A mendoni se ekziston nje liber i tille???
2 posters
Faqja 1 e 1
A mendoni se ekziston nje liber i tille???
Bëhet fjalë për një libër të quajtur “Dragoi i kuq”, apo edhe “Ungjilli i dreqit”, i cili ruhet në Vatikan. Që në fillim të themi se ky është një libër që ekziston me të vërtetë.
Këtë mund ta themi pa asnjë dyshim, meqë edhe vetë Kisha katolike, zyrtarisht ka deklaruar se e posedon këtë libër edhe pse asnjëherë nuk ka lejuar askënd që ta shohë atë.
Po ashtu, nuk ka dyshim se ky libër është zbuluar në Jerusalem në vitin 1750, në varrin e Solomonit. Libri është shkruar ose në hebraishten biblike, ose në gjuhën aramaike. Sa i përket datës së shkrimit të këtij libri, apo thënë më mirë, dorëshkrimi, në vetë atë dorëshkrim gjendet i shkruar viti 1522. Teoricienët thonë se ky është viti kur ky libër është kopjuar nga një dorëshkrim të shkruar në vitin 1200 të erës së re, apo ndoshta edhe më herët.
Dëshmitë
Dëshmia e parë rreth ekzistimit të këtij libri vjen nga një njeri i quajtur Honorius nga Thebes, ekzistimi i të cilit nuk është dëshmuar me fakte. Mund të bëhet fjalë për papën Honorius III (1148-1227). Honorius nga Thebes besohet ta ketë shkruar librin të cilit tani i referohet si “Libri i përbetuar i Honorius-it”, nga i cili ka rrjedhë libri “Grand Grimoire”, apo në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin libër. Sipas kësaj teorie, Honorius ose ishte vetë Dreqi, apo i pushtuar nga Dreqi, me qëllim të shkrimit të këtij libri. Në atë libër jepen udhëzimet sesi të thirret dreqi kurdo, në çdo cep të Tokës, për qëllime të ndryshme tinëzare. Fjala “grimoire” nënkupton një libër-tekst të magjisë. Të çdo lloji të magjisë, qoftë të mirë, apo të keqe. Në botë ka shumë kopje të këtij libri, por thuhet se asnjëri nga ta përmban fjalët e vërteta të librit origjinal. Ky libër është shumë i popullarizuar në kulturën vudu të Haitit dhe magjistarët thonë se e përdorin këtë libër gjatë tërë kohës, sikur një libër recetash për të bërë magji.
Një libër me të vërtetë i jashtëzakonshëm
Teoricienët thonë se vetë libri “Grand Grimoire” është i jashtëzakonshëm meqë nuk mund të digjet, shqyhet, shpohet, apo prehet. Ai nuk mund të shkatërrohet apo dëmtohet në asnjë mënyrë. Ky është libri i vetëm që tregon sesi të ftohet dreqi (librat e tjerë janë fals që nuk bëjnë punë), me përshkrimin preciz të ritualeve dhe, përpos kësaj, ai shërben edhe për thirrjen e dreqërve të tjerë, më të vegjël sesa ai kryesori.
Meqë është shkruar nga vetë dreqi, ky libër përmban përshkrime rreth mrekullive të shumta mbinatyrore të Biblës, tregon vendin preciz të relikteve të ndryshme, bile përmban edhe vizatimet e dreqit të fytyrës së Judës Iskariot dhe të Krishtit. Sipas thashethemeve, meqë ky libër është në posedim të Kishës katolike, çdo papë e fillon detyrën si qenie njerëzore, e më pas pushtohet nga Djalli. Pra, ku gjendet ky libër? Me gjasë ia keni qëlluar – në arkivat sekrete të Vatikanit.

Gregor- 3
libri
Gregor,
ky liber mund te jete i vertete dhe nuk eshte asnje befasi nese ruhet ne biblioteken sekrete te Vatikanit, sepse aty ka edhe shume dokumente tjera te cilat publiku nuk i di.
Mirepo komenti yt se ky eshte i vetmi liber ku mund te thiret dreqi eshte eksagjerim, pasi qe ka shume bibla satanike ose magjike, por ka edhe video ne youtube ku tregojne se si behen keto gjera dhe nuk mund te demtohet nuk mund te jene te verteta dhe joreale.

bojko- "Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s
33
Similar topics
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Gjuhë & letra shqipe
» Si mendoni ?!
» Misteret e Hënës
» Çfarë mendoni për këtë?
» Gjuhë & letra shqipe
» Si mendoni ?!
» Misteret e Hënës
» Çfarë mendoni për këtë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi