EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekonomia globale

Shko poshtë

Ekonomia globale Empty Ekonomia globale

Mesazh  Jon 05.07.09 14:31

Ekonomia globale - pasojat për gratë

Fëmijët ndjejnë mungesën e nënave, për arsye se ato duhet të punojnë larg shtëpisë për të fituar dhe cilësia e ushqimit bie, duke qenë se konsumohet gjithmonë e më shumë ushqim i konservuar

Globalizimi i ekonomisë, një fenomen i cili eci paralelisht me rritjen eksplozive të koorporatave multinacionale, në rrjedhën e dy dekadave të fundit, ka patur pasoja shkatërruese për njerëzit në të gjithë botën, veçanërisht për gratë. Ndërsa pasojat janë familjare, lidhjet e tyre me tregun ndërkombëtar dhe politikat investuese që i kanë prodhuar ato, nuk kuptohen gjerësisht.

Qeveritë e shumë shteteve Jugore e shohin eksportin agrikulturor si e vetmja rrugë për ta drejt ekonomisë globale. Dokumentet historike për çka ndodhi në ekonominë tradicionale fshatare, kur konvertohen nga plotësimi i nevojave të tyre vetiake në prodhim me qëllim eksporti është përsëritur vend mbas vendi.

-Roli i prodhuesit ndryshon nga femrat te meshkujt.

-Sa më pak mbillet, bëhet i pamjaftueshem, çmimi rritet dhe shuma gjithnjë e më të mëdha parash nevojiten për të mbajtur familjet.

-Fëmijët ndjejnë mungesën e nënave, për arsye se ato duhet të punojnë larg shtëpisë për të fituar dhe cilësia e ushqimit bie, duke qenë se konsumohet gjithmonë e më shumë ushqim i konservuar.

-Të ardhurat e gruas në familje, shumë lehtësisht konvertohen në artikuj jo ushqimorë nga pjesëtarë të tjerë të familjes.

-Njerëzit humbin dinjitetin e tyre dhe familjet ndahen, duke qenë se statuset ndryshojnë nga fermerë të pavarur në punëtorë të pakualifikuar krahu.

Miliona gra vuajnë pasojat negative

Pasojat negative të liberalizimit të tregut nuk janë të kufizuara me vendet në Jug. Marrëveshja e tregut, bërë në vitin 1988 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kanë rezultuar si humbja e të paktën çerek milioni punëve për Kandanë, si p.sh., shoqëri të migruara në rajone të Shteteve të Bashkuara, me rroga më të ulta dhe me taksa më të ulta.

Shoqata e Shërbimeve të Pavarura Kanadeze ka parashikuar se brenda pesë vjetëve 360,000 punë do të humbasin vetëm me punë kompjuteri - vende pune të zëna veçanërisht nga gratë. Erozioni i bazës së taksës komerciale ka rezultuar i shkurtuar sipas këtyre shërbimeve sociale kanadeze, duke përfshirë dhe rinovimin e sistemit shëndetësor të vendit.

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një rrjedhë të ngjashme punësh në Meksikë dhe vende të tjera me paga të ulta, duke vendosur presione të shumta për ulje në rrogat e Shteteve të Bashkuara dhe përfitime të tjera, pasojat negative të së cilave i kanë vuajtur veçanërisht gratë.

Kur 10 milion gra të tjera u bashkuan me forcën e punës së Shteteve të Bashkuara në vitet 1981-1991, një rritje prej 25 përqind, u përshëndet si një evidencë e rritjes së cilësisë dhe e arritjes femërore. Ndikimi i konkurrencës ndërkombëtare në tregun e punës, kombinoi me një ekonomi ngurruese dhe një inflacion për të zbehur si vlerat e punës së gruas si fuqizimi i pushtetit të tyre në të njëjtën kohë.

Liberalizimi i tregut ka treguar se në Meksikë po fiton punë industriale shtesë. Akoma populli i Meksikës, e veçanërisht gratë, kanë paguar një çmim të shtrenjtë. Më shumë se ¾ e punëtorëve në punën industriale të paguar pak dhe në zonat e prodhimit në duty-free përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, janë gra - përgjithesisht gra të reja të ndara nga të afërmit e tyre dhe objekt i formave të ndryshme të përdorimit. Të njëjtat gra dhe fëmijët e tyre janë viktimat kryesore të llojeve të ndryshme të sëmundjeve për shkak të hedhjes së parregullt të lëndëve toksike në këtë zonë.

Kur merret për bazë bujqësia meksikane, liberalizimi i tregut me shumë mundësi ka rezultuar me humbje të vendeve të punës edhe në Meksikë. Si parashikim i Marrëveshjes së Tregut të Lirë amerikano-verior, Kushtetuta Meksikane u ndryshua në mënyrë që të lejonte privatizimin e sistemit bujqësor komunal.

Fermat e vogla familjare, të cilat nuk mund të konkuronin importe të lira drithi nga Shtetet e Bashkuara, do të largohen nga fermat e tyre, duke mos pasur vend tjetër ku të shkojnë përveç qyteteve të mbipopulluara ose në zona eksporti, duke qenë se tokat e tyre do të blihen nga koorporata agrobiznesi. Barazia e jetëve të grave, si rrjedhim do të përkeqësohet.

Propozime të ndryshme për përfshirjen e shërbimeve nën furnizime të tregut të lirë sipas Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregun, do të ndryshojnë vetëm virtualisht të gjitha të dhënat mbi procesin në shtetet Jugore. Gratë, të cilat kohët e fundit janë bërë të pavarura në Veri do ta gjejnë veten shumë shpejt të papuna.

Gratë në Jug, të lëna pa tokë për shkak të furnizimeve bujqësore të marrëveshjeve të tregut të lirë, do të detyrohen të emigrojnë në qytete të mbipopulluara. Shërbimi i Korporatave do të pasurohet, duke qenë se paguajnë vetëm 1/10 e asaj që duhet të paguajnë në Veri.

Globalizimi i mëtejshëm i ekonomisë, me siguri do të përjetësojë dhe thellojë këto modele shkatërruese. Gratë kanë patur zë të pakët në negociatat e tregut, të cilat, gjerësisht pa njohuritë e tyre, rimodeluan jetët e tyre.

Ato duhet të organizojnë, të familjarizohen me çështjet dhe të flasin qartë me një zë të pastër dhe të artikuluar, në tregun ndërkombëtar dhe në çështjet e investimeve, të cilat lidhen ngushtë me ato dhe familjet e tyre. K.B.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi