte lart eshte edhe poshte-kjo eshte thenia e Thot tek tabela e smeraldit.Per te mesuar me teper lexo librin e Skender Hushi "Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantiden".Kerkoje ne internet dhe do ta gjesh
avatar
sokol gjergji

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty THOTI I PAVDEKSHEM NA ZBULON ATLANDTIDEN

Mesazh  Blak Devill 18.06.11 21:03

[googlevideo]http://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=1&ved=0CBUQFjAA&url=http%3A%2F%2Fskenderhushi.net%2Flibrat%2Fthoti.pdf&rct=j&q=Thoti%20i%20pavdekshem%20na%20zbulon%20Atlantiden%22pdf%20&ei=1fP8TfynHI73sgbL9uDwDQ&usg=AFQjCNGcI-wNV9XPGZk7QG6mdTwZE4_vwQ[/googlevideo]
pasi te hapni adresen kliko opsionin e pare
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty po normal

Mesazh  xxl 19.06.11 17:33

Kisha disa fjale te them edhe une.
Ne kohet e fudit njerzit jane shume te trazuar shpirterisht edhe perdorin shume barna per lehtsim shpirtero posaçerisht droga te lehta Marihhauna ETJ.
E kam fjalen njerzimi ka marre nje kahje te pa shpjegushme
edhe nese egzistojne alien dikund edhe na shikojne une mendoj se per ta jemi te rezikshem per at arsye edhe nuk shfaqen do nje menyre konkrete
BOTA SHKON KA FUNDI
PAK KOH KA MBET
xxl
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Admin 04.11.13 13:42

Ndërroi jetë publicisti Adnan Abrashi

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Abrashi_117745

04 Nentor 2013 11:08

Pas një sulmi në zemër, në orët e vona të mbrëmjes është ndarë nga jeta publicisti i shquar, Adnan Abrashi.

Adnani ka lindur në Prizren në vitin 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ishte bashkëpunëtor i Agjencisë së Lajmeve Kosovapress dhe i shumë mediave tjera të shkruar dhe elektronike shqiptare.

Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.

KosovaPress shpreh ngushëllime familjes Abrashi për humbjen e më të dashurit të tyre. Vdekja e tij është humbje e madhe për penën shqiptare.

/Kosovapress/
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Tanki 04.11.13 14:37

Me kujtohet sikur se sot kurr e takova se bashku me te Atin tim para 2 Viteve jasht Akademis se Shkencave ne Prishtine !

I Ngjante tamam nje Burr'Shtetasi Vizionar dhe nje Udheheqesi te denje qe i kishte te gjitha Prioritetet si ne : Politke, Shkence, Sociologji e sidomos ne Diplomaci. Ngushellime te Sinqerta per Familjen e ketij njeriu te madh .
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Neutral 04.11.13 17:39

Explorer shkruajti:Ndërroi jetë publicisti Adnan Abrashi

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Abrashi_117745

04 Nentor 2013 11:08

Pas një sulmi në zemër, në orët e vona të mbrëmjes është ndarë nga jeta publicisti i shquar, Adnan Abrashi.

Adnani ka lindur në Prizren në vitin 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ishte bashkëpunëtor i Agjencisë së Lajmeve Kosovapress dhe i shumë mediave tjera të shkruar dhe elektronike shqiptare.

Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.

KosovaPress shpreh ngushëllime familjes Abrashi për humbjen e më të dashurit të tyre. Vdekja e tij është humbje e madhe për penën shqiptare.

/Kosovapress/


para disa ditesh kishim nje bised me adnanin ne facebook aj thoshte qe do te fiton levizja Vetevendosje une thosha qe do te fiton Isa Mustafa
ngushllime
Neutral
Neutral

Jeta nuk peshon asnjë fije kur ti shtrihesh pa vetëdije!

24


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Fakiri 04.11.13 19:16

Ngushëllime për familjen Abrashi,vegjëlia e humbi zëdhënsin e tij të dashur Adnan Abrashin që gjithmonë dhe në çdo kohë ishte në anën e vegjëlis.Zoti i Madhë e shpërbleftë me të mirat e jetës së amshumeshme....Vdiq zëdhënësi i së mirës.....E deshi me gjithë zemër kombin e tij gjithmonë e këshilloj për të mirë,por këtij populli i kishte hyr e keqja në palcë dhe nuk e bën dot pa të....U prefshë në PAQE o BACI ADNAN,o udhërryesi i shumë të sinqertëve u largove nga bota e maskarënjëve paqë Paqe në botën e amshueshme....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Hagel 24.04.14 13:57

Neutral shkruajti:para disa ditesh kishim nje bised me adnanin ne facebook aj thoshte qe do te fiton levizja Vetevendosje une thosha qe do te fiton Isa Mustafa  

Megjithate Adnani, i ndjeri ia paska qelluar ne parashikimin e tij.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  icneg 24.04.14 22:49

Ngushellimet jane pak , ka qene per te gjithe ne dhe do te jete nje fener ndricus me gjithcka qe ai ka lene te publikuar dhe jo vetem gjate gjithe kesaj kohe kam ndier mungesen per publikimet qe kane munguar ne faqet e tij e sidomos ne ate www.syri3.com ju keshilloj te gjithve ju qe nuk e kini njohur kete faqe ta hapni do gjeni informacione shume te vleshme por keshtu do njihni dhe me mire kete gjigand dhe punen e tij eshte e vetmja menyre qe na con perpara dhe shpresoj kjo faqe e tij te kete nje vazhdimesi per ta cuar me perpara per te ralizuar endrren qe ai pat ky eshte nderi qe mund ti bejme atij gjigandi
icneg
icneg

Syte dritaja e shpirtit

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ? Empty Re: Si e kontaktova udhërrëfyesin tim shpirtëror ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi