Ngrohja globale eshte nje genjeshter
+15
Meridiani 0 (zero)
Elson Precaj
nert
Gerta Gerta
maqomaqo3
nitty
cosmiclove
Ufo
abdullah
yasmin
Estilen
Geni25
Neo
Luli
Jon
19 posters
Faqja 1 e 1
Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Genjeshtra e ngrohjes globale te shkaktuar nga njeriu.
Ngrohja globale eshte nje genjeshter globale. Ajo u shpik ne 1988 dhe perfshin kufizimin ne rritjen ekonomike, vetepermbajtjen, shperthimin e rritjes popullsise si nje "mine me sahat", mbarimin e pasurive natyrore, ndotjen e ambientit, anti-amerikanizem dhe ndjenja anti-kapitaliste dhe mbi te gjitha, friken per nje epoke te re akullnajash.
Ata te cilet i kane nderthurur keto mithe me njera tjetren jane bashkuar tanime ne nje grup te ashtuquajtur "ambientaliste".
Shumica e ambientalisteve nuk kane nje kredencial teknik apo shkencor. Ate te cilet keta kane ne dore jane nje sere burimesh informacioni te gatshme te botojne pseudoteorite e tyre pavaresisht se keto teori nuk kane baza dhe prova shkencore.
Shkencat per studimin e atmosferes kerkojne njohuri te medha teknike, te cilat nuk i posedon shumica e te ashtuquajturve ambientaliste. Por ata e ndiejne veten te kualifikuar per ti kerkuar aktivitetit njerezor ti perkulet perendise se tyre te re, Nenes Natyre.
Ambientalitet thone se atmosfera e Tokes po behet me e ngrohte. Ata thone se akujt polare dhe akullnajat po shkrijne dhe shkrirja e tyre do te sjelli rritje te nivelit te detit mbi 70 metra duke permbytur qytetet bregdetare.Ata thone se shume zona te Tokes do te kthehen ne shkretetira. Ata nuk i bazojne keto te thena me evidenca te verteta shkencore. Pjese te akujve polare dhe te akullnajave jane duke shkrire, por pjese te tjera te tyre po rriten. Ambientalitet e bazojne "proven" e ekzistences se ngrohjes globale ne pjeset qe shkrijne, por cuditerisht jane te heshtur , madje arrijne deri ne violence kur dikush qe nuk eshte dakort me ta permend pjese te akujve polare qe po rriten. Dhe keto pjese nuk jane pak.
Ne te kaluaren, nuk kane qene te pakta heret qe temperaturat globale kane qene edhe shume me te ngrohta edhe shume me te ftohta sic jane sot. Temperaturat mesatare globale kane ciklin e tyre sipas stineve, por gjithashtu dhe cikle te tjera normale sic i kane pasur gjate gjithe historise se Tokes.
Te dhena shkencore nga studimi i ekzemplareve te akujve mijeravjecare, rrathet e pemeve dhe tregues te tjere te temperaturave mesatare globale e provojne kete gje. Aktiviteti njerezor kurre nuk ka qene shkaktari i ndryshimit te temperaturave globale sic mund tju perpiqen tju mbushin mendjen avokatet e "ngrohjes globale te bere nga njeriu". Nese aktiviteti njerezor do te ishte shkaktari, ku ishin me perpara makinat, termocentralet dhe industria ne te kaluaren tone historike? Ato nuk ekzistonin. Nese aktiviteti njerezor nuk ishte ai qe i shkaktoi keto ndryshime ne temperatura, cfare ishte?
Energjia qe Dielli leshon brenda nje sekonde eshte disa here me e madhe sesa aktiviteti njerezor mund te prodhojne ne disa miliona vjet. Toka rrotullohet rreth Diellit. Orbita e ketij rrotullimi eshte eliptikale. Si rrjedhoje energjia qe arrin ne Toke eshte e ndryshueshme ne baze te distances se Tokes nga Dielli. Aktiviteti diellor gjithashtu rritet ose pakesohet sipas shperthimeve qe behen ne siperfaqen e Diellit. Diferenca ne keto shperthime rrit ose zvogelon energjine diellore qe arrin ne Toke. Kjo shkakton ndryshime ne temperaturat mesatare ne atmosferen tokesore.
Ne vitin 2004, Toka u bombardua me vale te tilla diellore. Kjo rritje e sasise diellore . Kjo energji diellore shkaktoi nxehjen e siperfaqes se Tokes dhe te atmosferes. Pjesa me e madhe e ketyre valeve humbi ne hapesire. Nje pjese e vogel depertoi mbulesen mbrojtese te atmosferes tokesore. Nese Toka do te ishte bombarduar me nje vale diellore drejtpersedrejti, konsekuecat do te ishin tragjike per jeten ne Toke. Por megjithese atmosfera ofroi mburoje ndaj ketyre valeve, nje pjese e tyre depertuan dhe e paten efektin duke perfshire ketu dhe nje ngrohje te vogel te atmosferes.
Gjithashtu shperthimet vullkanike, si ai i Malit te Shen Helenes ne SHBA, hedhin me tonelata hi dhe pluhur ne atmosfere. Sasia e pluhurit dhe e hirit ne atmosfere mund te ndryshoje sasine e energjise diellore qe arrin ne siperfaqen e Tokes. Vullkanet gjithashtu hedhin ne atmosfere gaze te ashtuquajtura gaze qe krijone "efektin e serres". Nje shperthim i vetem i madhesise se Malit te Shen Helenes mund te hedhi ne atmosfere me teper gaze, pluhur dhe hi sesa ka arritur te prodhoje njerezimi qe nga fillimi i historise njerezore! Dhe shperthime te tilla vullkanike jane te shpeshta cdo vit.
Oqeanet jane gjithashtu nje burim kryesor i gazeve te "efektit te serres", ashtu sic jane dhe pemet. Pemet dhe bime te tjera thithin dioksid karboni, por ama kur kalben leshojne metan, nje nga gazet kryesore te efektit te serres. Vegjetacioni qe kalbet gjithashtu leshon gaz metan. Me teper gaz metan leshojne kenetat e Alabamas rreth Nju Orleanit, sesa gjithe aktiviteti njerezor ne pjesen tjeter te SHBA.
Studime mbi smogun ne pellgun e Los Anxhelesit tregojne se mbi 90% e smogut gjeneron ne zonat e gjelberta. Qe te ndihmonin genjeshten e tyre, ambientalistet , te ndihmuar nga media kryesore e censuruan dhe e fshehen kete studim.
Studimet kane treguar gjithashtu se gazrat e efektit te serres te prodhuara nga njerezimi jane rreth 1% e sasise se ketyre gazrave te prodhuara nga vete natyra. Eliminimi total i gazrave te prodhuara nga njerezimi ka efekt te parendesishem ne temperaturat mesatare te Tokes. Eliminimi i te gjithe makinave ne SHBA do te sillte nje ulje te gazrave te "serres" ne pak se 0.2%. Cfare efekti do te kishte kjo ne temperaturat globale? ASNJE! Duke i dyfishuar keto gazra te prodhuara nga njerezit do ta rriste temperaturen globale ne nje grade Celsius, qe eshte ne hapesiren normale te ndryshimit te temperaturave.
Jane ndryshimet e orbites eliptike te Tokes rreth Diellit, shperthimet vullkanike, prodhimi i gazrave nga oqeanet dhe vegjetacioni ( te gjitha fenomene natyrale) qe rrisin dhe ulin temperaturen mesatare te globit, jo aktiviteti njerezor.
Te dhena satelitore te marra 25 vjetet e fundit tregojne se nuk ka ngrohje siperfaqesore apo atmosferike te Tokes. Perkundrazi ato tregojne nje ulje te vogel temperature rreth 0,01 grade Celsius.
Kohet e fundit astronomet kane vezhguar zvogelim te akujve polare dhe ne Mars. A jane marsianet me makinat e tyre , termocentralet dhe industrine e tyre qe po e shkaktojne kete gje? Jo, por "ambientalistet" keshtu mendojne. Ata akuzojne njerezit per kete!
Ngrohja globale eshte nje GENJESHTER. Ata qe flasin per te kane tjeter plane nga shpetimi i planetit nga aktiviteti njerezor.
Tom Gremillion
Jon- 1159
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Ngrohja globale eshte mahtrimi me i madh i historise moderne boterore
"Modelet e Programi Internacional Per Mbrojtjen Klimaterike ne OKB (UN IPCC) jane jo te sakta sepse jane te bazuar ne modele matematikale kompjuterike dhe prezantojne skenare hipoteze dhe nuk paraqesin aktivitetin diellor," "Ngrohja Globale eshte nje menyre frike,paniku e cila justifikohet nga fakti se prodhon dhe furnizon fonde".
Gjate ketyre vjeteve,evidencat "qesharake" per nje planet qe po ftohet dhe jo ngrohet jane shtuar.Kina kaloi dimrin me te eger ne 100 vite.Ne Bagdad ra per here te pare debore ne historine e tij (te regjistruar ndonjehere).
Amerika e Veriut kishte reniet me te medha te debores ne 50 vite,me vende si Wisconsin qe u rekordua renia me e madhe e debores qe nga koha qe mbaheshin regjistrimet.
Jane regjistruar akuj rekord ne detet e Antarktikes ,i ftohte rekord ne Minnesota, Teksas, Florida, Meksike, Australi, Iran, Greqi, Afrika e Jugut,Groelande,Argjentine,Kili..Lista eshte teper e gjate dhe vazhdon.Keto jane fakte te forta shkencore te regjistruara nga satelitet me te fuqishem (Hadley, NASA, GISS, UAH, RSS).
Keto te gjitha tregojne per nje zbritje te temperatures Globale.Eshte koha per qe ti rikthehemi llogjikes ne debatin e mbrojtjes se mjedisit.
Hap i pare me i mire qe mund te bejme eshte ti japim fund ketij mashtrimi te quajtur "Ngrohje Globale"
Admir Bilca

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Ngrohja globale, alarm i rremë
Nëntorin e kaluar kreu i Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për ndryshimet klimatike, Raxhendra Paçauri, kritikoi ashpër dhe hidhur ministrin e mjedisit të Indisë.
Ky i fundit kishte vënë në pikëpyetje idenë se ngrohja globale po shkrinte me shpejtësi akujt e Himalajeve.
"Ne kemi një ide shumtë të qartë të asaj që po ndodh", tha Paçauri për të përditshmen britanike "Guardian".
"Nuk e di pse ministri e mbështet këtë studim të paqëndrueshëm. Është një deklaratë tejet arrogante".
Por, kur vjen puna te studimet e paqëndrueshme, vështirë se ka ndonjë që e meriton një emër të tillë më shumë se raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet klimatike.
Raporti i tyre i vitit 2007, këmbëngulte se akujt e Himalajeve, që ushqejnë lumenjtë, të cilët janë burim jete për një pjesë të madhe të Azisë jugore, sipas të gjitha gjasave do të zhduken në vitin 2035.
"Hollimi i akujve të Himalajeve i atribuohet më së shumti ngrohjes globale, që është shkaktuar nga rritja e sasisë së gazrave të lëshuar në atmosferë", shkruhet në raportin e vitit 2007.
Tashmë është bërë e qartë se ky element, që fitoi shumë publicitet atë kohë, është marrë nga një raport i vitit 2005, i organizatës World Wildlife, i cili bazohej në një koment të vitit 1999 nga eksperti indian i akujve Sied Hasnain.
Tani zoti Hasnain thotë se është cituar gabimisht. Për më tepër Paneli i Kombeve të Bashkuara në vitin 2006 ishte informuar nga Gorg Kaser, një ndër ekspertët më të njohur në botë për akullnajat, se pretendimi që akujt e Himalajeve do të shkrinin në vitin 2035 ishte i pabazë.
"Ky numër nuk është një gabim i vogël, por është shumë larg së vërtetës", i tha agjencisë franceze të lajmeve Kaser.
Ai shtoi se, "është aq e gabuar, sa nuk ia vlen as të diskutohet".
Paneli i Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike gjatë kësaj jave nisi të pranojë se pretendimi nuk kishte bazë të shëndoshë, madje zoti Paçauri tha se i kalonte pak konceptet mbi baza shkencore.
Gabimi është vetëm një element që nxjerr në pah falsitetin e alarmit mbi ngrohjen globale.
Në raportin e panelit të OKB-së për klimën ka shumë pasaktësi. Në të thuhet se viti 1998 ishte viti më i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, çfarë nuk është e saktë, 1934 është viti që mban rekord.
Po aty thuhet se niveli i deteve do të rritet në shkallë të tillë që shpejt do ta mbulojë Floridën. Sipas llogaritjeve më të besueshme, mendohet që rritja reale do të jetë vetëm 19 inç deri në vitin 2100.
Po kështu thuhet se arinjtë polarë janë të rrezikuar nga ngrohja globale. Popullsia e arinjve polarë është e stabile, në mos ka njohur rritje. Me pasaktësi të tilla mund të vazhdohet gjatë.
Për informacion, akujt e Himalajeve po njohin një lloj tërheqje, po kjo tendencë është vënë re që nga mesi i shekullit të XIX-të, kohë kur nisën matjet.
Arsyet për një dukuri të tillë janë komplekse dhe nuk janë kuptuar mirë. Jemi të kënaqur kur shkencëtarë të përgjegjshëm e pranojnë të vërtetën.
Nëse ata do të mund ta ndihmonin Panelin Ndërqeveritar të OKB-së për ndryshimet klimatike, që t'i kishin faktet e sakta, atëherë raporti i tyre mund të kishte më shumë vlerë.
'Wall Street Journal'

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Fakte dhe gabime klimatikisht korrekte
Shkenca e ndryshimeve klimatike nuk është e sigurtë
Qysh kur ka shpërthyer afera Climategate, Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike ka pranuar se pohimi i saj i cituar fort i vitit 2007, sipas të cilit, akullnajat himaljane do të shkrihen brenda vitit 2035, nuk ishte i mbështetur nga dëshmi shkencore.
Raporte të mëtejshme gazetareske kanë nxjerrë sesi Michael Mann, një prej shkencëtarëve kyç të implikuar në aferën Climategate, po përfiton akoma miliona dollarë në subvencione nga paketa stimuluese e vitit 2009.
Por kush bën politikë, në Uashington dhe në pjesën tjetër të botës, vazhdon përpara. Pikërisht ndërsa provat e ndryshimit klimatik bëhen gjithnjë e më shumë të dyshimta.
Në fund të nëntorit 2009, një haker i panjohur i fshehur prapa pseudonimit "FOIA" ka postuar në një server rus disa të dhëna sekrete. Informacionet e nxjerra përfshinin një përzierje të çrregullt shkëmbime e-mailesh, të dhëna shkencore bruto, komente analistësh dhe programime, të gjitha elementë të përdorur nga shkencëtarët që informonin Panelin Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike (IPCC), një organizatë që në vitin 2007 ka ndarë Çmimin Nobel për Paqen me Al Gore.
Të dhënat e nxjerra duhej të demonstronin se shkencëtarë ndër më të rëndësishmit kanë okultuar apo manipuluar informacione që nuk i korrespondonin tezës së tyre lidhur me ndryshimet klimatike, që kanë krijuar një listë të zezë kërkuesish jo të anshëm dhe shmangur kërkesat për informacion të lirë, ndoshta edhe nëpërmjet shkatërrimit të dokumenteve.
Një përhapje e tillë informacionesh, e njohur si Climategate, i ka gërryer deri në themel dy ndër presupozimet më thelbësore në bazën e çështjes së ndryshimeve klimatike: se shkenca është e saktë dhe se midis shkencëtarëve ekziston një konsensus. Pavarësisht kësaj, liderët në Uashington dhe në të gjithë globin kanë vazhduar përpara pa u ndalur me politikën e tyre lidhur me ndryshimet klimatike.
Climategate vë në pikëpyetje besueshmërinë e një grupi të përbërë nga shkencëtarët më me influencë të planetit që merren me ndryshimet klimatike. Në qendër të kundërshtisë janë Phil Jones, Drejtor i Njësisë Kërkimore Klimatike pranë Universitetit East Anglia, Michael Mann, Drejtor i Qendrës Shkencore të Sistemit Tokë në Penn State, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të të ashtuquajturit "Ekipi Hokej".
Emri i "skuandrës" i referohet diagramës së famshme me shkop hokeji të Mann, e cila kërkon të demonstrojë sesi në 150 vitet e kaluara nuk ka pasur kurrë një ngrohje të ngjashme me këtë të verifikuar në 50 vitet e fundit. E-mailet përfshijnë shkencëtarë e grupe të lidhur shumë nga afër me Panelin e Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike.
Këto institucione dhe këta individë përbëjnë bastionin e mendimit zyrtar lidhur me ndryshimet klimatike, gardianët e ideve rëndom të pranuara lidhur me atë që shoqëria e industrializuar po i bën këtij planeti.
Njësia Kërkimore Klimatike pranë Universitetit East Anglia, më parë të panjohur, është një prej të paktave aktualisht ekzistuese që ruan të dhënat lidhur me temperaturën.
Paneli i Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike - një organizatë e shquar ndërkombëtare që rishqyrton dhe vlerëson kërkimin dhe këshillon qeveritë lidhur me çështjen - i beson shumë në projektimet e veta të dhënave të Njësisë Kërkimore Klimatike të East Anglia.
Kjo është domethënëse, pasi zbulimet e dala nga Climategate sugjerojnë se të dhënat e East Anglia mund të jenë manipuluar me qëllim që t'i bëjnë korresponduese me tezën e komunitetit lidhur me ngrohjen globale.
Dhe paneli i Kombeve të Bashkuara nuk këshillon vetëm Kombet e Bashkuara dhe liderët e të gjithë globit; është edhe një pikë e fortë referimi për kërkuesit akademikë lidhur me klimën. Mbetet akoma për t'u përcaktuar se deri në çfarë mase të dhënat e tani së diskutueshmes Njësi Kërkimore Klimaterike/IPCC mund të kenë prekur edhe kërkime të tjera.
Por të dhënat e nxjerra vënë në diskutim pohimin, sipas të cilit temperaturat do të jenë rritur kohët e fundit dhe në mënyrë domethënëse për shkak të aktivitetit të njeriut. Është pikërisht mbi këtë tezë që mbështetet axhenda e sotme e politikës lidhur me ndryshimet klimaterike.
Përveçse ngre dyshime mbi metodologjitë reale dhe analizat shkencore, Climategate minon atë "konsensus shkencor" që shumë liderë dhe burokratë botërorë kanë bërë të mbizotërojë në mëshimin për një politikë më të rreptë të luftës ndaj ndryshimeve klimaterike.
Në thelb paneli i Kombeve të Bashkuara përcakton tonin e debatit zyrtar lidhur me ndryshimet klimaterike. Por nëqoftëse rishikimi i punës së kolegëve është manipuluar për t'u dhënë zë vetëm atyre shkencëtarëve që besojnë tek ndryshimi klimaterik, atëhere ai "konsensus", në rastin më të mirë, është i dobët dhe, në rastin më të keq, inekzistent.
I parë në këtë prizëm, Climategate e bën më të vështirë, në mos të pamundur, për opinionin publik që ta rivendosë besimin e tij në një "konsensus" të bazuar mbi shkencëtarë që as nuk i japin, as nuk i mbrojnë me ndershmëri provat shkencore të pohimeve të tyre.
Sasia e e-maileve të dala në dritë ka rezultuar një ndërmarrje preokupuese për shkencëtarët që kanë kërkuar t'i shkojnë deri në fund kundërshtisë. Por disa prej komunikimeve tani të bëra publike shkojnë në zemrën e problemit të bindjes së opinionit publik se planeti është në rrezik serioz.
Një mesazh i Jones përmbledh frikërat më të këqija të atij që i është kushtuar promovimit të tezës së ngrohjes: në të, Jones ka folur për dëshirën e tij që të "fshehë zvogëlimin" e temnperaturave.
Por ka shumë, shumë më tepër. Për shembull, në një shkëmbim e-mailesh të datës 14 tetor 2009 midis Mann dhe Kevin Trenberth të Universitetit të Colorado, Mann ia kish atribuuar "variabilitetit natyror" mungesën e të dhënave që tregonin ngrohjen e oqeaneve në vijim të furtunave tropikale.
Trenberth i ishte përgjigjur duke shprehur preokupimin se disa prej të dhënave të nevojshme të për të mbështetur deklarimin e Mann qenë "fatkeqësisht munguese".
Trenberth kishte shkruar: "Të pohosh se bëhet fjalë për variabilitet natyror nuk përbën shpjegim. Cilët janë proceset fizike? Ku ka shkuar e ka përfunduar nxehtësia?".
Ai - kishte thënë - po shkruante nga Boulder në shtetin Colorado, "ku në dy ditët e fundit kemi thyer rekordin e ditëve më të ftohta të regjistruara ndonjëherë dhe preokupohej që "për momentin nuk mund ta shpjegojmë mungesën e ngrohjes dhe është një farsë që nuk mundemi…".
Bënte të njohur edhe se, duke u qëndruar një serie të dhënash të vitit 2008, "duhet të ketë një ngrohje akoma më të madhe". Por pastaj përfundon: "Të dhënat sigurisht që janë të gabuara. Sistemi ynë i vëzhgimit është i papërshtatshëm".
Një shembull tjetër me përmbajtje të dyshimtë i nxjerrë nga e-mailet konsistonte në një mesazh të Jones në të cilin ai përmendte dy skeptikë ndër më të rëndësishmit: Steve McIntyre të blogut Climate Audit dhe Ross McKitrick të Universitetit Guelph në Ontario.
Jones kishte shkruar se nëqoftëse të dy "do të arrinin të viheshin në dijeni ndonjëherë për ekzistencën e një Akti për Lirinë e Informimit në Mbretërinë e Bashkuar, besoj se do ta fshij fajlin në vend që t'ia dërgoj kushedi se kujt".
Mann ka shkruar edhe se, "duket që skeptikët kanë organizuar një 'grusht shteti' në Climate Research (bëhej fjalë për një gazetë në fakt mediokre, sa për të filluar, por tani është një gazetë mediokre me një 'objektiv' të mirëpërcaktuar)" dhe se "duhet të pushojmë së konsideruari një publik legjitim që merret me rishikimin e punës së kolegëve".
Ndoshta duhet t'i inkurajojmë kolegët tanë në komunitetin kërkimor klimatik që as të mos i dërgojnë më dokumente kësaj gazete, as të citohen në faqet e saj.
Në një e-mail tjetër, Mann fliste sesi nuk arrihej të gjendeshin të dhëna lidhur me disa vjet në veçanti dhe sugjeronte një zgjidhje që kritikët e kanë quajtur një "masazh" të të dhënave, një manipulim, që t'i bëjë të përkojnë me tezën e tij. "Po t'i jap vetëm për përdorim personal, pasi je një koleg i besuar", shkruante Mann, "kështu që, të lutem, mos ia kalo askujt tjetër pa u këshilluar më parë me mua.
Bëhet fjalë për atë lloj 'gjërash të pista' që nuk duhet të përfundojnë në duart e atyre që potencialisht mund të kërkojnë t'i deformojnë gjërat…".
E-mailet e nxjerra nuk e kanë befasuar McKitrick, i cili më ka thënë se shkencëtarët që interveprojnë shumë nga afër me IPCC-në janë katandisur në një arrogancë qesharake dhe në jotolerancë ndaj mosqenies dakord.
Njerëzit e IPCC-së janë "me pikëpamje shumë të kufizuara, qëndrojnë shumë në mbrojtje dhe nuk pëlqejnë që të kritikohen". Dua të them se nëqoftëse del një dokument me të cilin ata nuk janë dakord, ka shumë mundësi që në vend të ballafaqohen lidhur me përmbajtjen, ata të hidhen në sulm. Richard Lindzen, Docent i Shkencave Atmosferike në Harvard dhe skeptik i vjetër, thotë për e-mailet: "Nuk janë ambigue.
Flasin për t'u vënë frerin shkencëtarëve të tjerë. Por nuk është për t'u habitur. Kush është i sektorit, i ka parë tashmë gjëra të kësaj natyre. Surpriza e vetme është se dikush vërtet i ka siguruar këto dokumente dhe i ka përzgjedhur".
Me një shikim të parë, korrespondenca e nxjerrë nga Climategate përbën Marrëdhëniet e Rrezikshme të botës shkencore.
Pavarësisht rënies së daulleve të pritura për të informuar opinionin publik se shkenca mbështet me forcë tezën e ndryshimeve klimatike, të dhënat e nxjerra nga hakeri profilojnë portretin e një komuniteti ekspertësh të frikësuar nga shqyrtime të hollësishme, të gatshëm që të përdorin metoda të ulëta për të bërë të heshtin atë që ushqen dyshime dhe të lumtur që të eliminojnë provat, të cilat mund t'i vinin në rrezik si teoritë, ashtu dhe financimet e tyre.
Pavarësisht gjithçkaje, skandali nuk ka çuar në rikonsiderime serioze të natyrës politike as edhe në një stigmatizim domethënës të shkencëtarëve dhe të organizatave të implikuara.
Përkundrazi, edhe pse supozimet themelore lidhur me ndryshimet klimatike janë vënë në dyshim, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit ka bërë hapat e para për të vënë në veprim rregulla më të gjera që janë parë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara lidhur me emisionet e dyoksidit të karbonit.
Dhe sapo pak javë më pas, Konferenca lidhur me Ndryshimet Klimatike e Copenhagen, me praninë e 192 vendeve, ka filluar pa e përballuar në mënyrë të konsiderueshme çështjen e e-mailave të Climategate.
Në fakt, "FOIA", zbuluesi i Climategate, mund të gjendet për të përballuar akuza të natyrës penale në Shtetet e Bashkuara, siç ka sugjeruar senatorja demokrate Barbara Boxer. "Ka që e quajnë 'Climategate', unë e quaj 'E-mail-theftgate'", ka pohuar Boxer. "Bëhet fjalë për një krim".
Pavarësisht skandalit, komuniteti i ndryshimeve klimatike dhe mbështetësit politikë të tij kanë vazhduar përpara me vendosmëri të paepur, ngurrues për atë që ka të bëjë me zbulimet e Climategate, por të vendosur për nevojën që të ecet me shpejtësi, të nënshkruhen marrëveshje ndërkombëtare dhe të miratohen politika të bazuara mbi idetë e minuara në ato e-maile ofenduese.
Duke shpërfillur idenë se shkenca duhet t'u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme, kanë thënë se nevoja për ta përballuar problemin e ngrohjes e ka tejkaluar çdo konsideratë tjetër.
Qëndrimi i përgjithshëm i atyre që kanë marrë pjesë në Copenhagen ka qenë që ta konsiderojnë Climategate të parëndësishëm, një mosvëmendje të thjeshtë. Pastaj, kush ka folur për e-mailet, ia ka minimizuar rëndësinë.
Pavarësisht përmbajtjes së dukshme dërrmuese të vetë e-maileve të tij, Michael Mann e ka mohuar në mënyrë kategorike se i ka përdorur të dhënat me synimin e qëllimshëm që të mashtrojë, se ka mbytur debatin shkencor apo se ka tentuar që t'i shmanget çdo instance të lirisë së informimit.
Përhapja e e-maileve, ka pohuar ai, është pjesë e një tentative të orkestuar kundërsulmi që është e vjetër prej dekadash. Përgjigje të kësaj natyre e spostojnë interesin nga përmbajtja e e-mailave në motivacionet që kanë shtyrë njerëzit që i kanë nxjerrë në dritë.
Nëqoftëse të dhënat e nxjerra përdoreshin nga mohuesit që donin të ndiznin debatin lidhur me çështje jo meritore të diskutimit, atëherë asnjeri nuk kishte motiv që të shqetësohej nga ato e-maile.
Për liderët botërorë, kjo ka qenë e mjaftueshme. "Thuhet se shkenca që vërtitet rreth ndryshimeve klimatike nuk është dhe aq e sigurtë sa pohojnë idhtarët e saj", ka pohuar Kryeministri britanik Tony Blair gjatë Konferencës së Copenhagen. "Nuk ka nevojë që të jetë dhe megjithatë, ajo që është jashtë diskutimit është se ekziston një sasi e madhe mbështetjeje shkencore për idenë se klima po ndryshon dhe kjo për shkak të aktivitetit të njeriut.
Për pasojë, edhe prej një arsyeje të pastër paraprake dhe duke pasur parasysh seriozitetin e pasojave, sikur një ide e tillë të ishte e saktë dhe e konsideruar koha që do të duhet që veprimi të ketë efekt, ne duhet të veprojmë".
Ky qëndrim përçmues nuk kufizohet nga aktivistët e ndryshimeve klimatike dhe në atë midis politikanëve u jep atyre pushtet. Mbulimi i skandalit nga ana e medieve kryesore ka qenë minimale.
Faktet kanë dalë në gazeta si "New York Times" vetëm një javë pas zbulimit fillestar të e-mailave nga ana e blogersave. Por edhe atëherë pjesa më e madhe e artikujve e minimizonte rëndësinë e Climategate. Siç ka shkruar Clark Hoyt, public editor i "New York Times", në një editorial të 5 dhjetorit duke kërkuar që t'i japë një logjikë qëndrimit me profil të ulët të gazetës, Climategate ishte vetëm një "fakt" dhe jo një "fakt i madh".
Hoyt dhe editorialisti shkencor, John Tierney, kanë pranuar se e-mailet që vinin provonin se "shkencëtarët mund të jenë meskinë, në linjë mbrojtëse dhe se mund të provojnë t'i 'axhustojnë' pak të dhënat".
Më 30 nëntor, Tierney ka pohuar se e-mailet provojnë se diagrama e famshme e shkopit të hokejit e Mann është një përzierje të dhënash të "homogjenizuara" në mënyrë të tillë që t'i vijnë për mbarë dëshirës së Jones për të "fshehur zvogëlimin" e temperaturave, por ka këmbëngulur për faktin se kjo nuk i gjymton konkluzionet që publiku ka nxjerrë nga kërkimi në fjalë.
I njëjti konkluzion i Tierney është i habitshëm, megjithëse kontradiktor: "Me siguri që historia pas këtij grafiku nuk ka demonstruar se ngrohja globale është një gjë kot apo një mashtrim, siç kanë shpallur disa skeptikë, por ka dhënë një shembull të një tjetri prej arsyetimeve të tyre, domethënë se prova e ngrohjes globale nuk është dhe aq e paekuivokueshme siç pranojnë shumë shkencëtarë".
Por nëqoftëse vërtet kjo provë ishte larg nga të qenit e qartë, atëherë pse pjesa tjetër e mbulimit të kryer nga gazeta dhe debati publik në Uashington dhe në Copenhagen e përballojnë ndryshimin klimatik sikur të ishte i "paekuivokueshëm" me të njëjtën mënyrë si të shkencëtarëve si puna e Mann dhe Jones dhe e mbështetësve si Al Gore?
Përtej blogëve dhe medieve si faqja editoriale e "Wall Street Journal", ka mbizotëruar qëndrimi për të cilin Climategate është fryrë dhe nuk duhet të spostojë vëmendjen nga misioni fisnik i ndalimit të rrezikut të ngrohjes globale.
Në Copenhagen, citimet lidhur me skandalin dhe skepticizmin relativ mbi ngrohjen globale nuk kanë qenë gjë tjetër veçse probleme të tjeshta për t'u katandisur në heshtje. Larg nga prezantimi i shpjegimeve bindëse për preokupimet e ngritura nga Climategate, aktivistët e ndryshimit klimatik kanë përdorur kohën e tyre për të shmangur pyetjet.
Njerëzit e sigurisë në Kombet e Bashkuara jo vetëm që e kanë penguar gazetarin irlandez Phelim McAleer për t'i bërë pyetje Al Gore lidhur me Climategate gjatë konferencës, por i kanë hequr edhe mikrofonin. McAleer ka kërkuar që t'i bëjë pyetje të ngjashme docentit të Stanford, Stephen Schneider, i cili ka refuzuar që të bëjë komente.
Kur McAleer i ka bërë një pyetje Schneider, një anëtar i stafit ka kërkuar që t'ia mbyllë gojën, duke i manipuluar mikrofonin dhe një anëtar i sigurisë i ka kërkuar McAleer dhe skuadrës së tij që t'ia shuajë telekamerën pavarësisht se ata protestuan se qenë anëtarë të akredituar të shtypit.
Sigurisht, për elitat politike, shkencore dhe mediatike të mbledhura në Copenhagen Climategate, nuk ka qenë asgjë më shumë se një incident i parëndësishëm rrugëtimi. Vetë Marrëveshja e Copenhagen përbën një dëshmi se sa pak Climategate është marrë në konsideratë; e dyta e 12 pikave të dokumentit citon në mënyrë specifike Raportin e Katërt të Ekspertëve, që përfshin kontributet e East Anglia dhe të Penn State. 7 anëtarë të stafit të East Anglia dhe 2 të Penn State qenë rishikuesit.
Kush bën politikë në Shtetet e Bashkuara dhe liderët e vendeve të industrializuara e ka zgjeruar besimin e tij duke i bërë apel në mënyrë të përsëritur tashmë të paqartit "konsensus midis shkencëtarëve".
Më keq akoma, kanë vazhduar përpara me negociatat pa u ndalur që të vlerësojnë në mënyrë kritike cilësinë e informacioneve të tyre. Jon Holdren, këshilltari shkencor i Obamës, ka folur shkurtimisht për Climategate përpara Kongresit, duke e likuiduar si një kundërshti mbi të dhëna dhe interpretime "absolutisht jo e rrallë në shkencë". Më pas, Holdren ka ritheksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për një veprim domethënës në Copenhagen lidhur me ndryshimet klimatike.
Ndërsa Copenhagen përfundonte punimet, blogersa, gazetarë dhe shkencëtarë vetëm kishin filluan që të kalonin në sitë të dhënat e përhapura nga hakeri, aq më pak që të kontrollojnë më tej shkencën.
Debati do të ecë përpara, ndërsa llogariten meritat midis rregullimit cap-and-trade dhe normave burokratike, ndërkohë që Kongresi vendos nëse duhet t'i kodifikojë dëshirat e shprehura nga Obama në Copenhagen lidhur me limitet ndaj emisioneve.
Besnikët e ndryshimeve klimatike theksojnë se nuk ka kohë për t'u ndalur, se çdo vonim mund të çojë në pasoja katastrofike. Megjithatë, edhe të veprohet në bazë dezinformimi mund të jetë e rrezikshme, në mënyrë të veçantë nëqoftëse origjina e informacionit është e korruptuar.
Ta fusësh shkencën në një debat publik është e rrezikshme, sepse errëson kufijtë që e ndajnë nga politika. Kur njerëz që flasin në emër të shkencës pohojnë se fati i njerëzimit është në rrezik, kur hezitohet lidhur me apokalipset e mundshme, kur shkenca e tyre pasqyron jo vetëm një metodë, por edhe një fe dhe një mision moral, marrëdhënia midis shkencës dhe politikës bëhet e dyshimtë.
Emocionet ndeshen me objektivitetin. Në të njëjtën kohë, pasojat e politikës shtrihen jo vetëm tek shkenca, por edhe tek ekonomia dhe, akoma më thelbësisht, me atë që shoqëria e konsideron të rëndësishme. Profetët e global-warming nuk e fshehin aspak dëshirën e tyre për ta ndryshuar mënyrën e të jetuarit të qenies njerëzore mesatare.
Në dhjetor, pikërisht ndërsa historia e Climategate po zbulohej, administratori i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit ka shpallur se emisionet e dyoksidit të karbonit do të klasifikoheshin si ndotëse në bazë të Clean Air Act, ligjit që rregullon fushën lidhur me cilësinë e ajrit, duke i hapur kështu derën rregullimit të plotë të saj. Kërkesa e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedis do të jetë deri më e kushtueshme se legjislacioni i cap-and-trade i shqyrtuar nga Kongresi në vitin 2009.
Pasojat e variacioneve të tilla do të jenë të mëdha. Tentativat për t'i reduktuar emisionet i kufizojnë në mënyrë pothuajse të pazgjidhshme aftësitë e funksionimit të sipërmarrjeve. Na pëlqen apo jo, një kompromis është i pashmangshëm: prioritetet mjedisore kundrejt atyre ekonomike.
Duke iu qëndruar vlerësimeve të para, numri i kompanive që kanë nevojë për një autorizim të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit mund të ngrihet nga 12000 apo 13000 të sotme në mbi 1 milion në të ardhmen e afërt.
Një numër, që sipas çdo gjase, do të përfundojë për të kuptuar jo vetëm shkolla apo spitale, do të kërkohet gjerësisht; duke pasur parasysh çmimet e karburantit të vitit 2008, çdo sipërmarrje që ka shpenzuar 70000 dollarë në vit në gaz natyror do t'i nënshtrohej. Kostoja më e ulët e karburantit në vitin 2009 do të bënte vlerën - prag akoma më të ulët.
Procesi i lejeve përdor një mesatare prej 18 muajsh për t'u mbyllur dhe derikur leja nuk jepet, nuk është e mundur t'i jepet jetë asnjë projekti. Dhënia e çdo lejeje është subjekt për çështje gjyqësore, që mund të kërkojë vite për t'u zgjidhur dhe nuk janë vetëm strukturat e reja që mund të jenë subjekt i kufizimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit; edhe shumë prej strukturave tashmë ekzistuese do të kenë nevojë për miratim vetëm për t'i dhënë dritë jeshile diçkaje të thjeshtë si një ristrukturim.
E gjitha kjo nënvizon një atmosferë shumë pak ftuese për sipërmarrësit. Duke përdorur informacione të nxjerra nga Advanced Notice of Proposed Rulemaking dell'Environmental Protection Agency, qendra kërkimore Heritage Foundation vlerëson se nga viti 2009 prodhimi i përgjithshëm bruto kumulativ do të pësojë një humbje prej 7 trilionë dollarësh.
Fakti që shpallja e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit ka ndodhur pikërisht teksa po zbulohej afera Climategate mund të duket ironike, por në fakt është përhapur në mënyrë të qëllimshme pikërisht në hapjen e konferencës së Copenhagen.
Lëvizja ka qenë një mesazh për të treguar seriozitetin e Shteteve të Bashkuara lidhur me idenë e ndryshimit të praktikave të tyre të emisionit dhe vendosmërinë për të nënshkruar një marrëveshje për të siguruar që edhe të tjerët të veprojnë njëlloj.
Pavarësisht kësaj oferte bujare amerikane përpara Copenhagen, në të vërtetë pak është realizuar. Marrëveshja finale nuk ka qenë një vendim formal i Kombeve të Bashkuara. As nuk ka qenë ligjërisht detyruese.
Copenhagen ka dështuar sepse vendet në rrugën e zhvillimit kanë pasur vetëdijen korrekte të interesit të tyre kombëtar dhe kanë refuzuar të impenjohen në marrëveshje detyruese nga këndvështrimi ndërkombëtar në gjendje që të dëmtojë ekonomitë emergjente të tyre.
Lëshimet nga ana e Shteteve të Bashkuara kanë bërë shumë pak për të tunduar vende si Brazili, India dhe Kina që t'i vendosin një fre pasurisë që mund të ndërtonin vetëm nëqoftëse do t'u duhej të ecnin përpara pa pengesa.
Shkalla e mbivendosjes midis rregullimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe aktit për të kufizuar emisionet të premtuar nga Presidenti Obama në diskutimin e tij në Copenhagen nuk është akoma i qartë.
Presidenti ka pohuar se është "plot besim që Amerika do ta respektojë impenjimin që kemi marrë" për t'i shkurtuar me 17 përqind emisionet amerikane brenda vitit 2020 dhe me 80 përqind brenda vitit 2050, e gjitha, në mënyrë të pabesueshme, në kurriz të kombit amerikan në formën e një ekonomie më të kufizuar dhe shumë më të rregulluar.
Përveç shkurtimit të emisioneve në nivel kombëtar, Marrëveshja e Copenhagen përfshin "impenjimin për një objektiv" në bazë të të cilit vendet e industrializuara do të japin një kontribut vjetor prej 100 miliardë dollarësh për vendet më të varfra që do të ndjekin reduktimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit.
Megjithëse marrëveshja thekson se financimet do të ndahen njëlloj midis burimeve publike e private dhe nëpërmjet qeverive, ka të ngjarë që do të jenë Shtetet e Bashkuara ato të cilët do të japin pjesën më të madhe të kësaj paraje.
Nëqoftëse të gjitha këto masa janë të prirura që të veprojnë si një digë kundër rrezikut të përfaqësuar nga ndryshimi klimatik, atëhere Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë policën e sigurimit më të madhe të historisë së botës. Të marra në konsideratë çështjet e ngritura nga Climategate, njerëzit e politikës dhe publiku i tyre duhet të pyesin në se janë vërtet të gatshëm për ta bërë këtë investim.
Entiteti i ngrohjes së planetit dhe ideja se një ngritje e temperaturës është faj i gjinisë njerëzore janë ndodhi që një ditë shkencëtarët do të jenë në gjendje t'i provojnë në mënyrë vendimtare, por e-mailet e Climategate ilustrojnë se besimi i ngrohjes globale mund t'i hedhë rrënjët e tij më pak në një shkencë objektive sesa në vetëdijen e paqartë perëndimore të kapitalizmit dhe të zhvillimit.
Ata skeptikë, sipas të cilëve alarmimi mjedisor në ekspozitë në Copenhagen dhe tjetërkund është produkti i një besimi modern panteist dhe jo rezultat i një arsyetimi empirik, duhet të merren seriozisht.
Më e mira në të cilën mund të shpresohet për pasojat e Climategate është që komuniteti që merret me shkencë t'i bëjë nderim qëllimit të studimeve të veta: të bëjë pyetje dhe t'i vlerësojë provat me sy të paanshëm.
A.Tirana

Jon shkruajti:Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Ata te cilet i kane nderthurur keto mithe me njera tjetren jane bashkuar tanime ne nje grup te ashtuquajtur "ambientaliste".
Jon po te citoj ty sepse nuk kam mundesi te replikoj me personin qe e ka shkruar kete pjese.
A mund te me thuash se ambientalistet qe kerkojne me teper gjelberim ne Tirane, Durres, Elbasan etj, apo qe kerkojne te mos priten pyjet ne pyllin e sodes ne Vlore apo qe kerkojne qe te mos ndertohet Teci i qymyrit ne Durres, apo qe kerkojne qe te mos ndertohet fabrika e perpunimit te plehrave te Napolit ne Kashar jane njerez ordiner?
Jon shkruajti:
Ata thone se akujt polare dhe akullnajat po shkrijne dhe shkrirja e tyre do te sjelli rritje te nivelit te detit mbi 70 metra duke permbytur qytetet bregdetare.
Se kuptoj nga eshte gjetur kjo shifer. Kjo eshte genjeshter me bisht. Shifra do te varoij nga 0.5-1 meter ne 50 vitet e ardhshme.
Jon shkruajti:
Ata thone se shume zona te Tokes do te kthehen ne shkretetira. Ata nuk i bazojne keto te thena me evidenca te verteta shkencore.
Eshte e vertete qe shume zona te tokes po kthehen ne shkretetira. Mjafton te shikosh shkretetirat ne kine qe po rriten cdo vite me qindra e mijera km2.
Mjafton te shikosh qe erozioni po ben kerdine ne te gjithe boten.
Jon shkruajti:
Pjese te akujve polare dhe te akullnajave jane duke shkrire, por pjese te tjera te tyre po rriten. Ambientalitet e bazojne "proven" e ekzistences se ngrohjes globale ne pjeset qe shkrijne,
Kush qenkan keto pjese qe po rriten. Nuk duhet te ngaterrojme akullin e perkohshem. dhe ne Tomorr per 1-2 muaj krijohet akull nga shtresat e bores por ky quhet akull i perkohshem. Ne cilat koordinata te globit akujt e perhershem nuk qenkan shkrire por po shtohet ne metra lartesi.
Jon shkruajti:
Nese aktiviteti njerezor do te ishte shkaktari, ku ishin me perpara makinat, termocentralet dhe industria ne te kaluaren tone historike? Ato nuk ekzistonin. Nese aktiviteti njerezor nuk ishte ai qe i shkaktoi keto ndryshime ne temperatura, cfare ishte?
Dikur gadishulli arabik ishte i mbuluar nga pyjet. Atehere ato pyje u shkaterruan per arsyje te ndryshme. Por me shkaterrimin e pyjeve u shkaterrua dhe pjesa me e madhe e gjese se gjallesave. Atehere keq paska qene dhe atehere dhe keq do te jete dhe kete here nese aktiviteti njerezor vazhdon te shkaterroj kete bote.
Jon shkruajti:
Orbita e ketij rrotullimi eshte eliptikale. Si rrjedhoje energjia qe arrin ne Toke eshte e ndryshueshme ne baze te distances se Tokes nga Dielli.
Kjo nuk luan ndikim ne rritejen e temperaturave mesatare, sepse ky cikel eshte ciklik dhe perseritet cdo vit. Si perpara 50 vitesh si sot jep te njejtin efekt ne temperaturen globale.
Jon shkruajti:
Te dhena satelitore te marra 25 vjetet e fundit tregojne se nuk ka ngrohje siperfaqesore apo atmosferike te Tokes. Perkundrazi ato tregojne nje ulje te vogel temperature rreth 0,01 grade Celsius.
Kjo nuk eshte e vertete. mjafton te shikohen matjet e bera nga NASA, nga satelitet Japonez apo ata Europian dhe te vertetohet sesa eshte rritja e temperaturave mnesatare.
Ose te pakten te jepet ndonje link i ndonje qendre prestigjoze qe merret me matjen e temperaturave mesatare dhe qe te bindemi dhe ne. Jo vetem fjale.
Nese ndonje person ka te aferm ne Berat, mjafton te pyesi se sa vite ka qe nuk bie bore ne ate qytet. Dhe te pyesi gjithashtu se nese binte bore ne kohen e komunizmit dhe sa vite ishte cikli i renies se bores ne ate kohe.
Geni25- 1
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Paralajmërohen dimra të ftohtë
Britania dhe Evropa kontinentale do të mund të mbërthehet edhe më shpesh nga dimrat e ftohtë në të ardhmen, si rezultat i aktivitetit të ulët diellor, thonë shkencëtarët ku bie poshtë teoria e ngrohjes globale.
Kohëve të fundit, shkencëtarët britanikë kanë vërejtur rënie të temperaturave atmosferike që ka “bllokuar” ngrohjen globale dhe kjo ka qenë edhe si rezultat i dimrit të madh që ndodhi në Evropë.
Shkencëtarët thonë se ky fenomen ka ndikuar vetëm në rajone të caktuara, çka do të thotë se nuk ka një trend të përmirësimit të ngrohjes globale në tërë botën.
Zbulimet janë paraqitur në revistën “Environmental Research Letters”.
“Sipas ecurive të fundit, ne mund të themi se kemi përjetuar një dimër të ftohtë dhe do dëshiroja që ta shikoja këtë edhe një herë për t’u besuar statistikave të studimeve”, tha lideri i këtij projekti, Mike Lockwood, profesor i hapësirës së ambientit dhe fizikës në Universitetin “Reading” të Britanisë.
Për ta demonstruar se a ka ndonjë lidhje me këtë, profesori Lockwood dhe bashkautorët e tij kanë krahasuar nivelin e aktivitetit diellor me rekordin e Qendrës së Temperaturave në Angli, i cili është instrumenti që bën matjen e temperaturave në periudha të gjata.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhënat për ndryshimet klimatike në 351 vitet e fundit duke u kthyer te periudha Maunder Minimum që njihet si periudha kur dielli kishte pasur aktivitet të ulët solar, e që kishte zgjatur për gjysmë shekulli.
Maunder Minimum kishte ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit XVII – një periudhë kjo kur kishte dimra të ashpër, të cilën dikush e kishte quajtur “Etapa e shkurtë e akullit”. Pas kësaj ka pasur një rritje graduale në aktivitetit diellor që ka zgjatur rreth 300 vjet.
Profesori Lockwood shpjegon se studimet për aktivitetin e Diellit, të cilat bazohen në të dhënat për 9000 vjet, tregojnë se ka një “ngritje të ulët të temperaturave brenda një periudhe 300-vjeçare, por një rënie drastike të temperaturave në periudhën 100-vjeçare.
Ai thotë se rënia ka filluar në vitin 1985 dhe tani për tani është në “gjysmën e rrugës, ashtu sikurse ishte në Maunder Minimum”.
Kjo i ka lejuar skuadrës që të bëjë krahasimin se çfarë ka ndodhur në fund të viteve 1600. “Ne kemi zbuluar që ne duhet të përballemi me Maunder Minimum, së paku edhe për disa vite”, tha ai për BBC News.
Acar i madh
Profesor Lockwood tha se ka një numër të madh shembujsh që mund të shpjegojnë një ndërlidhje të këtillë, por skuadra e hulumtimit ka favorizuar idenë se kemi të bëjmë me “fenomen meteorologjik” që njihet si “bllokadë”.
Kjo do të ndikojë në mënyrë dinamike në rrymat e lumenjve, të cilët do të kenë një rritje të valëve të tyre prej 7 deri në 12 km mbi sipërfaqen e Tokës dhe do të ndikojë shumë në ndryshimet e kohës. Do të këtë një ngritje të rrymës së ajrit në gjithsecilën hemisferë të Tokës.
“Së pari, kryesisht do të preket Evropa, sepse shtrihet poshtë hemisferës veriore, ku ka rrymime të ajrit”, shpjegon ai.
“Bllokimi” paraqitet kur format e rrymave të ajrit kanë formën “s” dhe shihet në verilindje të Atlantikut, ku do të shkaktojnë përzierje të erërave.
“Nëse nuk do të këtë bllokim, pastaj rrymat e lumenjve do të sjellin kohën e butë, erëra me lagështi perëndimore duke na dhënë motin që e ka zakonisht Evropa”.
Por, shton ai, nëse rrymat e ajrit “bllokohen” dhe shkojnë në drejtim të Veriut, vjen i ftohti me erëra të thata që vijnë nga Lindja e Evropës, e që rezulton me rënie drastike të temperaturave. “Ky... ‘bllokim’ duket se do të jetë njëra prej atyre teorive që kanë të bëjnë me aktivitetin diellor”, thotë ai.
Studimet e fundit tregojnë se aktiviteti diellor është ulur, “bllokimi” tashmë ka lëvizur në drejtim të lindjes nga verilindja e Amerikës Veriore drejt Evropës dhe është bërë më i qëndrueshëm.
Zgjatja e “bllokimit” gjatë dimrave të kohëve të fundit është përgjegjës për shkaktimin e acarëve që kanë pushtuar Evropën, sidomos vitin e fundit.
Vrojtimet e shkuara që janë marrë nga periudha Maunder Minimum u referohen erërave që vijnë nga Lindja, që shkaktojnë dimra të ftohtë, e të cilat vrojtime janë mbështetur edhe nga hipoteza e shkencëtareve.
Mënyra se si ndikon aktiviteti diellor në veprimin e bllokadës lidhen me rrezatimin e rrezeve ultraviolet që vijnë nga dielli.
Rrezet UV të stratosferës (që janë rreth 20-50 km mbi sipërfaqen e tokës) ndodhin mbi stratosferën e ekuatorit. Kjo rezulton në ndryshimin e shpejtë të temperaturave, të cilat dërgojnë deri te një nivel më i lartë i erërave.
“Ndryshimet e aktivitetit diellor kanë ndryshuar në mënyrë të pabesueshme erërat e stratosferës”, thotë profesori Lockwood.
Studimet tregojnë se gjendja e stratosferës ka një dallim të konsiderueshëm me atë çfarë ndodh në troposferë, në të cilën ndodhin edhe rrymat e ajrit, shpjegon profesori Lockwood.
“Ky është një model krejtësisht i thjeshtë që ka ndikuar edhe në stratosferën ekuatoriale ku ka pasur më shumë UV që kanë shkaktuar rryma të mëdha të ajrit, por rritje shumë të vogël të temperaturave.
“Kjo, natyrisht, ka mundësi për të ndryshuar lëvizjen e rrymave të ajrit – dhe kjo është ajo gjëja që ne jemi duke menduar sot për sot”.
Qendra e bllokimit
Profesori Lockwood citon se “bllokimi” vetëm mund të ndikojë në ndonjë rajon gjeografik dhe nuk do të këtë impakt në ndryshimin e tërë sistemit klimatik të globit.
Për ta ilustruar këtë, thotë ai, kemi edhe të dhënat e CET-së, të cilat thonë që ky dimër ishte dimri i 14 më i ftohtë në Britani.
Ai thotë se njëri prej kolegëve të tij nga Universiteti Reading paraqet Evropën si “qendër të bllokadës”.
“Arsyet janë të mëdha, sepse rrymat e ajrit vijnë te ne nga oqeani Atlantik dhe ngadalë e godasin tokën e Evropës. Nuk do të ketë kushte apo rrethana diku tjetër në botë që u jep një bllokim kaq të madh”.
Përderisa rënia e aktivitetit të tanishëm diellor pritet që të vazhdojë edhe në dekadat në vijim, duke shkaktuar seri të shpeshta të “bllokadave” që nuk do të rezultojnë me temperatura nën zero gradë për çdo dimër.
“Nëse ne shikojmë në periudhën e fundit të aktivitetit diellor të shekullit XVII, ne zbulojmë se ka pasur një rekord temperaturash të ulëta në vitin 1684, por në vitin tjetër – kur aktiviteti diellor ka qenë i ulët, është regjistruar dimri më i nxehtë në 350 vitet e fundit”.
Një numër tjetër i faktorëve meteorologjikë po ashtu kanë influencuar në sistemin e motit në gjithë e Evropën, kështu një numër i parametrave të dhënë përshtaten me “bllokimin”, shpjegon ai.
Duke iu referuar zbulimeve dr. Peter Stott, drejtor i monitorimit të klimës në Zyrën Meteorologjike në Britani thotë se “ky studim tregon evidenca shtesë se çfarë ka ndodhur në stratosferë, e që janë shumë të rëndësishme për klimën në sipërfaqe të Tokës. “Zbulimet janë kujtim i një efekti të mundshëm, por duhet më shumë hulumtime për të cilat ka nevojë për të përcaktuar se si ka ardhur te një efekt që do mund të përcaktonte mundësinë për ndonjë dimër të ftohtë në Britani”.
“Në zyrën e MET-së ne jemi duke punuar në një hulumtim që ka të bëjë me një paraqitje më të mirë të aktiviteteve në stratosferë, e që po ndikon në modelet e parashikimit të motit nëpër stinë”.
Profesori Lockwood thotë se tani planifikon që të testojë parashikimet e aktivitetit të ulët diellor në ndryshimet e klimës gjatë muajve të verës në Evropë.
Nga Mark Kinver, BBC News

Qe ngrohja globale eshte eminente dhe shqwetesuese,kjo eshte e dukeshme.Nuk e di se c'mendojne studiusit angleze,por rajoni ballkanik po e perjeton rende kete fenomen.A i keni vene re ndryshimet e klimes,te shoqeruara me permbytje,intesiteti i tyre ka qene shume i larte dhe me kohe zgjatje te pashembullt.
Per kureshtjen e te gjitheve,po ju tregoi nje te vertete.
Babai im ka qene nje mbajtes i rregullt i matjeve te dhenave meteorologjike,si temp.max e minimale sasne reshjeve ne dite muaj e vite.Kjo ne nje periudhe prej rreth 40 vjecare,Punen e tij per hobi po e ndjek edhe une,megjithse vet kam nje profesion tjeter.
Tashti po ju them se nepermjet matjeve se mesatarja e reshjeve ne rajonin tim te banimit nga mesatarja shume vjecare,rezulrojne te jene nga 850-950 mm shi ne vit.Atehere deri me sot kur duhen edhe 4 muaj,ne mbyllje te matjeve te reshjeve(shtator) kane rene 1600 mm shi,pra rreth 700 mm shi me teper nga mesatarja shume vjecare.
Po keshtu dhe temperaturat mesatare dimerore tek ne ishin nga 4-7 grade,sot keto temperatura mesatatre per 3 vjete e fundit gjate muajve te dimrit arrijne nje mesatare nga 7-11 grade.
Pra rajoni ka nje ngritje temp.afersisht vetem per stinen dimerore rreth 4 grade,dhe si mesatare vjetore me nje mesatare rreth 2.5 grade..
SI T'JA JA VEME EMRIN KESAJ,ESHTE NJE GENJESHTER APO NJE REALITET..
Ka mbi 5 vjet q ne zonen time nuk bie njehere te vetme bore,nje fenomen qe tek ne ishte i pranishem pothuaj cdo vit 1-2 here.

Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Të pensionohet termi “Ngrohja globale”
Ndërsa po afrohet ditëlindja e saj e 35-të, ka ardhur koha që të heqim dorë nga termi “Ngrohja Globale”, një term i ngarkuar politikisht dhe i kufizuar nga ana shkencore për t’i hapur rrugë diçkaje tjetër.
Përvjetorët janë gjithmonë arbitra të drejtë arsyesh për të diskutuar çdo çështje. Por, duke marrë parasysh faktin se disa persona, siç janë njerëzit që punojnë në RealClimate (Instituti i Kërkimeve Shkencore për Klimën), janë duke festuar 35-vjetorin e krijimit të termit “Ngrohje Globale”, besoj se është koha e duhur për të vlerësuar dhe për të vënë në pikëpyetje idenë nëse ky term i qëndron akoma qëllimit të tij. Emrat janë të rëndësishëm, kështu që kjo është një pyetje e drejtë për t’u bërë.
Kur gazeta shkencore e Ualli Brokerit publikoi kryeartikullin “A jemi në prag të ngrohjes globale”, unë dyshoja te konceptimi i Brokerit, i cili kishte qëllim që të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare. Prandaj dyshoja nëse do mund t’i përballonte ashpërsisë së debateve dhe shqyrtimeve intensive, të cilat do të ndodhnin në dekadat e ardhshme.
Ky term është shndërruar në përdorimit universal në SHBA, ndonëse termi “ndryshime klimatike” përdoret më shpesh në Britani. Nuk jam i sigurt pse diçka e tillë është e mundur, por mesa duket përdorimi i termit “Ngrohje Globale” nga James Hansen, gjatë një deklarate të famshme në Senat bërë për vetë medien amerikane, mbase përdorimi i termit “ndryshime klimatike” nga Margaret Thacher, në fjalimin e saj në vitin 1989, pati të njëjtin efekt edhe këtu në Britani.
Të dy termat janë të këmbyeshëm nga ana kuptimore me njëri-tjetrin gjatë bisedave të zakonshme, megjithëse shkencëtarët klimatikë janë shprehur se ka ngjashmëri të pakta, por nga ana tjetër duhet theksuar se ka shumë ndryshime të rëndësishme ndërmjet tyre.
Një kritikë e dëgjuar shpesh është se “ndryshimi i klimës u shpik nga uarmistët (shkencëtarë që fajësojnë njerëzimin për ndryshimet klimatike), për të fshehur një të vërtetë të paleverdishme se temperaturat nuk po rriten si pasojë e ngrohjes. Me fjalë të tjera “ndryshimi i klimës” është një marifet i zgjuar, që vepron si një koncept që shpjegon të gjitha fenomenet klimatike.
Kjo hedh poshtë të vërtetën e papërshtatshme se në fakt ndryshimet klimatike shkaktohen si pasojë e ngrohjes globale. Në fund të fundit, titulli i plotë i gazetës së Brokerit ishte “Ndryshimet Klimatike”: A jemi në prag për të shpallur gjendjen e ngrohjes globale?
Ka një histori mjaft interesante të shndërrimeve gjuhësore, që i janë bërë këtyre dy termave në ueb sajtin e NASA-s shkruar nga Erik Konuej, i cili është një historian në laboratorin e “Jet Propulsion” në Pasadena. Ajo përmban një paragraf mbi atë se si në vitet 1970 termi “ndryshim i paparashikueshëm i klimës “përdorej në gjuhën e përditshme.
Fatmirësisht ky koncept u braktis në vitin 1979, kur Akademia Kombëtare e Shkencave publikoi efektin e dyoksidit të karbonit në klimë dhe zgjodhi të miratonte termin që përdoret sot. Në vend të “Ndryshim i paparashikueshëm i klimës”, Çarnei Xhul (kryetari i raportit) miratoi përdorimin e termit të Brokerit.
Kur iu referua ndryshimit të temperaturave të sipërfaqes së tokës, Çarnei përdori termin “ngrohja globale”, ndërsa kur diskutonte për ndryshimet e tjera klimatike, të shkaktuara nga rritja e dyoksidit të karbonit, Çarnei përdori “ndryshime klimatike”.
Brenda logjikës së revistave shkencore kjo është mënyra e përdorimit të këtyre dy termave. Ka gjithashtu disa zëra të shquar në debatin e klimës, të cilët nuk përdorin vetëm termat “ngrohje globale”ose “ndryshime klimatike”, sepse sipas tyre, nuk e shpjegojnë ashtu siç duhet emergjencën dhe realitetin e subjekteve që përshkruajnë. Për shembull, Xhejms Lavelok preferon termin “nxehje globale”, ndërsa Xhorxh Monbiot ka argumentuar se koncepti “avari klimatike” është më i saktë.
Po ashtu, në anën tjetër të gardhit ka nga ata që me përçmim klasifikojnë subjektin ose më saktë e shikojnë rrjedhën e reagimeve të subjektit si një mashtrim klimatik ose shaka klimatike.
Personalisht nuk e përdor shumë termin “ngrohje globale” (ndoshta kjo vjen si pasojë e rrënjëve të mia britanike dhe ky koncept më duket shumë i ngushtë në fushën e tij), kështu që jam i lumtur të qëndroj me termin “ndryshime klimatike”.
Mendoj se ne kemi arritur në një pikë tani, ku të gjithë e dimë se për çfarë po flasim dhe pse bota gjithmonë do të jetë e populluar nga njerëz që duan të këndojnë se “klima ka ndryshuar përgjithmonë”, kur ata e dinë fare mire se ajo çka po diskutohet në botë është ndryshimi antropogjenik i klimës.
The Guardian

Te rinovohet e propogandohet cdo dite termi ''NGROHJE GLOBALE''.
Ngohja globale eshte nje realitet,qe vetem nje njeri me memorje te vonuar nuk mund ta kuptoi.
-Shkrirja masive e akullnajave polare,eshte nje tregues agresiv per ti mbushur mendjen edhe me skeptikut.
-Oqeanet po ndryshojne ngjyren e tyre si rezultat i shtimit te fitoplanktonit,ky i fundit kerkon nje sasi temperaturash te larta qe te ushqehet dhe te shumezohet.
-Zjarret masive ne Kaliforni,Greqi,Rusi,Itali,Portugali,France e Spanje jane nje tjeter tregues,qe dicka po ndodh me klimen ne planetin tone.
-Frekuenca e dendur e shume shterngatave,uraganeve e stuhive te shoqeruara me permbytje kataklizmike, si ne
Rumani,Pakistan,Kine,Filipine apo edhe ne Shqiperi,ku vet jemi deshmitare te permbytjeve te mbi 12.000 ha toke,tregon se njerzimit po kanoset nje rrezik imediat,qe kerkon thellimin e masave parandaluese te ketij fenomeni, e jo te vihemi ne gjume nga KOMPANITE QE NORMEN E FITIMIT E KANE ME ATO LENDE TE PARA QE NDOTIN AMBJENTIN.
Studimet e 5 viteve te fundit e tregojne me se miri se si ka levizur kurba e rritjes se temperaturave ne atmosferen tone.
Me e keqja eshte se ka disa papagaj edhe ketu ne Shqiperi,qe propogandojne te kunderterten e fenomenit te ngrohjes,duke ju referuar disa shkrimeve nga media gjoja te rendesishme boterore,shkrime te cilat paguhen nga ato KOMPANI qe vet jane FAKTORI NUMER 1, ne ndotjen e ''mushkurise''boterore.
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Viti 2010 me i nxehti ne Toke
Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se ky vit ka qenë më i nxehti në Tokë në 131 vitet e fundit. Një studim i ri për motin e nxehtë i publikuar në SHBA nga Federata Kombëtare e Jetës së Gjallë parashikon se temperaturat e larta do të jenë të zakonshme në vitet 2050. Kjo organizatë private që studion ambjentin thotë se ngrohja e planetit, do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe thatësira anembanë botës.
Por jo të gjithë shkencëtarët janë në një mendje për ndikimin e ngrohjes globale, apo për një zgjidhje të pasojave të saj.
Nga temperaturat e larta në Rusi, tek shirat e rrëmbyer në Pakistan e tek rrëshqitjet shkatërrimtare të dheut në Kinë, mjaft shkencëtarë parashikojnë se do të ketë më tepër raste të motit ekstrem, pasi klima në Tokë po ngrohet.
“Me ngrohjen e planetit, atmosfera mund të mbajë më shumë ujë, ndaj kjo do të sjellë rënien e shirave më të rrëmbyeshëm dhe kjo do të ketë pasoja shkatërrimtare”, thotë meterologia Amanda Staudt e Federatës Kombëtare për Faunën dhe Florën, me qendër në SHBA. Amanda është bashkëautore e një raporti të vitit 2010-të kësaj organizate mbi të nxehtit ekstrem në SHBA. Ajo ka gjetur me statistika, se mjaft qytete përgjatë brigjeve lindore amerikane, krahasuar me temperaturat mesatare, kanë dyfishin e ditëve me temperatura 32 gradë celcius .
Ajo njofton se kjo nxehtësi ekstreme do të bëhet shumë shpejt diçka e zakonshme.
“Ajo që më befasoi në këtë studim ishte se viti 2010 ndoshta do të konsiderohet një vit me klimë të butë në vitin 2050, ose të paktën do shihet si një vit i zakonshëm, duke patur parasysh ngrohjen globale dhe hapat me të cilat do të ecë ky fenomen në të ardhmen”.
Zonja Staudt dhe shumë shkencëtarë të tjerë thonë se për shkak të ndotjes, do të shohet sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë, që do të shoqërohet me temperatura të larta dhe do të shkaktojë ngrohjen globale.
Por klimatologu Patrik Michaels i Institutit Cato thotë se problemi po ekzagjerohet.
“Këto qytete kanë temperatura të larta dhe do të kenë klimë më të ngrohtë me ose pa dioksidin e karbonit në atmosferë”, thotë ai.
Studjuesi Michaels thotë se betonimi i qyteteve e shkakton më shumë nxehtësinë se sa dioksidi i karbonit. Ai fajëson më shumë për të nxehtin ekstrem në bregun lindor të SHBA këtë vit, një cikël klimatik që u quajt La Nina.
Studjuesja Amanda Staudt thonë se moti ekstrem që vazhdon për një periudhë të gjatë mund të ketë ndikime negative- si probleme të shëndetit nga shtimi i alergjive, apo pakësimin e ushqimit, nga pakësimi i prodhimit, për shkak të të nxehtit.
Këtë verë, thatësira dhe zjarret në Rusi kanë pakësuar ndjeshëm furnizimin e botës me grurë. Amanda Staudt thotë se një zgjidhje afatgjatë është që të përdoren forma të tjera të energjisë.
” Ne duhet të fillojmë të heqim dorë nga varësia ndaj qymurgurit, naftës apo gazit dhe të kalojmë tek përdorimi i energjinsë së pastër, si energjia diellore apo ajo e erës, në kërkim të mënyrave për t’u bërë më efiçentë në përdorimin energjisë”.
Por Patrik Michels thotë se këto nuk janë zgjidhje realiste.
“Energjia e diellit nuk mund të përdoret gjerësisht, dhe nga ana tjetër energjia e erës nuk mund të jetë shumë e fuqishme”.
Michaels thotë se njerëzit gjithmonë u janë përshtatur ndryshimeve të mjedisit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
” Kjo teori nuk është shumë e ndryshme nga teoritë e tjera apokaliptike, të cilat kanë qarkulluar në shoqërinë njerëzore në vite, si dhe për kërcënimet e tjera, ndaj të cilave jemi përshtatur”.
Pavarësisht nga debati mbi ndryshimet e klimës, shkencëtarët bien dakord se qytetet do të vazhdojnë të ngrohen më shumë, ndërsa vazhdojnë të zgjerohen me më tepër ndërtesa dhe rrugë
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
C'po ndodh....?
Qyteti i Shkodrës çdo çast e më tepër po i afrohet pikës fatale kur nga të dhënat raportohen më shumë se 3000 shtëpi të përmbytura plotësisht e rreth 13 mijë hektarë nën ujë. E ndërsa qytetarët në Shkodër janë të lodhur e të dërrmuar nga përmbytjet, kur gjithçka prej shtëpive të tyre e ka përpirë uji i furishëm, në dhjetëra qytete të tjera banorët po perjetojne të njëjtën tragjedi.
Brenda 24 orëve janë përmbytur konsiderueshëm Durrësi, Vlora, Lezha, Elbasani, Malësi e Madhe, e ndërkohë që Tropoja gjendet tërësisht e izoluar, e banorët në këtë qytet nuk kanë mundësi të lëvizin nga ky qytet.
Ndërkohë mësohet se është shtuar sasia e ujit të liqenit të Shkodrës pasi bëhet e ditur se kanë përpirë dhe fushat e Torovicës, ku ndahet Shkodra me Lezhën. Kjo situatë e rënduar ka sjellë si pasojë izolimin e banorëve të zonës.
Banorët e qyteti të Shkodrës kanë deklaruar se nuk po arrijnë dot të plotësojnë nevojat e tyre pasi të izoluar ata nuk mund të sigurojnë edhe nevojat e tyre jetike për të përballuar jetesën.
Nga shpërthimet e shumta të reshjeve si dhe të ujërave që kanë mbuluar zonën mësohet se deri në orën 17. 00 të ditës së djeshme shënohen të rrezikuara 13 mijë hektarë tokë, si dhe ka shkuar 2100 numri i shtëpive të përmbytura dhe mijëra të tjera të rrethuara nga uji. Përveç tyre janë evakuuar rreth 7944 persona.
Një nga pasojat negative që ndalon kalimin është bërë bllokimi i shkollave të ndryshme në pamundësi për të kaluar nëpër rrugë pasi vetëm disa persona udhëtojnë më varka lundrimi.
Emergjenca
Përmbytjet kanë zaptuar pothuajse 13 mijë hektarë tokë që janë tërësisht nën ujë. Emergjencat Civile në një njoftim të fundit kanë publikuar bilancin e përmbytjeve që kanë përfshirë Shkodrën dhe zonat përreth.
Sipas këtij institucioni, liqeni i Shkodrës është rritur me 11 cm nga reshjet e fundit. Gjithsej janë përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë, 2100 shtëpi dhe mbi 2470 banesa janë të rrethuara nga uji. Nga zonat në rrezik janë evakuuar mbi 3940 familje, ku janë përfshirë në operacione mbi 1500 policë dhe ushtarë.
Të bllokuara janë rrugët për në Muriqan, Velipojë, Shirokë dhe Zogaj, ndërkohë që është e pakalueshme rruga për në fshatin Obot i Vjetër, ku niveli i ujit në rrugë është një metër. Në Malësinë e Madhe, aksi Tamarë-Vermosh kalohet me vështirësi, ndërsa ai Tamarë–Vukël është i pakalueshëm. Probleme qarkullimi edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që është dëmtuar traseja hekurudhore pranë fshatit Muçaj.
Zonat e përmbytura
Vazhdon të përkeqësohet situata në qytetin e Shkodrës. Sot niveli i ujit është rritur dhe uji ka depërtuar dhe në brendësi të lagjeve. Nën ujë janë lagjet Xhabije, “Salo Halili”, “Bahçallëk”, “Shtëpia e Mushkonjës”, “Ajasëm” dhe “Perash”.
Banorët kanë vështirësi të të shumta në qarkullim, jo vetëm në këmbë, por edhe me mjete të vogla. Në shumë prej rrugëve. Në shumë prej rrugëve janë vënë në përdorim varkat, të cilat transportojnë banorët, nga dalja e pallateve, apo shtëpive private në drejtim të rrugëve qendrore të qytetit, apo nga njëri aks rrugor tek tjetri. Ne disa shkolla uji ka përmbytur jo vetëm oborret dhe sipërfaqet e jashtme të territorit të tyre, por ka depërtuar dhe brenda godinave.
C'po ndodh ne territorin e Shqiperise dhe ne gjithe rajonin e Ballkanit,ku po perjetohen momente apokaliptike..?Bota po ftohet,apo po tej ngrohet..? Le ti japin pergjigje kesaj pyetje ata qe na kane servirur materiale,per te arshivuar ...ngrohjen globale..!!!!
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Bashkohem me kete mendimin qe ngrohja globale eshte nje genjeshter,fundja genjeshtra degjojme cdo dite,genjeshtra themi cdo dite sidomos kur genjejme veten per zgjedhjet dhe vendimet qe marrim ne jete....
Sa per kete postimin e fundit eshte me te vertete nje realitet i hidhur tek shikon nje pjese te madhe te Shqiperise tek permbytet,sidomos sesi permbytet Shkodra disa here....
Permbytja e Shkodres po behet si legjenda e Kalase se Rozafes por tani ku ta gjejme nje Rozafe qe do ta shpetoje qytetin tim te dashur...
Nuk kam deshire per momentin te zgjatem me komente sepse ne te tilla raste eshte me mire te shpresohet qe gjithcka te zgjidhet sa me shpejt dhe te urohet te mos kete deme te tjera dhe sidomos qe kjo katastrofe natyrore te mos shoqerohet me katastrofe njerezore....e rendesishme eshte edhe te reflektojme sepse kjo nuk vjen direkt nga Zoti sic duan te thone por.....(per momentin nuk dua te zgjatem me)

yasmin- 159
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Jo nuk eshte genjeshter.
Eshte e vertet do e shihni dhe vet
Eshte e vertet do e shihni dhe vet
abdullah- 7
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
2011 viti më ''djegës'' ne historine boterore
Vera e gjatë dhe e nxehtë është vetëm në fillimet e saj. Që nga marsi deri në qershor temperaturat kanë qenë vende-vende të larta, madje shumë mbi mesataren e stinës, por ajo që do të vijë në muajt në vazhdim do të jetë me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe për shumëkënd kjo do të jetë një verë që nuk do të harrohet lehtë. Madje ka shumë nga ata meteorologë që e cilësojnë këtë vit “më të nxehtin” në historinë botërore. Dhe nuk mbaron këtu...
Sipas të dhënave të instituteve meteorologjike të shumë vendeve të botës, ndër të cilët më prestigjiozi është NOAA (Administrata Oqeanike dhe Atmosferike), temperatura e kombinuar tokë-oqean prej 14.2 gradësh, e regjistruar në qershor 2011 është më e larta e të gjitha kohërave, ose me fjalë të tjera është 0.68 gradë me e lartë se mesatarja e shekullit të kaluar.
Duke filluar që nga muaji mars e në vazhdim, situata ka ardhur duke u përkeqësuar me shifra që kapin rekorde të reja. Meteorologët parashikojnë një skenar “drithërues” për javët në vazhdim.
Parashikimet shumë “të nxehta” për verën përvëluese të shkencëtarëve kanë ndezur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një betejë tjetër.
Dhe kjo në një kohë kur ky vend po përjeton vërtet një valë temperaturash jashtëzakonisht të larta. Bëhet fjalë për betejën e atyre që mbështesin dhe janë kundër ndikimit të njeriut në ndryshimet klimatike, një debat që ka nisur që prej disa kohësh dhe po zhvillohet me tone gjithnjë e më të mprehta, ndërsa situata meteorologjike po jep shenja ndryshimesh të mëdha.
Javën që shkoi Nju Jorku ka lëshuar një alarm që do të zgjasë për 10 ditë, një alarm që ngjan me një paralajmërim ndaj gjithë atyre që dalin në orët më të nxehta të ditës, një alarm për t’iu shmangur sa të jetë e mundur diellit të mesditës, duke qenë se rreziku shëndetësor është shumë i madh.
Ndërkaq, kryebashkiaku Majkëll Blomberg ka nxjerrë nëpër qytet shpikjen e tij të fundit, atë të tri pishinave të lëvizshme, që përgjatë gjithë muajit gusht do të qëndrojnë në pozicione të ndryshme në Park Avenue dhe që do të frekuentohen nga ata që për arsye të ndryshme duhet të vazhdojnë të rrinë në “Mollën e Madhe” edhe gjatë stinës së nxehtë të këtij viti.
Ndërkaq, disa gazeta të rëndësishme të vendit kanë paralajmëruar edhe për një rrezik tjetër që mund të prekë metropolin më të madh të Shteteve të Bashkuara: rrezikun e uraganeve, që nëse do të “frynin” me forcën që fryjnë në jug të vendit do të shkaktonin një numër të madh humbjesh në njerëz, duke qenë se bëhet fjalë për një qytet të mbipopulluar.
Bëhet fjalë për parashikimet e agjencisë së mësipërme prestigjioze, parashikime që të “përkthyera” nga ekspertë të ndryshëm të meteorologjisë nuk ua kanë aspak “zili” skenarëve të filmave hollivudianë me temë katastrofat natyrore.
Sipas këtyre parashikimeve, përveç të nxehtit të jashtëzakonshëm priten edhe përmbytje të mëdha, si ajo e Nashvillit në muajin maj, apo edhe reshje dëbore krejt të papritura dhe shumë të dendura, si ato që mbuluan dhe paralizuan gjithë Uashingtonin gjatë dimrit të kaluar.
Ndërkaq, ka nga ata që i pranojnë parashikime të tilla dhe nga ata që i hedhin poshtë sigurisht, duke i cilësuar si skenarë fatalistë që kanë shumë pak mundësi të ndodhin.
Gjithsesi, për të gjithë problemi më i madh dhe më akut është ai i të nxehtit, i cili ka kapur edhe shumë vende të Europës, madje edhe ato tradicionalisht të freskëta edhe në mesin e verës.
Se si do të përballohet kjo verë e nxehtë me temperatura shumë më ekstreme krahasuar me të gjitha verërat e mëparshme, përbën një sfidë personale për çdo njeri, por edhe një sfidë për shëndetin publik të shumë vendeve të botës.
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Përshëndetje Estilen:
Sa i përket ngrohjes globale, do ju rekomandoja pos të tjerash një dokumentar vërtetë fantsatik dhe mjaft bindës transmetura nga platforma ''Digitalb'' ku spjegohen me detaje dhe në mënyrë shkencore teoritë e ngrohjes globale.
Vërtetë po abuzohet shumë dhe ambientalistët po abuzojnë pambarimisht në emër të pjesmarrjes së tyre nëpër qeveritë e ndryshme në Evropë.
Kjo duket fare qartë se ka ngjyra të theksuara politike dhe bëhet për të tërhequr vemendjen publike dhe për tu hedhur njerzve hi syve në këtë krizë dhe katrahurë mizerabël globale...
Të përshëndes dhe t'uroj punë të mbarë !!

Ufo- 135
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
per mendimin tim shkaqet e ngrohjes globale duhen pare ne nje prizem me te gjere qe perfshin edhe ato jo njerezore. shume shkencetare e lidhin regjimin e diellit dhe stuhive apo njollave djellore me temperaturen ketu ne toke. pra nuk eshte per tu cuditur qe e gjithe zhurma e ngrohjes globale te jete nje konspiracion apo nje menyre per te terhequr vemendjen e njerezve. eshte e vertete qe shume gjera kane ndryshuar shekullin e fundit por te konstatosh se vetem njeriu ka gisht me duket pak e pa vend. te mendosh qe vetem gjate nje shperthimi vullkanik clirohet dioksid karboni sa per nje vit qe eshte teresisht shkak natyror dhe akuzohen kompanite per ndotjen e tyre pastaj. une personalisht jam i mendimit qe ne te ardhmen do te shohim drite te vertete dhe nuk do ndihemi me te mashtruar.
cosmiclove- 35
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Një ndër arsyet e ngrohjes globale është shkatërrimi i shtresës ozonike,kush e shkatërron ozonin në atmosferë?Ozoni shkatërrohet nga gazet si CO2,dioksidi i sulfurit e nga gazet tjera,të fabrikave dhe djegieve të materialeve,veturave etj,rëndësia ozonit qërndron se ai pengon depërtimin e tërësishëm të rrezeve ultraviolete.
Ato rreze me depërtimi e tyre në tokë,shkaktojn shkrirjen e akullnajave,rrisin temperaturat,shkaktojn kancerin e lëkurës tek njerëzit,pastaj vien deri tek zhdukja e gjallesave ose më mirë të them kafshëve,p.sh bretkosat thuhet se janë në zhdukje si pasojë e rrezeve ultraviolete.
Nga kjo unë jap një konkludim që edhe nëse nuk është e vërtet ngrohja globale,mendoj që kanë bërë mirë për këtë skandal le të ndalen pak këto fabrika që po na plasin nga gazet.Mendimi im është që,PO shtresa e ozonit po shkatërrohet dhe vërtet do kemi një ngrohje globale.

nitty- 72
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
ngrohja globale eshte 1000% genjeshter ,dhe vetem njerezit naive bihen viktima te kesaj super genjeshtre te politikaneve dhe njerezve me pushtet qe perpiqen te sundojne boten per te mbledhin para nga taksat e ketij pretendimi koti . o njerez me thoni :A kini pare skulptura greke me pallto?? ne kohen e greqise se lashte temperatura ishte me e larte se tani ,bile ne ballkan kishte edhe luane ,shume vende edhe ketu ne shqiperi quhen akoma sot e kesaj dite (shpella e luanit) ,lugina e luaneve etj por kjo ishte thjesht dicka pa shum rendesi .rendesi ka qe cdo pikture edhe skulpture e greqise se lashte tregon se temperaturat kane qene me te larta ,atere nuk kishte as fabrika as makina .SI KA MUNDESI QE NGROHJA VJEN NGA PLUHURAT DHE TYMRAT ?? kjo eshte 100% e pamundur ,genjeshter e algorit i cili ishte udhezuar nga kokat dhe elitat qe sundojne boen
maqomaqo3- 96
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem behet gjithnjë e me shqetësues nga dita në dite. Ndryshimet e klimës janë të verteta dhe sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S'ka aspak dyshim që ne kemi krijuar ndryshime te atmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave. Evidenca e ngrohjes globale është e sakte dhe e panenflehtesushme!
Gerta Gerta- PEACE and LOVE
55
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
maqomaqo3 shkruajti:ngrohja globale eshte 1000% genjeshter ,dhe vetem njerezit naive bihen viktima te kesaj super genjeshtre te politikaneve dhe njerezve me pushtet qe perpiqen te sundojne boten per te mbledhin para nga taksat e ketij pretendimi koti . o njerez me thoni :A kini pare skulptura greke me pallto?? ne kohen e greqise se lashte temperatura ishte me e larte se tani ,bile ne ballkan kishte edhe luane ,shume vende edhe ketu ne shqiperi quhen akoma sot e kesaj dite (shpella e luanit) ,lugina e luaneve etj por kjo ishte thjesht dicka pa shum rendesi .rendesi ka qe cdo pikture edhe skulpture e greqise se lashte tregon se temperaturat kane qene me te larta ,atere nuk kishte as fabrika as makina .SI KA MUNDESI QE NGROHJA VJEN NGA PLUHURAT DHE TYMRAT ?? kjo eshte 100% e pamundur ,genjeshter e algorit i cili ishte udhezuar nga kokat dhe elitat qe sundojne boen
A te te jap une nje shpjegim te besueshem, shteresa e ozonit perbehet nga nje gaz qe quhet ozon O3 i cili ben perthithjen e rrezeve te diellit ato te demshme per trupin e njeriut rrezet ultraviolet po te jap nje skeme ku trgohet se si formohet O3 ne atmosfere
Pra po ta shpjegoje se si ndodh si proces 2 atomet e O2 ne prani te rrezeve te diellit katalizohen dhe japin 2 radikale O te cilat bashkeveprojne me me nje molekule O dhe japin Ozonin.
O2----O* + O*
O2+O*----O3
Ne kete menyre krijohet shtresa e Ozonit , por kjo nuk mund te krijohet perjetesisht mund dhete ndodh shpebashkimi i ketyre molekulave, dhe kjo ndodh por ne prani te radikaleve te tjera si Br, NO, N2O Hidroksilit OH* etj duke bere ne kete menyre qe radikalet e lira te O* te lidhen dhe me keto radikale te tjera dhe ne kete menyre zvogelohet mundesia e formimit te O3.
Duke na bere me te pambrojtur nga rrezet e larta.
Vertete qe nje vullkan mund te leshoje gaze ne natyre ne sasi te larte, po a di ligjin e impaktiti te natyres ti. Bilanci duhet te jete pazitiv. Ky ligj thote nqs ne natyre kemi nje ndotje me perberes te ndryshem dhe keta ndotes dekompozohen shpejt atehere nuk ka ndotje, por nqs ky ndotes leshohet ne sasi me te madh se shpejtesia e dekompozimit te tij atehere do kemi nje alarm te kuq.
E njejta gje ndodh dhe me atmosferen dhe me CO, CO2 ata vazhdojne e rriten ne perqendrim dhe kemi pak perthithje te tij.
nert- 63
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
maqomaqo3 shkruajti:ngrohja globale eshte 1000% genjeshter ,dhe vetem njerezit naive bihen viktima te kesaj super genjeshtre te politikaneve dhe njerezve me pushtet qe perpiqen te sundojne boten per te mbledhin para nga taksat e ketij pretendimi koti . o njerez me thoni :A kini pare skulptura greke me pallto?? ne kohen e greqise se lashte temperatura ishte me e larte se tani ,bile ne ballkan kishte edhe luane ,shume vende edhe ketu ne shqiperi quhen akoma sot e kesaj dite (shpella e luanit) ,lugina e luaneve etj por kjo ishte thjesht dicka pa shum rendesi .rendesi ka qe cdo pikture edhe skulpture e greqise se lashte tregon se temperaturat kane qene me te larta ,atere nuk kishte as fabrika as makina .SI KA MUNDESI QE NGROHJA VJEN NGA PLUHURAT DHE TYMRAT ?? kjo eshte 100% e pamundur ,genjeshter e algorit i cili ishte udhezuar nga kokat dhe elitat qe sundojne boen
Edhe ne fotografite me te bukura ne kohen e veres i bejme, po kjo sdo te thote se skemi dimer ne????
nert- 63
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
kurse une do tju thoja dicka tjeter. arti ne greqine e lashte ishte ndikuar nga egjipti kurse arti ne egjipt i kishte rrenjet ne atlantis. ne epoken para permbytjes se madhe toka i tregonte vetem nje ane diellit kurse pjesa tjeter kishte gjithmone nate. kjo eshte arsyeja pse ne japonine e vjeter diellin e vizatonin gjithnje te kuq dhe afer horizontit pasi praktikisht ai nuk levizte KURRE. duket e veshtire per tu besuar por ju mjafton te beni pak kerkime dhe do te habiteni nga faktet. edhe ne egjiptin ose kreten e lashte dielli pikturohej gjithmone i kuq dhe afer horizontit. mos eshte thjesht nje rastesi gjeografike. veshtire te thuhet. kjo tregon se para mijera vitesh toka thuajse nuk rrotullohej fare. madje edhe klima ishte shume e thate dhe e nxehte. kujtoni pak njerezit ne kohen e noes qe nuk kishin pare kurre te binte shi. por nje ndryshim i papritur ndodhi. ndoshta u shkembyen polet magnetike te tokes apo toka ndryshoi orbiten e saj. gjithashtu studimet me te fundit shkencore kane treguar se toka jone perjeton cikle akullnajash ne kohe periodike. kjo ndodh cdo 100 mije vjet dhe duhet te kalojne rreth 90mije vjet qe te vije perseri epoka e ngrohte. kjo ka ndodhur per miliona vjet. eshte pjese e ciklit te tokes. ndoshta 10mije vjetet e historise sone jane duke mbaruar. do vije dikush te na shpetoje. ku i dihet...
cosmiclove- 35
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Rritje e shpejte e nivelit te detit. Më tepër vale të ngrohta dhe thatësirë që rezulton në shumë e më shumë konflikte në burimet e ujërave. Më tepër mote ekstreme që krijojnë përmbytje dhe shkatërrime banesash.
Një potencial të madh në sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me nxehtësinë, gjithashtu një shtrirje më të gjerë te infeksioneve dhe sëmundjeve që transmetohet nga insekte dhe mikrobe në zona në të cilat më parë nuk kanë ekzistuar.
Sipas shkencetarit te njohur te NASA-s James Hansen:
“ I kemi kaluar pikat e majes, por nuk e kemi kaluar piken prej se ciles nuk ka kthim.Ende mund ti kthejme gjerat,por kjo kerkon nderrimin e drejtimit shume shpejte ”
—James Hansen
Nëse ndotja kimike vazhdon pa u marrë masa kundër saj, ngrohja globale do kërcënoje shëndetin, qytetet, bregdetet, dhe të gjithat bukuritë natyrore apo krijimet e njeriut.
Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta.
Kushtet e motit, në çdo lloj vendi ndryshojnë nga dita në ditë e nga viti në vit por në përgjithësi qëndrojnë ne parametra të caktuar për një kohë tepër të gjatë. Këto parametra njeriu i quan "Klime". Kur mendojmë mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshherë ne i referohemi termit Greenhouse Effect (Greenhouse Effect është ngritja e temperaturës në sipërfaqen e tokës si rezultat i energjisë së nxehte të mbyllur mes gazerash në hapësirë. Kur rrezet e diellit kalojnë nëpërmes atmosferës së tokës një pjesë e energjisë pengohet po ama një pjese tjetër kalon nëpërmes atmosferës). Edhe pse është e lehte për ta menduar si të tillë po efekti i Greenhouse është faktikisht diçka e mirë.
Sidoqoftë problemi qëndron se ne po ndryshojmë elementet e Greenhouse Effect.
Greenhouse Effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokës (gazerat e Greenhouse) lejojnë që ne të marrim më tepër ngrohtësi nga dielli sesa ajo pjesë ngrohtësie që humbet në hapësirë. Kjo e bën sipërfaqen e tokës 30-35 °C më të ngrohte se sa faktikisht duhet të jete, gjë që e kthen atë në një planet të papërshtatshme për njeriun. Problemi është se niveli i gazerave që kryejnë Greenhouse Effect janë në ndryshim e sipër.
Evidenca e saj mund te shikohet në ngritjen e temperaturës globale. Kjo ka sjellë si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave të dëborës. Mund të ketë pasur kohëra tepër të nxehta miliona vite më parë po kjo është ngritja më e shpejte e temperaturës qysh nga koha e akullit.
Konkluzionet janë se dioksidi i karbonit kontribuon në ndryshimet më të mëdha në gazerat e Greenhouse. Te tjera gazara të Greenhouse janë metani, CFCs dhe ozoni. Problemi është se këta gazera nuk mund të qëndrojnë në atmosferë për dekada të tëra. Nga djegia e lendeve nafte, gaz, benzine e vajra të tjera nga industritë e rënda, transporti etj, largimi i këtyre gazerave është rritur.
Disa organizata kanë përdorur modelime klimatike duke u munduar të parashikojnë se ç'fare do të ndikojnë këta ndryshime ne të ardhmen e planetit. Disa parashikime sugjerojnë se temperatura globale do rritet nga 3 °C gjate 100 viteve të ardhshme dhe niveli i detit do vazhdojë të ngrihet. Implikimet dhe çrregullimet janë fenomenale.
akoma mendoni se ngrohja globale eshte nje genjeshter?!

Problemi me ne njerezit eshte se duam te shikojme gjera aty ku ska asgje dhe kur jane te dukshme bejme sikur nuk jane ( e kam fjalen se disa besojne ppe fundin e botes ne 2012 dhe mbyllin syte ne nje gje qe po i jep provat ne realitetin e saj cdo dite NGROHJA GLOBALE) Green house efect quhet ndryshe dhe efekti serre e shqiperua.
Per gje ne kete toke ka nje bilance midis gjerave qe te kete harmoni dhe nqs prishet ky bilanc atehere prishet dhe harmonia.
Per gje ne kete toke ka nje bilance midis gjerave qe te kete harmoni dhe nqs prishet ky bilanc atehere prishet dhe harmonia.
nert- 63
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
nert shkruajti:Problemi me ne njerezit eshte se duam te shikojme gjera aty ku ska asgje dhe kur jane te dukshme bejme sikur nuk jane ( e kam fjalen se disa besojne ppe fundin e botes ne 2012 dhe mbyllin syte ne nje gje qe po i jep provat ne realitetin e saj cdo dite NGROHJA GLOBALE) Green house efect quhet ndryshe dhe efekti serre e shqiperua.
Per gje ne kete toke ka nje bilance midis gjerave qe te kete harmoni dhe nqs prishet ky bilanc atehere prishet dhe harmonia.
pra kjo eshte pergjigja per te gjithe ata qe mendojne se ngrohja globale eshte nje genjeshter:)
peace and love
Gerta Gerta- PEACE and LOVE
55
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Po gerta une nuk kam as me voglin dyshim qe ka ngrohje globale. Problemi qendron se ka nje rritje te temperaturave cdo vit me ne shifer te vogel qe nga viti ne vit nuk bie ne sy po pp ta krahesosh me dekada e kupton ndryshimin.
Eshte dhe nje efekt qe ndodh me ne njerezit ngrohja e ngadalte qe behet ben qe ne te jemi me rezistent nga temperaturat e larta, dhe nuk e ndjejme ndryshimin qe mund te ndodh nga viti ne vit, te vetmin deshmitare kemi termometrat.
Eshte dhe nje efekt qe ndodh me ne njerezit ngrohja e ngadalte qe behet ben qe ne te jemi me rezistent nga temperaturat e larta, dhe nuk e ndjejme ndryshimin qe mund te ndodh nga viti ne vit, te vetmin deshmitare kemi termometrat.
nert- 63
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Te ta shpjegoje me mire punen e bilancit qe ta kuptosh me mire. Po marr nje shembull psh perthitja, shperbashkimi qe atmosfera i ben co2 (mos i merr te vertete shembullin qe po them ) per nje vit ka nje perqendrim 10%, nderkohe atmosfera merr cdo vit 15% CO2 pra ajo shberbashkon vetem 10% ku mbetet 5% ??? Normalisht ne atmosfere dhe kemi keshtu nje prishje te bilancit.
I njejti bilanc eshte dhe me pemet qe priten, sa vite i duhen nje peme qe te rritet ?!!
I njejti bilanc eshte dhe per peshqit ?!!
I njejti bilanc eshte per cdo gje ne kete toke
Dhe kjo quhet Impakt natyror i cili mund te jete +, ose -
Ne rastin e ngrohjes globale ky impakt eshte -,
I njejti bilanc eshte dhe me pemet qe priten, sa vite i duhen nje peme qe te rritet ?!!
I njejti bilanc eshte dhe per peshqit ?!!
I njejti bilanc eshte per cdo gje ne kete toke
Dhe kjo quhet Impakt natyror i cili mund te jete +, ose -
Ne rastin e ngrohjes globale ky impakt eshte -,
nert- 63
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Nje dite edhe ne Mesdhe do te kete ajsberg..!!!!
Një ajsberg gjigant ka mbërritur nga Groenlanda në SHBA (Newfoundland’s Goose Cove).
Prania e tij ka bllokuar portin e këtij qyteti para se të copëtohej dhe shkrihej. Dhe thoni qe bota po ftohet..?!!!
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Skeptikët e klimes pranojnë se Toka po ngrohet
Një grup shkencëtarësh të njohur për skepticizmin e tyre në lidhje me ndryshimin e klimës kane rianalizuar vlerën e të dhënave te temperaturës globale pergjate dy shekuj.Ne studimin e tyre ndryshe nga ai i mëparshme konfirmojne: se gjejne dëshmi në masë të madhe e të forta,se Toka është duke u ngrohur.
"Rezultatet e vlefshme te marra nga skeptikët e klimes, kur studimi i tyre u drejtua plotësisht në mënyrë të detajuar, e ndryshojnë ndjeshëm përgjigjen," thotë autori kryesor Richard Muller i Universitetit të Kalifornisë.
Në një dëshmi në Kongresin e SHBA në fillim të këtij viti, Muller kish vene në pikëpyetje nëse të dhënat globale të temperaturës tregojne një ngrohjes te rëndësishme gjatë shekullit të 20.
Ne projektin e Berkeley , ''Temperaturat e siperfaqes se Tokës'' jane tërhequr të dhënat globale në 1800 pika nga 15 burime, duke përfshirë edhe te dhenat e mbajtur nga Organizata Meteorologjike Botërore,si dhe prej agjencive qeveritaree SHBA-s dhe Britanise se Madhe.
BEST konkludon se temperaturat e tokës janë rritur me 1 ° C që nga viti 1950. Kjo është kryesisht në përputhje me te dhënat ekzistuese të të tre sistemeve:nga GISTEMP,nga NASA,dhe nga Administrimi Kombëtare atmosferik i SHBA dhe Oqeanisë si dhe GHCN dhe HadCRU, që mbahet nga Zyra Meterologjike ne Mbretërinë e Bashkuar.
Temperatura 1 ° C më e larte, rezulton vetem ne ngrohjen mbi masat ajrore tokësore, kështu që nuk është ende një vlerësim i vërtetë globale.
Në një seri të dokumenteve të cilat ende nuk janë shqyrtuar por qe janë në dispozicion, studiuesit deklarojne se të dhënat e temperaturave jane të besueshme .
Në kundërshtim me studimet e mëparshme ku janë cituar shpesh skeptikët e klimës, kërkuesit BEST thone se duke përfshirë të dhëna nga stacionet metereologjike te motit në qytete - të cilat janë me të ngrohtë se zonat rurale - japin pak ndryshim me prirjen e përgjithshme.
"Ngrohja Urban nuk ka ende vlerësime në ndryshim të temperaturës globale të kohëve të fundit," thonë ata.
Ne Bloggerin Watts Anthony e Watts Up eshte deklaruar vazhdimisht se të dhënat e temperaturës jane te pabesueshme, sepse stacionet e motit janë të vendosur ne vende ngjitur,ku shfryhet ajër i kondicionuar nga burime të tjera të ngrohjes.
Megjithatë, BEST nuk ka gjetur asnjë ndryshim të rëndësishëm statistikor te temperaturave midis stacioneve te mirë-vendosura dhe atyre të vendosur keq.
http://www.newscientist.com/article/dn21074-sceptical-climate-scientists-concede-earth-has-warmed.html
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
ti Estelien qenke skeptik i thekur i ngrohjes globale ,mos beso kaq lehte o burr se ska mundesi te ngrohet toka nga disa fabrika . eshte e pamundur edhe ne menyre matematike po te perpjestojme perimetrin e tokes me fabrikat po ne menyren llogjike ,qe eshte menyra me e lehte . ma jep ti mua pergjigjen meqe je kaq shume skeptik i genjeshtrave te shkencetareve . pse para lindjes se krishtit temperaturat ishin me te larta se sot ? ne greqine e lashte skishte pallto e pelice nga lekura e ujkut apo deleve por rinin te zhveshur me fustanella dhe zhapone . shkurt ishte me ngrohte atere ,shume skulptura te asaj kohe deri tek perandoria Romake tregojne se temperatura ishte me e larte se sot . edhe ne europe ka patur luane ,keto jane me fakte pasi jane gjetur skelete luani ne europe
maqomaqo3- 96
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
PER NGOHJEN GOBALE MUND TJU THEM SE NUK ESHTE NJE MASHTRIM ! MUND TE THEMI SE NDOSHTA E KANE EGZAGJERUAR SHKENCETARET ,PER TE MBLEDHUR FONDE SA ME SHUM RRETH KETIJ PROBLEMI !KETE GJE E THOJNE PERSONAT SI PUNA E KETIJ QE KA HAPUR KETE TEME !PO NGROHJA GLOBALE ESHTE NJE DUKURI QE NDODH DHE KA NDODHUR NDER SHEKKUJ! A PO NDODH APO JO KJO DUKURI??
-NGROHJA GLOBALE ESHTE SHPREHJA QE PERDORET PER TE TREGUAR RRITJEN E TEMPERATURES MESATAR TE AJRIT PRANE SIPERFAQES SE TOKESDHE NE OQEANE NE DEKADAT E FUNDIT DHE NE VAAZHDIMIN E PRITSHEM TE SAJ NE TE ARDHMEN .KJO NUK ESHTE DICKA E RE PASI KLIMA KA NDRYSHUAR SHUME HERE GJATE HISTORISE GJEOLOGJIKE TE TOKES , NEN NDIKIMIN E FAKTORVE TE NDRYSHEM SI :VEPRIMTARIA DIELLORE , SHPERTHIMET VULLKANIKE ,NDRYSHIMET NE FORMEN E ORBITES SE TOKES APO KENDIT TE INKLINIMIT TE BOSHTIT TE SAJ , SI DHE NGA LUHATJET NE PERBERJEN EE GAZEVE TE ATMOSFERES .
POR AJO QE E E BEN ME TE DALLUESHEM KETE DUKURI KETO DEKADAT E FUNDIT ESHTE NJE FAKTOR I RI QE KA NDERHYRE NJE ELEMENT JONATYROR DHE SHUM AKTIV " NJERIU"
NE RAPORTIN 4-ET VLERSUES TE IPCC (Panelit nderkombetar mbi ndryshimin e klimes te OKB , QE PERBEN ORGANIZATEN SHKENCORE ME E BESUESHME NE KETE FUSHE), botuar gjate SHkurt-Maj 2007 thuhet :
- "Ngrohja e Klimes eshte nje fenomen i pakundershtueshem "
-"Pjesa me e madhe e rritjes se pergjithshme te temperaturave mesatare , e verejtur qe nga mesi i shek XX vjen me shume mundesi (mbi 90% siguri)nga rritja e gazeve dhe efektit serrene atmosfere prej veprimtarise njerzore " !
-" Nga 12 vitet e periudhes 1995 -2006 , 11 prej tyre renditen ne 12 vitet me te ngrohta te rregjistruara qe nga viti 1850 ,* kohe kur matjet instrumentale jane direkte dhe te besueshme *.
-" Ne 100 vitet fundit , temperaturat mesatare globale te siperfaqes se tokes jane rritur me 0.74 C"
-" temperaturat mesatare ne zonen arktike jane rritur thuajse dy here me shume se mesatarja e pergjithshme "
-Ka mundesi qe gazet serre do kishin shkaktuar me shume ngrohje nese nuk do ekzistonte efekti ftohes i aerozoleve te ardhura nga veprimtaria njerzore dhe veprimtaria e vullkaneve ".
-"Vezhgimet e kryera qe nga viti 1961 tregojne se oqeani boteror ka thithur me shume se 80% te nxehtesise se shtuar gjate kesaj periudhe ne sist. klimatik dhe se temperatura e oqeanit jane rritur deri ne thellesine 3000m".
-Ngrohja e Oqeanit shkakton zgjerimin e molekulave te ujit dhe ne rritjen e nivelit te detit ".
-"Niveli i detit eshte rritur me 1.8mm cdo vit gjate periudhes 1961-2003 dhe 3.1 mm cdo vit gjate periudhes 1993-2003".
efektin serre nuk po e shpjegoj pasi shum nga ne e dine dhe e njohin kete fenomen ! por pedagogu na thoshte gjithmone se pa kete efekt nuk do ishte e mundur te jetohej ne toke , pra ky efekt "sere" ka egzistuar gjithmone pasi po te mos egziztonte , temperatura mesatare e siperfaqes se tokes do te ishte -18grade C dhe akulli do te mbulonte te gjithe rruzullin tokesor . Por nje rritje e tepruar ne ditet tona , e gazeve " sereformuese " ne perberjen e atmosferes , rrezikon qe ta ktheje balancen nga ana tjeter - drejt ngrohjes se vazhdueshme .
gazet te cilat veprojne ne efektin sere jane :pjesen kryesore e zene avujt e ujit , te cilet shkaktojne 36 -37 %te tij (pa perfshire rete) dhe prodhohen kryesisht nga proceset natyrore ;
-me pas dioksidi i karbonit qe sjhkakton(CO 2) 9-26 %
-metani (CH 4)4-9 %, si edhe ozoni dhe oksidi i azotit te katert keta gaze prodhohen ne menyre natyrore qofte edhe ne menyre njerzore .
-Egzistojne edhe disa gaze te reja qe po prodhohen nga veprimtaria industriale si:
kloriofluorokarbonet , hidroflurokarbonet , perflurokarbonet dhe hexafioridi i sulfurit . e vecanta e ketyre gazeve eshte se kane kapacitet te mbajtjes se nxehtesise shume here me te madh sesa CO2 , por sasia e tyre eshte gjithsesi e vogel dhe prandaj nuk paraqiten aq te rendesishem sa CO2.
-Dhe se fundmi nje e dhene qe ka paraqitur IPCC ne raportin e 4-et vlersues, ku thuhet se :-"CO2 , metani dhe oksidi i azotit jane rritur vazhdimisht si rezultat i veprimtarise njerzore qe ne vitin 1750 dhe tashme kalojne dukshem vlerat qe kishin ne periudhen paraindustriale ".
-Sasia e CO2ne atmosfere qe vitin 2005 ishte 379ppm(psese per milion) duke kaluar dukshem vlerat natyrore 650 000 viteve te fundit (180-300 ppm)"
-"Sasia e metanit dhe e oksidit te azotit ne vitin 2005 e kalon dukshem vleren natyrore te tyre 650 000 viteve me pare".
-"Burimi kryesor i rritjes se vleres se CO2 dhe gazeve te tjera ne atmosfere shte perdorimi i lendeve djegse dhe ndryshimi i formave te perdorimit te tokes "
perderisa shkencetret i kane kushtuar vemendje t madhe ngrohjes globale duke ndermarre masa te ndryshme dhe duke bere edhe marrveshje nderkombetare te rendesishme , duke nenshkruar edhe protokolle te ndryshme si : protokolli i Kiotos i negociuar ne vitin 1997 ku ky protokoll mbulon sot 160 shtete te botes !
Kjo te con ne nje mendim se i gjith ky sensibilizim nuk behet kot ,e ka nje arsye realisht kjo ngrohje globale egziston dhe do vazhdoje te egzistoje , nese ne fillojme te mendojme sikur mendojen personat sikur ky qe ka hapur kete teme "qe ngrohja globale eshte nje mashtrim global ", duke e neglizhuar kete problem ne nenvlersojme dhe jemi mosmirnjohes ndaj planetit qe na jep jete ! por edhe ne fund te fundit c"rendesi ka a eshte nje mashtrim apo jo ?? ne duhet te kujdesemi per vendim qe i cili na jep jete ne cdo sekond !
Ne artikullin e saje " Mrekullia e Vogel "e botur ne vitin 2002 , Barbara Kingsolver shprehej :
"toka akoma siguron bazat e egzistences sone ,
sado qe ne mund te duam ta harrojme se ushqimi
yne vjen nga toka e perbaltur , se oksigjeni ne
mushkerite tona ka qene me perpara brenda nje
gjetheje dhe se cdo liber po gazete qe lexojme
eshte e ndertuar nga zemra e pemeve, te cilat vdesin
qe ne te ndertojme jetet tona imagjinare .
Mos harroni se ajo cka ndodhet rreth jush eshte
TOKE ,UJE ,AJER I SHENJTE "
egsiston apo jo ngrohja globale apo edhe ndotja globale, ne duhet te kujdesemi per ambientin ne te cilin jetojme .e jo te themi qe eshte nje mashtrim pasi vete faktet flasin , vetem stina e veres kete vit eshte nje fakt i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike .

Elson Precaj- 31
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
ngrohja globale ka egzistuar edhe me pare qe ndryshe njihen si "optimumet klimatike " ne cdo periudhe nderakullnajore ka parur nje optimum klimatik pra nje ngrohje .kjo ka ndodhur qe nga krijimi i tokes si planet !eshte nje proces i klimes .por nuk mund te mbydhim syte perpa fakteve se si po ndotet planeti yne dhe demtohet nga njeriu! jena shtu nje cike 6 miliard e ca nuk jane pak edhe ndikim nuk eshte i vogel!maqomaqo3 shkruajti:ti Estelien qenke skeptik i thekur i ngrohjes globale ,mos beso kaq lehte o burr se ska mundesi te ngrohet toka nga disa fabrika . eshte e pamundur edhe ne menyre matematike po te perpjestojme perimetrin e tokes me fabrikat po ne menyren llogjike ,qe eshte menyra me e lehte . ma jep ti mua pergjigjen meqe je kaq shume skeptik i genjeshtrave te shkencetareve . pse para lindjes se krishtit temperaturat ishin me te larta se sot ? ne greqine e lashte skishte pallto e pelice nga lekura e ujkut apo deleve por rinin te zhveshur me fustanella dhe zhapone . shkurt ishte me ngrohte atere ,shume skulptura te asaj kohe deri tek perandoria Romake tregojne se temperatura ishte me e larte se sot . edhe ne europe ka patur luane ,keto jane me fakte pasi jane gjetur skelete luani ne europe
Elson Precaj- 31
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
maqomaqo3 shkruajti:ti Estelien qenke skeptik i thekur i ngrohjes globale ,mos beso kaq lehte o burr se ska mundesi te ngrohet toka nga disa fabrika . eshte e pamundur edhe ne menyre matematike po te perpjestojme perimetrin e tokes me fabrikat po ne menyren llogjike ,qe eshte menyra me e lehte . ma jep ti mua pergjigjen meqe je kaq shume skeptik i genjeshtrave te shkencetareve . pse para lindjes se krishtit temperaturat ishin me te larta se sot ? ne greqine e lashte skishte pallto e pelice nga lekura e ujkut apo deleve por rinin te zhveshur me fustanella dhe zhapone . shkurt ishte me ngrohte atere ,shume skulptura te asaj kohe deri tek perandoria Romake tregojne se temperatura ishte me e larte se sot . edhe ne europe ka patur luane ,keto jane me fakte pasi jane gjetur skelete luani ne europe
Maaaaqooooo,nuk e di se sa vjec je dhe se nga je.Po ne se je nga Korca duhet te na tregosh se sa here ne vit bie bore ne dimrin e sotem ne Korce dhe sa kohe qendron pa u shkrire.Pyeti pak dhe te moshuaret mbi 70 vjecar se si kane qene dimret ne vitet 1920-60.Ne se nuk ben vetem kaq krahsim vizual,duke mos u futur ne shifra,mos na fol per greqine e lashte miku im.
Une dhe me lart kam folur per ndryshimin e motit ne Shqiperi,mbasi per dekada te tera im ate ka punuar ne nje stacion metereologjik dhe te dhenat shumevjecare krahsasimore te temperaturave i disponoi edhe une sot ne nje ditar te mirmbajtur nga babai im.Ne se ke deshire, une flas edhe me shifra,por nuk ma mer mendja se do i besosh.
E sa per ngrohjen globale referoju vetem faktit te shkrirjes se akujve te Arktikut me nje te treten e volumit te tyre gjate 10 vjecarit te fundit.Pamjet satelitore edhe ne Googel Earth nuk lene te mashtroi askush,edhe ate qe ben qorrin me dashje.
Kush jane faktoret e ngrohjes..?Ne nje material qe kam postuar tek tema 'Mistere por te Verteta' per kete ceshtje,thuhet nga shume studime se jo vetem Toka jone po ngrohet,por edhe planetet e tjere te sistemit tone diellor.Aresyet e kesaj ngrohje totale deri me sot pak kush i ka dhene shpiegim te sakte,pra ekzistojne vetem disa hipoteza.
Estilen- 713
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
pse pyet per moshen se kuptoj por po te jap pergjigje ,21 jam . me ne fund the te verteten ngaqe u zure ngushte nga faktet qe thashe une dhe e pranove se (ngrohja globale ) nje term jo i pershtatshem per ngrohjen e klimes nuk vjen nga fabrikat por ndodh vetvetiu .ne kohet e lashta skishte fabrika dhe kjo e rezon poshte idene e mbledhjes se taksave (idene e ngrohjes nga tymrat ). ne korce me perpara bente nje behar i nxehte dhe nje dimer i mrekullueshem ku arinte deri ne 30 cm bore . pra dimri ishte i bute para disa vitesh . luanim benim kolovajza gjithe dimrit .ndersa kto 4-5 vitet e fundit ben nje dimer (legen) qe te merzit shpirtin ,plot ngrica dhe pa bore . nganjehere qe bie pak bore ose ngrin ose shkrin brenda pak diteve .une jam i sigurte qe ngrohja nuk vjen nga fabrigat .eshte planeti x qe afrohet dhe sjell ngrohjen .dhe token nuk e gjen asgje nga ngrohja globale se vetem 4000 vjet ka qe nga koha e greqise se lashte dhe ska ndodhur ndonje kataklizem globale . ka disa ide per shperthimin e nje vullkani ne nje ishull ne greqi qe e la token ne ter per disa dite por nuk besoj se ka patur lidhje me ngrohjen globaleEstilen shkruajti:maqomaqo3 shkruajti:ti Estelien qenke skeptik i thekur i ngrohjes globale ,mos beso kaq lehte o burr se ska mundesi te ngrohet toka nga disa fabrika . eshte e pamundur edhe ne menyre matematike po te perpjestojme perimetrin e tokes me fabrikat po ne menyren llogjike ,qe eshte menyra me e lehte . ma jep ti mua pergjigjen meqe je kaq shume skeptik i genjeshtrave te shkencetareve . pse para lindjes se krishtit temperaturat ishin me te larta se sot ? ne greqine e lashte skishte pallto e pelice nga lekura e ujkut apo deleve por rinin te zhveshur me fustanella dhe zhapone . shkurt ishte me ngrohte atere ,shume skulptura te asaj kohe deri tek perandoria Romake tregojne se temperatura ishte me e larte se sot . edhe ne europe ka patur luane ,keto jane me fakte pasi jane gjetur skelete luani ne europe
Maaaaqooooo,nuk e di se sa vjec je dhe se nga je.Po ne se je nga Korca duhet te na tregosh se sa here ne vit bie bore ne dimrin e sotem ne Korce dhe sa kohe qendron pa u shkrire.Pyeti pak dhe te moshuaret mbi 70 vjecar se si kane qene dimret ne vitet 1920-60.Ne se nuk ben vetem kaq krahsim vizual,duke mos u futur ne shifra,mos na fol per greqine e lashte miku im.
Une dhe me lart kam folur per ndryshimin e motit ne Shqiperi,mbasi per dekada te tera im ate ka punuar ne nje stacion metereologjik dhe te dhenat shumevjecare krahsasimore te temperaturave i disponoi edhe une sot ne nje ditar te mirmbajtur nga babai im.Ne se ke deshire, une flas edhe me shifra,por nuk ma mer mendja se do i besosh.
E sa per ngrohjen globale referoju vetem faktit te shkrirjes se akujve te Arktikut me nje te treten e volumit te tyre gjate 10 vjecarit te fundit.Pamjet satelitore edhe ne Googel Earth nuk lene te mashtroi askush,edhe ate qe ben qorrin me dashje.
Kush jane faktoret e ngrohjes..?Ne nje material qe kam postuar tek tema 'Mistere por te Verteta' per kete ceshtje,thuhet nga shume studime se jo vetem Toka jone po ngrohet,por edhe planetet e tjere te sistemit tone diellor.Aresyet e kesaj ngrohje totale deri me sot pak kush i ka dhene shpiegim te sakte,pra ekzistojne vetem disa
hipoteza.
maqomaqo3- 96
Ngrohja Globale eshte nje proces natyror
Ngrohja Globale eshte nje fenomen qe nuk shkaktohet nga fabrikat sigurisht , kjo pjese eshte e genjeshte , e verteta eshte me thjeshte. Ja si e kane vleresuar deshmuar shkenctaret:
Universiteti i Berklit në SHBA, i drejtuar nga doktori Saul Perlmutter, i cili së fundmi ka fituar çmimin Nobel për fizikën, ishte ai që udhëhoqi studimin.
Në studim u morrën 1,6 miliardë vlerësime të temperaturës në stacione metereologjike në çdo pikë të globit, në 50 vitet e fundit. Përfundimi tregoi se temperaturat janë rritur gradualisht vit pas viti, për të shkuar në një total prej një grade celcius brenda gjysmë shekulli.
Megjithatë, në historinë e planetit tonë, lëkundje të tilla kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe Toka mund të jetë futur thjesht në një fazë të re ngrohjeje.
Për të pasur një përfundim sa më të saktë, matje të shumta janë bërë edhe më pikat më të ekspozuara nga ngrohja globale, në dy polet dhe disa prej mjediseve të tjera më të ftohta të planetit.
Në studim flitej edhe për tendencën e shkrirjes së akujve. “Ndonëse një gradë nuk është pothuajse aspak e ndjeshme për ne, mjafton një ngrohje e tillë që një pjesë e sipërfaqes së mbuluar me akuj të shkrijë. Megjithatë, gjendja është larg të konsideruarit alarmante”, deklaroi njëri prej udhëheqësve të studimit.

Meridiani 0 (zero)- 209
Ngrohja Globale -Nje mashtrim- apo realitet.??
Per te gjithe ata qe mendojne se ngrohja globale eshte nje mashtrim, duhen sqaruar disa pika qe nuk kane lidhje me teorite konspiracioniste.
Se pari, ngrohja globale eshte nje proces natyror. Dielli, ylli i sistemit tone, eshte ne moshe te mesme dhe i kane mbetur edhe rreth 5 miliard vite jete. Kjo do te thote qe me kalimin e kohes, dielli do te zgjerohet (si pasoje e nderveprimeve te brendshme kimike) dhe kjo do te sjelle shkaterrimin e jetes biologjike sic e njohim ne.
Pra, ky proces eshte i pashmangshem, sepse eshte fakt - cdo yll lind dhe vdes; pasi zgjerohet, tkurret. Zgjerimi sjell rritje temperature. Ky fakt implikon faktin tjeter qe ngrohja globale nuk ka nisur tani, por ka ekzistuar si nje proces ne kohe te hershme. Sidoqofte, ngrohja globale nuk eshte nje proces i izoluar.
Dora njerezore, me shpikjen me te keqe (sipas meje) te njerezimit (qe eshte koncepti ekonomik i shoqerise) ka ndihmuar procesin e ngrohjes globale gjate tre shekujve te fundit. Keqperdorimi i shkences eshte kthyer ne nje variabel qe eshte integruar ne teresine e variablave te procesit te ngrohjes globale duke e pershpejtuar ate sadopak.
Ky pershpejtim eshte dokumentuar nga shkencetare dhe natyraliste duke shqyrtuar ndryshimet polare. Per shembull, shkrirja e glaciereve ne Kanada, apo shkrirja dhe copezimi i glaciereve veriore te Antarktides, te fotografuara dhe dokumentuara rigorozisht, jane disa nga argumentet qe ngrohja globale eshte pershpejtuar ne nje forme sub-eksponenciale.
Dhe ky i fundit eshte lajmi i keq. Ritmet eksponenciale kerkojne veprim te shpejte, perndryshe me kalimin e nje njesie kohore ne shkallen e procesit, vjen nje rritje marramendese ne ndryshoren e varur te procesit.
Se dyti, ekziston mendimi praktik se jemi ne ate pike te procesit te ngrohjes globale qe normalisht do te ishte e pritshme per shkak te vete natyres se procesit (psh. zgjerimi i diellit dhe rritja eventuale e temperatures se sistemit diellor).
Megjithate, kjo nuk eshte teresisht e sakte. Sipas artikujve te shumte shkencore te publikuar gjate dy dekadave te fundit, dora njerezore ka ndikuar ne shtimin e efektit sere nga gazrat qe rrisin temperaturen e brendshme te atmosferes se Tokes, qe nga revolucioni industrial, deri me sot.
NASA paraqiti se fundmi disa argumenta vizuale (foto) te temperatures se planetit gjate dekadave te fundit. Ato argumenta, ne mos vleresojne kontributin e dores se njeriut si nje faktor shtese te pershpejtimit te ngrohjes globale, perforcojne ne mase mekanizmat shkencore qe vertetojne ekzistencen e ritmit eksponencial te procesit te ngrohjes globale!
Edhe sikur argumentat ne favor te ekzistences se ngrohjes globale te jene nje mashtrim per arsye perfitimi (histori e vjeter midis majmuneve afrikane), mjedisi gjendet ne nje situate te mjeruar, per shkak te shtimit te gazrave qe absorbojne driten e diellit dhe e izolojne pjeserisht ne atmosferen e tokes, duke i rritur temperaturen e brendshme.
Pasojat verehen me se shumti tek zonat arktike dhe sub-arktike te te dyja poleve, si dhe nga pamjet hapsinore te siperfaqes se tokes. Prandaj, nga nje kendveshtrim racional, edhe sikur te menjanohej diskutimi mbi ngrohjen globale, nuk do te perbente nje argument (se sa nje falsitet) per menjanimin e ceshtjes se ndotjes ne mase te mjedisit dhe efektit sere te shkaktuar nga kjo ndotje.

lavdim.bossi- 27
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Nese dy metra bore e minus 30 grade celsius eshte ngrohje globale, atehere cka eshte ftohja globale :)?
Gon!- 294
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
nese do i njihje mire efektet e ngrohjes globale nuk do e ushtronit nje pytje te tille !Gon! shkruajti:Nese dy metra bore e minus 30 grade celsius eshte ngrohje globale, atehere cka eshte ftohja globale :)?
Elson Precaj- 31
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Po ti i njeh efektet e saj? A mund te mi tregosh ato?
Gon!- 294
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
i nderuar Goni ! edhe komenti i mesiperm i juaji ishte ironik, po aq sa edhe pyetja qe me drejtuat mua ! nuk besoj se nuk i njihni efektet e ngrohjes globale lexo komentet e mesiperme si te miat ashtu edhe te tjerve se do e gjesh pergjigjen e pyetjes tende ! por mund te te them se perderisa ka avullim te siperfaqes si shkak i rritjes se temperaturave, gjate stines se veres ,ai uje qe avullon e ka nje cikel ! nese ka avullim te madh do kete edhe reshje te medha ! pse zona ekuatoriale ka reshje te bollshme ?! sepse ka avullim te theksuar te siperfaqes ,por kushtet natyrore bashke me ato astronomike bejne te mundur qe te kete vetem reshje shiu ! por ne rastin tone ndodh e kunderta pasi jo gjith vitin temperaturat dhe kushtet per formimin e reshjeve jane te njejta ne te dy hemisferat ! kemi avullim gjate veres por gjate dimrit fillon cikli i kthimit te kesaj sasie te avulluar !Ne varsi te dimrit kushtezon edhe formen e reshjeve ! vitin e kaluar ne shkoder kishte reshje shiu dhe permbytje , ket vit kishte debore nuk eshte ndonje risi per keto zona (ka pas edhe me keq). MOS u habit nese degjon se nga ngrohja globale eshte rruga per te kaluar ne ftohjen globale ! pasi ne literaturat ku shkruhet per epokat e akullzimeve thuhet : "toka ka kaluar shume periudha akullzimi dhe gjithmone ndermjet ketyre periudhave kemi patur te bejme me nje optimum te klimes (ngrohje e klimes )" pra egziston mundesia qe ne te jemi ne nje periudhe nderakullnajore ! gjeosistemi i nderuar perbehet nga 4-er gjeosfera ose subsisteme qe jane te lidhura me njera tjetren ne formen e hallkave dhe jane te pandashme me njera -tjetren nje anomali e vogel ne njren nga komponentet e njerit subsistemi sjell ndryshime edhe ne gjosferat e tjera . prandaj mos te duket e cuditshme edhe afrimi i nje epoke akullnajore si rezultat i kesaj klime qe eshte sot dhe i ndryshimeve qe ajo ka pesuar!!Gon! shkruajti:Po ti i njeh efektet e saj? A mund te mi tregosh ato?
me respekt ELSON PRECAJ
Elson Precaj- 31
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Megjithatë njerëzit s’janë fajtorë për ngrohjen globale
Teoritë, sipas të cilave faktori njeri i ka kontribuar më së shumti ngrohjes globale janë vënë në dyshim, pas publikimit të rezultateve të studimit më të ri që tregojnë se planeti ynë ka pësuar ngrohje të madhe gjatë Mesjetës.
Ekipi i shkencëtarëve që udhëhiqet nga gjeokimisti Zunli Lu nga Universiteti Sirakuza në shtetin New York ka gjetur se “periudha e ngrohtë e Mesjetës”, që ndodhi para përafërsisht 500 deri 1000 vjetësh, nuk ishte kufizuar vetëm në territorin e Europës.
Në fakt ai u shtri edhe në Antarktik, që do të thotë se planeti ynë tashmë ka përjetuar një ngrohje globale pa prodhimin e njeriut dhe emetimin e dyoksidit të karbonit në atmosferë.
Pas përfundimit të kësaj periudhe, toka u ftoh vetvetiu dhe madje kaloi nëpër “kohën miniakullit”.
Ekipi i Lout dëshmitë e domosdoshme i ka gjetur në saje të gjurmëve të mbetura në mineralin ikait, që krijohet në ujërat e ftohta dhe përfaqëson një variant të akullt të gëlqerorit dhe në të cilin janë të ruajtura gjurmët e ngrohjes dhe të ftohjes së mëparshme.

Prova e re kundër ngrohjes globale
Temperaturat e planetit kanë qëndruar pothuajse të njëjta në dy dekadat e fundit, tregoi një studim i ri mbi ndryshimin e kushteve metereologjike.
Niveli i përgjithshëm i temperaturave në të gjithë globin pësoi një rritje prej vetëm 0,3 gradësh në mesatare në periudhën 1990-2010, shumë më e ulët krahasuar me rritjen prej 1,4 gradësh që u përjetua midis viteve 1961-90.
Studimi tregoi se në zonat që janë nxehur më shumë të planetit, temperatura është rritur me pak më shumë se gjysmë gradi, ndërsa në zonat me rritjen më të ulët ajo ka qenë prej 0,29 gradi.
Përfundime të tilla tregojnë qartë se pavarësisht teorive për kërcënimin e planetit nga ngrohja globale, pjesë e efektit serë të krijuar prej aktivitetit industrial njerëzor, në fakt nuk është një kërcënim i menjëhershëm dhe mund të mos jetë aspak kërcënim, duke llogaritur se planeti njeh cikle të natyrshëm ngrohje dhe ftohje prej pak gradësh ndër dekada.

Odin- 513
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
Ngrohja dhe gënjeshtra globale
Të gjithë janë në dijeni se sfida më e madhe e shek XXI është ngrohja globale. Problemi madhor i Tokës që sa vjen e po ngrohet më shumë është kthyer në një dhembje koke për të gjithë shkencëtarët, studiuesit dhe politikanët gjithashtu. Por, përveçse shqetësim dhe ankth, kjo teori ka sjellë gjithashtu edhe dyshime dhe aludime të shumta. Spekulimet thonë se ngrohja globale është në të vërtetë një gënjeshtër globale.
Ajo u shpik më 1988 dhe përfshin kufizimin në rritjen ekonomike, vetëpërmbajtjen, shpërthimin e rritjes së popullsisë si një "minë me sahat", mbarimin e pasurive natyrore, ndotjen e ambientit, antiamerikanizëm dhe ndjenja antikapitaliste dhe mbi të gjitha, frikën për një epokë të re akullnajash. Ata, të cilët i kanë ndërthurur këto mite me njëra-tjetrën janë bashkuar tanimë në një grup të ashtuquajtur "ambientalistë".
Shumica e ambientalistëve nuk kanë një kredencial teknik apo shkencor. Ajo çfarë kanë në dorë ata janë një sërë burimesh informacioni të gatshme të botojnë pseudoteoritë e tyre, pavarësisht se këto teori nuk kanë baza dhe prova shkencore. Shkencat për studimin e atmosferës kërkojnë njohuri të mëdha teknike, të cilat nuk i posedon shumica e të ashtuquajturve ambientalistë. Por ata e ndiejnë veten të kualifikuar për t’i kërkuar aktivitetit njerëzor t’i përkulet perëndisë së tyre të re, nënës natyrë. Ambientalitët thonë se atmosfera e Tokës po bëhet më e ngrohtë.
Ata thonë se akujt polarë dhe akullnajat po shkrijnë dhe shkrirja e tyre do të sjellë rritje të nivelit të detit mbi 70 metra, duke përmbytur qytetet bregdetare. Ata thonë se shumë zona të Tokës do të kthehen në shkretëtira. Ata nuk i bazojnë këto të thëna në evidenca të vërteta shkencore.
Pjesë të akujve polarë dhe të akullnajave janë duke u shkrirë, por pjesë të tjera të tyre po rriten. Ambientalistët e bazojnë "provën" e ekzistencës së ngrohjes globale në pjesët që shkrijnë, por çuditërisht janë të heshtur, madje arrijnë deri në shenja të dhunshme kur dikush që nuk është dakord me ta përmend pjesë të akujve polarë që po rriten. Dhe këto pjesë nuk janë pak. Në të kaluarën, nuk kanë qenë të pakta herët ku temperaturat globale kanë qenë edhe shumë më të ngrohta, edhe shumë më të ftohta seç janë sot. Temperaturat mesatare globale kanë ciklin e tyre sipas stinëve, por gjithashtu dhe cikle të tjera normale siç i kanë pasur gjatë gjithë historisë së Tokës. Të dhëna shkencore nga studimi i ekzemplarëve të akujve mijëravjeçarë, rrathët e pemëve dhe tregues të tjerë të temperaturave mesatare globale e provojnë këtë gjë.
Aktiviteti njerëzor kurrë nuk ka qenë shkaktari i ndryshimit të temperaturave globale siç mund të përpiqen të mbushin mendjen avokatët e "ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu". Nëse aktiviteti njerëzor do të ishte shkaktari, ku ishin më përpara makinat, termocentralet dhe industria në të kaluarën tonë historike? Ato nuk ekzistonin. Nëse aktiviteti njerëzor nuk ishte ai që i shkaktoi këto ndryshime në temperatura, çfarë ishte?
Energjia që Dielli lëshon brenda një sekonde është disa herë më e madhe sesa aktiviteti njerëzor mund të prodhojnë në disa miliona vjet. Toka rrotullohet rreth Diellit. Orbita e këtij rrotullimi është eliptikale. Si rrjedhojë, energjia që arrin në Tokë është e ndryshueshme në bazë të distancës së Tokës nga Dielli. Aktiviteti diellor gjithashtu rritet ose pakësohet sipas shpërthimeve që bëhen në sipërfaqen e Diellit. Diferenca në këto shpërthime rrit ose zvogëlon energjinë diellore që arrin në Tokë. Kjo shkakton ndryshime në temperaturat mesatare të atmosferës tokësore.
Në vitin 2004, Toka u bombardua me valë të tilla diellore. Kjo rritje e sasisë diellore, kjo energji diellore shkaktoi nxehjen e sipërfaqes së Tokës dhe të atmosferës. Pjesa më e madhe e këtyre valëve humbi në hapësirë. Një pjesë e vogël depërtoi mbulesën mbrojtëse të atmosferës tokësore. Nëse Toka do të ishte bombarduar me një valë diellore drejtpërsëdrejti, pasojat do të ishin tragjike për jetën në Tokë. Por megjithëse atmosfera ofroi mburojë ndaj këtyre valëve, një pjesë e tyre depërtuan dhe e patën efektin duke përfshirë këtu dhe një ngrohje të vogël të atmosferës.
Gjithashtu, shpërthimet vullkanike, si ai i Malit të Shën Helenës në SHBA, hedhin me tonelata hi dhe pluhur në atmosferë. Sasia e pluhurit dhe e hirit në atmosferë mund të ndryshojë sasinë e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e Tokës. Vullkanet gjithashtu, hedhin në atmosferë gaze të ashtuquajtura gaze që krijonë "efektin e serrës". Një shpërthim i vetëm i madhësisë së Malit të Shën Helenës mund të hedhë në atmosferë më tepër gaze, pluhur dhe hi sesa ka arritur të prodhojë njerëzimi që nga fillimi i historisë njerëzore. Dhe shpërthime të tilla vullkanike janë të shpeshta çdo vit.
Oqeanët janë gjithashtu një burim kryesor i gazeve të "efektit të serrës", ashtu siç janë dhe pemët. Pemët dhe bimë të tjera thithin dioksid karboni, por ama kur kalben lëshojnë metan, një nga gazet kryesore të efektit të serrës. Vegjetacioni që kalbet gjithashtu lëshon gaz metan. Më tepër gaz metan lëshojnë kënetat e Alabamas rreth Nju Orleanit, sesa gjithë aktiviteti njerëzor në pjesën tjetër të SHBA-së.
Studime mbi smogun në pellgun e Los Anxhelesit tregojnë se mbi 90% e smogut gjeneron në zonat e gjelbërta. Që të ndihmonin genjeshtrën e tyre, ambientalistët, të ndihmuar nga mediat kryesore e censuruan dhe e fshehën këtë studim. Studimet kanë treguar gjithashtu se gazrat e efektit të serrës të prodhuara nga njerëzimi janë rreth 1% e sasisë së këtyre gazrave të prodhuara nga vetë natyra. Eliminimi total i gazrave të prodhuara nga njerëzimi ka efekt të parëndësishëm në temperaturat mesatare të Tokës.
Eliminimi i të gjithë makinave në SHBA do të sillte një ulje të gazrave të "serrës" në më pak se 0.2%. Çfarë efekti do të kishte kjo në temperaturat globale? Asnjë! Duke i dyfishuar këto gazra të prodhuara nga njerëzit do ta rriste temperaturën globale në një gradë Celsius, që është në hapësirën normale të ndryshimit të temperaturave. Janë ndryshimet e orbitës eliptike të Tokës rreth Diellit, shpërthimet vullkanike, prodhimi i gazrave nga oqeanët dhe vegjetacioni (të gjitha fenomene natyrale), që rrisin dhe ulin temperaturën mesatare të globit, jo aktiviteti njerëzor.
Të dhëna satelitore të marra 25 vjetët e fundit tregojnë se nuk ka ngrohje sipërfaqësore apo atmosferike të Tokës. Përkundrazi, ato tregojnë një ulje të vogël temperature rreth 0,01 gradë Celsius. Kohët e fundit astronomët kanë vëzhguar zvogëlim të akujve polarë edhe në Mars. A janë marsianët me makinat e tyre, termocentralët dhe industria e tyre që po e shkaktojnë këtë gjë? Jo, por "ambientalistët" kështu mendojnë. Ata akuzojnë njerëzit për këtë.
Gjithashtu, ekziston edhe një teori tjetër e bazuar në fakte shkencore. Modelet e Programit Internacional për Mbrojtjen Klimaterike në OKB (UN IPCC) janë jo të sakta, sepse janë të bazuar në modele matematikore kompjuterike dhe prezantojnë skenarë hipoteze dhe nuk paraqesin aktivitetin diellor, "Ngrohja Globale është një mënyrë frike, paniku, e cila justifikohet nga fakti se prodhon dhe furnizon fonde". Gjatë këtyre viteve, evidencat "qesharake" për një planet që po ftohet dhe jo ngrohet janë shtuar. Kina kaloi dimrin më të egër në 100 vite. Në Bagdad ra për herë të parë dëborë në historinë e tij (të regjistruar ndonjëherë).
Amerika e Veriut kishte rëniet më të mëdha të dëborës në 50 vite, në vende si Wisconsin u regjistrua rënia më e madhe e dëborës që nga koha që mbaheshin regjistrimet. Janë regjistruar akuj rekord në detet e Antarktikës, i ftohtë rekord në Minnesota, Teksas, Florida, Meksikë, Australi, Iran, Greqi, Afrika e Jugut, Groelandë, Argjentinë, Kili. Lista është tepër e gjatë dhe vazhdon.
Këto janë fakte të forta shkencore të regjistruara nga satelitët më të fuqishëm (Hadley, NASA, GISS, UAH, RSS). Këto të gjitha tregojnë për një zbritje të temperaturës globale. Kjo do të thotë që “nëna natyrë” nuk ndikohet aspak nga njerëzit, por ecën sipas një plani të saj të caktuar. Nga të gjitha këto studime, rezultati i vetëm që mund të përftohet është që ngrohja është një gënjeshtër globale. Ata që flasin për të kanë tjetër plan, jo shpëtimin e planetit nga aktiviteti njerëzor.

Zattoo- 600
Re: Ngrohja globale eshte nje genjeshter
HISTORIA E KRIJIMIT TË TEORISË SË NGROHJES GLOBALE
Por nëse është e vërtetë kështu, pse po bombardohemi ditë pas dite me lajme të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu? Pse kaq shumë njerëz në media apo dhe vende të tjera e shikojnë këtë si një fakt të padiskutueshëm? Për të kuptuar fuqinë e teorisë së ngrohjes globale duhet të tregojmë historinë e krijimit të saj.
Parashikimet katastrofike të klimës nuk janë të reja. Në vitin 1974, BBC-ja na paralajmëroi se stuhitë e fuqishme dhe thatësirat mund të ishin shenjat e një katastrofe të mundshme dhe na shpjegoi se cilat mund te ishin shkaqet e saj. Njeriu pas këtyre lajmeve ishte ish-botuesi shkencor Najxhëll Kaldër.
Ai thotë: “Në ciklin ‘Makina e motit’ (ish-program moti i BBC-së), ne raportonin opinionin kryesor të asaj kohe i cili ishte ‘ftohja globale’ dhe kërcënimi i një epoke të re akullnajash.” Pas dekadash me temperatura në rënie, ekspertët paralajmëruan se një botë më e ftohtë do të kishte pasoja katastrofike. Ekziston kërcënimi i madh i një ngrice të madhe. Do të vijë sërish epoka e akullnajave, do të marrë tokën tonë dhe do të varros qytetet tona veriore. Por mes lajmeve për katastrofa ishte një zë shprese.
Një shkencëtarë suedez i quajtur Bert Boulen sugjeroi se dioksidi i karbonit i prodhuar nga njeriu mund të ndihmojë në ngrohjen e botës, megjithëse nuk ishte i sigurt. Ai thotë: “Ka shumë sasi nafte dhe qymyrguri dhe duket se ne po i djegim me një shpejtësi që sa vjen e rritet. Nëse vazhdojmë kështu pas rreth 50 vjetësh, klima mund të jetë disa gradë më e ngrohtë se sot. Por, këtë nuk e dimë më siguri.”
Kaldëri thotë se ata ishin të parët që nxorrën suedezin Boulen për të folur për rreziqet e CO2. Mbaj mend se shumë ekspert të njohur të kohës më kritikuan sepse e kisha lejuar të shfrynte fantazitë e veta.
Në kulmin e historisë së ftohjes në vitet 1970, teoria ekscentrike e Boulenit mbi ngrohjen globale dukej absurde. Por ndodhën dy gjëra për ta ndryshuar këtë:
1.Temperaturat filluan të ngriheshin
2.Në Britani minatorët e qymyrgurit hynë në grevë
Për kryeministren Margaret Thatçër, energjia ishte një problem politik. Në fillim të viteve të 70-ta, kriza e naftës e kishte çuar botën disa hapa mbrapa. Në Britani greva shkatërruese e minatorëve kishte shkaktuar edhe mungesë eliktriciteti dhe solli rënien e qeverisë konservative. Zonja Thatçër, kishte vendosur se kjo nuk do të ndodhte edhe me të.
Ajo tha:”Në këtë vend kemi parë ngritjen e një pakice të organizuar revolucionare qëllimi i vërtetë i së cilës është shkatërrimi i qeverisë demokratike-parlamentare.”
Politizimi i këtij subjekti nisi me Margaret Thatçër-in.
Ajo ishte gjithnjë shumë e shqetësuar, sepse kur ishte ministri i energjisë në takim me të, filloi reklamimi i energjisë bërthamore. Kjo ndodhi shumë kohë përpara se të dilte çështja e ngrohjes globale, sepse Thatçër ishtee shqetësuar për burmet e energjisë. Thatçër nuk kishte besim tek shtetet e Lindjes së Mesme dhe as tek Unioni Kombëtar i Minatorëve.
Pra, nuk kishte besim tek burimet e naftës dhe as tek ato të qymyrit. Prandaj, ishte e bindur se duhej të ecnim përpara me programin tonë për energji bërthamore. Kur doli në dritë çështja e ngrohjes globale, ajo tha:”Kjo është një mrekulli. Ky është një tjetër argument në favor të energjisë bërthamore.
Sepse ajo nuk prodhon dioksid karboni. “ Por thëniet e saj u keqinterpretuan që në atë kohë. Kështu që ajo shkoi tek shoqëria qendrore e shkencëtarëve dhe iu tha:”Para do të keni sa të doni vetëm duhet të vërtetoni këtë teori.” Padyshim që ata e bënë.
Është ligj botëror i pashkruar se politikanët mbështesin një çështje dhe i bëjnë reklamë kësaj me emrin e tyre, paratë do të vijnë si lum. Kështu funksion. Rrjedhimi logjik i kësaj ishte formimi i instituteve shkencore dhe kërkimore, që u shtuan si kërpudhat pas shiut dhe që kishin si qëllim të studionin klimën.
Në vitin 1988 sipas kërkesës së zonjës Thatçer, zyra meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar formoi një njësi për modelimin e klimës, e cila siguroi bazat për një komitet të ri ndërkombëtar i cili u quajt Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ose IPCC. Ata shkruan raportin e parë të madh që parashikonin katastrofa klimaterike si pasojë e ngrohjes globale.
Në konferencën për shtyp të shkencëtarëve dy gjëra të bënin përshtypje. Së pari thjeshtësia, elokuenca dhe forca me të cilën ky mesazh u transmetua.
Së dyti, injorimi total i zbulimeve të shkencës klimaterike deri në ato vite përfshirë këtu edhe rolin e diellit i cili kishte qenë subjekt i një takimi të madh në shoqërinë mbretërore vetëm pak muaj më parë.
Por vënia e theksit mbi CO2 të prodhuar nga njeriu si një problem ambiental nuk i shkoi përshtat vetëm zonjës Thatçer. Kjo temë e re u përqafua menjëherë nga idealistët ambientalistë, të cilën profesori Kaldër e quante ‘ambientalizëm mesjetar’.
Me pak fjkalë ideja e tyre është të kthehemi në mesjetë dhe të heqim qafe këto makina dhe makineri të djallëzuara. Ata e dashuruan këtë subjekt të ri sepse për ta CO2 ishte emblema e industrializmit.
Është e qartë se CO2 është gaz industrial. Ai është i lidhur me rritjen ekonomike, transportin
dhe makinat me atë që ne e quajmë qytetërim. Por ka forca brenda lëvizjes ambientaliste që janë kundër rritjes ekonomike. Ata mendojnë se kjo është diçka e keqe.
Patrik Mur konsiderohet si një nga ambientalistët më të mëdhenj të brezit të tij. Ai është bashkë themelues i shoqatës Greenpeace. Ai thotë:”Përqëndrimi i vëmendjes botërore për klimën erdhi për dy arsye shumë të qarta.
Së pari rreth mesit të viteve të 80-ta gjithnjë e më shumë njerëz ishin dakord me të gjitha gjërat e arsyeshme që ne brenda lëvizjes ambientaliste thonim se duheshin bërë. Kur shumica e njerëzve janë dakord me ty është mjaft vështirë të ruash njëfarë ballafaqimi me ta.
Prandaj e vetmja mënyrë për të mbetur kurreshtarë të regjimit ishte të adoptonim pozicione gjithnjë e më shumë ekstreme. Kur braktisa Greenpeace-in, ata filluan një fushatë për të parandaluar përdorimin e klorit në të gjithë botën. Unë ju thash se ky ishte një nga elementet e tabelës periodike dhe nuk ishte në kompetencat tona të zhdukim një element.
Arsyeja tjetër është shpërthimi i ekstremizmit ambientalist ishte rrëzimi i komunizmit botëror. Muri i Berlinit u shemb dhe shumë pacifistë dhe aktivistë politik u futën në lëvizjen ambientaliste duke sjellur me vete idetë e tyre neomarksiste. Ata mësuan të përdorin gjuhën e ambientalistëve në mënyrë shumë të zgjuar duke i fshehur planet e tyre anti-kapitaliste dhe anti-globaliste, plane që nuk kanë të bëjnë asgjë me ekologjinë apo shkencën. “
Forcat e majta u tronditën dhe u çorientuan fortë nga dështimi publik i socializmit dhe akoma më i madh i komunizmit. Ata janë akoma anti-kapitalistët që kanë qenë dikur por tashmë u duhet të gjejnë një mbulim të ri për anti-kapitalizmin e tyre. Kjo ishte një aleancë fantastike dhe e padëgjuar ndonjëherë. Margaret Thatçer e djathtë dhe ambientalistët anti-kapitalistë të majtë, kjo krijoi bazën pas një ideje idiote.
Në fillim të viteve 1990, ‘ngrohja globale’ e shkaktuar nga njeriu nuk ishte më një teori ekscentrike mbi klimën, por një fushatë politike në kulmin e saj e cila tërhiqte vëmendjen e mediave dhe padyshim më shumë fonde qeveritare.
Para se të zgjidhej president Xhorxh Bushi i vjetër, fondet për klimën dhe shkencat e lidhura me të ishin rreth 170 milion dollarë në vit. Kjo ishte një shifër e arsyeshme për masat që kishte kjo fushë shkencore.
Por më pas u bë 2 miliardë dollarë, më shumë se dhjetë fishi i asaj që ishte. Kjo ndryshoi shumë gjëra. U hapën shumë vende pune, erdhën shumë njerëz të cilëve u interesonin vetëm paratë. Pra, u krijua një ushtri më njerëz interesi i të cilëve në këtë fushë ishte ngrohja globale.
Le të themi se unë dua të bëj një kërkim shkencor mbi ketrat e Jelloustonit. Që nga viti 1980, metoda që funksionon është kjo ku mbi aplikimin tim do të shkruaja: ‘Dua të studioj jetën në grup të ketrave dhe ndikimin mbi ngrohjen globale’, kështu i kam fondet e sigurta, nëse harroj të përmend ngrohjen globale, nuk ka para.
Të gjithë janë në garë për fonde nëse fusha kërkimore është në interesin publik, atëherë nuk të duhet shumë mund për të marrë fonde.
Një pjesë e madhe e fondeve qeveritare shkojnë për modelimin e modeleve kompjuterike, për të parashikuar se çdo të bëjë klima në të ardhmen. Por, sa të sakta janë këto modele?
Doktor Roi Spenser ishte një nga shkencëtarët kryesor të studimeve klimaterike në qendrën e fluturimeve kozmike Marshall të NASA-s. Ai ka marrë një medalje për arritje të shkëlqyera shkencore nga NASA dhe nga Shoqata Meteorologjike Amerikane. Ai thotë:”Modelet e klimës kanë të njëjtën vlerë të hamendsimit që i krijojnë dhe të tilla ka me qindra. Mjafton që një hamendsim të jetë i gabuar dhe i gjithë parashikimi do të jetë shumë larg të vërtetës.”
Të gjitha modelet sugjerojnë se CO2 i prodhuar nga njeriu është shkaku kryesor i ndryshimit të klimës, dhe jo dielli apo retë. Mund të përdorim këtë analogji. Makina ime nuk punon mirë, prandaj unë nuk do të kontrolloj motorin, por do të kontrolloj një buton në rrotën e pasme i cili simbolizon CO2 e prodhuar nga njeriu. Duhet të kuptosh të gjithë përbërësit se rrezet kozmike, rrezet diellore, CO2, avujt e ujit, retë dhe më pas t’i bashkosh të gjitha. Nëse nuk e ke bërë këtë modeli yt nuk vlen asgjë.
Aftësia e parashikimit të klimës varion shumë. Këto variacione janë rezultat i ndryshimit të hamendsimeve mbi të cilat bazohen modelet. Profesori Jan Klark thotë:” Kam punuar me shumë modele dhe mendoj se më një model matematik dhe me parametra të ndryshueshëm, mund të bësh si të duash.Mund të parashikosh nxehtësinë ose motin e ftohtë, vetëm duke ndryshuar numrat.“
Për një sy të pa stërvitur modelet kompjuterike duken të habitshme. Shpesherë këto modele bëjnë që të ngatërrohet sheknca rigoroze me spekulime të mëdha. Ata gjithashtu sigurojnë një vazhdë të pafunde historish spektakolare për mediat.
Najxhël Kaldër thotë se ajo që më habit si një gazetar me karrierë të gjatë është se fakti më këtë rast janë braktisur elementet bazë të gazetarisë. Tani ka lindur një brez i ri reporterësh dhe gazetarësh ambientalist. Nëse je gazetar ambientalist dhe nëse historia e ngrohjes globale përfundon në plehra, po kështu i ndodh edhe punës së gazetarit.
Prandaj lajmet duhet të jenë gjithnjë e më shumë histerike sepse fatmirësisht ka akoma disa botues që pyesin se kështu më the edhe para pesë vjetësh, dhe përgjigjja është se tani është bërë akoma më keq dhe se të martën që vjen niveli i detit do të jetë rritur me tri metra. Ata duhet të ulërinjë dhe të thërrasin gjithnjë e më shumë.
Në ditët e sotme, media e ka bërë zakon të fajësoj ‘ngrohjen globale’ për çdo stuhi apo uragan. Por a ka ndonjë bazë shkencore për këtë?
Kjo është propagandë e pastër. Çdo libër mbi klimën shkruan se shkaku kryesor për ndryshimet klimaterike është diferenca e temperaturës mes tropikeve dhe poleve. Gjithashtu thuhet se në një botë më të ngrohtë, kjo diferencë do të jetë më e vogël. Kjo do të thotë më pak stuhi dhe më pak variacione klimaterike.
Por,kjo nuk konsiderohet katastrofike. Prandaj, duhet thënë e kundërta. Ndonjëherë thuhet se edhe një rritje e vogël e temperaturës globale mund të shkaktojë shkrirjen katastrofike të akujve polar.
Por, çfarë thotë historia e klimës së tokës për këtë?
Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanë qenë temperaturat në Greenlandë disa mijëra vjet më parë. Greenlanda ka qenë shumë e ngrohtë. Vetëm 1000 vjet më parë Greenlanda ishte shumë më e ngrohtë se sa është sot.
Megjithatë, nuk ndodhi asnjë shkrirje dramatike akujsh. Nëse flasim për ngricën e përhershme, ngrica e përhershmë është shtresa e akullit që gjendet nën pyjet e Rusisë dhe 7 apo 8 mijë vjet më parë shkriu jashtëzakonisht më shumë se sot. Me fjalë të tjera ky ishte një zhvillim historik. Por bota nuk u zhduk për shkak të saj.
Profesor Sunishi Akasofu është drejtori qendrës kërkimorë të Arktikut në Alaskë, i cili është instituti më i mirë në botë për kërkime mbi Arktikun. Profesor Akasofu ngul këmbë se me kalimin e kohës akullnajat zgjerohen dhe tkurren vazhdimisht në mënyrë natyrale.
Ai thotë:”Herë pas here marrim lajme se copa të mëdha akulli shkëputen nga Arktiku. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë historisë së planetit. Por, meqë tani kemi satelitët që mund ta shohim një gjë të tillë, kjo përbën lajm dhe të gjitha programet televizive që mbështesin ngrohjen globale shfaqin copa të mëdha akulli që shkëputen nga akullnajat. Por njerëzit harrojnë se akulli është gjithnjë në lëvizje.
Në lajme shohim shpesh ajsberg që shkëputen nga Arktiku.
Por, në lajme nuk thuhet se kjo ngjarje në Arktik është po aq e zakonshme sa gjethet që bien në vjeshtë. Profesor Akasofu thotë se shpesh e pyesin se nëse e ka parë akullin të shkëputet nga skajet e akullnajave. Kurse ai iu përgjigjej se i ka parë, iu ka shpjeguar se këto janë shkëputjet e pranverës dhe ndodhin çdo vit. Gazetarët vijnë dhe gjithnjë kërkojnë të shohin katastrofën që po e shkaktojnë gazrat serë, por një gjë e tillë nuk ekiston.
Tani është bërë zakon te fajësohet klima për ndryshimin e nivelit të detit në pjesët e ndryshme të botës. Por, a ka ndonjë bazë shkencore për këtë?
Në përgjithësi niveli i detit ndryshon në të gjithë botën dhe ky ndryshim udhëhiqet nga dy faktorë bazë. Një është ai që e quajmë faktor lokal, pra lidhja mes detit dhe tokës, e cila ka të bëjë më shumë me ngritjen apo uljen e tokës dhe jo me detin. Por nëse po flasim për ndryshimet afatgjata të detit, pra ndryshime të mëdha në shkallë botërore, kjo ndodh për shkak të zgjerimit termik të oqeaneve dhe ska fare të bëjë me akujt që shkrihen. Vetëm për dalluar fillimin e një fenomeni të tillë duhet një kohë më e gjatë se jeta ime dhe e juaja bashkë.
Gjithashtu thuhet se ngritja e temperaturës do të sjell në veri të planetit sëmundje vdekjeprurëse të insekteve tropikale si malaria. A është e vërtetë kjo?
Profesor Pol Urajtër i institutit Pastërn në Paris njihet si një nga ekspertët më të mëdhenj në botë mbi malarien dhe sëmundjeve tjera me prejardhje nga insektet. Ai ishte anëtarë i komisionit të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka qenë kryetar i Komitetit Amerikan për Mjekësinë Entomologjike të Shoqërisë Amerikane për sëmundje tropikale dhe një nga autorët kryesor të raportit mbi shëndetin dhe pasojat e mundshme të variacioneve klimaterike të Kontrollit Kombëtar Amerikan.
Ai thotë: ”Mushkonjat nuk janë detyrimisht tropikale. Shumë njerëz mendojnë se edhe në zonat veriore ka mushkonja. Në fakt, në Arktik ka mushkonja me shumicë. Epidemia më katastrofike e malaries ka ndodhur në Bashkimin Sovjetik në vitin 1920, atëherë sëmureshin rreth 13 milion persona në vit dhe rreth 600.000 prej tyre vdisnin.Ndërsa vetëm në rrethin Arktik u sëmurën 30.000 njerëz, nga të cilët 10.000 humbën jetën.
Pra, malaria nuk është sëmundje tropikale por këta njerëzit e vëllazërisë së ngrohjes globale e kanë shpiku idenë se malaria do të zhvendoset në veri. Unë u tmerrova kur e lexova raportin e dytë dhe të tretë të kontrollit sepse aty kishte aq shumë keqinformime pa marrë parasysh apo pa përmendur fare literaturën e vërtetë shkencore. E kam fjalën për literaturën e ekspertëve në këto fusha.”
Në një letër drejtuar gazetës Ëall Street, profesor Frederik Seizt, ish-president i Akademisë Amerikane të Shkencave, shkruante se zyrtarët e IPCC-së kishin censuruan komentet e shkencëtarëve. Ai shkruante:’Ky raport nuk është ai që u aprovua nga shkencëtarët që e hartuan.
Të paktën 15 kapituj kryesor të pjesës shkencore ishin fshirë, në të cilat përfshiheshin deklarata si “Asnjë nga studimet e lartëpërmendura nuk ka dhënë prova se ndryshimet klimaterike janë pasojë e rritjes së nivelit të gazrave serë”, “
Asnjë nga këto studime nuk ka provuar që ndryshimet klimaterike apo një pjesë e tyre ka shkaqe antropogjenike apo janë shkaktuar nga njeriu”.
Në fund profesor Seitz, tha:”Nuk kam parë kurrë një korrpusion kaq të madh të procesit studiues, se sa ngjarjet që krijuan raportin e IPCC-së.”’
Në përgjigjen e saj, IPCC-ja nuk mohoi të kishte vepruar kështu, por tha se nuk kishte pasur asnjë mashtrim apo paragjykim në raport.
Sipas tyre edhe pasiguritë në çështjen e ngrohjes globale, ishin përfshirë në raport.
Profesori Urajtër thotë se kur ai dha dorëheqje nga IPCC-ja, mendova se ky ishte fundi im i bashkëpunimit me ta. Por, kur pashë draftin e fundit, emri im ishte akoma aty.
Prandaj, iu kërkova ta hiqnin. Ata më thanë se kisha dhënë kontributim tim dhe emri do të mbetej aty ku ishte. Unë iu dhash se nuk kisha bërë asgjë pasi ata nuk dëgjuan asgjë nga ato që i thash.
Ishte një betejë e vërtetë. Por kur i kërcënova se do t’i hidhja në gjyq, ata e hoqën emrin tim nga raporti. Mendoj se kjo ndodh shumë shpesh. Ata njerëz që janë specialistë por që nuk janë dakord me polemikën dhe japin dorëheqjen, njoh shumë të tillë. Futen në listën e autorëve dhe bëhen pjesë e këtyre 2500 shkencëtarëve më të mirë të botës.
Tani ekziston një forcë e madhe institucionale pas idesë së ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. Në kryeqytetin e Kenias, nëNairobi, u mbledhën punonjës social, aktivistë, profesorë të organizatave joqeveritare, menaxher fondesh, gazetarë ambientalistë dhe shumë të tjerë, për një konferencë dhjetë ditore të sponsorizuar nga OKB-ja, për të diskutuar mbi ndryshimet e klimës. Numr i delegatëve i kalonte 6000 personat.
Profesor Najxhël Kaldër thotë se në qytetin ku ai banon kanë një oficer lokal këshillues të ngrohjes globale. Kjo është një përrallë në të cilën shumë njerëz në një mënyrë apo një tjetër janë rekrutuar për të marrë pjesë. Kjo ështënjë makineri propagande.
Miliardat e dollarëve që investohen në shkencën e klimës, do të thonë se ekzsiton një numër i madh njerëzish që varen nga ato dollarë.Ata duan që kjo ë vazhdojë. Kushdo që kërkon që situata të vlerësohet me kujdes dhe logjikë, kushdo që kërkon të besoj se sa baza ka kjo teori, do të izolohet menjëherë.
Një fjalë e urtë angleze thotë se po qëndrove pranë tabelës së qitjes do të qëllohesh edhe ti, kjo është e kuptueshme por në një rast të tillë është shumë e vështirë. Është shumë e lig dhe mjaft personale. Ka pasur edhe raste kërcënimesh me vdekje, prandaj nga disa shkencëtarë nuk bëhet për të ruajtur shëndetin e tyre vetëm pse e thonë të vërtetën.
Në kohët e sotme nëse je mosbesues për teorinë e ngrohjes globale, të konsiderojnë sikurse po mohon Holokaustin. Profesori Najxhë Kaldër thotë se nuk është bërë as i pari dhe as i fundit që biznesi i ngrohjes globale është bërë një besim fetar. Njerëzit që nuk janë dakord me të, i quajnë ‘heretik’. Ai thotë se është heretik, të gjithë ata që nuk e besojnë ngrohjen globale janë heretik. Vetëm sepse nuk e besojnë teorinë e ngorhjes globale dhe kështu quhen nga fabtikët e kësaj teorie.
Lëvizja ambientaliste e ngrohjes globale është një lëvizje aktivistësh politik. Ata kanë një influencë të madhe në nivel botëror. Çdo politikan është i ndërjgegjshëm për këtë. Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i qendrës apo i djathtë. Rëndësi ka të nderosh ambientin.
Kohët e fundit fushata e ngrohjes globale arriti një fitore të madhe. Qeveria e SHBA-ve, dikur një bastion rezistence u nënshtrua. Xhorxh Bushi ishte aleati i ambientalistëve. Qeveritë perëndimore kanë përqafuar nevojën për marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e prodhimit industrial në botën e zhvilluar dhe në atë në zhvillim. Por, me çfarë çmimi?
Pol Drizeni është një ish-aktivisë ambientalistë. Ai thotë:”Shqetësimi im më i madh mbi ngrohjen globale është se politikat e sforcuara që teorikisht duhet të parandalojnë ngrohjen globale kanë një efekt katastrofik mbi popujt më të varfër të botës.
Aktivistët e ngrohjes globale thonë se nuk bën keq të kesh kujdes. Sipas tyre edhe nëse teoria e ngrohjes globale është e gabuar,duhen marrë masa ekstreme për të zvogëluar prodhimin e CO2, që sido që të jetë puna, ne të jemi të sigurt.
Parimi i masave paraprake është një bishë shumë interesante. Ai përdoret për të promovuar një agjendë të caktuar ideologjike.
Ai përdoret gjithnjë vetëm në një drejtim. Ai flet për rreziqet e përdorimit të një teknologjie të caktuar. Për shembull, burimet fosile, por kurrë nuk flet për rreziqet e mos përdorimit të tyre. Ai nuk flet kurrë për fitimet e kësaj teknologjie.
Dy milardë në botë nuk kanë elektricitet, në vend të kësaj ata duhet të djegin drutë apo të tharat e kafshëve, brenda shtëpive të tyre.
Tymi që zjarri prodhon ëshët forma më vdekjeprurëse e ndotjes në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 4 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin çdo vit nga sëmundjet e frymëmarrjes të shkaktuara nga tymi brenda banesave. Nëse do t’i kërkosh një banori të zonave rurale, të përkufizojë zhvillimin, ai do të thotë se do të ketë arritur një nivel më lartë, kur të ketë elektricitet.
Mungesa e elektricitetit krijon një zinxhirë të gjatë problemesh. Gjëja e parë që të mungon është drita. Prandaj ata duhet të flenë më herët. Nëse nuk ka dritë nuk ka arsye për të ndenjur zgjuar. Nuk mund të flasësh me njerëzit në errësirë.
Mungesa e frigoriferëve do të thotë se ushqimi nuk mund të mbahet. Zjarret në kasolle apo shtëpi bëjnë shumë tym dhe harxhojnë shumë dru, i cili përdoret për tu ngrohur. Nuk ka ujë të ngrohtë. Perëndimorët nuk mund të imagjinojnë se sa është e vështirë jeta pa elektricitet. Jetëgjatësia e njerëzve, që jetojnë në kushte të tilla është shumë e shkurtër. Ekzistenca e tyre është e varfër në çdo drejtim.
Afrika ka qymyrguri dhe naftë, por grupet ambientaliste po bëjën fushatë kundër përdorimit të këtyre burimeve të lira të energjisë. Ata thonë se në vend të tyre, Afrika duhet të përdorë energjinë diellore dhe atë të erës.
Një zyrtar kenian i shëndetit publik, tregon se në një klinikë e cila i shërben disa fshatrave, kanë disa pajisje elektrike si llambat dhe frigoriferi, të vetmet këto. Ku frigoriferi përdoret për të mbajtur vaksinat, ilaqet dhe kampionët e gjakut. Elektriciteti sigurohet nga dy panele diellore. Ai thotë:”Çfarë mund të kryejë paneli diellor? Ndriçimin. Çfarë ndodh kur ndez dritën, frigoriferin apo diçka tjetër njëkohësisht? Atëherë bie alarmi.” Panelet diellore bëjnë të mundur që doktor Samuel Muangin të përdor ose dritat ose frigoriferin. Jo të dyja njëkohësisht. Nëse e bën këtë nuk ka më elektricitet.
Energjia diellore dhe ajo e erës nuk janë të besueshme si burime elektriciteti, dhe janë të pakta tri herë më të kushtueshme se sa format e zakonshme të prodhimit të tij. Pyetja është sa njerëz në Europë, sa njerëz në SHBA përdorin këtë lloj energjie? Sa kushton kjo? Nëse është e shtrenjtë për europianët dhe nëse është e shtrenjtë për amerikanët, nuk ka kuptim që kjo të diskutohet për afrikanët e varfër. Vendet e pasur mund të përballojnë eksperimentet luksoze për format tjera energjie, por afrikanët akoma janë në stadin e mbijetesës.
Për ish-ambientalistin Pol Drizen, ideja që njerëzit më të varfër të botës duhet të detyrohen të përdorin format më të kushtueshme dhe më të padobishme të prodhimit të energjisë elektrike është aspekti më i pështirë nga pikëpamja morale i fushatës për ngrohjen globale. Ai thotë:”Më lejoni të them diçka shumë të qartë. Nëse ne i themi botës së tretë që mund të përdorin vetëm energjinë diellore dhe atë të erës, Atëherë në të vërtetë jemi duke u thënë se ata kurrë nuk do të kenë elektricitet.”
Kur takojmë ambientalistë perëndimorë të cilët na thojnë se duhet të përdorim energjinë diellore dhe atë të erës, habitemi. Sepse sfida jonë është të industrializojmë Afrikën. Nuk e kuptoj se si një panel diellor mund t’i jap energji industrisë së çelikut! Nuk e kuptoj se si një panel diellor do t’i jap energji hekurudhave! Por, paneli diellor mbase mund të ndezë një radio. Një gjë vërtetë është e qartë nga e gjithë ky debati ambientalistë.
Dikush kërkon të vrasë ëndrrën afrikane dhe ëndrra afrikane është zhvillimi. Na është thënë të mos prekim burimet tona, të mos prekim naftën tonë dhe të mos prekim qymyrgurin tonë. Kjo është vetëvrasje.
Lëvizja ambientaliste është shndërruar në forcën më të madhe që ndalon zhvillimin në vendet në zhvillim. Mendoj se është e drejtë t’i quaj ‘anti-njerëzor’. Nuk kemi pse të mendojmë se njerëzit janë më të mirë se sa balenat apo se shpendët. Por, nuk është ide e mirë që të mendosh se njerëzit janë plehra. Nuk mund të lësh miliona njerëz të verbohen apo të vdesin. Këtë unë nuk e pranoj.
Teoria e ‘ngrohjes globale’ ka hedhur rrënjë të thella. Zërat që e kundërshtonin këtë janë heshtur me mjaft efikasitet. Kjo teori duket e pathyeshme. Duket se nu shqetësohet nga asnjë provë kundër saj. Pavarësisht se sa e fortë mund të jetë kjo provë. Alarmi i ‘ngrohjes globale’ ka kapërcyer çdo arsye.
Do të ketë gjithmonë njerëz që do të besojnë gjithnjë se ky është fundi i botës. Sidomos kur shkencëtari më i mirë në Britani thotë se deri në fund të shekullit i vetmi vend i banueshëm në tokë do të jetë Antarktika. Njerëzimi do të mbijetoj falë disa çifteve që do të shtojnë racën në Antarktikë. Kjo është qesharake. Në fakt do të ishte qesharake, po të mos ishte kaq e trishtueshme.
Vetëdija ekologjike mbi këtë teori shpifëse arrihet duke e kundërshtuar në veprimin lokalisht por mendimin globalisht.
Jeton Berisha

Similar topics
» Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit
» Misteret e Hënës
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Ekonomia globale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi